Muhamet Mustafa,Enver Kutllovci,Petrit Gashi,Besnik Krasniqi-'Biznesi i vogël dhe i mesëm',Prishtinë 2006 Fq.19
Muhamet Mustafa,Enver Kutllovci,Petrit Gashi,Besnik Krasniqi-'Biznesi i vogël dhe i mesëm',Prishtinë 2006 fq.22-25
Justina Pula-Shiroka,Prishtinë 2013 - 'Sfidat dhe prespektivat e NVM-ve në Kosovë' fq.25-33
Muhamet Mustafa,Enver Kutllovci,Petrit Gashi,Besnik Krasniqi-'Biznesi i vogël dhe i mesëm',Prishtinë 2006 fq 47-49
Muhamet Mustafa,Enver Kutllovci,Petrit Gashi,Besnik Krasniqi-'Biznesi i vogël dhe i mesëm',Prishtinë 2006 fq.49
Muhamet Mustafa,Enver Kutllovci,Petrit Gashi,Besnik Krasniqi-'Biznesi i vogël dhe i mesëm',Prishtinë 2006 fq.44-47
https://sq.wikipedia.org/wiki/Kosova
https://mapl.rks-gov.net/
Banka Botërore, Interest rate spread (lending rate minus deposit rate, %), qershor 2015, http://data
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP. MKTP.KD.ZG/countries;
Banka Botërore, GDP per capita (current US), qershor 2015,
UNIVERSITETI I PRISHTINËS 'HASAN PRISHTINA'
Fakulteti i Shkencave të Aplikuara-Ferizaj
Departamenti - Menaxhment Industrial
Drejtimi 'Menaxhment Industrial'
PUNIM DIPLOME
(STUDIME BACHELOR)
TEMA:
'SFIDAT E TË BËRIT BIZNES NË KOMUNËN E VITI-së'
Mentori: Kandidati:
Prof.As.Dr.Sc.Afrim LOKU Mentor RASHITI
Ferizaj, Shtator 2016
ABSTRAKT
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një histori shumë të gjatë,ndërsa zhvillimi i tyre është i shënuar me zgjerimin dhe stagnimin e tyre të kohëpaskohshëm.Ndoshta ekspansionin më të madh,ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e mbërrijnë në fillim të viteve të 70' të shekullit XX.Risi është se prej që atëherë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me sukses përballojnë sfidat e konkurrencës dhe të globalizimit.
Ndonse një pjesë e vogël e këtyre ndërmarrjeve bazohet në teknikën dhe teknologjinë tradicionale,pjesa më e madhe e tyre aplikon një teknologjitë re dhe të lartë si dhe një organizim modern.
Thelbësore është se NVM demonstrojnë një shkallë të lartë të inovacioneve,fleksibilitetit dhe adaptim ndaj ndryshimeve,të cilat ndodhin në rrethinë.Edhe pse janë të orientuara kah tregu lokal NVM kanë rol gjithnjë e më të madh edhe në këmbimet ndërkombetare.Hulumtime të shumta dëshmojnë se pjesmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme rritet në raport me ndërmarrjet e mëdha.Kjo nuk do të thotë se ndërmarrjet e mëdha e humbin kuptimin.Në fakt ndërvartësia midis tyre bëhet gjithnjë e më e madhe.Rastet kur ekonomitë nacionale arrijnë të gjejnë kombinim optimal në mes të ndërmarrjeve të vogla,të mesme dhe të mëdha janë gjithnjë e më të mëdha.
ABSTRACT
Small and medium enterprises have a very long history, and their development is marked by expansion and stagnation of their occasional, perhaps expansion the largest, small- and medium arriving in the early 70 ' XX century. The novelty is that of the then small and medium enterprises successfully face the challenges of competition and globalization.
Although a small part of these enterprises based on traditional techniques and technology, most of them applies a new and high technologies and a modern organization.
It is essential that SMEs demonstrate a high degree of innovation, flexibility and adaptation to changes that occur in the environment are even though the local market-oriented SMEs are increasingly important role in the largest international exchanges. Extensive research shows that the participation of small and medium grows in relation to large enterprises .This does not mean that large enterprises lose their sense of interdependence among them .In fact becomes increasingly larger. Cases where national economies manage to find the optimal combination between small, medium and large are increasingly larger.
FALËNDERIM
Një punim diplome është një punim akademik në vete,ka një strukturë dhe një qëllim të përcaktuar përmes të cilit studenti edhe zyrëtarisht përfundon studimet në një nivel të caktuar,në rastin tim,studimet bachelor në drejtimin Menaxhment Industrial.Është e natyrshme që për të realizuar një punim diplome duhet kohë dhe mund ,por është më se e rëndësishme të shprehësh mirënjohje ndaj individëve që shpenzojnë kohën e tyre për të ofruar ndihmë.
Për realizimin e kësaj teme diplome falënderoj Zotin që më ka dhuruar shëndetin dhe forcen për studim,familjen time për përkrahje gjatë kohës së studimeve të deritanishme.Një falenderim tjetër meriton edhe udhëheqësi i temës Prof.As.Dr.Sc.Afrim Loku i cili me ndihmën dhe konsulencën e tij gjatë realizimit të kësaj teme por edhe gjatë tri viteve të studimeve më orientoi në mënyrë të duhur për realizimin e kësaj teme.Poashtu edhe Komuna e Vitisë dhe bizneset e anketuara kanë qenë me rol vendimtar sa i përket thelbit të këtij punimi.
Qëllimi ka qenë që njohuritë e fituara në fakultet dhe informacionet e marrura nga tereni të i paraqes në formë të këtij punimi-punimi të diplomes.
METODOLOGJIA
Në këtë punim jam munduar të paraqes në mënyrë të qartë rolin dhe rëndësinë e biznesit me theks të veqantë të biznesit të vogël dhe të mesëm,(duke u mbështetur në pikat e referuara më poshtë) si një nga pikat kyçe të suksesit të një institucioni apo organizate biznesi.
Të gjitha përmbajtjet të cilat janë paraqitur në këtë punim diplome kanë për qëllim shtjellimin e biznesit si koncept teorik dhe një kombinim me praktiken në teren të cilat paraqiten edhe në pikat referente.
Përmbajtja e këtij punimi është si rezultat i informacioneve të mbledhuara nga burime të ndryshme, duke përfshirë litertaturën në lëndën biznesi I vogël dhe i mesëm,literatura e cila është marrë nga ministritë përkatëse të cilat merren me qështjet biznesore por edhe nga literatura e Komunës së Vitisë është marrë informacion i rëndësishëm dhe nga hulumtimi në praktikë duke anketuar bizneset e Komunës së Vitisë.
LISTA E SHKURTESAVE TË PËRDORURA
NVM- Ndërmarrjet e Vogla dhe të Mesme
BVM- Bizneset e Vogla dhe të Mesme
BE- Bashkimi Europian
SHBA- Shtetet e Bashkuara të Amerikes
ARBK – Agjencia e Regjistrimit të Bizneseve në Kosovë
AKP – Agjensia Kosovare e Privatizimit
GDP – Pridhimi I Brendshëm Bruto
NV – Ndërmarrjet e Vogla
NATO – Organizata e Traktit të Atlantikut të Veriut
OKB –Organizata e Kombeve të Bashkuara
MZHE – Ministria e Zhvillimit Ekonomik
IJD – Investimet e Jashtme Direkte
FMN – Fondi Monetar Ndërkombëtar
IHD – Investimet e Huaja Direkte
CEFTA – Marrëveshja Europiane për Tregëti të Lirë
SWOT – Përparësitë,Dobësitë,Mundësitë,Rreziqet
UNMIK – Misioni i Administrates së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara në Kosovë
BQK – Banka Qëndrore e Kosovës
ATP – Agjencioni për Transferin e Parave
MSA – Marrëveshje për Stabilizim Associm
IPA – Instrumenti i Para Anëtarësimit
GJND – Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë
KSKB – Këshilli i Sigurimit i Kombëve të Bashkuara
ESDP – Politikat e Sigurisë dhe Mbrojtjes Europiane
ICO – Zyrja Civile Ndërkombëtare
EUSR – Përfaqësuesi Special i Bashkimit Europian
EULEX – Misioni Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë
CFSP – Politika e Përbashkët e Sigurisë së Jashtme të Bashkimit Europian
CSP – Dokumenti Indikativ Strategjik i Vendeve
Sh.p.k – Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuara
KSPSH- Komiteti mbi Sistemet e Pagesave dhe Shlyerjes
LISTA E FIGURAVE
Figura 1.1.Ndermarrësi-menaxheri duke drejtuar planet e ndërmarrjes se tij
Grafiku 1.1.Paraqitja e numrit te bizneseve ne Kosovë deri në vitin 2012
Figura 1.2.Grafiku i Michael Porterit
Grafiku 2.1.Investimet e jashtme direkte per kokë banori në shtetet e Europes juglindore te nxjerra nga mesatarja e vitete 2008-2015 në mijëra euro.Raporti I BQK-së së vitit 2013
Grafiku 2.2.Remitencat sipas kanaleve të dërgimit (në miliona euro) sipas raportit të BQK-së së vitit 2013
Figura 3.1.Harta e Komunës së Vitisë
Grafiku 4.1.Përqindja e funksionit të anketuarve
Grafiku 4.2.Numri i punëtorëve në total dhe mesatarja e tyre dhe ndarja e tyre nëpër sektor të veqant.
Grafiku 4.3.Ndarja e bizneseve në kategori të madhësisë në bazë të numërit të punëtorëve
Grafiku 4.4.Ndarja e aktiviteteve të bizneseve të anketuara në bazë të numërit të të punësuarve
Grafiku 4.5.Parashikimi i bizneseve për rritjen e numërit të punëtorëve brenda 5 viteve të ardhshme
Grafiku 4.6.Parashikimi i investimeve nga bizneset për 5 vitet e ardhshme
Grafiku 4.7.Barrierat me intensitetin më të lartë që ndikojnë në bizneset e anketuara
Grafiku 4.8.Totali I barrierave për sektorët specific të anketuar dhe mesatarja për sektorë
Grafiku 4.9.Përqindja e përgjigjjeve të bizneseve rreth kushteve të favorshme për biznes që ka ndërmarrë qeveria e Republikes së Kosovës
Grafiku 4.10.Përqindja e përgjigjjeve të bizneseve sa i përket ndikimit të faljes së borgjeve
Grafiku 4.11.Përqindja e përgjigjjeve në atë se si ka ndikuar vendimi I Komunës së Vitisë për pezullimin e takses komunale për bizneset e kësaj komune.
Grafiku 4.12.Përqindja e përgjigjjeve në pyetjen se a kanë takime me përfaqësuesit e Komunës së Vitisë për të diskutuar për barrierat dhe mundësitë për eleminimin e këtyre barrierave
Grafiku 4.13.Përqindja e përgjigjjeve se sa ka bërë komuna për rregullimin e infrastrukturës së bizneseve të Komunës së Vitisë
Grafiku 4.14.Përqindja se si e shohin bizneset marrëveshjen e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së
Grafiku 4.15.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa përdorin standarde në biznesin e tyre
Grafiku 4.16.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa bizneset e anketuara e përdorin marketingun për biznesin/produktin e tyre
Grafiku 4.17.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa ndikojnë remitencat e mërgimtarëve në bizneset e Komunës së Vitisë.
Grafiku 4.18.Përqindja e përgjigjjeve në atë se cila është periudha më e mirë për bizneset
Grafiku 4.19.Përqindja e përgjigjjeve në atë se cila është periudha më e dobët në biznesin e tyre
Grafiku 4.20.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa ndikon rinia e re e kualifikuar dhe relativisht me çmim të volitshëm për të ardhmen e bizneseve
Grafiku 4.21.Përqindja e përgjigjjeve në atë se po ta kthenin kohën mbrapa a do të investonin bizneset prap në Komunën e Vitisë.
LISTA E TABELAVE
Tabela 1.1.Pasqyra e popullacionit të NVM-ve të regjistruara në Kosovë deri më 2013
Tabela 1.2.Bizneset e regjistruara në Kosovë deri në vitin 2012 e dhënë nga ARBK
Tabela 1.3.Faktorët ndikues në jetëgjatësinë dhe zhvillimin e BVM
Tabela 2.1.Komunat e Republikes së Kosoves
Tabela 2.2.Bruto prodhimi vendor per vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në dollarë ($).
Tabela 2.3.Bruto prodhimi vendorë për kokë banori për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në dollarë ($)
Tabela 2.4.Inflacioni sipas çmimeve të konsumit për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në përqindje (%)
Tabela 2.5.Papunësia sipas fuqisë punëtore për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në përqindje (%)
Tabela 2.6.Të bërit biznes për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore më 28 Tetor 2015
Tabela 2.7.Norma e interesit të kredisë bankare per shtetet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore i shprehur në përqindje(%)
Tabela 2.8.Norma e interesit në depozita për shtetet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore i shprehur në përqindje (%)
Tabela 2.9.Kreditë jo-performuese në raport me gjithësej kreditë për shtetet e Europes juglindore,raport nga Banka Botërore i shprehur në përqindje (%)
Tabela 2.10.SWOT analiza e Republikes së Kosoves
Tabela 2.11.Pjesëmarrja e IJD-ve në Kosovë sipas shteteve të origjines ne periudhen 2008-2015 ne miliona euro sipas raportit të BQK-së
Tabela 2.12.Pjesmarrja e IJD-ve në Kosovë sipas sektorëve për periudhen 2008-2015 (vlerat në milion) sipas raportit të BQK-së.
Tabela 2.13.Dërgesat e migrantëve sipas shteteve për vitin 2015 në përqindje në miliona euro sipas raportit të BQK-se.
Tabela 3.1.Paraqitja e vleres së TVSH,tatimi mbi të ardhurat të korporatave dhe tatimi mbi të ardhurat personale dhe krahasimi me vendet e rajonit
Tabela 3.2.Regjisitrimi i bizneseve në Viti gjatë viteve 2011-2016
Tabela 3.3.Shuarja e bizneseve në Viti gjatë viteve 2011-Korrik 2016
TABELA E PËRMBAJTJES
HYRJA…………………………………………………………………………………………..13
1.Përkufizimi i biznesit të vogël dhe të mesëm ………………………………………...……..14
1.1.Qasjet e ndryshme në përkufizimin e ndermarrjeve te vogla dhe te mesme ………..14 1.2.Specifikat e biznesit të vogël dhe të mesëm ……………………………………...…17
1.3. Rëndësia e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonominë e tregut …………..19
1.4.Bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha ……………………………………….……..19
1.5.Bizneset e vogla dhe rritja ekonomike ………………………………………………21
1.6.Fushat e veprimit te biznesit te vogel dhe te mesem ………………………………..22
1.7.Trendet e zhvillimit të disa formave të ndërmarrësisë……………………………….24
1.8.Mjedisi / rrethina e biznesit të vogël dhe të mesëm …………………………………25
2.Republika e Kosovës dhe ekonomia e saj…………………………………………………...27
2.1.Republika e Kosovës ………………………………………………………………..27
2.2.Indikatorët ekonomik të Republikes së Kosovës ........................................................29
2.3.Investimet e jashtme direkte (IJD) si ndihmesë për zhvillimin e ekonomisë të Republikes së Kosovës ....................................................................................................37
2.4.Remitencat si faktor ndikues në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien sociale të Kosovarëve ……………………………………………………………………………...44
2.5.Marrëveshja e stabilizim-associmit –MSA dhe Instrumenti i Para Anëtarësimit IPA si faktor me rendësi në Kosovë dhe ekonominë e saj………..……………………...47
3.Komuna e Vitisë dhe mundësitë e zhvillimit të biznesit në këtë komunë ……………...…53
3.1. Prezantimi për komunën e Vitisë ………………………………………………...…53
3.2.Vlerësimin e kapaciteteve investive komunale,resurset investive dhe mundësitë e biznesit përmes munësisë së partneritetit publiko-privat………………………………...56
3.3.Politikat stimuluese dhe karakteristikat që e bëjnë atraktiv investimin në Komunën e Vitisë .................................................................................................................................58
3.4.Klasifikimi I bizneseve të Komunës së Vitisë ………………………………………61
4. Anketimi i bizneseve në Komunën e Vitisë me qëllim identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe puna që është ndërmarrë nga institucionet relevante për lehtësimin e të bërit biznes………………………………………………………………...63
4.1. Objektivat dhe mostra e anketimit ………………………………………………….63
4.2.Struktura e pyetësorit……………………………………………………………...…63
Përfundime dhe rekomandime ………………………………………………………………..65
Bibliografia ……………………………………………………………………………………..77
HYRJE
Gjendemi në një kohë shumë të ndërlikuara socio-ekonomike dhe politike,në kohën e tranzicionit dhe të ndryshimeve.Shekulli XXI cilësohet si shekulli i teknologjisë së informatikёs, teknologjive të reja,ekologjisë,menaxhimin dhe zhvillimin e demokracisë,sipërmarrjes, multikulturalizmin,ndaj kuadrot qё arsimohen në shkolla dhe organizata biznesore duhet të jenë të përgatitur për t'u përballur me këto sfida.
Qëllimi i këtj punimi është të trajtohen konceptet themelore lidhur me përkufizimin,menaxhimin dhe sfidat / mundësitë që i kanë Bizneset e Vogla dhe të Mesme në Republiken e Kosovës me theks të veqantë në Komunën e Vitisë.
Gjatë punimit të kësaj teme të diplomes në pjesen e pare atë teorike jamë munduar të elaboroj përkufizimin themelor të ndërmarrjeve dhe ndërmarrësisë,rëndësinë e padiskutuar që ka biznesi në zhvillimin dhe perparimin e një shteti sidomos biznesi i vogël dhe i madhë.Gjatë punimit është diskutu rreth Republikes së Kosoves,rreth indikatorëve të ekonomisë së saj,poashtu edhe mundësive të të bërit biznes si për qytetarët resident por edhe për mërgimtarët tanë dhe investitorët e huaj potencial.Është përkufizu termi investim i huaj direkt dhe termi remitencë dhe ndikimi i tyre në ekonominë tonë,gjithashtu është elaboru marrëveshja e stabilizim associmit dhe ndikimi i saj që do të ketë në ekonominë e Republikes së Kosovës.
Në pjesen e dytë të këtij punimi jamë munduar ti paraqes në mënyren sa më korrekte informacionet e mbledhura rreth Komunës së Vitisë,komunë e cila është në epiqendër të trajtimit,është bërë një prezantim i përgjithshëm për Komunën e Vitisë poashtu ështe paraqit edhe vlerësimi i kapaciteteve investive komunale,resurset investive dhe mundësitë e biznesit përmes munësisë së partneritetit publiko-privat,është paraqitur politikat stimuluese dhe karakteristikat që e bëjnë atraktiv investimin në Komunën e Vitisë.Klasifikimi i bizneseve të Komunës së Vitisë poashtu ka zënë një pozitë të rëndësishme gjatë kësaj pjese.
Krejt në fund është elaboru edhe qështja e anketimit të bizneseve në Komunen e Vitisë me qëllim identifikimi i problemeve dhe barrierave që hasen nga biznesi dhe puna që është ndërmarrë nga institucionet relevante për lehtësimin e të bërit biznes.
1.PËRKUFIZIMI I BIZNESIT TË VOGËL DHE TË MESËM
Në kete pjese jamë munduar per ti identifikuar qartë biznesin e vogël dhe të mesëm veqanarisht pasi qe NVM ka rëndesin me të madhe në zhvillimin ekonomik si kotribuesi me i madhë në te gjitha sferat ekonomike te nje shteti pra edhe tek ne në Republikën e Kosoves si vend ne tranzicion mund te themi se NVM eshte pjesa më vitale e zhvillimit te shtetit dhe mirëqenies sociale.
Gjatë kësaj pjese do te analizohen specifikat dhe rëndësia e BVM në ekonominë kombëtare si dhe rëndeëia vitale qe te zhvillohet BVM.
Përkufizimi I biznesit te vogël dhe te mesëm nga autoret dhe vendet e ndryshme
Qasjet e ndryshme ne perkufizimin e BVM dhe domethëniet e tyre.
Specifikat e biznesit të vogël dhe të mesëm në kuptim te zhvillimit dhe manaxhimit.
Rëndësia e ndërmarrjëve të vogla dhe të mesme në ekonomitë nacionale.
1.1.Qasjet e ndryshme në përkufizimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme
Nuk ka pajtueshmëri rreth asaj se cilat janë kriteret qe e percaktojne nje ndermarrje apo biznes për të qenë i vogël apo i mesëm mirpo disa nga karakteristikat që e bëjnë të dallojnë bizneset nga njëri tjetri janë shumë leht per tu vënë re.Piceria,auto mekaniki,dyqani janë biznese të vogla ndersa fabrika per prodhimin e tubave,fabrika per prodhimin e mobilieve,fabrika per prodhimin e përkëmbyesve elektrik etj nuk do mendja se janë ndërmarrje te mesme apo të mëdha.
Duke berë krahasime të tilla mund të themi se nuk është e njejtë krahasimi me faktorët krahasues per të gjitha shtetet ngase ajo që është e vogël në një industri për nga vëllimi i shitjeve,për nga numri i punëtoreve,për nga të ardhurat financiare vjetore (psh.Gjermania) mund të jetë e madhe në një industri tjetër (psh.Kosova) pra në mes të këtyre ekstremeve ekziston një pajtueshmëri për faktin se qka është biznes i vogel,i mesëm apo i madhë për nga aspekti i madhësisë.
Një nga përkufizimet e BVM është dhënë nga 'Committee for economics development' ku jepen karakteristikat qe duhet të i posedoj një biznes per të hyrë në këtë mes e ato janë:
Menaxhmenti i firmës është i pavarur dhe zakonishtë menaxherët janë njëkohësisht edhe pronarë.
Kapitali është pronësi i një individi apo një grup individësh
Regjioni i shtrirjes është kryesishtë i vogël,ndërsa të punsuarit dhe pronarët zakonishtë janë nga i njejti rajon.Mirëpo tregu nuk do të thotë të jetë lokal.
Madhësia relative e biznesit në korniza të industrisë patjetër duhet të jetë e vogël kur krahasohet me bizneset më të mëdha në atë rajon.Kjo mund te jetë paraqitur në terme si madhësia e shitjes,numëri i të punësuarve ose një numër i madhë krahasimesh të rendesishme.Është e qartë se gjatë përkufizimit të BVM duhet të merren parasysh më shumë kritere të cilat mund te ndihmojnë më shumë në përkufizimë.
Si kritete tjera që ndihmojnë më shumë në këtë përkufizim mund të cilësohen edhe:
Biznesi duhet të jetë i pavarur
Biznesi nuk duhet të jetë dominantë në rajonin në të cilin vepron
Numri i të punësuarve
Të hyrat nga shitja.
Në vendet europiane duke e marrë si kriter numërin e të punësuarve mund te japim disa perkufizime te madhësive së bizneseve,psh në Francë mund të definohet keshtu:
Më pak se 10 punëtorë ndërmarrja konsiderohet si shumë e vogël (mikrondërmarrje)
Prej 10 deri në 49 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të vogla
Prej 50 deri në 500 të punësuar janë ndërmarrje të mesme dhe
Me shumë se 500 të punësuar janë ndërmarrje të mëdha
Poashtu edhe në Itali kriteret kryesore të definimit të bizneseve janë:numri i të punësuarve,qarkullimi,kapitali fiks,pjesëmarrja në treg etj.Duke marrë për bazë numrin e të punësuarve në Itali bizneset ndahën në:
Prej 1 deri në 19 të punësuar konsiderohen si mikro-ndërmarrje
Prej 20 deri në 99 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të vogla
Prej 100 deri në 499 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të mesme dhe
Më shumë se 500 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të mëdha
-Edhe në Gjermani duke e marrë për kriter numrin e të punësuarve NVM mund te ndahen:
Prej 1 deri në 49 të punësuar ndërmarrja konsiderohet si e vogël
Prej 50 deri në 499 të punësuar ndërmarrja konsiderohet si e mesme dhe
Mbi 500 të punësuar ndërmarrja konsiderohet si e madhe
-Poashtu edhe Banka Botërore jep përkufizimin e vetë sa i perket klasifikimit te ndërmarrjeve duke marre si faktor krahasues numrin e të punësuarve:
Prej 1 deri në 5 të punësuar konsiderohen si mikrondërmarrje
Prej 6 deri në 25 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të vogla
Prej 25 deri në 249 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të mesme dhe
Prej 250 e më shumë të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të madhe
Ndërsa Bashkimi Europian jep perkufizimin e vet sa i perket klasifikimit te ndërmarrjeve duke marrë në konsiderat numrin e të punësuarve dhe poashtu edhe Republik e Kosoves klasifikimin e vet për ndërmarrjet e bën ndarjen e cila praktikohen nga BE dhe kjo ndarje perdoret ne institucionet në Kosove dhe ky klasifikim eshte si më poshtë:
Prej 1 deri në 9 të punësuar konsiderohen si mikrondërmarrje
Prej 10 deri në 49 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje te vogla
Prej 50 deri në 249 të punësuar konsiderohen si ndërmarrje te mesme dhe
Prej 250 e më shumë të punësuar konsiderohen si ndërmarrje të mëdha.
Pasi qe nuk kamë mundur te gjejë të dhëna me te reja ne lidhje me numrin e bizneseve në Kosovë dhe krahasimin e tyre per nga numëri i punëtorëve atëherë jamë detyruar të marrë për bazë një hulumtim te kryer nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë / Departamenti i Politikave të Zhvillimit të Sektorit Privat të vitit 2013 si raportin me te ri qe kamë mundur ta gjejë sa i perket kesaj sfere.
Tabela 1.1.Pasqyra e popullacionit të NVM-ve të regjistruara në Kosovë deri më 2013,ARBK
Struktura e NVM-ve sipas madhësisë
Klasifikimi
Numri I punëtorëve
Numri I bizneseve
Përqindja
Mikrondërmarrjet
1-9 punëtorë
123,296
97.49%
Ndërmarrjet e vogla
10-49 punëtorë
2,749
2.17%
Ndërmarrjet e mesme
50-249 punëtorë
361
0.28%
Ndërmarrjet e mëdha
250-….. punëtorë
66
0.06%
Gjithsej
= 126,472
= 100%
Në tabelë është paraqitur numri i bizneseve të regjistruara (deri më 2013) me gjithësejt 126.472 biznese,si dhe është paraqitur ndarja e tyre në mikrondërmarrje (1 deri 9 punëtorë) ,ndërmarrje të vogla (10 deri 49 punëtorë) ,ndërmarrje të mesme (50 deri 249 punëtorë) dhe ndërmarrje të mëdha (mbi 250 punëtorë).Numri më i madhë i bizneseve të regjistruara është mikrondërmarrje të cilat janë dominante në Kosovë më 97.49% nga gjithsej bizneset e regjistruara.Ndërsa si ndërmarrje të vogla janë të regjistruara 2.17 % ,ndërmarrje të mesme 0.28% dhe si ndërmarrje të mëdha 0.06%.
1.2.Specifikat e Biznesit të Vogël dhe të Mesëm
Ekzistojnë dallime thelbësore në mes të ndërmarrjeve të vogla dhe të mëdha,të cilat duhet te merren parasysh kur bisedohet për zbatimin e menaxhmentit.Kështu p.sh.ndërmarrjet e vogla kanë numër të vogël të punësuarish,madhësi të vogël të punës,numër të vogël shfrytëzuesish dhe kryesisht veprojne ne tregjet lokale.
Për të sqaruar dallimet në aplikimin e menaxhmentit në ndërmarrjet e vogla dhe të mëdha,është e nevojshme që të sqarohen disa nga karakteristikat plotësuese të ndërmarrjeve të vogla të cilat i dallojnë nga ndërmarrjet e mëdha.Ato janë:
Marrja më e shpejt e vendimeve
Fleksibiliteti më i madh
Centralizimi më i vogël gjatë marrjes së vendimeve,strukturë organizative e thjeshtë
Ndikim i madhë i pronarit,komunikim i drejtpërdrejtë prej lartë-poshtë
Planifikim formal i thjeshtë dhe fleksibil
Participim i kufizuar i të punësuarve në vendimmarrje,më pak nivele të menaxhimit
Inovacionet janë ndër karakteristikat thelbesore te cilat edhe mund te percaktojnë qëndrueshmerin apo jo në treg të ndërmarrjes.Ndërmarrjet e vogla përfaqësojnë deri në një shkallë burimin natyror të një stili alternativ të punës në shoqërinë burokratike,e cila siguron kanale jasht institucionale të kreativitetit.Zbulimet dhe inovacionet si p.sh.: klimatizimi,transmission,automatik,celofani,helikopteri,aviomotorët,streptomicina,stereozëri,ngj-yra natyrale e televizorit dhe shumë shpikje tjera janë zhvilluar nga ana e novatorëve të pavarur jasht grupeve për kërkim dhe zhvillim të korporatave
Ndërmarrjet e vogla shpesh janë burim i materialeve të reja,proceseve,ideve,shërbimeve dhe prodhimeve ndërsa ndërmarrjet e mëdha permes tyre pastaj i sigurojnë të njejtat.Ndërmarrjet e vogla janë të ndikuara të jenë inovative me qëllim që të sigurojnë konkurrencë në treg.Pavarsishtë nga kompleksiteti dhe shpenzimet e nevojshme për kërkime,ndërmarrjet e vogla kanë bërë më shumë se gjysmën e zbulimeve (shpikjeve) në vitet e fundit.
Punësimet e reja në tregjet e gjdo shteti konsistojnë me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme.Kërkimet në SHBA,Kanada,dhe Europë tregojnë se numri më i madh i mundësive për punësim krijohet nga NVM-të.Këto hulumtime tregojnë mundin dhe kontributin e madhë që bëjnë këto ndërmarrje për ekonomitë kombëtare të shteteve ku veprojnë.Në vitet e 80' dhe 90' këto ndërmarrje kanë krijuar mbi 80% të punësimeve të reja të vendeve të punës.
Fleksibiliteti është poashtu karakteristika nga më kryesoret të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.Fleksibiliteti nënkupton aftësi të NVM-ve që ti ndërroj aktivitetet dhe të reagoj shpejt në ndryshimet e tregut.Në anën tjetër fleksibiliteti nënkupton ndërmarrje të veprimit të shpejtë korrigjuese-përmisuese të vendimeve të marrura.Fleksibiliteti mund të sillet në madhësinë çmimet,asortimentin etj.Fleksibiliteti mund të ndikojë edhe në ndryshimet e veprimtarisë së NVM-ve.Në kuptimin përmbajtësorë fleksibiliteti nënkupton ndërrim të aktiviteteve në dritën e ndryshimeve të kushtueshme të tregut dhe përshtatje të shpejtë të kapacitetit të ndryshimeve të kërkeses.
Marëdhëniet direkte gjatë punës janë poashtu një karakteristik specifike për ndërmarrje e vogla dhe të mesme.Pronari-menaxheri ka marëdhënie interne të afërta me të punësuarit dhe marrëdhënie direkte eksterne me konsumatorët,furnitorët dhe bankat
Menaxhimi nga një person është poashtu specific e këtyre ndërmarrje pasi që siq u theksua më lartë këto tipe të ndërmarrjeve nuk kanë nivele hierarkike të mëdha të menaxhimit sikurse që kanë ndërmarrje e mëdha.Në fazën fillestare të zhvillimit të BVM,të shumtën e rasteve menaxhmenti zbatohet nga një person.Pronarët-menaxherët e këtillë kanë njohuri të përgjithshme,disponojnë me autoritet të pakufizuar dhe përgjegjësi në drejtimin e ndërmarrjeve.Gjithashtu menaxherët-pronarët të këtyre ndërmarrjeve i marrin të gjitha vendimet strategjike dhe taktike që janë të lidhura me zhvillim dhe punësim.
Kapitali i kufizuar është karakteristik e cila konsiderohet si e metë në fazën fillestare të zhvillimit të ndërmarrjes.Bëhet fjalë për asete të kufizuara të xhiros që përdoren për mirëmbajtjen e paisjeve,financimin e furnizimeve me lëndë të pare,financim të stoqeve e të ngjashme.
Pavarësia është pjesa e cila sjell dobi por në të njejten kohë mund të sjellë edhe ndëshkim në rast se nuk kontrollohet kjo lloj pavarësie.Përmes kësaj pronarët e NVM-ve kënaqen në autonominë që u mundëson të vijnë në shprejhje iniciativa,shpikja dhe ambiciet.
Figura 1.1.Ndërmarrësi-menaxheri duke drejtuar planet e ndërmarrjes se tij
1.3. Rëndësia e ndërmarrjëve të vogla dhe të mesme në ekonominë e tregut
Ndërmarrjet e vogla dhe të mesme kanë një histori shumë të gjatë,ndërsa zhvillimi i tyre është i shënuar me zgjerimin dhe stagnimin e tyre të kohë pas kohshëm.Ndoshta ekspansionin më të madh ndërmarrjet e vogla dhe të mesme e mbërrijnë në fillim të viteve të 70' të shekullit XX.Risi është se prej që atëherë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme me sukses përballojnë sfidat e konkurrencës dhe të globalizimit.
Ndonse një pjesë e vogël e këtyre ndërmarrjeve bazohet në teknikën dhe teknologjinë tradicionale,pjesa më e madhe e tyre aplikon një teknologji të re dhe të lartë si dhe një organizim modern.Thelbësore është se NVM demonstrojnë një shkallë të lartë të inovacioneve,fleksibilitetit dhe adaptim ndaj ndryshimeve,të cilat ndodhin në rrethinë.Edhe pse janë të orientuara kah tregu lokal NVM kanë rol gjithnjë e më të madhë edhe në këmbimet ndërkombetare.Hulumtime të shumta dëshmojnë se pjesmarrja e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme rritet në raport me ndërmarrjet e mëdha.Kjo nuk do të thotë se ndërmarrjet e mëdha e humbin kuptimin.Në fakt ndërvartësia midis tyre bëhet gjithnjë e më e madhe.Rastet kur ekonomitë nacionale arrijnë të gjejnë kombinim optimal në mes të ndërmarrjeve të vogla,të mesme dhe të mëdha janë gjithnjë e më të mëdha.
Në lieraturat ekonomike të shteteve të zhvilluara veqohen katër faktorë të kontributit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme në ekonominë e tregut:
Kontributet në proceset e ndryshimeve teknologjike
Kontributi në sjelljen e konkurrencës së shëndoshë
Hapja e vendeve të reja të punës
Oferta e pasur e prodhimeve në tregun vendor
Këtu duhet shtuar edhe faktin se zhvillimi i ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme kontribuon edhe në vendet e trazicionit në ngjalljen e iniciativës ndërmarrëse në ndryshimin e strukturës ekonomike si dhe funksionimin më harmonik të ekonomisë në përgjithësi.
Megjithatë prej të gjithë këtyre kontributeve rëndësi më e madhe i kushtohet punësimit në të cilin ndërmarrjet e vogla dhe të mesme zënë një vend të madhë.
1.4.Bizneset e vogla dhe bizneset e mëdha
Bashkëjetesa e bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha kanë nxitur debate ne qarqet akademike për një kohë të gjatë.Si rrjedhojë,nje numër i qasjeve sa i përket këtij raporti është present në literaturë.Disa besojnë se bizneset e vogla përpiqen ta shmangin ballafaqimin e drejtpërdrejtë me bizneset e mëdha në treg,ndërsa në anën tjetër disa mendojnë se bizneset e vogla janë konkurrentë të drejtpërdrejtë të kompanive të mëdha në tregjet e njejta të produkteve dhe shërbimeve.Pikpamja e parë bazohet në të ashtëquajturen 'teorit e dualitetit' në bazë të së cilës bizneset e vogla realizojnë aktivitete të ndryshme nga të mëdhatë,dhe si rrjedhojë nuk janë konkurrent të bizneseve të mëdha.Ndryshe kjo qasje njihet edhe si 'teoria e Niçeve' apo strateegjike.Ndërsa sipas qasjes së dytë shpërndarja e bizneseve sipas madhësisë është rezultat i posedimit të ndonjë resursi të kufizuar specifik të prodhimit,apo edhe të ndonjë përparësie tjetër si e lidhur me efiçiencën e firmës apo fleksibilitetin e saj.
Qëllimi i këtij diskutimi ishte analizimi i sektorit të bizneseve të vogla dhe atyre të mëdha në kontekst të konkurrueshmërisë në mes tyre.Mirpo,këto dy kategori të bizneseve nuk do të thotë se janë gjithmonë konkurrent të njëri-tjetrit mirpo këta të dy edhe kooperojnë dhe varen shumë nga njëri-tjetri.Bizneset e mëdha shumë shpesh i sub-kontraktojnë aktivitetet e furnizimit të të mirave të ndërmjetme te bizneset e vogla.Kështu që për një pjes të madhe të bizneseve të vogla bizneset e mëdha janë burimi kryesorë i kërkesës për produktet dhe shërbimet e veta.Në këtë kontekst,Wood( 1991) potencon dy aspekte:së pari,edhe në ato industrinë të cilat bizneset e vogla gjenden në numër të madhë,bizneset e mëdha janë ato të cilat vendosin kushtet për rritje të industries në fjalë; dhe së dyti,një pjesë e madhe e furnizimit të bizneseve të mëdha me lëndë të parë dhe produkte të ndërmjetme që u potencuan më lartë realizohet nga bizneset e krijuara si rezultat i shkëputjes së tyre nga bizneset e mëdha.
Sipas regjistrimit të vitit 2012 nga ARBK në Kosovë kanë qenë aktive 106,858 biznese individuale,ortakëri e përgjitëshme 3,440,ortakëri e kufizuar 86 biznese,shoqëri me përgjegjësi të kufizuar 9,060,shoqëri aksionare 391,kompani të huaja 599,ndërmarrje shoqërore 23,ndërmarrje publike 10,kooperativa bujqësore 76 kurse nën juridiksionin e Agjencisë Kosovare të Privatizimit-AKP janë 33 biznese.
Tabela 1.2.Bizneset e regjistruara në Kosovë deri në vitin 2012 e dhënë nga ARBK
Lloji I biznesit
Numri I tyre
Numri I shprehur në %
Biznese individuale
106,858
88,62%
Ortakëri e përgjithshme
3,440
2,85%
Ortakëri e kufizuar
86
0,07%
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar (SH.P.K)
9,060
7,52%
Shoqëri aksionare
391
0,32%
Kompani të huaja
599
0,50%
Ndërmarrje shoqërore
23
0,02%
Ndërmarrje publike
10
0,01%
Kooperativa bujqësore
76
0,06%
Biznese nën juridiksionin e AKP
33
0,03%
= 120,576
= 100%
Vlenë të theksohet se gjatë kësaj periudhe edhe pse kanë qenë të regjistruara 120,576 biznese mirpo tatim ndaj shtetit kanë paguar rreth 50,000 biznese me një shumë të mbledhur në total rreth 283,9 milion euro.
Më poshtë kemi figuren për numrin e bizneseve të regjistruara deri në vitin 2012 gjithnjë sipas të dhënave të ARBK-së,agjenci e cila funksionion brenda Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë dhe e cila merret me gjitha procedurat qe kanë të bejnë prej hapjes së biznesit deri në rastin më të keq në falimentimin e biznesit ekzistues.
Grafiku 1.1.Paraqitja e numrit të bizneseve në Kosovë deri në vitin 2012 ,burimi ARBK
1.5.Bizneset e vogla dhe rritja ekonomike
Zhvillimet në fushën e rritjes ekonomike janë të bazuara në teorinë neoklasiste të Robert Solow si dhe Paul Romer.Teoria neoklasiste e rritjes bazohet në premisën se rritja e një vendi (rritje e GDP-së reale) është rezultat i avancimeve në teknologji,e cila shkakton një nivel të kursimeve dhe të investimeve,të cilat rrisin kapitalin për orë të punës që si rrjellojë ka rritjen ekonomike të një vendi.Dallimi në mes të Solow-it dhe Romer-it qëndron në faktin se i pari konsideron avancimet në teknologji si pasojë e forcave jashtë sistemit,ndërsa Romer insiston se 'rritja ekonomike është rezultat i forcave brenda sistemit ekonomik' e jo të ndonjë force jashtë tij.Ky i fundit gjithashtu beson se rritja ekonomike nuk është vetëm rezultat i faktorëve tradicional të prodhimit (kapitalit dhe punës,dy faktorëve kyq mbi të cilët bazohet teoria e Solow-it) mirëpo është edhe rezultat i dijes e cila gjenerohet përbrenda sistemit.
Një risi e madhe të cilën e sjell Romer-i është edhe se dija është e mire publike,kjo do të thotë se asnjë individ nuk mund të privohet nga shfrytëzimi i saj.
Edhe pse rëndësia e bizneseve të vogla për rritjen ekonomike të shteteve u bë evidente gjatë viteve shtatëdhjeta,deri në të tetëdhjetat e vonshme askush nga teoricientet nuk merrej me këtë kategori të bizneseve.Tani është e qartë se këto biznese kontribuojnë në masë të madhe në zhvillimin ekonomik të një vendi.Rritja e numrit të bizneseve të vogla brenda një industrie ndikon në zhvillimin ekonomik perms dy kanaleve:
Rritjes së konkurencës e cila përmison performancën ekonomike dhe
Rritjes së përqindjes së bizneseve të vogla në treg shton nevojen për inovacione të produkteve dhe shërbimeve si dhe avancime të tjera në teknologjinë nga ana e vetë bizneseve të vogla sepse duhet inovuar po që se dëshirohet të sigurohet konkurena në treg.
Autorë të tjerë si Audretsch dhe Thurik bëjnë ndërlidhjen në mes të vetëpunësimit dhe krijimit të vendeve të reja të punës që sigurohen nga bizneset e vogla si dhe efektet të tërthorta të krijimit të vendeve të punës në zhvillimin ekonomik.
Për më tepër,konsiderohet se për ekonomitë nacionale është tejet e rëndësishme ta kenë një raport optimal të bizneseve të vogla dhe të mëdha.Ekonomitë të cilat kanë një përqindje më të madhe të bizneseve të vogla dalin më lehtë dhe me më pak pasoja nga recesioni.Shumë studiues Carree,Van Stel,Thurik,Audretch besojnë se është mjaftë i rëndësishëm ky optimum në mes të këtyre dy kategorive sepse prezenca më e madhe e njëres nga këto kategori në strukturen industrial të një ekonomie mund t ndikoj negativisht në rritjen ekonomike.Sipas Audretch dhe Thurik ky optimum është specifik për vende të caktuara,sepse secila ekonomi ka një numër karakteristikash specifike të cilat e influencojnë këtë optimum.Këto specifika mund të jenë të natyrës institucionale,politika të aplikuara ekonomike,histori të cilat kanë ndikim në distribuimin specifik të ndërmarrësisë nëpër këto vende.Prezenca më e madhe se optimalja e bizneseve të vogla do të ndikonte në orientimin e biznesit në tregun vendor,zvogëlim të kërkesës për capital dhe shërbime për konsulencë,mos-shfrytëzim të tregjeve në të cilat mund të përfitohet nga prezenca e ekonomisë së shkalles.Në anën tjetër,numri mbi optimumin i bizneseve të mëdha do ta bënte ekonominë rigjide sepse bizneset e vogla janë burimi kryesor i ndryshimeve në ekonomi.Kjo do të rriste tendencat për aktivitete monopoliste dhe oligopoliste në ekonominë nga të cilat do të pesonin konsumatorët.
1.6.Fushat e veprimit te biznesit te vogël dhe të mesëm
Mundësitë për themelimin dhe punë të NVM-ve ekzistojnë në të gjithë sektorët e ekonomisë.Shikuar përgjithësishtë fusha e veprimit apo të shtrirjes së aktivitetit të tyre ato janë te ngjashme me ndërmarrjet e mëdha.Megjithatë,NVM tregojnë interes të madh për fusha të caktuara në ekonomi,për dallim nga disa të tjerë,p.sh.në tregjet dhe në shërbimet në raport me prodhimin.
Fusha e prodhimit është e lidhur me ndërmarrjet e mëdha,megjithatë ekzistojnë NV të cilat funksionojnë në grupacione dhe sektorë të caktuar.Sektori i prodhimit ka të bëj me produktet që plotësojnë nevojat individuale ose prodhime për ndërmarrje të tjera.Ndërmarrjet prodhuese përmes furnizimit dhe përpunimit të lëndeve të para në procesin e prodhimit prodhojnë prodhime për konsumatorë.Si shembull mund të përmenden:prodhimi i bukëve,prodhimi i këpucëve,fabrika për akullore,fabrika e tekstilit etj.Prodhimi angazhon më shumë investime në paisje,makina dhe kuadro.
Tregëtia është fushë më atraktive për NVM,kryesishtë për shkak të kërkesave më të vogla për kapital fillestar.NVM në tregtinë me shumicë funksionojnë si ndërmjetësues mes prodhuesve dhe tregëtarëve me pakicë.NV shesin prodhime,si p.sh.barna,pemë,perime,pjes të makinave,prodhime ushqimore etj.Tregëtia me pakicë është shitja e prodhimeve dhe shërbimeve për nevoja personale.NV në tregtinë me pakic i shesin produktet e tyre konsumatorit të fundit.Numri më i madh I NV merren me tregëtinë me pakicë.NV nga tregtia me pakic i blejnë prodhimet nga tregtia me shumicë apo ose nga prodhuesit drejtpërsëdrejti.Këto ndërmarrje mundësojnë që prodhimet të jenë më afër konsumatorit në çdo kohë dhe në çdo vend.Në korniza të këtij sektori bien bizneset si p.sh.vetëshërbimet,barnatoret,butikët,libraritë,mobileritë.Tregtia me pakicë është fushë ku dominojnë NV.
Shërbimet gjithashtu janë fushë atraktive dhe dominante në të cilat veprojnë NVM.Kjo ka të bëjë me shërbime të shumëllojshme të individëve apo të ndërmarrjeve.Fusha e shërbimeve fiton peshë në zhvillimin e shpejtë ekonomik.Nga ana tjetër,ndërmarrjet e mëdha nuk mund ta përfitojnë tregun e shërbimeve.Ndërmarrjet nga fusha e shërbimeve cilësohet edhe me këto karakteristika:
Aktivitetet intensive për nga puna që realizohen me shfrytëzimin më racional të burimeve njerëzore dhe paisjeve,që sigurojnë punësim më të madh.
Nevoja për konsumatorë të rregullt që krijojnë një marrëdhënie midis shfrytëzuesve të rregullt të shërbimeve përkatësishtë konsumatorëve dhe dhënësve/ofruesve të shërbimeve.
Problemi i përputhjes mes ofertës dhe kërkeses ka të bëj me pasigurinë lidhur me kërkesën e cila është shpeshherë vështirë e parashikueshme.
Fleksibiliteti në lokacion që ndërlidhet me faktin se lokacioni duhet të jetë te konsumatorët.Megjithatë,ekzistojnë lloje të shërbimeve si p.sh.pastrimi i hapësirave për të cilat lokacioni nuk është i ndonjë rëndësie të veçantë.
NV në ndërtimtari luajnë rol të rëndësishëm.Ato janë ndërmarrje të cilat janë të specializuara për kryerjen e punëve siç janë ato:elektrike,ujësjellësi nxehmja qëndrore,klimatizimi,saldimi dhe të ngjashme.Siç është përmendur më lart,përveç në fushat themelore të veprimit:tregti,shërbime,prodhimtari dhe ndërtimtari,si situate të përgjithshme në të cilat NV manifestojnë përparësi janë:
Kur prodhimet ose idetë e reja duhet të testohen.Më mire është të fillohet me NV kur kërkohen lloje të reja të angazhimeve ekonomike përpara se të investosh më shumë para në një prodhim ose ide të re në ndërmarrjet e mëdha.
Kur vëmendja personale e pronarit është e rëndësishme për aktivitete ditore
Ku shërbimi personal është dominues.Ndërmarrja me të punësuarit e saj të cilët konsumatorëve ju ofrojnë prodhime ose shërbime,shpesh kanë përparësi njoftuese perderisa janë të vogla,shembull per kete janë:sallonet e bukurisë,zyrat për patundshmëri,serviset për ndreqjen e televizorëve.Secili tentim për themelim të ndërmarrjeve të mëdha në këto sfera është i gjykuar në joefikasitet,shpenzime të mëdha,zvoglim të kontakteve personale etj.
Kur tregu për produktin ose shërbimin kryesisht është lokal.Për disa lloje të ndërmarrjeve,nuk është racionale madhësia kur kërkesa është e kufizuar.
Kur industria karakterizohet me variacione të mëdha të kërkesës ose të stileve.Shembuj për këtë janë:fustanet për zonja,lule për zbukurim,llamba etj,Këto kushte nuk i tërheqin ndërmarrjet e mëdha.NV shumë më lehtë mund të adoptohen në variacionet e tregut.
Është e rëndësishme informata e drejtpërdrejtë nga të punësuarit.Pronarët njihen me problemet në ndërmarrje nëpërmjet kontakteve ditore me të punësuarit.Në këtë mënyrë nga afërsia ata mund ti motivojnë të punësuarit që të punojnë më mire.Si rezultat i kësaj arrijnë efikasitetin e kërkuar në punën e ndërmarrjes.
1.7.Trendet e zhvillimit të disa formave të ndërmarrësisë
Zhvillimi i ndërmarrësisë përfshinë pothuajse të gjitha grupet e popullsisë dhe shtrihet më tepër brenda moshave 30-35 vjeqe.Megjithatë ekzistojnë disa forma specifike të ndërmarrësisë e sidomos :bizneset familjare,gratë ndërmarrëse,ndërmarrësit me orarë të pjesëshëm,ndërmarrësit me veprim nga shtëpia.
Bizneset / ndërmarrësia familjare janë biznese që inkuadrojnë dy ose më shumë pjestarë të familjes.Shumica e bizneseve të vogla në të vërtet janë biznese familjare (në SHBA 90%,në Kosovë 64% e themeluesve kanë lidhje familjare dhe shumë biznese punësojneë anëtarë të familjes.Bizneset familjare megjithatë janë specifike dhe kur vihen në binarë të mire janë shumë të suksesëshme,sepse krijojnë një traditë të mire,e cila përcillet për një kohë të gjatë.Kërënimi I tyre kryesorë është trashëgimi në menaxhim dhe pasuria.Kur kjo rregullohet mire konsiderohet se është siguruar jetëgjatësia e tyre.
Gratë ndërmarrëse apo ndërmarrësia e grave shpeshherë lind si një reaksion i grave ndaj diskriminimit për përparimin e tyre në karrierë.Zhvillimi i ndërmarrësisë së grave ka një trend rritje.Shumë gra po zbulojnë sfidat e krijimit të bizneseve private.Viteve të fundit rritja e numrit të bizneseve të grave në SHBA ështe 2.4 herë më e shpejtë se sa tek meshkujt.Megjithatë në Kosovë është ende vetëm 4-7 % e themeluesve të bizneseve janë femra (37% të bizneseve në SHBA).Sipas përvojave botërore rritja e bizneseve me pronarë / menaxherë është më e ngadalshme,por edhe dështimi është shumë më i vogël.
Ndërmarrësit me kohë të pjesshme janë një formë shumë e popullarizuar në disa vende me traditë të gjatë të ndërmarrësisë,sidomos për fillimin e bizneseve.Rreth 13 milion amerikanë praktikojnë këtë formë të ndërmarrësisë.Ky grup ballafaqohet me rrezik më të vogël,pronari pak rrezikon ngase ruan vendin e punës në një kompani tjetër.Ata shpeshherë këtë e marrin si një periudhë testuese para se ti kushtohen tërësisht dhe me kapacitet të plotë ndërmarrësisë.
Bizneset nga shtëpia po ashtu bëhen gjithnjë e më të popullarizuara.Këto zakonishtë janë biznese që kanë të bëjnë me shfrytëzimin e lokaleve nga shtëpia për punë zyreje,ndërmjetësimi tregtar por gjithnjë e më shumë edhe për bizneset nga sektorët e informatikës dhe bizneset kompjuterike.Në SHBA 2/3 e bizneseve nga shtëpia udhëhiqen nga gratë.
1.8.Mjedisi / rrethina e biznesit të vogël dhe të mesëm
Mjedisi biznesor ndikon fuqishëm në numrin e ndërmarrjeve që krijohen dhe që falimentojnë.Kjo pothuajse është gati tërësishtë jashtë kontrollit të pronarit,përkatësishtë ndërmarrësit.
Tabela 1.3.Faktorët ndikues në jetëgjatësinë dhe zhvillimin e BVM
Faktorët e jashtëm ndërlidhen me ndikimet e mjedisit të makro (niveli nacional / shtetëror dhe ndërkombëtar) dhe mjedisi mikro (niveli lokal).Mjedisi nacional / ndërkombëtar ka të bëj me politikat ekonomike të një vendi (taksat,kredia,valuta,stabilitetimakroekonomik-inflacioni,punësimi,ndryshimetsocio-demografike ,ndryshimet teknologjike).
Mjedisi lokal (mikro) ndërlidhet me kushtet sociale dhe ekonomike në lokalitetet e caktuara apo në sektorët specifik si dhe me nevojat e konsumatorëve.Kur themelohet një biznis i ri pronari / ndërmarrësi ndeshen me disa pyetje elementare:
Kur të filloj të themelojë biznesin
Kur ta bëj themelimin e biznesit dhe
Në cilin sektor ta bëj themelimin e biznesit
Lidhur me problemet që ndeshin bizneset për të hyrë në sektorët e caktuar Porter ka përkufizuar një model që përfshinë faktorët nga mjedsi i afërt (relevantë) që ndikojnë në mundësitë hyrëse në fushën –sektorin e caktuar.
Figura 1.2.Grafiku i Michael Porterit
.
2.REPUBLIKA E KOSOVËS DHE EKONOMIA E SAJ
Në këtë pjesë do të mundohem ta elaboroj mundësin e të bërit biznes në Republiken e Kosovës duke i marrë në konsiderat ndër faktorët kyq që ndikojnë në zhvillimin apo mos zhvillimin e ekonomis së Republikes së Kosoves.Hyrje mbi Republiken e Kosoves do jetë një pjesë mjaft interesante me interest e veqant ne pjeset e caktuara ku mund të ketë zhvillim të sektorëve të veqant të ekonomisë.Pjesë tjetër me rëndësi do të jetë edhe krahasimi përmes tabelave që tregojnë se ku qëndron Republika e Kosovës në krahasim me shtetet e Eurpoes juglindore përmes indikatorëve ekonomik të dhënë nga Banka Botërore.
Pjesë tjetër do të jetë edhe elaborimi i investimeve të jashtme direkte ndër vite dhe krahasimi i tyre me vendet fqinje.Poashtu edhe remitencat janë shtjelluar në këtë kapitull krejtë në fund mirpo jo nga rëndësia sepse këto për vitin e kaluar kapin vleren e mbi 752 milion euro dhe janë shtylla kryesore e mirëqenies sociale për shumicen e popullsisë dhe të cilat ndikojnë në mbulimin e llogarive deficitare.
2.1.Republika e Kosovës
Kosova (historikisht: Dardania),zyrtarisht Republika e Kosovës,është një shtet i pavarur në Evropën juglindore.Shtrihet në qendër të siujdhesës Ballkanike dhe kufizohet në veri dhe në lindje me Republiken e Serbisë, në juglindje me Republikën e Maqedonisë, në jugperëndim me Republiken e Shqipërisë dhe në perëndim me Republiken e Malit të Zi. Ka një sipërfaqe prej 10.887 km² dhe popullsi prej 1.8 milion banorësh shqiptarë, pasi që serbët kanë bojkotuar procesin e numërimit.Prej këtyre banorëve afro 200 mijë banojnë në Prishtinë,kryeqyteti dhe qendra më e rëndësishme e vendit.Shumica dërrmuese e popullsisë janë shqiptarë,ndërsa komunitetet tjera përfshijnë serbët,turqit,boshnjakët,romët,ashkalinjtë,egjiptasit dhe goranët.
Me shpalljen e pavarësisë më 17 Shkurt 2008,Republika e Kosovës u bë shteti më i ri në botë. Është vatër e stabilitetit në rajon,si dhe synon anëtarësimin në NATO,Organizata e Kombeve të Bashkuara dhe në Bashkimin Evropian.Kosova është vatër e vazhdimësisë së qytetërimit të lashtë iliro-dardan dhe e zhvillimit të gjuhës shqipe si pasardhëse e vetme e gjuhëve ilire.Në shek. IV p.K. u themelua Mbretëria Dardane,ndërsa më vonë pasuria nëntokësore e Kosovës luajti rol të rëndësishëm në ekonominë e Perandorisë Romake,Perandorisë Osmane dhe ish-Jugosllavisë.Megjithatë,politikat antishqiptare,luftërat,statusi politik dhe keqadministrimi ndërkombëtar e i politikës vendase në vitet e fundit kanë bërë që Kosova të radhitet si vendi më i varfër në Evropë dhe ndër më të varfrit në botë.Republika e Kosovës është anëtare në Fondin Monetar Ndërkombëtar dhe Bankën Botërore.Të ardhurat nga diaspora dhe ndihma ekonomike e BE-së dhe Shteteve të Bashkuara janë shtyllat e ekonomisë kosovare,që shënon mbi 40% të papunë.
Ish-njësi federale e Republikës Socialiste Federative të Jugosllavisë,Kosova është vendi i fundit që e fitoi mëvetësinë si rrjedhojë e shpërbërjes së përgjakshme të kësaj federate.Në vitin 1990, Kosova u shpall republikë dhe në vitin 1991 shtet i pavarur,mirëpo nuk arriti ta jetësonte pavarësinë e vet në rrethanat e pushtimit ushtarak serb që zgjati plot një dekadë (1989-1999). Qëndresa paqësore mbarëpopullore e udhëhequr nga presidenti historik Dr.Ibrahim Rugova,Lufta e Ushtrisë Çlirimtare (1997-1999) dhe ndërhyrja ajrore e NATO-s në pranverë të 1999 i dhanë fund gjenocidit të Serbisë mbi popullatën shqiptare të Kosovës. Trupat e NATO-s hynë në Kosovë në qershor 1999,ndërsa po largohej ushtria serbe, dhe Kosova u administrua nga një mision i Kombeve të Bashkuara deri në 2008. Më 17 shkurt 2008,Kosova u shpall shtet i pavarur dhe sovran dhe deri më tani është njohur nga mbi 110 vende në mbarë botën.Republika e Kosoves perbehet nga 38 komuna te cilat janë:
Tabela 2.1.Komunat e Republikes së Kosoves
01
Deçan
02
Gjakovë
03
Gllogovc
04
Gjilan
05
Dragash
06
Istog
07
Kaçanik
08
Klinë
09
Fushë Kosovë
10
Kamenicë
11
Mitrovicë
12
Leposaviq
13
Lipjan
14
Novobërdë
15
Obiliq
16
Rahovec
17
Pejë
18
Podujevë
19
Prishtinë
20
Prizren
21
Skenderaj
22
Shtime
23
Shtërpcë
24
Suharekë
25
Ferizaj
26
Viti
27
Vushtrri
28
Zubin Potok
29
Zveçan
30
Malishevë
31
Hani i Elezit
32
Mamushë
33
Junik
34
Kllokot
35
Graçanicë
36
Ranillugë
37
Partesh
38
Mitrovica e Veriut
2.2.Indikatorët ekonomik të Republikes së Kosovës
-Bruto prodhimi vendor është një tregues ekonomik i cili e paraqet vlerën me çmimet e tregut të të gjitha të mirave materiale dhe shërbimeve të prodhuara brenda një vendi për një periudhë të caktuar kohore. Zakonisht kjo periudhë është vjetore. Bruto prodhimi vendor është ndër treguesit kryesor makroekonomik për të matur rritjen ekonomike.Ajo mund të llogaritet në tri mënyra: llogaritja sipas prodhimit,sipas të ardhurave dhe sipas shpenzimeve të cilat japin të njëjtin rezultat.Llogaritja sipas prodhimit e cila është mënyra më e drejtpërdrejt përfshinë vlerën e tregut të të gjitha mallrave dhe shërbimeve përfundimtare të llogaritura gjatë një viti.
Tabela 2.2.Bruto prodhimi vendor për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në dollarë ($).raporti i vitit 2014.
Shteti
2008
2009
2010
2011
2012
2013
Shqipëria
10,195,404,131
Mali i Zi
4,538,345,345
4,158,135,026
4,114,881,347
4,501,753,898
4,045,813,953
4,416,083,090
Serbia
49,259,526,053
42,616,653,300
39,368,633,038
46,462,547,041
40,791,444,603
45,519,650,911
Kosova ka vlerën më të ulët pas Malit të Zi mbi Bruto Prodhimin e Brendshëm dhe bën pjesë në grupin e shteteve me të ardhura mesatare të vogla.Ajo çka është e rëndësishme të vlerësohet është se Kosova në të gjitha vitet krahasuese ka shënuar rritje të vazhdueshme në gjithsej vleren e Bruto Prodhimit.Kroacia si anëtare e re e Bashkimit Europian ka vlerën më të lartë të bruto prodhimit,përderisa Serbia renditet në vendin e dytë në kuadër të vendeve të ballkanit perëndimor.
Bruto prodhimi vendorë për kokë banori: Kosova edhe në bazë të mesatares për kokë banori ka vlerën më të vogël të bruto prodhimit vendor, megjithëse jo shumë larg nga Shqipëria, Bosnia & Hercegovina apo edhe Maqedonia.Në këtë krahasim,Kroacia është e para,përderisa Mali i Zi renditet i dyti në rajon me mesataren më të lartë për kokë banori,pas saj renditen Serbia, Maqedonia e kështu me radhë.
Tabela 2.3.Bruto prodhimi vendorë për kokë banoori për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në dollarë ($),raportri i vitit 2014
Shteti
2008
2009
2010
2011
2012
2013
Shqipëria
4,370.54
4,114.13
4,094.36
4,437.81
4,256.02
4,460.34
Bosnia & Hercegovina
4,846.13
4,480.38
4,380.60
4,771.27
4,409.59
4,661.76
Kroacia
15,889.35
14,142.15
13,500.85
14,540.27
13,234.62
13,597.92
Kosova
3,254.86
3,209.73
3,283.43
3,736.83
3,596.88
3,877.17
Maqedonia
4,685.62
4,433.86
4,442.30
4,940.95
4,548.16
4,838.46
Mali i Zi
7,335.90
6,713.08
6,636.07
7,253.36
6,514.15
7,106.86
Serbia
6,701.77
5,821.31
5,399.30
6,422.71
5,666.20
6,353.83
Kosova edhe në bazë të mesatares për kokë banori ka vlerën më të vogël të Bruto Prodhimit Vendor,megjithëse jo shumë larg nga Shqipëria,Bosnia & Hercegovina apo edhe Maqedonia. Në këtë krahasim,Kroacia është e para, përderisa Mali i Zi renditet i dyti në rajon me mesataren më të lartë për kokë banori, pas saj renditen Serbia, Maqedonia e kështu me rradhë.
Inflacioni paraqet rritjen e sasisë së ofertës së parasë në qarkullim në një ekonomi të caktuar brenda një periudhe të caktuar kohore.Një nga efektet që mund të shoqërohet me inflacionin është edhe rritja e çmimeve të të mirave materiale dhe shërbimeve.Me pak fjale kjo nënkupton zhvlerësimin i mjeteve kur me një sasi të caktuar të të hollave blihen më pak prodhime apo shërbime se sa përpara zhvlerësimit.Fenomeni i kundërt i saj është deflacioni.
Për shkak të efekteve ekonomike gjithnjë e më të mëdha globale si dhe për shkak se Kosova nuk ka njësi monetare të saj përmes secilës do të mund të zbatonte politikat e saj monetare,Kosova nuk mund të bëj edhe aq shumë në uljen apo rritjen e këtij inflacioni,meqenëse paraja zyrtare e saj është euro dhe pak a shumë diktohen trendet e njëjta nga evropa me ndryshime të vogla të cilat mund të rrjedhin edhe nga remitencan e mërgimtarëve të cilët sado pak stabilizojnë ekonominë e brishtë të vendit.
Tabela 2.4.Inflacioni sipas çmimeve të konsumit për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në përqindje (%),raporti i vitit 2015.
Shteti
2008
2009
2010
2011
2012
2013
2014
Shqipëria
3.36%
2.28%
3.55%
3.45%
2.03%
1.94%
1.63%
Bosnia & Hercegovina
7.42%
-0.39%
2.19%
3.68%
2.05%
-0.09%
-0.93%
Kroacia
6.09%
2.40%
1.04%
2.25%
3.42%
2.21%
-0.21%
Kosova
9.35%
- 2.41%
3.48%
7.34%
2.48%
1.76%
0.43%
Maqedonia
8.33%
- 0.74%
1.51%
3.90%
3.32%
2.78%
-0.28%
Mali i Zi
8.76%
3.47%
0.65%
3.45%
4.15%
2.21%
-0.71%
Serbia
12.41%
8.12%
6.14%
11.14%
7.33%
7.69%
2.08%
Në tabelën mund të shohim se në vendet e ballkanit perëndimor trendet e normës së inflacionit kanë qenë afërsisht të njëjta me disa ndryshime të vogla varësisht prej shtetit.Në këtë krahasim mund të shohim se Serbia ka pas lëvizje më të mëdha të normës së inflacionit gjatë viteve të kaluara.Kosova në vitet krahasuese,normën më të lartë e ka pas në vitin 2008,përderisa në tri vitet e fundit kjo gjë është stabilizuar.Në përgjithësi për shkak të efektit global nga ekonomitë më të mëdha në Europë dhe botë,mund të shohim se shtetet e ballkanit perëndimor janë të ndikuara nga këto trende,sidomos viti 2008 në kohën e krizës ekonomike globale.
Papunësia paraqet një nga problemet makroekonomike në një vend.Pasojat nga numri i madh i papunësisë mund të jenë si rënia e Bruto Prodhimit të Brendshëm,rënia e të ardhurave në familje, apo përkeqësimi i varfërisë.Papunësia paraqet numrin e popullsisë në moshë pune ndërmjet 16 - 65 vjeç,duke zbritur nga ky numër ata që nuk janë aktiv dhe që nuk konsiderohen si forcë pune, përderisa llogaritet diferenca ndërmjet atyre që konsiderohen si forcë pune në kuadër të kësaj moshe në raport me numrin e të papunëve.
Tabela 2.5.Papunësia sipas fuqisë punëtore për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore e shprehur në përqindje (%),raporti i vitit 2014.
Shteti
2008
2009
2010
2011
2012
2013
Shqipëria
13.0%
13.8%
14.2%
14.0%
13.9%
16.0%
Bosnia & Hercegovina
30.9%
30.0%
Maqedonia
33.8%
32.2%
32.0%
31.4%
31.0%
29.0%
Mali i Zi
16.8%
19.1%
19.7%
19.7%
19.6%
19.8%
Serbia
13.6%
16.6%
19.2%
23.0%
23.9%
22.2%
Nga të dhënat e paraqitura në tabelë mund të shohim se Kosova ka normën më të lartë të papunësisë e cila në fund të vitit 2013 shënon shkallën prej 30%.Në fund të vitit 2013 Shqipëria ka shënuar shkallën më të ulët të papunësisë në krahasim me të gjitha vendet e ballkanit perëndimor,pra më të ulët se sa Kroacia e cila ishte lidere në të dhënat e marra për bazë krahasimi deri më tani. e dyta për nga norma më e lartë e papunësisë renditet Maqedonia e cila nuk është larg Kosovës me 29%.
Raporti i të bërit biznes.Një nga indikatorët i cili e vlerëson punën në ekonominë e një vendi është edhe raporti vjetor i cili publikohet nga Banka Botërore i cili analizon dhe bën matjen e shpenzimeve që ndërmarrjeve i shkaktohen nga zbatimi apo mos zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve të atij vendi. Aktualisht Banka Botërore ka për bazë krahasimi 189 ekonomi të vendeve të ndryshme nëpër botë. tabela në vijim tregon renditjen e vendeve të ballkanit perëndimor në këtë listë krahasuese me këto ekonomi.Një nga indikatorët i cili e vlerëson punën në ekonominë e një vendi është edhe raporti vjetor i cili publikohet nga Banka Botërore i cili analizon dhe bën matjen e shpenzimeve që ndërmarrjeve i shkaktohen nga zbatimi apo mos zbatimi i ligjeve dhe rregulloreve të atij vendi. Aktualisht banka botërore ka për bazë krahasimi 189 ekonomi të vendeve të ndryshme nëpër botë.Tabela në vijim tregon renditjen e vendeve të ballkanit perëndimor në këtë listë krahasuese me këto ekonomi.
Në raportin e të Bërit Biznes për këtë vit,në pesë indikatorë ka pasur ndryshim të metodologjisë:pajisja me lejet ndërtimore,lidhja me energji elektrike,ekzekutimi i kontratave,regjistrimi i pronës dhe tregtia përtej kufijve.Për shembull,në fushën e regjistrimit të pronës,një indeks i ri për kualitetin e administrimit të tokës matë besimin,transparencën dhe shtrirjen gjeografike të sistemeve për administrim të tokës si dhe aspektet për zgjidhje të mospajtimeve rreth çështjeve që kanë të bëjnë me tokë.Ndryshimet metodologjike mbushin një përpjekje dy-vjeçare për rritjen e standardeve të cilat masin kualitetin e rregullimit,si dhe,efikasitetin e kornizës rregulluese për biznes me qëllim që rrumbullakojë më mirë realitetin bazë.
Raporti të Bërit Biznes përcjellë sistemet rregulluese dhe burokratike shtetërore përmes zhvillimit të anketave të detajuara vjetore.Politik-bërësit që merren me sfidën e krijimit të vendeve të punës dhe promovimin e zhvillimit,ia vlen të studiojnë se si shtetet i caktojnë tarifat e indikatorëve të ndryshëm e të Bërit Biznes.
"Një ekonomi moderne nuk mund të funksionojë pa rregullore dhe, në të njëjtën kohë, ajo nuk mund të ndalet për shkak të rregullores së dobët dhe pavolitshme. Sfida e zhvillimit do të thotë ecja nëpër shtigje të ngushta duke identifikuar rregulloret që janë të mira dhe nevojshme, dhe duke I shmangur ato që pengojnë kreativitetin dhe pengojnë funksionimin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme", tha Kaushik Basu, Krye-Ekonomisti dhe Zëvendës Presidenti i Lartë Bankës Botërore.
Tabela 2.6.Të bërit biznes për vendet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore më 28 Tetor 2015.
Të Bërit Biznes 2016
Kosova
Shqiperia
Bosnia & Hercegovina
Maqedonia
Mali i Zi
Serbia
Fillimi i biznesit
47
58
175
2
59
65
Pajisja me lejet ndërtimore
136
189
171
10
91
139
Lidhja me energjinë elektrike
124
162
119
45
163
63
Regjistrimi i pronës
32
107
97
50
79
73
Marrja e kredive
28
42
42
42
7
59
Mbrojtja e investitorëve minoritarë
57
8
66
14
36
81
Të paguarit e taksave
67
142
154
7
64
143
Tregtia përtej kufijve
71
37
28
26
42
23
Ekzekutimi i kontratave
48
96
66
26
43
73
Zgjidhja e falimentimeve
163
42
38
37
36
50
Vlerësimi i përgjithshëm
66
97
79
12
46
59
Në kuadër të kësaj liste krahasuese,Kosova në krahasim me vendet e ballkanit perëndimor renditet para Bosnjës & Hercegovinës dhe Serbisë,përderisa në këtë listë më së miri është e pozicionuar Maqedonia.Pas saj radhitet Mali i Zi, Kroacia dhe Shqipëria. është e rëndësishme të theksohet se Kosova ka bërë përmirësime të ndjeshme në vitet e fundit përmes reformave që i ka ndjekur dhe nëse vazhdon ky trend, atëherë pritet që në një të ardhme të afërt Kosova të jetë e renditur edhe më mirë në raport me vendet e tjera.
Ekonomitë në Europë dhe Azinë Qendrore kanë arritur rezultate të mira sa i përket standardeve të reja për cilësi,kurse ato të rajonit të Lindjes së Mesme dhe Afrikës Veriore kanë pasur një performancë më të dobët.
Në rangimet globale,Singapori vazhdon ta mbajë vendin e parë.Në mesin e 10 ekonomive më të mira që kanë rregullatorë miqësorë ndaj bizneseve janë Zelanda e Re në vendin e dytë, Danimarka (3),Republika e Koresë (4),Hong Kongu,Kina (5),Mbretëria e Bashkuar (6),Shtete e Bashkuara (7),Suedia (8),Norvegjia (9),dhe Finlanda (10).
10 përmirësuesit më të mirë të botës - p.sh.ekonomitë që kanë zbatuar së paku tri reforma gjatë vitit të fundit dhe janë ngritur më lartë në listën e vlerësimeve - janë Kostarika,Uganda,Kenia, Qiproja,Mauritania,Kazakistani,Uzbekistani,Xhamajka,Senegali dhe Benini.
Normat e interesit të industrisë bankare - Një aspekt tjetër i rëndësishëm i cili merrët për bazë nga raporti i Bankës Botërore mbi të bërit biznes është edhe qasja në financa e ndërmarrjeve të atij vendi.Qasja në financa nuk nënkupton vetëm se sa është përqindja e normës së interesit të institucioneve financiare që e ofrojnë për të marrë hua,mirëpo nënkupton edhe se sa janë të gatshme ato biznese të plotësojnë kriteret e kërkuara për t'u kualifikuar për huadhënie.
Në këtë numër do të trajtohet norma efektikve e interesit e cila poashtu paraqet një faktorë të rëndësishëm për të marrë ndërmarrjet kredi.Norma efektive tregon koston e asaj kredie deri në afatin e maturimit të saj, pra deri në kthimin e asaj kredie,duke përfshirë këtu normën nominale të interesit dhe të gjitha shpenzimet e tjera administrative.Poashtu do të trajtohet edhe norma efektive e interesit në depozita,e cila paraqet koston që institucioneve financiare i kushton mbajtja e atyre depozitave në llogaritë bankare.
Të dhënat e paraqitura në vijim mbi normat e interesit, janë të dhëna të marra nga banka botërore e cila i publikon në baza vjetore dhe këto të dhëna janë të shprehura në forma të ndryshme, varësisht se a posedon ai shtet përkatës valutë vendore apo euro. Megjithatë të dhënat e paraqitura janë indikatorë të mirë për të interpretuar dhe krahasuar Kosovën me vendet e tjera të ballkanit perëndimor.
Tabela 2.7.Norma e interesit të kredisë bankare per shtetet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore i shprehur në përqindje(%),raporti i vitit 2015
Shteti
2008
2009
2010
2011
2012
2013
2014
Shqipëria
13.0%
12.7%
12.8%
12.4%
10.9%
9.8%
8.7%
Bosnia & Hercegovina
7.0%
7.9%
7.9%
7.4%
10.9%
9.8%
8.7%
Kroacia
10.1%
11.6%
10.4%
9.7%
9.5%
9.2%
///
Kosova
13.8%
14.1%
14.3%
13.9%
12.9%
11.1%
9.2%
Maqedonia
9.7%
10.1%
9.5%
8.9%
8.5%
8.0%
7.5%
Mali i Zi
9.2%
9.4%
9.5%
9.7%
9.6%
9.4%
9.4%
Serbia
16.1%
11.8%
17.3%
17.2%
18.2%
17.1%
14.8%
Tabela tregon se Kosova në krahasim me vendet e ballkanit perëndimor ka shënuar përmirësime të dukshme sa i përket mesatares së normës efektive të interesit në kredi,sidomos në vitin e fundit.Nëse vazhdohet ky trend i uljes së normës së interesit,atëherë shumë shpejt pritet të kemi norma ndër më të ultat në rajon.Në fund të vitit 2014,Kosova ka normë më të ulët të interesit se Serbia dhe Mali i Zi,përderisa ka normë më të lartë të krahasueshme me Shqipërinë dhe Bosnjën dhe Hercegovinën.Në këtë krahasim, Maqedonia ka normën më të ulët të interesit.
Tabela 2.8.Norma e interesit në depozita për shtetet e Europes juglindore,raporti nga Banka Botërore i shprehur në përqindje (%),raporti i vitit 2015.
Shteti
2008
2009
2010
2011
2012
2013
2014
Shqipëria
6.8%
6.8%
6.4%
5.9%
5.4%
4.2%
1.9%
Bosnia & Hercegovina
3.5%
3.6%
3.2%
2.8%
3.2%
3.0%
2.7%
Kroacia
2.8%
3.2%
1.8%
1.7%
1.9%
1.5%
1.3%
Kosova
4.4%
4.0%
3.4%
3.6%
3.7%
2.4%
1.1%
Maqedonia
5.9%
7.0%
7.1%
5.9%
5.1%
4.4%
3.7%
Mali i Zi
3.8%
3.8%
3.7%
3.1%
3.3%
2.9%
2.1%
Serbia
7.3%
5.1%
11.3%
9.8%
10.6%
7.9%
6.8%
Tabela 2.8 paraqet normën efektive të interesit në depozita,me ç'rast mund të shohim se Kosova në krahasim me vendet e ballkanit perëndimor ka normën më të ulët në depozita,përderisa pas saj radhitet Shqipëria dhe Mali i Zi.Serbia ka normën më të lartë të saj me 6.8%,për faktin se ka edhe normat më të larta të interesit për kredi.Duhet theksuar se ne % e interesit ne kredi rol te madh ka edhe qeshtja e sigurisë së shtetit,në rastin tonë e dijmë mirë se ende nuk jemi pjesë e OKB-së dhe NATO-së dhe me inkuadrimin ne keto dy organizata normalishtë se edhe ky indikatorë do të ndryshoj në dobi të qytetarëve.
Duke marrë parasysh ambientin e të bërit biznes në Kosovë sidomos tek çështja e zbatimit të kontratës dhe vështirësive me të cilat ballafaqohet industria bankare në vend, mund të vlerësojmë se në këtë mes industria bankare ka performuar mirë duke shënuar vlera pozitive të rritjes për të gjithë indikatorët e saj,duke ofruar kështu siguri të qëndrueshme dhe besim tek qytetaret e vendit, gjë që paraqet aspekt shumë të rëndësishëm për zhvillim më të qëndrueshëm për të ardhmën.
Tek procesi i lëshimit të kredisë është e rëndësishme që bankat të sigurojnë më të mirën e tyre se huadhënia e dhënë të kthehet në bazë të planit të përcaktuar në bashkëpunim me klientët,në mënyrë që të menaxhohet kujdesshëm edhe çështja e kredive jo-performuese.Tabela në vijim tregon përqindjen e kredive jo-performuese në rajon.
Tabela 2.9.Kreditë jo-performuese në raportë me gjithsej kreditë për shtetet e Europes juglindore,raport nga Banka Botërore i shprehur në përqindje (%),raporti i vitit 2015.
Shteti
2008
2009
2010
2011
2012
2013
2014
Shqipëria
6.6%
10.5%
14.0%
18.8%
22.5%
23.5%
21.7%
Bosnia & Hercegovina
3.1%
5.9%
11.4%
11.8%
13.5%
15.1%
15.5%
Kroacia
4.9%
7.7%
11.1%
12.3%
13.8%
15.4%
16.4%
Kosova
3.3%
4.3%
5.8%
5.7%
7.4%
8.5%
8.2%
Maqedonia
6.7%
8.9%
9.0%
9.5%
10.1%
10.9%
11.3%
Mali i Zi
7.2%
13.5%
21.0%
15.5%
17.6%
18.4%
17.2%
Serbia
11.3%
15.7%
16.9%
20.0%
18.6%
21.4%
23.0%
Në tabelën mund të shohim se Kosova ka normën më të ulët të kredive jo-performuese në raport me vendet e ballkanit perëndimor.Pas saj është Maqedonia,Bosnja &Hercegovina dhe kështu me radhë,përderisa nga të dhënat e fundit të vitit 2013,shifrat e vendosin Shqipërinë me normën më të lartë në rajon sa i përket kredive jo-performuese.Kjo tregon se në Kosovë industria bankare ka qene më konzervative dhe shumë më e kujdesshme gjatë procesit të lëshimit të kredive,duke i dhënë kështu rëndësi primare kualitetit të portfolios të kredive
2.3.Investimet e jashtme direkte (IJD) si ndihmesë për zhvillimin e ekonomisë së Republikes së Kosovës
Sugjerimi esencial që del nga Investimi i Jashtëm Direkt (IJD) kuptohet si angazhim i mjeteve monetare me qëllim të përfitimit të normave të interesit jashtë vendit të investitorit,kështu duke ndikuar në zhvillimin ekonomik të vendit ku bëhet investimi.
IJD preferohen më shumë në vendet të cilat janë në procesin e zhvillimit se sa në ato vende ku zhvillimi ekonomik është shumë i madh.
Përveç përfitimeve materiale,vendi në të cilin investohet ai përfiton edhe në zhvillimin e resurseve humane.IJD kontribuojnë në zhvillimin e sektorit prodhues të vendit.Aktualisht mundësia e vetme për zhvillim ekonomik në Kosovë janë investimet nga jashtë për faktin e vetëm se kapacitetet për investime vendore janë shumë të limituara.Investimet e jashtme direkte kanë filluar që pas vitit 2000 ndërkaq investimet më voluminoze janë bërë në vitet 2007 – 2008. Investimet e mëdha të viteve 2007 – 2008 i dedikohen investimit në telefonin e dytë mobile në Kosovë.Rënia e investimeve të jashtme direkte u vërejt nga fundi i vitit 2008 dhe fillimi i vitit 2009 nga kriza ekonomike globale ku investimet e jashtme patën rënie drastike.Ndërkaq më 2010 – 2011 filloi rritja e investimeve edhe pse me një ritëm shumë të ngadalshëm.Këto investime ende vazhdojnë të jenë të ndikuara nga zhvillimet ekonomike në botë konkretisht të eurozonës.Kriza ekonomike në eurozonë ka pasur ndikim të drejtpërdrejtë në numrin e investimeve në Kosovë,arsyeja është e thjeshtë ngase si në rastin e krizës globale ashtu edhe në këtë të eurozonës,kur investitorët e mundshëm të jashtëm në vendet e tyre kanë kriza,atëherë automatikisht bie edhe mundësia dhe dëshira që ata të investojnë në vende të tjera,në këtë rast në Kosovë.Ndikimi i vetëm i krizës globale në Kosovë sipas FMN –së ishte kufizimi i integrimit në tregjet globale.Përvoja dhe studimet e ekspertve është se duhet promovuar strategjitë zhvëllimore të cilat nxisin investimet në një afat të gjatë dhe sigurojnë norma të larta të efikasitetit të tyre
(ROI). Aftësitë e vendeve të caktuara për të qenë atraktive për IHD varen nga legjislacioni i cili duhet të siguron barazi në treg dhe siguri, të ketë karakter jodiskriminues dhe të promovoj praktika transparente të inevstimeve.
Elementetet tjera të krijimit të rrethinës së favorshme janë:
stabiliteti politik
potencialet e tregut dhe mundësia e qasjes në tregje
nxjerrja dhe disponimi me profit (repatriation)
zhvillimi i infrastruktures
lehtësitë për konversionin e valutës
privatizimi dhe derregullimi
konkurenca lojale
siguria e investimeve
popullsinë më të re në Evropë ku mosha mesatare është 25 vjeç,
fuqi të lartë punëtore të kualifikuar, të gatshëm për punë,
€uro - në monedhë zyrtare,
ofron qasje të lirë në tregjet e BE – së,SHBA – së dhe CEFTA – së,
tatime të ulëta për veprimtarinë ekonomike ku në të ardhura është 0 – 10%,
kontributi në të ardhura 5%,
TVSH e përshkallëzuar deri ne maksimumin 18% dhe tatimi mbi të ardhurat e korporatave 10%,
stabilitet ekomomik sidomos pas vitit 2008 me shpalljen e pavarësisë i cili vazhdon të
shënoj rritje si dhe është anëtare e FMN – së dhe Bankës Botërore, gjithashtu edhe sistemi ligjor në Kosovë që nga viti 1999 është i ndërtuar në përputhje me legjislacionin e BE – së
ku investitorët e jashtëm gëzojnë trajtim kombëtar,cilësohet si vend strategjik për investime pasi që ndodhet në qendër të Ballkanit dhe njëherit është duke përjetuar zhvillim të madh të infrastrukturës si dhe posedon në masë të madhe burime natyrore dhe tokë bujqësore.Sistemi bankar në Kosovë nuk u ndikua nga kriza globale dhe të gjitha institucionet financiare janë private dhe shumë të shëndetshme financiarisht.
Nga e gjithë kjo zhvillimi ekonomik i Kosovës mund të themi se varet vetëm nga fakti nëse ka investitorë të gatshëm për të investuar,për të angazhuar mjetet e tyre monetare në vendin tonë.Si faktor që ndikon në kufizimin e depërtimit të krizës globale financiare në Kosovë për arsye se nuk operojmë me të ashtuquajturat derivate financiare,por veprimtaria financiare bazohet në dhënien e kredive të thjeshta dhe mbajtjen e depozitave në këtë mënyrë duke krijuar fitimet e tyre.
Ekonomia e Kosovës,si ekonomi në tranzicion ka shënuar progres të konsiderueshëm ekonomik por ende është shumë e varur nga bashkësia ndërkombëtare dhe nga diaspora si për ndihmë financiare ashtu edhe për ndihmë teknike.Qytetarët e Kosoves si më të varfëritë në Evropë sipas GDP për kokë banori, papunësia e madhe është një problem serioz për Kosovën përveç të tjerave edhe për faktin se ndikon në migrimin e popullsisë dhe në veprimtarinë e tregut të zi.Disa analiza të bëra nga FMN parashihej që në vitet 2011 dhe 2012 të kishte zhvillim ekonomik me nga 5 %, ndërsa për këtë vit siq është theksuar edhe më lartë pritet të jetë rreth 3.8% apo 0.2% më shumë se vitin e 2015.
Përderisa jemi tek aspektet qe mund të ndikojnë në investimet apo mos investimet nga jashtë në Republiken e Kosoves mund ta paraqesim edhe analizen SWOT per Kosoven.
Tabela 2.10.SWOT analiza e Republikes së Kosoves
Pikat e forta
Afërsia gjeografike me pjesen më të madhe të rajoneve dhe tregjeve të BE-së
Fuqi punëtore e kualifikuar me një kosto relativishtë të ulët
Kulturë pune
Burime minerale
Atraksione natyrale dhe turistike
Ambient ligjor I pranueshëm për investime
Pikat e dobëta
Tregjet e vogla vendase
Të ardhurat e vogla për kokë banori
Infrastruktura e dobët
Teknologjia industriale e vjetruar
Sektori I dobët financiar
Mundësitë
Integrimi europian
Diaspora e gjerë
Reforma e Sistemit të arsimit
Rindërtimi I infrastrukturës
Rreziqet
Konkurrenca nga vendet fqinje
Rritja në paga dhe humbja e avantazhit konkurrues të kostos së ulët të punës
Mundësitë e investimit në Kosovë mund të jenë në sferat si:
Page Content
Energjia dhe Minierat - Kosova ka pasuri të mëdha nëntokësore,me 14,700 milion tonë,ajo zë vendin e pestë në botë për rezerva linjiti.Rezervat e këtij minerali që përdoret si burim kryesor i prodhimit energjetik në Kosovë,vlerësohet se do të zgjasin për 650 vjet të tjera, me ritmin e nxjerrjes momentale.
Rezerva linjiti janë të shpërndara edhe në legenin e Dukagjinit dhe atë të Drenicës,por nxjerrja e mineralit momentalisht është kufizuar vetëm në legenin e Kosovës.Pos linjitit Kosova është e pasur edhe me zink,plumb,ari,kadmium dhe bismut.Kultura e nxjerrjes së linjitit daton që nga koha romake,nxjerrja moderne e mineraleve në Kosovë fillon në vitet 1930'ta, me themelimin e Kompleksit të Trepçës.Momentalisht Trepça është pronë shoqërore dhe përbëhet nga tetë mina, asnjëra prej të cilave nuk është aktive.
Bujqësia dhe Blegtoria - Kosova është e pasur me tokë bujqësore,53 për qind të sipërfaqes totale janë tokë e punueshme.Momentalisht sektori i bujqësisë kontribuon vetëm 19 për qind në NVP-në e përgjithshme dhe 15 për qind në vlerën e eksportit. Procedimi i ushqimit në Kosovë tradicionalisht është udhëhequr nga ndërmarrjet shoqërore, derisa sot këto janë jo-aktive; kompani të reja private kanë filluar të operojnë në këtë fushë.Pjesa më e madhe e këtyre kompanive janë të vogla dhe nuk janë ende të afta për të mbuluar pjesën më të madhe të kërkesave në treg.
Investimi në këto kompani,sigurimi i teknikave të reja të menaxhmentit do të mund të rilindte industrinë e agro-biznesit në Kosovë,deri në atë pikë që do të mund të garonte në tregjet ndërkombëtare.
Vreshtat - Rritja e rrushit dhe prodhimi i verës është një traditë e vjetër në Kosovë.Gjatë viteve të arta industria e verës vetëm në Rahovec ka pasur kapacitet prodhimi deri në 50 milion litra në vit.Në vitin 1989,eksporti i verës së Rahovecit ka arritur në 40 milion litra që kryesisht janë shpërndarë në tregun gjerman.
Ndërtimtari - Viteve të fundit industria e ndërtimit është bërë njëri ndër sektorët më të rëndësishëm në ekonominë Kosovare.Ky sektor vazhdon të jetë një potencial shumë i madh ekonomik për Kosovën,duke marrë parasysh nevojën për ndërtime të vendbanimeve të reja dhe infrastrukturës rrugore.Vet Qeveria e Kosovës ka vendosur për qëllim që të lidhë vendin me korridoret më të rëndësishme në Maqedoni,Shqipëri dhe Serbi.
Industria e tekstilit - Tekstili ka qenë sektori i dytë për nga madhësia në Kosovë,ndërsa në kulmin e zhvillimit të saj 15 ndërmarrjet shoqërore të prodhimit të tekstilit kanë punësuar më shumë se 1,000 njerëz dhe kanë arritur shitje deri në 35 milion marka.
Përkundër zhvillimeve të fundit në rajon,që kanë prishur lidhjet e tregtisë,analizat ndikojnë se nga 55 deri në 65 milionë euro mund të arrihen me eksportim,në rast të rikthimit të këtyre lidhjeve.Në këtë sektor ka mjaft hapësirë për investitorë që edhe njëherë Kosova të prodhojë rroba të përfunduara nga tekstili i prodhuar në rajon.
Turizmi- Potenciali turistik i Kosovës lidhet ngushtë me pozitën gjeografike të Kosovës, e rrethuar nga të gjitha anët me male, dhe në qendër të Ballkanit, vendi ka potencial për turizëm dimëror.Malet në jug të Kosovës,vendpushimet si Brezovica dhe Malet e Sharrit janë mundësi shumë të mira dhe interesante për investitorët.Momentalisht vend pushimi i Brezovicës përfshin tre hotele,dy restorante dhe nëntë ski-lifte që momentalisht janë pronë shoqërore.
Perpos Brezovicës,vend tjetër malor që shfrytëzohet për turizëm dimëror janë Bjeshkët e Nemuna,të vendosura në perëndim të Kosovës.Mendohet se ky lokacion turistik ka potencial për të pranuar deri në 30,000 vizitorë turistikë.Potencialin e këtij rajoni veç më kanë filluar të shfrytëzojnë kompani të vogla private që kanë ndërtuar komplekse private në fshatin Bogaj.
Procedurat dhe Legjislatura – Kosova ndarjen e bizneseve e bën në këtë formë:
Biznese individuale,
Ortakëri të përgjithshme,
Ortakëri e kufizuar,
Shoqëri me përgjegjësi të kufizuar
Shoqëri aksionare,
Kompani e huaj,
Ndërmarrje shoqërore,
Ndërmarrje publike,
Kooperativa bujqësore,
Ndërmarrje të tjera nën juridiksionin e AKM-së.
Në përputhje me nenet e Ligjit për Investim të Huaj,kompanitë e huaja janë të lejuara të angazhohen në çfarëdo aktivitet biznesor që janë të hapura për bizneset vendore,dhe nuk ekziston ndonjë kufizim sa i përket kapitalit që mund të kenë këto kompani.Investitorët e jashtëm mund të themelojnë degë të veta në të njëjtën formë si bizneset vendore.
Në vazhdim do te jepen disa tabela të cilat do të tregojnë rreth investimeve te jashtme direkte në:
Vendet sipas origjines nga vijne IJD
Sektoret ne te cilet eshte investuar nder vite dhe
Analiza krahasuese I investimeve te jashtme direkte ne vendet e ish-Jugosllavisë
Tabela 2.11.Pjesëmarrja e IJD-ve në Kosovë sipas shteteve të origjines ne periudhen 2008-2015 ne miliona euro sipas raportit të BQK-së
Vitet /
Shteti
Totali
2008
Nga tabela e mesiperme shohim se shteti i cili ka investuar në Kosovë më së shumti qe prej shpalljes se pavarsisë së Kosoves është Gjermania me 471 milion euro e pasuar nga Zvicra me 327 milion euro dhe keto natyrisht se nuk te bejn per tu menduar shumë kur e dijmë se diaspora jonë është e koncentruar më së shumti në këto dy shtete,poashtu në këtë table e shohim se ne krahasim me vitet e kaluara viti 2015 ka qenë më i suksesëshmi me mbi 319 milion euro investime të vjela dhe shpresoj se viti në të cilin jemi-2016 të jetë vit edhe më i suksesëshëm sa i përket investimeve të cilat vijnë nga jashtë dhe që pa pike dyshmi janë një ndihmesë shumë e madhe për ekonominë e Kosoves dhe shpresë për punësim për popullin e Kosoves.
Poashtu në krahasim mund të marrim edhe forma tjera qoftë në tabela apo diagrame per investimet e huaja në shtetet e Europes juglindore per te shikuar ku gjendet Kosova në krahasim me terheqjen e investimeve të jashtme.Në vazhdim do të shohim investimet për sektor ekonomie në shtetin e Kosoves
Tabela 2.12.Pjesmarrja e IJD-ve në Kosovë sipas sektorëve për periudhen 2008-2015 (vlerat në milion) sipas raportit të BQK-së,raporti i vitit 2016.
Përshkrimi
2008
2009
2010
2011
2012
2013
2014
2015
Shërbimet financiare
109.6
75.3
39.4
33
22.4
4.4
41.9
64.3
Patundshmëri,qeradhënje
dhe aktivitete tjera biznes
62.2
43.9
75.5
60.5
115.7
136.1
142.1
189.6
Transporti dhe
Telekomunikacioni
51
21.9
-15.9
29
32.4
51
-9.1
-6.2
Energjetika
16.7
8.7
-------
0.2
2.2
48.8
13.4
11.9
Minierat
17.4
7
17.7
-5.2
-25
-14.1
4.2
-24.6
Ndërtimi
13.5
35.5
54.2
13.1
31.1
17.3
-19.9
46.3
Industri përpunuese
53.7
57.6
101.1
46.9
27.4
11.5
-34
23.1
Bujqësia
8.5
13.1
0.9
0.6
0.3
0.4
0.2
0.9
Shërbimet tregtare,pastrami,mbledhje
10.1
16.2
6.8
11.6
9.3
14.6
8.4
13
Këshillim,operim,hulumtim
2.1
2.7
1.3
11.3
1.8
3.3
2.2
4.5
Hotileri
2.1
2.4
-------
0.2
0.5
0.8
0.4
-0.1
Aktivitete tjera të pa klasifikuara
23
11.3
87.6
63.2
11
6.2
1.4
1.5
TOTAL
270.48
297.1
272.82
284.56
210.95
230.03
214.93
319.3
Nga tabela mund të shohim se sektor me i dëshiruar për investim është sektori për patundshmëri,qeradhënie dhe aktivitete tjera biznesore I cili vazhdimisht nga viti në vitë është duke pasur ngritje.Poashtu shihet se viti që lam pas është viti më i mire i krahasuar sa i përket investimeve të huaja direkte dhe shpresoj që viti 2016 të jetë edhe më i mire sa i përket investimeve të huaja.Në vazhdim do të shohim edhe analizen krahasuese të investimeve të huaja direkte për kokë banori në Kosovë në krahasim me vendet e tjera të Europes juglindore.
Grafiku 2.1.Investimet e jashtme direkte per kokë banori ne shtetet e Europes juglindore të nxjerra nga mesatarja e vitete 2008-2015 në mijëra euro.Raporti I BQK-së së vitit 2013
Nga grafiku mund të shohim se në raportin e krahasimit të investimeve të huaja direkte në vendet përkatëse më së dobëti në këtë aspekt qëndron Kosova ku për kokë banori ka vetëm 1290 dollarë investime të jashtme ndërsa në këtë aspekt më së miri qëndron Mali I Zi me 8660 dollarë për kokë banori.
2.4.Remitencat si faktorë ndikues në gjendjen ekonomike dhe mirëqenien sociale të Kosovarëve
Dërgesat e mërgimtarëve janë një nga burimet më të rëndësishme dhe të qëndrueshme të financimit të jashtëm për vendet në zhvillim.Në dy dekadat e fundit,dërgesat e mërgimtarëve kanë arritur nivelin e investimeve të huaja direkte (IHD).Në shumë vende në zhvillim,dërgesat e mërgimtarëve janë edhe më të larta se ndihma nga asistenca e huaj.Ato mbesin të rëndësishme veçanërisht për vendet më pak të zhvilluara,me deficite kronike të mëdha tregtare,duke e zvogëluar këtë hendek.Dërgesat e mërgimtarëve gjithashtu janë në mesin e burimeve më të qëndrueshme për rezervat e huaja,si dhe shpeshherë me një efekt kundërciklik duke nxitur konsumin dhe në masë më të vogël investimet gjatë recesionve.Duke pas parasysh rëndësinë e dërgesave të mërgimtarëve,vende të ndryshme kanë ndërmarrë politika dhe iniciativa për ngritjen e efikasitetit dhe integritetin,në ofrimin e shërbimeve të dërgesave të mërgimtarëve .
Ngjashëm me vendet tjera,dërgesat e mërgimtarëve janë të një rëndësie të veçantë edhe për ekonominë e Kosovës.Dërgesat e mërgimtarëve në Kosovë paraqesin njërin ndër burimet kryesore të financimit të konsumit të ekonomive familjare dhe paraqesin një burim,që siguron gjendje stabile sociale duke zvogëluar ngarkesën ndaj buxhetit shtetëror.Sidoqoftë,sfiduese për ekonominë e Kosovës vazhdon të mbetet kanalizimi i dërgesave nëpërmjet rrugëve formale, sidomos bankave.Në këtë drejtim,Banka Qendrore në kuadër të Strategjisë së Zhvillimit të Sistemit Kombëtar të Pagesave,do të angazhohet direkt në përkrahjen pa rezervë për iniciativat e ndërmarra,në drejtim të përkrahjes së transfereve formale nga bankat komerciale dhe agjensionet për transferimin e parave por edhe nga institucione qeveritare e përfaqësitë diplomatike,në vendin tonë dhe organizatave tjera joqeveritare.Në këtë kuadër, një prej këndvështrimeve kryesore në këtë studim do të jetë paraqitja e rolit dhe rëndësisë së kanalizimit të kësaj kategorie të pagesave "dërgesave të mërgimtarëve"në rrugët formale, duke synuar kështu gjetjen e instrumenteve më të volitshme, efikase,të sigurta,të shpejta dhe me kosto sa më të ulët,si për dërgim ashtu edhe pranim,të këtyre pagesave të diasporës sonë.Për më tepër objektiv i këtij studimi është edhe të prezantohet situata aktuale e dërgesave të mërgimtarëve,diskutim mbi praktikat dhe politikat e përshtatshme bazuar në eksperiencat e shteteve tjera dhe implikimet potenciale për ekonominë e Kosovës.Për të ndihmuar në këtë drejtim,Banka Botërore dhe Komiteti mbi Sistemet e Pagesave dhe Shlyerjes (KSPSH),kanë formuar një grup punues për t'i adresuar nevojat e koordinimit të politikave ndërkombëtare për dërgesat e mërgimtarëve.Në kuadër të këtij grupi punues akterët kryesorë janë Bankat Qendrore nga shtetet dërguese dhe pranuese të remitancave, institucionet ndërkombëtare financiare dhe bankat zhvillimore.
Remitancat klasifikohen në dy kategori kryesore:të brendshme dhe të jashtme.Remitancat e brendshme janë atëherë,kur ka migrim nga zonat rurale në ato urbane brenda vendit për shkak të mundësive më të mira për punësim.Megjithatë në këtë raport fokusi është në remitancat ndërkombëtare,të cilat për qëllim të këtij studimi,janë përcaktuar si pagesa ndërkufitare në vlerë të vogël mes personave nga njëri vend në tjetrin.Në praktikë remitancat janë pagesa të rregullta të mërgimtarëve (punëtorët të cilët dërgojnë para në familjet e tyre në vendin e origjinës).Për thjeshtim në pjesën tjetër të këtij studimi pagesave të tilla do t'iu referohemi si "transfera të remitancave",që nënkuptojnë transferat ndërkombëtare.Në numrin më të madh të rasteve, remitancat janë transfere mes personave që jetojnë në vende më të zhvilluara dhe atyre në vende në zhvillim, pra edhe me standarde më të ulëta jetese.Qëllimi i këtyre transfereve është kryesisht për të siguruar kushtet e jetesës e rrallëherë për qëllime përfitimi.
Në vendet në zhvillim,dërgesat e mërgimtarëve zënë një vend mjaft të rëndësishëm në zhvillimin ekonomik dhe mirëqenien sociale të tyre.Edhe Kosova si çdo vend tjetër në zhvillim ka një numër të konsiderueshëm të qytetarëve të saj,që jetojnë në vende tjera më të zhvilluara (kryesisht në Bashkimin Evropian).Duke ditur numrin e lartë të të papunëve në Kosovë,nga vitet '90 e tutje, kanë qenë remitancat ato që kanë siguruar kushtet e jetës për shumë nga qytetarët e Kosovës.
Rëndësia e dërgesave nga mërgimtarët në zhvillim ekonomik.Duke pasur parasysh se dërgesat e emigranteve përbëjnë një element të rëndësishëm të të ardhurave kombëtare,si dhe komponentë mjaft e rëndësishme në financimin e konsumit,rrjedhimisht me kontribut edhe në rritjen ekonomike,studimi i kësaj kategorie konsiderohet mjaft i rëndësishëm për ekonominë e Kosovës.
Ofruesit e shërbimeve të remitancave.Mërgimtarët për dërgimin e mjeteve të tyre përdorin disa rrugë duke filluar nga bartja e mjeteve kesh nga vendi ku punojnë,deri në vendin e tyre apo edhe mënyra më e avancuar përmes transfereve bankare.Në këtë raport do të fokusohemi në transferet ,që bëhen përmes agjencioneve apo bankave të ndryshme,ndërsa bartja e mjeteve kesh nga një vend në tjetrin nuk do të analizohet edhe për shkak të mungesës së të dhënave për këtë formë të transferit.Në vijim të këtij raporti,institucioneve që ofrojnë shërbimin e transferit të parave do t'iu referohemi si Agjencione për Transferimin e Parave (ATP).
Grafiku 2.2.Remitencat sipas kanaleve të dërgimit (në miliona euro) sipas raportit të BQK-së së vitit 2013.
Agjencionet për transfere të parave mund të ballafaqohen me rrezikun financiar,ligjor, operacional,të mashtrimit dhe atë reputacional.Vlera e ulët e transfereve të përfshira në remitanca nënkupton që rreziku sistemik nuk mendohet që të ndodh.
Për dërguesit dhe pranuesit e transferit të mërgimtarëve,rreziku potencial gjatë transferimit të parave është humbja e fondeve përderisa ato janë në proces të transferimit(problemet e falimentimit apo probleme tjera me agjencionin i cili do ti pranonte paratë gjatë transferit).
Rrezik tjetër është edhe fakti se shërbimet për remitanca mund të keqpërdoren për qëllime ilegale siç është pastrimi i parave,financimi i terrorizmit etj dhe për këtë arsye tash institucionet që ofrojnë transferin e dërgesave të mërgimtarëve këtyre dy dukurive ju kushtojnë një kujdes të veçantë.
Në vitin 2015,vlera e remitencave të dërguara nga bashkëatdhetarët ka arritur kulmin që nga pas lufta.Këtë e konfirmojnë të dhënat statistikore për vitin 2016,që janë publikuar nga Agjensia e Statistikave të Kosoves.752 milionë euro kapin shumën e dërgesave në forma të ndryshme gjatë vitit të kaluar.Primatin për dërgesa e mban Gjermania me 38.8% të vleres 752 milion.E dyta për dërgesa ishte Zvicra me 22.2%,SHBA-të me 8.4%,Italia me 5.1%,Britania e Madhe me 3% dhe të tjerat me rend të cilat do të paraqiten në tabelen në vijim.
Tabela 2.13.Dërgesat e migrantëve sipas shteteve për vitin 2015 në përqindje në miliona euro sipas raportit të BQK-se.
Shtetet dërguese të remitencave
Vlera në miliona euro e remitencave
Vlera në %
Gjermania
291.77
38.8%
Zvicra
166.95
22.2%
Italia
39.10
5.1%
Austria
24.82
3.3%
Belgjika
16.54
2.2%
SHBA
63.17
8.4%
Suedia
21.80
2.9%
Franca
24.82
3.3%
Norvegjia
13.53
1.8%
Kanada
11.28
1.5%
Britania e madhe
22.56
3.0%
Danimarka
3.01
0.4%
Finlanda
4.51
0.6%
Holanda
5.26
0.7%
Slovenia
9.78
1.3%
Vendet tjera
33.01
4.4%
TOTAL
752.000.000
100%
2.5.Marrëveshja e Stabilizim Associmit –MSA dhe Instrumenti i Para Anëtarësimit - IPA si faktor me rendësi në Kosovë dhe ekonominë e saj
Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian,Marrëveshja e Stabilizim Associmit është marrëveshje ndërkombëtare në mes të vendit nënshkrues dhe Bashkimit Evropian.
Vendet që shprehin dëshirën e tyre që të bëhen pjesë e BE-së, duhet më parë të nënshkruajnë MSA-në, e cila është një kuadër ligjor dhe një përkushtim për reforma politike, ekonomike, tregtare..Në këmbim të këtyre reformave, BE-ja u ofron vendeve me të cilat nënshkruan këtë marrëveshje heqjen e taksave nëpër tregjet evropiane për disa produkte si dhe u ofron ndihmë financiare dhe teknike.
MSA është pjesë e Procesit të Stabilizim Asociimit të BE si dhe Politikës për Fqinjësi të Mirë.
Vendet e Ballkanit Perëndimor janë të fokusuara që të nënshkruajnë MSA-në.
BE-ja ka ndryshuar politikën e saj karshi Ballkanit,nga "marrëdhënie të jashtme" në politikën e "zgjerimit", përmes një marrëveshje e cila u nënshkruara në vitin 2005.
Funksioni i MSA-së është të vendos kuadër ligjor për bashkëpunim ndërmjet dy palëve dhe vendet që e nënshkruajnë këtë marrëveshje, duhet që në mënyrë graduale të plotësojnë standardet europiane, siç është përmirësimi i kushteve për mallrat,shërbimet dhe kapitalet,në mënyrë që një shtet të mund të tregtojë lirshëm në tregjet e BE-së.
Gjithashtu MSA synon që të krijojë dhe forcojë parimet demokratike dhe bashkëpunuese me vendet e rajonit.
Përfitimet më të mëdha dhe më të drejtpërdrejta për vendet nënshkruese të MSA-së janë në fushën e tregtisë, pasi që lejohet hyrja më e lirë e produkteve vendëse në tregun e përbashkët europian.
Gjithashtu vendet që arrijnë të nënshkruajnë MSA-në, kanë mundësi të përfitojnë nga fonde të ndryshme të Bashkimit Evropian.Nënshkrimi i Marrëveshjes së Stabilizim Associmit (MSA) në mes të Kosovës (ndonëse me fusnotë),në njërën anë,dhe Bashkimit Evropian, në anën tjetër, shënon zhvillimin më të rëndësishëm të viteve të fundit në rrugën e gjatë të shtetit tonë për t'u bërë pjesë e BE-së. Më në fund, pas premtimeve e retorikës abstrakte dhe të thatë për "perspektivën europiane", po e shohim një rezultat konkret e të prekshëm,i cili jo vetëm që nënkupton reforma substanciale të sektorit ekonomik e tregtar në Kosovë,por marrëdhënie të natyrës më të avancuar (në aspektin juridik dhe politik) në mes të vendit tonë dhe Bashkimit Europian.Ndër pyetjet më themelore që janë bërë gjatë tërë procesit të negocimit të MSA-së ishte edhe nëse Kosova do të merrte një dokument të njëjtë me atë të shteteve të rajonit,që do të nënkuptonte perspektivën e saj për anëtarësim, apo,do t'i ofrohej diçka e ngjashme me disa shtete të tjera të cilave u janë ofruar instrumente të bashkëpunimit,por jo marrëveshje si MSA, që janë hap drejt anëtarësimit.Kjo dilemë ishte veçanërisht prezente duke e ditur se pesë shtete të Bashkimit Evropian nuk e kanë njohur Kosovën, dhe do të mund të bllokonin tërë procesin e negocimit dhe nënshkrimit të MSA-së.
Fakti që këto shtete nuk e bënë këtë,flet shumë,meqë MSA-të mund të lidhen vetem me shtete, në përputhje me Traktatin e Lisbonës.Por,mbi të gjitha,është shenjë se qëndrimi i këtyre 5 shteteve në raport me shtetësinë e Kosovës mund të ketë lëvizur pozitivisht.
Një krahasim i MSA-së së lidhur me Kosovën dhe MSA-të e lidhura me shtetet e tjera të rajonit, në veçanti atë të lidhur me Shqipërinë,tregon se dokumenti është shumë i ngjashëm,dhe në shumë aspekte identik.Pra,është përdorur mostra e njëjtë.Por,në rastin e Kosovës,Bashkimi Europian është përkujdesur që në tërë këtë marrëdhënie kontraktuale, Kosovën t'a trajtojë si rast të veçantë. Kjo qartësohet qysh në preambulën e dokumentit të nënshkruar, por konkretizohet në nenin 2, e më pas edhe në disa dispozita të tjera të MSA-së.
Preambula e MSA-së thekson se "se kjo Marrëveshje nuk paragjykon qëndrimin ndaj statusit dhe është në përputhje me Rezolutën 1244/1999 të KSKB dhe opinionin e GJND-së mbi shpalljen e pavarësisë së Kosovës",pra përmban tekstin e marrëveshjes për fusnotën,e cila ishte arritur në Bruksel në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.Neni 2 i MSA-së në anën tjetër,konkretizon këtë gjuhë edhe më tej duke përcaktua se "asnjë nga termat,formulimet apo përkufizimet e përdorura në këtë Marrëveshje,duke përfshirë Anekset dhe Protokollet e saj,nuk përbëjnë njohje të Kosovës nga BE-ja si një shtet i pavarur apo nuk paraqesin njohje individuale nga Shtetet Anëtare për Kosovën nëse ato nuk e kanë ndërmarrë një hap të tillë."Është pikërisht ky nen,që nuk mund të gjindet në asnjërën nga MSA-të e lidhura me shtetet e tjera të rajonit,që i jep karakter special marrëveshjes së nënshkruar dhe tregon rezultatin e kompromisit në mes të shteteve anëtare rreth trajtimit të Kosovës. Një shembull tjetër është teksti i nenit 11 në MSA-në me Kosovën (gati identik me nenin 8 të MSA-së me Shqipërinë), sipas të cilit dialogu politik do të "konsolidojë përafrimin ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Kosovës".Fjala kyçe këtu është "përafrimi", sepse dispozita e njëjtë në MSA-në me Shqipërinë që flet për dialogun politik, përcakton se ky proces do të "konsolidojë marrëdhëniet ndërmjet Bashkimit Europian dhe Shqipërisë".Natyrisht që ka edhe dallime të tjera që dëshmojnë se në rastin e Kosovës,kjo është një marrëdhënie kontraktuale speciale dhe një aranzhim që po përdoret për herë të parë.
Pra, siç shihet, rrethanat unike për shkak të mosnjohjes nga 5 shtete anëtare kanë bërë që MSA me Kosovën të përfshijë dispozita të veçanta që nuk paragjykojnë statusin.Por, kjo nuk e bënë dokumentin më pak të rëndësishëm, në aspektin e rrugës evropiane të Kosovës. Në anën tjetër, duke e ditur se anëtarësimin në Bashkimin Evropian e kanë të garantuara vetëm shtetet, përpjekja e Kosovës tash e tutje duhet të fokusohet pikërisht në 5 shtetet që akoma nuk e njohin shtetësinë e Kosovës.Kjo është e domosdoshme,sepse nënshkrimi i MSA-së as nuk e garanton e as nuk e përjashton mundësinë e anëtarësimit në BE
Maredheniet Ekonomiko-Politike.Bashkimi Europian ka qenë pjesë integrale e përpjekjeve nderkombëtare për ndërtimin e një të ardhmeje të re për Kosovën që nga viti 1999.
Bashkimi Europian – shtetet anëtare dhe institucionet e tij, veçanërisht Komisioni Europian – luan një rol të rëndësishëm në rindërtimin dhe zhvillimin e Kosovës. Bashkimi Europian është donatori më i madh që ofron ndihmë për Kosovën dhe rajonin e Europës Juglindore në tërësi dhe udhëheq përpjekjet e rindërtimit.
Kosova ka marrë mbi 2 miliardë € ndihmë nga BE-ja që nga viti 1999.Ndërsa në fillim ishin të përqëndruara në aksione emergjente dhe ri-ndërtim,tani këto ndihma përqëndrohen kryesisht në mbikqyrjen e Kosovës në ndërtimin e institucioneve të qëndrueshme dhe zhvillimit stabil ekonomik për një të ardhme të sigurtë Europiane.
18 shtetet anëtare të BE-s vazhdojnë të kenë përfaqësitë e tyre në Kosovë dhe disa organizata jo-qeveritare nga shtetet e BE-së janë aktive në vend.
BE e ka përsëritur që Kosova ka një perspektivë të qartë Europiane së bashku me të gjitha shtetet e Ballkanit.BE-ja mbetet e vendosur të luajë rolin udhëheqës në sigurimin e stabilitetit të Kosovës përmes misionit për sundimin e ligjit në kuadër të Politikës së Sigurimit dhe Mbrojtjes Europiane (ESDP),përmes Përfaqësuesit Special dhe gjithashtu kontributit për Zyrën Civile Ndërkombëtare (ICO).Komisioni Europian e përcjell Kosovën në përpjekjen e saj për reforma europiane dhe ofron ndihmë e rekomandime;kjo edhe për të arritur synimet që Këshilli ka caktuar në Partneritetin Europian për Kosovën.
Më 11 korrik 2008,Komisioni mbajti në Bruksel Konferencën e Donatorëve për Kosovën.Në Konferencë,Komisioni kërkoi nga donatorët (shtetet anëtare të BE, donatorët jashtë BE-së,dhe institucionet financiare ndërkombëtare) të kontribuojnë në zhvillimin socio-ekonomik të Kosovës dhe të ndihmojnë në mbulimin e mungesës të 1.4 miliard € për periudhën 2009–2011. Shuma e kërkuar i tejkaloi 1.2 miliard €,me kontributin total të BE-së (Komisionit + shteteve anëtare të BE) me mbi €800 millionë. Bashkimi Europian është prezent në Kosovë përmes:
Zyrës ndërlidhëse të Komisionit Europian në Kosovë
Përfaqësuesit Special të Bashkimit Europian (EUSR)
EULEX
Përfaqësive të shteteve anëtare të BE (Ambasadave dhe Zyrave ndërlidhëse)
Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës,Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Evropian së bashku me mandatin e PSBE janë bashkuar në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë.Para shkrirjes në Zyrën e Bashkimit Europian në Kosovë,Zyra Ndërlidhëse e Komisionit Europian ka funksionuar që nga shtatori i vitit 2004,dhe PSBE që nga viti 2008.
Zyra e BE-së luan një rol esencial në përmbushjen e agjendës evropiane në Kosovë me qëllim që të promovojë Kosovën drejt përafrimit me Bashkimin Europian.Duke qenë pjesë integrale e Shërbimit Evropian për Veprim të Jashtëm si dhe e përfaqësimit të Komisionit Evropian në Prishtinë,Zyra siguron se dialogu i përhershëm politik dhe teknik mbështetet nga institucionet në Bruksel.PSBE ofron këshilla dhe mbështetje për Qeverinë e Kosovës në procesin politik,bënë bashkërendimin e të gjithë prezencës së BE-së në Kosovë,dhe i kontribuon zhvillimit dhe konsolidimit të respektimit të të drejtave njerëzore dhe lirive themelore në Kosovë.PSBE i raporton Këshillit të Bashkimit Evropian,një trup ndër-qeveritarë që i përfaqëson 27 shtetet anëtare të BE-së,përmes Përfaqësuesit të Lartë / Zëvendëspresidentes së Komisionit Evropian, Federica Mogherini.
Misioni i Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) është misioni më i madh civil i ndërmarrë ndonjëherë nën platformën e Politikës së Sigurisë dhe Mbrojtjes Europiane.Qëllimi kryesor është të ndihmojë dhe përkrahë autoritetet e Kosovës në sundimin e ligjit,veçanërisht në polici,drejtësi dhe dogana.EULEX është një mision teknik i cili monitoron dhe këshillon ndërkohë që mban edhe disa funksione ekzekutive të kufizuara.Baza ligjore e EULEX-it është Aksioni i Përbashkët i Këshillit 2008/124/CFSP i datës 4 shkurt 2008.
Si është e ndërtuar Marrëveshja e Stabilizim Associmit?
Marrëveshja e Stabilizim Associmit është e ndarë në tituj,kapituj dhe nene,përmbajtjen e të cilave do ta përshkruaj shkurtimisht.Në kuadër të dialogut politik Kosova duhet ta përshtatë qëndrimin e saj me politikën e jashtme,me atë të diplomacisë së Bashkimit Evropian,duke humbur në këtë mënyrë një pjesë të sovranitetit të vet.
Bashkëpunimi rajonal është një nga kapitujt më të rëndësishëm të MSA-së.Ky është një proces që i përfshin të gjitha fushat e bashkëpunimit,që nga ai politik,ekonomik,deri tek bashkëpunimi institucional,social e kulturor.
Hapja e tregut - Kosova dhe Komuniteti Evropian do ta hapin tregun ndërmjet tyre, që do të thotë se ato do t'i heqin detyrimet doganore,kufizimet sasiore dhe masat e tjera që kanë këtë efekt për mallrat që do të eksportohen nga Kosova në Komunitetin Evropian dhe anasjelltas. Ndër të tjera, hapja e tregut ka edhe elemente të tjera përveç lëvizjes së lirë të mallrave që të sigurohet efektshmëria e kësaj të fundit parashikohet liria e kosovarëve (dhe europianëve anasjelltas) për të ofruar shërbime e për ta lëvizur lirshëm kapitalin e tyre.
Çështjet ligjore - Këto janë çështjet që lidhen me hapat që duhet t'i ndërmarrë Kosova për plotësimin e njërit prej kritereve të Kopenhagës (është fjala për kriteret që duhet t'i plotësojë një shtet për t'u bërë anëtar i Bashkimit Evropian. Këto kritere u shpallën në Samitin e Kopenhagës mbajtur në vitin 1993).
Drejtësia, liria dhe siguria - Në këtë fushë të marrëveshjes Kosova duhet të bashkëpunojë me Bashkimin Evropian për t'i forcuar institucionet e saj në të gjitha nivelet, në veçanti ato institucione që kanë të bëjnë me zbatimin e ligjit.
Politikat sektoriale - Përfshijnë një numër të madh fushash si:transporti,energjia,bankat, turizmi,ndërmarrjet e vogla dhe të mesme etj.Megjithatë,asistenca e Bashkimit Europian nuk do të thotë investim të drejtpërdrejtë në sektorët e lartpërmendur,por do të jetë e përqendruar për forcimin e kapaciteteve dhe ngritjen e strukturave të nevojshme për zhvillimin me efikasitet të politikave sektoriale.
Procesi i integrimit evropian mund të ndahet në një numër fazash:Fillimi i negociatave të MSA-së,nënshkrimi i MSA-së,hyrja në fuqi e MSA-së,opinioni,fillimi i negociatave të anëtarësimit, nënshkrimi i traktatit të anëtarësimit si dhe data e anëtarësimit.
Kosova tashmë është në fazën e nënshkrimit të Marrëveshjes së Stabilizim Associmit.Hyrja në fuqi e MSA-së i referohet ratifikimit (miratimit) nga parlamentet e të gjitha shteteve anëtare të BE-së.Në një afat kohor prej një deri në katër vjet,Shqipëria e kaloi këtë fazë për tre vjet.Pra, pasi të jetë ratifikuar MSA-ja,vendet aplikojnë për statusin kandidat të BE-së,më pas vjen faza e negociatave,kur duhet të negociohen rreth 35 kapituj të cilët janë pjesë e "acquis communautaire".
Prioritet e IPA-së për Kosovën -Asistenca e BE-së për Kosovë është e paraparë për zhvillimin e shoqërisë demokratike dhe moderne,duke u bazuar në respektimin e të drejtave të njeriut,në sundimin e ligjit dhe mbrojtjen e të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë.Përkrahja për ngritjen e kapaciteteve institucionale,fuqizimin e sundimit të ligjit dhe disa sektorë të ekonomisë janë vetëm disa prej fushave prioritare për Kosovën.Prioritetet kryesore të Instrumentit të Para Anëtarësimit (IPA) të Bashkimit Europian kryesisht ndërlidhen me veprimet për t'i ndihmuar Kosovës qëtë ballafaqohet me sfidat e integrimit europian,për të zbatuar reformat e kërkuara të përcaktuara në Procesin e Stabilizim- Asociimit (PSA) dhe për të shtruar themelet për plotësimin e kritereve të Kopenhagës për anëtarësim në BE.IPA ka mbuluar qarkun buxhetor për vitet 2007 – 2013, ndrësa IPA 2 mbulon vitet 2014-2020.Mesatarisht asistenca vjetore e BE-së për Kosovën është rreth 70 milionë euro.
Instrumenti i ri i Para Anëtarësimit (IPA II) – do të vazhdojë të fokusohet tek zbatimi i politikës së zgjerimit,e cila është një prej prioriteteve themelore të Veprimit të Jashtëm të BE-së (EU External Action),duke ndihmuar kështu në promovim të stabilitetit,sigurisë dhe prosperitetit në Europë.Në këtë kuptim instrumenti i ri do të vazhdojë të zbatojë synimin e përgjithshëm të politikave në mbështetje të Kosovës në përgatitjet e saj për anëtarësim në BE,si dhe për përafrim progresiv të institucioneve e ekonomisë së saj me standardet dhe politikat e Bashkimit Europian, sipas nevojave të saj specifike dhe të përshtatur me procesin e integrimeve të saj.Duke vepruar kështu,pritet të përforcohet përputhshmëria mes ndihmës financiare dhe përparimit të përgjithshëm të arritur në implementim të strategjisë së para anëtarësimit.
Synimet e ndihmës së tillë do të përkufizohen në Dokumentet indikative Strategjike të Vendeve (CSP) të hartuara nga Komisioni për një kohëzgjatje prej 7 vjetësh,në partneritet me vendin përfitues,në këtë rast me Kosovën,në bazë të nevojave të saj specifike dhe agjendës së integrimeve.Dokumenti strategjik identifikon fushat e politikave për ndarje të ndihmës,si dhe projekton ndarjet indikative të fondeve sipas fushave të politikave të ndara në vite.Në këtë aspekt do të lejohet edhe fleksibilitet i mjaftueshëm për të mundësuar plotësimin e nevojave të reja dhe për të stimuluar përmirësimin e performancës.Dokumenti strategjik duhet të sigurojë koherencë dhe konsistencë me përpjekjet e vendeve përfituese,të reflektuara në buxhetet vendore, si dhe duhet të marrë parasysh përkrahjen e ofruar nga donatorët e tjerë. Për të marrë parasysh zhvillimet e brendshme dhe të jashtme, duhet reviduar sipas nevojës dokumenti strategjik.
Projekt dokumenti strategjik vendor për Kosovën (CSP) – përgatitet nga Komisioni Europian, me angazhimin e institucioneve të Kosovës, përmes Ministrisë së Integrimit Europian. Përveç kësaj,strategjia është konsultuar,si dhe janë kërkuar kontributet me shkrim nga organizatat e shoqërisë civile.Strategjia mbulon periudhën 2014 – 2020,derisa një rishikim afatmesëm parashikohet të bëhet më 2017.Strategjia identifikon sektorët kryesorë të ndihmës nga IPA,ku specifikohen synimet specifike për secilin sektor që duhet arritur deri më 2020, aktivitetet e propozuara dhe indikatorët për matjen e progresit. Përzgjedhja paraprake e sektorëve për IPA II në Kosovë përfshin:sundimin e ligjit dhe drejtësinë,punët e brendshme,bujqësinë, sigurinë e ushqimit,energjinë, zhvillimin socio-ekonomik,si dhe ndërtimin e institucioneve. Buxheti për IPA II për Kosovën vlerësohet në shumën prej 70 milionësh në vit, pra rreth 500 milionë.
Ndihma e para anëtarësimit për Kosovën në të ardhmen duhet të jetë edhe më strategjike,më efikase dhe më mirë e shënjestruar sesa që ka qenë deri tash,me qëllim të arritjes së rezultateve më të qëndrueshme që reflektojnë pronësinë,partneritetin dhe stimujt e prioritetet lokale.Një shenjë pozitive është që IPA II do të veprojë në mënyrë më fleksibile,si dhe do të ofrojë më shumë fonde nga donatorët e tjerë ose nga sektori privat,duke përdorur instrumente inovative financuese dhe duke synuar thjeshtim dhe zvogëlim të barrës administrative që përcjell menaxhimin e ndihmës financiare
3.KOMUNA E VITISË DHE MUNDËSITË E ZHVILLIMIT TË BIZNESIT NË KËTË KOMUNË
Në këtë pjesë do të jetë hyrje mbi komunen e Viti-së në të cilën do të tregohen të gjitha resurset që i posedon komuna e Vitisë,resurse në të cilat mund të investohet qoftë nga investorë të brendshëm apo të jashtëm.Gjatë kësaj pjese do të jepet analiza SWOT për komunën e Vitisë.Gjatë kësaj pjese poashtu do të elaborohen edhe politikat që i ndërmerr Komuna e Vitisë për lehtësirat e të bërit biznes në këtë komunë,do të jetë edhe politika për partneritet publiko-privat që do të shtonte investimin në Viti dhe rritjen e të punësuarve në këtë komunë dhe do të jetë poashtu edhe klasifikimi i bizneseve të kësaj komune dhe krahasimi i hapjes apo i mbylljes së tyre për këto 5 vitet e fundit.
3.1. Prezantimi për Komunën e Vitisë
Koha e saktë e themelimit të Komunës së Vitisë nuk mund të vërtetohet,por sipas disa të dhënave të shkruara duhet të jetë e vjetër së paku nga koha e mesme.Në pikëpamje administrative,Vitia më 1912 ishte shpallur komunë.
Komuna e Vitisë shtrihet në pjesë Juglindore të Kosovës,me një sipërfaqe prej 274 km2 dhe kufizohet me pesë Komuna tjera:Gjilanin,Ferizajn,Kaçanikun,Kllokotin,Parteshin dhe në jug me Republikën e Maqedonisë.
Komuna e Vitisë ka gjithsej 39 fshatra.Sipas regjistrimit të popullsisë të vitit 2011,Komuna e Vitisë ka 46.951 banorë rezident dhe 13.604 banorë jashtë Kosovës.
Pozita gjeografike që ka i mundëson lidhje të mira me qendrat tjera të Kosovës dhe të rajonit. Lumi "Morava e Binçës" kalon përmes luginës qendrore të Komunës ku krijon kushte më të favorshme për aktivitete bujqësore.
Në Komunën e Vitisë kemi mbi 1.048 biznese aktive.Bazuar në të dhënat e zyrës për regjistrim të bizneseve të Komunën e Vitisë deri më daten 11.02.2016,me veprimtari tregtare merren 29.23 %, në sektorin e shërbimeve 40.45 %, prodhuese 12,60 % dhe ndërtimore 17,65 %.Bizneset më të suksesshëm të cilat operojnë në komunë dallohen ato tregtare.
Tërësinë territoriale të Komunës sëVitisë e përbën:
Toka rrafshinore …………………… 20.212 ha ose 67,56 %
Tokë bregore ……………………… 3.405 ha ose 11,46 %
Tokë malore ……………………...... 6.083 ha ose 20,48%
Regjioni i Komunë së Vitisë është i pasur me metale,gjë që është e nevojshme në këtë periudhë ti kushtohet kujdes më i madh për zhvillimin dhe shfrytëzimin e tyre.
Në lokalitetet Goshicë dhe Smirë ekzistojnë rezerva të xehes së bentonitit.
Argjila gjendet në shtresën mbi shtresat e bentonitit në Sodovinë të Jerlive e që nga kjo në mënyrë industriale me sukses mund të prodhohen tullat,blloqet,tjegullat,gypat e kanalizimit etj.
Në bazë të hulumtimeve ekzistojnë rezerva të xehes së tufit si lëndë e parë për industrinë e çimentos e shtrirë në fshatrat Terpezë dhe Zhiti.
Në fshatinRadivojc gjendet pasuria nëntokësore e leuciteve,e cila mundëson zhvillimin e industrisë për prodhimin e plehrave artificiale për bujqësi.
Në fshatrat Lubishtë,Beguncë dhe Debëllde gjenden pasuri nëntokësore të bakrit.
Në fshatrat Letnicë dhe Shoshare gjenden pasuri nëntokësore të hekurit,bakrit dhe antimonit (lëndë e parë në industrinë e kozmetikës).
Në pjesën lindore të fshatit Skifteraj gjenden pasuritë nëntokësore të bakritë,zinkut dhe Plumbit.
Në fshatin Ballancë gjendet pasuria nëntokësore e ujërave termale ku mundësohet zhvillimi i industrisë për prodhimin e ujërave minerale dhe qendrave rehabilituese,që këto ujëra mund të shfrytëzohen në sistem të ngrohjeve.
Këto pasuri nëntokësore me të cilat posedon Komuna e Vitisë janë një bazë e fuqishme për zhvillim ekonomik dhe shfrytëzimi i këtyre pasurive nëntokësore mund të arrihet përmes investimeve me partneritetin publiko – privat.
Monumentet kulturo – historike dhe të pozitës së përshtateshepër zhvillim turizmi, pyjeve dhe rezerva të tjera për tërheqjen e investimeve dhe zhvillim ekonomik.
Komuna e Vitisë për përformancë edhe për përkrahje të bizneseve,hartimin e politikave të favorshme për hapjen e bizneseve të reja, si:lirimi nga taksat komunale për biznese,këshillimet profesionale për biznese,bashkëpunimi me shoqërinë civile mbi partneritetin publiko-privat, funksionalizimi i qendrës për përkrahje të bizneseve.
Infrastruktura fizike në Komunën e Vitisë është e kënaqshme.
Edhe Komuna e Vitisë ka bërë analizën konkurruese,ku në përparësi hyjnë:
Pozitë e volitshme gjeografike,
Resurse natyrore(tokë bujqësorebonitative,rrjedhë e lumit "Morava e Binçës" përmes qytetit dhe disa fshatrave të komunës,sipërfaqe pyjore të mjaftueshme,ujëra mineral – termal,pasuri minerale)
Resurse njerëzore (moshë e re,kualifikime adekuate), dhe
Komunë kufitare.
Dobësitë e Komunës Vitisë janë:
Infrastruktura jo e kënaqeshe,mungesa e fondeve investive.
Mungesa e punkteve për grumbullimin dhe përpunimin e produkteve bujqësore.
Mundësitë e Komunës së Vitisë janë:
Shfrytëzimi i kapitalit nga diaspora,
Mundësitë e financimit nga institucionet financiarendërkombëtare në bazë të resurseve natyrore,
Specifikë eveçantë e prodhimeve – lehtësi për plasman vendor dhe eksport.
Zona e lire ekonomike e cila pritet të hapet në Viti nëse miratohet nga qeveria e Republikes së Kosoves
Rreziqet e Komunës Vitisë janë:
Konkurrenca jolojale për shkak të zonës kufitare dhe komunave fqinje më të zhvilluara.
Pamundësia e mbrojtjes së prodhimeve bujqësore nga fatkeqësitë elementare.
Vendet (hapësirat) më interesante për të investuar në komunë tone janë:
Fshati Debëllde, në këtë lokalitet mund ta zhvillojmë turizmin veror dhe dimërorë, po ashtu edhe në fshatinTërpezë kemi pishat e Tërpezës etj.
Në Komunën e Vitisë vende më interesante për tu vizituar janë fshatrat:
Letnicë, Debëllde, Tërpezë etj.
Investitorët e huaj duhet të investojnë në Komunën e Vitisë për arsye se kjo komunë është e pasur me pasuri të mëdha nëntokësore dhe ka një fuqi të re punëtore.
Komuna e Vitisë është bërë një vend me plan të zhvilluar urban,me kultura bujqësore,me industri përpunuese.Do të ketë një rrjetë të zhvilluar dhe atrktive të bizneseve me rritje dinamike të punësimit me një sistem arsimor që plotëson nevojat e biznesit.Qeveria lokale do të jetë në shërbim të bizneseve për rritje të të ardhurave për kushte jetësore më të mira të qytetarëve,me ambient jetësor të përshtatshëm për shëndetin publikë.
Komuna vazhdimisht mundohet të lehtësoj mundësin si të fillimit të bërit biznes por edhe të vazhdimit të biznesit për ato biznese që aktualishtë penetrojnë në tregun e këtij qyteti.Këtë më së miri e tregon edhe pezullimi i takses komunale për bizneset pasi që kjo pos si ndihmë financiare nga bizneset shihet edhe si një ndihmë motivuese për bizneset e kësaj komune që ta vazhdojnë biznesin por njëherish edhe ti shikojnë mundësitë për zgjerim të kapaciteteve si investuese ashtu edhe punëtore dhe njëherish pos bizneseve në këtë aspekt të përfitoj edhe komuna në aspektin social që sado pak ta zbus papunësinë dhe të angazhoj rininë e madhe që e ka kjo komunë në punë.
Duhet theksuar se komuna e Vitisë në vitin 2014 është renditur e para në indeksin e konkurrences në krahasim me komunat e tjera të Kosoves dhe ky është një faktor që shkon në favor të qytetarëve,biznesit lokal,donatorëve dhe investitorëve eventual në këtë komunë.
Figura 3.1.Harta e Komunës së Vitisë
3.2.Vlerësimin e kapaciteteve investive komunale,resurset investive dhe mundësitë e biznesit përmes munësisë së partneritetit publiko-privat
Kapacitetet investuese janë potencial i financimit të projekteve zhvillimore etj.Në këtë grup bëjnë pjesë investimet për projekte kapitale në të gjitha fushat tematike(demografia dhe zhvillimi social,zhvillimi ekonomik,mjedisi dhe shfrytëzimi i tokës,infrastruktura,sinergjia dhe çështjet e ndër-lidhjes): publike dhe private.Andaj është shumë e rëndësishme që të merret parasysh baza pragmatike dhe reale e resurseve,në një proces pjesëmarrëse të planifikimit,vlerësimi cilësorë se cili pjesëmarrës çfarë kapacitete investive mundë të ofrojë është baza kryesore për të qenë të saktë në planifikim në përgjithësi dhe në hartimin e planit dinamik si dhe krijimin e prioriteteve të zhvillimeve në atë planë.
Ky vlerësim është bërë jo vetëm duke analizuar potencialin ekzistues,por gjithashtu duke hulumtuar(së bashku me pjesëmarrësit ku është parë e nevojshme) mënyrat kreative të gjenerimit të fondeve dhe burimeve që është arti që e bënë ketë dokument të karakterit strategjik,nëpërmjet partneriteteve inovative dhe të qëndrueshme,ofrimit me koncesion të zhvillimeve të caktuara,identifikimi i prioriteteve në harmoni me interesat për investime dhe donacione nga brenda komunës Vitisë,brenda Kosovës dhe jashtë sajë.me një fjalë shfrytëzimi i të gjitha mënyrave legale,publike dhe transparente për shtimin e vëllimit të kapaciteteve investive dhe gjenerimit të fondeve.
Në rrethanat aktuale në komunën e Vitisë,duke pasur parasysh mundësitë e kufizuara financiare, vlerësimi i kapaciteteve investuese publike (sektorët dhe burimet),ka shumë rëndësi.
Gjatë përgatitjes së këtij dokumenti ekipi i cili ka analizuar dhe kryer vlerësimin e kapaciteteve investive ishte shumë i vetëdijshëm për kufizimet që ka në vlerësimin e saktë dhe real të këtyre kapaciteteve edhe se përpjekjet janë bërë që me informatat në dispozicion të bëhet një vlerësim sa ma korrektë.
Komuna e Vitisë të gjitha kapacitetet i ka ndarë në ato ekzistuese dhe të mundshme dhe fillimisht po prezantojmë vijat dhe sektorët e potencialet sipas kësaj ndarje:
Kapacitetet ekzistuese përfshijnë:
Të hyrat vetanake
Kapaciteti i sektorit privat,
Kapaciteti i sektorit publik,
Burimet natyrore,
Kapacitetet e infrastrukturës fizike (ndërtesat ),
Potencialin njerëzor (rininë)
Ndërsa kapacitet e mundshme përfshijnë:
Investimet e mundshme të qeverisë.
Investimet nga jashtë,
Fondet ndërkombëtare,
Pakti i Stabilitetit,
BE dhe donacionet e tjera,
Kreditë dhe grandet,
Vitiasit jashtë vendit
Participimi qytetar
Buxheti komunal
Të hyrat vetanake të komunës së Vitisë -do të thotë të gjitha shumat e parave publike të cilat janë shqiptuar dhe janë mbledhur në mënyrë të ligjshme nga komuna nga burimet e përcaktuara me ligj.
Në situatën aktuale është i mundshëm të vlerësohet në mënyra cilësore vetëm kapaciteti investiv i të hyrave vetanake,ndërsa sektori privat,ai publik,investimet nga jashtë,të hyrat nga koncesioni apo donacionet mund të vlerësohen duke u bazuar në përqindjen e pjesëmarrjes së tyre mesatare nga provoja në komunën e Vitisë,nga trendët në Viti dhe në Kosovë që nga një herë shprehen edhe në përqindje dhe sillen nga (5%, 25%, 75%,100%).
Komuna mbledh dhe merr të hyrat vetanake nga kontributet dhe taksat komunale, duke përfshirë gjobat në trafik,tarifat administrative,licencat,tatimin në pronë,lejet e ndërtimit.Deri tash normat e mbledhjes kanë qenë të ulëta.Ka pasur vetëm rritje të kufizuar në të hyrat vetanake,krahasuar me llojet e tjera të të hyrave,kështu që komuna është shumë e varur nga dhëniet (grandet) e qeverisë qendrore.Punë substanciale është bërë për zbatimin e një sistemi të tatimit në pronë në komunë dhe kjo ka ofruar fushëveprimin më të madh të rritjes të hyrave vetanake komunale.
Komuna në mënyrë aktive ka kërkuar mënyra për të zgjeruar bazën e të hyrave vetanake dhe për të përmirësuar inkasimin e të hyrave buxhetore.Burimi kryesor i të hyrave vetjake të komunës është tatimi në pronë.
Sido që të jetë këto fonde përfaqësojnë resurset bazë për zhvillim dhe ofrimin e shërbimeve më të mira për zonën gjeografike e cila është nën administrimin e autoriteteve komunale.Në mënyrë që të kemi një pasqyrë reale mbi kapacitetin e komunës që të angazhohet në të ardhmen në ndonjë investim kapital,është e domosdoshme që të ketë një pasqyrë të qartë se sa janë dhe prej nga vijnë këto të hyra.
3.3.Politikat stimuluese dhe karakteristikat që e bëjnë atraktiv investimin në Komunën e Vitisë
-Mbështetja e vazhdueshme në zhvillimin e sektorit privat:
Sigurimi i zonave ekonomike të cilat nxisin investime vendore dhe të huaja,dhe njëkohësisht ulin edhe më tej koston operative
Në bashkpunim me Foundation Kosovo-Luxembourg komuna ka hapur zyrën për investime dhe përkrahje të bizneseve ku ofron mbështetje dhe këshillim profesionale-mbështetje dhe trajnime të specializuara për biznese,këshillime për fermer
Themelimi i qendrës për përkrahje të bizneseve,projekti i mbështetur nga ambasada Norvegjeze
Procedura të përshpejtuara për regjistrimin e bizneseve.Regjistrimi bëhet brenda ditës në qendrën për regjistrim në komunen e Vitisë
Takime dhe këshilla të vazhdueshme për bizneset përmes së cilave informohen rreth granteve dhe mundësive për investime kapitale të parapara nga komuna e Vitisë dhe investitorë të ndryshëm
Infrastruktura-Komuna e Vitisë konsideron se përmisimi i infrastrukturës,e cila lidhet me biznes, është e domosdoshme për përmisimin e ambientit të biznesit.Në vitin 2014,komune e Vitisë është renditur si komuna me përmisimin më të madh në kuadër të nën indeksit 'Infrastruktua komunale' të përpiluar nga UBO Consulting.Komuna e Vitisë ka qenë shumë aktive në investime të lidhura me infrastrukturen komunale.Gjdo vitë investohen prej 1.5 deri në 2 milion euro në infrastrukturën e komunës së Vitisë.Autoritetet komunale kanë investu në infrastrukturën rrugore,në përmisimin e furnizimit me ujë,në zgjerimin e rrjetit të sistemit të ujësjellësit dhe të kanalizimit në zonat urbane dhe ato rurale.
Duke cekur kontributin në projektet e infrastrukturës i dhënë poashtu nga donatorët e huaj si Helvetas Swiss Intercooperation Office in Kosovo të cilët kanë kontribu në ndërtimin e disa rrugëve lokale dhe duke publikuar planin komunal për menaxhimin me mbeturina dhe në përmisimin e rrjetit të ujësjellësit dhe të kanalizimit.
Kostoja e ulët operative-është poashtu njëra ndër përparësitë kryesore të fuqisë punëtore kosovare me pagë të vlerësuar mesatare mujore prej 360 euro.
Poashtu edhe pezullimi i rregulloreve komunale për taksa,ngarkesa dhe gjoba dhe duke e pasur parasysh edhe sistemin tatimor ndër më të ultit në rajonë të gjitha këto mund të shihen si përparësi për ambientin e biznesit në Kosovë dhe respektivishtë në komunën e Vitisë.
Tabela 3.1.Paraqitja e veres së TVSH,tatimi mbi të ardhurat të korporatave dhe tatimi mbi të ardhurat personale dhe krahasimi me vendet e rajonit
Vendi
TVSH
Të ardhurat e korporatës
Të ardhurat personale
Kosova
18%
10%
10%
Maqedonia
18%
10%
10%
Serbia
20%
15%
12%
Bosnja&Hercegovina
17%
10%
10%
Kroacia
25%
20%
12-40%
Mali i zi
17%
9%
9%
Partneriteti publiko-privat-Komuna e Vitisë vlerëson se përmes parteriteteve publiko-private mund të lehtësohen kufizimet fiskale të autoriteteve publike dhe të rritet efikasiteti në ofrimin e infrastrukturës dhe shërbimeve publike.
Sistemi i partneritetit publiko-privat në Kosovë rregullohet me ligjin Nr.04/L045 për partneritetin publiko privat.Kuvendi komunal i Vitisë në dhjetor të vitit 2010 ka miratuar planin zhvillimor komunal 2010-2020 në të cilin ka paraparë edhe mundësitë e komunës së Vitisë për investime të përbashkëta përmes partneritetit publiko-privat.
Projektet potenciale me implikime relativisht të larta financiare që mund të realizohen përmes partneritetit publiko-privat janë:
Ndërtimi i pendës mbi lumin Morava e Binçës
Ndërtimi i kapaciteteve hidro-energjetike mbi lumin Morava e Binçës
Ndërtimi i kolektorit për ujërat e zeza
Eksploatimi i bentonit
Eksploatimi i liozitit
Eksploatimi i tufit
Eksploatimi i argjilës
Eksploatimi i kuarcit
Ekksploatimi i gëlqerës
Menaxhimi i mbeturinave
Tregu i gjelbërt
Komuna e Vitisë,përmes drejtorive dhe sektorëve të saj për investitorët potencial të interesuar për investime përmes partneritetit publiko-privat (PPP),ofron mbështetje profesionale rreth infrastrukturës ligjore dhe rregulloreve,si dhe vendime të komunës që mundësojnë investimet përmes kësaj forme të partneritetit.
Institucionet që ofrojnë këtë mbështetje në Komunën e Vitisë janë:
Zyra e Kryetarit të Komunës,
Sektori i Yhvillimit Ekonomik, dhe
Drejtoria për Urbanizëm, Mjedis dhe Planifikim Hapësinorë.
Entitetet e biznesit në Kosovë-Ligji mbi shoqëritë tregtare Nr.03/L-123 dhe legjislacionit tjetër përkatës,mundësonë regjistrimin e shoqërive tregtare si më poshtë:
Ndërmarrja individuale
Shoqëria kolektive
Shoqëria komandite
Shoqëria me përgjegjësi të kufizuar –Sh.p.k
Shoqëri aksionare
Shoqëri e huaj
Ndërmarrje shoqërore
Ndërmarrje publike
Kooperativë bujqësore
Bizneset që veprojnë në Kosovë duhet të regjistrohen në Agjencinë e Regjistrimit të Bizneseve të Kosoves (ARBK) e cila agjenci funksionon në kuadër te Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë.Ndër tjera shërbime që ofron ARBK janë:
Regjistrimi i bizneseve të reja
Ndryshimet e të dhënave të biznesit
Shuarja e biznesit
Lëshimi i çertifikatës për regjistrim me numër fiskal,çertifikatës së tatimit mbi vlerën e shtuar, çertifikatës së eksport-importin
Informacione si dhe formular falas
3.4.Klasifikimi i bizneseve të Komunës së Vitisë
Si gjdo komunë tjetër në Kosovë edhe Vitia ka përparësitë,dobësitë,mundësitë dhe rreziqet e të bërit biznes të cilat janë të përmendura më lartë.
Qendra për regjistrimin e bizneseve në komunen e Vitisë ka të dhëna për të gjitha bizneset,qender kjo e cila funksionon nën Drejtorinë për Financa,Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik dhe të cilat së bashku edhe përmes takimeve të shumta që i kanë mundohen ti ndihmojnë bizneset në format më të mira të mundura.
Sipas qendrës së regjistrimit të bizneseve në Viti kemi:
Periudha: 01.01.2000 – 30.06.2016 Nr. bizneseve është 1455,Të ndara sipas veprimtarive :
Biznese ndërtimore ………174
Biznese prodhuese ……... 241
Biznese shërbyese ……… 571
Biznese tregtare …….…419
Nëse marrim një krahasim të bizneseve të Komunës së Vitisë të regjistruara gjatë këtyre 5 viteve të fundit atëherë mund të kemi një tabelë që duket si më poshtë.
Tabela 3.2.Regjsitrimi I bizneseve në Viti gjatë viteve 2011-2016,raporti nga KK Viti 2016.
Viti
Numri I regjistrimit të bizneseve
2011
101
2012
247
2013
270
2014
200
2015
202
2016/Korrik
91
Gjithësej 2011-Korrik 2016
1111
Sipas tabeles shihet se numri i bizneseve relativisht ka ardhur duke u rritur sidomos në krahasim me vitet deri më 2010 dhe kjo është një indikator pozitiv për raportin e të bërit biznes në Komunën e Vitisë.
Gjatë këtyre viteve poashtu ka pasur edhe mbyllje të bizneseve për arsye të ndryshme qoftë ato të mungeses së mjeteve për financim,borgjeve të kqija,keq menaxhimit,konkurrences informale apo
Tabela 3.3.Shuarja e bizneseve në Viti gjatë viteve 2011-Korrik 2016
Viti
Numri I shuarjes së bizneseve
2011
10
2012
18
2013
25
2014
35
2015
34
2016/Korrik
22
Gjithësej 2011-Korrik 2016
164
4.ANKETIMI I BIZNESEVE NË KOMUNËN E VITISË ME QËLLIM IDENTIFIKIMIN E PROBLEMEVE DHE BARRIERAVE QË HASEN NGA BIZNESI DHE PUNA QË ËSHTË NDËRMARRË NGA INSTITUCIONET RELEVANTE PËR LEHTËSIMIN E TË BËRIT BIZNES
4.1.Objektivat dhe mostra e anketimit
Në kuadër të proocesit të përmbylljes së studimeve në nivelin Bachelor gjatë përgaditjes së temës së diplomes kamë realizuan kryerjen e një anketimi për identifikimin e problemeve / barrierave dhe të lehtësirave që kanë bizneset në Komunën e Vitisë.
Anketimi synon një ndërhyrje efektive për problemet dhe pengesat me të cilat ballafaqohet biznesi në Komunën e Vitisë.
Anketimi synon mbledhjen dhe analizimin e të dhënave mbi problemet dhe pengesat që hasen për zhvillimin efikas të sipërmarrjes në Komunën e Vitisë dhe që pengojnë rritjen e aftësisë konkurruese të ekonomisë dhe ai është hartuar për të identifikuar/ndërtuar treguesit e duhur për të matur perceptimin e biznesit ndaj këtyre faktorëve.
Ky anketim adresohet në faktorët e brendshëm të qeverisë / komunës dhe të biznesit për të parë ndikimin që bizneset kanë sjellë për efektivitetin e pengesave ligjore dhe administrative dhe mungesën e reformave për zhvillimin cilësor të ekonomisë.
Të dhënat përkatëse janë mbledhur përmes intervistave me grupet e interesit, këto të dhëna janë mbledhur me anketimin e 15 bizneseve në Komunën e Vitisë që nëse e krahasojmë me numrin e përgjithshëm të bizneseve kjo del të jetë 1.03% përfaqësuese e bizneseve,me qëllim grumbullimin e informacionit mbi pengesat kryesore për të bërë biznes në Viti.
Zhvillimi i sektorit privat konsiderohet si faktori kryesor i rritjes ekonomike dhe trendi i zhvillimit industrial dhe prodhimit në ndërmarrjet e vogla dhe të mesme (NVM) është i një rëndësie shumë të madhe.
4.2.Struktura e pyetësorit
Struktura e pyetësorit përfshinte 20 çështje,ku pyetjet ishin me një/disa zgjedhje. Pyetësori ishte i ndarë në dy seksione,secili prej tyre i fokusuar në fusha specifike të vrojtimit:
Pjesa I - Analiza e strukturës së ndërmarrjeve dhe statusit ligjor të tyre me gjithësej 4 pyetje të parashtruara.
Pjesa II - Identifikimi i barrierave që ndikonin në efektivitetin e biznesit dhe vlerësim sa ka bër qeveria e Republikes së Kosoves me ministritë përkatëse( Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,Ministria e Financave dhe Ministria e Zhvillimit Ekonomik) si dhe Komuna e Vitisë me drejtorinë për Financa,Ekonomi dhe Zhvillim Ekonomik me gjithësej 16 pyetje të cilat janë elaboru gjatë anketimit.
Tash në vijim do të paraqiten të gjitha pyetjet e bëra dhe përqindja e përgjigjjeve për pyetjet respektive nga bizneset e anketuara përmes grafikonëve.
Cili është pozicioni i të anketuarit?
Grafiku 4.1.Përqindja e funksionit të anketuarve
Nga funksioni i të anketuarve në anketimi kemi pasur 8 pronar që janë përgjigjur,3 zëvendëspronarë dhe 4 menaxher / kontabilist ndërsa pozita tjera nuk ka pasur asnjë
Sa është numri i punëtorëve?
Grafiku 4.2.Numri i punëtorëve në total dhe mesatarja e tyre dhe ndarja e tyre nëpër sektor të veqant.
Nga grafiku shohim se numri i të punësuarve në total në 15 biznese është 234 me mesatare për biznes 15.60 punëtorë.Në sektorin e prodhimit kemi 71 punëtorë apo mesatarja 17.75 punëtorë për biznes,në sektorin ndërtimorë kemi 9 punëtorë me mesatare prej 4.50 punëtorë për biznes,në sektorin shërbyes janë 57 punëtorë me mesatare prej 19 punëtorë për biznes dhe në sektorin tregtarë kemi 97 punëtorë me mesataren prej 16.67 për biznes.
Cila është kategori e bizneseve në bazë të numërit të punëtorëve?
Grafiku 4.3.Ndarja e bizneseve në kategori të madhësisë në bazë të numërit të punëtorëve
Në këtë anketim ndarjen për biznese e kamë bërë në bazë të rregullores së Republikes së Kosoves e cila është në harmoni me rregulloren e EU për ndarjen e madhësisë së biznesit në bazë të numërit të të punësuarve dhe e cila është theksuar në pjesen e dytë të këtij punimi.
Nga anketimi shihet se shumica e bizneseve janë mikrobiznese apo biznese të vogla me nga 46.66% biznese dhe vetëm 6.67% biznes i mesëm prej gjithsej bizneseve të anketuara.
Çfar veprimtarie kanë bizneset e anketuara?
Grafiku 4.4.Ndarja e aktiviteteve të bizneseve të anketuara në bazë të numërit të të punësuarve
Në tabelen e mësipërme shihet se kemi një shtrirje relative të aktiviteteve të bizneseve të anketuara ku së paku secila kategori ka nga 2 biznese të anketuara që bënë më të lehtë krahasimin e bizneseve.
Pjesa e dytë-pjesa kryesore e anketimit – Në pjesën e dytë apo në pjesen kryesore të anketimit kemi 16 pyetje të cilat lidhen drejtpërdrejt me biznesin dhe barrierat apo lehtësirat e tyre që i kanë si nga Qeveria e Republikes së Kosoves ashtu edhe nga Komuna e Vitisë në të bërin biznes dhe si ata i vlersojnë këto sfida apo mundësi e të bërit biznes në Republiken e Kosove.
Si bizneset e parashikojnë numrin e punëtorëve brenda 5 viteve të ardhshme?
Grafiku 4.5.Parashikimi i bizneseve për rritjen e numërit të punëtorëve brenda 5 viteve të ardhshme
Nga grafiku i mësipërm shohim se shumica e bizneseve (73%) parashikojnë rritje të numërit të të punësuarve brenda 5 viteve të ardhshme.Kjo është një indikatorë i mire për rininë e komunës së Vitisë të cilët janë në numër të madh.
A parashikojnë bizneset të rrisin investimet për 5 vitet e arshme?
Grafiku 4.6.Parashikimi i investimeve nga bizneset për 5 vitet e ardhshme
Nga grafiku mund të shohim se fatmirësisht investimet e bizneseve të anketuara në numërin më të madh (80%) pritet të rriten brenda 5 viteve të ardhshme.
Cilat janë barrierat me intensitetin më të lartë që ndikojnë në të bërit biznes?
Grafiku 4.7.Barrierat me intensitetin më të lartë që ndikojnë në bizneset e anketuara
Nga grafiku i mësipërm mund të shihet se ndër barrierat më të larta të cilat ndikojnë në biznese janë ato si : vështirësitë në kreditim (86.6%),çmimi i energjisë dhe lojaliteti i munguar konkurues në treg (73.3%) janë poashtu ndër barrierat që ndikojnë më së shumti në biznese,ndërsa ndër barrierat që janë identifiku nga bizneset me ndikimin më të vogël në biznes janë:kontribuete e sigurimeve shoqërore(6.6%) dhe numri i lejeve që kërkohen për të hapur / mbyllur biznesin,burokracia e tepërt që shton koston për të hapur / zgjeruar biznesin,efikasiteti i ulët i administrates shtetërore / gjyqësorit,niveli I presionit,mitmarrja,arbitrariteti dhe kontolli për efekt presioni si dhe korrupsioni dhe krimi i organizuar janë ndër barrierat që janë vlerësu më së paku nga bizneset që i pengojnë në biznes (20%).
Poashtu nga këto të dhëna mund të nxjerren edhe të dhënat mesatare për sektorët e bizneseve të anketuara se cilat nga to kanë mesatare më të lartë të barrierave që i kanë gjatë procesit të të bërit biznes.
Grafiku 4.8.Totali i barrierave për sektorët specific të anketuar dhe mesatarja për sektor
Nga tabela e mësipërme shohim se më së shumti barriera kanë raportuar bizneset tregëtare(45) ndërsa më së paku bizneset ndërtimore me vetëm 13 barriera.Gjithsej barriera të raportuara janë 102 barriera nga 4 sektorët e biznesit të anketuar me një mesatare të raportuar për sektor biznes prej 25.50 barriera.
Sa mendojnë bizneset se ka punuar qeveria me ministritë përkatëse (Ministria e Tregtisë dhe Industrisë,Ministria e Financave dhe Minstria e Zhvillimit ekonomik) në krijimin e kushtëve të favorshme për të bër biznes që prej pas pavarsisë e deri më tash?
Grafiku 4.9.Përqindja e përgjigjjeve të bizneseve rreth kushteve të favorshme për biznes që ka ndërmarrë qeveria e Republikes së Kosovës
Nga tabela e mësipërme mund të shohim se shumica e bizneseve mendojnë se qeveria ka bër pak për ambientin e biznesit që prej pavarsisë e deri më tash,bizneset që mendojnë se qeveria ka bër mjaftueshëm janë rreth 26.66% e të anketuarave ndërsa ato që mendojnë se qeveria nuk ka bër fare në këtë aspekt janë rreth 13.33% e të anketuarave.
Sa ka ndikuar vendimi i qeverisë për faljen e borgjeve deri vitin 2008?
Grafiku 4.10.Përqindja e përgjigjeve të bizneseve sa i përket ndikimit të faljes së borgjeve
Nga grafiku i mësipërm mund të shihet se rreth 60% e bizneseve janë përgjigjur se pak ka ndikuar falja e borgjeve nga ana e qeveris,ndërsa me 20% kemi përgjigjjet se ka ndikuar shumë ose aspak nuk ka ndikuar.Numri i madh i përgjigjjeve se ka ndikuar pak ose aspak është si rezultat se sipas bizneseve këto kanë qenë paguese të rregullta të obligimeve që dalin nga procesi i biznesit të tyre dhe kjo është një indikatorë i mire për bizneset sepse tregon ndërgjegjshmërinë rreth obligimeve të tyre.
Si e shohin bizneset vendimin e Komunës së Vitisë për pezullimin e takses komunale për bizneset e kësaj komune?
Grafiku 4.11.Përqindja e përgjigjjeve në atë se si ka ndikuar vendimi i Komunës së Vitisë për pezullimin e takses komunale për bizneset e kësaj komune.
Nga grafiku i mësipërm shohim se bizneset e Komunës së Vitisë janë të kënaqura me vendimin e komunës për pezullimin e takses komunale dhe përkushtimin e saj për ti ndihmuar bizneset ngase këtë vendim pos si ndihmë financiare shumica e shohin edhe si ndihmë motivuese e ndërmarrë nga ana e komunës për ti dale në ndihmë bizneseve.
Sa bizneset kanë takime me përfaqësuse të komunës përgjegjës për sektorin e biznesit për ti diskutuar problemet që këto biznese i kanë dhe për ti diskutuar mundësitë se si të evitohen këto problem?
Grafiku 4.12.Përqindja e përgjigjjeve në pyetjen se a kanë takime me përfaqësuesit e Komunës së Vitisë për të diskutuar për barrierat dhe mundësitë për eleminimin e këtyre barrierave
Nga grafiku i mësipër shohim se shumica e bizneseve të anketuara (53.33%) e bizneseve kanë takime me përfaqësues komunal ndërsa mundësinë e përgjigjjes 'jo nuk kemi' e kamë vendosur me qëllim për arsye se Komuna e Vitisë mban takime me bizneset e kësaj komune dhe bizneset që janë përgjigjur se nuk kanë takime e kanë pranuar se e dijnë se mbahen këto takime mirpo asnjëher nuk kanë qenë të interesuar të marrin pjesë në këto takime dhe kjo nuk do mend se nuk është veprim i zgjuar nga këto biznese.
Sa e vlerësojnë këto biznese se ka bër Komuna e Vitisë në rregullimin e infrastrukturës që lehtëson të bërit biznes?
Grafiku 4.13.Përqindja e përgjigjjeve se sa ka bërë komuna për rregullimin e infrastrukturës së bizneseve të Komunës së Vitisë
Sipas kësaj ankete shohim se nga 46.66% e bizneseve mendojnë se komuna ka bër shumë respektivisht pak për rregullimin e infrastrukturës për këto biznese,ndërsaa vetem 6.67% e bizneseve mendojnë se Komuna e Vitisë nuk ka bër fare për rregullimin e infrastrukturës së biznesit të tyre.
Pyetja e nëntë e pjesës së dytë ka pasur të bëj me atë se si mendojnë bizneset e anketuara se Marrëveshja e Stabilizim Associmit do të ndikoj në biznesin e tyre kur është parasysh fakti se me MSA hapet tregu duke menjanu taksat dhe duke lehtësu në masë të madhe tregëtinë me vendet e BE-së.Gjatë kësaj pyeje ju është skjaru bizneseve se BE do të ofroj rreth 500 milion euro për shtetin e Kosovës gjatë viteve 2014 – 2020 pra me një mesatare rreth 70 milion euro në vitë ndihmë që do të shkojë pë bizneset në menyrë që ti harmonizojnë veprimet biznesore të tyre në harmoni me standardet e Europës në mënyrë që pastaj kur të heket barrierat e lartë cekura të mos ketë ngecje të theksuar të bizneseve kosovare në aspektin që të mos pranohen produktet e tyre në tregun e BE-së për arsye të mos plotësimit të standardeve bashkëkohore të domosdoshme për penetrimin në tregun e BE-së.Në vazhdim do e shohim se si bizneset e anketuara e shohin marrëveshjen e MSA-së.
Si e shihni Marrëveshjen e Stabilizim Associmit për biznesin tuaj?
Grafiku 4.14.Përqindja se si e shohin bizneset marrëveshjen e MSA-së mes Kosovës dhe BE-së
Nga grafiku i mësipërm shohim se shumica (53.33%) e bizneseve e shohin si inkurajuese marrëveshjen e MSA-së,rreth 6.67% e shohin si kërcënuese ndërsa qka çudit fakti se 40% e bizneseve të anketuara e shohin se kjo marrëveshje nuk ka ndikim në biznesin e tyre dhe kjo mund të tregoj që ose këto biznese kanë vetëbesim të madh në vete ose këto biznese nuk tentojnë të zgjerohen për të realizuar eksport në Bashkimin Europian dhe me mos përgaditjen për konkurencën nga jashtë atëher shumë lehtë mund të falimentojnë.
Sa bizneset përdorin standard si ISO,CEN,CENELEC ?
Grafiku 4.15.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa përdorin standarde në biznesin e tyre
Nga grafiku i mësipërm shohim se rreth 1/3 e bizneseve përdorin standarde në bizneset e tyre ndërsa 2/3 e bizneseve të anketuara nuk përdorin standarde në bizneset e tyre.
Sa e përdorin marketingun për biznesin / produktet tuaja?
Grafiku 4.16.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa bizneset e anketuara e përdorin marketingun për biznesin / produktin e tyre
Nga grafiku i mësipërm mund të shohim se shumica(60%) e bizneseve të anketuara e përdorin pak marketingun ndërsa 20% e përdorin shumë respektivisht aspak marketingun.
Sa mendoni se remitencat e mërgimtarëve të Vitisë ndikojnë në profitin e juaj?
Grafiku 4.17.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa ndikojnë remitencat e mërgimtarëve në bizneset e Komunës së Vitisë.
Nga grafiku i mësipërm shihet se shumica(53.33%) e bizneseve mendojnë se remitencat e mërgimtarëve ndikojnë shumë në biznesin e tyre,ndërsa rreth 46.66% e bizneseve të anketuara mendojnë se këto remitenca ndikojnë pak në biznesin e tyre mirpo qka vëhet re është se asnjë biznes i anketuar nuk ka menduar se remitencat nuk ndikojnë fare në biznesin e tyre dhe ky është një indikatorë i qartë se nuk kanë si të mos ndikojnë në biznes remitencat e mërgimtarëve.
Cila periudhë kohore është më e mire për profitin e biznesit?
Grafiku 4.18.Përqindja e përgjigjjeve në atë se cila është periudha më e mirë për bizneset
Lehtë vëhet re se periudha më e mire për bizneset është TM3 e cila siq u tha më lartë ka ndikim shumë të madhë me ardhjen e mërgimtarëve në vendëlindje ku edhe në këtë periudhë është kulmi i të bërit biznes,ndërsa nga grafiku i sipërm shihet se periudha më e keqe për bizneset është 3 muajt e pare të vitit ku bizneset thojnë se gjatë kësaj periudhe janë të knaqur vetem nëse arrijnë si mbulojnë shpenzimet
Cila është periudha më e dobët për profitin e biznesit?
Grafiku 4.19.Përqindja e përgjigjjeve në atë se cila është periudha më e dobët në biznesin e tyre
Si e shohin bizneset rininë e shumtë që ka Komuna e Vitisë kur kem parasysh gjdo ditë e më tepër kualifikimet që kemi nëpër Universitete dhe trajnime të ndryshme si dhe kostoja e favorshme për rekrutim të personelit ?
Grafiku 4.20.Përqindja e përgjigjjeve në atë se sa ndikon rinia e re e kualifikuar dhe relativisht me qmim të volitshëm për të ardhmen e bizneseve
Nga grafiku i mësipërm shohin se se shumica e bizneseve(60%) të anketuara e tyre mendojnë se rinia e Komunës së Vitisë do të mund të ketë shumë ndikim në biznesin e tyre në të ardhmen sidomos duke pas parasysh kualifikimet gjdo ditë e më shumë dhe duke pasur parasysh kosoton relativisht të favorshme për bizneset në rekrutim dhe mbajtje të personelit.
Nëse do e kishit kthyer kohen prapa atëher a do të vepronit prap njejtë,të investonin në Komunën e Vitisë ?
Grafiku 4.21.Përqindja e përgjigjjeve në atë se po ta kthenin kohën mbrapa a do të investonin bizneset prap në Komunën e Vitisë.
Nga grafiku i mësipërm shihet se shumica dërmuese(80%) e bizneseve prap do të investonin në Viti po të kthehej koha prapa ndërsa 13.33% mendojnë se nuk do të investonin,ndërsa 6.67% e bizneseve të anketura nuk janë të vendosura nëse do të hapnin apo nuk do të hapnin biznes në Komunën e Vitisë po të kthehej koha mbrapa.
PËRFUNDIME DHE REKOMANDIME
1. Në Komunën e Vitisë,vështirësitë në kreditim-norma e lartë e kredive shihet si pengesa kryesore që ndikon në efektivitetin e biznesit. 86.66% e të pyeturve e shënojnë këtë barrierë si kryesoren në pengesat që dëmtojnë sipërmarrjen.Edhe pse në Kosovë kemi një numër të madhë të bankave dhe mundësisë së konkurencës prap se prap norma e interest mbetet ndër më të lartat në rajon mirpo sipas të dhënave ky indikatorë është duke u përmisuar nga viti në vit.
2. Lojaliteti i munguar i konkurencës (ekonomia informale ndikon në uljen e çmimit në atë formale shihet si pengesa ndër më të kryesoret nga bizneset e Komunës së Vitisë, vlerësohet me rreth 80% e të pyeturve. Kjo pengesë që vjen për sipërmarrjen nga afërisia e Republikes së Maqedonisë,pastaj kjo reflektohet në uljen e çmimeve dukshëm ku mund të ndodhë të mbyllet biznesi pasi që nuk mund ta përballoj këtë çmim që vije nga ekonomia informale
3. Çmimi i energjisë (elektrike,karburantet) poashtu nga bizneset shihet që ndikon më së shumti në procesin e tyre të të bërit biznes me rreth 73.33%.
4.Një përfundim tjetër është se barriera që shihet si më e vogla në biznesin e tyre është për kontributet e sigurimeve shoqërore me vetëm 6.66%.
5.Poashtu nuk ka munguar edhe vlerësimi për Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe për ministrit përkatëse që ndikojnë në biznese si Ministria e Zhvillimit Ekonomik,Ministria e Tregtisë dhe Industrisë dhe Ministria e Financave ku nga bizneset e anketuara ka dalë një përfundim 26.67% mendojnë se qeveria ka bër mjaftueshëm për ambientin e biznesit,60% mendojnë se qeveria ka bërë pak në këtë aspekt dhe 13.33% mendojnë se nuk ka bërë fare.
6.Në vlerësimin e e Komunës së Vitisë nga bizneset e kësaj komune se sa ajo ka bërë për bizneset sidomos me pezullimin e taksës komunale dhe rregullimit të infrastrukturës rreth 93.33% e shohin atë ndihmë pos financiare për bizneset poashtu edhe ndihmë motivuese për bizneset e saj.
7.Një tjetër përfundim i nxjerrur dhe me shumë rëndësi është se si i shohin bizneset e anketuara mërgimtarët e shumtë që ka kjo komunë dhe remitencat e tyre ku 100% e bizneseve të anketuara thojnë se mërgimtarët dhe remitencat kanë ndikim pozitiv në biznesin e tyre.
8.Poashtu edhe tek pyetja se cila është periudha më e mirë / keqe në procesin e të bërit biznes ka një përfundim në masën më të madhe se periudha më e mirë për biznesin është TM3-Korrik,Gusht,Shtator me një vlersim prej 86.67% e bizneseve të anketuara ndërsa periudhen më të keqe bizneset e Komunës së Vitisë e shohin atë TM1-Janar,Shkurë,Mars me 73.33% e bizneseve të anketuara.
9.Një përfundim tjetër e që shihet si indikatorë i mirë se në Viti ka hapësirë për të hapur dhe vazhduar punën është se në pyetjen provokative se nëse kthejmë kohen prapa këto biznese të anketuara a do të hapnin përsëri biznesin në Komunën e Vitisë pjesa dërmuese e bizneseve rreth 80% e bizneseve me vendosshmëri të plotë kanë pohuar se prap do të hapnin biznesin në këtë komunë.
Rekomandimet të cilat mund ti jap nga studimi i lëmis të cilën e kamë shtjelluar gjatë këtij punimi është në disa fusha specifike si:
1.Bashkëpunimi më i madhë i qeverisë dhe ministrive përkatëse me bizneset duke i njoftuar me ligjet aktuale të cilat prekin direkt biznesin qoftë pozitivisht apo në rast keq interpretimi prekin negativisht procesin e të bërit biznes dhe shpërndarjen e njejtë në tërë territorin mjetet që vijnë nga IPA II në mënyrë që përmes këtyre mjeteve financiare rreth 70 milion euro deri në vitin 2020 të krijohen baza për harmonizimin e bizneseve me standardet e bizneseve Europiane që përmes këtij harmonizimi të jemi konkurues në BE si për nga produktet ashtu edhe për nga shërbimet që mund të ofrohen në tregun e BE-së dhe në këtë mënyrë të zbutet raporti eksport-import i cili është relativisht i lartë në favor të importit
2.Rekomandim tjetër është të ketë të dhëna më të mëdha ekonomike në web-faqet si të ministrive përkatëse ashtu edhe të Komunës së Vitisë në mënyrë që bizneset por edhe qytetarët të mund të informohen më lehtë për ngjarjet ekonomike ditore por edhe ato me rëndësi të theksuar që ndikojnë direkt në ekonominë e bizneseve dhe shtetit në tërësi.
3.Një rekomandim tjetër është edhe krijimi i politkave të mira ekonomike nga ana e qeverisë sidomos politikës së taksave dhe doganave.Vënia e taksave të larta mund të konsiderohet si e papërshtatshme për dy arsye:1) përfshirja e shumë mjeteve në buxhet zvoglon fondet investive tek bizneset dhe në popullat dhe mund të ulë rritjen ekonomike pasi që bizneset janë investitorë më të mirë se qeveria dhe 2) vënia e taksave të larta nxitë shmangien e pagesës së tyre pra qojnë deri tek evazioni fiskal.Edhe kontrolli brezit kufitar me Republiken e Maqedonisë do të sjellte forcim të ekonomisë formale dhe dobësim të asaj informale.
4.Një rekomandim tjetër është edhe politika stimuluese më e mirë për zhvillimin e partneritetit publiko-privat ngase me këtë partneritet nuk mund të ketë humbës por vetëm fitues e të cilët mund të jenë si bizneset dhe qytetarët për punësim ashtu edhe qeveria ngase krijon mundësi për zhvillim ekonomik dhe rritje të numërit të punëtorëve
BIBLIOGRAFIA
Muhamet Mustafa,Enver Kutllovci,Petrit Gashi,Besnik Krasniqi-'Biznesi i Vogël dhe i Mesëm',Prishtinë 2006
Pula-Shiroka Justina,Prishtinë 2013-'Sfidat dhe prespektivat e NVM-ve në Kosovë'
http://www.mti-ks.org/repository/docs/StatistikateNVMmars2007shqip0.pdf
https://aab-edu.net/uploads/docs/thesis/2015/01-2015-shqip/08.Bizneset%20e%20vogla%20familjare%20garant%20i%20zhvillimit%20ekonomik%20e%20social-%20Baki%20Rexhepi.pdf
file:///C:/Users/Mentor/Desktop/Repertori%20statistikor%20mbi%20ndermarrjet%20ekonomike%20ne%20Kosove%20TM2-2016.pdf
http://www.telegrafi.com/kosova-vend-i-bizneseve-fiktive/
http://bankassoc-kos.com/wp-content/uploads/2015/08/Petrit-Balija_Shoqata-e-Bankave-te-Kosoves_Periodiku-Bankar-17.pdf
http://www.worldbank.org/sq/news/press-release/2015/10/28/doing-business-2016-kosovo
Agjencia e Statistikave të Kosovës, Rezultatet e anketës së fuqisë punëtore 2012 dhe 2013, qershor 2015, https://ask.rks-gov.net/tregu-i-punes/publikimet;
Banka Botërore, Bank nonperforming loans to total gross loans (%), qershor 2015,
http://data. worldbank.org/indicator/FB.AST.NPER.ZS/countries;
Banka Botërore, Deposit interest rate, qershor 2015,
http://data.worldbank.org/indicator/FR.INR.DPST/ countries;
Banka Botërore, Ease of doing business index, qershor 2015,
http://data.worldbank.org/indicator/ IC.BUS.EASE.XQ;
Banka Botërore, Inflation, consumer prices (annual %), qershor 2015,
http://data.worldbank.org/indicator/FR.INR.DPST/ countries;
Banka Botërore, Interest rate spread (lending rate minus deposit rate, %), qershor 2015,
http://data. worldbank.org/indicator/FR.INR.LNDP/countries;
Banka Botërore, GDP (current US), qershor 2015,
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP.MKTP. CD/countries;
Banka Botërore, GDP groëth (annual %), qershor 2015,
http://data.worldbank.org/indicator/NY.GDP. MKTP.KD.ZG/countries;
Banka Botërore, GDP per capita (current US), qershor 2015,
http://data.worldbank.org/indicator/ NY.GDP.PCAP.CD/countries;
Banka Botërore, Unemployment, total (% of total labor force), qershor 2015,
http://data.worldbank.org/ indicator/SL.UEM.TOTL.ZS;
Banka Botërore, Lending interest rate, qershor 2015,
http://data.worldbank.org/indicator/FR.INR.LEND/ countries;
http://mzhe-ks.net/
http://riinvestinstitute.org/publikimet/pdf/12.pdf
https://www.researchgate.net/publication/265906879_Investimet_e_Jashtme_Direkte_IJD_dhe_ndikimi_i_tyre_ne_zhvillimin_ekonomik_te_Kosoves
http://bqk-kos.org/repository/docs/SistemiIPagesave/Analize-mbi-Menyrat-e-Dergimit-te-Remitancave-ne-Kosove.pdf
https://kk.rks-gov.net/viti/
file:///C:/Users/Mentor/Desktop/Studim%20i%20BiznesAlbania.pdf
18
19
20
21
22
23
24
25
26
27
28
29
30
31
32
33
34
35
36
37
38
39
40
41
42
43
44
45
46
47
48
49
50
[Type the document title]
[Year]
Report "‘SFIDAT E TË BËRIT BIZNES NË KOMUNËN E VITI-së’"