KONTRATE KOMISIONI (Makinë)

June 9, 2018 | Author: Ràmiz Álíá | Category: Documents


Comments



Description

KONTRATË KOMISIONI E lidhur ne Tiranë , ditën e enjte , datë 23.12.2017 ndërmjet palëve :

I. POROSITËSI

Z. Leandro Perry , I biri I Albanit dhe Arikes , lindur më 23.12.1997 në Tiranë dhe banues në Tiranë , Rr. “Luigj Gurakuqi” , Pall 18, Ap 12 i identifikuar me kartë identiteti me nr. letërnjoftimi 033454896 dhe nr personal J712154875S .

II. KOMISIIONERI

Zj Anastasia PETRELA , e bija e Sadikut dhe e Nazmies , lindur më 24.12.1997 në Tiranë dhe banuese në Tiranë , Rr “Jordan Misja” , Pall 11 , Ap 4 , e identifikuar me kartë identiteti me nr.letërnjoftimi 025469999 dhe nr.personal J61254879O .

Të lartpërmendurit janë madhorë me zotësi të plotë juridike dhe zotësi te plotë për të vepruar , të cilët deklaruan se lidhin kontratën e komisionit për shitjen e makinës me kushtet si vijon bazuar në Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë , neni 935 e në vijim .

VENDOSËN Të lidhin këtë kontratë në kushtet e mëposhtme :

Neni 1 OBJEKTI I KONTRATËS Objekt i kësaj kontrate është ngarkimi i komisionerit nga ana e porositësit për realizimin e shitjes së një makine , tip Audi A10 me Nr,Shasie W12345698745C , me targa AA 011 BC , ngjyrë e zezë , e vitprodhimit 2017 , diesel . Kjo makinë do shitet me vlerën 5.500.000 lekë (pesë milion e pesëqind mijë lekë të rinj )

Neni 2 Qëllimi Qëllimi i kësaj kontrate është shitja e restorantit në emër të komisionerit për llogari të porositësit

Neni 3 Shërblimi dhe mënyra e Pagimit Porositësi duhet të shpërblejë komisionerin për shërbimin e kryer në vlerën 500.000 leke (pesëqind mijë lekë të rinj ). Shpërblimi do të jepet po atë ditë që është shitur makina dhe do të derdhet në llogarinë bankare të Komisionerit në bankën BKT , nr.llogarie 00000197854 .

Neni 4 Afati Shitja për llogari të porositësit duhet të kryhet nga komisioneri brenda afatit 1 mujor dhe llogaritet që nga momenti i lidhjes së kësaj kontrate komisioni .

Neni 5 Të drejtat dhe detyrat e porositesit a. Porositesi është i detyruar të i paguajë komisionerit të gjitha shpenzimet që janeë bërë për kryerjen e porosisë. b. Porositësi është i deyruar të paguajë shpërblimin në sasinë dhe mënyrën që përcaktohet ne nenin 3. c. Porositësi ka të drejtë të japë udhëzime për mënyrën e kryerjes së porosisë.

Neni 6 Te drejta dhe detyrime të komisionerit a. Komisioneri është i detyruar tu përmbahet udhëzimeve që ka marrë përsipër nga porositësi në bazë të kësaj kontrate . b. Komisioneri ka të drejtë të marrë shperblimin pasi ka bërë shitjen e makinës në afatin e përcaktuar në nenin 4 të kësaj kontrate. Neni 7 Shpenzimet e kryera për lidhjen e kësaj kontrate do mbulohen nga Porositësi .

Neni 8 Komisioneri në asnjë rast nuk duhet të lejojë vonesë për kryerjen e pagesës , pagesa duhet të bëhet në cast , në momentin e lidhjes së kontratës së shitjes së makinës ndërmmjet Komisionerit dhe palës së tretë . Neni 9 Nëse Komisioneri arrin që ta shesë objektin e kësaj kontrate më shumë nga saç është parashikuar në këtë kontratë , atëherë në kundërshtim me nenin 939 të Kodit Civil të RSh, palët ranë dakord që tepricën e të hollave ta mbajë komisioneri dhe pavarësisht kësaj teprice komisioneri asesi nuk do përjashtohet nga shpërblimi që i takon . Neni 10 Mosmarrëveshjet ndërmjet palëve Për çdo problem , palët duhet të komunikojnë me njëra-tjetrën dhe të mundohen ti zgjidhin me mirëkuptim dhe vetëm në pamundësi të mirëkuptimit të drejtohen në Gjykatën e Shkallës së Parë Tiranë .

Neni 11 Dispozita të tjera a. Kësaj kontrate i bashkëngjitet dhe vërtetimi i pronënsisë mbi sendin objekt kontrate (AUDI A10) b. Kjo kontratë hartohet në gjuhën shqipe në 3 kopje, nga një për secilën palë dhe një për noterin. c. Palët duhet të respektojnë detyrimet që rrjedhin nga kjo kontratë, në të kundërt për ta do të lindin pasojat që parashikohen në këtë kontratë si dhe në Kodin Civil të Republikës së Shqiërisë. Me nënshkrimin e mëposhtëm , palët lidhin këtë kontratë dhe marrin përsipër të drejtat dhe detyrimet karshi njëri – tjetrit .

PALËT KONTRAKTUESE POROSITËSI

KOMISIONERI

Leandro Perry (firme)

Anastasia PETRELA ( firmë)

(Kjo kontratë duhet bërë përpara noterit )

Copyright © 2024 DOKUMEN.SITE Inc.