MARS 2018 |
| 00355682579711
Volumi 1, Numri 4
Botim periodik fiskal dhe ekonomik mujor Përgatitur nga ALTAX Center
Për tu regjistruar te Fiskalisti vizitoni http://altax.al/al/regjistrohu Ky publikim dhe publikimet e tjera janë të disponueshme nëse vizitoni http://altax.al/al/edukumi-ngaaltax/posta-juaj
FiskaListi është krijuar për të njoftuar rregullat ligjore dhe procedurat tatimore, fiskale dhe më gjerë, Këtë muaj FiskaListi prezanton: si dhe për të publikuar Vendime te gjyqësorit, Urdhrat dhe akte nënligjore tatimore dhe doganore, Nga Shqipëria prezantohet Marrëveshjet Tatimore, Legjislacionin dhe komente tatimore, si dhe çështje të tjera fiskale të interesit të përgjithshëm. Regjistrimi i biznesit të vogël në TVSH nga 1 Prilli
Fiskalisti azhornon lexuesin e saj me të rejat dhe diskutimet nga arena fiskale shqiptare në Shqipëri dhe Kosovë.
Publikime të tjera që përfshihen janë të natyrës së analizës, ku shkrimet më të lexuara dhe të komentuara të muajit do të paraqiten me shkurtime në këtë Buletin. Statistikat fiskale dhe tregues të barrës fiskale dhe më shumë se këto statistika do të jenë të përhershme te FiskaListi, me qëllim transparencën dhe analizën bazuar mbi to.
Tema nga ALTAX Së bashku për shëndetin fiskal të industrisë nxjerrëse? Libraria e ALTAX me librat për tu lexuar këtë muaj Publikime të sistemit gjyqësor – Volumi 4/ 2017 – Procedurat Doganore Edukim Online – Veçoritë kryesore të regjimit të tatimit mbi të ardhurat nga kapitali
Materialet që i përkasin Kosovës janë pjesë e një posti të veçantë për ata që kërkojnë informacione specifike mbi zhvillimet tatimore dhe doganore në Kosovë. Ky material jepet me përzgjedhjen që ka bërë Të rejat nga ATK KOSOVA në regjistrimin e tij kërkuesi i informacionit Doganat 2 herë më shumë të hyra se tatimet gjatë tremujorit parë 2018
Publikimi del një herë në muaj dhe mirëmbahet nga stafi i Qendrës ALTAX. Përmbajtja e FiskaListit Kujdes! Doganat alarm për kontrabandën përmblidhet një herë në 4 muaj, e cila mund të shpërndahen (email) sipas regjistrimeve apo kërkesave.
Me interes mund të lexoni: 4 Bloget më të lexuar të muajit Mars 2018
Është vizioni i Qendrës ALTAX për të publikuar te FiskaListi gjithë problematikat e rëndësishme të nevojshme për një transparencë në ndikimin e zbatimit uniform të legjislacionit fiskal. Publikimet e fundit nga Qendra ALTAX Ky është numri i katërt i publikuar, përgatitur nga Qendra ALTAX©.
Second Story Headline
Për reduktimin e TVSH në elektroenergjetikë
REGJISTRIMI BIZNESIT TË VOGËL NË TVSH, NGA PRILLI
2019 – 2021
Tatimpaguesit, të cilët kanë realizuar një qarkullim mbi 2.000.000 (dy milionë) lekë, për vitin kalendarik 2017, si dhe ata që parashikojnë të realizojnë këtë qarkullim gjatë këtij viti, nga data 1 Prill 2018 duhet të regjistrohen me përgjegjësinë tatimore të TVSH-së (tatimi mbi vlerën e shtuar). Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në, duhet të komunikojë me shoqërinë e autorizuar që e ka furnizuar me pajisjen fiskale për të bërë ndryshimin e shkallës tatimore të TVSH brenda datës 31 mars 2018, për qëllim të lëshimit të kuponit tatimor me TVSH; Çdo tatimpagues i regjistruar për TVSH-në brenda datës 31 mars 2018 duhet të furnizohet me faturat tatimore me TVSH, të përdorshme për çdo shitje mbi 40.000 (dyzet mijë) lekë, ose kur blerësit do t’i kërkojnë një të tillë Paraprakisht këta tatimpagues duhet të përpilojnë (inventarizojnë) listën e mallrave stok të specifikuar në sasi dhe në vlerë.
Kërko këshillim nga ekspertët e ALTAX Studio. Kliko
Ky inventar duhet të dorëzohet në Drejtorinë Rajonale, brenda datës 31 mars 2018.
Çdo mall i përfshirë në inventar duhet të jetë i justifikuar me faturë tatimore të blerjes me TVSH, i blerë jo më parë se 12 muaj nga data që është bërë regjistrimi në TVSH.
KËTU
Ky proces i jep të drejtën çdo tatimpaguesi, që në muajin e parë kur bëhet subjekt i regjistruar në TVSH, të njohë TVSH-në e zbritshme për mallrat e inventarit gjendje në datën e regjistrimit në këtë regjim. Administrata Tatimore është në shërbimin tuaj në sportelet e saj të shërbimit, si dhe me Qendrën e Thirrjeve në numrin pa pagesë 0800 00 02. Një program gjithëpërfshirës seminaresh trajnimi me grupe tatimpaguesish, është programuar përgjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2018. Ndryshimi i përgjegjësisë tatimore mbështetet në ligjin nr.92/2014 datë 24.07.2014, “Për TVSh-në në RSH”, i ndryshuar neni 117 dhe VKM nr.652, datë 10.11.2017 “Për disa ndryshime dhe shtesa në vendimin Nr.953, datë 29.12.2014, të Këshillit të Ministrave “Për Dispozitat Zbatuese të ligjit nr.92/2014, “Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar”, neni 2, pika 1, i cili përcakton se kufiri minimal për regjistrimin e tatimpaguesve në skemën e TVSH-së, është qarkullimi prej 2 000 000 (dy milionë) lekë në një vit kalendarik. Për secilin tatim baza tatimore mbetet e ngushtë. Përveç TVSH-së, që ka një rritje gjithë bazat e tjera të tatimeve janë me një tendencë mesatare rritje (bilanc hyrje-dalje) më poshtë se rritja e vetë të ardhurave tatimore. Nga 6 tipe të ndryshme bazash tatimore, sipas tipit të tatimit, rritjen më të madhe e ka baza e TVSH-së, që vjen nga futja në skemën e këtij tatimi kryesisht BIZNESET E VOGLA. Tashmë ato përbëjnë 28% të gjithë bazës tatimore, së bashku me hotelerinë.
2
3
SË BASHKU PËR SHËNDETIN FISKAL TË INDUSTRISË NXJERRËSE Shqipëria ka përfituar të ardhura të qëndrueshme për buxhetin nga burimet natyrore dhe ka ardhur koha për të folur me zë të lartë për një menaxhim të shëndetshëm fiskal. Dhe menaxhimi i shëndoshë fiskal është i mundur vetëm kur ekzistojnë institucione të fuqishme, që mund të formulojnë politika efektive. Ekzistojnë katër pika ashtu si 4 kënde të piramidës që ndihmojnë në arritjen e kësaj. Së pari është sistemi i taksave që siguron që përfitimi ekonomik i gjeneruar nga aktivitetet e minierave dhe të naftës të ndahet në mënyrë të drejtë ndërmjet investitorëve dhe buxhetit për/te qytetarët. Kjo kërkon, që qeveria të bëjë më të mirën për të marrë të ardhura sa më shpejt, por dhe të ardhura të besueshme nga projekte investimi më fitimprurëse, si dhe një pjesë më të lartë nga deri më sot. Së dyti është aftësia për të administruar në mënyrë efektive sistemin e taksave dhe për të siguruar që kompanitë minerare dhe të naftës të jenë në pajtueshmëri me regjimin fiskal të përcaktuar në legjislacionin tatimor dhe kontratat me qeverinë. Së treti është kuadri makrofiskal për të menaxhuar mirë gjenerimin e të ardhurave nga miniera dhe nafta. Kjo kërkon një ekuilibër të duhur midis kursimit të disa të ardhurave për një ditë “të vrenjtur” ose për gjeneratën e ardhme (fondet sovrane) dhe rritjes së shpenzimeve buxhetore në programet e nevojshme si infrastruktura, shëndetësia dhe arsimi. Së katërti është transparenca fiskale e krahasueshme me dritën e diellit. Kjo sigurisht vlen për sektorin e industrisë nxjerrëse. Duke qenë transparent në lidhje me kushtet dhe kontratat fiskale të minierave dhe naftës, mbledhja e të ardhurave dhe përdorimi përfundimtar i të ardhurave përmes buxhetit ndërton besimin e publikut. Transparenca e brendshme përmes shkëmbimit të informacionit midis agjencive qeveritare është gjithashtu kritike për menaxhimin efektiv fiskal. Programi i qeverisë duhet të fokusohet në katër këndet, të cilat përbëjnë bazën e “piramidës fiskale” për një menaxhim të shëndoshë fiskal. Do të jetë reformues për mentalitetin e të bërit të punëve në Shqipëri, nëse qëllimi do të synohet të arrihet mes ndërveprimit dhe varësisë midis këndeve. Politika e taksave, edhe sikur të jetë më e mira në historikun e saj nuk është shumë e dobishme pa aftësinë për ta administruar atë. Por, edhe nëse mblidhen të ardhura të konsiderueshme, kjo do ta përmirësonte jetën e qytetarëve në mënyrë të qëndrueshme, vetëm nëse të ardhurat menaxhohen mirë përmes buxhetit. Menaxhimi fiskal kërkon bashkëpunim dhe shkëmbim efektiv informacioni midis institucioneve të ndryshme. Asnjë institucion nuk mund të arrijë në vetvete një menaxhim të shëndoshë fiskal të sektorëve të minierave dhe të naftës. Kjo kërkon që Ministria e Financave, Administratat e të Ardhurave Fiskale, Ministria që ka fushë mbulimi Minierat dhe Naftën, si dhe agjencitë rregullatore (AKBN, SHGJSH, ALBEITI) të punojnë së bashku në drejtim të hartimit, transparencës, bashkëpunimit dhe zbatimit të politikave. Ashtu si ka fitime nga bashkëpunimi më i fortë midis agjencive, po ashtu ka edhe mundësi të mjaftueshme për të mësuar nga përvojat e sukseseve dhe sfidave të hasura në menaxhimin e burimeve natyrore. Së bashku! Mund të punohet së bashku në ndërtimin e kapaciteteve për të përmirësuar dhe zbatuar politika të shëndetshme fiskale për të nxitur një ambient të qëndrueshëm që mbështet rritjen e qëndrueshme ekonomike dhe qëllimet ekonomike të zhvillimit.
LIBRARIA E ALTAX CENTER Shkarkoni dhe bëni tuajat botime që vlejnë në jetën profesionale dhe për njohuritë Tuaja mbi taksat, ekonominë dhe trajtimin fiskal nga korporatat
4
PËRMBLEDHJE NGA SISTEMI GJYQËSOR PËR ÇËSHTJE FISKALE PUBLIKIME TË VENDIMEVE PËR TATIMET NGA SISTEMI GJYQËSOR
5
VENDIME GJ.L. VOLUMI 4-2015 - PROCEDURA DOGANORE Vendimet e sistemit gjyqësor shqiptar për çështjet fiskale është përmbledhja më e fundit për ballafaqimin juridik të zbatimit të ligjit nga administrata tatimore dhe doganore e përgatitur me kujdes nga ALTAX Center. Kjo përmbledhje është një prezantim i gjithë çështjeve që bizneset dhe individët kanë ankimuar në sistemin gjyqesor në lidhje me pretendime për zbatim të gabuar të legjislacionit nga administrata tatimore dhe doganore. Përmbledhja përfshin çështje të viteve 2015-2017 dhe është e ndarë në 8 volume duke filluar me zbatimin e procedurave të ligjit bazë të administratës TATIMORE, DOGANORE, TVSH, TAKSA E TARIFA VENDORE. Brenda secilit volum prezantohen çështje të kontrollit tatimor, të mosdeklarimit të punonjësve, të tatimit mbi të ardhurat, të dokumentimit të transaksioneve, si dhe tematika të informalitetit. Duke lexuar se si është marrë vendimi nga Gjykata e Lartë arrihet të kuptohet se ku ka gabuar administrata në zbatim dhe ku duhet që bizneset dhe individët të referohen në kërkesën e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre në zbatim të ligjit.
VENDIME GJ.L. VOLUMI 4-2015 - PROCEDURA DOGANORE
Volumi 4 përshkruan situata në zbatim nga doganat për procedurat që ka zbatuar ndaj bizneseve dhe çështjet që janë fituar nga doganat, por dhe ankimuesit, si rrjedhojë e qasjes së gabuar ndaj referencës dhe procedurës.
.
Këndvështrimi i trajtimit ligjor të çështjeve fiskale, sipas vendimeve nga Gjykata e Lartë na jep një qasje të drejtë mbi referencat e gabuara ligjore nga administrata në zbatim dhe orienton konsulentët dhe bizneset dhe individët të referohen drejt në kërkesën e tyre për të mbrojtur të drejtat e tyre në zbatim të ligjit.
6
Kosova – Lajme tatimore Doganat – 2 herë më shumë të hyra se tatimet gjatë 3 mujorit 2018 Dogana ka vazhduar me performancë të mirë në aspektin e realizimit të të hyrave. Parashikimi vjetor i të hyrave në kufi sipas buxhetit për vitin 2018 është 1,175 milionë €. Dogana gjatë periudhës Janar-Mars 2018, pra në këtë tremujor ka arritur në total vlerën prej rreth 212 milion €. Në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017, të hyrat doganore shënuan rritje për 2% apo 4.1 milion € më shumë. Gjate kësaj periudhe, ndikim tek të hyrat nga importi kanë pasur politikat fiskale të cilat kanë hyrë në fuqi me 1 Janar 2018, që favorizojnë ulje taksash në kategori të caktuara, si stimulim i zhvillimit ekonomik. Për ketë tremujor vlera e mallit që është liruar nga taksat në import është 55 milion euro dhe ndikimi në taksa ka qenë 12.6 milion euro vetëm nga lirimet për lëndën e parë dhe inputet që përdoren në proces të prodhimit, ku krahasuar me tremujorin e vitin e kaluar lirimet nga taksat në import kanë shënuar një rritje prej 116%. Kategori tjetër që ka ndikuar në të hyra me pak është edhe MSA , ku përgjatë kësaj periudhe (tremujori i parë) ndikimi nga MSA është rreth 8.8 milion € apo rreth 41.6% më shumë se sa periudha e njëjtë e vitit të kaluar. Gjithashtu efekti i vendimit në kufizimin e veturave në import deri në 10 vite, ka ndikuar që të kemi rënie të importit të veturave të përdorura për 46% dhe efekti negativ në të hyra vetëm për ketë 3 muaj tek kategoria e importit të veturave të përdoruara është 4 milion €. Sa i përket eksportit, në sasi ka shënuar një rënie prej 15.63%, ndërsa në vlerë shënon rritje prej 2.59% krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Përkundër politikave fiskale, MSA dhe vendimit për kufizimin e veturave që kanë ndikuar në të hyra, përsëri Dogana ka arritur që të performojë mirë në mbledhjen e të hyrave për këtë tremujor. .
7
107.7 milion euro të hyra për 3-muaj Vazhdon të rritet performanca e të hyrave në Administratën Tatimore të Kosovës, ku vetëm për muajin Janar-Mars 2018 nga të hyrat e rregullta janë mbledhur 107.7 milion euro, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar kemi rritje për 12.7 milion euro apo 13.3 % me shume. Ndërsa, në raport me planin janë mbledhur 5.3 % më shumë të hyra. Të hyra të njëhershme nga FKPK (Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës) gjatë muajit Janar janë arkëtuar 9.97 milion euro, të cilat nuk janë përfshirë në të hyrat e rregullta. Po ashtu, gjatë kësaj periudhe janë arkëtuar mbi 31.4[1] milion euro të hyra për FKPK. Pra, gjithsej të hyra gjatë kësaj periudhe raportuese (Tatimet, FKPK dhe nga të hyrat e njëhershme nga FKPK) janë në vlerë prej mbi 149.0 milion euro. Rezultat për rritjen e të hyrave janë avancimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, të cilat kanë lehtësuar në masë të madhe deklarimin dhe pagesën e tatimeve, si dhe kanë ngritur nivelin e përmbushjes vullnetare. Po ashtu, rol të rëndësishme ka edhe pjesa e legjislacionit tatimor, përmes së cilës bëhen përpjekje të vazhdueshme që të krijohet një infrastrukturë e mirë ligjore.
Kujdes! Doganat alarm për kontrabandën Bazuar në Strategjinë e Doganës dhe Planeve të ndryshme Operative gjatë tremujorit të parë të vitit 2018 Dogana ka vazhduar me luftimin informalitetit në përgjithësi, duke u përqendruar në ndërmarrjen e aktiviteteve në drejtim të luftimin të kontrabandës dhe shmangieve mashtruese. Për tremujorin e pare te vitit 2018 më poshtë janë paraqitur disa nga veprimet hetimore si vijon:
Janë regjistruar gjithsej 10 raste te reja të shmangieve financiare Janë dorëzuar ne Prokurori 9 kallëzime Penale ku shmangiet e konstatuara janë ne lartësi prej 615,033.06 €. Numri i personave te kallxuar është 12. Janë bastisur rreth 9 lokacione të ndryshme Mallrat e sekuestruara gjate kësaj periudhe kapin shifrën prej 105,307.94€ Gjatë kësaj periudhe raportuese arritur rezultate dhe sekuestrime të cigareve, duhanit të grirë, narkotikë, armë dhe fishekë, ari dhe argjend, medikamente të ndryshme pa banderola, kartela grafike dhe teknologji, automjete për udhëtarë, lojëra të ndryshme të fatit, pije alkoolike dhe jo alkoolike si dhe tekstil i ndryshëm.
8
EDUKIMI ONLINE
Edukimi fiskal nga ALTAX
VEÇORITË KRYESORE TË REGJIMIT TË TATIMIT MBI TË ARDHURAT NGA KAPITALI (PERSONAL APO KORPORATIV) Deri në fillim te vitit 2018 karakteristikat që përshkruajnë tatimin e kapitalit ne Shqipëri janë si më poshtë: Në Ligjin e Tatimit mbi te Ardhurat nr. 8438 datë 28.12.1998 i kemi të përcaktuara normat mbi taksimin e kapitalit për elemente te veçantë të tij. Të ardhurat kapitale të realizuara nga individët janë të taksueshme në zbatim të Ligjit të Tatimit mbi të Ardhurat, nr. 8438, datë 28.12.2006, nëpërmjet taksimit të të ardhurave të realizuara nga fitimi i ortakut apo i aksionarit në shoqëritë tregtare sipas pikës 1 , germa b, e nenit 8 të ligjit 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi të Ardhurat”, dhe pikës 1, germa c), të ardhurat që realizohen nga interesat bankare apo të përfituara nga letrat me vlerë me përjashtim të interesave të përfituara nga bonot e thesarit apo letra me vlerë te Qeverisë të emetuara para hyrjes në fuqi të ligjit të mësipërm. Sipas ligjit me lart, nuk ka taksim të drejtpërdrejtë mbi kapitalin e korporatave. Në Ligjin ”Për Tatimit mbi te Ardhurat” nr .8438 datë 28.12.1998 taksohen fitimet e realizuara nga kapitalet. Fusha e veprimit të tatimit mbi fitimin është përcaktuar në nenin 16, të ligjit “Për tatimin mbi të Ardhurat” nr.8438, datë 28.12.1998. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen personat juridikë dhe ortakëritë që janë të regjistruar për TVSH-në. Tatimit mbi fitimin i nënshtrohen të gjithë personat fizikë, të regjistruar në TVSH dhe që nuk janë subjekte të tatimit mbi biznesin e vogël. Në ligjin nr. 8438, datë 28.12.1998 “Për tatimin mbi të ardhurat”, i ndryshuar me ligjin Nr. 10228, date 04.02.2010, Në nenin 8, shkronja “h” është përcaktuar se: Janë te ardhura te tatueshme, të ardhurat në formë monetare për shtimin e kapitalit me burime nga jashtë shoqërisë, që nuk janë të tatuara më parë, ndërkohë që kanë qenë objekt tatimi dhe që nuk janë të shoqëruara me dokumente zyrtare, që vërtetojnë origjinën e këtyre të ardhurave. Sipas legjislacionit aktual në Republikën e Shqipërisë çdo rritje e kapitalit të shoqërisë pas taksimit të fitimit vjetor të bërë me vendimin e Asamblesë së Ortakëve të saj nuk është i taksueshëm në referim të nenit 26, të ligjit 8438, datë 28.12.1998 “ Për Tatimin mbi të Ardhurat”, i ndryshuar. Procedurat ligjore mbi rritjen apo zvogëlimin e kapitalit të shoqërive përcaktohen në nenet 145 181, 182, 183, 184, 185 dhe 186 të ligjit nr.9901, datë 14.04.2008 ” Për Tregtarët dhe shoqëritë tregtare”. Në nenin 26 "Pjesëmarrjet që përjashtohen nga tatimi mbi fitimin" të Ligjit Nr. 8438, datë 28.12.1998 ”Për tatimin mbi te ardhurat” përcaktohet se: në përcaktimin e fitimit të tatueshëm të një personi rezident, përjashtohen si të ardhura: Dividentët dhe ndarjet e fitimit, kur ato shpërndahen nga shoqëritë e ortakëritë rezidente, që janë subjekte të tatimit mbi fitimin, pavarësisht nga kuota e pjesëmarrjes në vlerë ose në numër, të kapitalit aksionar të së drejtës së votës apo të pjesëmarrjes në kapitalin fillestar apo aksionar të përfituesit”
4 Bloget më të lexuar në MARS 2018 tek altax.al TREGTIMI I VOTËS DHE LEVERDIA EKONOMIKE (3030 LEXIME) Në periudhat përpara ndryshimeve demokratike, ne ish - vendet socialiste, njerëzit zbatonin një sistem solidariteti apo patronazhi me njeri-tjetrin. Një sistem i tille kishte te bënte me faktin, se kur një person donte te ruante pozitën apo nivelin e tij duhet te gjente një solidar te tij. Nisur nga qëllimi për te fituar favore nga solidari, ai duhet t’ia kthente “nderin” e bere duke i kryer shërbime. Dhe kështu ne vazhdimësi vazhdonte te ecte ky sistem, qe nga sa duket ngjan me tepër me një sistem shkëmbimesh. Gjithsesi, marrëdhëniet ne ketë sistem janë me te qëndrueshme dhe bazat e tyre janë pothuajse te ndryshme nga shkëmbimet e tregut. Kjo mënyre te funksionuar ne jetën politiko-ekonomike ne këto vende pruri dhe metamorfizmin e shoqërisë duke mbartur brenda vetes dhe ne krijimin e rangjeve te ndryshëm te njerëzve.
Lexojeni të plotë duke klikuar KËTU
D.I.V.A. 2018 (2258 LEXIME) Deklarata e tatimit mbi të ardhurat individuale vjetore është një formë që plotëson më mirë shpërndarjen e barrës së tatimeve edhe mbi individë që nuk janë të njohur dhe nuk kanë qenë objekt tatimi të mbajtur në burim. Kjo kategori tatimpaguesish i përket edhe individëve që realizojnë të ardhurat nga kapitali (qeradhënia e aktiveve) Nga ana tjetër, duke reflektuar në këtë dokument sqarues edhe reagimet nga individët e interesuar për të zbatuar korrektësisht detyrimet që lindin nga zbatimi i ligjit arrihet edhe një njohje më e thelluar e zbatimit e tatimit mbi të ardhurat individuale. Të ardhurat mund të realizohen nga tre burime: puna, shërbimet dhe pronësia.
Lexojeni të plotë duke klikuar KËTU
9
ÇFARË E SHTYN BIZNESIN TË VIJOJË TË JETË PJESË E TREGUT INFORMAL TË PUNËS? (2048 LEXIME) Një barrë fiskale e lartë në formën e taksave mbi pagat dhe kontributet e sigurimeve shoqërore është një postulat i njohur, i cili mund të ketë pasoja serioze në konkurrencën e një biznesi. Kjo është arsyeja pse shumë punëdhënës të sektorit të industrisë nxjerrëse preferojnë të paguajnë një sasi të caktuar të pagave me zarf ose të veprojnë tërësisht në informalitet. Kjo mënyrë operimi potencialisht mund të shtrembërojë konkurrencën në treg duke qenë se ata punëdhënës, që nuk paguajnë taksa kanë një avantazh të padrejtë konkurrues mbi bizneset që janë në përputhje me rregullat. Një tjetër drejtim i administrimit të punës në luftë ndaj informalitetit dhe evazionit është aspekti mjaft i rëndësishëm në formalizimin e fuqisë punëtore dhe raportimi real i pagave që përfitojnë punonjësit e sektorit privat. Megjithë rritjen me 5% deri 10% të numrit të punonjësve për çdo vit, duke arritur një raport të sektorit publik me sektorin privat (jobujqesor) në 1 : 4, për institucionet shtetërore mbetet ende hapësirë e pambushur, me synimin që ky raport të ndryshojë të paktën me 1 njësi më lart se aktualisht për periudhën afatmesme.
Lexojeni të plotë duke klikuar KËTU
TVSH-JA : KUSH DUHET T’A MBARTI BARRËN E SAJ? (1774 LEXIME) Ndërsa vlera e shtuar krijohet më së shumti në sektorin e shërbimeve dhe tregtisë, të pasuara nga prodhimi dhe ndërtimi, arkëtimet më të mëdha të TVSH nuk janë të lidhura ngushtësisht ende në nivelin e duhur me vendin ku krijohet vlera e shtuar. Argumenti për këtë mjafton të lidhet me zgjerimin e bazës së kontribuesve të këtij tatimi. Duke qene se TVSH-ja është tatim mbi shpenzimet personale duhet qe gjithashtu te mbarte përpjesëtime te drejta midis barrës fiskale dhe shumes se shpenzuar nga tatimpaguesi për blerje mallrash dhe shërbimesh. Shuma e tatimit te paguar nga tatimpaguesi duhet te jete ne përpjesëtim te drejte me madhësinë e bazës se taksueshme. Dhe ne krahasimin e shpenzimeve personale me shumen e TVSH-se është e nevojshme te dihet saktësisht me pare shuma e TVSH-se se pagueshme dhe raporti midis çmimit me pakice dhe TVSH-se se pagueshme. Vitet e fundit edhe në vendin tonë, fiskalistë pranë biznesit dhe drejtues të shoqatave të tyre pretendojnë se aplikimi i TVSH-së së shkallëzuar do të përmirësoje efektin regresiv të saj në shërbimet dhe mallrat që ofrohen nga ata në tregun vendas, në kuptimin e pjesës së TVSH-së për të ardhura personale për frymë. Kërkesa më e spikatur dhe e amplifikuar është aplikimi i një shkalle të reduktuar për shërbimet turistike në vend. Teorikisht, aplikimi i shkallës së reduktuar për këto mallra e shërbime nuk e deformon neutralitetin fiskal, pasi këto mallra e shërbime nuk konkurojnë me të tjerat dhe kërkesa për to është joelastike. Shkallëzimi i reduktuar i TVSH-së mbi shërbimet e turizmit do të ulë barrën fiskale për këtë sektor duke pritur që të ulet çmimi i shërbimeve me efekt rritjen e vlerës së shtuar të tij. Megjithatë, reduktimi i shkallës së TVSH-së për buxhetin e shtetit duhet përkthyer në rritjen e një shkalle tatimore tjetër, apo zgjerimin e bazës formale për ta taksuar.
Lexojeni të plotë duke klikuar KËTU
10
Him Kolli, 48, #21 Tiranë, Shqipëri
PUBLIKIMET E FUNDIT NGA ALTAX Kliko PËR REDUKTIMIN E TVSH-SË NË SEKTORIN ELEKTROENERGJETIK
FiskaListi Him Kolli, 48, #21 Tiranë, Shqipëri 00355682579711 04 2267 527
[email protected]
Ne ju ndihmojmë të paguani taksat! Ne ju ndihmojmë të mos paguani bakshish për taksat!
Na gjeni lehtë te www.altax.al
LATEST PUBLICATIONS FROM ALTAX KLIKO ALBANIAN BUDGET PERFORMANCE 1996 - 2016
11