REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORISЁ
GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN MES DY KONFERENCAVE TЁ PAQES (1919-1946)
Specialiteti: Histori
Kandidati:
Udhëheqës Shkencor:
Ma. Esilda LUKU
Prof. Dr. Valentina DUKA
TIRANЁ, 2012
REPUBLIKA E SHQIPЁRISЁ UNIVERSITETI I TIRANЁS FAKULTETI I HISTORISЁ DHE I FILOLOGJISЁ DEPARTAMENTI I HISTORISЁ Tel/Fax: +355 4 369 987, www.fhf.edu.al Adresa: Rruga e Elbasanit, Tiranë
Disertacion i paraqitur nga Esilda LUKU Në kërkim të gradës shkencore DOKTOR
GJEOPOLITIKA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA NЁ PERIUDHЁN MES DY KONFERENCAVE TЁ PAQES (1919-1946)
.................................................... Kryetar .................................................... Anëtar (oponent) .................................................... Anëtar (oponent) .................................................... Anëtar .................................................... Anëtar
TIRANЁ, 2012
PASQYRA E LЁNDЁS PARATHЁNIE………………………………………………………………………........i HYRJE………………………………………………………………………………......vii KREU I PARË QЁNDRIMI I DIPLOMACISЁ EVROPIANE NDAJ SHQIPЁRISЁ GJATЁ DHE PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES NЁ PARIS 1919-1922 1.1 Diplomacia evropiane ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)................................................................................................................... 1 1.2 Politika e Fuqive tё Mёdha evropiane ndaj Shqipёrisë nё Lidhjen e Kombeve........ 28 1.3 Konferenca e Ambasadorёve e Parisit dhe Shqipëria 1921-1922............................... 47 KREU I DYTË POLITIKA E FUQIVE TЁ MЁDHA EVROPIANE KUNDREJT SHQIPЁRISЁ NЁ PERIUDHЁN MIDIS DY LUFTЁRAVE BOTЁRORE 2.1 Gjeopolitika evropiane dhe shteti shqiptar 1920-1924................................................63 2.2 Qёndrimi i shteteve evropiane ndaj Lëvizjes së Qershorit 1924 në Shqipëri........... 80 2.3 Evropa dhe Republika Shqiptare (1925-1928)............................................................92 2.4 Interesat evropiane dhe Monarkia Shqiptare (1928-1939)........................................111 KREU I TRETË DIPLOMACIA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA (1939-1946) 3.1 Fuqitё e Mëdha evropiane dhe Shqipëria gjatë Luftës së Dytë Botërore..................137 3.2 Traktati i Paqes me Italinë dhe Shqipëria paslufte.................................................... 161 3.3 Çështja e reparacioneve gjermane dhe Shqipëria..................................................... 172 3.4 Vështrim mbi diplomacinë evropiane kundrejt Shqipërisë në Konferencën e Paqes sё Parisit (1946).................................................................…………………………... 186 PЁRFUNDIME……………………………………………………………………..... 197 SHTOJCA 1: Restitucionet nga Italia të vlefshme në fr.ari dhe Dollarë USA, 1938....201 SHTOJCA 2: Dëmet e shkaktuara gjatë 18 muajve të okupacionit gjerman.................204 BIBLIOGRAFIA.......................................................................................................... 213
PARATHËNIE Ky punim synon të trajtojë disa aspekte të gjeopolitikës evropiane ndaj Shqipërisë në periudhën midis dy Konferencave të Paqes (1919-1946), që përfshin një spektër të gjerë të zhvillimeve me rëndësi ndërkombëtare. Ai përqendrohet në analizën e dokumentuar të rrethanave dhe faktorëve politikë e ekonomikë që kushtëzuan qëndrimin e Fuqive të Mëdha të Evropës ndaj shtetit shqiptar. Duke i kushtuar vëmendje të posaçme impaktit të diplomacisë evropiane për ndërtimin e konsolidimin e shtetit shqiptar dhe pozitën e tij përkrah vendeve të qytetëruara. Mbështetur në analizën historike të burimeve të kohës dhe të studimeve të mëvonshme, punimi përpiqet të trajtojë në mënyrë tërësore dhe të detajuar gjeopolitikën evropiane gjatë sistemeve të ndryshme të qeverisjes në Shqipëri dhe stadeve të përparimit ekonomik të vendit. Në punim nuk lihet pa përmendur qëndrimi i SHBA-së që mbart rëndësi vendimtare për orientimin dhe kursin e politikës së jashtme të ndjekur nga shtetet e Evropës ndaj fateve të kombit shqiptar. Historiografia e huaj dhe vendase ka dhënë kontribute me vlerë për periudhën midis dy Konferencave të Paqes, por këto botime nuk kanë për objekt të veçantë studimi ndikimin e diplomacisë evropiane në zhvillimet e brendshme shumëdimensionale të Shqipërisë, si dhe në marrëdhëniet e saj me shtetet fqinjë dhe botën e civilizuar. Pikërisht këtu qëndron risia e këtij punimi, te analiza e proceseve politike dhe ekonomike që ndodhën në Shqipëri, parë në këndvështrimin e interesave dhe të politikës së Fuqive të Mëdha të Evropës dhe aleancave të tyre me fqinjët ballkanikë. Kjo qasje e re, që përbën thelbin e punimit, synon të paraqesë me objektivitet shkencor rëndësinë gjeopolitike dhe gjeostrategjike të Shqipërisë për faktorin evropian, për garantimin e stabilitetit dhe të paqes në Ballkan dhe më gjerë. Në bazë të tematikës kryesore dhe rëndësisë së çështjeve, struktura e punimit fillon me hyrjen, vijon me tre krerë dhe mbyllet me përfundimet. Hyrja prezanton qëndrimin kontradiktor të shteteve të Evropës për Shqipërinë e pavarur, që konsiderohej si “fëmija i paligjshëm i diplomacisë austriake, me Italinë në rolin e mamisë”. Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha evropiane karakterizuan edhe punimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër (dhjetor 1912 - gusht 1913), në lidhje me statusin e organizimin e shtetit shqiptar dhe ravijëzimin e kufijve. Zgjedhja e princit Wilhelm Von Wied përfaqësonte një kompromis të perëndimorëve, por të pashoqëruar me një skenar të qartë të veprimit të tij politik në Shqipëri. Fundi i mbretërisë gjashtëmujore i princit gjerman tregoi paaftësinë e Evropës për të ruajtur neutralitetin e Shqipërisë, të shpallur me vendimin e 29 korrikut 1913 të Konferencës së Londrës, duke e shndërruar vendin në shesh beteje gjatë Luftës së Parë Botërore. Kreu I “Qёndrimi i diplomacisё evropiane ndaj Shqipёrisë gjatё dhe pas Konferencёs së Paqes nё Paris 1919-1922” trajton politikën e kompromisit të Fuqive të Mëdha me aleatët e tyre ballkanikë, për rinjohjen e Shqipërisë, si shtet i pavarur e sovran, si dhe zgjidhjen e problemit të kufijve gjatë punimeve të Konferencës së Paqes dhe të Ambasadorëve në Paris. Evropa zbatoi parimet e Realpolitikës për shqyrtimin e çështjes shqiptare, duke e përdorur si monedhë këmbimi për të shpërblyer aleancat e kohës së luftës. Ajo u diskutua tërthorazi në Komisionin për ravijëzimin e kufirit me Greqinë dhe në negociatat për zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut”. Në Pallatin e i
Versajës, delegatët britanikë dhe ata francezë përkrahën pretendimet greke për VorioEpirin, me argumentin e ndërgjegjes nacionale të popullsisë dhe rëndësisë strategjike e ekonomike të krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës për shtetin helen. Ky qëndrim i Anglisë, por më tepër i Francës, synonte ndërtimin e një Greqie të fortë për të konkurruar Italinë në Mesdhe. Nga ana tjetër, Italia insistonte për rikonfirmimin e kufirit të përcaktuar me vendimet e Konferencës së Londrës dhe të Protokollit të Firences të 1913-ës, me qëllim që të kundërshtonte marrjen e vijës bregdetare shqiptare përballë Korfuzit nga Greqia, e cila shërbente si portë hyrjeje në Adriatik. Kontradiktat midis përfaqësuesve të fuqive evropiane e lanë problemin e kufirit greko-shqiptar të hapur për diskutime të mëvonshme. Rivaliteti italo-jugosllav për ndarjen e zonave të influencës në Adriatik ridimensionoi gjeopolitikën e Evropës ndaj Shqipërisë. Për të ruajtur ekuilibrin e forcës, Fuqitë e Mëdha përdorën diplomacinë e kompromisit në kurriz të sovranitetit dhe të integritetit territorial të shtetit shqiptar. Memorandumi anglo-franko-italian i 14 janarit 1920 parashikonte copëtimin e Shqipërisë për të plotësuar interesat e kundërta të Italisë, të Jugosllavisë dhe të Greqisë. Falë ndërhyrjes së presidentit amerikan W. Wilson, problemi shqiptar u shkëput nga “çështja e Adriatikut”. Vend i veçantë i kushtohet pozicionimit të faktorit evropian për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Përfaqësuesi francez Rene Vivian-i e konsideronte të përshpejtuar procesin e anëtarësimit, ende pa u përcaktuar definitivisht statusi i Shqipërisë. Italia e shihte votën pro si mjet për të siguruar një pozitë të privilegjuar në vend. Ishte politika e delegatëve të dominioneve britanike, Lordit Robert Cecil i Afrikës së Jugut dhe Newton Rowell i Kanadasë, që ndryshuan qëndrimin e anëtarëve të Asamblesë, të cilët votuan me unanimitet për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, më 17 dhjetor 1920. Britania e mbështeti kandidaturën e Shqipërisë, në këmbim të marrjes së koncesionit për kërkimin dhe shfrytëzimin e vajgurit shqiptar nga Shoqëria Anglo-Persiane. Vendimi i 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve ripohoi vijën e kufirit të caktuar në Traktatin e Londrës të 1913-ës, me përjashtim të disa rektifikimeve territoriale në veri dhe në veri-lindje të Shqipërisë. Deklarata e katër Fuqive të Mëdha, Perandorisë Britanike, Francës, Italisë dhe Japonisë, i njihte Romës një pozitë të veçantë në Shqipëri, duke e ngarkuar me përgjegjësinë e ruajtjes së pavarësisë dhe të tërësisë tokësore nga ndonjë agresion i jashtëm. Fakt që binte në kundërshtim me artikujt 10 dhe 11 të Paktit të Lidhjes së Kombeve. Në kreun II “Politika e Fuqive tё Mёdha evropiane kundrejt Shqipёrisё në periudhën midis dy Luftërave Botërore” analizohen interesat ekonomike e politike të shteteve të Evropës, qё konfiguruan qёndrimin e tyre ndaj Shqipёrisё. Londra bёri pёrpjekje pёr tё garantuar stabilitetin politik nё vend dhe Shoqёria Anglo-Persiane rivalizoi me kompaninё amerikane Standard Oil pёr kёrkimin dhe eksploatimin e vajgurit shqiptar. Italia pengoi marrjen e protektoratit ekonomik nga Lidhja e Kombeve, pa siguruar interesat e saj vitale nё Shqipёri. Nё pamundёsi pёr ta ndihmuar financiarisht, Kёshilli i Lidhjes sё Kombeve dёrgoi ekspertin luksemburgas, Prof. A. Calmes, dhe më pas kёshilltarin hollandez J. Hunger pёr tё studiuar gjendjen ekonomike e financiare tё vendit.
ii
Lёvizja e Qershorit 1924 nё Shqipёri nuk u prit mirё nga shtetet evropiane, tё cilat refuzuan ta njihnin de jure qeverinё e Imzot Nolit. Ai krijoi pakёnaqёsi te kancelaritё e Evropёs, pёr shkak tё mёnyrёs jo legjitime tё marrjes sё pushtetit, dёnimit tё ish kundёrshtarёve politikё dhe orientimit tё majtё. Perceptimi pёr Nolin si njё figurё politike qё rrezikonte interesat ekonomike e politike tё Fuqive tё Mёdha nё Shqipёri dhe qё mund tё prishte rendin dhe paqen nё rajon favorizoi ardhjen nё pushtet tё Ahmet Zogut. Sipas ministrit francez nё Beograd, Grenard, ky ndryshim politik ishte rrjedhojё e ndihmёs jugosllave, me bashkёfajёsi tё qeverisё italiane dhe simpatinë e Foreign Officeit. Italia kishte interesa tё drejtpёrdrejta nё Adriatikun e poshtёm. Ajo siguroi pёlqimin e ministrit tё jashtёm britanik, A. Chamberlain, i cili, pёr tё minuar influencёn franceze nё Evropё, i hapi dritёn jeshile Italisё drejt zonёs ballkanike dhe danubiane. Mё 27 nёntor 1926 u nёnshkrua Pakti italo-shqiptar i Miqёsisё dhe i Sigurimit qё, pёr Beogradin shёnonte njё hap drejt vendosjes sё protektoratit italian nё Shqipёri. Parisi e cilёsoi Paktin e Parё tё Tiranёs njё rikthim te metodat e diplomacisё sё vjetёr dhe tentoi tё krijonte “Antantёn Ballkanike”, por pa rezultat. Nёnshkrimi i marrёveshjes frankojugosllave shpejtoi autoritetet italiane tё pёrfundonin me qeverinё shqiptare “Traktatin e Aleancёs Mbrojtёse”, mё 22 nёntor 1927. Pakti i Dytё i Tiranёs e zgjeroi kontrollin politik dhe ushtarak tё Italisё nё Shqipёri. Fqinji i pёrtej Adriatikut e mbёshteti ndryshimin e formёs sё qeverisjes nga Republikё Presidenciale nё Monarki, si njё ngjarje qё do tё forconte bashkёpunimin dypalёsh. Ndёrsa, Londra e vlerёsoi “agresiv” titullin “Mbret i Shqiptarёve” tё Ahmet Zogut, kurs qё u ndoq edhe nga Parisi zyrtar. Pёrkrahja e monarkisё shqiptare e konsolidoi pozitёn ekonomike dhe politike tё Italisё nё vend. Ajo rivalizoi me Francёn pёr zona influence nё Ballkan, fakt qё u evidentua gjatё punimeve tё Konferencave Ballkanike. Italia ushtroi presion pёr mospranimin e Shqipёrisё nё Paktin Ballkanik, duke e cilёsuar iniciativёn e A. Zogut si njё pёrpjekje pёr t’u shkёputur nga varёsia e saj. Vizita e dytё e Kontit Ciano nё Tiranё, nё prill 1938, i shёrbeu pregatitjes sё planit tё veprimit ushtarak nё Shqipёri. A. Zogu vuri nё dijeni Fuqitё e Mёdha pёr rrezikun italian, por u pёrball me indiferencёn e faktorit ndёrkombёtar. Pushtimi i Shqipёrisё nga Italia fashiste, mё 7 prill 1939, shkeli marrёveshjen anglo-italiane pёr ruajtjen e status quo-sё nё Mesdhe. Kreu III “Diplomacia evropiane dhe Shqipёria (1939-1945)” hedh dritë mbi regjimin e instaluar nga pushtuesi italian e gjerman dhe qёndrimin e Aleatёve ndaj lёvizjes sё rezistencёs sё popullit shqiptar. Me zgjerimin e ekspansionit italian nё Greqi, Britania nxiti veprimet subversive nё Shqipёri. Ministri i Jashtёm britanik, Anthony Eden, nё dhjetor 1942, vlerёsoi rёndёsinё strategjike tё deklaratёs mbi ripohimin e pavarёsisё sё Shqipёrisё paslufte, duke e lёnё çёshtjen e kufijve pёr diskutim nё Konferencёn e Paqes. Interesit politik tё Foreign Office-it iu shtua angazhimi direkt me dёrgimin e misioneve ushtarake dhe furnizimi me logjistikёn e nevojshme. Misionarёt britanikё tё Drejtorisё sё Operacioneve Speciale evidentuan fenomenin e kolaboracionizmit dhe dukurinё e luftёs civile. Ata ishin tё ndёrgjegjshёm qё nё rast tёrheqjeje tё ushtrisё gjermane, Fronti Nacionalçlirimtar do tё fitonte kontrollin nё mbarё vendin. Pёr tё mos lejuar rёnien nёn orbitёn sovjetike, Foreign Office analizonte avantazhet e njohjes sё shpejtё tё qeverisё shqiptare dhe domosdoshmёrinё e krijimit tё njё qeverie demokratike.
iii
Pёrfundimi i Luftёs sё Dytё Botёrore zёvendёsoi ekuilibrin tradicional tё forcave nё Evropё me sistemin bipolar tё marrёdhёnieve ndёrkombёtare, SHBA – Bashkimi Sovjetik. Rivaliteti midis dy superfuqive, duke filluar qё nga nёnshkrimi i traktateve tё paqes me shtetet e mundura, ndikoi nё konfigurimin e rendit tё ri botёror tё pasluftёs. Aleatёt perёndimore refuzuan kёrkesёn e qeverisё shqiptare pёr tё marrё pjesё nё Konferencёn e Paqes, me tё drejta tё barabarta si 21 kombet fituese, pёr arsye tё pёrfshirjes sё Shqipёrisё nё bllokun lindor sovjetik. Delegacioni shqiptar u ftua nё punimet e Konferencёs jo nё statusin e “Fuqisё Shoqe”, por pёr tё diskutuar çёshtjet qё i interesonin. Traktati i Paqes me Italinё u nёnshkrua mё 10 shkurt 1947, nё bazё tё tё cilit Roma njihte sovranitetin e indipendencёn e Shqipёrisё dhe hiqte dorё nga çdo rivendikim mbi ishullin e Sazanit. Mori fund varёsia ekonomike nga Italia dhe pasuritё e pronat e saj nё Shqipёri u shtetёzuan. Qeveria italiane u ngarkua tё paguante njё dёmshpёrblim prej 5 milionё $ dhe t’i kthente shtetit shqiptar arin e grabitur. Çёshtja e reparacioneve gjermane u diskutua qysh nё Konferencёn e Jaltёs (4-11 shkurt 1945) midis F. Roosevelt, W. Churchill dhe J. Stalin. Ato u ndanё nё dy kategori: “A” qё pёrfshinte lëndët e para, mallrat gjysmë të përpunuara dhe kompensimet sovjetike për materialet që do të tërhiqeshin nga zona perëndimore e pushtimit etj. dhe nё kategorinё “B” ku renditeshin pajisjet industriale, anijet tregtare dhe të lundrimit të brendshëm. Shqipёria pёrfitoi nga Agjensia Ndёraleate e Reparacioneve shumёn e 1.095.302 $, nga të cilat 27.866 $ në kuadër të Grupit “A” dhe 1.067.436 $ prej Grupit “B”. Shumë që konsiderohej tepër e vogël në krahasim me dëmet e shkaktuara nga okupacioni nazist. Diplomacia evropiane e pasluftёs u ndikua nga orientimi ideologjik dhe interesat gjeostrategjike tё Fuqive tё Mёdha nё Shqipёri. Pёrfshirja nё kampin sovjetik kushtёzoi izolimin ndёrkombёtar tё vendit. Aleatёt perёndimore kundёrshtuan njohjen e regjimit tё ri dhe pranimin e pёrfaqёsuesve shqiptare nё konferenca e organizata botёrore. Punimi mbyllet me përfundime ku bëhen përpjekje për një sprovë krahasuese në vështrimin historik të gjeopolitikës evropiane dhe ballkanike ndaj Shqipërisë në periudhën midis dy Konferencave të Paqes së Parisit (1919-1946). Për hartimin e këtij punimi jemi mbështetur në burimet autentike të Arkivit Qendror të Shtetit, Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Arkivit të Institutit të Historisë. Poashtu, janë shfrytëzuar punime shkencore të botuara në revistat Studime historike dhe Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike, artikuj të shtypit periodik të kohës në fondin e Bibliotekës Kombëtare, si dhe një literaturë e pasur e huaj dhe vendase. Në historiografinë shqiptare, kontribut me vlerë për marrëdhëniet e shteteve evropiane e ballkanike me Shqipërinë, që nga shpallja e pavarësisë deri në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ka dhënë Prof. Dr. Arben Puto. Ai është autor i një sërë botimesh, në formë dokumentare apo studimore, të historisë së Shqipërisë gjatë gjysmës së parë të shek. XX, si: “Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore, vëll. 3 (1919-1926)” (Tiranë, 2001), “Demokracia e rrethuar: Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme, qershor-dhjetor 1924” (Tiranë, 1990), “Historia diplomatike e çështjes shqiptare: 1878-1926” (Tiranë, 2003), “Pavarësia shqiptare në tryezat e diplomacisë (1912-1914)” (Tiranë, 2008), “Shqipëria politike 1912-1939” (Tiranë, iv
2009), “Lufta italo-greke: diktatorë e kuislingë” (Tiranë, 2011) etj. Në cilësinë e burimeve kryesore rendisim edhe botimet e dokumenteve të kohës, të tilla si: “Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Parë” (Roma, 1919), “Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë” (Shkodër, 1921), “Raport i Komisionit Anketës mbi veprimet e tij, prej 19 nanturit deri më 20 dhjeturit 1921” (Tiranë, 1922), “Kufini serb, kroat, slloven-shqiptar” (Tiranë, 1931) etj. Botime të rëndësishme në historiografinë tonë, për diplomacinë evropiane dhe pozitën e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare, në periudhën ndërmjet dy Konferencave të Paqes, përmendim: Valentina Duka “Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve” (Tiranë, 2003), Lush Culaj “Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920” (Prishtinë, 2010), Romeo Gurakuqi “Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore” (Shkodër, 2007), Dhimitër Berati “Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve” (Tiranë, 1931), Pranvera Dibra (Teli) “Shqipëria dhe diplomacia angleze, 1919-1927” (Tiranë, 2005) Arben Cici “Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934” (Tiranë, 2002), Ilir Ushtelenca “Diplomacia e Mbretit Zog I-rë (19121939)” (Tiranë, 1997), Muharrem Dezhgiu “Shqipëria në luftë: 1939-1944” (Tiranë, 2001), Ksenofon Krisafi “Diplomaci pas lufte: negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në Shqipëri” (Tiranë, 2009), Hamit Kaba “Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë” (Tiranë, 2007) etj. Përpos studimeve të autorëve shqiptarë, kontribut të vlefshëm për analizën e politikës së jashtme dhe të brendshme të Shqipërisë, në periudha të ndryshme të shtetit shqiptar, kanë dhënë veprat e historiografisë së huaj, si: Margaret Macmillan “Paris 1919: gjashtë muaj që ndryshuan botën” (Tiranë, 2006), Joseph Swire “Shqipëria – ngritja e një monarkie” (Tiranë, 2005), Pierre Cabanes etj. “Historia e Adriatikut” (Tiranë, 2005), Robert C. Austin “Shtegu i pashkelur i Fan Nolit” (Tiranë, 2003), Albert Mousset “Shqipëria përballë Europës (1912-1929)” (Tiranë, 2004), Justin Godart “Ditarët shqiptarë” (Tiranë, 2008), Robert J. Stevens “Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939” (Tiranë, 2004), Antonio Baldacci “Shqipëria e madhe” (Tiranë, 2006), Harris Silajxhiç “Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit” (Tiranë, 1999) etj. Arritje me rëndësi në historiografinë e huaj, për trajtimin e paanshëm dhe me objektivitet shkencor të figurës së Ahmet Zogut dhe të qeverisjes së tij, përbëjnë botimet e studiuesit Bernd J. Fischer, si: “Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri” (Tiranë, 1996), “Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945” (Tiranë, 2004), “Shqipëria 19431945: një vështrim përmes dokumenteve arkivore” (Tiranë, 2012) dhe “Diktatorët e Ballkanit” (Tiranë, 2009). Ndër publikimet që kanë për objekt studimi Luftën e Dytë Botërore përmendim: Gian Carlo Fusco “Lufta në Shqipëri” (Tiranë, 2008), Francesco Jacomoni “Gjysma ime shqiptare” (Tiranë, 2005), Reginald Hibbert “Fitorja e hidhur. Lufta nacionalçlirimtare e Shqipërisë” (Tiranë, 1993). Përqasja e materialeve të larmishme burimore vendase dhe të huaja synon trajtimin me objektivitet dhe saktësi shkencore të diplomacisë evropiane e ndikimit të saj në zhvillimet e brendshme dhe ndërkombëtare të Shqipërisë. Ky këndvështrim i ri i gjeopolitikës së Evropës në raport me shtetin shqiptar ndërmjet dy Konferencave të Paqes përbën kontributin themelor të punimit për periudhën e historisë bashkëkohore.
v
Në përfundim të kësaj parathënieje, dëshiroj të shpreh falenderimet e veçanta dhe mirënjohjen time të thellë për udhëheqësen shkencore të tezës së doktoraturës, Prof. Dr. Valentina Duka, e cila më ka orientuar, redaktuar dhe mbështetur në të gjitha etapat e këtij punimi. Pa ndihmën e saj të sinqertë dhe sistematike, ky punim nuk do të kishte formën dhe përmbajtjen aktuale. Gjithashtu, më lejoni të falenderoj të gjithë profesorët e Departamentit të Historisë në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, për kontributin e tyre në përftimin e njohurive gjë gjejnë shprehje në hartimin e punimit. Dëshiroj të falenderoj përzemërsisht edhe Drejtoreshën e Arkivit të Ministrisë së Punëve të Jashtme, znj. Pranvera Teli, si dhe nëpunësit e Arkivit Qendror të Shtetit, të Institutit të Historisë dhe të Bibliotekës Kombëtare, që më vunë në dispozicion materialet e nevojshme për përpilimin e tezës së doktoraturës. Së fundi, përfitoj nga rasti të shpreh mirënjohjen për familjen time që, me angazhimin e saj maksimal dhe mbështetjen morale të pakursyer, më ka ndihmuar duke më krijuar kushte optimale për lehtësimin e punës sime studimore.
vi
HYRJE Gjeopolitika evropiane krijoi një konjukturë të re ndërkombëtare me shpërthimin e Luftës së Parë Ballkanike, për shkak të interesave të kundërta të Fuqive të Mëdha1 në rajon. Fitorja e aleatëve ballkanikë kundër ushtrisë osmane detyroi shtetet evropiane të hiqnin dorë nga ruajtja e status quo-së në gadishull. Vendet e Antantës përkrahën planet e aleatëve për ndryshime territoriale në kurriz të tokave shqiptare. Fakt që u kundërshtua nga fuqitë e Lidhjes Tripalëshe, në mënyrë të veçantë Austro-Hungaria dhe Italia. Ato e konsideronin Shqipërinë si një gardh që do të pengonte përhapjen e pansllavizmit dhe si një bazë për shtrirjen e influencës së tyre politike dhe ekonomike në Ballkan. Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha dhe lufta e popullit shqiptar kundër zgjedhës së huaj diktuan shpalljen e pavarësisë së Shqipërisë, më 28 nëntor 1912 në Vlorë, nga atdhetari dhe diplomati i njohur Ismail Qemali.2 Nga Kuvendi i Vlorës, ku ngriti flamurin kombëtar dhe u zgjodh Kryetar i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi Fuqitë e Mëdha dhe Portën e Lartë për shpalljen e Shqipërisë së pavarur, që do të mbronte të drejtat e popullit shqiptar nga rreziku i shfarosjes prej ushtrive serbe dhe do të çlironte truallin kombëtar nga pushtimi i trupave të huaja. Duke i bërë me dije Qeverisë së Madhërisë së Saj, Britanisë së Madhe, se shqiptarët, një ndër popujt më të lashtë të Evropës lindore, me këtë ndryshim në jetën e tyre politike, synonin të jetonin në paqe me të gjitha shtetet e Ballkanit dhe të bëheshin një element ekuilibri. Ata shprehnin bindjen se qeveria britanike dhe bota e qytetëruar do t’i mirëprisnin, duke mbrojtur ekzistencën e tyre kombëtare dhe tërësinë tokësore. Në detyrën e Kryetarit të Qeverisë, Ismail Qemali kishte për qëllim t’i dëshmonte Fuqive të Mëdha se Shqipëria ishte e aftë të vetëqeverisej dhe të fitonte besimin e Evropës.3 Për opinionin francez, shpallja e pavarësisë së Shqipërisë ishte fryt i një shpikjeje diplomatike të Austro-Hungarisë, të cilën Evropa e la të lirë të vepronte me qëllim që të ruante “Koncertin” e Fuqive të Mëdha. Por, me këtë krijim Vjena mbante parasysh vetëm sigurimin e pozitës së saj në gadishullin e Ballkanit. Interesat e monarkisë së dyfishtë ishin: së pari, mbrojtja e lirisë së detit Adriatik dhe garancia se Vlora nuk do të binte në duart e një fuqie tjetër. Së dyti, ruajtja e tregjeve me rëndësi të madhe për ekonominë habsburgase dhe së treti, balanca e fuqive në Lindje të mos rrezikohej nga një bashkim i mundshëm ballkanik ose nga Rusia. Nën mbrojtjen e Austro-Hungarisë, Shqipëria nuk u krijua për të ruajtur baraspeshën e ndikimeve dhe për të lehtësuar ndarjen e Ballkanit, por për të mos lejuar Serbinë të siguronte një port në Adriatik. Rusia e këshillonte Beogradin të tregohej i matur, ndonëse kishte filluar përgatitjet ushtarake.4 Një luftë evropiane dukej në horizont. Nga Fuqitë e Mëdha, Britania mbante një qëndrim pajtues, duke shfaqur gadishmërinë për të ndërmjetësuar midis Antantës dhe Aleancës Tripalëshe, që të evitohej një konflikt i armatosur. Franca dhe Rusia ushtronin presion për t’i siguruar aleatëve ballkanikë zotërimin e gjithçkaje që kishin mundur të merrnin në Shqipëri. Përpjekje që u refuzuan nga Austro-Hungaria dhe qeveria italiane e gjermane. Në planin ndërkombëtar, shteti i pavarur shqiptar “shihej me tmerr si fëmija i 1
Karlo Jean. Gjeopolitika. Tiranë: Shtëpia Botuese e Ushtrisë, 1998, f. 89 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 2. Tiranë: Toena, 2002, f. 514-515 3 Ismail Qemali. Kujtime. Tiranë: Toena, 2009, f. 418-419 4 Gabriel Louis Jaray. Shqipëria e panjohur. Në mbretërinë e re të shqiptarëve. Tiranë: Dituria, 2007, f. 201-211 2
vii
paligjshëm i diplomacisë austriake, me Italinë që figuronte si mami”.1 Ky rivalitet midis Fuqive të Mëdha dhe aleatëve ballkanikë për zona influence thelloi gjendjen e paqëndrueshmërisë në rajon. Për të ndërmjetësuar në konfliktin turko-ballkanik të viteve 1912-1913 dhe për të vendosur rreth të ardhmes politike të territoreve ballkanike të Perandorisë Osmane u thirr Konferenca e Ambasadorëve në Londër. Ajo i zhvilloi punimet (dhjetor 1912 - gusht 1913) nën kryesinë e ministrit të Jashtëm anglez, Edward Grey. Pozicioni dhe rëndësia gjeopolitike e gjeostrategjike dhe gërshetimi i interesave të Fuqive të Mëdha e vunë çështjen shqiptare në qendër të rendit të ditës së Konferencës. Ajo u bë pjesë e një loje diplomatike të ndërlikuar, ku mbivendoseshin, nga njëra anë, ambiciet aneksioniste të fqinjëve të vet dhe, nga ana tjetër, shfaqjet civilizuese e qëllimet reale të drejtpërdrejta të ambasadorëve për zgjerim territorial apo shtrirje të ndikimit politik.2 Në Konferencën e Londrës u shqyrtuan dy aspekte të çështjes shqiptare: statusi i ardhshëm politik dhe caktimi i kufijve të Shqipërisë. Ambasadorët vendosën krijimin e një Shqipërie autonome nën “sovranitetin ose suzerenitetin e sulltanit”, vënien nën “garancinë e kontrollin ekskluziv të gjashtë fuqive” dhe shpalljen e asnjanësisë. Ky vendim i faktorit ndërkombëtar shënonte një trajtim ex novo të problemit shqiptar duke shpërfilluar arritjen e Kuvendit të Vlorës, që proklamoi shkëputjen nga Turqia dhe pavarësinë e plotë të vendit. Përfaqësuesit e Austro-Hungarisë dhe të Italisë u ngarkuan me përpilimin dhe prezantimin e një projekti për organizimin e shtetit autonom shqiptar.3 Projekti i propozuar nga Vjena dhe Roma, në Konferencën e Ambasadorëve, shërbeu si bazë për arritjen e kompromisit midis Fuqive të Mëdha, me marrëveshjen e 29 korrikut 1913, që mori vendimin përfundimtar në lidhje me shtetin shqiptar. Sipas saj: 1) Shqipëria shpallej principatë autonome, sovrane dhe e trashëgueshme, nën garancinë e gjashtë fuqive. Princi do të caktohej nga të gjashtë fuqitë. 2) Përjashtohej çdo lidhje suzereniteti midis Turqisë dhe Shqipërisë. 3) Shqipëria proklamohej shtet neutral, neutraliteti i saj garantohej nga të gjashtë fuqitë. 4) Kontrolli i administratës civile dhe i financave të shtetit shqiptar do të ushtrohej nga një Komision Ndërkombëtar, i përbërë nga gjashtë delegatë të Fuqive të Mëdha dhe një shqiptar. 5) Kompetencat e këtij komisioni do të zgjasnin 10 vjet, me mundësi përtëritjeje në rast nevoje. 6) Komisioni do të ngarkohej të përpunonte një projekt për organizimin e të gjitha degëve të administratës së Shqipërisë. Brenda gjashtë muajve, fuqive duhej t’u paraqitej një raport për rezultatet dhe konkluzionet e punimeve të tij në lidhje me organizimin administrativ dhe financiar të vendit. 7) Princi do të emërohej brenda një afati gjashtëmujor. Deri sa të emërohej princi dhe të formohej qeveria kombëtare, funksionimi i autoriteteve vendase ekzistuese dhe i xhandarmërisë do të vihej nën kontrollin e Komisionit Ndërkombëtar. 8) Qetësia dhe rendi publik do të sigurohej nga një xhandarmëri e organizuar ndërkombëtarisht. Ajo do t’u besohej oficerëve të huaj, që do drejtonin komandën eprore dhe efektive të xhandarmërisë. 9) Këta oficerë do të zgjidheshin nga radhët e ushtrisë suedeze. 10) Misioni i instruktorëve të huaj nuk duhej të cënonte shërbimin dhe rekrutimin e oficerëve,
1
Joseph Swire. Shqipëria – ngritja e një monarkie. Tiranë: Dituria, 2005, f. 128, 130 Ksenofon Krisafi. “Çështja e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (19121913)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007, f. 119-120 3 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 3. Tiranë: Toena, 2007, f. 20 2
viii
nënoficerëve dhe xhandarëve vendas. 11) Rrogat e oficerëve do të siguroheshin nga burimet e vendit, me garancinë e fuqive.1 Çështja e dytë që u diskutua në Konferencën e Ambasadorëve ishte përcaktimi i kufijve të Shqipërisë. Ajo fragmentarizoi qëndrimin e Fuqive të Mëdha, që udhëhiqeshin jo nga parimi etnik, por nga përmbushja e interesave strategjike në rajon. AustroHungaria dhe Italia favorizonin përfshirjen e sa më shumë territoreve brenda kufijve të Shqipërisë politike, të domosdoshme për stabilitetin dhe progresin e vendit. Ndërsa Rusia, e mbështetur nga Franca dhe aleatët ballkanikë, propozonte një shtet të vogël në kufijtë e Shqipërisë së Mesme. Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha për çështjen e kufijve veriorë të vendit i konfirmoi edhe ministri i Jashtëm britanik, Sir Edward Grey, në fjalimin e mbajtur në Dhomën e Komunëve, kur deklaroi se negociatat e gjata dhe të vështira ndërmjet fuqive përfunduan me lënien jashtë Shqipërisë të Ipekut, Prizrenit, Dibrës dhe Gjakovës, krahina që u ndanë midis Serbisë dhe Malit të Zi. Ky rregullim territorial ishte fryt i fitores dhe i shërbente ruajtjes së paqes në Evropë.2 Më 19 mars 1913, ambasadori italian paraqiti në Konferencën e Londrës projektin e përbashkët me Austro-Hungarinë për kufijtë jugorë të Shqipërisë. Ai përcaktonte që Korça dhe Gjirokastra t’i mbeteshin Shqipërisë, ndërsa Janina dhe një pjesë e Shqipërisë jugore t’i kalonte fqinjit jugor. Ky propozim u kundërshtua nga qeveria greke dhe vendet e Antantës. Italia, për të mos lejuar krijimin e një bazë ushtarake në bregun lindor të kanalit të Korfuzit, kërkoi që lumi Kalamas të vendosej si kufi midis Shqipërisë dhe Greqisë. Nga ana tjetër, Parisi përpiqej me çdo kusht të provonte se Epiri i Veriut ishte grek për nga besimi fetar, ndjenjat dhe ndërgjegjja nacionale. Me strategjinë për të ngushtuar sa më tepër kufijtë e Shqipërisë, Franca synonte të përfitonte lëshime territoriale nga Austro-Hungaria dhe Italia në favor të shtetit helen. Më 11 gusht 1913 u përcaktuan edhe kufijtë jugorë të Shqipërisë, me zhvendosjen e skajit jugor nga lumi Kalamas te Kepi i Stillos; Korça iu la Shqipërisë, ndërsa Gjirokastra mbeti me status të papërcaktuar. Konferenca e Ambasadorëve caktoi edhe komisionet ndërkombëtare për ravijëzimin në terren të kufijve në veri dhe në jug të vendit.3 Për rregullimin e kufijve të Shqipërisë, Franca dhe Rusia përkrahën pretendimet e fqinjëve grekë e serbë. Ata u përpoqën të legjitimonin kërkesat për territore shqiptare me të ashtuquajturat “të drejtat historike”.4 Beogradi synonte rivendikimin e Kosovës, që e cilësonte si bërthamë të qytetërimit e të Perandorisë së dikurshme serbe të Stefan Dushanit dhe djepin e krishtërimit sllavo-ortodoks. Ndërsa, Athina e konsideronte VorioEpirin si pjesë integrale të trashëgimisë helene.5 Diplomacia austro-hungareze dhe italiane motivohej nga politika e ekuilibrit dhe jo parimi i të drejtave për ravijëzimin e kufijve të Shqipërisë. Këto pazarllëqe të Fuqive të Mëdha me klientët e tyre ballkanikë, në Konferencën e Londrës të 1913-ës, regjistruan padrejtësinë e radhës ndaj kombit shqiptar, duke lënë më se gjysmën e trojeve etnike dhe një milionë shqiptarë nën zgjedhën e armiqve të tij kufitarë. Ata ishin më të shumtë në numër dhe me miq më të fortë.6 1
Arben Puto. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmi, vëll. II (1912-1918). Tiranë: “8 Nëntori”, 1987, f. 278-280 2 J. Swire, op.cit., f. 133 3 Valentina Duka. Histori e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: SHBLU, 2007, f. 34-36 4 A. Dedej, B. Bedini, D. Borakaj etj. Hyrje në shkenca politike. Durrës, 2011, f. 329 5 K. Krisafi, “Çështja e kufijve të Shqipërisë..., f. 124 6 Luigj Bumçi. Shqyptarët e të drejtat e tyne. Shkodër: Shtypshkonja Franciskane, 1920, f. 3
ix
Copëtimi i tokave shqiptare dobësoi pozitën gjeopolitike e gjeostrategjike të Shqipërisë në Ballkan. Fakt që u evidentua te përmasa territoriale, burimet natyrore, demografia, struktura e degëve të ekonomisë dhe standardi i jetesës.1 “Konkretisht, Shqipërisë së pavarur me një territor prej 28.000 km2 dhe një popullsi prej 740 mijë banorësh (703 mijë shqiptarë dhe 37 mijë minoritarë grek, vlleh, maqedonë), iu shkëputën për interes të Serbisë dhe të Malit të Zi rreth 40 mijë km2 nga viset e trungut etnik dhe rreth 850-900 mijë shqiptarë, d.m.th më shumë se gjysma e trevave dhe e kombit shqiptar. Trevat veriore, lindore dhe jugore të copëtuara kishin një pozitë shumë të favorshme gjeografike, që i kishte kthyer ato në ura lidhëse të të gjitha trevave shqiptare dhe të kombit shqiptar me viset dhe kombet e tjera të Ballkanit, për shkëmbim vlerash materiale dhe shpirtërore”.2 Rëndësinë strategjike të tokave shqiptare të shkëputura nga trungu dhe padrejtësinë e kryer ndaj popullit shqiptar e pohonte edhe kryetari i Konferencës së Ambasadorëve të Londrës, Edward Grey, kur deklaronte, më 12 gusht 1913, se: “Unë e di fare mirë që kur gjithçka do të bëhet e njohur, kjo zgjidhje në shumë pika do të japë shkas për kritika të forta nga kushdo që e njeh vendin dhe që e gjykon çështjen nga një pikëpamje e ngushtë lokale. Duhet të mos harrohet se gjatë përpjekjeve për të gjetur një zgjidhje të tillë, qëllimi kryesor ka qenë që të ruhej marrëveshja midis vetë Fuqive të Mëdha dhe, në qoftë se vendimi mbi Shqipërinë e ka siguruar këtë, atëherë ai e ka bërë punën më të rëndësishme në dobi të paqes në Evropë”.3 Kështu, bashkëjetesa e shteteve evropiane ishte motivi kryesor i krijimit të Shqipërisë autonome në Konferencën e Londrës. Ajo e siguroi këtë status jo sepse ishte e drejta e shqiptarëve për të qenë të lirë, por vetëm se shteti shqiptar i nevojitej Austrisë si kundërbalancë ndaj Serbisë. Për Gjermaninë fuqizimi i Serbisë do të paralizonte Austrinë që ishte pjesëtare e Lidhjes Tripalëshe, ndërsa Italia nuk mund të lejonte që Monarkia Habsburgase të gëzonte e vetme mirëdashjen e shqiptarëve. Nga ana tjetër, vendet e Antantës e cilësonin çdo qëndrim ndryshe një rrugë të hapur për probleme të reja në politikën e jashtme deri në shpërthimin potencial të një lufte tjetër.4 Në vendimin e 29 korrikut 1913 të Konferencës së Ambasadorëve të Londrës parashikohej edhe krijimi i Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit (KNK), që u ngarkua me detyrën e organizimit të shtetit shqiptar. Fuqitë e Mëdha e vlerësonin pavarësinë e Shqipërisë si vepër të “koncertit evropian”, prandaj ata nuk e njohën rolin e Qeverisë së Vlorës. KNK, i përbërë nga gjashtë përfaqësues të Fuqive të Mëdha, mbërriti në Vlorë, në tetor 1913. Duke mos hyrë në marrëdhënie zyrtare, Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit e trajtonte Qeverinë e Vlorës dhe “Pleqësinë e Durrësit”, si autoritete lokale nën kontrollin e tij. Ai nuk mori parasysh as propozimin e Ismail Qemalit për të caktuar Luigj Gurakuqin si delegat shqiptar, anëtar i shtatë i KNK-së. Në vend të tij u emërua Myfit bej Libohova, përzgjedhje e ndërkombëtarëve.5 Pas komplotit të Beqir Grebenesë, Komisioni 1
Eqerem Yzeiri. Gjeografia politike. Tiranë: SHBLU, 2005, f. 71 Marenglen Verli. “Kufijtë e imponuar të shtetit shqiptar të pavarur, një konsensus ndërkombëtar me pasoja të rënda për shqiptarët”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007, f. 105-106 3 K. Krisafi, “Çështja e kufijve të Shqipërisë..., f. 136 4 Valentina Duka. “Jehona tejatlantike e pavarësisë shqiptare në gjurmë të komenteve të shtypit amerikan (1912-1924)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007, f. 113 5 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 54-55 2
x
Komisioni Ndërkombëtar i Kontrollit përqendroi të gjithë pushtetin në duart e tij, duke e detyruar I. Qemalin të japë dorëheqjen, më 22 janar 1914. Poashtu, Fuqitë e Mëdha filluan konsultimet për zgjedhjen e princit të ardhshëm të Shqipërisë. Ato shqyrtuan kandidatura, si: Duka i Montpensier, Mauricio i Schaumburg-Lippe, Karl von Urach, Gjika i Rumanisë, Rolando Bonoparte, Arthur i Connaught, Konti i Torinos, si dhe një pasardhës i Skënderbeut, Aleandro Kastrioti. Duke iu referuar përbërjes fetare të shumicës së popullit shqiptar, Porta e Lartë propozoi tre princa myslimanë, Burhan Meddin dhe Abdyl Mexhidin që i përkisnin dinastisë osmane, si dhe princin egjiptian Ahmed Fuad Pashën, pasardhës i Mehmed Aliut, me origjinë shqiptare.1 Por, nën presionin e kohës, vendimi iu besua Austro-Hungarisë dhe Italisë, të cilat ranë dakord për princin Wilhelm von Wied. Ato nuk vlerësuan aq aftësitë e tij profesionale se sa faktin që ishte gjerman dhe protestant, një figurë e paanshme që do të balanconte kontradiktat midis tyre. Edhe Berlini e përkrahu princ Wied-in, kushëri i kaizerit Wilhelm II, ndonëse shfaqte mosbesim për mbretërimin e tij.2 Evropa nuk zotëronte një skenar të qartë politik për Shqipërinë që të zbatohej nga sovrani i zgjedhur. Madje, autoriteti i princit dhe i qeverisë së tij u minua qysh në fillim nga kontradiktat ndërmjet Fuqive të Mëdha. Marrëdhëniet e Romës me Vjenën u karakterizuan nga një klimë dyshimi dhe armiqësie reciproke, “ku irredentizmit italian dhe miopisë austriake i bashkangjiteshin pesha e faktorit sllav dhe hubris-i hungarez në rivalitetin gjeopolitik”.3 Të dy shtetet e Aleancës Tripalëshe ripohonin domosdoshmërinë e respektimit të parimit të “paritetit të influencave e të pjesëmarrjes” dhe të përparësisë së interesave të tyre në Shqipëri në raport me fuqitë e tjera.4 Qëndrimi i këtyre të fundit shkonte nga neutraliteti i Gjermanisë dhe limontia britanike deri te mbështetja e Francës dhe e Rusisë për të përmbushur objektivat e aleatëve ballkanikë. Mungesa e vullnetit të përbashkët evropian dhe e koherencës në veprim kushtëzuan fundin e mbretërisë gjashtëmujore të princ Wied-it në Shqipëri.5 Më 4 gusht 1914 shpërtheu Lufta e Parë Botërore. Ajo ishte pasojë e kontradiktave me karakter politik dhe ekonomik të Fuqive të Mëdha që kërkonin rindarjen e zonave të influencës, sidomos të kolonive. Fillimi i konfliktit të armatosur ndikoi negativisht për të ardhmen e shtetit shqiptar. Fuqitë e Mëdha, të renditura në kampe antagoniste, si Antanta dhe Aleanca Tripalëshe, nuk ishin të interesuara të garantonin indipendencën dhe integritetin territorial të Shqipërisë, në përputhje me vendimin e 29 korrikut 1913 të Konferencës së Londrës. Madje, në rrethanat e luftës u paralizua krejtësisht veprimtaria e Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit, i përbërë nga përfaqësues të shteteve ndërluftuese.6 Kjo situatë e ndërlikuar ndërkombëtare i hapi rrugë planeve të vjetra dhe të reja aneksioniste të fqinjëve ballkanikë dhe më gjerë. Në fillim të vitit 1915, ushtria italiane u vendos në Vlorë, që për pozitën gjeostrategjike vlerësohej si kyçi i Adriatikut. Roma e justifikonte zbarkimin e trupave të saj në qytetin e Vlorës me pretekstin e mbrojtjes së vendimeve të Londrës së 1913-ës për Shqipërinë. Por, zotërimi i bregdetit shqiptar 1
Ferdinando Salleo. Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2001, f. 53 2 Arben Puto. Pavarësia shqiptare në tryezat e diplomacisë (1912-1914). Tiranë: Wesa, 2008, f. 239 3 F. Salleo, op.cit., f. 16-18 4 A. Puto, Pavarësia shqiptare..., f. 258 5 F. Salleo, op.cit., f. 160 6 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 74-75
xi
kërkonte angazhimin e Italisë në luftë përkrah Bllokut të Antantës. Për këtë qëllim u nënshkrua Traktati i Fshehtë i Londrës, më 26 prill 1915, në të cilin Anglia, Franca dhe Rusia merrnin përsipër të përmbushnin synimet politike dhe territoriale të Italisë në Adriatikun lindor.1 Nga ana tjetër, Beogradi, për të realizuar daljen në det nëpërmjet tokave shqiptare, mësyu në Shqipërinë e Mesme. Në qershor 1915, ushtria malazeze pushtoi Shkodrën me rrethina që kishte rëndësi jetike për mbretin Nikolla i Cetinjës. Avancimi i vendeve sllave nuk u prit mirë nga Franca dhe Anglia, të cilat i konsideronin si përçuese të ndikimit rus në Ballkan. Më 1916, pushtuesit austro-hungarezë proklamonin se kombi shqiptar do të siguronte autonominë atëherë kur të ishte i aftë për t’u vetëqeverisur. Ndërsa, grekët dogjën 360 fshatra në Shqipërinë e jugut, duke mbytur të gjithë ata që dëshmonin se ishin shqiptarë.2 Fuqitë e Mëdha dhe aleatët ballkanikë e shndërruan Shqipërinë në shesh beteje të Luftës së Parë Botërore. Ajo përfundoi me nënshkrimin e armëpushimit nga Gjermania, më 11 nëntor 1918. Fundi i konfliktit të armatosur i gjeti tokat shqiptare të ndara në zona pushtimi. Komanda franceze kontrollonte krahinën e Korçës dhe të Pogradecit që u emërtua “Administrata franceze e kufijve shqiptarë”. Fqinji i përtej Adriatikut, Italia, e shtrinte sundimin nga Konispoli në jug deri në afërsi të kufijve veriorë të vendit. Fakt që shqetësoi diplomacinë frënge e cila i kujtoi Romës klauzolat e Traktatit të Fshehtë të Londrës së 1915-ës. Kjo e fundit parashikonte krijimin e një shteti mysliman shqiptar, nën protektoratin italian, që do të përfshinte Shqipërinë e Mesme me portin e Durrësit. Për të shmangur një përplasje të mundshme ndërmjet Italisë dhe Serbisë për territore në veri të vendit, Parisi propozoi vendosjen e qytetit të Shkodrës nën administrimin e një garnizoni ushtarak ndëraleat. Ai do të përbëhej nga forcat e armatosura të tre Fuqive të Mëdha evropiane, të Anglisë, Francës dhe të Italisë, nën drejtimin e kolonelit Bardi de Fourtou. Ndërsa, zona serbe e pushtimit përfshinte krahinat e Peshkopisë, Kukësit si dhe malësitë e Kelmendit e të Gjakovës, që etiketoheshin si “vija strategjike” për mbrojtjen e Serbisë.3 Shtetet fituese të luftës, që mbanin të okupuara tokat shqiptare, shpallnin se çdo popull, sado i vogël, do të kishte të drejtë të vendoste për fatin e tij ekonomik e politik, dhe se të gjitha tradhëtitë dhe padrejtësitë e kryera ndaj një kombi, në traktatet e mëparshme ndërkombëtare, do të qortoheshin e rregulloheshin në Konferencën e Paqes në Paris.4 Këto parime të diplomacisë së re dhe gjendja e vështirë e Shqipërisë paslufte kushtëzuan veprimtarinë e delegacionit shqiptar, të formuar nga Qeveria e Përkohshme e Durrësit, për të garantuar rifitimin e pavarësisë dhe mbrojtjen e tërësisë tokësore të vendit në Konferencën e Paqes. Në këtë forum ndërkombëtar, gjeopolitika evropiane ndaj Shqipërisë u diktua nga interesat e fuqive paqebërëse. Anglia synonte të garantonte qetësinë dhe paqen në rajon, që të shfrytëzonte frytet e fitores, dhe të shmangte prirjet hegjemoniste të Francës. Qëllim që Parisi kërkonte t’a realizonte nëpërmjet të ashtuquajturit “sistem të Versajës”, përfshirë aleancën me Jugosllavinë. Por, Anglia me politikën e saj të mirëkuptimit ndaj Gjermanisë dhe Italisë, e cila ishte e pakënaqur nga shpërblimet e pasluftës, paraqitej si rivalja e vetme e Francës në Evropë. Londra vihej kështu në pozitën e rregullatorit të 1
Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë (AIH), A.V.51, Fl. 66 (Shqipëria nga Hodgson, Londër, prill 1944) L. Bumçi, op.cit., f. 12 3 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 96-97 4 L. Bumçi, op.cit., f. 3 2
xii
konfliktit për mbizotërim në Adriatik, duke përdorur Shqipërinë si mjet këmbimi për të kënaqur synimet e aleatëve.1 Taktikë që mori fund falë ndërhyrjes së diplomacisë amerikane, që e shihte zgjidhjen e problemeve te parimet e kombësisë dhe të drejtës së popujve për vetëvendosje.
1
Vuk Vinaver. “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftrave botërore”, Gjurmime albanologjike, nr. 1, Prishtinë, 1968, f. 185-186
xiii
KREU I PARË QЁNDRIMI I DIPLOMACISЁ EVROPIANE NDAJ SHQIPЁRISЁ GJATЁ DHE PAS KONFERENCЁS SЁ PAQES NЁ PARIS 1919-1922 1.1 Diplomacia evropiane ndaj çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920) Pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, Fuqitë e Mëdha fituese: Anglia, Franca, Italia, SHBA dhe Japonia, organizuan Konferencën e Paqes në Paris, e cila i filloi punimet më 18 janar 1919. Qëllimi i saj ishte zgjidhja e çështjeve të pasluftës nëpërmjet nënshkrimit të traktateve të paqes me vendet e mundura të Bllokut Qendror. Të gjitha shtetet pjesëmarrëse besonin në drejtësinë e vendimmarrjes në Konferencë bazuar në parimet e diplomacisë së re, të proklamuara në programin e Katërmbëdhjetë Pikave të presidentit amerikan, Woodrow Wilson. Ai deklaronte se “arritja e paqes ishte po aq e rëndësishme sa edhe fitimi i luftës. Këtë ua kishte borxh popujve të Europës që thërrisnin për një botë më të mirë”.1 Diplomacia uillsoniane e përbuzte konceptin e ekuilibrit të forcës dhe ushtrimin e Realpolitikës e konsideronte të pamoralshëm. Kriteret e Amerikës për rendin botëror ishin demokracia, sigurimi kolektiv dhe vetëvendosja – prej të cilave asnjëra nuk ishte përdorur për ndonjë zgjidhje të mëparshme evropiane. Për amerikanët, disonanca midis filozofisë së tyre dhe mendimit evropian, vinte në dukje meritat e besimit të tyre. Duke shpallur distancimin nga parimet dhe përvoja e Botës së Vjetër, ideja e Wilson-it për një rend botëror vinte nga besimi amerikan në natyrën e njeriut, në thelb paqësore, dhe harmonia e brendshme e botës. Sipas doktrinës së tij liberale dhe kristiane, ...kur të gjithë popujt e botës ta kenë shijuar bekimin e paqes dhe të demokracisë, ata me siguri do të ngrihen të gjithë së bashku për të mbrojtur fitoret e tyre.2 Përpos SHBA-së, edhe aleatët evropianë kishin luftuar, siç shpallnin ata, për drejtësi, liri dhe për një diplomaci të re; domethënë për të drejtën e vetëvendosjes; por në të vërtetë ata i kishin konsoliduar aleancat në kuadër të kursit të vjetër të marrëdhënieve ndërkombëtare.3 Kështu, Anglia dhe Franca ripohonin rëndësinë e ekuilibrit të forcës, si parimin udhëheqës për të garantuar paqen e përgjithshme. Po ashtu diplomacia italiane, duke u mbështetur në metodën makiaveliste, theksonte se sistemi i aleancave, përdorimi i forcës dhe politika e kompromisit ishin taktikat e duhura për të ravijëzuar rendin e ri botëror. Divergjencat mbi baza parimore në gjirin e Antantës u pasqyruan në objektivat për të cilat shtetet fituese shkuan në Konferencën e Parisit. Sipas Wilson-it, “SHBA-ja do të mbante drejtësisht pozicionin e arbitrit. Ajo duhet të vepronte në përputhje me traditën e madhe amerikane të drejtësisë dhe zemërgjerësisë. Shtetet e Bashkuara do të ishin, në fund të fundit, “populli i vetëm pa interesa në Konferencën e Paqes”. ...Në dallim nga kombet e tjera, SHBA-ja nuk kishte hyrë në luftë për arsye egoiste sepse ajo nuk kërkonte territore, tribute apo hakmarrje”.4 Përkundrazi, Britania paraqitej e vendosur për të ruajtur 1
Margaret Macmillan. Paris 1919: gjashtë muaj që ndryshuan botën. Tiranë: Plejad, 2006, f. 31 Henry Kissinger. Diplomacia. Tiranë: Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999, f. 221-222 3 J. Swire, op.cit., f. 231 4 M. Macmillan, op.cit., f. 37 2
1
me çdo kusht zotërimet e saj koloniale, pra Perandorinë Britanike, në shkelje të plotë me parimin e vetëvendosjes së popujve. Nga ana tjetër, Franca e G. Clemenceau-së, ndonëse kishte dalë fituese, ndodhej në një gjendje ekonomike, politike dhe morale tejet të lodhur dhe të dobësuar. Me shumë se sa për të rezistuar dhe për t’u ringritur, Franca luftonte për të mbrojtur identitetin e saj,1 në marrëdhënie të ngushtë me Amerikën dhe Britaninë. Ndërsa, Italia, e renditur përkrah Antantës, kërkonte përmbushjen e premtimeve nga aleatët, të përcaktuara në marrëveshjen sekrete të prillit 1915, që kushtëzonte fillimin e konfliktit midis Romës dhe Beogradit, jo vetëm për shkak të politikës ekspansioniste në Dalmaci, por edhe synimeve të kundërta në Shqipëri.2 Interesat e fuqive paqebërëse konfiguruan gjeopolitikën evropiane ndaj ngjarjeve në Ballkan në Konferencën e Parisit. Britanikët u treguan mospërfillës sepse zotëronin pozita të sigurta tregtare apo detare në rajon. Ata preferonin shtete të qëndrueshme që do të shërbenin si barrierë për një Gjermani apo Rusi të rilindur. Por, qeveria britanike nuk ishte e gatshme të harxhonte fuqinë dhe paranë e saj për të garantuar mirëqenien e Serbisë, Malit të Zi e Shqipërisë. Në të kundërt, Franca mbështeste një Serbi e Rumani të zgjeruar, e udhëhequr nga nevoja për t’u mbrojtur nga Gjermania. Për më tepër, një Serbi e fortë do të pengonte depërtimin italian në gadishull. Fqinji i përtej Adriatikut insistonte për mbajtjen e premtimeve të kohës së luftës nga aleatët dhe shqyrtimin çështjes së kufijve me Jugosllavinë vetëm në Këshillin e Lartë. Nga ana tjetër, amerikanët në Ballkan kishin rolin e komisionerëve të ndershëm, që të çanin shtegun e diplomacisë së vjetër për të zbatuar parimin e ri të vetëvendosjes.3 Synimet kontradiktore të Fuqive të Mëdha vështirësuan negociatat dhe arritjen e konsensusit gjatë punimeve të Konferencës së Paqes. Fakt që u evidentua edhe në trajtimin e çështjes shqiptare, duke nisur që nga njohja e së drejtës së Shqipërisë për t’u përfaqësuar në këtë asamble të lartë botërore. Me qëllim që të siguronte përkrahjen e diplomacisë italiane, kryeministri i Qeverisë së Përkohshme të Durrësit, Turhan Pasha, më 10 janar 1919, i dërgoi një letër Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, S. Sonnino, si vijon: “Kërkesa jonë është më tepër se e ligjshme, sepse përderisa disa shtete të krijuara rishtas do të marrin pjesë në këtë konferencë. Shqipëria që është shpallur dhe njohur si e pavarur qysh prej gjashtë vjetësh ka më tepër të drejtë se ata të pranohet në këtë konferencë, në mënyrë që të mund të mbrojë të drejtat e saj kundër synimeve të fqinjëve të vet të pangopur dhe të kërkojë përcaktimin e kufijve të saktë sipas parimit të kombësive, gjë që, mjerisht, nuk u bë në Konferencën e Londrës të viteve 1912-1913”.4 Përballë indiferencës së faktorit evropian, për të mbrojtur të drejtat e saj kombëtare, qeveria shqiptare formoi delegacionin zyrtar që do t’a përfaqësonte në Paris, të përbërë nga personalitete, si: Turhan Pasha, Mehmet Konica, Mit’hat Frashëri dhe Mihal Turtulli. Pas këshillave të dhëna nga Sonnino, që në delegacion të kishte edhe përfaqësues nga Shqipëria e Veriut dhe e Mesme, kryeministri shqiptar pranoi t’i bashkangjitë delegacionit të tij edhe imzot Luigj Bumçin, ipeshkëv i Lezhës dhe ministër 1
Lisen Bashkurti. Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë: nga “universalizmi” tek “lufta e ftohtë”. Tiranë: Geer, 2003, f. 166 2 Pierre Cabanes, Olivier Chaline, Bernard Doumerc etj. Historia e Adriatikut. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2005, f. 477 3 M. Macmillan, op.cit., f. 154-155 4 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar (1918-1920). Tiranë: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë, 1975, f. 81
2
pa Portofol në qeverinë e Durrësit, si përfaqësues i Shqipërisë së Veriut, si dhe Mustafa Krujën, ministër i Postë-telegrafëve, si përfaqësues i Shqipërisë së Mesme.1 “Këtë delegacion e shoqëronin një grup këshilltarësh ekspertë dhe përfaqësues nga kolonitë shqiptare në Rumani, Turqi dhe SHBA”.2 Për të tërhequr vëmendjen e paqebërësve ndaj kauzës shqiptare, delegacioni zyrtar i dërgoi një memorandum Kryesisë së Konferencës së Paqes, më 12 shkurt 1919, që fillonte me prezantimin e lashtësisë së popullit shqiptar dhe shpirtit të tij liridashës përballë valës së pushtimeve të huaja ndër shekuj. Aty përmendej edhe invadimi nga ushtritë ndërluftuese që përfshiu territorin e Shqipërisë gjatë Luftës së Parë Botërore. Fuqitë e Mëdha, të paafta për të garantuar neutralitetin, nuk e penguan popullin shqiptar të radhitet në krah të Antantës, që kishte shpallur se luftonte për parimet e kombësisë dhe të drejtën e vetëvendosjes. Shqiptarët, të lumtur për shërbimin e vogël që mundën t’i bënin çështjes së lirisë, vinin me besim të plotë të shtronin përpara botës kërkesat e drejta të tyre. Ata mendonin se çështjet tokësore të gadishullit ballkanik nuk do të zgjidheshin me të drejtë, në qoftë se çdo shtet nuk do të përmblidhte në kufijtë e tij ato krahina ku elementet e racës së vet formonin shumicën e popullsisë. Nga mosrespektimi i këtij principi buronin mjerimet e vuajtjet e shqiptarëve.3 Duke kritikuar parimet e baraspeshës dhe të status qou-së, që u zbatuan nga Fuqitë e Mëdha në kongreset e mëparshme, me pasoja të rënda për cungimin e territoreve të Shqipërisë, delegatët i paraqitën Konferencës së Paqes kërkesën që t’i ktheheshin shtetit shqiptar, mëvetësia e të cilit ishte njohur e garantuar prej Konferencës së Londrës më 1913,: 1. Viset shqiptare që iu dhanë Malit të Zi me vendimet e Kongresit të Berlinit e me ato të Konferencës së Londrës; 2. Viset shqiptare që iu dhanë Serbisë dhe 3. Greqisë me vendimet e Konferencës së Londrës të 1913-ës.4 Këto “rivendikime territoriale” të prezantuara para Fuqive të Mëdha nënkuptonin Shqipërinë në kufijtë e saj etnikë, që fillonin nga gjiri i Spicës (në veri të Tivarit), ktheheshin drejt veri-lindjes duke përfshirë Tuzin, Hotin, Grudën, Triepshin, Podgoricën, dhe, duke ndjekur kufirin e Malit të Zi që kishte pasur përpara vitit 1912, përmblidhte Pejën, Gjakovën, Mitrovicën (pjesën lindore), Prishtinën, Gjilanin, Ferizovikun, Kaçanikun, një pjesë të kazasë së Shkupit, Tetovën, Gostivarin, Kërçovën, Dibrën, për të arritur te “Mali i Thatë” ndërmjet liqejve të Ohrit e të Prespës. Që nga kjo pikë kufiri ndiqte vijën e 1913-ës deri te maja e malit Gramoz e vazhdonte drejt jugut për të dalë afër gjirit të Prevezës. Të gjitha viset që gjendeshin në Perëndim të këtij kufiri përbënin Shqipërinë etnike e historike. Në këtë hapësirë territoriale jetonin afro 2.000.000 shqiptarë, nga të cilët më pak se gjysma në kufijtë e Shqipërisë politike, ndërsa pjesa tjetër në shtetet fqinje.5 Mirëpo, copëtimi i tokave shqiptare ishte produkt i gjeopolitikës evropiane në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës, më 1913. Prandaj kishte pak gjasa që fuqitë paqebërëse të merrnin parasysh përmbajtjen e memorandumit, i cili përfaqësonte 1
V. Duka, Histori e Shqipërisë ..., f. 102 J. Swire, op.cit., f. 234 3 “Kërkesat e Shqypnies”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Parë. Roma: Tipografia Cooperativa Sociale, 1919, f. 8 4 Hamdi Karazi, “Kërkesat e Shqipnis në Konferencën e Paqes në Paris”, Bashkimi i Kombit, v. II, nr. 32, Tiranë, E mërkurë, 9 shkurt 1944, f. 1 5 Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme (AMPJ), V. 1919, D. 12, Fl. 6 (Botim dokumentash zyrtarë nga Qeveria e Përkohshme paraqitur para Konferencës së Paqes nga Delegacioni shqiptar në Paris) 2
3
variantin maksimum të Lëvizjes Kombëtare1 për një Shqipëri të pavarur në kufijtë etnikë. Ndonëse kërkesat e drejta të delegatëve shprehnin vullnetin e mirë të kombit shqiptar për të punuar në paqe për të zhvilluar pasurinë e vet; që të bëhej një element mbarësie në sinisinë ballkanike e të merrte radhën e tij ndër kombet e tjera të qytetëruara.2 Politika e shteteve fituese në Pallatin e Versajës nuk i përgjigjej synimit të qeverisë shqiptare. Kjo e fundit nuk arriti të siguronte të drejtën e përfaqësimit në Konferencë, por vetëm pjesëmarrjen në diskutimet e komisioneve për çështjet territoriale që preknin kufijtë e saj. “Trajtimi i Shqipërisë në Konferencën e Paqes ishte thjesht si një objekt pazarllëqesh dhe, aq më keq, injorimi i asnjanësisë së saj duke e vënë padrejtësisht dhe krejt arbitrarisht në të njëjtin pozicion me të mundurit, ishte një qëndrim sa i padrejtë aq edhe i rrezikshëm. Ky trajtim jo vetëm i sillte dëm të pallogaritshëm çështjes shqiptare, por edhe pengonte për të ardhmen kthimin e Ballkanit në një rajon paqeje e stabiliteti. Një situatë e ardhshme e tensionuar në gadishull përmes zgjidhjes së keqe ose lënies së problemit të tij të pazgjidhur, bënte pjesë në strategjinë globale të disa fuqive të mëdha me interesa në rajon”.3 Konferenca e Paqes u kthye në një arenë grindjesh e mosmarrëveshjesh në mes të vet fuqive fituese për ndarjen e plaçkës së luftës. Këtu fjalën vendimtare e kishin Fuqitë e Mëdha, si: Anglia, Franca, SHBA dhe më pak Italia e Japonia. Rreth tyre vërtiteshin shtetet më të vogla, të cilat kërkonin të realizoheshin premtimet e tyre si shpërblim për aleancën në kohën e luftës, ndërsa fuqive të mundura të Bllokut Qendror nuk iu kishte mbetur gjë tjetër veçse të prisnin vendimet e Versajës. Në ato rrethana rreziku i copëtimit të Shqipërisë u bë më kërcënues se kurrë ndonjëherë më parë,4 për shkak të synimeve të fqinjëve dhe përkrahjes së tyre prej aleatëve të mëdhenj. I bindur te mbështetja e Britanisë, delegacioni grek ishte i pari që i paraqiti Këshillit Suprem të Konferencës së Paqes, më 3 shkurt 1919, pretendimet territoriale për të ashtuquajturin “Vorio-Epir”, duke argumentuar se “në këtë krahinë ka një popullsi prej 120.000 grekësh e 80.000 shqiptarësh”.5 Kërkesën për të aneksuar Shqipërinë e Jugut, kryedelegati grek, Eleftherios Venizellos, e bazonte te ““qytetnimi ma i naltë qi përfaqëson Greqija, ndërsa Shqipnija nuk ka nji jetë politike”. Venizellos pohonte se Greqija nuk mund t’i kërkojë këto toka në bazë të parimeve kombëtare, mbasi edhe ortodoksët e Shqipnis së jugut flasin shqip në familjet e tyne. Por ai hodhi poshtë parimin e gjuhës dhe të racës, tue ngulë kambë se faktori vendimtar asht ndërgjegja kombëtare”.6 Këtë argument të memorandumit të tij kryeministri grek e ilustroi me faktin se “jugu i Shqipërisë banohej nga të krishterë dhe muhamedanë, por ndërsa këto të fundit patën pranuar gjatë sundimit të qeverisë turke dhe u bënë turq realë, mbi 30.000 të krishterë të Shqipërisë së jugut emigruan në drejtim të Greqisë, me synim për t’u mbrojtur nga persekutimi i muhamedanëve. Këta 30.000 shqiptarë janë helenizuar, si në mënyrën e jetës, ashtu edhe në zakone, ndërsa ruajnë gjuhën shqipe. Ata luajnë tani një 1
Arben Puto. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore, vëll. 3 (1919-1926). Tiranë: Albin, 2001, f. 8 2 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 6 3 Marenglen Verli, “Raportet e shqiptarëve me fqinjët dhe Evropën në periudhën midis dy luftërave botërore”. Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, f. 102 4 Lush Culaj, “Roli i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për çështjen shqiptare në Paqen e Versajës”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 26-1996, Prishtinë, 1997, f. 148 5 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 9 6 Tajar Zavalani. Histori e Shqipnis. Tiranë: Phonenix & Shtëpia e Librit, 1998, f. 255
4
rol të rëndësishëm në jetën ekonomike të Greqisë. ...Pasi vazhdoi me përshkrime të tilla, “Venizellosi i kërkoi Konferencës së Paqes, në emër të shtetit grek, kufijtë veriorë të territorit të Epirit të Veriut, të cilët janë të shënuar prej një linje që kalon përmes Himarës, në veri të Tepelenës, në perëndim të Moskhopolis, drejt Liqenit të Prespës, ku bashkohet me ish kufirin e Greqisë”.1 Rivendikimet greke për Shqipërinë e Jugut u diskutuan në Komisionin për çështjet territoriale të Greqisë, që i zhvilloi punimet në periudhën 12 shkurt – 21 mars 1919. Kryetar i komisionit ishte francezi Jules Cambon, nënkryetar z. Robert Borden, përfaqësues i Britanisë, me anëtarë Jean Gout, delegat i Francës; italianët De Martino e Kolonel Castoldi dhe delegatët amerikanë W. L. Westerman e Clive Day. Të pranishëm ishin edhe H. Nicolson, M. Laroche dhe M. Krayeskwi.2 Që në seancën e parë të 12 shkurtit, në Komision u përvijuan qëndrimet e Fuqive të Mëdha në lidhje me kërkesat e Greqisë. Përfaqësuesi francez Laroche solli si argument në favor të tezave greke ngjarjet e verës së vitit 1914 në jug. Ai e quajti autonominë “vorio-epirote” të Zografos si një manifestim të vullnetit të popullsisë së kësaj ane për t’u bashkuar me Greqinë. Këtë e kundërshtoi Kolonel Castoldi, i cili tha se qeveria epirote nuk kishte qenë asnjëherë shprehje e vullnetit popullor. Ai përmendi mizoritë e andartëve, vrasjet dhe djegiet e fshatrave, shpërnguljet e mijëra banorëve në ullishtat e Vlorës për t’u shpëtuar mizorive greke. Për më tepër, amerikani Day refuzoi zgjidhjen greke për kufijtë, sepse ajo nuk pajtohej me parimin e kombësisë. Ndërsa delegatët e Italisë dhe të SHBA-së shprehën rezerva ndaj pretendimeve të Venizellosit, Franca dhe Britania e Madhe përkrahën rivendikimet territoriale të Greqisë.3 Në mbledhjen vijuese të 18 shkurtit 1919, z. Robert Borden paraqiti propozimet e delegacionit britanik në Komisionin për çështjet greko-shqiptare. Ai e ndau Shqipërinë jugore në dy pjesë: pjesën në veri të Vjosës dhe pjesën në jug të lumit. Në pjesën e parë, ai përfshiu “rrethet e Himarës, Gjirokastrës, Delvinës dhe Sarandës”, për të cilat tha se “janë kryesisht greke nga gjuha dhe ndjenjat”. Bordeni pohoi se “delegatët britanikë mendojnë se është e pamundur të mbahet përsëri kufiri i përcaktuar me Protokollin e Firences” dhe kjo jo thjesht “për shkak të kundërshtimit që ka gjetur ky kufi nga propaganda greke jashtë”, por “sepse ne bazohemi në arsyetimin se ka një pjesë të rëndësishme në Shqipërinë e Jugut që dëshiron bashkimin me Greqinë”. 4 Kjo pikëpamje u hodh poshtë me argumente nga Castoldi, i cili theksoi se “kufiri i vendosur në Konferencën e Londrës më 1913 përfaqësonte një ndarje më të drejtë midis Shqipërisë dhe Greqisë”. Tezë që u përforcua nga delegati tjetër italian De Martino, kur u shpreh se “i përmbahej Protokollit të Firencës, sepse kjo vijë kufitare u përgjigjet arsyeve etnike si dhe gjithë konsideratave të tjera dhe vetëm ajo mund të sigurojë një paqe të qëndrueshme”.5
1
Romeo Gurakuqi. Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore. Shkodër: Camaj-Pipa, 2007, f. 39 2 AMPJ, V. 1919, D. 1, Fl. 7 (Korrespondencë ndërmjet delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes me delegacionet e huaja mbi pretendimet e Greqisë për tokat shqiptare. Kërkohet nga ana e delegacionit shqiptar të merren masa dhe të ndërhyhet kundër masakrave dhe barbarizmave të grekëve ndaj popullit shqiptar) 3 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 9-11 4 Ibid., f. 12 5 AMPJ, V. 1919, D. 1, Fl. 16
5
Debatet për kufirin greko-shqiptar krijuan pakënaqësi të mëdha te përfaqësuesit shqiptarë në Konferencën e Paqes. Duke analizuar qëndrimin e kancelarive evropiane, kryedelegati Turhan Pasha, në intervistën dhënë për gazetën “Giornale d’Italia”, më 19 shkurt 1919, përmendi se në Konferencë “gjenden shkembenj të mëdhenj dhe të vegjël që duhen larguar, po Shqipëria ruan gjithë besimin e sajë të moçme dhe të thellë në Italinë, e cila ka kurdoherë dashur dhe përkrahur kërkesat e drejta të Përfaqësies Shqiptare”.1 Politika e Italisë në favor të rikonfirmimit të kufijve të Shqipërisë politike të 1913-ës diktohej nga interesat e saj gjeopolitike për të kundërshtuar marrjen e vijës bregdetare shqiptare përballë Korfuzit nga Greqia. “Midis Korfuzit dhe bregdetit shqiptar gjendej një bazë detare natyrore e gjerë dhe jashtëzakonisht me vlerë, që, megjithatë, ishte në varësi të zotërimit edhe të ishullit, edhe të bregdetit dhe, nëse Greqia merrte bregdetin, meqë tashmë ajo mbante ishullin, situata strategjike në hyrje të Adriatikut do të ishte për Italinë edhe më e pakënaqshme sesa përpara luftës, ndërsa, nëse Shqipëria ruante zotërimin e bregdetit, Greqia nuk kërcënohej nga kjo”.2 Pavarësisht opozitës italiane në Komision, kryeministri grek Venizellos, në përputhje me synimet strategjike në “Epirin e Veriut”, vijonte parashtrimin e pseudoargumenteve për të realizuar platformën e tij të shtrirjes territoriale. Si ideologu kryesor i Megali Idesë, ai përdori në arsyetimin e tij “njëjtësimin e kombësisë greke me fenë ortodokse”.3 Venizellosi deduktonte se tipari esencial i një kombi është ndërgjegjja nacionale, e cila përcaktohet në bazë të përkatësisë fetare. Kështu, kryeministri grek e përshkruante zhvillimin historik të Shqipërisë jugore si ndarje fetare dhe konflikt të vazhdueshëm midis myslimanëve dhe të krishterëve. Ai përmendte edhe dallimin krahinor, duke i kategorizuar shqiptarët në toskë e gegë. Kryedelegati grek pohonte ekzistencën e rasteve të izoluara të keqtrajtimit të myslimanëve nga të krishterët, por masakrat kundër 15.000 toskëve ishin kryer nga dora e gegëve myslimanë. Gjithashtu, Venizellosi i kushtonte vëmendje të posaçme gjuhës së folur të popullsisë së këtyre trevave. Në analizën e tij, së pari, ai përpiqej të provonte se një shumicë e banorëve të kësaj ane flisnin greqisht “prej Delvine deri në kufirin e tanishëm të Greqisë” dhe “në drejtim të Gjirokastrës”. Vetëm një numër i vogël fshatrash këtu, flisnin gjuhë tjetër, atë që ai nuk do ta quante me emrin e saj “shqipe”, por i vinte edhe kësaj petkun fetar dhe e quante “muslimanishte”. Në anën tjetër, kryeministri grek e kishte të qartë se elementi i gjuhës ishte pika më e dobët në platformën greke... Edhe këtu ai kritikonte vendimet e Konferencës së Londrës dhe punën e Komisionit kufitar që përjashtuan “orvajtjet për plebishit dhe manifestimet e tjera politike” dhe kërkuan që vëmendja të përqendrohej në “gjuhën amtare të popullit, d.m.th në gjuhën e folur në familje”, 4 duke e cilësuar si faktor jo determinues në definimin e ndërgjegjes kombëtare. Diskutimet në Komisionin për Çështjet Greke vijuan në seancën e 27 shkurtit 1919, në të cilën prezantuan këndvështrimet e tyre delegacionet respektive. Për palën shqiptare, fjalën hyrëse e mbajti Turhan Pasha, ndërsa u dalluan për elokuencën dhe aftësitë argumentuese delegatët Mehmet Konica dhe Mihal Turtulli. Ky i fundit paraqiti 1
AMPJ, V. 1919, D. 5, Fl. 1 (Protestë kundër një artikulli në gazetën franceze “Bota e lirë”, ku shkruhet në favor të kërkesave greke ndaj Shqipërisë, si dhe artikuj të ndryshëm nga shtypi i huaj mbi gjendjen në Shqipëri, qëndrimin e shteteve të huaja në Konferencën e Paqes për çështjen shqiptare etj.) 2 J. Swire, op.cit., f. 244 3 P. Cabanes, O. Chaline, B. Doumerc etj., op.cit., f. 472 4 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 17-19
6
përvojën e tij personale për të kundërshtuar tezat greke: “Dihet botërisht se në trevat që grekët quajnë Epiri i Veriut, kurse ne e quajmë Shqipëria e jugut, nuk ka asnjë grek. Unë jam prej Korçe. Kam punuar si mjek në këtë qytet. Unë them se nuk ka asnjë grek, as në Korçë dhe as në rrethin e Korçës. Greqia i ngatërron gjërat. Ajo mendon se të krishterët, siç jam edhe unë, janë grekë”. Një kundërshtim edhe më të fortë ai i bënte pikëpamjes sipas së cilës trevat e jugut të Shqipërisë kishin arsim grek. “Unë kam përfituar nga ky arsim, por kjo nuk do të thotë se shumica janë grekë, shumica nuk është greke, ajo është shqiptare”.1 Ndërsa në përfundim të fjalës së delegacionit shqiptar, anëtari Mehmet Konica trajtoi çështjen çame. “Çamëria është një krahinë që shtrihet deri në Prevezë”, aty “ka një shumicë dërrmuese shqiptarësh”; “në një popullsi të përgjithshme prej 60.000 banorësh, 40.000 janë shqiptarë muslimanë, 14.000 shqiptarë të krishterë dhe vetëm 6000 grekë”. Delegati britanik shprehte habi që bëhej fjalë për një krahinë që ishte pjesë e Greqisë, në një kohë që Athina kërkonte të merrte dhe jo të jepte. Kësaj iu përgjigj Turtulli duke i kujtuar parimin e kombësisë, të cilit duhej t’i përmbahej edhe Greqia jo vetëm “për të kërkuar kaq shumë gjëra”, por edhe për të “rikthyer një territor që nuk i përkiste aspak asaj”.2 Të vetëdijshëm për shkeljen e principeve të diplomacisë së re, përfaqësuesit e Britanisë qëndruan konsekuent në mbështetje të rivendikimeve territoriale të Greqisë kundrejt Shqipërisë së Jugut. Z. Eyre Crowe deklaronte se dëshmitë që kishte dëgjuar nga delegatët e popullsive që banonin në këto treva e kishin bindur se “politika më e mirë që duhej zbatuar në interes të këtyre trojeve ishte mbështetja e kërkesave greke”. Duke e elaboruar qëndrimin e tij, ai theksonte se elementi shqiptar kishte rëndësi të madhe në këto troje nga pikëpamja numerike, por shtonte se “nuk duhej t’u përmbaheshin konsideratave etnike”. Delegati anglez pohonte se megjithë mungesën e dëshirës së popullsisë së “Epirit të Veriut” për t’u bashkuar me Greqinë, kjo duhej të realizohej për arsye të forta ekonomike e strategjike.3 Kundër politikës anglo-franceze dhe propagandës greke për domosdoshmërinë e aneksimit të Korçës dhe të Gjirokastrës protestoi diaspora shqiptare në SHBA, Turqi e Rumani. Kjo e fundit hodhi poshtë të gjitha zërat e armiqve të kombit shqiptar që kërkonin bashkimin e jugut të Shqipërisë me Greqinë, të cilët penguan jetimin, forcimin dhe madhimin e shtetit shqiptar. Shqiptarët e Rumanisë u dërguan një lutje të sinqertë të gjithë atyre që kishin dashuri për lirinë e kombeve, t’i dëgjonin me mirëdashje dëshirat e shqiptarëve e të mos harronin se më e para e këtyre dëshirave ishte që ata të rronin tok si qytetas të lirë të Shqipërisë më vete, të pavarur e neutre, veti të cilat Fuqitë e Mëdha ua i kishin njohur që më parë.4 Në mbledhjet e marsit 1919, Komisioni për çështjet greko-shqiptare duhej të vendoste mbi pretendimet territoriale të Greqisë. Debatet e gjata treguan qartë mosmarrëveshjet midis përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha për të zgjidhur problemin e 1
Lavdosh Ahmetaj, “Shqipëria në Konferencën e Paqes së Parisit”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 36-2006, Prishtinë, 2007, f. 153 2 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 25 3 Lush Culaj. Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2010, f. 218-219 4 AMPJ, V. 1919, D. 18, Fl. 183 (Statusi i Shoqërisë Kombëtare Kulturale shqiptare në Bukuresht, si dhe protesta të kolonisë shqiptare në Rumani drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, mbi mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve kundër pretendimeve të shteteve të huaja, si dhe veprimtaria e kësaj shoqërie)
7
“Vorio-Epirit”. Delegacioni anglez dhe ai francez u shpreh në favor të dhënies së krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës aleatit të tyre besnik, Greqisë, duke e argumentuar si më poshtë: “1. Për sa i përket Shqipërisë së Jugut, nga statistikat që ata kanë në dorë del se në bazë të tyre nuk mund të ndërtosh një kriter praktik për të mësuar dëshirat e popullsive përkatëse. Këto statistika bazohen në të dhëna që kanë të bëjnë ose me fenë ose me gjuhën: të dhënat fetare nuk janë pro shqiptarëve, të dhënat e gjuhës nuk përfaqësojnë një kriter të drejtë për grekët. Në këto rrethana, ne jemi të detyruar të marrim parasysh se “ngjarjet që u zhvilluan në Shqipërinë e Jugut (si Lëvizja Autonome etj.) demonstruan që kufijtë e caktuar në Konferencën e Londrës nuk i kënaqën elementet e popullsisë së kësaj zone. Tezë që i afrohej pranimit të kriterit grek dhe vlerësonte “ndërgjegjen kombëtare”.1 2. Njëkohësisht delegacionit anglez dhe atij francez u bënë përshtypje shpjegimet e dhëna nga z. Venizellos dhe Carapanos lidhur me ndjenjat grekofile të shumicës dërrmuese të popullsisë dhe rëndësinë ekonomike që ka për krahinën veriore rruga e madhe që shkon deri në Sarandë. 3. Delegacioni anglez është ndikuar gjithashtu nga fakti se problemi i shtruar mund të zgjidhet duke ia dhënë rrethin në fjalë ose Greqisë ose Shqipërisë ose duke e vendosur nën mbrojtjen e një fuqie evropiane; ai është i mendimit se nuk do të ishte e drejtë për Greqinë dhe Serbinë që një pikë kaq jetike si Korça të vendosej nën kontrollin e një fuqie evropiane”.2 Pavarësisht deklaratave, Anglia, por më tepër Franca, mbështeti kërkesat greke nisur nga interesat e saj në Ballkan dhe për t’i bërë konkurrencë Italisë në Mediterrane synonte ndërtimin e një Greqie më të madhe dhe më të fortë.3 Nga ana tjetër, delegatët italianë insistonin në ruajtjen e kufirit të përcaktuar me vendimet e Konferencës së Londrës dhe të Protokollit të Firences. Ndërsa, përfaqësuesit amerikanë pranonin që Gjirokastra t’i jepej Greqisë, bazuar në ndjenjat dhe prirjet politike greke të popullsisë së krahinës dhe ekzistencën e marrëdhënieve tregtare e të komunikacionit. Por, delegacioni i SHBA-së nuk dha pëlqimin për Korçën, sepse banorët e zonës ishin shqiptarë nga gjuha, ndërgjegjja nacionale dhe devotshmëria e tyre për çështjen shqiptare. Kontradiktat midis përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha e lanë problemin e kufirit greko-shqiptar të pazgjidhur, të hapur për diskutime të mëvonshme. Këto zhvillime në Komisionin për çështjet territoriale të Greqisë dëshmuan pozitën e favorshme të fqinjit jugor në Konferencën e Paqes në Paris. Kjo për tri arsye: së pari, ishte qëndrimi progrek i njërit prej aktorëve kryesorë të Konferencës së Versajës, kryeministrit francez G. Clemenceau. Së dyti, Greqia vinte në Paris si aleate e njohur e Fuqive të Antantës që dolën fitimtare nga lufta. Greqia kërkonte tani “plaçkën e luftës”, që i takonte si shtet që u rreshtua në anën e Antantës. Paçka se Greqia hyri në luftë vetëm një vit përpara mbarimit të saj, në korrik 1917. Së treti, Venizellosi në krye të delegacionit grek konsiderohej vlera më e madhe e Greqisë.4 Venizellosi përfaqësonte “një tip të mrekullueshëm grek, shembull i modelit klasik si fizikisht dhe mendërisht. Energjik, bindës, i paepur, ai zotëroi mbi britanikët, mikloi francezët, bindi amerikanët 1
Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë (AIH), A.V.129, Fl. 13 (Çështja e Epirit të Veriut dhe raportet e Komisionit Hetues (1921-1923) - përktheu Viliam Shehu) 2 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 128 3 AMPJ, V. 1919, D. 19, Fl. 96 (Korrespondencë ndërmjet Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes dhe shoqërisë shqiptare “Vatra” mbi veprimtarinë e kësaj shoqërie, bashkimin me partinë politike dhe programi për çështjen e Shqipërisë) 4 Arben Puto. Shqipëria politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009, f. 229
8
dhe thuajse neutralizoi italianët. ...Ai gëzonte simpatinë dhe vlerësimin e të gjithë delegatëve dhe të të gjithë të plotfuqishmëve, por ata gjithashtu druheshin nga ai, për shkak hijeshisë së tij të mirënjohur dhe të padiskutueshme. ...Pa Venizellosin, Greqia nuk do të fitonte kurrë atë që arriti në këtë tryezë konference”.1 Përpos trajtimit të problemit në lidhje me kufirin greko-shqiptar, fuqitë aleate në Konferencën e Paqes e lidhën fatin e Shqipërisë tërësisht me zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut”.2 Ajo nënkuptonte “shuarjen e përplasjes së fortë ndërmjet Italisë dhe Jugosllavisë, që kërkonin të përvetësonin secila trashëgiminë e Austro-Hungarisë”.3 Për qeverinë italiane, shteti foshnjë [Jugosllavia, E.L] duhej mbytur qysh në djep. Kryeministri Orlando e cilësonte Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene si armikun kryesor, që zuri vendin e mbetur bosh nga shkatërrimi i monarkisë së dyfishtë.4 Si bazë për shqyrtimin e këtij konflikti shërbyen klauzolat e Traktatit të Fshehtë të Londrës, të nënshkruar më 26 prill 1915 midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë. Në përmbajtjen e tij specifikohet përfshirja e Italisë në luftë përkrah Fuqive të Antantës në këmbim të përfitimeve territoriale në Adriatikun lindor. Dispozitat referuar Shqipërisë ishin: “Neni 6: “Italisë do t’i jepet sovraniteti i plotë mbi Vlorën, mbi ishullin e Sazanit dhe tokën që e rrethon me një shtrirje të mjaftueshme për të siguruar mbrojtjen e këtyre pikave që prej lumit Vjosë, në veri e lindje, dhe pothuajse deri në kufirin verior të krahinës së Himarës, në jug”. Neni 7. – “Në qoftë se Italia e merr Trentinon dhe Istrian në përputhje me dispozitat e nenit 4: bashkë me Dalmacinë dhe ishujt e Adriatikut, brenda kufive të caktuara në nenin 5, si edhe gjirin e Vlorës (neni 6), dhe nqs pjesa qëndrore e Shqipërisë rezervohet për themelimin e një shteti të vogël të neutralizuar, Italia s’ka për të kundërshtuar që Shqipëria veriore dhe jugore të ndahet midis Malit të Zi, Serbisë dhe Greqisë, në rast se një gjë e tillë dëshirohet prej Francës, Britanisë së Madhe dhe Rusisë. Bregdeti që prej kufirit jugor të territorit italian të Vlorës e deri në kepin e Stilos, do të neutralizohet”. “Italisë do t’i ngarkohet përfaqësimi i shtetit shqiptar në marrëdhëniet e tij me Fuqitë e huaja”. “Italia pranon, veç kësaj, të lërë tokë të mjaftueshme, në çdo rast, në lindje të Shqipërisë për të siguruar ekzistencën e një vije kufitare midis Greqisë dhe Serbisë, në perëndim të Liqenit të Ohrit”.5 Traktati i Fshehtë i Londrës [1915] cënonte sovranitetin dhe integritetin territorial të Shqipërisë, duke sanksionuar copëtimin e saj ndërmjet shteteve fqinjë. Në të njëjtën linjë vepruan paqebërësit francezë, që mbështetën një Jugosllavi të fortë për të frenuar Italinë. Ata favorizuan pretendimet e jugosllavëve të paraqitura përpara Këshillit të të Dhjetëve, më 18 shkurt 1919. Fakt që kushtëzoi politikën e dyfishtë të delegacionit jugosllav kundrejt Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris. Nga njëra anë, Beogradi përkrahte ruajtjen e pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të shtetit shqiptar të 1913-ës dhe, nga ana tjetër, në rast fragmentarizimi të Shqipërisë do të kërkonte të drejtat e tij mbi Shqipërinë e Veriut. Konkretisht, në memorandum thuhet: “Delegacioni i qeverisë serbo-kroato-sllovene mendon se interesi i përgjithshëm, paqja dhe qetësia e Gadishullit Ballkanik kërkojnë që territori shqiptar i përcaktuar në Konferencën e 1
M. Macmillan, op.cit., f. 406-407 AIH, A.V.92, Fl. 5 (Mbi çashtjen e pozitës së Shqipërisë në politikën ndërkombëtare dhe mbi atë të politikës së jashtme të Shqipërisë nën qeverinë e F. Nolit, Hradecny Pavel – përktheu Veniamin Dashi) 3 Albert Mousset. Shqipëria përballë Europës (1912-1929). Tiranë: Dituria, 2004, f. 23 4 M. Macmillan, op.cit., f. 143 5 AIH, A.V.57, Fl. 17 (Një histori e Konferencës së Paqes së Parisit, botuar prej H. W. V. Temperley, vol. 4, Londër 1921) 2
9
Londrës, të formojë një shtet të pavarur në përputhje me frymën e vendimeve të kësaj konference”.1 “Por në qoftë se Konferenca e Paqes do ta ketë të pamundur të aplikojë në lidhje me këtë çështje vendimet e marra më 1913 në Londër dhe është e dispozuar t’i njohë një shteti të huaj të drejtën e pushtimit ose të protektoratit mbi të, ose një pjesë e këtij territori, dëshirojmë të deklarojmë se rezervojmë të drejtën e mbrojtjes së interesave tona jetike në këto rajone… duke rivendikuar të njëjtat privilegje për shtetin tonë”.2 Konsensusi anglo-francez për kërkesat jugosllave nuk përfshinte synimet e Malit të Zi. Ministria e jashtme britanike e etiketonte Nikollën II një aleat të pabesë, duke e fajësuar për një marrëveshje në heshje me austriakët gjatë Luftës së Parë Botërore. Akuzë që do ta shoqëronte përfaqësinë malazeze edhe në Paris, me qëndrimin shpërfillës të Fuqive të Mëdha.3 Ato nuk i kushtuan vëmendje memorandumit të 5 marsit 1919, të paraqitur nga kryeministri i Malit të Zi, Jovan Plamenac, i cili shfaqi hapur kërkesën për aneksimin e Shkodrës me rrethina, bazuar në faktin se qyteti ishte zaptuar me gjak në luftën ballkanike më 1913 dhe, mandej më 1915, u pushtua deri në Drin. Pretendim që u mbështet nga Jugosllavia me argumentat e mëposhtëm: a) nga pikëpamja gjeografike, liqeni i Shkodrës dhe Buna i jepnin Malit të Zi një liman të natyrshëm në det; b) nga pikëpamja historike, Shkodra kishte qenë qendra e serbëve të Zetës dhe në kohën e Skënderbeut kufiri i Shqipërisë ishte në Drin; c) nga pikëpamja etnografike, emrat e katundeve, kostumi dhe zakonet ishin provë se popullsia kishte qenë dikur sllave e mandej ishte shkombëtarizuar prej turqve; ç) nga pikëpamja ekonomike, Shkodra ishte tregu i natyrshëm i Malit të Zi dhe i Serbisë së vjetër (Kosovës). Së fundi, zotërimi i Shkodrës paraqiste domosdoshmëri nga pikëpamja e komunikacionit, sepse do të përshkohej nga hekurudha Danub-Adriatik.4 Për të kundërshtuar pretendimet territoriale të fqinjëve dhe synimet e tyre strategjike në Shqipëri, kryedelegati Turhan Pasha, i dërgoi një notë kryesisë së Konferencës së Paqes, më 7 mars 1919, në të cilën shfaqte rëndësinë e organizimit të një plebishiti dhe vendosjen nën mandatin e një fuqie të çinteresuar, pra të SHBA-së, për një periudhë dy vjeçare, të tokave shqiptare të pushtuara nga grekët në jug dhe malazezët e serbët në veri e lindje.5 Gjithashtu, delegacioni zyrtar dhe përfaqësues të krahinave shqiptare protestuan te Pushtetet e Mëdha të Besëlidhura kundër masakrave serbe ndaj popullit shqiptar. “Duke pasur për qëllim që të shuajnë shpresat tona për një atdhe të lirë e mëvete, me synim që të shkaktojnë turbullira në vend, Serbët kanë kapërcyer, në këto ditë, kufirin e caktuar prej Konferencës së Londrës e kanë ardhur deri te grykat e Matit, ku po kryejnë mizori, vjedhje e paudhësira gjithfarësh. I bëjnë të gjitha këto të këqija për t’i shtrënguar shqiptarët që të mohojnë dheun e mëvetësinë kombëtare. Prandaj ju drejtojmë protestimet tona kundra kësaj gjendjeje dhe ju lutemi që të ndjeni dhimshuri për popullin tonë të sllavëruar e të keni mirësinë për të ndërmarrë hapat e nevojshëm
1
APMJ, V. 1919, D. 15, Fl. 82 Paskal Milo, “Pretendimet dhe synimet e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)”, Studime historike, nr. 4, 1987, f. 123 3 M. Macmillan, op.cit., f. 151 4 Hamdi Karazi, “Shqipnija përpara Konferencës së Paqes në Paris”, Bashkimi i kombit, v. II, nr. 29, Tiranë, E shtunë, 5 shkurt 1944, f. 1 5 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 130 2
10
pranë qeverisë së Belgradit, që të zbrazi viset e pushtuara, të cilat janë me të drejtë shqiptare”.1 Duke i kujtuar nevojën e triumfit të parimeve uillsoniane të drejtësisë e të lirisë për zgjidhjen e problemeve të pasluftës, me qëllim që popujt e vegjël dhe vendet e tyre të mos trajtoheshin si në kongreset e mëparshme, delegacioni shqiptar u bëri të ditur Fuqive të Mëdha lakmitë e shteteve fqinjë, të cilët jo vetëm pengonin përtanësimin e Shqipërisë në kufijtë etnikë, por kërkuan edhe copëtimin e saj. Meqënëse kërkesave të drejta shqiptare nuk po u jepej rëndësia që meritonin, kur fqinjët po bëheshin të sigurtë që do t’u dilnin në krye qëllimeve të veta, delegatët u trembën nga frika e zbatimit të Traktatit të fshehtë të Londrës më 1915, i cili shënonte copëtimin e Shqipërisë. Përpara kësaj gjendjeje të rrezikshme ishte detyra e përfaqësuesve shqiptarë të protestonin energjikisht kundër artikujve të këtij traktati që i përkisnin Shqipërisë, të cilët ishin sheshazi në kundërshtim me parimin e kombësive e me deklaratat e përsëritura të Fuqive të Mëdha, që kishin kapur armët për të mbrojtur popujt e vegjël, të cilëve u njihnin të drejtën për të vendosur vetë fatin e tyre.2 Principet e diplomacisë uillsoniane, si: e drejta e popujve për vetëvendosje, përcaktimi i kufijve në përputhje me kombësinë etj., nuk përshkuan gjeopolitikën evropiane në Ballkan, e cila ishte e gatshme që, nëpërmjet sistemit të aleancave dhe politikës së kompromisit, të përmbushte synimet e saj ekonomike dhe politike. Duke u mbështetur në analizën e delegatëve shqiptarë, në mbledhjen e 26 marsit 1919, lidhur me veprimtarinë e kancelarive të Evropës kundrejt Shqipërisë, evidentohen qartazi qëllimet e diplomacisë italiane. Ato nisnin nga kërkesa minimaliste për marrëdhënie miqësore me shtetin shqiptar kundër armiqve të përbashkët deri te objektivi maksimal për ta shndërruar Shqipërinë në një koloni italiane. Fqinji i përtej Adriatikut i kushtonte vëmendje të veçantë politikës ballkanike për të siguruar një pozitë të privilegjuar në rajon.3 Më tej, delegacioni shqiptar arsyetonte se, nga Fuqitë e Mëdha që mbretëronin në Evropë, vetëm Italia ishte drejtpërsëdrejti e interesuar për Shqipërinë. Anglia s’kishte asnjë interes të sajin; politika e Francës në Ballkan ishte caktuar prej shumë vitesh: për më se një shekull ajo ishte mbrojtëse e Greqisë. Si aleat i Rusisë për çerek shekulli, Parisi kishte ushqyer dëshirat qoftë të drejta a të shtrembëta të Serbisë e të Malit të Zi. Por, arsyeja për të cilën ajo përkrahte sllavët e Ballkanit kishte ndryshuar: rivaliteti i madh me Italinë e shtyu që të lidhej me armiqtë e saj, Greqinë e Jugosllavinë. Pra, ajo mund të bëhej dashamirëse e Shqipërisë vetëm kur sllavët e grekët të ishin të tillë. Përpara kundërshtimeve e armiqësive ndërmjet Shqipërisë e greko-sllavëve, Franca kurrë s’mund të rrinte “neutre et indifférente” [“asnjanëse dhe indiferente” – E.L]. Këtë e tregonte historia dhe Konferenca e Parisit.4 Mosmarrëveshjet midis Fuqive të Mëdha u thelluan me shqyrtimin e çështjes së ndërlikuar të Adriatikut, me të cilën ishte lidhur pazgjidhshmërisht problemi shqiptar, në 1
AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 74-75 (Protesta nga populli dhe përfaqësues të shoqërive nga brenda dhe jashtë vendit drejtuar përfaqësuesve të shteteve të mëdha si dhe delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris kundra qëllimeve të Serbisë, Greqisë, Italisë për copëtimin e Shqipërisë. Kërkohet që Esat Toptani mos të pranohet si përfaqësues i Shqipërisë në Konferencën e Paqes) 2 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 23 3 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 13 (Procesverbale të mbledhjeve të Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, si dhe vendimi mbi qëndrimin që është mbajtur për problemet e pavarësisë, integritetit dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve ndër viset e okupuara nga shteti fqinj) 4 Ibid., Fl. 12-13
11
fillim të prillit 1919. “Çështja e Adriatikut” ishte rezultat i kontradiktave midis Italisë e Shtetit Serbo-Kroato-Slloven [SKS] për ndarjen e tokave të ish-Perandorisë AustroHungareze gjatë bregut lindor të detit Adriatik. Qeveria e Romës kërkonte të aneksonte si viset bregdetare të Adriatikut lindor, siç parashikohej në Traktatin e Fshehtë të Londrës e që banoheshin pjesërisht ose tërësisht nga sllavët, ashtu edhe qytetin e Fiumes (Rijekës), të banuar në pjesën më të madhe prej italianësh, por që sipas traktatit duhej t’i mbetej Kroacisë (Jugosllavisë).1 Diskutimi i “çështjes së Adriatikut” ridimensionoi politikën e kancelarive evropiane kundrejt rivalitetit italo-jugosllav. “Në Adriatik, Franca ishte çjerrur duke u përpëlitur mes përkrahjes së Jugosllavisë dhe mbajtjes së arsyeshme të marrëdhënieve me Italinë. “Unë jam kaq i mërzitur me çështjen e Adriatikut” shkruante një diplomat francez. “Të gjithë njëlloj, ne nuk duhet t’i braktisim jugosllavët. Ata janë po aq të paarsyeshëm sa këto të tjerët, por ata janë të dobët. Sa budallenj janë ata në Romë!” siç tha Klemanso një ditë, për shumë nga indinjatat e Orlandos, “Zoti im. Zoti im! Italia apo Jugosllavia? Bjondja apo Brunia?” Në Prill 1919 Klemanso kishte qenë i vendosur pro brunes. Ai ishte i nxehur përse italianët nuk kishin mbështetur Francën për Sarën, ose për orvajtjet ndaj Gjermanisë mbi krimet e luftës”.2 Franca dhe, në një masë më të vogël, Anglia të prirura që të mbështesnin shtetin e ri jugosllav dhe ta përdornin atë si kundërpeshë ndaj Italisë, nuk u dhanë përkrahje të plotë pretendimeve italiane në Adriatikun lindor. Sipas delegatit anglez, Eyre Crowe, Jugosllavia do të mund ta përdorte Shqipërinë si një “levë në mënyrë krejt të ligjshme”, për të shkëputur koncesione nga Italia”. Shqipëria vihej kështu në pozitën e vjetër e të preferuar të Fuqive të Mëdha, në atë të monedhës së këmbimit e të plaçkës së tregut.3 Rivaliteti italo-jugosllav në Adriatik përcaktoi edhe qëndrimin e delegacionit jugosllav në Konferencën e Paqes në lidhje me Shqipërinë. Qeveria e Beogradit përpiqej të pengonte depërtimin italian në Shqipëri. Pashiçi këtë depërtim e shihte si një rrezik të madh për Jugosllavinë, meqë Italia bëhej fqinjë e drejtpërdrejtë e saj, dhe, për më tepër, krijonte një lidhje të afërt territoriale me Bullgarinë. Në rrethanat e krijuara një Shqipëri e vogël dhe e pavarur ishte zgjidhja më e dëshirueshme për Beogradin. “Ne duam një Shqipëri të dobët e të paqëndrueshme”, i porosiste Pashiçi bashkëpunëtorët e vet që merreshin me Shqipërinë.4 Gjithashtu, qeveria jugosllave e përdori parrullën “Ballkani – popujve ballkanikë” jo vetëm si armë kundër depërtimit italian në gadishull, por edhe si fasadë për të fshehur synimet e saj hegjemoniste. Protektoratin e Italisë ndaj Shqipërisë, Pashiçi e vlerësonte si një burim tjetër mosmarrëveshjesh në Ballkan, që mund të krijonte një çështje si ajo e Bosnje-Hercegovinës.5 Duke ndjekur zhvillimin e “çështjes së Adriatikut” dhe shfrytëzimin e Shqipërisë si mjet kompensimi për të plotësuar kërkesat e fqinjëve,6 delegacioni shqiptar i dërgoi një një telegram G. Clemenceau, kryetarit të Konferencës së Paqes, më 14 prill 1919. Në të theksohej e drejta e popullit shqiptar për një jetë të lirë e të pavarur me të gjitha privilegjet e një shteti sovran e zot i fateve të veta. Protestohej kundër çdo cënimi të 1
Paskal Milo. Shqipëria dhe Jugosllavia (1918-1927). Tiranë: 8 Nëntori, 1991, f. 74 M. Macmillan, op.cit., f. 347 3 P. Milo, artikull i cituar, f. 126 4 L. Culaj, Çështja shqiptare ..., f. 226 5 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 75 6 AIH, A.V.81, Fl. 14 (Ervin Lewin “Efektet ndërkombëtare të politikës paqësore sovjetike dhe dështimi i planeve imperialiste të copëtimit të Shqipërisë në vitet 1919-1920” – përktheu V. Dashi) 2
12
integritetit, si edhe kundër zbatimit të klauzolave të Traktatit të fshehtë të Londrës të 1915, që parashikonin copëtimin e Shqipërisë duke ia dhënë Shkodrën - jugosllavëve, Vlorën - Italisë dhe Epirin e Veriut - Greqisë.1 Po ashtu, u hodhën poshtë të gjitha akuzat e pabaza të kundërshtarëve, të cilët na padisnin sikur donim të krijonim një Turqi të vogël e të re në Evropë nga e cila do të ishte e domosdoshme të shkëputeshin pakicat më të përparuara nga pikëpamja e qytetërimit. Këto ishin thjesht pretekste dinake me qëllim për të maskuar synimet e tyre grabitqare të pajustifikuara.2 Rrethana të tilla diktuan delegatët shqiptarë të pranonin ndihmën dashamire të njërës prej Fuqive të Mëdha aleate, duke dëshmuar qëllimin e patundur për të krijuar një shtet përparimtar të bazuar mbi parimet e lirisë, barazisë, vëllazërimit dhe drejtësisë. “Ne i rezervojmë vetes të drejtën për të shprehur dëshirën tonë lidhur me zgjedhjen e Fuqisë përkrahëse, së cilës duhet t’i jepet mandati nga ana e Konferencës me kushtet vijuese: 1.Respektim i sovranitetit të shtetit të pavarur shqiptar (administrim autonom i brendshëm dhe e drejtë përfaqësimi në botën e jashtme); 2.- Ndalim për çdo kolonizim të huaj, sistematik dhe të organizuar”.3 Fuqia aleate do të asistonte për një periudhë të caktuar, duke e udhëhequr Shqipërinë në rrugën e progresit. Përpos projektit shqiptar, në fund të muajit prill, majori britanik Barnes me konsulencën e Harold Temperlez dhe të H. Nicolson, formuloi një tjetër propozim për zgjidhjen e “çështjes shqiptare”, si më poshtë: 1. Bashkim të të gjitha territoreve të banuara nga shqiptarët nën një entitet të vetëm politik në përputhje me 14 pikat e Presidentit Wilson. 2. Krijimin e shtetit shqiptar brenda kufijve të arsyeshëm dhe marrjen e masave fillestare për t’u mbrojtur ndaj intrigave të jashtme, që do t’i mundësonte popullit shqiptar një përparim të shpejtë në të ardhmen; 3. Duke e konsideruar si të pamundur krijimin e Shqipërisë etnike, majori Barnes propozonte caktimin e një kufiri të bazuar mbi konsiderata etnografike, tregtare, ekonomike dhe gjeografike, sikurse ishte vepruar edhe në rastet e shteteve të tjera. 4. Propozimi i mësipërm kërkonte të kënaqte synimet e Italisë dhe të zbuste frikën e ligjshme të Serbisë dhe të Greqisë, për shkak të faktorëve strategjikë që lindnin nga shtrirja e mëtejshme e Shqipërisë.4 5. Projekti i Barnes-it synonte të shpëtonte Shqipërinë nga ndarja apo zhdukja si entitet politik. Shqipëria do të vendosej nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Lidhjes së Kombeve, komisar i lartë i së cilës do të ishte Duka i Abruceve. Ai do të mbante titullin e mbretit dhe do të përgjigjej para Lidhjes për qeverisjen e mirë të vendit. Lidhja e Kombeve do të ishte organi i vetëm me autoritet për dislokimin e elementeve të huaja ushtarake në Shqipëri, në qoftë se ato do të nevojiteshin për të ruajtur rendin; 6. Vlora do të ishte pjesë përbërëse e Shqipërisë, nga pikëpamja ekonomike dhe kulturore, ndërsa Italia do të kishte të drejtën të merrte me qira skelën e Vlorës dhe rrethinat e saj të formuara prej Vjosës, Shushicës dhe një linjë përpara këtij lumi drejt Gramala Bey. Kjo zonë do të mbahej për qëllime ushtarake për një periudhë 21 vjeçare, me të drejtë rinovimi me pëlqimin e Lidhjes së Kombeve.5 Projekt-propozimi i Barnes-it përfaqësonte përfaqësonte zgjidhjen optimale për Shqipërinë në përputhje me konjukturat e kohës. 1
AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 274 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 163 3 AIH, A.V.25, Fl. 2 (Turhan - Bumçi Luigj: Kërkesë protektorati, marrëveshja Titoni-Venizellos, vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, kërkesë kundër Greqisë) 4 Lush Culaj, “Çështja shqiptare dhe diplomacia e shteteve vendosëse në Konferencë”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 39-2009, Prishtinë, 2010, f. 211 5 Ibid. 2
13
Ndërsa, diplomati britanik Harold Nicolson, më 28 maj 1919, paraqiti një skemë tjetër, që në pamje të parë të krijonte përshtypjen e ndarjes së Shqipërisë, si vijon: 1. “Bashkimi i shqiptarëve të veriut me një shtet autonom nën Jugosllavinë, për një periudhë të përcaktuar kohe. 2. Shqipëria Qendrore formonte një Shtet Musliman autonom nën mandatin italian; 3. Shqipëria e Jugut (Epiri i Veriut) i kalonte Greqisë, me kushtin që krahinat e këtij rajoni, me shumicë muslimane shqiptare, t’i bashkangjiteshin Shqipërisë Qendrore; 4. Krahina e Korçës shkëputej si nga Italia ashtu edhe nga Greqia, neutralizohej si një qendër e kulturës shqiptare dhe bëhej rezidenca e një Universiteti Qendror Shqiptar, nën mbrojtjen e SHBA-së. Ky universitet dhe ky rajon do të shërbente si qendër e ruajtjes dhe e stimulimit të idesë së një bashkimi shqiptar në të ardhmen, kur do të krijoheshin kushtet ndërkombëtare (20 vite parashikonte Nicolson)”.1 Këtë skemë ai e cilësonte si mënyrën e vetme për të realizuar unitetin e shqiptarëve. Po më 28 maj 1919, në mbledhjen e Këshillit të të Katërve në Konferencën e Paqes në Paris, u diskutua fati i Shqipërisë, si shtojcë për zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut”. Në mungesë të presidentit Wilson, kryeministri britanik Lloyd George pohonte nevojën e një mandati mbi shtetin shqiptar, duke favorizuar Italinë. Sipas tij, meqënëse “Greqia dhe Serbia ishin shumë ngushtë të involvuara në politikën e Shqipërisë, e ngase Franca, Britania e Madhe apo SHBA-ja nuk kishin interes të veçantë për mandatin mbi Shqipërinë, kështu që Italia gjithsesi do ta ketë rendin e parë në lidhje me këtë”.2 Ky fakt dëshmonte se parimet e Wilson-it mbi të drejtën e kombësisë dhe mbrojtjen e popujve të vegjël, ishin shkelur me pranimin e të drejtës së Italisë për një mandat mbi Shqipërinë dhe sovranitetin mbi Vlorën pa pëlqimin e popullit shqiptar.3 Kundër propozimit anglez u shpreh Qeveria e Përkohshme e Durrësit, e cila protestoi lidhur me trajtimin jo të merituar të Shqipërisë si fushë shpërblimesh për të lehtësuar rregullimin e ngatërresave italo-jugosllave dhe për të kënaqur lakmitë e padrejta të fqinjëve. Delegacioni shqiptar pranoi dobinë e kujdesimit të Shqipërisë nga njëra prej Fuqive të Lidhura e të Shoqëruara, që do ta drejtonte vendin në hapat e para të mëvetësisë së tij. Por u konsiderua e papranueshme që ndaj Shqipërisë të aplikohej artikulli 22 i Paktit të Lidhjes së Kombeve, i përshtatshëm për kolonitë dhe vendet afrikane e aziatike. Po ashtu, nuk mund të vendosej për fuqinë kujdestare dhe mënyrën e ushtrimit të pushtetit në Shqipëri, pa marrë miratimin e popullit. Ky i fundit nuk do të lejonte prekjen e sovranitetit dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë.4 Qëndrimin anti-italian të shqiptarëve për çështjen e mandatit e konstatoi edhe ishkomisari britanik në Komisionin Ndërkombëtar të Kontrollit në Shqipëri (1913-1914), Harry H. Lamb, i cili vuri në dijeni Lloyd George-n: “Aq sa më ka qenë e mundur të bëj diagnozën e saj, ndjenja në Shqipëri ndryshon që prej një vendi në një tjetër, por praktikisht kudo kjo është kundër protektoratit italian. Aspirata e përgjithshme është për “indipendencën” me një Komisar të Lartë evropian ose më mirë amerikan. Në rast pamundësie të një amerikani, ata kërkojnë një anglez. Po të konsiderohet se një protektorat është i paevitueshëm, një i tillë anglo-sakson do të pranohej me kënaqësi ose edhe një francez me gadishmëri të njëjtë, por që të gjithë janë kundër italianëve, duke
1
R. Gurakuqi, op.cit., f. 58-59 L. Culaj, “Çështja shqiptare dhe ..., f. 213 3 Harris Silajxhiç. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit. Tiranë: Dituria, 1999, f. 141 4 AMPJ, V. 1919, D. 12, Fl. 29 - 30 2
14
qenë se fuqia e urrejtjes së tyre është në përpjesëtim të drejtpërdrejtë me ashpërsimin e marrëdhënieve të sotme”.1 Duke patur parasysh vendosmërinë e shqiptarëve kundër protektoratit italian, Ministri i Jashtëm i Italisë, Baron Sidney Sonnino, gjatë fjalës së mbajtur në parlament, më 20 qershor 1919, sqaroi qëllimin e Italisë për të mbrojtur me çdo kusht pavarësinë e Shqipërisë në përputhje me parimet e shpallura nga aleatët. Ai deklaroi se delegatët italianë do të hidhnin poshtë pretendimet territoriale të Fuqive të treta, për të garantuar lirinë e plotë brenda vendit dhe për t’i dalë zot arsyeve dhe interesave të ligjshme të shtetit shqiptar në Konferencën e Paqes.2 Mirëpo, përpjekjeve të Italisë për të siguruar mandatin mbi Shqipërinë iu kundërpërgjigjën intrigat e diplomacisë franceze. Qeveria e Parisit kundërshtoi forcimin e pozitës strategjike të Italisë nëpërmjet protektoratit, nëse brenda kufijve të shtetit shqiptar mbetej krahina e Korçës. Sipas saj, Italia do të bëhej zot i së vetmes rrugë komunikimi të Manastirit me detin Jon, duke rrezikuar territorin grek. Për këtë arsye, delegatët francezë përkrahën rivendikimet e Greqisë për krahinën e Korçës. Ministri i Punëve të Jashtme të Francës, Pichon, argumentonte rëndësinë shumëplanëshe të këtij bashkimi, si vijon: “a) nga pikëpamja ushtarake zona e Korçës përshkrohet nga rruga që vë pjesën jugore të Serbisë në lidhje të drejtpërdrejtë me detin. Nga ana tjetër, kjo krahinë kontrollon të gjitha rrugët e Greqisë veri-perëndimore. Prandaj, si shteti grek dhe ai jugosllav interesohen për zotërimin e saj; b) nga pikëpamja gjeografike, kazaja e Korçës i përket Shqipërisë, megjithatë ajo përbën një luginë më vetë; c) nga pikëpamja etnografike, kjo krahinë është shqiptare, por kultura greke është mjaft e përhapur aty dhe një pjesë e madhe e popullsisë është e krishterë. Ne nuk kemi asnjë interes ta shohim Korçën të bëhet italiane nën një etiketë shqiptare, rrjedhimisht nuk duhet të përkrahim shqiptarizimin e kësaj krahine, duke i dhënë argumente etnike italianëve për t’i shfrytëzuar në dobi të tyre pranë delegatëve amerikanë”.3 Këto prapaskena të qarqeve politike franceze detyruan delegacionin shqiptar t’i drejtohet me një shkresë G. Clemenceau-t, Kryeministër dhe Ministër i Luftës së Francës, njëkohësisht Kryetar i Konferencës së Paqes. Në të shprehej dëshira e banorëve të Korçës dhe të Starovës për vazhdimin e administrimit freng, duke analizuar rrezikun e depërtimit të ushtrive greke e serbe. Por, në rast largimi të okupatës franceze, delegatët shqiptarë sygjeronin ardhjen e një kontigjenti ushtarësh amerikanë deri në zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Korçës.4 Diplomacia pariziane e përkrahu vendosjen e trupave greke në juglindje të Shqipërisë. Qëndrim të kundërt Franca mbajti ndaj rivendikimeve territoriale të Bullgarisë, që iu paraqitën Konferencës së Paqes, më 25 korrik 1919. Aleatët anglofrancezë e quajtën “fëmijën e llastuar të Ballkanit” të padenjë për besimin dhe miqësinë e kombeve të qytetëruara. Ajo kishte bashkëpunuar me Gjermaninë dhe Austro-Hungarinë gjatë luftës, për të cilën ishte penduar. Por, fuqitë fituese i kishin borxh Bullgarisë vetëm 1
AIH, A.V.53, Fl. 11 (Dokumenta mbi politikën e jashtme britanike 1919-1939, Edward L. Woodward dhe Rohan Butler - përktheu Gjergj Geço) 2 AMPJ, V. 1919, D. 19, Fl. 98 3 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 225-226 4 AMPJ, V. 1919, D. 9, Fl. 269 (Raporte, promemorje dhe korrespondencë e Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris si dhe përfaqësuesve të Shteteve të Mëdha mbi gjendjen në Shqipëri, luftën për mbrojtjen e pavarësisë, integritetit tokësor. Kërkohet të mbrohen të drejtat dhe interesat e Shqipërisë kundër qëllimeve të shteteve fqinjë etj. për copëtimin e Shqipërisë)
15
mirënjohjen që kërkoi armëpushimin, duke filluar procesin e përfundimit të konfliktit. Delegacioni bullgar shpresonte te mbështetja e SHBA-së, e cila, për fat të keq, hoqi dorë nga angazhimet e saj në Evropë kur u diskutua çështja bullgare.1 Nga ana tjetër, Italia, për të kundërbalancuar zgjerimin jugosllav, u pozicionua në favor të Bullgarisë në Konferencën e Paqes. Qeveria e Sofjes kërkonte aneksimin e krahinave të Shkupit, të Tetovës, të Gostivarit, të Rekës, të Dibrës e të Ohrit, duke i quajtur vise bullgare. Pretendime që u cilësuan të padrejta nga delegacioni shqiptar, i cili argumentoi se këto krahina banohen në shumicë prej shqiptarësh. “Kazaja e Shkupit përmban 50.258 banorë shqiptarë, kazaja e Tetovës përmban 52.076, kazaja e Gostivarit 23.197, kazaja e Rekës 19.469 e ajo e Dibrës 50.113. Elementi shqiptar mbizotëron edhe në kaza t’Ohrit me 20.369 shqiptarët, qi rrojnë në pjesën perëndimore të saj. ...Me zbatimin e parimit të kombësivet e të vetvendimit të popujvet, viset e sipërpërmendura duhet t’i shkëputen Serbisë e t’i kthehen shtetin shqiptar. Për rrjedhojë, pretendimet bullgare nuk munden me u marrë nd’asnji mënyrë në kujdes nga Konferenca”.2 Planet e fqinjëve për copëtimin e Shqipërisë u evidentuan edhe në korrespondencën e muajit korrik ndërmjet dy diplomatëve britanikë, z. Howard Smith, pjesëtar i Departamentit Ushtarak të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe z. Harold Nicolson, anëtar i seksionit politik të delegacionit të Britanisë në Paris. Ata kritikuan praninë e forcave ushtarake serbe dhe italiane në Shqipërinë e Veriut. Sipas tyre, “italianët kanë dërguar përpara detashmente në drejtim të kufijve veriorë e lindorë, dhe janë hidhëruar kur gjetën, në Kukës e në Klenjë, të vendosura aty, detashmente të vogla jugosllave. I kemi thënë delegacionit serb, se ata do të bënin më mirë të tërhiqeshin nga Shqipëria menjëherë, mbasi, përndryshe, do të detyroheshin prej Konferencës ta bënin këtë. Italianët kanë bërë edhe ata gabim duke dërguar detashmente në krahinën e Shkodrës. Që të dy palët duhen qortuar”.3 Këto zhvillime në Shqipërinë e Veriut dëshmuan rivalitetin midis Italisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene për ndarjen e zonave të influencës. Thellimi i konfliktit italo-jugosllav në kuadër të “çështjes së Adriatikut” cënonte sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Kundrejt këtij fakti protestuan përfaqësuesit e Shqipërisë së Sipërme, të cilët ripërsëritën kërkesën për aplikimin e parimeve të drejtësisë ndërkombëtare dhe ndërtimin e shtetit shqiptar në kufijtë etnikë. Ata shprehën vendosmërinë e popullit të Shkodrës për të jetuar nën flamurin e një Shqipërie indipendente, duke ruajtur lidhjet e kësaj vëllazërie kombëtare, tradicionale dhe stërgjyshore, që kishte triumfuar mbi lidhjet e tjera, ato të marrëveshjeve apo të besimit. Pikërisht, kur shqiptarët prisnin refuzimin e kërkesave italiane për Vlorën dhe indipendencën e Shqipërisë, ata u ndodhën përpara rrezikut sllav. Në këto kushte, paria e Shqipërisë së Veriut ritheksoi se Shkodra e Vlora kishin qenë dhe do të ishin pjesë të pandashme të atdheut, duke shpresuar se Konferenca e Paqes do të mbronte e vërtetonte të drejtat politike e kombëtare të popullit shqiptar në kuptimin e principeve të larta të shpallura prej saj.4 Në shkelje të plotë me parimet uillsoniane ishte edhe kursi i diplomacisë së kabinetit të ri qeveritar të Italisë, me kryeministër Francesco S. Nitti-n dhe ministër të 1
M. Macmillan, op.cit., f. 172-173 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 28 3 AIH, A.V.53, Fl. 16 4 AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 268 2
16
Punëve të Jashtme, Tommaso Tittoni-n, që erdhën në pushtet më 23 qershor 1919. Qeveria e re italiane, ndryshe nga politika e saj e mëparshme në mbrojtje të kufijve të Shqipërisë së përcaktuar në Londër më 1913, u tregua e gatshme të pranonte rrugën e kompromisit në kurriz të tokave shqiptare.1 Kabineti Nitti, “për të lehtësuar zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut” dhe për të kapërcyer vështirësitë që ekzistonin ndërmjet Italisë dhe Greqisë”,2 e aprovoi nënshkrimin e Marrëveshjes Tittoni-Venizellos, më 29 korrik 1919. Përmbajtja e marrëveshjes sekrete italo-greke në lidhje me Shqipërinë ishte si më poshtë: 1. Italia angazhohet të përkrahë pranë Konferencës rivendikimet e paraqitura nga Greqia për Thrakën perëndimore dhe lindore në memorandumin e z. Venizellos të datës 30 dhjetor 1918. 2. “Italia zotohet gjithashtu të mbështesë në Konferencën e Paqes kërkesën e Greqisë lidhur me aneksimin e Shqipërisë së Jugut (Epirit të Veriut)” 3 ... Në qoftë se Greqia do të marrë në zotërim këto toka, qeveria e saj angazhohet t’i kthejë qeverisë italiane shpenzimet e bëra për punimet me karakter të përhershëm (rrugë, porte, ndërtesa publike, shkolla etj.) dhe që nuk përkojnë ekskluzivisht me nevojat e luftës. Një komision me përfaqësues të Italisë dhe Greqisë do të caktojë vlerën e tyre, duke zgjedhur edhe një arbitër në rast mosmarrëveshje. Qeveria greke zotohet t’i japë Italisë me qira për pesëdhjetë vjet një pjesë të portit të Sarandës, që do të jetë zonë e lirë. Në rast se qeveria greke nuk ndërton ajo vetë vija hekurudhore, që ta lidhin portin e Sarandës me zonat e brendshme të vendit, ajo zotohet t’u japë përparësi shoqërive italiane, të cilat do të kërkojnë t’i ndërtojnë në kushte të barabarta me ato të fuqive të tjera. Njëlloj do të veprohet për sa i përket shfrytëzimit të këtyre rrugëve. Kontratat për punët botore që janë në vazhdim dhe që nuk përkojnë direkt me nevojat e luftës, të lidhura ndërmjet administratës ushtarake ose detare italiane dhe sipërmarrësve ose furnizuesve në tokat që do t’i kalojnë Greqisë, do të likuidohen nga një komision, ku Italia dhe Greqia do të jenë të përfaqësuara në mënyrë të barabartë, ndërsa do të zgjedhin një arbitër në rast mosmarrëveshje.4 3. Greqia angazhohet të përkrahë përpara Konferencës mandatin e Italisë mbi shtetin shqiptar. Qeveria greke do të mbështesë njohjen e sovranitetit të Italisë mbi Vlorën dhe hinterlandin, që Italia do ta quajë të nevojshëm për mbrojtjen e këtij rajoni. Greqia konfirmon neutralizimin e Kanalit të Korfuzit të vendosur nga Konferenca e Londrës e 1913-1914. Për më tepër, dy qeveritë janë marrë vesh mbi klauzolat vijuese: Nuk do të ndërtohen diga dhe mbrojtje fikse mbi gjithë bregun e detit të përfshirë midis Kepit të Stilos dhe Aspri Rugës, nga njëra anë, dhe ishujve përkarshi, nga ana tjetër, që do të mund ta pengonin ose ta kufizonin kalimin midis këtyre ishujve dhe bregut ose që do ta lehtësonin ndërtimin e një baze detare. Po ashtu asnjë vepër fortifikimi nuk do të ndërtohet gjatë bregut që prej Kepit të Stilos deri në Aspri Ruga në një thellësi prej 25 kilometrash (deri në luginën e Drinosit dhe të Kserias dhe mbi masivin e Shamandës), si dhe mbi atë pjesë të ishujve që ndodhet përballë këtij bregu. Nuk do të ketë aerodrome ushtarake në rajonin e neutralizuar as mbrojtje nëndetësesh fikse ose të lëvizshme, gjithashtu nuk do të lejohet ndërtimi dhe mbajtja e magazinave dhe depove të furnizimit ushtarak, tokësor, detar dhe ajror të çdo lloji. Qeveria greke do t’u japë popullsive jogreke të Shqipërisë së Jugut, që do të shkojnë në Greqi, garanci të posaçme për lirinë e arsimit, lirinë fetare, të drejtën familjare muslimanëve, regjimin e tyre të Erazii – Emirie dhe vakëfet. Qeveria italiane u jep po këto garanci bashkësive greke që do të jenë nën administratën e saj në territorin e Vlorës dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, për t’i mbajtur lirisht institucionet e tyre shkollore, fetare e të bamirësisë, si dhe kishat e tyre dhe institucionet fetare në varësinë e Patrikanës Ekumenike. Një amnisti e plotë për fajet dhe krimet politike do të jepet si nga ana e Italisë, ashtu edhe nga ajo e Greqisë, në territoret nën administrimin e tyre përkatës në Shqipëri dhe në Epirin e Veriut (Shqipërinë e Jugut).5 4. Qeveria helenike angazhohet, që në rast se rivendikimet e saj në Thrakë dhe në Epirin e Veriut (Shqipërinë e Jugut) do të realizoheshin përfundimisht, të heqë dorë në Azinë e Vogël, në dobi të 1
AIH, A.V.67, Fl. 3 (Vasil Konomi - Çështja shqiptare në Konferencën e Paqes 1919-1921) AIH, A.V.79, Fl. 16-17 (P. Pipinelis “Europe and the Albanian question”, përktheu Xhevdet Lloshi) 3 AIH, A.V.51, Fl. 66 4 AMPJ, V. 1919, D. 14, Fl. 56-57 5 AIH, A.V.25, Fl. 4-5 2
17
qeverisë italiane ... Qeveria greke do ta quante kushtin e renoncimit të saj si të plotësuar edhe në rast se Korça, për shkak të kundërshtimit eventual të Shteteve të Bashkuara dhe megjithë mbështetjen e qeverisë italiane në favor të Greqisë, nuk do të përfshihej në territoret që do t’i jepeshin Greqisë.1
Kancelaritë britanike dhe franceze e mbështetën në parim marrëveshjen TittoniVenizellos të 29 korrikut 1919. Të dyja Fuqitë e Mëdha, duke dashur t’i pajtojnë interesat greke me ato italiane, ndërmjetësuan një marrëveshje ndërmjet këtyre mbretërive, para se të kryeshin bisedimet në Konferencën e Paqes.2 Ky fakt detyroi Myfit bej Libohovën dhe Luigj Gurakuqin të takonin disa herë delegatët italianë, De Martino dhe Kolonel Castoldi, për t’i kërkuar sqarime në lidhje me marrëveshjen për çështjen e Epirit. Refuzimi i tyre për t’u prononcuar tregonte rrezikun që i kanosej territoreve të Shqipërisë së Jugut. Në këto rrethana, dërgata shqiptare i bëri thirrje Senatit Amerikan të mos lejonte zbatimin e kësaj marrëveshje.3 Kundër kompromisit italo-grek u rreshtua edhe qeveria e Beogradit, e cila ndjehej e përjashtuar nga sigurimi i përfitimeve tokësore në rast të copëtimit të Shqipërisë siç parashikohej në marrëveshje. Në notën e protestës dërguar kryetarit të Konferencës së Paqes, G. Clemenceau-t, më 14 gusht 1919, delegacioni shqiptar e krahasoi Marrëveshjen Tittoni-Venizellos me Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), që sakrifikonte interesat e Shqipërisë për hir të lakmive të fqinjëve. Një sjellje e tillë do të thoshte të ndaje për së gjalli petkat e një kombi, duke e dënuar në mungesë, pa marrë fare në konsideratë jetën e tij. Kjo mënyrë veprimi kundrejt Shqipërisë ishte tërësisht në kundërshtim me parimin e të drejtave të popujve të vegjël, të shpallura sa e sa herë prej presidentit Wilson dhe prej të gjithë përfaqësuesve të Pushteteve të Mëdha të Besëlidhura. Për të përballuar çdo rrezik, në kohën kur besohej se çështja e Adriatikut ishte vënë në udhën e zgjidhjes definitive, delegatët shqiptarë i luteshin Kuvendit të Lartë të mbronte kërkesat legjitime të popullit shqiptar, i cili nuk do t’i nënshtrohej “vendimit për vdekje” të dhënë në mungesë.4 Nga ana tjetër, të mëdhenjtë vijonin ta trajtonin çështjen shqiptare si “gur dame” për arritjen e konsensusit midis tyre. Ky qëndrim vërehet në memorandumin që ministri i Jashtëm italian, Tittoni, i paraqiti diplomatëve britanikë, Balfour dhe L. George, më 2931 gusht 1919.5 Në të argumentohej se Italia ishte më e përshtatshmja ndër Fuqitë e Mëdha Aleate dhe të Bashkuara, për të marrë mandatin mbi Shqipërinë, për dy arsye: 1. për ta ndihmuar në zhvillimin e saj të brendshëm dhe 2. për ta mbrojtur nga synimet dhe intrigat e fqinjëve ballkanas. Diplomacia italiane e cilësonte jetike për interesat e saj kujdestarinë mbi shtetin shqiptar, që do të kontribuonte për rregullimin e qëndrueshëm të “çështjes së Adriatikut”. Përsa i përket problemit të kufijve, Tittoni pohonte rëndësinë që mbarte dorëzimi i Shkodrës shtetit shqiptar, si kryqëzim i rrugëve që siguronin komunikimin e Shqipërisë veriore me detin; si pikë takimi e tri besimeve: mysliman, ortodoks e katolik; si vend që i përket për shekuj gjeografikisht dhe ekonomikisht Shqipërisë. Ndërsa, kufiri jugor do të caktohej në bazë të marrëveshjeve të përbashkëta italo-greke. Delegacioni italian këmbëngulte për zotërimin e Vlorës dhe të hinterlandit të saj, si garanci për lirinë e Adriatikut, dhe për vendosjen e mandatit mbi shtetin shqiptar.6 1
AMPJ, V. 1919, D. 16, Fl. 9 AMPJ, V. 1919, D. 14, Fl. 62 3 AMPJ, V. 1919, D. 9, Fl. 290 4 “Mbi godie italo-greke”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë. Shkodër: Shtypëshkroja Franqiskane, 1921, f. 15 5 AMPJ, V. 1919, D. 17, Fl. 199 6 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 344-345 2
18
Kundër këtij pretendimi të qeverisë së Romës dhe qëllimit të saj për të zbatuar Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915),1 delegacioni shqiptar i bëri të ditur Kryesisë së Konferencës së Paqes, propozimet e mëposhtme: “së pari, në krye të shtetit shqiptar të vendosej një princ i huaj, si më 1913, me ndryshim që tani princi të ishte me origjinë italiane (nga shtëpia mbretërore e Savojës) dhe të shoqërohej nga forca të armatosura të huaja, të cilat do të qëndronin në Shqipëri përkohësisht, derisa të stabilizohej shteti shqiptar. Ato do të ishin si forca shoqëruese a përcjellëse të princit dhe jo si pushtuese të vendit. Së dyti, asnjanësia e Shqipërisë duhej të rivendosej e “të garantohej” kolektivisht nga fuqitë si më 1913, me ndryshimin që, po të paraqitej nevoja, këto fuqi të ngarkonin qeverinë italiane “për zbatimin e kushteve të garancisë”.2 Një qasje e tillë e veprimit diplomatik shqiptar nuk përkonte plotësisht me refuzimin haptazi dhe urrejtjen që mbizotëronte në popull ndaj mandatit italian. Këtë e konstaton edhe i dërguari me shërbim i Ministrisë së Luftës së Britanisë në Shqipëri, z. Eden, kur përmend mendimin e elitës për dy rrugë të mundshme të zgjidhjes së situatës: “ose shqiptarët të merren vesh me serbët atëherë kur do të shpresojnë se do të jenë në gjendje të ushtrojnë një farë ndikimi në shtetin jugosllav, ose të përpiqen të rregullojnë ndonjë marrëveshje me grekët. Përsa i përket alternativës së parë, z. Eden mendon se kishte për të qenë vetëm zgjidhje kohe për serbët t’i heqë shqiptarët e shëndoshë dhe ta serbizojë kusurin e popullsisë, dhe se një mendim i tillë s’duhej inkurajuar. Ai ka më tepër shpresë për zgjidhjen greke sepse, ndonëse ka patur dhe ka akoma mallëngjim të madh mbi çështjen e Korçës”,3 shqiptarët janë deri diku të kënaqur me njoftimin e Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, z. Tittoni, pas sigurimeve të dhëna nga Clemenceau, se grekët nuk do të lejohen të okupojnë qytetin dhe rrethin e tij veçse me vendimin e Konferencës së Paqes.4 Mirëpo, pavarësisht deklaratave të Fuqive të Mëdha, gjendja në Korçë e përreth paraqitej tepër e tensionuar. Vendimi për largimin e ushtrisë franceze shtoi rrezikun e pushtimit grek të krahinës së Korçës dhe atij serb të Pogradecit. Për këtë arsye, delegatët shqiptarë përsëritën kërkesën për dërgimin e një kontigjenti sado të vogël ushtarësh amerikanë në zonë, të cilët do të merreshin me riorganizimin e xhandarmërisë dhe të milicisë.5 Ardhja e tyre do të rikthente ndjenjën e sigurisë në vend, që kërcënohej edhe nga prania në Korçë e Imzot Jakobit, Dhespotit të Durrësit. Ai ishte i prirur të shkaktonte turbullira në favor të lakmive të fqinjit jugor.6 Me të bashkëpunuan myftiu i Korçës7 dhe
1
Arkivi Qendror Shtetëror (AQSH), F. 1070, V. 1919-1920, D. 8, Fl. 12 (Procesverbale të mbledhjeve të anëtarëve të delegacioneve të ndryshme shqiptare që kanë marrë pjesë në Konferencën e Paqes në Paris. Korrespondencë ndërmjet anëtarëve të delegacioneve, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, rrethit të studiuesve tanë në Rumani etj., mbi pranimin e Shqipërisë si anëtare të Lidhjes së Kombeve) 2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 137-138 3 AIH, A.V.53, Fl. 39-40 4 AMPJ, V. 1919, D. 4, Fl. 24 (Korrespondencë ndërmjet Delegacionit Shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, delegacioneve të huaja dhe përfaqësuesve të Korçës mbi gjendjen në Korçë, acarimi me forcat franceze. Kërkohet që Korça të bashkohet me Shqipërinë dhe të ndalohen forcat greke të hyjnë në Korçë) 5 Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 18 6 AMPJ, V. 1919, D. 20, Fl. 12 (Letër e Shoqërisë “Bashkimi” në Aleksandri dërguar delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes mbi bindjen që ka kjo shoqëri për mbrojtjen e interesave të Shqipërisë nga ana e delegacionit shqiptar, si dhe veprimtaria e kësaj shoqërie) 7 AMPJ, V. 1919, D. 3, Fl. 234 (Memorandum i Fuqive të Mëdha mbi dhënien e mandatit Italisë mbi Shqipërinë, marrëveshje ndërmjet Qeverisë Provizore dhe përfaqësuesve të Italisë mbi administrimin e
19
dhe një kusar, Fuad Musareja, të cilët bënë shumë ligështi, duke patur për qëllim të tregonin se të krishterët s’rronin dot me myslimanët, pra, shqiptarët nuk ishin të zotë të qeveriseshin vetë. Edhe serbët u munduan të nxirrnin ngatërrime. Ata dërguan në Starovë një farë Halim Bej Dërhalla, që t’u mbushte mendjen starovarëve të kërkonin Serbinë. Kundër këtyre intrigave, më 25 shtator 1919, delegacioni shqiptar i bëri thirrje Këshillit të Lartë të Konferencës të merrte masat e nevojshme për të garantuar qetësinë në krahina.1 Kjo situatë e ndërlikuar ishte pasojë e bashkëpunimit të shteteve evropiane, përkatësisht Anglisë dhe Francës, që për të kompensuar aleatët vepruan në dëm të mëvetësisë dhe të tërësisë tokësore të Shqipërisë. Ministri i jashtëm italian, Tittoni, në fjalimin e mbajtur në parlament, më 27 shtator 1919, pohonte sigurimin e kontrollit mbi Shqipërinë që, me neutralitetin e kanalit të Korfuzit, do t’i mundësonte Italisë zotërimin absolut të kanalit të Otrantos dhe, prandaj, të Adriatikut. Gjithashtu, Tittoni e vlerësonte të domosdoshëm përmirësimin e marrëdhënieve me Greqinë, veçanërisht për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën ekonomike. Ai njoftonte marrëveshjen për ndërtimin e një vije hekurudhore që do të lidhte Romën me Athinën përmes kanalit të Otrantos dhe Vlorës. Kjo e fundit, nga e cila do të niste një tjetër linjë hekurudhore për në Manastir, do të shndërrohej në një qendër shumë të rëndësishme për tregtinë italiane me Gadishullin Ballkanik.2 Me t’u vënë në dijeni mbi përmbajtjen e ligjëratës së z. Tittoni, delegacioni shqiptar i dërgoi një notë Kryetarit të Konferencës së Paqes, G. Clemenceau, më 9 tetor 1919. Në të protestohej energjikisht kundër pretendimeve italiane dhe politikës së kompromisit të fqinjëve, që cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Së pari, në emër të popullit shqiptar shprehej vendosmëria për të mos i njohur Italisë zotërimin e Vlorës, e cila ishte pjesë e pandashme e shtetit shqiptar. Nevojat strategjike dhe detare mbi të cilat Italia paraqiste kërkesat e saj u quajtën të pabaza për shkak të pozitës së saj të favorshme në Adriatikun lindor. Së dyti, shqiptarët, në pritje të përmbushjes së kërkesave të tyre kombëtare të ligjshme, nuk do t’i nënshtroheshin kurrë një cungimi të ri të Atdheut, duke i dhënë Greqisë një pjesë të Epirit të Veriut. Kjo dukej se buronte prej faktit që Italia kërkonte neutralizimin e kanalit të Korfuzit. Së treti, populli shqiptar nuk do të përfshihej në asnjë marrëveshje të fshehtë në dëm të tij, si: ndërtimi i vijës hekurudhore VlorëManastir apo Vlorë-Athinë. Së katërti, njoftohej refuzimi kategorik i një mandati të huaj, të caktuar nga Këshilli i Lartë i Konferencës, vendim që shkelte parimet e kombësisë të shpallura prej saj.3 Faktori ndërkombëtar i priti me indiferentizëm protestat e vazhdueshme të delegatëve shqiptarë për zgjidhjen e drejtë të problemit të tyre. Fuqitë e Mëdha vijuan ta trajtonin Shqipërinë si kartë rezervë për të shuar konfliktet midis aleatëve të tyre ballkanikë. Kjo gjendje e vështirë politike e çështjes shqiptare në Konferencën e Paqes dhe kursi i diplomacisë italiane ndaj saj pasqyrohen në një letër konfidenciale të delegacionit shqiptar, sipas këndvështrimit të Ministrit të Jashtëm të Italisë, T. Tittonit. tokave të okupuara nga forcat italiane, zgjerimin e pushtimit të Shqipërisë së Jugut, organizimi i xhandarmërisë etj.) 1 AMPJ, V. 1919, D. 21, Fl. 102-103 (Korrespondencë ndërmjet Delegacionit të Kolonisë Shqiptare në Turqi, Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris dhe delegacioneve të tjera mbi përpjekjet e për të drejtat e Shqipërisë) 2 AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 63-64 3 AQSH, F. 1070, V. 1919-1920, D. 8, Fl. 21-23
20
Ai deklaronte se qeveria e Romës e kërkoi mandatin mbi Shqipërinë për të ndihmuar në organizimin e shtetit, duke dërguar zyrtarë për administratën civile e financiare dhe oficerë për xhandarmërinë e milicinë. Edhe për çështjen e Vlorës, ai mohonte qëllimin e Italisë për të okupuar apo qeverisur Shqipërinë, së cilës donte t’i garantonte indipendencën e plotë, duke hequr për pak kohë edhe ushtritë e saj. Përsa i takon kufirit të Shqipërisë jugore, Tittoni pohonte rrezikun që Gjirokastra t’i jepej Greqisë, për shkak të pranimit të Amerikës, Francës dhe Anglisë, ndërsa Korça mund të mos i shkëputej shtetit shqiptar. Për mbrojtjen e këtyre krahinave, ai sygjeronte kërkesën për plebishit. Lidhur me marrëveshjen italo-greke, ministri i Jashtëm italian tregonte se ajo i nënshtrohej kushteve të shumta dhe nuk cënonte në asnjë pikë interesat e Shqipërisë. Ndërsa problemi i kufirit verior do të zgjidhej njëherësh me përfundimin e çështjes së Adriatikut.1 Për gjeneralin anglez z. Philips dhe atë francez z. Bardi de Fourton, Shkodra së bashku me rrethinat deri në lumin Mat duhej të vendosej nën administrimin ndërkombëtar. Për këtë qëllim, ata i drejtuan një lutje, të nënshkruar prej disa shkodranëve myslimanë dhe katolikë, Kryesisë së Konferencës së Parisit, ku mbërritën edhe inxhinieri freng, E. Briot dhe z. Sadik Tirana, të dy nëpunës të administratës së Shkodrës; i pari në Punët Botore dhe tjetri në Postë e Telegrafet. Me kërkesë të gjeneralit z. Bardi de Fourton, ndër të tjera, ata do të porosisnin edhe pulla poste të veçanta për qytetin e Shkodrës, me mbishkrimin “Postë shqiptare – Shkodër”. Kjo politikë e ndërkombëtarizimit të Shkodrës e ndante atë administrativisht nga pjesa tjetër e Shqipërisë, duke i hapur rrugë pushtimit jugosllav.2 Forcat ushtarake serbe kishin ardhur deri në Shalë dhe kishin ndërprerë rrugën e komunikimit midis fiseve të Shkrelit e të Kelmendit dhe Shkodrës. Qëllimi i tyre ishte ta bënin fakt të kryer marrjen e Shkodrës. 3 Përballë lëshimeve të aleatëve, kundrejt synimeve grabitqare të Mbretërisë SerboKroato-Sllovene, protestoi kryedelegati shqiptar L. Bumçi. Në notën që i dërgoi Këshillit të Lartë të Konferencës, më 8 nëntor 1919, paraqiten argumente historike se Shkodra u themelua disa shekuj më parë se të shfaqeshin sllavët në Ballkan; ajo ka qenë gjithmonë e banuar nga shqiptarët, të cilët, duke i qëndruar besnikë të patundur karakterit kombëtar, kanë ruajtur të paprekura gjuhën dhe gojëdhënat e veta, megjithëse sllavët kanë hyrë disa herë në Shqipëri, pa mundur t’i asimilojnë. Në notë hidhen poshtë edhe pretendimet ekonomike të pabaza të jugosllavëve për të aneksuar krahinën e Shkodrës dhe viset veriore të Shqipërisë. Duke pasur në zotërim të gjithë bregun e Adriatikut, prej Fiumes deri në Kotorr, Beogradi nuk mund të përdorte si argument nevojën e daljes në det përgjatë tokës shqiptare. Për më tepër, Shqipëria kishte interes më të madh se Jugosllavia për zhvillimin ekonomik e tregtar të krahinave të Veriut, të cilat u dëmtuan rëndë nga shkëputja e qyteteve shqiptare të Pejës, të Gjakovës, të Prizrenit e të Dibrës nga Mali i Zi dhe Serbia. Mirëpo, në qoftë se jugosllavët mendonin se ishte më mirë që një pjesë e tregtisë së tyre të përshkonte në tokë e limane të Shqipërisë, pa kurrfarë pengese, ata mund ta përdornin limanin e Shën Gjinit dhe vijën e hekurudhës që do të dilte aty. Ky
1
AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 73 AMPJ, V. 1919, D. 17, Fl. 204-205 (Korrespondencë ndërmjet Komitetit Kombëtar shqiptar në Lozanë, Delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes dhe Përfaqësive të shteteve të huaja mbi çështjen shqiptare në Konferencën e Paqes në Paris) 3 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 439 2
21
koncesion përjashtonte çdo ndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, që cënonte mëvetësinë e saj.1 Marrëveshjet diplomatike të Fuqive të Mëdha për zgjidhjen e çështjes së Adriatikut zhvlerësuan të gjitha përpjekjet e delegacionit shqiptar për ruajtjen e sovranitetit dhe të integritetit territorial të vendit. Në projekt-memorandumin e dhjetorit 1919, përfaqësuesi i Anglisë z. E. Crowe, ai i Francës G. Clemenceau dhe i SHBA-së F. Polk vendosën: 1) t’i ngarkonin Italisë mandatin mbi shtetin shqiptar në përputhje me kushtet e përcaktuara në Paktin e Lidhjes së Kombeve. 2) Qeveria jugosllave siguronte të drejtën të ndërtonte e të shfrytëzonte vija hekurudhore në Shqipërinë veriore në veri të paralelit 41°15’, si dhe të gëzonte privilegjin e plotë të transportit ndërkombëtar në Shqipërinë e Veriut. 3) E drejta e kontrollit për zhvillimin e Bunës i jepej Këshillit të Lidhjes së Kombeve, me mundësi delegimi të punimeve qoftë Italisë apo Shtetit SerboKroato-Slloven me restriksionet e përshtatshme, duke supozuar Malin e Zi si pjesë përbërëse të Jugosllavisë.2 Parashikohej që kufijtë veriorë dhe lindorë të ishin ato të fiksuara në Konferencën e Londrës më 1913, por do të liheshin të lira për bisedime me qeverinë greke çështja e kufirit jugor, me përjashtim të Gjirokastrës, që do t’i kalonte Greqisë.3 Përmbajtja e memorandumit anglo-franko-amerikan të 9 dhjetorit 1919 nuk u prit mirë nga qeveria e Romës, përsa i takon zgjidhjes së dhënë për çështjen e Fiumes, dhe nga Athina, për mungesën e vendosmërisë në lidhje me Korçën. Pakënaqësi më të mëdha memorandumi shkaktoi te Beogradi zyrtar. “Në radhë të parë, Jugosllavia u ankua që kufiri i saj me Shqipërinë do të mbizotërohej tërësisht nga pozicionet shqiptare; kjo u rregullua me klauzolën që fliste për “korrigjime rajonale”. Së dyti, ata protestuan se Shqipëria, praktikisht në duart e Italisë, do të përbënte një kërcënim për ta; ...Së treti, jugosllavët pretendonin luginën e Drinit si rrugën më të drejtpërdrejtë nga Serbia e Jugut - të cilën ata e kishin nën zotërimin e tyre të ligjshëm - në det, por koncesioni për ndërtimin e një hekurudhe eleminonte të gjitha arsyet për pretendime të tjera mbi këtë bazë. Së katërti, ata, sikurse kishin bërë malazezët më 1913, pohonin se, meqë Buna ishte zënë, kishte përmbytur si pasojë territorin malazez në skajin verior të liqenit të Shkodrës dhe nuk ishte e lundrueshme përveç se për anije të vogla, ajo duhej të përfshihej tërësisht në Jugosllavi; por kjo vështirësi në fakt u kapërcye me kontrollin e propozuar nga Lidhja e Kombeve. Këto propozime nuk i kënaqnin jugosllavët, meqënëse ato hiqnin çdo shkas për pretendimet e tyre për Shqipërinë Veriore, përveç atij që lidhej me strategjinë mësymëse, që duket se jep të vetmin shpjegim të arsyeshëm për mospranimin dhe për neutralizimin e bregdetit të tyre”.4 Ndërsa, delegacioni shqiptar e vlerësoi memorandumin e 9 dhjetorit si modifikim të Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915), që mbante firmën edhe të delegatit amerikan F. Polk. Diplomacia e SHBA-së kishte devijuar parimet uillsoniane të kombësisë dhe të së drejtës së vetëvendosjes. Ky fakt detyroi përfaqësuesit shqiptarë të moderonin kërkesat e tyre të ligjshme. Ata deklaruan se “nuk do të kundërshtonin nevojat e domosdoshme të Italisë për mbretërimin e Adriatikut. Sazani, Pasha Limani dhe Gjiri i Vlorës mund të përbënin një themel të mirë për këto marrëdhënie, për shpëtimin e viseve tona. Sa për 1
“Çâshtja e Shkodrës”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 25-29 AIH, A.V.53, Fl. 107-108 3 Pranvera Dibra (Teli). Shqipëria dhe diplomacia angleze, 1919-1927. Tiranë: Neraida, 2005, f. 69 4 J. Swire, op.cit., f. 249 2
22
tokën e Vlorës, ajo nuk ishte aspak e nevojshme për mbretërimin e detit dhe më fort për atë fuqi, e cila donte mandatin e kontrollin e saj, dhe kur bregu i detit të ishte i neutralizuar. Fati i zgjerimit a ngushtimit të kufijve tanë gjendej, në radhë të parë, në dorë të Italisë”.1 Kjo pozitë e vështirë e Shqipërisë në Konferencës e Paqes ishte rrjedhojë e gjeopolitikës evropiane, që “e përdori Shqipninë si nji monedhë ndërrimi për me rregullue miqësisht konflikte interesash të pjelluna nga bashkëlakmitë e lagjeve në kundërshtim”.2 Politikë që diktoi delegacionin e Qeverisë së Përkohshme të Durrësit në Paris t’i paraqiste një notë Këshillit të Lartë, më 26 dhjetor 1919. Nëpërmjet saj, ata propozonin disa lëshime në favor të fqinjëve, që nuk preknin tërësinë tokësore, mëvetësinë dhe sovranitetin e Shqipërisë. Konkretisht, jugosllavët fitonin një kontroll ndërkombëtar të përkohshëm mbi shfrytëzimin e vijës hekurudhore dhe të limanit të Shën Gjinit. Pakicave ortodokse shqiptare të Epirit të Veriut iu garantohej autonomia bashkiake. Kurse, për përkujdesimet e Italisë për sigurimin e saj në Adriatik mund t’i paraqitej Konferencës një formë marrëveshjeje, e cila megjithë garacitë që do t’i jepte Italisë, do të ruante të drejtat sovrane të Shqipërisë mbi qytetin e Vlorës e të gjithë hinterlandin e saj.3 Delegacioni italian i pranoi në vija të përgjithshme dispozitat e memorandumit anglo-franko-amerikan në lidhje me koncesionet e Italisë në Shqipëri. Ndërsa, përfaqësuesit jugosllavë, më 8 janar 1920, riafirmuan qëndrimin e tyre të mëparshëm, nga njëra anë, në mbështetje të shtetit të pavarur shqiptar në kufijtë e 1913 dhe, nga ana tjetër, në rast copëtimi të Shqipërisë midis fqinjëve, të kërkonin rivendikime territoriale në Shqipërinë e Veriut deri në lumin Drin. Ky pozicion i dyfishtë i Beogradit “do të përbënte jo vetëm një kundërvënie ndaj pretendimeve të Italisë, por do të shërbente si armë politike që Jugosllavia të vijonte të afishohej përpara opinionit publik shqiptar dhe atij ndërkombëtar si flamurmbajtësja e vetme e një pozicioni më të drejtë ndaj Shqipërisë në krahasim me dy fqinjët e tjerë dhe me Fuqitë, dhe të kishte pastaj “të drejtën” morale të kërkonte pjesën “e vet” në ndarjen e Shqipërisë”.4 Për të përmbushur synimet aneksioniste të aleatëve ballkanikë, kryeministri britanik, ai francez dhe italian, përkatësisht: David Lloyd George, Georges Clemenceau dhe Francesco Nitti, në cilësinë e delegatëve në Konferencën e Paqes, por në mungesë të përfaqësuesit të SHBA-së, Frank L. Polk, nënshkruan, më 14 janar 1920, një marrëveshje që parashikonte copëtimin e Shqipërisë midis tri shteteve fqinjë.5 Në pikën 4 të memorandumit shkruhej: “sipas dispozitave të Paktit të Londrës, Italia do të mbajë Vlorën e njëkohësisht do të ketë mandatin mbi Shqipërinë; krahinat shqiptare që do të administrohen prej Jugosllavisë, do të gëzojnë një regjim të veçantë, në shëmbëlltyrë t’atij që përmendet në traktatin e nënshkruar prej Republikës Çekosllovake për krahinat autonome të Çekosllovakisë; kufiri jugor i Shqipërisë do të jetë vija që i kanë propozuar dërgatat franceze e britanike komisionit për punët e jashtme; ajo vijë ua la grekëve 1
AMPJ, V. 1919, D. 8, Fl. 90 ASHSH, Lufta e popullit ..., f. 508 3 “Mbi theroriet qi populli shqiptar mund të shtyhet me bâmun për fitim të shtetevet fqina”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 60 4 Muim Çami. Shqipëria në rrjedhat e historisë: përmbledhje studimesh, 1912-1924. Tiranë: Onufri, 2007, f. 155 5 AIH, A.V.95, Fl. 6 (Shqipëria 1918-1939 L. S. Stavrianos, marrë nga libri “the Balkans since 1453” – përktheu Skënder Luarasi) 2
23
Gjirokastrën dhe Korçën”.1 Ky kompromis i paqebërësve, i arritur kundër çdo parimi drejtësie të shpallur në Konferencën e Parisit, e përdori Shqipërinë veçse si një plaçkë pa zot, për të pajtuar me të interesat e kundërta të Italisë, të Jugosllavisë dhe të Greqisë.2 Një vendim i tillë, që nuk përputhej as me principin e kombësisë, as mbi të drejtën e popujve të vendosnin për veten e tyre, nuk u mirëprit nga delegacioni shqiptar. Ai argumentonte se Shqipëria e krijuar më 1913 si shtet i pavarur, neutral dhe i garantuar, kishte një të drejtë të fituar dhe nuk mund të shihte që pavarësia e saj dhe integriteti të asgjësoheshin pa protestuar. Italia nuk kishte asnjë të drejtë legjitime mbi Vlorën dhe hinterlandin e saj veçse forcën jashtë çdo mase kundrejt Shqipërisë së vogël dhe të dobët. Greqia dhe Jugosllavia nuk posedonin asnjë të drejtë mbi pjesë të tjera të territorit shqiptar. Dhënia e një mandati mbi Shqipërinë, qoftë Italisë ose kujdo fuqie tjetër ishte në kundërshtim me nenin 22 të Traktatit të Versailles-it. Ndërhyrja në punët e shqiptarëve nga ana e fqinjëve të interesuar do të cënonte pavarësinë e saj dhe kjo do të provokonte ngatërresa në Ballkan.3 Orientimit të gjeopolitikës evropiane ndaj çështjes shqiptare nuk iu bashkua presidenti Wilson, i cili s’mund të pranonte: 1) kushtet e Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915); 2) zbatimin e parimeve të diplomacisë së vjetër dhe 3) nënshkrimin e kompromisit të 14 janarit pa praninë e delegatit amerikan. Opozitës së fortë të Wilson-it iu përgjigjën, më 22 janar 1920, kryeministri i Francës, G. Clemenceau, dhe ai i Britanisë, Ll. George. Ata mohuan qëllimin për t’iu shmangur normave të korrektesës dhe për t’ia fshehur marrëveshjen qeverisë amerikane, duke arsyetuar se donin të përfitonin për arritjen e një konsensusi midis aleatëve që ndodheshin në Paris, për zgjidhjen përfundimtare të çështjes së Adriatikut. “Përsa i përket Shqipërisë, është bërë një përpjekje për të plotësuar nevojat thelbësore të të gjitha palëve të interesuara. Detajet e administrimit të këtij vendi nga Jugosllavia, Italia dhe Greqia nuk janë përpunuar ende: por gjatë punës nuk do të lihen mënjanë ndjenjat dhe interesat e popullit shqiptar, do të bëhen të gjitha përpjekjet në mënyrë që ato të merren parasysh plotësisht gjatë përgatitjes së rregullimit përfundimtar”.4 Me këtë zgjidhje të çështjes së Adriatikut, Konferenca e Paqes kishte pranuar pjesëtimin e Shqipërisë ndërmjet fqinjëve të saj, italianë, grekë e sllavë. Një vendim i tillë, në kundërshtim me çdo parim drejtësie, nuk gjente shembull as në qëndrimin e mbajtur ndaj popujve armiq të mundur, por shërbente si shkak për të kënaqur interesat që fqinjët thonin se kishin në Shqipëri. Konferenca për të shmangur këtë padrejtësi, që shkaktonte turbullira të parreshtura në Ballkan, mund të kishte ruajtur tërësinë dhe mëvetësinë e Shqipërisë, duke e vënë nën garancinë e Lidhjes së Kombeve, ku përfaqësoheshin fqinjët, të cilët mund të mbronin interesat që pretendonin në vendin tonë.5 Kundër këtij rregullimi të çështjes së Adriatikut u shprehën edhe disa deputetë 1
Hamdi Karazi, “Nji kompromis anglo-italjan për coptimin e Shqipnis më 1920”, Bashkimi i kombit, v.II, nr. 89 Tiranë, E djelë, 16 prill 1944, f. 1 2 “Konferenca e Paqes dhe Shqipëria”, Kuvendi, nr. 72, Romë, E martë, 9 mars 1920, f. 3 3 AQSH, F. 30, V. ..., D. 7, Fl. 60 (Kërkesa, protesta, promemorie etj., drejtuar Konferencës së Paqes në Paris, organizatave e personaliteteve të ndryshme nga organizata e personalitete shqiptare lidhur me mbrojtjen e të drejtave të popullit shqiptar kundër copëtimit dhe sjelljeve të të huajve në territorin e Shqipërisë) 4 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 239 5 “Rregullim i çâshtjes s’Adriatikut e Shqipnia”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 6465
24
italianë të ngjyrave të ndryshme politike, duke analizuar kompromisin dhe pasojat e rënda për Italinë.1 Ndërsa, presidenti Wilson pohonte se marrëveshja e 14 janarit 1920 kishte pësuar ndryshime të konsiderueshme në krahasim me memorandumin anglo-franko-amerikan të 9 dhjetorit 1919. Ky i fundit ishte ndryshuar thellësisht në dobi të synimeve të papërligjura të Italisë, ndërsa populli jugosllav do të cënohej rëndë dhe paqja e përgjithshme do të vihej në rrezik. Gjithashtu, memorandumi i 9 dhjetorit ruante, deri në njëfarë mase, unitetin e Shqipërisë. Ai i 14 janarit e ndante popullsinë shqiptare, me gjithë protestat e saj të fuqishme, midis tri fuqive të huaja.2 Pikëpamjen e Wilson-it për trajtimin e çështjes shqiptare, kryeministri francez dhe ai britanik e arsyetuan me faktin që pjesa jugore e Jugosllavisë nuk kishte asnjë dalje në det. Për rrjedhojë, një dalje e natyrshme do të ishte një vijë që mund të ndërtohej duke zbritur luginën e Drinit deri në derdhjen e lumit Buna. Përderisa Shqipëria nuk ishte në gjendje të merrte përsipër një ndërmarrje të tillë, iu dha e drejta Jugosllavisë të ndërtonte nën garancinë ndërkombëtare, një hekurudhë dhe një port që do të ishin në shërbim të pjesës jugore të territorit të saj. Duke qenë se popullsia shqiptare nuk kishte qenë e aftë të krijonte një qeveri të qëndrueshme, për shkak të përkatësive të ndryshme fetare të popullsisë në veri dhe jug, aleatët e quajtën më të preferueshme që përgjegjësia e qeverisjes dhe mbarëvajtja e këtyre dy pjesëve t’i besoheshin Jugosllavisë dhe Italisë respektivisht. Ata aprovuan vënien e Shqipërisë nën sistemin e mandatit, si rrugën e vetme që populli shqiptar të realizonte aspiratat e tij për unitet dhe për një qeveri autonome.3 Projektit të mësipërm anglo-francez për copëtimin e Shqipërisë iu kundërpërgjigj delegacioni shqiptar, i cili në notën dërguar kryeministrit të Britanisë, Lloyd George, më 11 shkurt 1920, pohonte vullnetin dhe dëshirën e popullit shqiptar për zgjidhjen e drejtë dhe parimore të çështjes shqiptare. Por në qoftë se Qeveritë e Besëlidhura do të kundërshtonin mendimin e popullit shqiptar, që besonte se ishte i zoti të vetëqeverisej, dhe do të gjykonin nevojën për t’i dhënë një ndihmë sa për ta përkrahur në hapat e para të jetës politike, delegatët shqiptarë kërkuan që kjo asistencë të kufizohej vetëm në dërgimin në Shqipëri të disa ekspertëve civilë dhe ushtarakë prej Lidhjes së Kombeve, jo nga ndonjë shtet i interesuar. Ata besonin se kjo zgjidhje do t’i shërbente garantimit të paqes dhe stabilitetit në Ballkan.4 Përfundimi zyrtar i punimeve të Konferencës së Paqes së Parisit, më 21 janar 1920, nuk arriti të unifikonte diplomacinë evropiane për problemin shqiptar. Në kancelaritë e Fuqive të Mëdha fati i Shqipërisë vazhdonte të diskutohej si pjesë e pandashme e çështjes së Adriatikut. Ndër to, vetëm qeveria amerikane insistonte në zgjidhjen e problemeve, duke zbatuar principet e diplomacisë së re, si: e drejta e popujve për vetëvendosje, respektimi i parimit të kombësisë, fundi i diplomacisë së fshehtë etj. Për rrjedhojë, SHBA-ja u pozicionua fuqishëm në mbështetje të rregullimit të drejtë të çështjes shqiptare. Në notën që Wilson-i i dërgoi kryeministrit të Francës dhe të Britanisë, më 25 shkurt 1920, u kërkoi “të mos linin mënjanë interesat e ardhshme dhe 1
AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 67 (Letër e Dh.Berattit dërguar L.Gurakuqit mbi mendimet e deputetëve italianë për çashtjen shqiptare) 2 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 243-244 3 Ibid., f. 249-250 4 “Mbi projektin për coptim të Shqipnies”, Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë, f. 66-67
25
mirëqenien e popullit shqiptar. Megjithatë, sa i përket propozimit për copëtimin e Shqipërisë, në qoftë se nga njëra anë ishte e kuptueshme që ndarja e trefishtë në mes Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë mund të ishte krejt e kënaqshme për Jugosllavinë, qeveria amerikane e kundërshtonte çdo përpjekje për padrejtësi ndaj popullit shqiptar për hir të Jugosllavisë. Ashtu siç kundërshtonte dëmtimin e popullit jugosllav për përfitim nga ana e Italisë. Duke qenë këmbëngulës në qëndrimet e tij, presidenti Wilson mendonte se ndryshimet ndërmjet të krishterëve dhe myslimanëve në Shqipëri vetëm do të theksoheshin në qoftë se të dy palët do të vendoseshin nën kontrolle të ndryshme të kombeve të pangjashme, të cilat nuk kishin as të njëjtën gjuhë e sistem qeverisës, as edhe të njëjtin autoritet”.1 Qëndrimit të presidentit amerikan iu përgjigjën aleatët me memon e datës 26 shkurt 1920, në të cilën vlerësonin interesimin e SHBA-së për të ardhmen e popullit shqiptar, duke përkrahur parimin e formuluar për këtë pikë. Ata shprehnin bindjen se nëpërmjet rishqyrtimit të çështjes së Shqipërisë do të arrihej një zgjidhje që mund të plotësonte dëshirat e popullit shqiptar për një qeveri krejtësisht autonome, por duke marrë në konsideratë edhe interesat jetike të të gjitha palëve të tjera të interesuara, si dhe nevojën për t’i garantuar Jugosllavisë një dalje në Adriatik në krahinën e Shkodrës. Qeveritë britanike dhe franceze shprehnin predispozitën për të nxitur vendet e interesuara të ballafaqonin aspiratat e tyre me pikëpamjen amerikane.2 Korrespondenca diplomatike midis Fuqive Aleate përfundoi me notën e presidentit Wilson, më 6 mars 1920,3 në të cilën, pasi përshëndeste përpjekjet e Anglisë dhe të Francës për të gjetur një zgjidhje të pranueshme të çështjes së Adriatikut, kreu i Shtëpisë së Bardhë vendosi shkëputjen e problemit shqiptar nga negociatat italojugosllave për Adriatikun. Ai përsëriti deklaratën se nuk do të miratonte asnjë plan që do t’i jepte Jugosllavisë një kompensim territorial në pjesën veriore të Shqipërisë,4 pra, që kombi të sakrifikohej në dobi të interesave të fqinjëve. Ky qëndrim i Wilson-it kushtëzohej nga fakti se “Washingtoni nuk mund të pranonte kompromise të reja për “çështjen e Adriatikut”, të realizuara prapa shpinës së tij dhe të vëna para gjendjes së kryer. Mospërputhja e pikëpamjeve në këtë çështje ishte pjesë përbërëse e gjithë gamës së kontradiktave që ndante SHBA-në nga Anglia e Franca në Konferencën e Paqes në Paris”.5 Fuqitë paqebërëse të Evropës debatuan për gjetjen e gjuhës së kompromisit, për shkak të interesave të kundërta gjeopolitike në rajon. Gjatë punimeve të Konferencës së Paqes, diplomacia britanike dhe ajo franceze e trajtoi tërthorazi çështjen shqiptare për të plotësuar kërkesat e aleatëve të tyre ballkanikë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Ndërsa, Italia fqinjë rivalizonte me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene për ndarjen e zonave të influencës në Ballkan. Ky skenar gjeopolitik diktoi hartimin e planeve për padrejtësi të reja politike dhe territoriale ndaj Shqipërisë, me qëllim vendosjen e balancës ndërmjet fituesve të luftës në pellgun e Adriatikut e më gjerë. Ishte roli deciziv i presidentit Wilson
1
L. Culaj, Çështja shqiptare ..., f. 284-285 Dr. A. Gjon Shllaku. Historia flet kështu. Shkodër: “At Gjergj Fishta”, 1944, f. 51 3 Masar Kodra. Çështja shqiptare nëpër analet diplomatike amerikane (1918-1945). Shkup: Logos-A, 1997, f. 44 4 AIH, A.V.95, Fl. 7 5 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 91 2
26
që orientoi diplomacinë evropiane drejt shqyrtimit parimor dhe më vete të çështjes shqiptare.
27
1. 2 Politika e Fuqive të Mëdha evropiane ndaj Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve Lidhja e Kombeve përfaqësonte një organizatë ndërshtetërore, të themeluar si rrjedhojë e punimeve të Konferences së Paqes së Parisit, më 1920, për të ravijëzuar rendin e ri botëror të pasluftës. E organizuar me tre institucione politike, si: Sekretariati, Asambleja dhe Këshilli, ajo vepronte në përputhje me konventën e saj. Lidhja e Kombeve u ideua nga presidenti i SHBA-së, W. Wilson, me qëllimin kryesor ruajtjen e paqes botërore.1 Sipas tij, zgjidhja e mosmarrëveshjeve duhej të realizohej nëpërmjet negociatave të palëve në konflikt dhe strategjisë së ndërmjetësimit. Në vizionin e diplomacisë amerikane, kjo organizatë ndërkombëtare do të ofronte sigurinë kolektive kundrejt sistemit të vjetër të fuqive, parimit të ekuilibrit të forcës, që kishte dështuar. 2 Po ashtu, Lidhja e Kombeve do të garantonte integritetin territorial dhe pavarësinë politike të shteteve anëtare.3 Mbështetur në misionin progresiv të kësaj organizate, “qeveria shqiptare e dalë nga Kongresi i Lushnjes shtroi si detyrën e saj parësore në fushën e politikës së jashtme dhe e përqendroi vëmendjen pikërisht tek ripohimi i vendimeve të 1913-ës mbi njohjen e pavarësisë së Shqipërisë. Për rrjedhojë, në vjeshtë të vitit 1920 ajo e zhvendosi qendrën e veprimtarisë së saj nga Konferenca e Paqes në Lidhjen e Kombeve. U gjykua se Lidhja e Kombeve ishte selia më adapte për zgjidhjen e kësaj çështjeje. Në të vërtetë, zgjedhja e Lidhjes si alternativë ndaj Konferencës së Paqes paraqiste avantazhe të padyshimta. Konferenca ishte një organ në rrethin e ngushtë të fuqive, jashtë çdo kontrolli të opinionit publik. Kurse Lidhja e Kombeve sillte një element të ri në arenën ndërkombëtare, ajo duhej t’i trajtonte problemet mbi bazën e publicitetit”.4 Për këtë arsye, më 12 tetor 1920, kryetari i delegacionit shqiptar në Konferencën e Paqes në Paris, Pandeli Evangjeli, i drejtoi një shkresë zyrtare Sekretariatit të Lidhjes së Kombeve, me qendër në Gjenevë. Në emër të qeverisë shprehej dëshira e popullit shqiptar për konsolidimin e paqes në Ballkan dhe kërkesa për pranimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes.5 Kjo e fundit shtronte çështjen e statusit ndërkombëtar të Shqipërisë, të të përcaktuar në artikullin e parë të Paktit të Lidhjes, në të cilin thuhej se “çdo shtet, domin ose koloni, që qeverisej lirisht mund të anëtarësohej në këtë organizatë, në qoftë se siguronte pëlqimin nga 2/3 e Asamblesë, me kusht që të jepte garanci për zbatimin e detyrimeve ndërkombëtare dhe respektimin e rregullores së Lidhjes, përsa i përket fuqisë dhe armatimeve ushtarake, detare e tokësore”.6 Pikërisht, në përputhje me art. 1 të Paktit, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes së Kombeve, Sir Eric Drummond, në përgjigjen e tij të datës 20 tetor 1920, i kërkonte Tiranës zyrtare t’i dërgonte disa kopje të vërtetuara të dokumenteve: a) për shpalljen e 1
Hans J. Morgenthau. Politika ndërmjet kombeve: lufta për pushtet dhe paqe. Tiranë: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2008, f. 347 2 M. Macmillan, op.cit., f. 42 3 Arthur S. Link. The Papers of Woodrow Wilson, vol. 37. Princeton N.Y: Princeton University Press, 1966, f. 113 4 Arben Puto. Historia diplomatike e çështjes shqiptare: 1878-1926. Tiranë: Albin, 2003, f. 337 5 AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 157 (Memorandumi i Konferencës së Ambasadorëve, letra, telegrame urimi dhe korrespondenca përkatëse e Ministrisë së Punëve të Jashtme me përfaqësitë shqiptare jashtë mbi njohjen e Shqipërisë si shtet sovran dhe pranimin e saj në Lidhjen në Kombeve) 6 AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 12 (Bllok mbajtur nga Hilë Mosi, delegat në Konferencën e Paqes në Paris)
28
pavarësisë së Shqipërisë dhe b) të deklaratave ku dëshmohej njohja de facto e de jure e qeverisë shqiptare nga qeveritë e vendeve të tjera,1 për t’i paraqitur përpara Asamblesë së Lidhjes, e cila do të shqyrtonte rastin e Shqipërisë. Në këto rrethana, një delegacion shqiptar i posaçëm, nën kryesinë e Fan Nolit, mbërriti në Gjenevë të Zvicrës, më 12 nëntor 1920. Ai paraqiti disa ekstrakte nga aktet ndërkombëtare të 1913-1914-ës, si: “Traktati i Londrës i 30 majit 1913, që i jepte fund konfliktit midis Aleatëve ballkanas dhe Turqisë (nenet 2 dhe 3 që kishin të bënin me Shqipërinë); një përmbledhje të gjerë të vendimit të Konferencës së Ambasadorëve të 29 korrikut 1913; Statusin Organik të Shqipërisë, të 10 prillit 1914 (nenit 1 dhe 2 të Kapitullit I, si dhe nenet 7 dhe 8 të Kapitullit II)”.2 Konkretisht, në nenin 1 të Kapitulit I të Statutit, të firmosur nga përfaqësuesit e gjashtë Fuqive të Mëdha, si: Winckel, Kral, Krajewski, Lamb, Leoni dhe Petrajev, thuhet: “Shqipëria është e pandashme. Territori i saj është i patjetërsueshëm. Kufijtë e Principatës janë ata të përcaktuar nga gjashtë Fuqitë e Mëdha. Këta kufij nuk mund të ndryshohen apo të rektifikohen veçse me anë të një ligji dhe me miratim paraprak të gjashtë Fuqive të Mëdha”.3 Përpos prezantimit të dokumenteve, në memorandumin që kryedelegati Noli i drejtoi Lidhjes së Kombeve argumentohej se, “traktatet dhe protokollet që vendosën sovranitetin e Shqipërisë dhe caktuan kufijtë e saj, nuk ishin denoncuar zyrtarisht nga asnjëra prej fuqive nënshkruese. Rrjedhimisht, ato vazhdonin të mbeteshin në fuqi nga pikëpamja e së drejtës ndërkombëtare. Për më tepër, qeveria shqiptare ishte njohur de jure më 1914 nga katër Fuqitë e Mëdha si dhe nga Rumania, Bullgaria, Serbia dhe Greqia, që dërguan në Durrës përfaqësues diplomatikë të akredituar rregullisht”,4 ashtu sikundër veproi edhe Shqipëria në marrëdhëniet me jashtë. Ndërsa, në lidhje me çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare të pasluftës, në memorandum Noli arsyetonte se kjo qeveri zotëronte të gjitha atributet për t’u konsideruar de jure dhe de facto qeveri e shtetit shqiptar sepse: së pari, ajo ishte formuar nga Asambleja Kombëtare, që shprehte sovranitetin popullor, dhe e shtrinte pushtetin e saj në pjesën më të madhe të territorit shqiptar të 1913-ës; së dyti, ishte konsoliduar pozita ndërkombëtare e qeverisë shqiptare. “Ajo kishte marrëdhënie miqësore me Italinë, që e kishte njohur de facto, duke dërguar në Tiranë një ministër fuqiplotë. Një komision shqiptar i kryesuar nga z. Konica, Ministër i Punëve të Jashtme, ndodhej në këtë kohë në Romë për të negociuar një marrëveshje definitive me Italinë. Një modus vivendi ishte përfunduar midis qeverisë shqiptare e asaj greke, dhe me jugosllavët kishin filluar bisedimet për të rregulluar çështjen e kufirit mbi bazën e vendimit të Konferencës së Ambasadorëve në Londër të vitit 1913, të cilën Jugosllavia e pranonte në parim. Së këtejmi rridhte se Italia, Jugosllavia dhe Greqia e kishin njohur de facto qeverinë shqiptare të kohës, ndërsa pavarësia dhe sovraniteti i shtetit shqiptar ishin njohur de jure nga Fuqitë e Mëdha si dhe nga shtetet ballkanike që më 1914 [1913 – E.L]”.5 Kërkesa për pranimin e Shqipërisë u diskutua në Komisionin e Pestë të Lidhjes së Kombeve, më 4 dhjetor 1920. Debati midis delegatëve të pranishëm u përqendrua në tre 1
Lush Culaj, “Shqipëria në mbrojtje të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare 1920-1926”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002, f. 150 2 A. Puto, Historia diplomatike …, f. 339 3 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 267 4 Arben Puto, “Problemi i statusit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në vitet 1920-1921”, Studime historike, nr. 3, Tiranë, 1965, Viti XIX, f. 5 5 AQSH, F. 251, V. 1920, D. 34, Fl. 176
29
çështje kryesore: 1) mos njohjen de jure dhe de facto të qeverisë shqiptare nga asnjë shtet i huaj; 2) mungesën e një marrëveshje që përcaktonte përfundimisht kufijtë e Shqipërisë dhe 3) pikëpamjet mbi qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e qeverisë në pushtet. Përfaqësuesi britanik i Afrikës së Jugut, Lordi Robert Cecil, lexoi raportin e nënkomisionit që shqyrtoi kërkesën e anëtarësimit të Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare. Në të konstatohej se statusi ndërkombëtar i vendit buronte nga vendimet e Konferencës së Londrës dhe të Firences më 1913, kurse njohja de jure e Shqipërisë ishte siguruar qysh në kohën e qeverisë së Princ Wied-it. Përmendej cënimi i pavarësisë së shtetit shqiptar nga Traktati i Fshehtë të Londrës (1915), prej të cilit Italia kishte hequr dorë.1 Po ashtu, në raport pohohej se qeveria shqiptare rivendikonte kufijtë e përcaktuar në vitin 1913. Në jug grekët mbanin të okupuar një pjesë të rrethit të Korçës, ndonëse në bazë të një marrëveshjeje të lidhur në terren midis grekëve dhe shqiptarëve, problemi i pronësisë definitive mbetej të zgjidhej me bisedime të mëvonshme. Ndërsa traktati i kufijve i lidhur në Sevres, në 10 gusht 1920, parashikonte se kufiri jugor i Jugosllavisë do të caktohej më tej dhe në përmbajtjen e tij nuk bëhej fjalë fare për Shqipërinë. Rrjedhimisht, anëtarët e Lidhjes së Kombeve nënshkrues të këtij Traktati i konsideronin kufijtë e Shqipërisë të caktuar de facto, por subjekte për ndryshim nga vendimet e mëtejshme diplomatike.2 Përsa i përket performancës së qeverisë shqiptare, delegati R. Cecil, megjithëse e cilësonte paksa rudimentare, pranonte ekzistencën e saj dhe ushtrimin e njëfarë autoriteti në të gjithë vendin. Ajo përfaqësonte, pa asnjë lloj dyshimi, një ndjenjë kombëtare shumë të thellë që nuk ndikohej nga ndryshimet fetare. Po ashtu vendi banohej nga një racë shqiptare me tipare të veçanta që fliste të njëjtën gjuhë shqipe.3 Lordi Robert Cecil e përfundoi raportin duke përkrahur pranimin e Shqipërisë në Lidhje, tezë që u mbështet edhe nga delegati i Kanadasë, Newton W. Rowell. Ai arsyetoi se kufijtë që zotëronte vendi ishin të vendosura nga një traktat ndërkombëtar, për pasojë as Traktati i Fshehtë i Londrës dhe as pushtimi i tokës shqiptare nuk mundën t’a shtypnin qenien e shtetit të pavarur.4 Nga ana tjetër, përfaqësuesi italian, z. Pagliano, paraqiti në Komision argumenta juridike në disfavor të kandidaturës shqiptare.5 Ai deklaroi se Italia nuk e kishte njohur de de jure apo de facto qeverinë e Tiranës, duke shtuar se Mbretëria italiane përfaqësohej në Shqipëri nga agjentë që mbanin marrëdhënie de facto me autoritetet shqiptare në pushtet, me qëllim që të rregullonin çështjet e dala nga pushtimi ushtarak i Shqipërisë nga Italia gjatë luftës dhe armëpushimit. Kapiten Castoldi, që ndodhej në Durrës, posedonte titullin e Ministrit Fuqiplotë, por ai nuk kishte ardhur me këtë titull në Shqipëri; se i mungonte letra kredenciale dhe nuk ishte i akredituar pranë qeverisë shqiptare. Roma s’kishte konsuj në Shqipëri dhe agjentët e ngarkuar me interesat italiane në Shkodër dhe Vlorë nuk kishin marrë ekzekuaturën. Marrëveshjet e Tiranës u lidhën me qeverinë de facto vetëm për të rregulluar çështjet e ngritura nga riatdhesimi i trupave italianë të Vlorës. Pra, 1
AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 28 AQSH, F. 251, V. 1921, D. 54, Fl. 5 (League of Nations, Admission of new members to the League of Nations, Albania, Report presented by Committee V to the Assembly) 3 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 277-278 4 AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 31 5 AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 235 2
30
qeveria italiane nuk e njihte qeverinë shqiptare as de jure dhe as de facto.1 Ky qëndrim i fqinjit të përtej Adriatikut argumentohej me faktin se “Roma donte ta përdorte votën e saj për të ushtruar trysni mbi qeverinë e Tiranës, që t’i shkëpuste kësaj koncesionet që dëshironte. Për më tepër, Italia synonte që fuqitë t’i njihnin asaj një pozitë të veçantë në Shqipëri përpara se kjo të pranohej në Lidhje”.2 Ndërsa delegati francez, Rene Viviani, e konsideronte të përshpejtuar një vendim të Lidhjes së Kombeve, përpara se Fuqitë e Mëdha të vendosnin për statusin e Shqipërisë. Për këtë arsye, ai prezantoi një rezolutë sipas së cilës “Komisioni, pas ekzaminimit të raportit të nënkomisionit mbi Shqipërinë, ishte i mendimit se pranimi i këtij shteti duhet të shtyhej deri sa statusi ndërkombëtar i tij të caktohej me një marrëveshje përfundimtare”. Nga 21 anëtarët e pranishëm në Komision, propozimi i Viviani-t u aprovua me 13 vota pro dhe 8 kundra.3 Diplomacia franceze arriti që të shtynte afatin e shqyrtimit të kërkesës së Shqipërisë për t’u anëtarësuar në Lidhje. Ndërhyrja e saj u bë me qëllim që t’i linte kohë sadopak delegacioneve të monarkive fqinjë për të realizuar synimet e tyre. Asokohe politika e jashtme e Francës ishte tërësisht e angazhuar për të dobësuar Gjermaninë dhe gjithë aleatët ose zonat e mundshme influenciale të saj.4 “Faktorin shqiptar në Ballkan, diplomacia franceze donte ta dobësonte, duke e copëtuar e shpërndarë në Monarkitë fqinje, si Jugosllavia, Mali i Zi dhe Greqia, të cilat Franca i konsideronte dhe i klasifikonte si faktorë dhe zona anti-gjermane. Pra, për diplomacinë franceze Shqipëria duhej të paguante, natyrisht në miniaturë fatura, të ngjashme me ato të Gjermanisë. Praktikisht, veprimi i përfaqësuesit francez e shtyu shqyrtimin e kërkesës së delegacionit shqiptar për pranimin e Shqipërisë si anëtare e Lidhjes së Kombeve, por nuk e pengoi dot”.5 Politikën e qarqeve zyrtare të Francës e kundërshtuan miqtë e Shqipërisë, mbrojtës të të drejtave të kombeve të vegjël, si: d’Estournelles de Constant dhe Justin Godart, të cilët i dërguan një telegram kryetarit të mbledhjes së Lidhjes, z. Paul Hymansit, më 5 dhjetor 1920. Ata kërkonin t’ju jepej mundësia “për të treguar shtetësinë e pashpjegueshme të Shqipërisë. E harruar prej Traktatit të Sevrës, e vrejtur si një send pa zot, dhe e falur kujt donte me marrë, shteti shqiptar, megjithëkëtë kishte të drejtë të jetonte, populli i tij ishte evropian; ky popull në kohën e luftës i kishte shërbyer çështjes së aleatëve; ai kishte një qeveri të veçantë, aq të rregullt sa dhe shumë vende të tjera”,6 çka dëshmonte nevojën për një trajtim të drejtë nga Fuqitë e Mëdha. Atmosfera jo e favorshme për Shqipërinë në Gjenevë diktoi kryedelegatin Fan Noli të protestonte me anë të një përmendoreje drejtuar Kryetarit të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve dhe një kopje të saj të gjithë delegacioneve pjesëmarrëse. Në të hidhej poshtë propozimi i Viviani-t me arsyet si vijon: 1. Statusi ndërkombëtar i Shqipërisë mbetej gjithmonë ai që ishte caktuar më 1913 e 1914 prej Francës, Anglisë, Italisë, Gjermanisë, Austrisë e Rusisë, të cilat e njohën dhe siguruan regjimin dhe pavarësinë e Shqipërisë dhe caktuan kufijtë e saj. Traktatet e kësaj njohje zyrtare nuk u mohuan, gjë që 1
AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 6 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 171 3 R. Gurakuqi, op.cit., f. 188 4 L. Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat ..., f. 185 5 Lisen Bashkurti. Diplomacia shqiptare, vëll. 1. Tiranë: Geer, 2005, f. 251-252 6 Teki Selenica. Shqipria më 1927. Tiranë: “Tirana”, 1928, f. 84-85 2
31
tregonte se mbeteshin në fuqi. 2. Shqipëria e kishte të shpallur pavarësinë saj në fillim të luftës, prandaj, Këshilli i Lartë dhe aleatët nuk kishin asnjë të drejtë të logjikshme t’i vendosnin me pahir Shqipërisë kushte, sikur të ishte një shtet i mundur. Këshilli i Lartë nuk mund t’ia ndryshonte statusin e saj ndërkombëtar, veçse me pranimin e saj dhe në emër të një fuqie madhore.1 Falë mbështetjes së pakursyer të miqve dhe elokuencës e forcës së argumentit të kryetarit të delegacionit shqiptar, F. Nolit, kërkesa për anëtarësimin e Shqipërisë u ridiskutua në seancën e 28-të plenare të Asamblesë së Lidhjes së Kombeve, më 17 dhjetor 1920. Sërish vendet fqinjë, si Greqia dhe Jugosllavia, kundërshtuan fuqishëm pranimin e Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare. Qëndrimin e tyre e përkrahu përfaqësuesi francez, Rene Viviani, i cili i kërkoi Asamblesë të mos merrte vendim për Shqipërinë, që mund të binte në kundërshtim me vullnetin e Fuqive të Mëdha, duke insistuar se “shteti shqiptar i sapo formuar, duhej të kalonte një periudhë prove përpara se të pranohej në Lidhje”.2 Argumentet kundër anëtarësimit të Shqipërisë përmblidheshin: “së pari, Shqipëria nuk ishte një shtet i krishterë; së dyti, derisa të vendoseshin kufijtë dhe të sigurohej stabiliteti, pranimi i saj do të ishte i parakohshëm; dhe, së treti, qeveria që në atë kohë ishte në detyrë nuk ishte njohur nga asnjë fuqi”.3 Rrjedha e debatit në Asamble ndryshoi përfundimisht në favor të kandidaturës shqiptare me tezën e artikuluar nga delegati i Afrikës së Jugut, Lordi R. Cecil. Ai vepronte në përputhje me udhëzimet e qeverisë britanike, e cila ishte e interesuar për vajgurin shqiptar. Në fjalën e tij, R. Cecil arsyetoi se 1. Shqipëria nuk e kishte humbur kurrë pozitën e saj si shtet dhe se, nga pikëpamja ligjore dhe juridike, askush s’kishte ndonjë bazë dhe nuk ishte i autorizuar të kundërshtonte ose të vinte në dyshim situatën e saj të përcaktuar qartë si shtet evropian. Shqipëria kërkonte të pranohej në Lidhjen e Kombeve, territori i saj ndodhej në një pjesë të botës që ishte një valë trazirash për Evropën. Në këto rrethana, asgjë nuk kishte më tepër rëndësi për paqen evropiane se sa një rregullim i çështjes së Ballkanit.4 2. Për avokatin e Shqipërisë, R. Cecil, mazhoranca me përkatësi islame e popullsisë së vendit duhej respektuar në përputhje me detyrimet e drejtësisë ndërkombëtare, që diktonin veprim uniform për të gjitha shtetet, qofshin të krishtera apo myslimane. Tezën fetare e mbështeti edhe Muhamed Aliu, përfaqësues i Indisë [pjesë e Perandorisë britanike], i cili theksoi se pranimi i Shqipërisë në gjirin e Lidhjes do të dëshmonte ekzistencën e një vendi, ku kombësia përbënte një faktor më të rëndësishëm se sa mosmarrëveshjet dhe grindjet midis partive dhe sekteve. Shqipëria e krishterë dhe muhamendane përfaqësonte një shembull të rrallë të bashkimit të Kryqit dhe Gjysmëhënës, që duhej të siguronte konsensusin më të madh të pjesëmarrësve në Asamble.5 3. Delegati Robert Cecil evidentoi edhe forcën e karakterin patriotik të shqiptarëve, të cilët dëshironin me gjithë shpirt dhe kishin luftuar vazhdimisht për të fituar një ekzistencë kombëtare. Sipas tij, kjo organizatë botërore duhej të bazohej në faktet e mëdha të natyrës njerëzore dhe në aspiratat e larta të kombeve. Pikërisht në emër 1
AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 21 AIH, A.V.79, Fl. 20 3 J. Swire, op.cit., f. 273 4 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 283 5 Fan S. Noli. Autobiografia. Tiranë: Elena Gjika, 1994, f. 78 2
32
të parimit të kombësisë dhe të lirisë kombëtare, ai i bënte thirrje Asamblesë t’i jepte të drejtën popullit shqiptar.1 Pikëpamjen e Lordit Cecil e elaboroi më tej përfaqësuesi i Kanadasë, N. W. Rowell, bazuar në nenin 10 të Paktit të Lidhjes. Meqënëse Shqipëria rrethohej nga shtete të gjitha anëtare në Lidhjen e Kombeve, pranimi i saj kushtëzonte ruajtjen e integritetit territorial kundër një agresioni të jashtëm, çka do të shmangte një konflikt të mundshëm midis Shqipërisë dhe shteteve në kufi me të. Për rrjedhojë, konstatonte delegati i Britanisë së Madhe, Herbert Fischer,2 anëtarësimi i Shqipërisë në këtë organizatë ndërkombëtare do të përbënte një hap real për vendosjen e rendit dhe të paqes në Ballkan. Argumente që u përkrahën së fundmi edhe nga francezi Rene Vivian dhe italiani Schanzer. Kështu, punimet e seancës së 17 dhjetorit 1920 konkluduan se “mbas shqyrtimit të raportit të komisionit nr. V mbi pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Asambleja deklaroi se kombësitë që i ngjanin kombësisë shqiptare gëzonin të drejtën për një ekzistencë të pavarur, në qoftë se kjo ishte dëshira e tyre; Asambleja shfaqte mendimin se Shqipëria ishte një shtet në kuptimin e nenit 1 të Paktit dhe konform dispozitave të këtij neni, ajo miratoi unanimisht me 35 vota pro* dhe asnjë kundër”,3 pranimin e Shqipërisë si anëtare të 43-të të Lidhjes së Kombeve.4 Me rastin e kësaj fitoreje diplomatike, kryedelegati F. Noli mbajti një fjalim, më 18 dhjetor 1920, në seancën plenare të Lidhjes, teksa përmendi: “Një herë, Edmund Burke thirri në Dhomën e Komunëve: Ej, koha e kalorësisë kaloi! (Alas the age of chivalry is gone!). Kur këtu dje Shqipëria u pranua në Lidhjen e Kombeve u binda se Burke e kishte gabim. U çudita kur pashë përkrahës nga të katër anët e botës që u ngritën në këmbë, në mbrojtje të asaj fëmije të braktisur e të persekutuar të Evropës, përkrahës nga Afrika e Amerika, nga Azia dhe Evropa, kur pashë fqinjët tanë, si të gjithë fqinjët evropianë, që bujarisht votuan në favorin tonë, ndërsa m’u mbushën sytë me lotë. Ne ishim të dënuar të luftonim e të vuanim në heshtje, po kurrë nuk e humbëm guximin, ne shpresonim për një ditë më të mirë. Dhe tani, po shoh se si kanë ndryshuar punët e njerëzit... sipas mendimit tim, pranimi ynë nderon Lidhjen”.5 Në vijim, peshkopi Noli përshëndeti dhe i shprehu falenderime të sinqerta në mënyrë të veçantë Lordit Robert Cecil, emri i të cilit do të mbetej i paharruar në zemrat e të gjithë shqiptarëve; të nderuarit z. Rowell, që mbështeti me elokuencë dhe argumente çështjen shqiptare; si dhe delegatët e tjerë të vendeve miq, të cilit punuan me durim për të përgatitur këtë fitore. Për Nolin, kjo arritje do të kishte qenë e pamundur, sikur të mos ishin delegatët anglezë dhe francezë që përkrahën mocionin e Lordit Cecil. Ai i shprehu mirënjohje të thellë Italisë, fqinjës fisnike të përtej detit, ndihma e së cilës u sigurua me ardhjen në fuqi të të shkëlqyeshmit burrë shteti, z. Giolitti. Po ashtu, sjellja e Greqisë dhe 1
A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 284 AIH, A.V.57, Fl. 25 * Shtetet që votuan pro: Afrika e Jugut, Australia, Belgjika, Bolivia, Brazili, Perandoria britanike, Kanadaja, Kili, Kina, Kolumbia, Kuba, Danimarka, Spanja, Franca, Greqia, Guatemala, Haiti, India, Italia, Japonia, Liberia, Nikaragua, Norvegjia, Zelanda e Re, Panamaja, Paraguaj, Holanda, Peruja, Portugalia, Rumania, Salvadori, Shteti Serbo-Kroato-Slloven, Siami, Çekosllovakia. Abstenime dhe të munguar: Argjentina, Honduras, Persia, Polonia, Suedia, Uruguaj, Venezuela. 3 Hamdi Karazi. “Pranimi i Shqipnis në Lidhjen e Kombevet”, Bashkimi i kombit, V. II, nr. 92, Tiranë, E premte, 21 prill 1944, f. 1 4 Ferit F. Baça. Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare. Tiranë: Globus R., 2010, f. 77 5 Fan S. Noli. Ligjërime: (1906-1964). Tiranë: Dudaj, 2002, f. 111 2
33
Serbisë preku popullin shqiptar. Fan Noli pohonte lumturinë e madhe që Lidhja e Kombeve i kishte hapur dyert e saj në Luisse, motër malësore e vendit tonë, në të cilin kombi i ri shqiptar kishte për të gjetur një model të përparuar në të gjitha pikëpamjet.1 Pranimi i Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve ishte rrjedhojë e rolit deciziv në Asamble të përfaqësuesve të Perandorisë britanike, e cila shfaqte interes për koncesionet e resurseve të nëntokës shqiptare. Qeveria e Londrës i propozoi Tiranës zyrtare t’i garantonte shoqërisë Anglo-Persiane të drejtën ekskluzive për të kërkuar dhe shfrytëzuar vajgurin në Shqipëri në këmbim të anëtarësimit në këtë organizatë ndërkombëtare.2 Përpos mbështetjes së botës anglo-saksone, në favor të shtetit shqiptar lobuan edhe miqtë e tij, si francezi Justin Godart, i cili apeloi pranë delegacioneve pjesëmarrëse në Gjenevë se “i përkiste Shqipërisë t’i akuzonte Fuqitë e Mëdha për shtypjen, copëtimin dhe mosmarrëveshjet për tokat e kufijve të saj. Prandaj, përpara Kombeve të Mëdha shtrohej një punë e ndershme për të mos cënuar emrin e tyre. Moralisht ato i detyroheshin Shqipërisë”. 3 Anëtarësimi i vendit në Lidhjen e Kombeve kishte rëndësi të madhe për të ardhmen politike. Së pari, u ripohua njohja ndërkombëtare e Shqipërisë, si shtet i pavarur dhe sovran4; së dyti, pranimi i saj përbënte një akt njohjeje kolektive të qeverisë në pushtet, që mundësonte vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet e botës së qytetëruar dhe, së treti, i hapej rrugë shqyrtimit të çështjeve të pazgjidhura në raport me fqinjët. Një ndër to ishte nënshkrimi i marrëveshjes për respektimin e të drejtave të pakicave. Vetëm dy ditë para pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, Asambleja me dëshirën për të siguruar të drejtat e minoriteteve në ato vende që kërkonin të bënin pjesë në këtë organizatë ndërkombëtare, siç ishin Shqipëria, shtetet e Kaukazit e të detit Balltik, i ftoi ato të binin dakord me Këshillin mbi mënyrën e zbatimit të parimeve të shkruara në traktatet e minoriteteve. Edhe pse ky vendim nuk përbënte një kusht pranimi, Shqipëria e miratoi pa asnjë kundërshtim dhe me anën e një “Deklarate” u zotua për t’u dhënë pakicave që jetonin në vendin tonë të gjitha të drejtat që Lidhja e Kombeve i konsideronte të arsyeshme. Fjala ishte pikësëpari për pakicat greke në jug, për shkak të garancisë që kërkonte qeveria greke.5 Më 9 shkurt 1921, në letrën dërguar Eric Drummond-it, kryeministri i Shqipërisë, Iljaz Vrioni, informonte Asamblenë e Lidhjes për politikën e qeverisë në lidhje me çështjen e pakicave. Ajo u garantonte shkollim falas 15.000 grekëve në provincat e jugut si dhe grupeve të vogla sllave në veri. Të gjithë qytetarët shqiptarë, pa dallim kombësie, gëzonin liri fetare, të drejtat sociale dhe politike. Pjesëtarë të minoriteteve ashtu sikurse populli shqiptar ishin të integruar në mënyrë të padiferencuar në administratën shtetërore, qendrore dhe lokale, institucionet e gjyqësorit dhe në ushtri. Për më tepër, qeveria kombëtare kishte adoptuar një sistem proporcional për zgjedhjet e afërme parlamentare që siguronte rritjen e përfaqësimit të pakicave etnike. Nga ana tjetër, Tirana zyrtare e cilësonte të nevojshme ndërhyrjen miqësore të Lidhjes së Kombeve në mbrojtje të qindra, 1
AQSH, F. 26, D. 2, Fl. 50 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 171 3 Justin Godart. Ditarët shqiptarë. Tiranë: Dituria, 2008, f. 236 4 AIH, A.V.95, Fl. 9 5 Dhimitër Berati. Shënime historike: mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve. Tiranë: “Husi Borshi”, 2007, f. 34 2
34
mijëra shqiptarëve, që për arsye të vendimeve të padrejta politike, ndodheshin nën qeverisjen greke dhe jugosllave. 1 Si rrjedhojë e gjeopolitikës evropiane, pozita ndërkombëtare e Shqipërisë nuk ishte konsoliduar ende. Në notën e datës 2 mars 1921 që, presidenti i delegacionit shqiptar, Mithat Frashëri, i drejtoi Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes, Eric Drummondit, dhe për dijeni Shkëlqesisë së tyre z. Lloyd George, M. Aristide Briand, Kontit Sforza dhe Baron Hayashi, anëtarë të Këshillit të Lartë në Londër, i njoftonte për situatën jo normale të Shqipërisë, e cila edhe pse vend anëtar i Lidhjes, nuk i ishte dhënë mundësia të vendoste marrëdhënie diplomatike me shtetet e tjera.2 Kjo gjendje jo e favorshme e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare vërehej në disa drejtime: 1. meqënëse nuk ishte njohur ende zyrtarisht, qeveria shqiptare nuk mund të emëronte Konsuj, për rrjedhojë shqiptarët e shumtë në numër që banonin në vende të ndryshme të Evropës ishin të privuar nga mbrojtja; 2. lëvizjet e shqiptarëve që jetonin jashtë ishin vështirësuar ose bërë të pamundura; 3. konsujt e Fuqive të Mëdha refuzonin vizat për pasaportat shqiptare me argumentin se Shqipëria ishte shtet i panjohur; 4. ajo nuk u pranua në Bashkimin Universal të Postave, duke ndërlikuar komunikimin e rregullt postar dhe telegrafik; 5. Shqipëria nuk mund të vendoste marrëdhënie me autoritetet e Fuqive dhe as të niste negociata me sipërmarrjet e tyre financiare e industriale, fakt që do të ndikonte në prosperitetin e vendit; gjithashtu, pozita e papërcaktuar politike e Shqipërisë favorizonte dhunimin e kufijve prej fqinjëve greke e serbë.3 Rrethana të tilla detyruan kryedelegatin F. Noli t’i dërgonte, më 15 mars 1921, një telegram proteste Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, të cilin e informonte se grekët kishin përqendruar trupat e tyre të rregullta dhe të parregullta përgjatë kufijve jugorë të Shqipërisë, me qëllimin e dukshëm për të shkaktuar turbullira, që do t’i shërbenin si pretekst për të pushtuar dhe zënë me forcë krahinat shqiptare të Gjirokastrës dhe Korçës, të ashtuquajtur Epiri i Veriut. Këto territore i takonin Shqipërisë edhe me vendim të Konferencës së Londrës të 1913-ës, që nuk ishte denoncuar nga asnjë prej fuqive nënshkruese. Banorët e tyre me përjashtim të një minoriteti të papërfillshëm grek, ishin të gjithë shqiptarë. Prandaj, në emër të drejtësisë, të paqes dhe të moralit ndërkombëtar, Noli i bënte thirrje Këshillit të Lidhjes të ndalonte me kohë ndonjë agresion të pajustifikueshëm grek, që padyshim do të provokonte ndërlikime të rënda për faktin se shqiptarët ishin të vendosur t’i rezistonin pushtimit të territoreve kombëtare deri në fund.4 Në përgjigjen që Vassilis Dendramis, drejtori i Sekretariatit të Përhershëm grek në Lidhjen e Kombeve, i dërgoi Eric Drummond-it, në emër të Athinës zyrtare mohonte të dhënat e delegatëve shqiptarë. Ai argumentonte se qeveria greke, bazuar në vendimin e Konferencës së Paqes në Paris, më 31 dhjetor 1919, nuk kishte arsye të përdorte forcën. 1
AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 13-14 (Deklarata e përfaqësuesit shqiptar në Lidhjen e Kombeve, notë e Sekretarit të Përgjithshëm mbi minoritetin grek në Shqipëri, trajtimi i tyre nga qeveria shqiptare si dhe letër-përgjigjja e kryetarit të qeverisë shqiptare Lidhjes së Kombeve lidhur me ankesat e qeverisë greke për këtë problem) 2 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 16 (Vendimet e Konferencës së Ambasadorëve, letra të Nolit, delegatëve grekë dhe jugosllavë drejtuar Konferencës së Ambasadorëve dhe pikëpamja e Fuqive të Mëdha për njohjen e kufijve të 1913-s, masat e marra për vendimet e Konferencës së Ambasadorëve dhe korrespondenca përkatëse me Ministrinë e Punëve të Jashtme) 3 AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 37 4 AQSH, F. 26, V. 1921, D. 2, Fl. 63
35
Nga ana tjetër, këto veprime nuk dëshmonin qëllimin e mirë të Shqipërisë: 1. shkelja në mënyrë të përsëritur nga qeveria e Tiranës e Protokollit të Kapshticës, të nënshkruar në maj 1920, diktonte palën shqiptare dhe greke të respektonte statusquo-në derisa vija e kufirit midis të dy vendeve të ishte caktuar nga Fuqitë e Mëdha; 2. burgosja e grekëve që refuzuan të merrnin pjesë në zgjedhjet në Epirin e Veriut; 3. kundërshtimet e vazhdueshme të privilegjeve eklestike të Korçës dhe Gjirokastrës; 4. presioni i ushtruar ndaj bashkëkombasve tanë për të nënshkruar një deklaratë të hartuar nga nacionalistë shqiptarë të Korçës në favor të pavarësisë së Epirit të Veriut; 5. shpalljet se Greqia kishte hequr dorë nga pretendimet e saj për Korçën dhe Vorio-Epirin. Këto veprime tregonin synimin e Shqipërisë për t’iu shmangur vendimeve të Konferencës së Paqes. Përsa i përket zhvillimit të zgjedhjeve parlamentare, në mungesë të rendit në territoret e pretenduara prej tyre, grekët refuzuan të merrnin pjesë në votime, duke vulosur kështu dhunimin e marrëveshjes së Kapshticës.1 Përpos marrëdhënieve të tensionuara greko-shqiptare, në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve delegati britanik, H. Fischer, konfirmoi raportin e paraqitur nga Mithat Frashëri për dëmet që Shqipëria kishte pësuar nga fqinji verior.2 Që prej fundit të vitit 1918, Serbia mbante të pushtuar të ashtuquajturën vijë të armëpushimit, që ndodhej tërësisht në tokë shqiptare. Aty serbët, në muajin gusht dhe shtator 1920, plaçkitën dhe shkatërruan 140 fshatra; dogjën 6603 shtëpi, 113 mullinj, 50 xhami e 18 teqe. Ndër këto sulme serbe, 738 shqiptarë gjetën vdekjen; 238 nga të cilët 39 gra, 39 fëmijë u mbytën; 200 u masakruan prej të cilëve 146 gra dhe 91 fëmijë. Pas kësaj, serbët morën 37.072 dhen, 6.228 lopë e qe, 1635 kuaj, si dhe 11.052 kilo bereqet.3 Kjo gjendje, e shoqëruar me mosndërhyrjen e faktorit evropian, detyroi 40.000 shqiptarë të vendosen në Shqipërinë Qendrore. Jo vetëm prania e këtyre refugjatëve përbënte një barrë të rëndë për financat e shtetit, por ajo ishte gjithashtu burim rreziku për marrëdhëniet midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë. Për më tepër, kohët e fundit, numri i refugjatëve ishte rritur ndjeshëm prej eksodit të shqiptarëve të Kosovës, të cilët për t’i shpëtuar përsekutimit të serbëve, kërkonin siguri në Shqipëri. Qeveria e Tiranës bëri përpjekje miqësore te homologia jugosllave që të siguronte evakuimin e kufijve dhe, nga fundi i prillit, një mision shqiptar u dërgua në Beograd, me qëllim që të arrihej kompromisi me shtetin Serbo-Kroato-Slloven, për evakuimin e territoreve që serbët mbanin ende të pushtuara. Megjithë synimin e qeverisë shqiptare për të arritur një marrëveshje, Beogradi zyrtar refuzoi të merrte parasysh propozimet e saj dhe asnjë notë nuk u dërgua në përgjigje të shkresës që misioni i paraqiti qeverisë jugosllave.4
1
AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 285-286 (Raporti i delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve dhe korrespondenca ndërmjet Mithat Frashërit, Fan Nolit, Dh. Beratit, Ministrisë së Punëve të Jashtme, Kryeministrisë etj. mbi veprimtarinë e delegacionit shqiptar në Lidhjen e Kombeve dhe Konferencën e Ambasadorëve dhe mbi probleme të ndryshme politiko-ekonomike të Shqipërisë, si njohja e qeverisë, problemi i kufijve, provokacionet dhe synimet e serbëve dhe grekëve, zgjedhje deputetesh, koncesione etj.) 2 J. Swire, op.cit., f. 270 3 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 59 4 AQSH, F. 14, V. 1921, D. 209, Fl. 67 (Memorandume, protokolle, procesverbale, fjalime, kopje letërkëmbimesh ku pasqyrohet problemi shqiptar në Lidhjen e Kombeve, pretendimet e shteteve fqinjë ndaj territorit shqiptar, debatet e zhvilluara ndërmjet delegacionit shqiptar dhe delegacionit të Jugosllavisë dhe Greqisë, si dhe mbrojtjet që ka bërë delegacioni shqiptar në sesione të ndryshme të Lidhjes së Kombeve ku Fan Noli ka qenë përfaqësues)
36
Në këto kushte të cënimit të sovranitetit dhe të integritetit territorial prej shteteve fqinjë, një valë zemërimi shpërtheu në të gjithë vendin. Banorë të qyteteve të ndryshme dhe përfaqësuesit e tyre lokalë i drejtuan nota proteste Lidhjes së Kombeve për sigurimin e të drejtave dhe të interesave të tyre kombëtare kundër intervencioneve të huaja. Ata shpallnin se nuk do të lejonin armiqtë që me lloj lloj mënyra synonin t’i vinin përsëri në zgjedhë dhe robëri.1 Edhe qeveria shqiptare i kërkoi Këshillit të Lidhjes respektimin e kufijve të 1913-ës, të përcaktuar në Konferencën e Ambasadorëve në Londër, me tërheqjen e trupave jugosllave nga pjesa veriore dhe largimin e forcave greke nga 26 fshatrat në lindje të rrethit të Korçës. Tirana zyrtare e mbështeti kërkesën e saj në nenin 15 të Paktit të Lidhjes: “Në qoftë se ndodhte një mosmarrëveshje midis anëtarëve të organizatës dhe nëse ajo nuk i nënshtrohej arbitrazhit sipas nenit 13, anëtarët e Lidhjes binin dakord që ta shtronin atë përpara Këshillit. Në këtë rast mjaftonte që njeri prej tyre të vinte në dijeni për këtë mosmarrëveshje Sekretarin e Përgjithshëm, dhe ky merrte të gjitha masat e nevojshme për një hetim dhe shqyrtim të plotë”.2 Më 25 qershor 1921, në sallën e Xhamave të Pallatit të Kombeve u mbajt mbledhja e Këshillit, ku u diskutua çështja shqiptare. Në tryezë ishin të pranishëm, përveç anëtarëve të Këshillit dhe Sekretarit të Përgjithshëm, edhe kryetari i delegatës shqiptare, Fan Noli, ai grek z. Alexandropulos dhe kryedelegati jugosllav, z. Jovanovitch. Mbledhja u zhvillua me dyer të hapura, me kërkesë të përfaqësuesit shqiptar, për të ndërgjegjësuar opinionin botëror për argumentet e pathemelta të fqinjëve ndaj Shqipërisë.3 Në fjalën e tij, ipeshkvi ortodoks, Imzot Noli, pohoi dëshirën e zjarrtë për vendosjen e paqes në Ballkan. Me qëllim krijimin e marrëdhënieve fqinjësore e të mira dhe arritjen e paqes, ai i bënte thirrje nëpërmjet Lidhjes së Kombeve ndjenjës së detyrës dhe barazisë së fqinjëve, si dhe dëshirës së tyre për të vendosur një paqe të sinqertë në Gadishull, gjë që ishte e nevojshme për Evropën. Zhvillimi moral dhe ekonomik i vendeve ballkanike nuk mund të arrihej veçse mbi bazën e së drejtës. Shqipëria kishte konflikte kufitare me fqinjët e saj. Ajo ishte përpjekur të merrej vesh paqësisht me ta, por pa sukses. Rrjedhimisht, duke ndjekur rrugën e natyrshme që u jepej të gjithë anëtarëve të Lidhjes së Kombeve, Shqipëria kërkonte ndërhyrjen e saj si arbitre. Ajo e quante të nevojshme të vinte në dukje situatën delikate të politikës së jashtme të Shqipërisë, sa që incidenti më i vogël kufitar mund t’i shkaktonte një konflikt të dhimbshëm. Për këtë arsye, ajo uronte me gjithë shpirt vënien në vend të drejtësisë.4 Në themel të memorandumit shqiptar ishte kërkesa për sigurimin e kufijve të përcaktuar në Konferencën e Londrës dhe në Protokollin e Firences, të vitit 1913. Kjo kërkesë legjitimohej me faktin se vendimet e arritura në ato Konferenca nuk ishin abroguar. Memorandumi grek, në dallim nga ai shqiptar, vinte në diskutim vlefshmërinë ndërkombëtare të këtyre marrëveshjeve. Për përfaqësuesin grek, Protokolli i Firences me të vërtetë shënoi kufijtë e Shqipërisë, por ato mbetën në hartë, pa u përcaktuar në terren. Këto marrëveshje nuk njiheshin prej tij si efektive për dy arsye. Së pari, në përmbajtjen e Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915 ishin ngritur kushte, të cilat de facto e kishin bërë 1
AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 1 (Letra e telegrame, të dala nga mitingjet e organizuara nga popullsia e krahinave të ndryshme të Shqipërisë drejtuar Lidhjes së Kombeve dhe Konferencës së Ambasadorëve me anë të së cilave protestojnë kundër copëtimit të vendit dhe kërkojnë kufijtë e 1913) 2 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 297 3 “Çashtja e Shqypnis përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E premte, 26 gusht 1921, f. 2 4 AMPJ, V. 1921, D. 41/1, Fl. 417 (Memorandumi shqiptar dërguar Lidhjes së Kombeve, 25 qershor 1921)
37
të pavlefshme Marrëveshjen e Londrës të vitit 1913. Së dyti, asnjanësia e Shqipërisë ishte dhunuar pas pjesëmarrjes së saj në Luftën e Parë Botërore.1 Argumentet e mësipërme u hodhën poshtë nga kryedelegati Noli. Ai theksoi se marrëveshjet e 1913-ës mbeteshin në fuqi përderisa, nga pikëpamja ligjore, Traktati i Fshehtë i Londrës (1915) nuk kishte asnjë vlerë ndërkombëtare sepse nuk ishte botuar nga palët nënshkruese. Për më tepër, ai u anulua nga marrëveshjet e mëvonshme, si: Traktati i Rapallos dhe Protokolli i Tiranës. Në këtë të fundit, sanksionohej heqja dorë e Italisë nga sovraniteti mbi Vlorën dhe e drejta e mandatit në shtetin shqiptar. Përsa i takon neutralitetit të Shqipërisë, të garantuar nga Fuqitë e Mëdha, që u shkel gjoja me hyrjen në luftë, më 1914, të Esad Pashës, Noli arsyetoi se po të ishte me të vërtetë kryetar i shtetit, E. Pasha, dhe të radhitej në luftë përkrah aleatëve, atëherë detyrimisht ai duhej të konsiderohej si aleat. Por si ishte e mundur që Konferenca e Paqes të ëndërronte për copëtimin e një vendi aleat? Kjo tregonte se Shqipëria kishte qëndruar asnjanëse në kohën e luftës dhe nuk mund të pranonte që Konferenca e Ambasadorëve të caktonte përsëri kufijtë e saj, të vendosur në Londër, më 1913, përpara se të fillonte Lufta e Parë Botërore. Pasi qëllimi i Konferencës së Ambasadorëve ishte trajtimi i çështjeve ndërmjet fituesve dhe të mundurve, d.m.th. lidhja e traktateve të paqes. Po ashtu, qeveria shqiptare mendonte se trashëgimtarja e koncertit evropian ishte Lidhja e Kombeve, dhe jo Konferenca e Ambasadorëve. Nga ky shkak çështja e Shqipërisë duhej të bisedohej dhe të vendosej prej Lidhjes së Kombeve. Nga ana tjetër, Konferenca e Ambasadorëve merrte për parim pikëpamje politike të pathemelta, ndryshe nga synimi kryesor i Lidhjes për ruajtjen e paqes dhe sheshimin e mosmarrëveshjeve midis anëtarëve të saj.2 Po në mbledhjen e datës 25 qershor 1921,3 Këshilli i Lidhjes së Kombeve, në dallim nga qëndrimi i faktorit shqiptar, miratoi një rezolutë që ia delegonte Konferencës së Ambasadorëve kompetencën e zgjidhjes së problemit të kufijve të Shqipërisë. Ai e konsideronte të paarsyeshme shqyrtimin njëkohësisht të së njëjtës çështje nga dy forumet ndërkombëtare, por nuk përjashtonte ndjekjen e kujdesshme të punimeve dhe ndikimin e Këshillit të Lidhjes në mbrojtje të popullit dhe të kombit shqiptar. Përpjekjeve diplomatike të delegatëve shqiptarë në Lidhjen e Kombeve i shtohej edhe zëri qytetar që protestonte përpara Këshillit për garantimin e të drejtave kombëtare, duke kërkuar dhënien fund të mizorive dhe masakrave të kryera nga kombet e huaja. Shqipëria e Sipërme dhe Çamëria duhet të bashkoheshin me vëllezërit e tyre, që të mos mbeteshin jashtë kufijve etnografikë e kombëtarë të krijuar nga natyra dhe i madhi zot vetë për popullin shqiptar.4 Më 2 shtator 1921, në mbledhjen e Këshillit të Lidhjes së Kombeve u diskutua në lidhje me çështjen shqiptare. Delegati Jovanovitch protestoi kundër akuzave të qeverisë shqiptare që trupat jugosllavë kishin kaluar kufijtë, e përcaktuar më 1913, dhe sulmuan Shqipërinë. Sipas informatave të siguruara nga Republika e Mirditës kishte dy qeveri në Shqipëri, qeveria e Tiranës dhe qeveria e Mirditës. Kjo e fundit e akuzonte qeverinë e Tiranës se kishte ndihmuar turqit e rinj dhe bolshevikët të luftonin me popullsinë e 1
Ledia Dushku, “Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve (1920-1922)”, Studime historike, nr.3-4, 2006, f. 71 2 “Çashtja e Shqypnis përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 27 gusht 1921, f. 2 3 AIH, A.V.129, Fl. 15 4 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 108
38
krishterë. Lidhja e Kombeve, me pranimin e Shqipërisë si anëtare, kishte njohur që në Tiranë ekzistonte një qeveri de facto, por kjo qeveri nuk u njoh asnjëherë nga ndonjë Fuqi. Ai e konsideronte të nevojshme që Këshilli të dërgonte një Komision hetimor në Shqipëri, në mënyrë që të gjente se cila qeveri përfaqësonte vendin.1 Pikëpamjen e Jovanovitch-it e kundërshtoi me argumente bindëse Mehmet Konica, i cili theksoi se Shqipëria kishte një qeveri të përgjithshme, të njohur prej të gjithë popullit shqiptar, të përkrahur prej parlamentit dhe me qendër në mes të Shqipërisë, në vend që qeveria e Republikës së vetëshpallur të Mirditës përbëhej vetëm nga Marka Gjoni dhe e kishte qendrën në Prizren, në tokë jugosllave. Përpos kësaj, nuk duhej harruar se zakoni i Jugosllavisë, për vendet që kishte lakmi, ishte të krijonte republika, sikurse veproi në Barabya të Mazharisë përpara se t’a evakuonte. Të njëjtën gjë bënte edhe në Mirditë. Në vijim, delegati italian, markezi Imperiali, deklaroi se qeveria e Tiranës ishte e vetmja qeveri që përfaqësonte ligjërisht Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve. Do të përbënte një precedent të rrezikshëm ndërhyrja në organizimin e brendshëm të shtetit, duke proceduar me hetime si ato që kërkonte përfaqësuesi i Shtetit Serbo-Kroato-Slloven. Madje, markezi Imperiali dëshmoi se Italia kishte përfunduar Marrëveshjen e 2 gushtit 1920 me qeverinë e Tiranës. Në fund të seancës, pasi ndoqi rrjedhën e diskutimeve, raporteri, Mr. Balfour, përfaqësuesi i Britanisë, propozoi që, në përputhje me kërkesën e shqiptarëve, Asambleja do të merrej jo vetëm me përcaktimin e kufijve, por duhej të zgjidhte edhe problemin e dhunimit të tyre prej shteteve fqinjë. Këshilli e aprovoi këtë propozim.2 Komisioni VI i Lidhjes së Kombeve u mblodh më 26 shtator 1921. Gjatë punimeve të tij, kryedelegati shqiptar F. Noli, duke protestuar kundër sulmit serb, i kërkonte Lidhjes të siguronte mjetet e duhura për të zbrazur tokat shqiptare të pushtuara arbitrarisht dhe të shtrëngonte Jugosllavinë t’i jepte fund veprimeve të saj armiqësore ndaj Shqipërisë, si edhe të ngarkonte një komision për të studiuar gjendjen në vend. Delegati anglez, Fischer, pohonte se çështja e kufijve i takonte Konferencës së Ambasadorëve, por Serbia dhe Greqia, që i kishin zgjeruar kufijtë në kohën e luftës, duhet ta trajtonin Shqipërinë si motrën e vogël, për të harruar të shkuarën. Përfaqësuesi grek, Frangulis, përgjigjej se nuk bëhej fjalë për zgjerimin e Greqisë, por vetëm të zbatohej e drejta e plebishitit në Epirin e Veriut.3 Ndërsa, delegati serb, Splaikovich deklaronte “se konflikti midis dy vendeve nuk ishte një invazion serb në tokën shqiptare, por një ripushtim i disa fshatrave që shqiptarët i kishin zënë në mënyrë arbitrare, duke shkelur kufijtë e doradorëshme që kishte caktuar si vijë ushtarake Komandanti i Ushtrive të Ballkanit, Gjeneral d’Esperay. Oratori serb siguronte se situata nuk duhej marrë nga një pikëpamje kaq tragjike siç i përfytyronin komunikatat shqiptare. Ajo përbënte vetëm një episod të vogël pa ndonjë rëndësi”.4 Qëndrimet kontradiktore të palëve në konflikt kushtëzuan Lordin R. Cecil të propozonte dërgimin e një Komisioni në Shqipëri, për të vëzhguar situatën në kufi dhe zbatimin e vendimeve të Konferencës së Ambasadorëve. Diskutimet për Shqipërinë në Lidhjen e Kombeve, në shtator 1921, përfunduan me miratimin e rezolutës së mëposhtme: 1. Asambleja, pasi mori në shqyrtim thirrjen e 1
AQSH, F. 14, V. 1921, D. 209, Fl. 102 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 232-233 3 “Çështja shqiptare në Shoqërinë e Kombeve”, Drita, V.II, Gjirokastër, E djelë, 9 tetor 1921, f. 4 4 AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 208 2
39
qeverisë shqiptare drejtuar saj, më 29 qershor 1921, si dhe vendimin e Këshillit të 2 shtatorit 1921 për t’ia përcjellë Asamblesë çështjen lidhur me ankesën e Shqipërisë kundrejt Shtetit Serbo-Kroato-Slloven; Duke njohur sovranitetin dhe pavarësinë e Shqipërisë si çështje të vendosura me pranimin e saj në Lidhjen e Kombeve; Duke marrë shënim se Jugosllavia dhe Greqia i kishin njohur Fuqitë kryesore aleate dhe shoqe si organin kompetent për të vendosur për kufijtë e Shqipërisë, të cilat pothuajse e zgjidhën çështjen e paraqitur; i rekomandonte Shqipërisë të pranonte vendimin e marrë nga Fuqitë aleate dhe shoqe.1 2. Përveç kësaj, Asambleja pasi ishte njohur me ankesat e Shqipërisë kundrejt shtetasve të Jugosllavisë dhe të ankesave të tyre ndaj disa fiseve dhe individëve shqiptarë; Pasi u njoh po ashtu me deklaratat e bëra lidhur me trazirat serioze në Shqipërinë e Jugut dhe në Epirin e Veriut; i lutej Këshillit që të caktonte menjëherë një Komision prej tre anëtarësh të paanshëm, të cilët do të shkonin në Shqipëri dhe do të raportonin mbi zbatimin e vendimit që kishin marrë Fuqitë kryesore aleate dhe shoqe, si dhe për trazirat që ndodhnin në kufi të Shqipërisë ose në afërsi të tij. Komisioni duhej të kishte të drejtën për të caktuar përfaqësues të paanshëm, vëzhgues ose të tjerë, të cilët mund ta ndihmonin në ushtrimin e funksioneve të tij.2 Gjatë sesionit të XIV-të të Këshillit të Lidhjes së Kombeve u shqyrtua çështja e minoriteteve në Shqipëri. Përfaqësuesi i Britanisë së Madhe, Balfour, lexoi raportin në të cilin këshillohej që problemi i pakicave të mos shndërrohej në subjekt të një traktati midis fuqive kryesore aleate e shoqe dhe Shqipërisë, por të merrte formën e një deklarate të shtetit shqiptar drejtuar Lidhjes. Kjo për arsyen se Shqipëria nuk përfaqësonte një shtet të ardhur në jetë nga traktatet e paqes dhe se detyrimet e saj të posaçme në lidhje me pakicat buronin nga një rezolutë e Asamblesë së Lidhjes. Pra, propozohej që Lidhja t’a trajtonte këtë temë direkt me qeverinë shqiptare dhe jo nëpërmjet fuqive aleate e shoqe.3 Në seancën e 2 tetorit 1921, debatet për çështjen e minoriteteve në Këshillin e Lidhjes përfunduan me nënshkrimin nga Imzot Noli të Deklaratës për mbrojtjen e pakicave në Shqipëri.4 Ky dokument u garantonte të gjitha kategoritë e të drejtave civile, 1
A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 299 Ibid., f. 299-300 3 J. Swire, op.cit., f. 282 4 AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 176 (Përmbajtja e Deklaratës për respektimin e minoriteteve, 2 tetor 1921: Art. 2 - Të gjithë rezidentëve në Shqipëri u garantohej mbrojtja e jetës dhe e lirisë, pa dallim vendlindje, kombësije, gjuhe, race e feje. Ata gëzonin të drejtën të ushtronin lirisht fenë dhe besimin e tyre derisa të mos prishnin qetësinë publike dhe cënonin zakonet e vendit. Secili kishte të drejtë të ndërronte fenë. Do të merreshin masat e duhura për muhamendanët, me qëllim rregullimin e çështjeve të të drejtave të fëmijve dhe të statutit personal, në përputhje me zakonet muhamedane. Art. 3 - Të gjithë të lindurit në Shqipëri përpara luftës, gratë e tyre dhe bijtë e vegjël nën moshën 18 vjeç, në qoftë se dëshironin, kishin të drejtë të bëheshin qytetarë shqiptare brenda dy vjetëve nga data e kësaj deklarate. Quheshin nënshtetas grekë, vetvetiu dhe pa asnjë formalitet, nënshtetasit shqiptarë, të cilët në datën e hyrjes në fuqi të traktatit midis Fuqive të Mëdha dhe Greqisë, të nënshkruar në Sevrë më 10 gusht 1920, banonin në viset që iu dhanë shtetit grek. Megjithatë ata gëzonin të drejtën të zgjidhnin nënshtetësinë shqiptare, siç tregohej në art. 3 të traktatit të Sevrës, pa u përballur me asnjë pengesë. Kjo e drejtë zgjedhjeje e nënshtetësisë duhej të bëhej brenda një viti që nga data e vënies në veprim të këtij traktati (de Sêvre). Shqipëria ishte e gatshme të merrte në konsideratë udhëzimet e Këshillit të Lidhjes së Kombeve mbi emigracionin e të dy palëve dhe me vullnetin e minoriteteve etnike. Art. 4 - Të gjithë nënshtetasit shqiptarë ishin të barabartë para ligjit dhe gëzonin të gjitha të drejtat civile e politike pa ndryshim race, gjuhe e feje. Në Shqipëri do të zbatohej një sistem zgjedhjeje duke marrë parasysh të drejtat e minoriteteve të racës, fesë dhe të gjuhës. Ndryshimi i fesë, i besimit dhe i ushtrimit të saj nuk do të penalizonte asnjë nënshtetas shqiptarë përsa i përket 2
40
politike e sociale minoriteteve etnike, fetare apo gjuhësore që jetonin në vend. Konkretisht, në art. 1 të deklaratës sanksionohej se nenet e saj kishin vlerën e ligjeve themelore në shtetin shqiptar dhe se asnjë ligj, rregullore dhe vepër zyrtare nuk duhej të ishte në kundërshtim me to. Artikujt e tjerë përcaktonin çështje të tilla, si: garantimin e jetës dhe të lirisë, pa dallim kombësie, vendlindje, gjuhe, race e feje; ndërrimin dhe ushtrimin lirisht të besimit fetar; barazinë e të gjithë shtetasve para ligjit; procedurat për zgjedhjen e nënshtetësisë; përdorimin e gjuhës amtare në marrëdhëniet private, tregtare, në shtyp etj; të drejtën e pakicave kombëtare për t’u arsimuar në gjuhën amtare; mundësitë e pranimit në nëpunësi shtetërore apo angazhimit në veprimtari të ndryshme ekonomike dhe përfitimin nga shpërndarja e fondeve publike. Deklarata hynte në fuqi për të gjitha minoritetet. Ajo kishte rëndësi të madhe në planin ndërkombëtar dhe vihej nën sigurimin e Lidhjes së Kombeve. Artikujt e Deklaratës mund të ndryshoheshin vetëm me pëlqimin e shumicës së Këshillit të Lidhjes.1 Nënshkrimi i deklaratës për mbrojtjen e minoriteteve ndikoi pozitivisht në përmirësimin e imazhit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Njëkohësisht, ky veprim i hapte rrugë qeverisë shqiptare t’i kërkonte Këshillit të Lidhjes së Kombeve që edhe Greqia e Jugosllavia fqinjë t’i garantonin të njëjtat të drejta shqiptarëve që banonin në territoret e tyre. Në këtë linjë, markezi Imperiali vuri në dukje se qeveria greke nuk vepronte konform parimeve të përgjithshme të Traktateve për Pakicat që kishte nënshkruar. përfitimeve nga të drejtat civile e politike të tij e veçanërisht për pranimin e tij në shërbim të shtetit, në nëpunësira, në nderime dhe në ushtrim të mjeshtërive të ndryshme të industrisë. Nënshtetasit shqiptarë përdorinin lirisht gjuhën e tyre në marrëdhënie private, tregtare, në çështje fetare, në shtyp, botime të çdo lloji etj. Megjithëse qeveria shqiptare kishte një gjuhë zyrtare, ajo u garantonte nënshtetasve të saj të përdornin gjuhën e tyre të folur dhe të shkruar përpara gjygjeve. Art. 5 - Nënshtetasi shqiptar që bënte pjesë te minoritetet e fesë, të racës apo të gjuhës, gëzonte të gjitha të drejtat që kishin nënshtetasit shqiptarë. Ata kishin të drejtë të mbanin, të drejtonin e të kontrollonin, me të hollat e tyre, apo të krijonin në të ardhmen, shoqëri mirëbërëse, fetare a shoqërore, shkolla e të tjera ndërtesa mirërritjeje, duke patur të drejtën të përdornin lirisht gjuhën e vet e duke vepruar lirisht me fenë e tyre. Qeveria shqiptare brenda 6 muajve që nga data e kësaj deklarate zotohej t’i paraqiste Këshillit të Lidhjes së Kombeve shpjegime të plota përsa i përket statutit legal të komuniteteve fetare, kishave, manastireve, shkollave, shoqërive mirëbërëse të minoriteteve të racës, fesë dhe gjuhës. Qeveria shqiptare do të merrte parasysh të gjitha porositë që Lidhja e Kombeve do t’i jepte mbi këtë pikë. Art. 6 - Sa për çështjen e mësimit në qytetet e krahinat ku banonin mjaftueshëm nënshtetas shqiptarë që nuk flisnin gjuhën zyrtare, qeveria shqiptare do t’u akordonte lehtësira të posaçme për t’u siguruar fëmijve të tyre mësimin në gjuhën amtare në shkollat fillore. Kjo nuk e pengonte aspak qeverinë shqiptare të vinte si gjuhë të detyrueshme në këto shkolla mësimin e gjuhës shqipe. Në qytetet e në krahinat ku ndodhej një numër i mjaftueshëm nënshtetasish shqiptarë prej minoriteteve të racës, fesë a gjuhës, u sigurohej një pjesë e drejtë e shumave nga ndarja e fondeve publike të buxhetit të Shtetit, Katunderive a të tjerave për qëllim mirërritjeje, feje e mirëbërjeje. Art. 7 - Artikujt e lart-shënuar të kësaj deklarate hynin në fuqi për minoritetet e racës, fesë a gjuhës; përbënin detyra interesi ndërkombëtar dhe viheshin nën sigurimin e Lidhjes së Kombeve. Ato nuk mund të ndërroheshin pa pëlqimin e shumicës së Këshillit të Lidhjes. Anëtarët e tij kishin të drejtë të tërhiqnin vërejtjen e Këshillit në rast mosrespektimi të ndonjërit prej neneve, ndërsa Këshilli vepronte duke dhënë udhëzime të arsyeshme dhe të efektshme në raste të tilla. Në qoftë se midis Shqipërisë dhe një Fuqie tjetër, anëtare të Këshillit të Lidhjes së Kombeve, lindte një ndryshim pikëpamje mbi çështje të drejtash e veprimesh të artikujve të lartpërmendur, ajo konsiderohej një mosmarrëveshje me karakter ndërkombëtar sipas artikullit të Paktit të Lidhjes së Kombeve. Çdo mosmarrëveshje e tillë dërgohej, nëse e kërkonte pala tjetër, në Gjyqin e Përhershëm të Drejtësisë Ndërkombëtare. Vendimi i këtij Gjyqi ishte i padiskutueshëm dhe kishte fuqinë e vlerën e një vendimi të dhënë në bazë të art. 13 të Paktit). 1 Ibid.
41
Prandaj, ai propozoi që shteti helen t’i bënte Këshillit të Lidhjes një deklaratë ku të merrte përsipër zbatimin ndaj pakicave shqiptare në Greqi të principeve të pranuara nga delegati shqiptar, Noli. Kësaj kërkese, përfaqësuesi grek, Dendramis, iu përgjigj se vendimi i takonte qeverisë greke.1 Qëndrimi i diplomacisë italiane nuk frenoi Athinën zyrtare të vijonte paraqitjen e ankesave përpara këtij forumi ndërkombëtar për çështje të fesë dhe arsimit të minoritetit grek në Shqipëri. Greqia, e zemëruar për dëbimin e dhespotit Jakob nga Korça dhe vënies së gjuhës shqipe në kishë e në shkollë, protestoi pranë Lidhjes së Kombeve si gjoja kundër një padrejtësie që bënte qeveria shqiptare, duke shkelur të drejtat e pakicës greke. Nga ana tjetër, qeveria e Tiranës përgjigjej se nuk bëhej fjalë për persekutimin as për padrejtësi kundër kurrkujt, vetëm se dhespoti Jakob i Durrësit që ishte vendosur vetë në famullij të Korçës, merrej jo me punë fetare por me intriga politike.2 Ai bënte te të krishterët e Korçës një propagandë të pa pushuar kundër shtetit shqiptar dhe për të mirën e Greqisë. Ky zot duke u thënë të krishterëve shumë gënjeshtra për qeverinë e Tiranës se ishte qeveri turke; duke i frikësuar ata me anën e fesë dhe me anë mallkimi, arriti të ndalonte shumë të krishterë që të mos merrnin pjesë në votimin e parlamentarëve.3 Propaganda e tij pro helenike brenda e jashtë vendit dhe prania në Korçë e bënte dhespotin Jakob një rrezik potencial për sigurinë dhe integritetin e Shqipërisë, fakt që detyroi qeverinë të vendoste për dëbimin e tij. Po ashtu, Vassilis Dendramis, në notën nr. 1865 dërguar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, Eric Drummond-it, i komunikonte, në lidhje me administrimin e shkollave në Himarë, se qeveria shqiptare ndaloi mësimin e greqishtes në tri klasët e para të shkollës fillore dhe lejoi mësime fetare, si dhe mësimin e gjuhës greke vetëm një orë në ditë në klasën e katërt e më tej. Ajo, gjithashtu, reduktoi në një numrin e mësuesve të greqishtes në fillore, në vend të 2, 3, në disa raste 4 mësuesve që kishte më parë. Qeveria shqiptare emëroi 3 mësuese të gjuhës shqipe, që do të studiohej për herë të parë në shkollat greke të Himarës, dhe kaloi në varësi të saj drejtimin e këtyre shkollave greke. Në përputhje me udhëzimet e Athinës zyrtare, Dendramis vinte në dijeni se do të fillonte një protestë të fuqishme në Lidhjen e Kombeve kundër tri masave, që ishin dëshmi e politikës së qeverisë shqiptare për të “shqiptarizuar” popullsinë greke të Himarës, në shkelje të sistemit të vendosur me kohë në Epirin e Veriut dhe të privilegjeve të fituara nga himariotët prej kohëve të hershme dhe në bazë të art. 5 të Deklaratës së nënshkruar, më 2 tetor 1921, nga Shkëlqesia e Tij, F. Noli, delegati shqiptar. Në Epirin e Veriut, mësimet në shkollat e komunitetit ortodoks zhvilloheshin në greqisht dhe art. 5 i sapo përmendur i jepte minoriteteve të racës, fesë dhe gjuhës të drejtën të mbanin, drejtonin e kontrollonin shkollat e tyre, dhe të përdornin në mënyrë të pakufizuar gjuhën e të ushtronin lirisht besimin e tyre. Dendramis kërkonte që protesta t’ju njoftohej anëtarëve të Këshillit të Lidhjes së Kombeve dhe t’i sigurohej publiciteti i nevojshëm.4 Edhe marrëdhëniet jugosllavo-shqiptare ishin delikate, sepse Beogradi mbante të pushtuar padrejtësisht territore në veri të vendit. Kjo rrethanë diktoi Shoqërinë e Miqve të Shqipërisë në Londër, të formuar nga koloneli Aubrey Herbert, të vepronte në favor të 1
J. Swire, op.cit., f. 283 Dhimitër Berati. Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve. Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi, 1931, f. 19 3 AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 268 4 AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 7 2
42
çështjes shqiptare. Ajo ndikoi te kryeministri britanik, Lloyd George, i cili i drejtoi një telegram E. Drummond-it, më 7 nëntor 1921. Në të theksohej se ndërhyrja jugosllave në Shqipëri vinte në rrezik paqen e botës dhe se qeveria mbretërore kërkonte të mblidhej Këshilli i Lidhjes së Kombeve, për të operuar në bazë të nenit 16 të Paktit. Konferenca e Ambasadorëve në Paris i kishte caktuar definitivisht kufijtë e Shqipërisë dhe palët e interesuara duhej të informoheshin menjëherë.1 Analiza e L. George-t, mbështetur në nenin 16, nënkuptonte se Shqipëria, si vend anëtar i Lidhjes, ishte sulmuar, prandaj qeveria jugosllave duhej të jepte llogari përpara Këshillit në Gjenevë. Lordi H. Fischer, anëtar i delegacionit britanik, u ngarkua të përgatiste një raport mbi ngjarjet në Shqipëri. Ai konstatoi se ekzistonte një plan jugosllav për ta shkëputur Shqipërinë e veriut nga qeveria e Tiranës, duke inkurajuar disa krerë të Mirditës të rebeloheshin dhe të shpallnin Republikën e Pavarur të Mirditës. Së dyti, Lordi Fischer provonte se sulmi kundër tokës shqiptare të lirë kishte filluar prej zonës së okupuar prej trupave jugosllavë dhe armët e përdorura nga kryengritësit mirditas ishin me origjinë jugosllave. Së treti, bazuar në informatat e besueshme të qeverisë britanike nuk kishte dyshim se shumica e popullit shqiptar, përfshirë edhe të krishterët e krahinave të veriut, ishin për një Shqipëri të bashkuar. Nacionalizmi shqiptar paraqitej më i fortë se ndryshimet fetare. Kështu që orvajtjet për të krijuar Republikën e Mirditës nuk ishin gjë tjetër veçse një sebep për t’i shërbyer qëllimeve që nuk shfaqeshin hapur.2 Mbas prezantimit të raportit të Lordit Fischer, më 19 nëntor 1921, kryetari i Këshillit të Lidhjes lexoi projekt-rezolutën e mëposhtme: Duke patur parasysh se Asambleja e Lidhjes së Kombeve kishte pranuar, më 3 tetor, që Aleatët kryesorë dhe Fuqitë Shoqe ishin përgjegjës për përcaktimin e kufijve përfundimtarë të Shqipërisë; Duke patur parasysh se Konferenca e Ambasadorëve vendosi, më 9 nëntor 1921, që ishte e nevojshme të konfirmohej me disa ndryshime vija e kufijve të Shqipërisë, e caktuar më 1913 nga Konferenca e Ambasadorëve në Londër; për rrjedhojë, kufijtë e Shqipërisë ishin të fiksuara dhe duhej të respektoheshin në përputhje me garancitë që u sigurohen anëtarëve të Lidhjes së Kombeve nga Konventa; Këshilli mbajti shënim deklaratën e kryeministrit të Shtetit Serbo-Kroato-Slloven, në të cilën ai pohonte se Jugosllavia, duke iu përshtatur vendimit të lartpërmendur, po ndërmerrte të gjitha hapat për të siguruar largimin e menjëhershëm të trupave të saj nga i gjithë territori që i përkiste shtetit shqiptar. Këshilli gjithashtu mori shënim sigurimet e dhëna nga përfaqësuesit e të dy shteteve se ato synonin të jetonin si fqinjë, duke mbajtur marrëdhënie të mira me njëritjetrin, që nënkuptonte se asnjëri nuk do të ndërmerrte, drejtpërdrejt ose tërthorazi, ndonjë veprim për të provokuar ose mbështetur ndonjë lëvizje që mund të shqetësonte paqen e brendshme të fqinjit të vet.3 Këshilli vlerësonte me kënaqësi qëndrimin pajtues të treguar përpara tij nga qeveria shqiptare dhe ajo serbo-kroato-sllovene, që ishte një ogur i mirë për të ardhmen. Këshilli vendosi t’i jepte Komisionit Hetimor, të dërguar në Shqipëri sipas rezolutës së tij të 6 tetorit, udhëzimet si më poshtë: 1. Komisioni do t’i raportonte Këshillit për tërheqjen e trupave serbo-kroato-sllovene dhe shqiptare në të dy anët e zonës së demarkacionit të përkohshëm, të parashikuar nga vendimi i Konferencës së Ambasadorëve të 18 nëntorit 1921. Ai do të mbante kontakte me Komisionin e caktimit të kufirit për çdo çështje të 1
L. Culaj, “Shqipëria në mbrojtje …, f. 156 T. Zavalani, op.cit., f. 265 3 J. Swire, op.cit., f. 300 2
43
nevojshme dhe do të vihej në dispozicion të autoriteteve lokale për të lehtësuar zbrapsjen, në mënyrë që të shmangej çdo incident. 2. Komisioni duhej të sigurohej që asnjë ndihmë nga jashtë nuk nxiste një lëvizje lokale, e cila mund të turbullonte paqen e brendshme në Shqipëri. Ai duhej t’i kërkonte dhe t’i rekomandonte Këshillit mënyrat për t’i dhënë fund trazirave të tanishme, duke propozuar edhe masat e nevojshme për të shmangur përsëritjen e tyre. Kjo rezolutë u miratua njëzëri nga anëtarët e Këshillit dhe u pranua nga qeveria e Shqipërisë. Ndërsa, përfaqësuesi serbo-kroato-slloven deklaronte se bashkohej me rezolutën, por me disa rezerva sekondare.1 Mbështetur në rezolutën e mësipërme, Komisioni Hetimor, i përbërë nga komandanti Jens Meinich (norvegjez), koloneli Charles Schaefer (luksemburgas), Rolf Thesleff, i cili, për arsye shëndetësore, u zëvendësua prej 1 dhjetorit 1921 me prof. J. J. Sederholm (finlandez) dhe sekretar H. Pourtales, i paraqiti Këshillit të Lidhjes së Kombeve një raport mbi gjendjen e brendshme dhe politikën e jashtme të shtetit shqiptar. Gjatë qëndrimit të tyre, anëtarët e Komisionit konstatuan se Shqipëria posedonte jo vetëm ndjenja nacionalizmi që kontribuonin në formimin e një kombi indipendent, por edhe burimet materiale të domosdoshme për ekzistencën e saj ekonomike.2 Megjithatë, përpara qeverisë shqiptare shtroheshin detyra të rëndësishme për garantimin e stabilitetit politik, rritjen e nivelit të zhvillimit ekonomik dhe përmirësimin e organizimit social. Për të vëzhguar situatën në veri të vendit, Komisioni Hetimor, më 27 nëntor, u nis për në Shkodër, ku ishte përhapur lajmi se ndodheshin trupa serbe në tokë shqiptare, në Tarabosh. Nëpërmjet inspektimit personal, për të kontrolluar vërtetësinë e informacionit, ai evidentoi prezencën e pararojave në një distancë të vogël nga qyteti, por mori sigurime që këto pararoja kishin marrë urdhër për t’u tërhequr menjëherë sapo të caktohej zona e delimitacionit. Në vijim, Komisioni mbërriti në Orosh, katundin kryesor të krahinës së Mirditës, më 9 dhjetor 1921, kur lëvizja kryengritëse kishte përfunduar krejtësisht. Anëtarët e tij biseduan me katër nga 5 bajraktarët e klaneve mirditase dhe i ftuan që të paraqisnin sinqerisht ankimet e tyre. Përgjigjja që dhanë tregonte se ishin të kënaqur si qytetarë të një Shqipërie indipendente dhe se disaprovonin plotësisht politikën e Marka Gjonit. Dukej qartazi se eventualiteti i një qeverie të pavarur nën autoritetin e Marka Gjonit, qoftë në Mirditë, qoftë në Prizren, nuk mund të merrej parasysh. S’duhej harruar gjithashtu se me përjashtim të priftërinjëve, në gjithë popullsinë e Mirditës me afro 1800 frymë, veçse tre persona dinin të shkruanin dhe të lexonin, dhe Marka Gjoni nuk bënte pjesë ndër ta. Komisioni deduktoi se rëndësia e kryengritjes mirditase të mos shpërfillej, por kjo ngjarje nuk do të përsëritej në qoftë se nuk ndërhynte influenca e huaj dhe qeveria e Tiranës vazhdonte të ndiqte politikën e pajtimit.3 Përsa i përket zbrazjes së kufirit jugosllav, anëtarët e Komisionit, më 11 dhjetor, shkuan përmes Lurës në kufirin serb dhe kaluan Drinin afër Arasit, ku qenë zhvilluar pjesa më e madhe e luftimeve në verën e fundit. Pasi vizituan një pjesë të frontit, ata deklaruan se trupat jugosllavë e kishin zbrazur vendin në konformitet me vendimin e Konferencës së Ambasadorëve dhe ishin tërhequr më 9 dhe 10 dhjetor në Dibër. Më 11
1
A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 307-308 AIH, A.V.95, Fl. 10-11 3 Shoqënia e Kombeve, Shqipëni. Raport i Komisionit Anketës mbi veprimet e tij, prej 19 nanturit deri më 20 dhjeturit 1921. Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi, 1922, f. 3-5 2
44
dhjetor 1921, trupat shqiptarë avancuan përpara deri në Peshkopi. Largimi u bë kudo me rregull dhe pa shkaktuar trazira serioze.1 Komisioni Hetimor ndërmori një udhëtim në Shqipërinë e jugut, në fund të dhjetorit 1921, për të shqyrtuar çështjen e kufirit shqiptaro-grek të kazasë otomane të Korçës, që shfaqte disa vështirësi nga të dy anët sepse ky distrikt nuk ishte ndarë nga komisioni i kufijve më 1913. Ai konstatoi se vija e pararojeve greke shtrihej nga katundi Konsko në buzën perëndimore të Prespës dhe, duke përfshirë gjithë gadishullin që hynte brenda në gjol, ndiqte një vijë të diktuar me shenja të veçanta nëpër katundet Zagradec, Vërnic, Kapshticë, Treshenik, Novosel gjer në Shimnicë. Bazuar në të dhënat e qeverisë shqiptare, gjithë këto katunde bashkë me disa të tjerë, bënin pjesë në ish kazanë otomane të Korçës. Fakt që konfirmohej nga një regjistër i vjetër turk që tregonte emrin e katundeve dhe krahinave nga ata vareshin, në lidhje me vjeljen e së dhjetës. Sipas këtij libri, 26 katundet e pushtuara nga grekët rreshtoheshin si më poshtë: 1) Shimnicë, 2) Pilkat, 3) Novosel, 4) Kostenecë, 5) Labonicë e sipërme, 6) Trestenik, 7) Kapshticë, 8) Vërnik, 9) Zagradec, 10) Shnec, 11) Rakickë, 12) Travovë, 13) Grazhdan, 14) Rahovë, 15) Cërnovckë, 16) Labonicë e Poshtme, 17) Postec, 18) Nivicë, 19) Shulin, 20) Glomve, 21) Bezmishtë, 22) Goricë, 23) Kusko, 24) Zaroshkë, 25) Leskë dhe 26) Kserje. Për rrjedhojë, Komisioni merrte lejen të propozonte që një komision ekspertësh, mbështetur në informatat që mund të mblidhte në Stamboll dhe në vend e sipër, të bënte caktimin e kufijve në tokën e kufirit të kazasë së Korçës. Ndërkohë do të ishte e dobishme të vendosej, gjithashtu që këtej e deri në pikën ku fillonte përcaktimi i regjistruar në protokollin e Firences, një zonë neutre analoge me atë që ekzistonte në kufirin jugosllav. Kjo zonë mund të përfshinte katundet që ndodheshin nën pushtimin grek.2 Përpos analizës së situatës së brendshme dhe çështjes së kufijve, Komisioni Hetimor u kushtoi vëmendje të veçantë marrëdhënieve të Shqipërisë me shtetet fqinjë. Sipas tij, relacionet me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene mbartnin një rëndësi ekstreme, sepse gjysma e kufirit ishte e përbashkët dhe një numër i madh shqiptarësh jetonin aty. Anëtarët e Komisionit theksonin se qeveria jugosllave, duke e njohur “de jure” dhe emëruar një përfaqësues në Shqipëri i hapte rrugë zgjidhjes së shpejtë të mosmarrëveshjeve dypalëshe. Ndërsa, marrëdhëniet shqiptaro-greke dukeshin të vështira derisa Greqia të njihte krejtësisht kufijtë e vendosura nga Konferenca e Ambasadorëve, si dhe të drejtën e Shqipërisë mbi të ashtuquajturin Epiri i Veriut. Komisioni vërente se popullsia e këtyre krahinave, pa dyshim, ishte në shumicë të madhe në favor të regjimit ekzistues dhe përbënte një qendër me vlerë të lëvizjes nacionaliste shqiptare. Në të vërtetë, veçse një minorancë kishte greqishten për gjuhë mëmë dhe një pjesë e kufizuar e popullsisë frymëzohej nga ndjenjat helenofile. Ishin divergjencat fetare dhe arsimore që vononin përmirësimin e relatave shqiptaro-greke. Nga ana tjetër, Italia, nga pikëpamja gjeografike, dukej tregu natyral i produkteve të Shqipërisë dhe deklarata së fundmi e z. Schanzer në Dhomën italiane ishte kategorike mbi predispozitat miqësore të fqinjit të përtej Adriatikut. Meqënëse Shqipëria s’luante asnjë rol detar nuk kishte arsye që të konfliktoheshin interesat dypalëshe. Për më tepër, në krahinat jugore të Italisë banonin një numër i madh shqiptarësh, me influencë në zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të ardhshëm të shtetit të njohur rishtas. Për rrjedhojë, Shqipëria duhej të përpiqej me çdo 1
A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 312 AIH, A.V.37, Fl. 11-12 (Raport i përgjithshëm në Këshillin e Lidhjes së Kombeve nga Komisioni i Enqetës) 2
45
kusht të abstenonte influencat e jashtme aktive dhe t’i përkushtohej zhvillimit konstitucional, ekonomik dhe shoqëror.1 Gjatë prezantimit të raportit të Komisionit Hetimor në Këshill, më 12 maj 1922, Lordi Balfour deklaroi se asnjë organizatë, vend apo burrë shteti nuk mund të arrinte rezultatet e realizuara nga Lidhja e Kombeve në këtë sektor. Nëse qeveria serbo-kroatosllovene dhe qeveria shqiptare respektuan vendimet e marra nga Asambleja dhe nga Këshilli, të cilat Komisioni kishte për detyrë t’i zbatonte, kjo gjë ndodhi se shqiptarët dhe jugosllavët e dinin se Lidhja e Kombeve, Asambleja dhe Këshilli i saj nuk kishin qëllime egoiste, por synonin dobinë e të interesuarve.2 Nga ana tjetër, Këshilli vazhdonte të interesohej për fatin e Shqipërisë, duke iu përgjigjur kërkesës së qeverisë shqiptare të paraqitur nga delegati Frashëri e të përkrahur nga Komisioni i Anketës, dhe vendosi të mbante provizorisht në Shqipëri një anëtar të këtij Komisioni. Përveç kësaj, ftoi Komisionin ekonomik dhe financiar të Lidhjes së Kombeve që të dërgonte në Shqipëri ekspertë, të cilët do të bënin një raport mbi masat e përshtatshme për të inkurajuar përdorimin e kapitaleve të huaja në këtë vend. I kërkoi Këshillit financiar të propozonte një listë kandidatësh për t’i dërguar si këshilltar financiar të qeverisë shqiptare. Së fundi, Këshilli tërhoqi vëmendjen e Konferencës së Ambasadorëve mbi pjesën e Komisionit të Anketës që merrej me gjendjen në kufirin shqiptaro-grek dhe shfaqi shpresën për mundësinë e zgjidhjes së shpejtë të kësaj çështjeje.3 Këshilli i Lidhjes së Kombeve konkludoi se një Shqipëri e lirë dhe indipendente përbënte një kusht themelor për qetësinë dhe paqen në Ballkan.4
1
AIH, A.V.37, Fl. 25-29 T. Zavalani, op.cit., f. 265 3 AIH, A.V.37, Fl. 34 4 Dh. Berati, Qëllimet dhe ..., f. 7 2
46
1. 3 Konferenca e Ambasadorёve e Parisit dhe Shqipёria 1921-1922 Konferenca e Paqes në Paris përfundoi zyrtarisht me takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm, më 21 janar 1920, dhe ngarkoi me detyrën për të vazhduar punimet Konferencën e Ambasadorëve. Kjo e fundit do të trajtonte problemet që dilnin nga zbatimi i Traktateve të Versajës dhe do të merrej me zgjidhjen e çështjeve të mbetura pezull, si rasti i Shqipërisë. Konferenca e Ambasadorëve konsiderohej etapa e fundit për rinjohjen e Shqipërisë dhe të qeverisë së saj në arenën ndërkombëtare, pas anëtarësimit të vendit në Lidhjen e Kombeve. Ndonëse pranimi i Shqipërisë në këtë organizatë botërore ripohoi njohjen e saj si shtet i pavarur e sovran dhe garantoi njohjen kolektive të qeverisë në pushtet, asnjë fuqi nuk nxitoi të merrte masa konkrete për të vendosur marrëdhënie diplomatike me të. Ky bojkotim ndërkombëtar i Shqipërisë dhe mungesa e kontakteve të rregullta me qeveritë e shteteve evropiane dhe vendeve ballkanike pengonte zgjidhjen definitive të problemit të kufijve. Fakt që kishte ushqyer interesat e fqinjëve për cungimin e mëtejshëm territorial të Shqipërisë dhe vijimin e konflikteve kufitare. Me qëllim çtensionimin e marrëdhënieve me shtetet fqinjë u intensifikuan përpjekjet diplomatike të qeverisë shqiptare. Konkretisht, për të shmangur një përplasje të armatosur greko-shqiptare, pas largimit të kontigjentit ushtarak francez nga Korça, më 28 maj 1920, u nënshkrua Protokolli i Kapshticës ndërmjet përfaqësuesve grekë z. S. Iliaqis, guvernator i përgjithshëm e N. Trikupis, gjeneral i divizionit, dhe Eshref Frashërit, drejtor i përgjithshëm i Punëve Botore të Qeverisë së Tiranës, Jorgji Racit e Qani Dishnicës, respektivisht kryetar dhe anëtar i Këshillit të Parisë, Pandeli Cales, ish ministër shqiptar, Nikolla Zoit, drejtor i financave dhe kapitenit Selahedin Blloshmi. Ata ranë dakord që me kërkesë të përfaqësuesve shqiptarë, pala greke të merrte përgjegjësinë për të ndaluar përparimin e ushtrisë greke që po avanconte për të pushtuar Korçën, duke zëvendësuar ushtrinë franceze që largohej; qëllimi i këtij ndalimi ishte lehtësimi i marrëveshjes ndërmjet qeverisë greke dhe asaj shqiptare dhe forcimi i marrëdhënieve të mira të fqinjësisë midis dy popujve vëllezër dhe evitimi i çdo gjakderdhje.1 Derisa çështja të rregullohej qoftë nga Konferenca e Paqes, qoftë nga një marrëveshje e drejtpërdrejtë midis qeverisë greke dhe asaj shqiptare, kjo e fundit merrte përsipër këto detyrime: E para, asnjëri nga grekët, të cilët banonin në territorin që nuk u pushtua nga ushtria greke, nuk do të vuante pasoja për ndjenjat e tij. E dyta, shkollat dhe kishat greke do të funksiononin rregullisht në këtë territor. E treta, asnjë avancim nuk do të bëhej nga njëra ose tjetra palë përtej vijës së pushtuar nga ushtria greke para luftës së fundit dhe që fillonte nga fshati Slimnica në malin Gramoz, ndiqte vijën e ndarjes së ujërave ndërmjet Devollit të Sipërm dhe Aliakmon (Vistrica) e Lartme dhe kalonte në perëndim të fshatit Kapshticë, shkonte drejt veriut, duke kaluar nga perëndimi i fshatit Vërnik. Nga kjo pikë ajo orientohej drejt perëndimit, përshkonte kuotat 855, 1309, 1734 dhe 1090 dhe që andej, duke u drejtuar nga veriu, ndiqte majën e Malit të Thatë duke dalë në liqenin e Prespës. Postat e përparuara nuk mund të vendoseshin në vijën e caktuar më lart. Ndërsa, xhandarët shqiptarë, të ndodhur matanë kësaj vije, nga drejtimi i territorit grek, duhej të tërhiqeshin brenda 30 ditëve që nga data e nënshkrimit të protokollit.2
1 2
AQSH, F. 14, V. 1921, D. 209, Fl. 23 Ibid., Fl. 23-24
47
Të dy palët kontraktuese premtonin se do t’i nënshtroheshin vendimit të Konferencës, që do të caktonte përfundimisht vijën e kufirit.1 Kjo nuk nënkuptonte se qeveria shqiptare hiqte dorë nga kufijtë e 1913-ës, por pranonte rregullimin e çështjes vetëm në zonën e pushtuar nga grekët. Protokolli i Kapshticës kishte karakter të përkohshëm dhe nuk u ratifikua prej qeverive të interesuara. Për më tepër, okupimi grek i krahinës së Korçës, pas nënshkrimit të marrëveshjes, tregonte se Athina zyrtare ishte e vetëdijshme se ky territor i përkiste shtetit shqiptar.2 Nga ana tjetër, situata e krijuar në Shqipërinë e veriut me sulmin e bandave dhe të ushtrisë serbe dhe me revoltën e Mirditës të nxitur nga vetë Beogradi, e keqësoi shumë gjendjen në vend dhe ashpërsoi kontradiktat midis Fuqive të Mëdha. Italia kundërshonte veprimet serbe dhe nuk donte shtrirjen e tyre në tokat shqiptare, sidomos pas lëkundjes së pozitave të saj në Shqipëri. Po ashtu, Anglia nuk dëshironte zgjerimin e mëtejshëm të Jugosllavisë, e cila ishte mbështetje për influencën franceze në Ballkan sepse forcoheshin në këtë mënyrë pozitat e Francës, rivale kryesore e Anglisë mbas lufte.3 Ndërsa, mosmarrëveshjet me fqinjin e përtej Adriatikut buronin nga synimi i qeverisë italiane për të realizuar interesat strategjike në Shqipëri. Ajo ishte e gatshme të përdorte forcën e armëve dhe politikën e kompromisit për administrimin e Vlorës dhe të rrethinave. Fakt që u provua me zhvillimin e Luftës së Vlorës, e cila, për shkak të vështirësive të brendshme politike të qeverisë italiane dhe vendosmërisë së kryengritësve shqiptarë, i hapi rrugë bisedimeve diplomatike të palëve në konflikt. Ato përfunduan me nënshkrimin e Protokollit të Tiranës, më 2 gusht 1920, midis Ministrit Fuqiplotë të Mbretërisë italiane, kontit Gaetano Manzoni, dhe kryeministrit shqiptar, Sulejman Delvina. Marrëveshja parashikonte rregullimin e marrëdhënieve italo-shqiptare nga delegacionet respektive, për të garantuar dhe plotësuar interesat legjitime të dy vendeve mike; respektimin e sovranitetit shqiptar mbi Vlorën dhe pjesën tjetër të Shqipërisë, duke riatdhesuar trupat italiane të dislokuara në territorin shqiptar, me përjashtim të ishullit të Sazanit; transferimin e forcave shqiptare përtej lumit Shushicë dhe toka ndërmjet saj e detit do të konsiderohej zonë asnjanëse gjatë periudhës së riatdhesimit; mbajtjen ekskluzive të skelës së Vlorës nga autoritetet e trupat italiane për veprimet e imbarkimit; krijimin e një komisioni mikst italo-shqiptar që do të mbikqyrte mbrojtjen nga xhandarmëria shqiptare të ndërtesave dhe materialit, pronë e shtetit ose qytetarëve italianë; shpalljen e amnistisë reciproke, duke përjashtuar krimet e zakonshme. Këta të burgosur do t’u dorëzoheshin autoriteteve përkatëse. Përmbajtja e Protokollit paraprak të Tiranës nuk do të botohej. Vetëm nëse Konferenca e Paqes diskutonte çështjen shqiptare përpara hartimit të protokollit përfundimtar, atëherë palët kontraktuese mund ta përdornin dokumentin në Konferencë.4 1
“Çashtja e Shqypnis ..., 27 gusht 1921, f. 2 “Çashtja e Shqypnis përpara Këshillit të Lidhjes së Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E hënë, 29 gusht 1921, f. 2 3 AIH, A.V.67, Fl. 6 4 AQSH, F. 251, V. 1920, D. 35, Fl. 161-163 (Përmbajtja e Protokollit të Tiranës, 2 gusht 1920: I. Të gjitha çështjet që përkonin me marrëdhëniet e ardhshme miqësore midis Italisë dhe Shqipërisë do të shqyrtoheshin e zgjidheshin nga një delegacion italian dhe nga një delegacion shqiptar, me qëllim garantimin dhe plotësimin e interesave legjitime të Italisë dhe të Shqipërisë. II. Qeveria italiane, për të dhënë prova të ndjenjave të saj të respektit për sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe për tërësinë territoriale të Shqipërisë, do të riatdhesonte trupat italianë që ishin të dislokuar në Vlorë e në bregdetin e saj dhe në pjesën tjetër të Shqipërisë, me përjashtim të ishullit të Sazanit. Data e mbarimit të zbrazjes së bregdetit të 2
48
Po më 2 gusht 1920, përfaqësuesi Italian, G. Manzoni, në letrën drejtuar kryetarit të qeverisë shqiptare, S. Delvina, e vinte në dijeni se i nevojitej një afat maksimal prej një muaji për imparkimin e trupave italiane nga Vlora, që nga dita pasuese pas nënshkrimit të protokollit. Nisja e trupave do të fillonte nga banesat e Vlorës dhe kodrinat përreth, në mënyrë që pas 15 ditësh të zbrazej tërësisht dhe autoritetet e xhandarmërisë shqiptare të mund të merrnin në dorëzim qytetin dhe administratën. Gjatë 15 ditëve pasuese, do të riadhtesoheshin trupat e tjera, në mënyrë që brenda 30 ditëve rrethi i Vlorës dhe bregdeti të zbrazej plotësisht.1 Nënshkrimi i Protokollit të Tiranës i hoqi Romës çdo të drejtë për të kërkuar nga Konferenca e Paqes njohjen e pretendimeve të saj në Shqipëri. 2 Nga ana tjetër, “me mënjanimin e mandatit italian dhe sidomos të sovranitetit të Italisë mbi krahinën e Vlorës, raporti i forcave ndryshoi në favor të ruajtjes së pavarësisë dhe të tërësisë tokësore të shtetit shqiptar. Rrjedhimisht, duke humbur pozitat e veta në Shqipëri, Italia nuk kishte më asnjë interes që të lejonte përmbushjen e pretendimeve greke e jugosllave mbi Shqipërinë”.3 Kjo situatë shkaktoi debate të mëdha midis Fuqive Aleate për rregullimin e çështjes shqiptare në kuadër të Ballkanit. Arsyet ishin: 1. rivaliteti anglo-francez për shtrirjen e influencës në rajon dhe, 2. politika penetruese italiane në Shqipëri e më tej. Roma zyrtare kishte modifikuar qëndrimin e saj, duke braktisur kërkesën e protektoratit mbi Shqipërinë qendrore, që ishte njohur në Traktatin e Fshehtë të Londrës (1915), por theksonte interesimin e saj të vazhdueshëm për të siguruar një pozitë strategjike në Adriatikun lindor. Për këtë qëllim, qeveria italiane kërkoi mbështetjen e diplomacisë britanike, me ndikim në qarqet e politikës ndërkombëtare. Më 11 janar 1921, ambasadori italian në Londër, De Martino, në takimin me zëvendës-sekretarin e Shtetit, E. Crowe, Vlorës do të caktohej në një letër që i plotfuqishmi italian do t’i dërgonte kryetarit të qeverisë shqiptare. Mënyrat do të caktoheshin nga një komision i posaçëm i përzier italo-shqiptar. III. Ndërkohë forcat shqiptare do të transferoheshin përtej lumit Shushicë dhe toka ndërmjet Shushicës dhe detit do të konsiderohej zonë asnjanëse gjatë periudhës së riatdhesimit. Megjithatë, qeveria shqiptare mund të dërgonte funksionarë të saj për të marrë në dorëzim administratën e qytetit dhe të krahinës së Vlorës, të shoqëruar nga një repart i mjaftueshëm xhandarmërie, pasi të kishin kaluar 15 ditë nga fillimi i riatdhesimit të trupave italianë. Postat e xhandarmërisë, të nevojshme për të mbajtur rregullin në zonën asnjanëse, do të dërgoheshin nga autoritetet shqiptare. IV. Gjatë periudhës së veprimeve të imbarkimit, autoritetet dhe trupat italiane do të mbanin në dispozicion të tyre ekskluziv skelën e Vlorës. Vendime të përshtatshme do të merreshin nga komisioni i përzier i përmendur në nenin II, për të siguruar gjatë periudhës së zbrazjes tregtinë dhe kalimin e popullsisë civile. V. Një komision mikst italo-shqiptar, i krijuar posaçërisht dhe në marrëveshje, do të merrte masat e duhura për ruajtjen dhe respektimin nga ana e xhandarmërisë shqiptare të ndërtesave dhe materialit që ishin pronë e Italisë dhe e qytetarëve italianë, duke iu drejtuar, sipas nevojës, specialistëve teknikë italianë. Ndërtesat pronë e qeverisë italiane në qytetin e Vlorës do të vlerësoheshin nga një komision i posaçëm i përzier italo-shqiptar, dhe do t’i dorëzoheshin qeverisë shqiptare. Vlerës së çmuar kështu do t’i llogariteshin edhe shumat e paguara për dëmet e shkaktuara dhe diferenca do të llogaritej në kredi ose detyrim. Si pasojë, qeveria shqiptare do të hynte në detyrime përkundrejt atyre që kishin të drejtë. Përjashtohej një ndërtesë e caktuar si vendqëndrim për Konsullatën italiane. VI. Do të bëhej një amnisti reciproke, duke përjashtuar krimet e zakonshme. VII. Të gjithë italianët që, për arsye të ndryshme, ishin arrestuar, do të liroheshin në të njëjtin afat, kur do të zbrazej bregdeti i Vlorës. Të burgosurit për krime të zakonshme do t’u dorëzoheshin autoriteteve përkatëse kompetente. VIII. Teksti i këtij protokolli paraprak nuk do të botohej dhe as do t’i njoftohej të huajve, pos ndonjë marrëveshjeje midis të dy palëve) 1 A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 264 2 Arben Cici. Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934. Tiranë: Afërdita, 2002, f. 41 3 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 167
49
shprehu dëshirën për vijimin e marrëdhënieve miqësore midis Anglisë dhe Italisë, madje të bëheshin më të afërta për problemet në lidhje me Mesdheun. Duke konstatuar interesat ekonomike britanike dhe ndihmën e saj për pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, De Martino, i propozoi qeverisë angleze të bashkëpunonin në mënyrë reciproke për avancimin politik të shtetit shqiptar. Ai pohonte haptazi pretendimet për një pozitë dominuese të Italisë në çështjen shqiptare. Meqënëse nuk kishte interesa të veçanta politike në Shqipëri, E. Crowe e informonte përfaqësuesin italian se qeveria angleze dëshironte vetëm ta shikonte vendin të mirë qeverisur dhe të bashkuar me një qeveri të qëndrueshme, duke besuar se politika angleze ishte në harmoni me diplomacinë italiane.1 Nga ana tjetër, më 2 mars 1921, në notën drejtuar përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha, përkatësisht kryeministrit anglez, Ll. George, atij francez A. Briand, Kontit italian Sforza dhe Baronit japonez Hayashi, kryedelegati shqiptar në Konferencën e Paqes, Mithat Frashëri, u bënte të ditur domosdoshmërinë e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike me qeverinë shqiptare. Duke u kujtuar faktin se Shqipëria ishte njohur shtet i pavarur nga Konferenca e Londrës më 1913 dhe pranë qeverisë së saj u akredituan ministrat respektivë nga fuqitë mbrojtëse. Për më tepër, me rezolutën e dhjetorit 1920, Lidhja e Kombeve e konsideronte Shqipërinë të denjë për t’u bërë anëtare e organizatës. Mbështetur në një situatë diplomatike, të cilën vetëm ngjarjet e mëvonshme e pezulluan përkohësisht, si edhe në aktin e Lidhjes së Kombeve, që i njihte Shqipërisë gjithë të drejtat e një shteti të qeverisur lirisht dhe të pavarur, iu kërkua qeverive të shteteve aleate të rivendosnin marrëdhëniet diplomatike zyrtare, me qëllim që shteti shqiptar të rifillonte një jetë normale në qetësi dhe paqe.2 Qeveria italiane u përpoq të shfrytëzonte çështjen e kufijve të papërcaktuar definitivisht dhe statusin politik jo të konsoliduar të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Ambasadori De Martino, në takimin me E. Crowe, më 9 mars 1921, deklaroi se Italia dëshironte të shihte të vendosur pavarësinë e Shqipërisë. Por, në rast se ajo nuk realizohej në praktikë, Roma kërkonte t’i njihej një pozicion i privilegjuar në vend. Për këtë qëllim, qeveria italiane kishte siguruar edhe përkrahjen e Francës, e cila nuk kishte interesa politike në Adriatik. E. Crowe e quajti propozimin të paqartë dhe i kërkoi ambasadorit italian të hartonte termat e një formule. Për Foreign Office-in, Shqipëria duhej të ishte një vend me stabilitet të garantuar, që të mos shndërrohej në vatër konflikti në rajon. Qëndrimin e saj diplomacia angleze e paraqiti në memorandumin e 14 prillit 1921, në të cilin shprehej synimi i Foreign Office-it për ta ndihmuar Shqipërinë për një fillim të mbarë, por pa marrë ndonjë përgjegjësi në zhvillimet e ardhshme. Kontributi do të kufizohej në: 1. njohjen zyrtarisht të Shqipërisë si shtet i pavarur dhe autonom; dhe 2. modifikimin e kufijve të vitit 1913 në atë masë sa të siguronin rendin dhe paqen në Ballkan. Për kufijtë e jugut mund të përshtatej edhe vija e parashikuar në marrëveshjen Tittoni-Venizellos, të 29 korrikut 1919, ndërsa në veri e në lindje duhej ushtruar presion në Beograd për largimin e trupave jugosllave përtej kufirit të 1913-ës. Politika angleze tregohej e kujdesshme, duke patur parasysh interesat strategjike dhe ekonomike të Italisë në Shqipëri.3
1
Pranvera Dibra. “Diplomacia angleze dhe vendimi i 9 nëntorit 1921 për Shqipërinë”, Studime historike, nr. 3-4, 2002, f. 42-43 2 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 17 3 P. Dibra, “Diplomacia angleze …, f. 43-45
50
Më 20 prill 1920, sekretari i jashtëm britanik, Earl Curzon, i propozoi qeverisë italiane, që meqënëse krijimi i një shteti të pavarur e të vetëqeverisur shqiptar dhe përcaktimi i kufijve të tij ishin çështje të një rëndësie ndërkombëtare, me të duhej të merreshin Fuqitë Aleate që operonin në Konferencën e Paqes. Konkretisht, kjo çështje të shtrohej për diskutim në Konferencën e Ambasadorëve në Paris, e cila të ekzaminonte dhe të jepte zgjidhjen optimale për kufijtë e ardhshëm të këtij shteti si dhe për formën e njohjes që i duhej akorduar. Qeveria italiane, e frikësuar se mos diskutimi i çështjes shqiptare në një konferencë ndërkombëtare dhe vendimet e saj do të mishëroheshin në traktate të reja, që mund të anulonin automatikisht premtimet e mëparshme, hezitoi fillimisht të jepte një përgjigje pozitive për propozimin britanik dhe shpalli se preferonte që çështja të trajtohej me anë të shkëmbimit të notave në mes Italisë, nga njëra anë, dhe fuqive të tjera, nga ana tjetër. Praktikë që nuk u pranua nga pala angleze.1 Paralelisht me diskutimet e diplomacisë evropiane për mënyrat e zgjidhjes së problemit shqiptar, Tirana zyrtare bëri përpjekje për të normalizuar marrëdhëniet me fqinjët,2 duke dërguar delegacione të saj në Athinë dhe Beograd, por pa rezultat. Ky qëndrim i vonuar për njohjen e qeverisë shqiptare buronte nga: 1. synimet greke dhe jugosllave për të shkëputur mundësisht territore të tjera dhe 2. këmbëngulja e Romës për të siguruar me çdo kusht njëfarë sanksionimi ndërkombëtar të “interesave të posaçme italiane” në Shqipëri.3 Në këto rrethana, kryetari i delegacionit shqiptar në Paris, Mithat Frashëri, më 29 prill 1921, përsëriti thirrjen drejtuar qeverisë britanike dhe franceze për rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike. Duke tërhequr vëmendjen për ngjarjet që zhvilloheshin në kufirin me Serbinë dhe Greqinë, që rrezikonin paqen në Ballkan, vendosja e marrëdhënieve diplomatike cilësohej e vetmja alternativë për të sheshuar me shpejtësi konfliktet me fqinjët.4 Por, qëllimi i qeverisë britanike ishte të procedohej sa më parë me caktimin e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve. Kjo zgjedhje synonte fshirjen e Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915-ës, që cënonte pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, në të mirë të rregullimeve të përgjithshme territoriale në Adriatikun lindor. I nënshkruar në kushte të papërshtatshme të zhvillimit të Luftës së Parë Botërore, tashmë mbetej detyrë e Fuqive Aleate të gjenin zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare. Transferimi i problemit të kufijve në Konferencën e Ambasadorëve u kundërshtua nga përfaqësuesit shqiptarë në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, të cilët kërkonin shqyrtimin e çështjes në bazë të artikujve 11 dhe 15 të Paktit, për zbrazjen e tokave shqiptare nga forcat e huaja. Këtij refuzimi të trupit diplomatik iu bashkangjitën protestat mbarë popullore5 në qytete të ndryshme të vendit. Në to shprehej e drejta e pamohueshme e shqiptarëve mbi viset e rrëmbyera prej gjirit të shtetit, por, në qoftë se Konferenca e Ambasadorëve do të prekte kufijtë e 1913-ës, që përbënin veçse pjesën më të vogël të drejtësisë që iu njoh kombit shqiptar, ata ishin të gatshëm të bënin kurdoherë çdo sakrificë për shtetin dhe kombësinë e tyre.6
1
R. Gurakuqi, op.cit., f. 229-230 AQSH, F. 146, V. 1921, D. 37, Fl. 1 3 A. Puto, “Problemi i statusit të Shqipërisë ..., f. 19 4 AMPJ, V. 1921, D. 54, Fl. 36 5 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 46 6 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 121 2
51
Gjatë diskutimeve në seancën e 25 qershorit 1921 të Këshillit të Lidhjes lindi i ashtuquajturi “konflikti i kompetencave”, që nënkuptonte trajtimin e çështjes së kufijve shqiptarë njëkohësisht nga Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorëve. Për të rrëzuar kërkesën shqiptare, përfaqësuesit e Greqisë dhe të Jugosllavisë mbrojtën tezën se kufijtë e Shqipërisë nuk ishin caktuar ende përfundimisht. Përcaktimi i tyre ishte kompetencë ekskluzive e Konferencës së Paqes, e organit të saj, Këshillit të Lartë të Fuqive Aleate, pra, e “Konferencës së Ambasadorëve si përfaqësuese e Këshillit”. Delegatët Jovanovitch, Aleksandropolis dhe Frangulis e dinin mirë se “vendimi më i favorshëm për ta do të vinte nga Konferenca e Ambasadorëve, ku Franca përkrahte interesat e tyre – për të realizuar të vetat, – sesa nga Lidhja e Kombeve, e cila udhëhiqej nga parimet e drejtësisë dhe jo nga pikëpamjet dhe dëshirat e ndonjë vendi apo grupi vendesh”.1 Duke hedhur poshtë arsyetimin e fqinjëve, delegati shqiptar, F. Noli, theksonte se Konferenca e Ambasadorëve kishte përgjegjësi për rregullimin e problemeve midis fitimtarëve dhe të mundurve në luftë, pra, të atyre që dilnin nga traktatet e paqes të përfunduara pas lufte. Kurse Shqipëria nuk ishte shtet ndërluftues, ajo ishte neutrale; për rrjedhojë, nuk mund ta njihte kompetencën e Konferencës së Ambasadorëve për kufijtë e saj, sepse këto ishin caktuar që përpara lufte. Rolin e arbitrit midis dy palëve e mori përfaqësuesi anglez Fischer, i cili u caktua si raportues nga ana e Këshillit. Ai i dha të drejtë tezës greko-jugosllave, duke iu referuar traktatit të Saint Germain [Sen Zhermen], nenit 89, i cili kishte të bënte me caktimin e kufijve të Shqipërisë, prandaj kjo çështje hynte në kompetencën e Konferencës së Ambasadorëve d.m.th. në sferën e traktateve të paqes pas lufte.2 Me të marrë përgjegjësinë për shqyrtimin e çështjes së kufijve shqiptarë, Konferenca e Ambasadorëve formoi një Komision Ekspertësh, të përbërë nga italiani Galli, francezi Laroche dhe britaniku Temperley.3 Ata filluan diskutimin me ishullin e Sazanit,4 të pushtuar nga Italia fqinjë, i cili kishte rëndësi strategjike dhe jetësore për interesat italiane në Adriatik. Përfaqësuesi i Italisë shprehte vendosmërinë e Romës zyrtare për të mos hequr dorë nga zotërimi i ishullit, duke mohuar cënimin e pavarësisë së Shqipërisë. Ai përmendi Protokollin e Tiranës, të nënshkruar një vit më parë, që përfaqësonte një ndër akordet më origjinale, të favorizuar nga Lidhja e Kombeve dhe të aprovuar prej fuqive. Dinjiteti i Shqipërisë nuk do të lëndohej dhe Italia mund të fitonte Sazanin me sanksionin e aleatëve dhe me fuqinë e Këshillit të Lidhjes, po të merrte përsipër zotimin e mbrojtjes së Vlorës dhe përgjithësisht të Shqipërisë në qoftë se ky vend kanosej nga invazione. Problemi i Sazanit dhe i Vlorës nuk paraqiste vështirësitë e lindura rrotull kufirit shqiptar; prandaj, qeveria italiane, duke mos besuar të ishte vetëm ajo e interesuara kryesore në këtë çështje, shpresonte të siguronte mbështetjen e diplomacisë angleze.5 Por, Foreign Office e kundërshtoi kërkesën nominale të Italisë për dhënien e kësaj nisie në bazë të Traktatit të Fshehtë të Londrës [1915], i cili ishte anuluar vetë prej 1
J. Swire, op.cit., f. 278 A. Puto, Historia diplomatike …, f. 351-352 3 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 110 4 AIH, A.V.30, Fl. 46 (Deklarata e përfaqësuesit të Jugosllavisë. Vija e kufirit e pranuar prej Konferencës së Ambasadorëve, Pjesa e Adriatikut, Vlora) 5 “Shqipëria dhe marrëveshja anglo-italiane”, Drita, v. II, nr. 57, Gjirokastër, E hënë, 1 gusht 1921, f. 3 2
52
qeverisë italiane që nënshkroi më vonë Traktatin e Rapallos me Jugosllavinë.1 Po ashtu, Anglia ishte e vetëdijshme për rëndësinë e madhe detare që kishte ishulli i Sazanit për Shqipërinë dhe shqiptarët, të cilët nuk do të pranonin t’ia jepnin Italisë. Ky qëndrim i Foreign Office-it krijoi pakënaqësi në qarqet politike italiane. Ministri i Punëve të Jashtme, Della Torretta, hodhi poshtë deklaratat e ministrit të jashtëm anglez se “indipendenca e Shqipërisë kërkonte që Italia të largohej nga Sazani”. Ai iu përgjigj se Italia nuk e kishte zaptuar por e mbante ishullin e Sazanit bazuar në traktatin e lidhur me guvernën shqiptare.2 Po nëse ishulli binte në duart e një fuqie tjetër do të përbënte një rrezik jo vetëm për pavarësinë e Shqipërisë, por edhe për sigurimin e Italisë në Adriatik. Prandaj, sa kohë që vazhdonte kjo situatë ndërkombëtare, dhe Anglia vijonte të mbante Gjilbraltarin, Maltën italiane, Qipron greke, dhe Franca Korsikën italiane dhe Vizertën e Tunuzit, dhe Italia kishte të drejtë të mbante ishullin e vogël të Sazanit.3 Për më tepër, diplomacia italiane shfaqte pretendimin për një status të privilegjuar të Italisë në Shqipëri,4 për arsye të pozitës gjeostrategjike dhe shpenzimeve të kryera në këtë vend. Ndërkohë që diskutohej çështja e Sazanit, Legata e Mbretërisë Serbo-KroatoSllovene në Londër u shpreh kundër posedimit italian të ishullit, duke argumentuar se kërkesa e Italisë për të mbajtur të pushtuar Sazanin* ishte provë se në rast lufte me Jugosllavinë, ajo mund ta shndërronte Vlorën në një bazë detare dhe në një bazë për zbarkimin e trupave që duke përshkruar Shqipërinë do të sulmonin në territoret e Shtetit Serbo-Kroato-Slloven. Për këtë arsye e konsideronte të drejtë legjitime për t’u mbrojtur mbajtjen e pikave strategjike në Shqipërinë e veriut, që do të shërbenin për të kundërshtuar një pushtim të mundshëm.5 Në qoftë se Italia braktiste Sazanin edhe Serbia do të largohej nga të ashtuquajturat pika strategjike. Përndryshe Serbia nuk do t’i lejonte shqiptarët e zhvendosur të ktheheshin në fshatrat e tyre. Mbështetur në qëndrimin zyrtar jugosllav, majori britanik I. S. Barnes i sugjeronte ambasadorit De Martino se nëse Italia hiqte dorë nga Sazani do të ishte më e lehtë t’i largonin jugosllavët nga territoret e Shqipërisë së veriut dhe, më pas, Italia mund të bënte marrëveshje me qeverinë shqiptare për ripushtimin e ishullit. De Martino e konsideroi një zgjidhje artificiale sepse, në mënyrë të dukshme, çështja e Sazanit nuk ishte gjë tjetër veçse një pretekst i serbëve për të pushtuar territore shqiptare, dhe nëse u mungonte ky pretekst serbët do të gjenin të tjera. Ai i kërkoi majorit Barnes ta shqyrtonte çështjen e Adriatikut, me rëndësi jetësore për Italinë, jo vetëm nga pikëpamja shqiptare apo serbe, por mbi të gjitha nga këndvështrimi i
1
“Italia, Shqipëria dhe Sazani”, Drita, v. II, nr. 61, Gjirokastër, E shtunë, 3 shtator 1921, f. 1 “Inglia këshillon Italinë që indipendenca shqiptare e kërkon që të zbrazet Sazani”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 27 gusht 1921, f. 1 3 “Italia dhe çështja e Sazanit”, Dielli, Boston Mass., vol. XIII, viti 13-të, E mërkurë, 24 gusht 1921, f. 1 4 “Italia dhe çështja shqiptare”, Drita, v. II, nr. 60, Gjirokastër, E dielë, 28 gusht 1921, f. 1 * Ishulli i Sazanit ndodhet si një roje në hyrjen e Vlorës për ta fshehur kundrejt çdo sulmi dhe për të mbikqyrur udhën që të shpie aty. Kalimi i vendosur në veri të Sazanit ishte i papraktikueshëm, për arsye se aty deti ishte i cekët, dhe atëhere mbetej shtegu nga jugu për të hyrë në gjirin e Vlorës. Lartësitë e Zvërnecit nga veriu dhe të Linguetës nga jugu dhe, midis këtyre, lartësia e Sazanit, mund të formonte një sistem fortifikimi mjaft të fortë dhe të plotë për ta bërë thuajse absolute sigurinë strategjike të gjirit të brendshëm. (AIH, A.V.30, Fl. 46) 5 “Marrëdhëniet anglo-italiane për Sazanin”, Dielli, Boston Mass., E hënë, 29 gusht 1921, f. 1 2
53
marrëdhënieve midis Italisë dhe Britanisë së Madhe dhe për domosdoshmërinë e konsolidimit të relatave tradicionale të dy vendeve.1 Punimet në Komisionin e Ekspertëve dëshmuan qëndrimin e Italisë e të Francës në favor të ruajtjes së kufijve të 1913-ës, dhe propozimin anglez për disa modifikime në veri dhe në lindje të Shqipërisë.2 Harved Temperley, në letrën dërguar kryedelegatit shqiptar në Paris, Mithat Frashërit, e informonte mbi nevojën e kryerjes së rregullimeve të vogla tokësore, për arsye ekonomike dhe administrative bazuar në ekzaminimet më të specializuara në terren. Nuk ishte çështja se Londra vendosi që qytetet e Dibrës dhe Strugës t’i caktoheshin Serbisë. Por çfarë vlerësohej si pjesë kontrolluese e rrugës në mes të dy qyteteve i ishte dhënë Shqipërisë. Përfundimisht po ta okuponte këtë, Shqipëria do të kishte gjithmonë ngatërresa në dogana etj. Ky territor, veçanërisht shterp, nuk mund të kishte ndonjë avantazh për shqiptarët. Prandaj, propozimi britanik këmbëngulte për një rektifikim të ngjashëm me atë në bregun e liqenit të Ohrit. Në këtë mënyrë, liqeni i Linit, i cili kontrollonte 3 ose 4 km të rrugës në mes të Elbasanit dhe Korçës, duhej t’i cedohej Shqipërisë. Posedimi i këtij qyteti nga ana e Serbisë i jepte mundësinë asaj t’a ndërpriste këtë rrugë, duke shmangur çdo lloj vështirësie dhe incidenti të mundshëm. Ky përfaqësonte gjithashtu qytetin më të madh të caktuar për rektifikimet në veri dhe në lindje. Në qoftë se pala shqiptare refuzonte t’i pranonte këto rregullime, përfundimi do të ishte vetëm pengimi i marrëdhënieve tregtare midis dy vendeve, duke mos prokuruar ndonjë avantazh asnjërës anë. Për rrjedhojë, i sugjerohej qeverisë shqiptare t’i vlerësonte me objektivitet ndryshimet e propozuara, që ishin kalkuluar me sinqeritet në të mirë të Shqipërisë.3 Përsa i përket kufirit jugor, Konferenca e Ambasadorëve vendosi sigurimin e vijës së 1913-ës, falë kërkesës italiane. Foreign Office, për të përmirësuar marrëdhëniet me Italinë, braktisi pretendimet greke për Korçën dhe Gjirokastrën, të aprovuara në kompromisin anglo-franko-italian të 13 janarit 1920.4 Diplomacia angleze zgjodhi të mos konfliktohej me Italinë për çështjen e Vorio-Epirit, duke garantuar njëkohësisht edhe miqësinë e popullit shqiptar. Në notën zyrtare dërguar ministrit të Punëve të Jashtme, Pandeli Evangjeli, përfaqësuesi italian, Castoldi, dhe ai anglez, G. Hayres, e vinin në dijeni për vendimin mbi pandryshueshmërinë e kufijve jugorë të Shqipërisë.5 Nga ana tjetër, qeveria e Tiranës i shprehte mirënjohjet më të përzemërta përfaqësueve të Mbretërisë së Anglisë dhe të Italisë, për njohjen e një të drejte që ishte dhuratë e natyrës dhe baza e parë për paqen e dëshirueshme në Ballkan.6 Përpos çështjes së kufijve, diplomacia evropiane vijonte diskutimet për kërkesën e Italisë mbi ishullin e Sazanit dhe sigurimin e një pozite të veçantë në Shqipëri. Roma i prezantoi Foreign Office-it një formulë të shkruar që ndryshonte shumë nga propozimet e mëparshme. Sipas saj, 1. aleatët e njihnin Shqipërinë si një shtet të pavarur; 2. ruajtja e pavarësisë shqiptare përbënte një interes strategjik dhe jetësor, politik dhe ekonomik për Italinë, e kjo në lidhje me interesat e saj mbrojtëse në Adriatik; 3. për rrjedhojë, Italia, meqënëse kishte marrë vetvetiu nismën për ndërtimin e një shteti shqiptar kombëtar të 1
AQSH, F. 263, V. 1921, D. 11, Fl. 62 (Korrespondencë ndërmjet Legatës Italiane dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme mbi protestat e popullit dhe gjendjen e krijuar nga problemi i Sazanit) 2 Guri Malësori, “Çështja shqiptare”, Shqipëria e re, v. III, nr. 43, Kostancë, E djelë, 21 gusht 1921, f. 2 3 AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 192-194 4 V. Vinaver, artikull i cituar, f. 194 5 “Komunikatë”, Drita, v. II, nr. 60, Gjirokastër, E dielë, 28 gusht 1921, f. 1 6 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 79
54
pavarur, kishte detyrimin të vëzhgonte realizimin efektiv, si dhe zhvillimin e konsolidimin e tij; 4. në rast se shteti shqiptar dështonte, me gjithë qëndrimin e favorshëm të Italisë dhe aleatëve, këto të fundit i njihnin Italisë të drejtën për një veprim direkt për të ruajtur interesat e saj të veçanta të mbrojtjes strategjike në Adriatik, mbi bazën e situatës diplomatike e cila ekzistonte përpara nismës italiane për pavarësinë e Shqipërisë.1 Formula italiane përcillte frikën se territori shqiptar mund të shndërrohej në një bazë sulmesh të Greqisë dhe Jugosllavisë kundër Italisë në Adriatik, duke mos marrë parasysh se si vende anëtare të Lidhjes së Kombeve, nenet 10 dhe 11 të Paktit parashikonin mbrojtjen e indipendencës dhe të tërësisë tokësore të tyre nga çdo agresion i jashtëm. Qeveria britanike e refuzoi formulën e mësipërme, çka detyroi politikën italiane të paraqiste një variant të ndryshuar të saj. Në të pohohej se aleatët e njihnin Shqipërinë si anëtare të Lidhjes së Kombeve, por në qoftë se rrezikohej pavarësia e shtetit shqiptar, për arsye që nuk lidheshin me Italinë, atëherë aleatët do të merrnin masa për ta rivendosur atë në përputhje me Paktin e Lidhjes. Nëse këto masa rezultonin jo efektive, aleatët do t’i njihnin Italisë të drejtën të ruante interesat e saj të veçanta konform situatës diplomatike që ekzistonte para se ajo të merrte iniciativën për të siguruar pavarësinë e Shqipërisë. Kështu, Italia spostohej një hap prapa për ndërhyrjen e saj në Shqipëri, që do të paraprihej nga aleatët. Kjo lëvizje kishte për qëllim të gjente miratimin e diplomacisë britanike. Por, Foreign Office e cilësoi propozimin italian si kompromentim të pavarësisë së Shqipërisë para se ajo të njihej.2 Për rrjedhojë, përgatitja e një formule të përshtatshme për të dyja palët mbante të tensionuara marrëdhëniet anglo-italiane. Arritja e kompromisit politik midis Britanisë së Madhe dhe Italisë kushtëzohej jo vetëm nga synimi për të garantuar një pozitë strategjike dhe për të shtrirë influencën politike në Adriatik, por edhe nga rivaliteti i tyre për interesa ekonomike në Shqipëri. Fakt që vërehet gjithashtu në letërkëmbimin midis F. Nolit dhe M. Konicës në shtator 1921. I ngarkuar me punë diplomatike në Britani, Mehmet Konica kërkonte që qeveria shqiptare të mbështeste kompanitë koncesionare angleze, si p.sh. shoqërinë AngloPersiane për shfrytëzimin e vajgurit në vend. Duke deklaruar se në qoftë se veprohej ndryshe, do të ishte një mungesë takti politik dhe një hap me pasoja të rrezikshme për shtetin shqiptar.3 Nga ana tjetër, Italia pranonte që iniciativa e disa kompanive angleze nuk kishte ndonjë rëndësi politike në Shqipëri. Nëse italianët nuk kishin mundur të merrnin ndonjë koncesion, kjo i faturohej qeverisë së tyre, e cila në vend t’i linte këto çështje në duar të veçanta dhe në nismën private, ishte përpjekur të fitonte një pozitë të posaçme për tregtinë dhe industrinë italiane në Shqipëri me politikën e forcës dhe të shtrëngimit, duke zbehur simpatinë personale që kishin shqiptarët kundrejt italianëve. Në qoftë se nëpërmjet negociatave problemi do të zgjidhej në mënyrë të kënaqshme si për Fuqitë ashtu edhe për Shqipërinë, italianët do të rifitonin pozitën e humbur dhe nuk do të frikësoheshin nga konkurrenca. Puna për të përparuar Shqipërinë ekonomikisht nuk mund të bëhej nga një fuqi e vetme, që mund të shkaktonte vonesa; gjë që ishte kundër interesave të Italisë, e cila synonte shtimin e shpejtë të fuqisë blerëse në Shqipëri, në të
1
R. Gurakuqi, op.cit., f. 238 P. Dibra, “Diplomacia angleze …, f. 51 3 A. Puto, Historia diplomatike …, f. 355 2
55
mirë të fabrikantëve italianë, që për shkak të pozitës gjeografike të Italisë kishin një avantazh më të madh mbi të gjithë rivalët.1 Pas negociatave intensive midis aleatëve për administrimin e statusit të ardhshëm nacional të Shqipërisë, Konferenca e Ambasadorëve, më 28 shtator 1921, pranoi formulën anglo-italiane,2 të përkrahur formalisht edhe nga qeveria franceze e japoneze. Fuqitë e Mëdha pohonin se pavarësia, integriteti dhe paprekshmëria e kufijve të Shqipërisë ishin një çështje me rëndësi ndërkombëtare. Prandaj, dhunimi i tërësisë tokësore dhe i indipendencës së vendit mund të përbënte kërcënim për sigurinë strategjike të Italisë.3 Në formulën e arritur në Paris ndërmjet Hardinge të Penshërstit, Jules Cambon-it, Bonin-it dhe K. Ishii-së parashikohej: 1. Në qoftë se Shqipëria do të ndodhej përpara pamundësisë për të ruajtur integritetin e saj territorial, ajo ishte e lirë t’i drejtohej Këshillit të Lidhjes së Kombeve me një kërkesë për ndihmë të huaj. 2. Qeveritë e Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Japonisë kishin vendosur se, në një rast të tillë, do t’u jepnin udhëzime përfaqësuesve të tyre në Këshillin e Lidhjes që të rekomandonin Italinë për restaurimin e kufijve të Shqipërisë. 3. Në rast kërcënimi të integritetit ose pavarësisë, si territorial ashtu edhe ekonomik të Shqipërisë, për shkak të një agresioni të huaj ose ndonjë ngjarjeje tjetër, dhe nëse vendi nuk kishte shfrytëzuar të drejtën që i jepte neni 1, Qeveritë e lartpërmendura i njoftonin gjendjen e krijuar Këshillit të Lidhjes së Kombeve. Në rastin kur ndërhyrja gjykohej e arsyeshme nga ana e Këshillit, Qeveritë e lartpërmendura udhëzonin përfaqësuesit e tyre në përputhje me nenin 2. 4. Në qoftë se Këshilli i Lidhjes së Kombeve vendoste, me shumicë votash, se ndërhyrja nuk ishte e dobishme, Qeveritë e lartpërmendura do ta shqyrtonin çështjen përsëri, duke u frymëzuar nga parimi i shprehur në hyrjen e kësaj deklarate, se çdo ndryshim i kufijve të Shqipërisë përbënte një rrezik për sigurinë strategjike të Italisë.4 Pikërisht kur Konferenca e Ambasadorëve pranoi kufijtë e 1913-ës, ambasadori italian në Paris, Konti Bonin Longare, kundërshtoi disa modifikime të vogla në veri dhe veri-lindje të Shqipërisë, të propozuara nga ekspertët në favor të Jugosllavisë. Një vend afro 400 km i madh, i banuar krejtësisht nga shqiptarë, i kalonte shtetit Serbo-KroatoSlloven për të siguruar pozitën në Dibër dhe në Prizren. Por, ekspertët nuk kishin marrë në konsideratë kërkesat më të logjikshme të Shqipërisë, si nga pikëpamja etnografike dhe strategjike në veri, ku shteti shqiptar mund të shpërblehej për humbjen që po pësonte në lindje, për të mirën e paqes së brendshme, që turbullohej nga fakti se kufiri i rekomanduar i ndante malësorët në dy pjesë.5 Garantimi i stabilitetit, sidomos synimi për të shmangur zgjerimin e ndikimit jugosllav në Shqipëri, diktuan Kontin Bonin Longare të insistonte për ruajtjen të paprekur të kufijve të vitit 1913. Ky qëndrim i diplomacisë italiane krijoi pakënaqësi në qarqet angleze, të cilat kishin mbështetur kërkesën e Italisë që Korça dhe Gjirokastra t’i mbetej Shqipërisë. Për më tepër, refuzimi i Romës, për ndryshimet territoriale në interes të Jugosllavisë, nuk influenconte në përmirësimin e marrëdhënieve dypalëshe, por thjesht 1
“Këshilla e Ambasadorëve dhe Shqipëria”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 22 tetor 1921, f. 3 “Italisë do t’i ngarkohet mbrojtja e Shqipërisë”, Posta e Korçës, v. I, nr. 52, E martë, 4 tetor 1921, f. 1 3 AIH, A.V.25, Fl. 9; AIH, A.V.51, Fl. 67; Françesko Jakomoni. Politika e Italisë në Shqipëri. Tiranë: 55, 2005, f. 11 4 AQSH, F. 251, V. 1921, D. 54, Fl. 88 5 “Këshilla e Ambasadorëve dhe …, f. 3 2
56
mund të vononte pranimin përfundimtar të akordit anglo-franko-italian, që nuk hynte në fuqi më parë se të caktoheshin kufijtë shqiptarë.1 Në analizën e politikës së brendshme dhe të jashtme të Italisë, kryeministri Bonomi deklaronte se prioritet i qeverisë së tij ishte jo vetëm forcimi i situatës ndërkombëtare të vendit, por edhe të vepronte për të ruajtur pozitën e tij si fuqi e madhe. Në lidhje me të drejtat e Italisë, ai lakmonte t’i fitonte pa përpjekje e zemërime, duke mbajtur më të madhin akord me aleatët. Disa nga rivendikimet e qeverisë italiane si Shqipëria hynte në sferën e interesave strategjike dhe mbrojtëse. Pikëpamja e Italisë për shtetin shqiptar u përkrah plotësisht prej vendeve aleate. Përfshirë këtu edhe sovranitetin italian mbi ishullin e Sazanit, për të cilin kryeministri Bonomi besonte se Anglia dhe Franca do të aprovonin kërkesat e tij të drejta.2 Një fakt i tillë shkaktoi zemërim të thellë te populli shqiptar, i cili protestoi energjikisht kundër cënimit të pavarësisë së vendit prej Italisë, që e kishte njohur atë qysh me nënshkrimin e Traktatit të Londrës më 1913. Në qytetin e Vlorës u organizua një miting i madh në mbrojtje të ishullit të Sazanit. Gjatë fjalës së tij, prof. Jau Minga denoncoi politikën italiane, duke e krahasuar me reagimin e qenit kur zë lepurin, që nga një anë e puthte dhe në tjetrën e mbyste, e me këto dhelpërira dëshironte Italia ta mbante Sazanin, kyçin e Adriatikut ose më saktë grykën e të gjithë shqiptarëve. Por Shqipëria dhe shqiptarët historikisht nuk i kishin pranuar thonjtë e armikut e kështu nuk do të pranonin që italianët të mbanin Sazanin, i cili ishte pjesë e pandarë e vendit.3 I lidhur me besën e shenjtë që trashëgonte nga të parët e vet, populli shqiptar shprehte vullnetin për të bërë çdo sakrificë që të mos lëshonte as më të voglin gurë prej kufijve të 1913-ës. Ata përbënin më të paktën drejtësi të fituar, prandaj shqiptarët nuk do të njihnin asnjë vendim diplomatik, qoftë prej Konferencës së Ambasadorëve dhe prej Lidhjes së Kombeve, që prekte këto kufij dhe lëndonte sovranitetin e shtetit shqiptar.4 Çështja e kufijve të papërcaktuar të Shqipërisë bëhej burimi kryesor i konflikteve dhe intrigave kundër tërësisë tokësore. Prandaj, miku i shqiptarëve, Lordi Robert Cecil, nga Asambleja e Lidhjes, i bënte thirrje Konferencës së Ambasadorëve se vonesa të tilla ishin kriminale për paqen e botës. Ato shkaktonin pa rreshtur trazira, për pasojë nuk mund të shanin shtetet e interesuar nëse ngacmonin popullin që të dilnin të fituar, secili për qëllimin e tij. Askush s’kishte të drejtë të luante me jetën dhe me fatin e popujve për të ndjekur, për të mos thënë shpërdoruar, metodat e diplomacisë së vjetër.5 Në këto rrethana vijonin protestat e popullit shqiptar për mbrojtjen e të drejtave kombëtare, duke i kërkuar Konferencës së Ambasadorëve t’i jepte fund masakrave dhe mizorive, të kryera nga shtetet e huaja ndaj Shqipërisë së Sipërme dhe Çamërisë, që të mos ishin të ndara, por të bashkoheshin në një entitet kombëtar, siç i kishte krijuar natyra dhe i madhi zot.6 Ndërkohë, shtypi evropian, konkretisht gazeta italiane “Idea Nazionale”, informonte mbi një akord të fshehtë për sistemimin serbo-grek të çështjes shqiptare, për të cilin ishte në dijeni edhe Ministria e Jashtme e Anglisë. Përpos 1
“Akordi anglo-franko-italian dhe vendimet e aleatëve mbi çështjen shqiptare”, Drita, v. II, nr. 66, Gjirokastër, E djelë, 9 tetor 1921, f. 2-3 2 “Deklarata e kryeministrit italian mbi çështjen shqiptare”, Drita, v. II, nr. 66, Gjirokastër, E djelë, 9 tetor 1921, f. 3 3 AQSH, F. 263, V. 1921, D. 11, Fl. 155 4 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 147 5 Dh. Berati, Shënime historike: mbi ..., f. 5 6 AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 108
57
bashkëpunimit politik midis dy shteteve, akordi parashikonte edhe brezat që do të pushtonte ushtria serbe në veri dhe ajo greke në jug të Shqipërisë, si dhe caktonte kufijtë që Greqia e Serbia do t’i kërkonin aleatëve.1 Gjenda në vend u përkeqësua me agresionin serb në territoret e Shqipërisë së Veriut, fakt që u denoncua menjëherë përpara Kuvendit të Lidhjes së Kombeve.2 Megjithatë, ushtria jugosllave, me fuqi të madhe, vazhdonte sulmin e pandërprerë përgjatë kufijve veriore, duke depërtuar në katundet shqiptare Kars, Krasnik, Has, Obot dhe Roka. Këto fshatra ndodheshin nga ana e Shkodrës, dhe, pa dyshim, qëllimi i serbëve ishte të zaptonin Shkodrën.3 Por, shqiptarët nuk mund të toleronin një humbje tokash në formën e rektifikimit të kufijve të 1913-ës.4 Ndërsa, qeveria jugosllave, në komunikatën mbi konfliktin shqiptaro-serb, argumentonte se ushtria e rregullt serbo-kroato-sllovene mbante, që më 1918, një linjë demarkacioni në Shqipëri, në kufijtë që nuk ishin ndarë ende. Së fundi, për arsye të mundimeve për të aprovizuar, ushtria serbe ishte hequr nga Drini i Zi dhe kishte lënë në linja demarkacioni vetëm disa ushtarë të paktë. Duke përfituar nga kjo gjë, shqiptarët sollën në këtë vend më shumë se 3000 trupa, të cilët kapërcyen linjën e demarkacionit në tokën serbe. Komandati i ushtrisë jugosllave qëlloi të merrte përsëri linjën e parë, që u zaptua nga ushtria e Tiranës, e cila u bë shkak për luftë në të dy palët. Kështu, linja serbe mbeti në duart e shqiptarëve, ndërsa trupat nga Tirana nisën një goditje të re në Lezhë dhe Drinin e Zi.5 Kjo situatë e tensionuar në veri të Shqipërisë mobilizoi përfaqësuesit e Britanisë së Madhe, të Francës dhe të Italisë t’i bënin presion qeverisë së Beogradit për të zbrazur sa më shpejt tokat shqiptare të pushtuara prej ushtrisë së saj.6 Njëkohësisht, Fuqitë e Mëdha vijonin negociatat diplomatike, në Konferencën e Ambasadorëve, për të gjetur gjuhën e kompromisit në lidhje me zgjidhjen e problemit të kufijve të Shqipërisë. Por, arritja e konsensusit paraqitej e vështirë sepse Italia tregohej e palëkundur për realizimin e pretendimeve të saj në Adriatikun lindor. Fakt që u pohua edhe nga sekretari i parë i Ministrisë së Jashtme britanike, Oliver Hardy, kur deklaroi se Italia i kishte bërë shantazh qeverisë angleze për të dhënë miratimin e saj, si i vetmi çmim i kërkuar për të lejuar që diskutimi i kufijve dhe i njohjes eventuale të Shqipërisë të shkonte përpara. Foreign Office shfaqte preokupimin që çështja të sqarohej sa më parë, për arsye të rrezikut të ndërmarrjes së një veprimi të pavaruar nga ana e Lidhjes së Kombeve. Ajo mundi ta reduktonte formulën italiane në formën më paqësore dhe vendosi t’a aprovonte. Deklarata kishte natyrën e një marrëveshje private të bërë në kurriz të Shqipërisë. Formulimi i saj ishte evaziv, gjë që i lejonte italianëve liri interpretimi. Ky koment i O. Hardy-t dëshmonte se pavarësisht prirjeve pozitive të diplomacisë angleze për Shqipërinë, si një palë e painteresuar politikisht për vendin, por vetëm për stabilitetin e rajonit, Londra nuk rezultoi tërësisht e suksesshme për të përballuar pretendimet e
1
“Nga shtypi italian”, Drita, v. II, nr. 68, Gjirokastër, 23 tetor 1921, f. 4 “Liga e Kombeve dhe Shqipëria”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 22 tetor 1921, f. 7 3 “Shqipëria proteston kundër Serbisë në Ligën e Kombeve”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 29 tetor 1921, f.1 4 “Ofensiva e serbëve në Shqipëri”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 5 nëntor 1921, f. 1 5 “Komunikata jugosllave për konfliktin shqiptaro-serb”, Shqipëria e re, v. III, nr. 51, Kostancë, E djelë, 23 tetor 1921, f.1 6 “Një çap i përbashkët i aleatëve pranë qeverisë serbe për zbrapsjen e tokave shqiptare të pushtuara prej serbëve”, Shqipëria e Re, v. III, nr. 52, Kostancë, E djelë, 30 tetor 1921, f. 4 2
58
mëdha italiane në Shqipëri, sepse kishte nevojë për mbështetjen e Romës kundrejt interesave të politikës së jashtme angleze.1 Një situatë e tillë në marrëdhëniet anglo-italiane u reflektua edhe në seancën e 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, kur pak para se të nënshkruante vendimin për kufijtë e Shqipërisë, Lordi britanik Hardinge tërhoqi vëmendjen e përfaqësuesve të qeverive firmëtare lidhur me pasaktësinë midis paragrafit të parë të preambulës dhe tekstit të vendimit. Ai theksonte se nuk ishte e drejtë të thuhej, pa rezerva, se u ripohua traseja e vitit 1913, pasi u bënë shumë rektifikime lokale, me një shtrirje të konsiderueshme në territoret në veri dhe në veri-lindje të Shqipërisë. Ndërsa, Konti italian Bonin Longare u përpoq të vërtetonte se modifikimet e parashikuara nuk mund ta ndryshonin parimin e përgjithshëm që ripohonte kufijtë e 1913-ës, sepse ato kishin të bënin vetëm me një pjesë të vogël të trasesë dhe konsideroheshin të kryera në zbatim të udhëzimeve të dhëna nga Komisioni i caktimit të kufijve.2 Diskutimet në Konferencën e Ambasadorëve përfunduan me nënshkrimin nga Perandoria britanike, Franca, Italia dhe Japonia të vendimit të 9 nëntorit që rikonfirmonte vijën e kufijve të Shqipërisë, të caktuar nga Traktati i Londrës më 1913. Duke vlerësuar se kufiri jugor i vendit ishte përcaktuar në terren nga Komisioni i delimitacionit, që hartoi Protokollin e Firences,3 më 17 dhjetor 1913, ndërsa Komisioni i caktimit të kufijve në veri dhe në lindje u detyrua të ndërpriste punimet më 1914 për shkak të luftës, u vendos: I. Qeveritë nënshkruese të këtij vendimi njihnin qeverinë e Shqipërisë, të mëkëmbur si shtet sovran dhe i pavarur; II. Një Komision i përbërë prej katër anëtarësh, të caktuar nga qeveritë nënshkruese të vendimit, do të ngarkohej, brenda një afati sa më të shkurtër, të përcaktonte në terren vijën e kufirit në veri dhe veri-lindje të Shqipërisë në kushtet e parashtruara më poshtë; III. Me qëllim që të siguroheshin marrëdhënie të fqinjësisë së mirë midis shteteve të vendosur në të dy anët e kufirit të caktuar, Komisioni do të mbante parasysh limitet administrative dhe interesat ekonomike lokale. Në mënyrë të veçantë, ai do të rektifikonte trasenë e caktuar, më 1913, nga Konferenca e Ambasadorëve të Londrës: a) në rajonin në veri-lindje të Shkodrës, në mënyrë që, duke mbrojtur qytetin, të siguroheshin daljet dhe mbrojtja e Podgoricës, si dhe t’u garantohej popullsive shqiptare fqinje kalimi i lirë përmes kësaj krahine bashkë me gjësendi; b) në rajonin në perëndim dhe në jug të Prizrenit, me synimin për t’i lënë territorit të Prizrenit rrethinat e tij të natyrshme: kufiri i ri, që do të caktohej në vend, do të niste nga maja (kreshta) 729 në jug të Godenit dhe në lindje të Qafës së Prushit në drejtimin verijug, dhe do të arrinte në kufijtë e 1913-ës në jug të Vadit, duke kaluar nëpër kuotat 1996 (Pashtriku), 2381 (Koritnik) dhe 2512 (veri-lindje të Vadit), duke e lënë në lindje limitin e territorit të okupuar nga klani i Gorës, sipas hartës 1-200.000 të Shtabit austriak të 23 janarit 1911, riprodhuar për Institutin Gjeografik të ushtrisë italiane; c) në rajonin në perëndim dhe në jug-lindje të Dibrës, në mënyrë që të lihej tërësisht jashtë territorit shqiptar rruga nga Dibra në Strugë dhe të sigurohej kështu liria e komunikimeve ekonomike të Dibrës;
1
P. Dibra, “Diplomacia angleze …, f. 57-58 AQSH, F. 251, V. 1921, D. 44, Fl. 357 3 “Konferenca e Ambasadorëve njojti zyrtarisht Shqipërinë për shtet indipendent dhe sovran”, Shqipëria e re, Kostancë, v. III, nr. 60, E djelë, 25 dhjetor 1921, f. 1 2
59
d) në rajonin e Linit, me qëllim që t’i jepej Shqipërisë qyteti i Linit dhe të siguroheshin në brigjet e liqenit të Ohrit komunikimet ekonomike midis Elbasanit dhe Korçës. IV. Komisioni do të kishte mundësi të tërhiqte, me titull konsultativ, anëtarë të caktuar përkatësisht nga shtetet në të dy anët e kufirit. Ai do të merrte parasysh kërkesat e formuluara nga qeveritë e këtyre shteteve, duke patur kujdes që rektifikimet eventuale të shkaktonin sa më pak zhvendosje të popullsisë. Në përfundim të punimeve, Komisioni do të hartonte një Protokoll që do t’i paraqitej për miratim qeverive nënshkruese të këtij vendimi.1 Vendimi i 9 nëntorit 1921 të Fuqive të Mëdha për çështjen e kufijve nuk mori parasysh plotësisht rivendikimet e drejta të kombit shqiptar, duke provuar edhe një herë se parimi “Le driot des petites nations”* nuk ishte veçse një teori e pasuksesshme për popujt e vegjël. Kështu, aleatët, që të siguronin interesat e tyre reciproke, bënë ndaj Shqipërisë padrejtësinë më të madhe që mund t’i bëhej një shteti të vogël dhe të varfër. Dyqind mijë shqiptarë u shkëputën me forcë dhe u sakrifikuan për synimet e fuqive kundër çdo principi etnik dhe njerëzor. Viset më të çmuara të Shqipërisë, si nga pikëpamja ekonomike dhe strategjike, u hoqën prej hartës etnografike. Për rrjedhojë, fati i atdheut nuk ishte gjë tjetër, vetëm se një lodër e kapriçove dhe e interesave të shteteve të huaja.2 Megjithatë, vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, më 9 nëntor 1921, kishte rëndësi të madhe për rikonfirmimin e Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran, duke u shoqëruar me njohjen de jure dhe de facto të qeverisë shqiptare. E para që e komunikoi njohjen ishte qeveria britanike nëpërmjet përfaqësuesit të saj në Durrës, Eyre Crowe. Më pas, njoftuan zyrtarisht aktin e njohjes edhe Italia e Franca. Nga ana tjetër, vendimi i 9 nëntorit provonte politikën e padrejtë të aleatëve me kryerjen e rektifikimeve territoriale në veri dhe në veri-lindje të Shqipërisë. Vendit iu shkëput një pjesë e krahinës së Lumës, të Hasit dhe të Gollobordës, me popullsi shqiptare, në dobi të Jugosllavisë. Po ashtu, negativisht ndikoi edhe njohja e pozitës së veçantë të Italisë në Shqipëri,3 e përcaktuar në deklaratën e nënshkruar nga katër Fuqitë e Mëdha. Me miratimin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve, qeveria italiane ngarkohej me përgjegjësinë e ruajtjes së indipendencës dhe të integritetit territorial e ekonomik të Shqipërisë nga ndonjë agresion i jashtëm apo çfarëdo rrethane tjetër. Kjo klauzolë binte në kundërshtim me artikujt 10 dhe 11 të Paktit të Lidhjes, që përbënin garanci për shtetet anëtare në rast sulmi dhe parashikonin masat që duheshin marrë për të siguruar paqen e kombeve. Kundër këtij vendimi protestoi qeveria shqiptare, e cila kërkoi që vetë Lidhja e Kombeve të garantonte dhe të mbronte në qoftë se ishte e nevojshme pavarësinë e Shqipërisë ndaj çdo agresioni të mundshëm. Por, duke patur parasysh që Lidhja e Kombeve nuk kishte një fuqi të armatosur për të vënë në veprim vendimet e saj, qeveria shqiptare propozoi që një shtet, i cili nuk kishte interesa direkte në vend, të ngarkohej për ta ndihmuar materialisht dhe ushtarakisht në rast se Shqipëria binte viktimë e një sulmi të paprovokuar, qoftë nëpërmjet ushtrisë ose duke përdorur agjentë për të shkaktuar trazira të brendshme. Por, për fat të keq, Lidhja e Kombeve dominohej nga shtetet që përbënin 1
AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 364-365 * “Të drejtat e kombeve të vegjël” 2 “Vendimi mbi kufijtë shqiptarë dhe Delegata jonë në Paris”, Shqipëria e Re, Kostancë, v. III, nr. 56, E djelë, 27 nëntor 1921, f. 2 3 AIH, A.V.117, Fl. 12
60
Konferencën e Ambasadorëve në Paris, prandaj si mbetej gjë tjetër veçse të zbatonte vendimin e 9 nëntorit 1921.1 Ky vendim iu njoftua qeverisë greke dhe jugosllave, që të ndërmerrnin hapat e duhura për të vepruar në përputhje me të. Mirëpo, ushtria serbe vazhdonte të përparonte në Shqipëri, duke shkaktuar trazira në rajon e më gjerë. Në këto rrethana, kryeministri britanik, Lloyd George, i kërkoi Këshillit të Lidhjes së Kombeve të shqyrtonte gjendjen dhe të merrte masat e nevojshme bazuar në nenin 16 të Paktit, po qe se Shteti SerboKroato-Slloven nuk do të bindej ose do të vononte kryerjen e detyrave të tij.2 Shkelja e këtij neni nënkuptonte fillimin e luftës me të gjitha shtetet anëtare të Lidhjes dhe ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare e financiare me këtë vend luftues. Këshilli u rekomandonte anëtarëve të organizatës masat navale ose ushtarake që duhej të merreshin për të shtrënguar shtetin luftëtar të respektonte ekzistencën e Lidhjes, në rast të kundërt ky vend përjashtohej me votim unanim.3 Një situatë e tillë e pafavorshme për Beogradin kushtëzoi Marka Gjonin dhe shokët e tij, më 12 nëntor 1921, të hynin në marrëveshje me qeverinë shqiptare për t’u dorëzuar, duke humbur shpresën për ndihmë nga Jugosllavia, e cila ishte e detyruar të zbatonte medeomos vendimin e Konferencës së Ambasadorëve dhe të largohej nga toka shqiptare.4 Më 18 nëntor 1921, Fuqitë e Mëdha në Paris vendosën të formonin një zonë demarkacioni përgjatë kufirit serbo-shqiptar, që do të ishte e lirë nga të gjithë trupat, si serbe dhe ato shqiptare, derisa kufiri të përcaktohej në terren. Konferenca e Ambasadorëve e mori këtë vendim me një synim të dyfishtë: 1. T’i siguronte liri të plotë lëvizjeje Komisionit të Kufijve që kishte për detyrë të përcaktonte kufijtë në terren; 2. Të shmangte çdo mundësi konflikti midis trupave shqiptare dhe serbe ndërkohë që puna e këtij Komisioni vazhdonte. Por, për të siguruar marrëdhënie miqësore midis fqinjëve dhe për të garantuar jetën dhe pronat e popullsisë serbe në zonën neutrale, qeveria mbretërore kishte përgatitur vendosjen e detashmenteve të policisë dhe të xhandarmërisë të saj në këtë zonë, pasi ishin larguar trupat e rregullta. Ky vendim i Beogradit iu komunikua Konferencës së Ambasadorëve më 5 dhjetor 1921. Duke analizuar shqetësimin e qeverisë serbe, Konferenca ndante opinionin se masat për ruajtjen e rendit në zonën neutrale mund të realizoheshin nga bashkitë apo autoritetet lokale. Kështu, më 9 dhjetor aleatët ftuan qeverinë mbretërore të urdhëronte policinë, xhandarmërinë dhe trupat e saj të rregullta të evakuoheshin nga zona neutre. Shteti Serbo-Kroato-Slloven iu bind vendimit të Konferencës së Ambasadorëve, duke treguar se respektonte neutralitetin e zonës së demarkacionit të përcaktuar në kufirin shqiptaro-serb.5 Në këtë drejtim, një kontribut të rëndësishëm dha qeveria italiane, e cila synonte të fitonte përsëri influencën e mëparshme në Shqipëri nëpërmjet mënjanimit të rolit të fqinjëve. Para së gjithash ishte vepër e diplomacisë italiane që politika agresive e Parisit, sikundër u shfaq në konfliktin kufitar shqiptaro-serb më 1921, të pësonte disfatë në Lidhjen e Kombeve.6 Sipas telegramit zyrtar të Ministrisë së Punëve të Brendshme, nr. 1
T. Zavalani, op.cit., f. 268 J. Swire, op.cit., f. 293 3 “Konferenca e Ambasadorëve njohu zyrtarisht Shqipërinë për shtet indipendent dhe suveren”, Posta e Korçës, v. I, nr. 67, E martë, 15 nëntor 1921, f. 1 4 T. Selenica, op.cit., f. 90 5 AMPJ, V. 1921, D. 58, Fl. 81-82 (Nota, proces-verbale, memorie të shqyrtuara në Lidhjen e Kombeve mbi vendimet e Konferencës së Ambasadorëve lidhur me caktimin e kufijve të shteteve të ndryshme) 6 AIH, A.V.92, Fl. 7 2
61
4554, datë 18 dhjetor 1921, Nënprefektura e Matit njoftonte se ushtria jugosllave i kishte liruar të gjitha viset e Shqipërisë të caktuara në Konferencën e Ambasadorëve, ku, përfshirë edhe Mirditën, mbretëronte një qetësi e plotë.1 Ndërkohë Komisioni Hetimor, i ngarkuar nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve, do të raportonte rregullisht për gjendjen e brendshme të Shqipërisë dhe marrëdhëniet e saj me shtetet fqinjë.2
1 2
AMPJ, V. 1921, D. 48, Fl. 197 AIH, A.V.95, Fl. 10
62
KREU I DYTË POLITIKA E FUQIVE TЁ MЁDHA EVROPIANE KUNDREJT SHQIPЁRISЁ NЁ PERIUDHЁN MIDIS DY LUFTЁRAVE BOTЁRORE 2. 1 Gjeopolitika evropiane dhe shteti shqiptar 1920-1924 Politika e Fuqitë të Mëdha fituese të luftës, në Konferencën e Paqes së Parisit, nuk lejoi konsolidimin e pozitës së Shqipërisë në arenën ndërkombëtare. Paqebërësit e përdorën çështjen shqiptare si mjet këmbimi për të kënaqur interesat e shteteve fqinjë. I tillë ishte kompromisi anglo-franko-italian i 13-14 janarit 1920, që parashikonte copëtimin e Shqipërisë ndërmjet Greqisë, Jugosllavisë dhe Italisë.1 Kjo e fundit këmbëngulte për sigurimin e sovranitetit mbi Vlorën dhe mandatin italian mbi shtetin shqiptar, pretendim që shkelte pavarësinë dhe integritetin territorial të vendit. Aktiviteti diplomatik i Romës zyrtare u konkretizua me politikën e ndjekur nga pushtuesi italian në Shqipëri, i cili jo vetëm kufizoi shtrirjen administrative të qeverisë së përkohshme të Durrësit, por e vendosi atë nën kontrollin direkt të komandës ushtarake. Fakt që tregonte synimet ekspansioniste të fqinjit të përtej Adriatikut karshi shtetit shqiptar, duke rritur njëkohësisht mosbesimin mbarë popullor ndaj aftësisë së qeveritarëve të Durrësit për të përballuar situatën e tensionuar të kohës.2 Madje autoritetet italiane të pushtimit, për të realizuar interesat e tyre strategjike, u përpoqën të pengonin qarqet politike dhe atdhetare shqiptare të thërrisnin Kongresin Kombëtar të Lushnjes, por pa sukses. Gjatë zhvillimit të punimeve të Kongresit, më 2831 janar 1920,3 delegatët e pranishëm protestuan kundër fragmentarizimit të Shqipërisë sipas klauzolave të Traktatit të Fshehtë të Londrës të 1915-ës. Ata kundërshtuan vendosjen e shtetit shqiptar nën mandatin apo protektoratin e një fuqie të huaj, duke shprehur gadishmërinë deri në vetëflijim të popullit shqiptar për ruajtjen e tërësisë tokësore dhe të pavarësisë së plotë. Delegatët nuk u pajtuan as me projektet e padrejta të Konferencës së Paqes dhe tërhoqën vëmendjen e diplomacisë britanike, franceze dhe italiane për domosdoshmërinë e respektimit të të drejtave kombëtare të shqiptarëve.4 Si faktor me rëndësi në gjeopolitikën evropiane, qeveria angleze u informua në mars 1920, nga përfaqësuesit Luigj Bumçi dhe Dr. Mihal Turtulli, për paudhësitë e fqinjëve ndaj kombit shqiptar dhe të drejtën e tij për një qeverisje të pavarur e sovrane. Me ndihmën e mikut të Shqipërisë, A. Herbert, u organizuan dy mbledhje në parlamentin britanik, me pjesëmarrje të deputetëve dhe lordëve, ku delegatët shqiptarë shpalosën problemet në lidhje me çështjen kombëtare. Në takimin e parë, ata demaskuan shpifjet e armiqve që i cilësonin shqiptarët të ndarë dhe të paaftë për t’u vetëqeverisur, duke argumentuar se muhamedanët dhe të krishterët jetonin si vëllezër dhe ishin të bashkuar me mendje e zemër për shpëtimin e Atdheut. Në mbledhjen e dytë, përfaqësuesit shqiptarë hodhën poshtë pretendimet greke për Korçën e Gjirokastrën dhe kërkuan largimin e ushtrisë jugosllave nga territoret në veri të Shqipërisë. Ata i paraqitën situatën e përgjithshme politike dhe qëllimet e fqinjëve edhe sekretarit të kryeministrit Lloyd 1
AIH, A.V.79, Fl. 18 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 139 3 AIH, A.V.51, Fl. 67 4 T. Selenica, op.cit., f. 74 2
63
George, z. Philiph Cerr, të cilit i komunikuan se shqiptarët ishin të gatshëm të vetësakrifikoheshin për të mos pranuar copëtimin e vendit dhe mandatin e Italisë, të Greqisë apo të Jugosllavisë. L. Bumçi dhe Dr. Turtulli shtuan se shqiptarët ishin të zotë të qeveriseshin vetë, pa patur nevojë për mbrojtjen e Lidhjes së Kombeve.1 Misioni diplomatik pranë kancelarive evropiane i ndërgjegjësoi delegatët shqiptarë për mendimin dominues mbi Shqipërinë. Ata kishin konstatuar se Fuqitë e Mëdha i konsideronin shqiptarët të përçarë dhe të paaftë përsa i përket zgjidhjes së problemit kombëtar. Qëndrim që nxiti delegatët L. Bumçi dhe Dr. Turtulli të sygjeronin disa orientime në politikën e jashtme që duhej të ndiqte qeveria shqiptare. Greqia të hiqte dorë nga Gjirokastra dhe ortodoksëve t’u garantoheshin të gjitha të drejtat që nuk cënonin sovranitetin e Shqipërisë. Roma zyrtare të braktiste qëllimet mbi Vlorën dhe mandatin mbi shtetin shqiptar, duke i hapur rrugë marrëdhënieve miqësore dypalëshe. Ndërsa, anglezëve dhe francezëve t’ju lihej të kuptonin se shqiptarët përbënin një element qetësie në Ballkan.2 Por, Parisi vijonte të përcaktonte veprimtarinë e komandës ushtarake franceze në Korçë, e cila u përball me kërkesën e përfaqësuesve lokalë për të lejuar bashkimin administrativ të krahinës me qeverinë kombëtare. Këtij propozimi diplomacia frënge iu përgjigj me tërheqjen e komandës ushtarake nga Korça, në maj 1920,3 duke përkrahur zëvendësimin e saj me trupat greke. Për të shmangur depërtimin e tyre, forcat atdhetare u mobilizuan dhe ngritën flamurin kombëtar shqiptar në qytetin e Korçës. Ishte këshilla e Londrës dhe angazhimi në luftë i ushtrisë greke në Azinë e Vogël, që detyruan Venizellosin të nënshkruante me palën shqiptare, më 28 maj 1920, Protokollin e Kapshticës. Sipas tij, a) ndalohej hyrja e grekëve në Korçë derisa të vendoseshin kufijtë nga Konferenca e Paqes ose nga një marrëveshje dypalëshe dhe, b) minoritetit grek i garantohej e drejta e arsimimit dhe e besimit fetar.4 Kështu, me përjashtim të 26 fshatrave në jug-lindje të Korçës, Shqipëria e jugut mbeti e lirë nga trupat grekë.5 Nga ana tjetër, autoritetet ushtarake italiane mbanin të pushtuar krahinën e Vlorës. Fakt që detyroi Komitetin e “Mbrojtjes Kombëtare” t’i drejtonte një ultimatum, më 3 qershor 1920, komandatit të forcave italiane, gjeneral S. Piacentini-t, për të tërhequr kontigjentin ushtarak. Duke i kujtuar “kushtet e vendosjes së ushtrisë italiane në Vlorë, më 1914, dhe garancinë e komandatit se Italia e lirë nuk kishte qëllime mbi Vlorën, por arsyeja e vetme e zbarkimit të trupave ishte të siguronin një bazë strategjike në rast lufte midis Italisë dhe Austro-Hungarisë. Populli shqiptar nuk organizoi asnjë rezistencë, veçse ndihmoi trupat italianë të ushtronin pushtetin e tyre, duke iu nënshtruar për pesë vjet okupacionit ushtarak. Trajtimi i Shqipërisë si koloni italiane, me kufizime në përdorimin e gjuhës, së administratës dhe të flamurit ishte më i keq se sa gjatë sundimit osman. Akoma më i rëndë paraqitej copëtimi i vendit, i parashikuar në Traktatin e Fshehtë të Londrës, më 1915, që shkelte vendimet e Konferencës së Ambasadorëve të vitit 1913. Vërtet Italia përfaqësonte një fuqi të madhe që mund t’i nënshtronte me armë shqiptarët, por ajo nuk mund të ndalonte popullin e vogël shqiptar të vetësakrifikohej për idealin e
1
Dr. A. Gj. Shllaku, op.cit., f. 54-56 Ibid., f. 58-60 3 AIH, A.V.57, Fl. 22 4 AIH, A.V.129, Fl. 14 5 J. Swire, op.cit, f. 237 2
64
lirisë së tij”.1 Pakënaqësia nga përgjigjet evazive të Romës, se do të diskutonte lidhur me administrimin e qytetit, pasi të kishte marrë nga Konferenca e Paqes sovranitetin mbi Vlorën,2 dhe ndjenja e thellë kombëtare nxitën kryengritësit shqiptarë të nisnin luftën e armatosur në fillim të qershorit 1920. Gjendja e vështirë social-ekonomike dhe politike e qeverisë italiane favorizoi aktivitetin e Komitetit “Mbrojtja Kombëtare” e Vlorës dhe të qindra vullnetarëve të mobilizuar.3 Komunistët dhe socialistët italianë, që ishin në kulmin e fuqisë së tyre, kundërshtuan dërgimin e ushtarëve dhe të materialit luftarak në Shqipëri. Fakt që u përforcua nga ministri i Luftës, gjeneral Bonini, i cili, në rrethanat e brendshme të vendit, e konsideronte të papërshtatshme furnizimin me trupa dhe armatime të ushtrisë italiane në Vlorë, që do të provokonte greva të përgjithshme, demonstrata popullore, tepër të dëmshme për solidaritetin e ushtrisë, e cila nuk duhej t’i ekspozohej provave të tilla.4 Nën presionin e opinionit publik dhe të situatës politike, z. Giolitti, u bë simbol i mbështetjes së pavarësisë së Shqipërisë. I kthyer në pushtet, më 15 korrik 1920, ai shpalli në Senat se Italia duhej të ripohonte politikën tradicionale kundrejt shtetit shqiptar, indipendenca e të cilit përbënte një ndër garancitë më të mëdha për lirinë e Adriatikut, pasi në bregun lindor të tij do të gjendej një popull mik.5 Më 27 korrik 1920, ministri italian i Punëve të Jashtme, Carlo Sforza, e denoncoi marrëveshjen Tittoni-Venizellos, duke e quajtur atë vetëm si një “mënyrë sjelljeje”, për të cilën të dy delegacionet ishin marrë vesh se do ta mbanin në Konferencës së Paqes së Parisit.6 Po ashtu, në raportin e mbajtur përpara parlamentit italian, më 6 gusht, ministri Sforza, u përpoq të qetësonte ndjenjat e qarqeve ekstremiste të Romës, kur pohoi se pamundësia për të qëndruar të sigurt e të qetë në Vlorë dhe njëkohësisht pakënaqësia që iu shkaktua shqiptarëve nga nënshkrimi i pakteve ndërkombëtare të fshehta, por që nuk mbetën të tilla, kishte zgjuar lëvizjen kombëtare shqiptare.7 Për më tepër, kriza politike në Itali dhe dekurajimi i trupave italianë, nga mungesa e furnizimeve dhe gjendja e rëndë shëndetësore, si dhe vijimi i kryengritjes së armatosur të udhëhequr nga Komiteti i “Mbrojtjes Kombëtare” të Vlorës, detyruan Romën të firmoste Marrëveshjen e Tiranës, më 2 gusht 1920. Sipas saj, qeveria italiane njihte sovranitetin shqiptar mbi Vlorën dhe tërësinë tokësore të vendit, duke marrë masa për tërheqjen e ushtrisë nga Vlora e përreth, me përjashtim të ishullit të Sazanit. 8 Për arsye të brendshme politike, Italia nuk mund të kërkonte më ta qeveriste Shqipërinë drejtpërdrejt, prandaj ajo u kufizua të siguronte iniciativën e plotë diplomatike në çështjen shqiptare, duke njohur pavarësinë e vendit. Me këtë mënyrë ajo pengoi çdo palë tjetër nga vendosja në brigjet e Adriatikut, por i rezervoi vetes ndërmarrjen e aksioneve të mëtejshme kur ta lejonin rrethanat.9 Qëndrim që ishte në kundërshtim me deklaratën zyrtare të Romës se
1
A. Puto, Çështja shqiptare ..., f. 259-260 Ibid., f. 261 3 Lush Culaj, “Qëndrimi i Qeverisë së Lushnjes ndaj çështjes kombëtare”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 30, 2000, Prishtinë, 2003, f. 154 4 AIH, A.V.95, Fl. 8-9 5 F. Jakomoni, Politika e Italisë…, f. 9-10 6 A. Mousset, op.cit., f. 27 7 A. Cici, op.cit., f. 40 8 Georges Castellan. Histori e Ballkanit: shekulli XIV-XX. Tiranë: Çabej, 1996, f. 451 9 AIH, A.V.79, Fl. 22 2
65
ekzistenca e shtetit të pavarur shqiptar përbënte jo vetëm një siguri për Adriatikun dhe paqen e Ballkanit, por edhe për ekuilibrin e Evropës.1 Ndërkohë, Fuqitë e Mëdha u detyruan të ushtronin presion ndaj Beogradit që të tërhiqte ushtrinë dhe të respektonte kufijtë e njohura të shtetit shqiptar.2 Në krahinat veriore dhe veri-lindore të Shqipërisë, serbët kishin okupuar pellgun e Drinit, që prej jugut të Gusinjës deri në brigjet e liqenit të Ohrit, duke mbajtur pozita strategjike përtej kufirit të 1913-ës. Kjo situatë nxiti çetat shqiptare të rekrutuara lokalisht, pa pëlqimin e qeverisë së Tiranës, të sulmonin, në korrik 1920, serbët në veri të liqenit të Shkodrës. Trupat shqiptare u mposhtën çka i mundësoi forcave serbe të përparonin 5 deri në 10 km në brendësi të vijës së 1913-ës.3 Shkelja e sovranitetit dhe integritetit territorial të Shqipërisë kërkonte ndërhyrjen imediate të faktorit evropian. Kryetari i Shoqatës anglo-shqiptare, A. Herbert, dha një kontribut të rëndësishëm për çështjen e njohjes së qeverisë shqiptare dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet e qytetëruara.4 Në letrën dërguar Foreign Office-it, ai i bënte të ditur se “në qoftë se një vend si Shqipëria lihej i panjohur, kjo nënkuptonte një ftesë për fqinjët e saj për ta sulmuar. …Prandaj, nëse kërkonin stabilitet në Ballkan, mes gjërave të tjera të mëdha, duhej ta bënin fakt pozicionin që i kishin garantuar Shqipërisë në letër dhe jo të insistonin në trajtimin e qeverisë shqiptare si një subjekt të nxjerrë jashtë ligjit”.5 Po ashtu, miku i shqiptarëve, J. Godart, pas udhëtimit pesë javësh në Shqipëri, i shkroi kryeministrit francez, Aristide Briand, më 24 maj 1921, se në vend mbizotëronte një unitet i fuqishëm: ai përbëhej nga elementet që ndërtonin forcën e një populli, nga një traditë e gjatë luftërash për liri, nga një vullnet praktik për përparim, nga një disiplinë e rreptë kombëtare dhe nga një qeveri që kishte dhënë prova. Për këtë arsye, a) qeveria shqiptare nuk duhej lënë të priste gjatë njohjen e saj nga qeveritë e tjera; b) për drejtësinë më të plotë dhe për të vendosur paqen në Ballkan, ishte e domosdoshme që të siguroheshin përfundimisht kufijtë e Shqipërisë së caktuar në Konferencën e Londrës, më 1913.6 Problemi i statusit politik dhe çështja e kufijve të pa përcaktuar ende definitivisht u shfrytëzuan edhe nga grekët, të cilët, në fund të shkurtit 1921, nisën të përqendronin trupa të rregullta dhe banda në kufi, gjë që shkaktoi alarm të madh në Shqipëri. Situata u përkeqësua më tej, kur në mbrëmjen e të Premtes së Shenjtë, shqiptarët e Korçës imponuan kryerjen e shërbimeve kishtare në gjuhën shqipe në vend të greqishtes. Mitropoliti grek, imzot Jakovi, dhe një grup i vogël shqiptarët filogrekë protestuan kundër përleshjes dhe masakrave që gjoja i shkaktuan xhandarët shqiptarë myslimanë. Akuza të pabaza që u hodhën poshtë nga Komisioni i Lidhjes së Kombeve.7 Kjo gjendje e tensionuar në qytetin e Korçës diktoi vizitën e Komisionit Hetimor, që kishte për qëllim të analizonte edhe rrethanat e largimit të peshkopit Jakov. Nga vëzhgimi i përfaqësuesve evropianë rezultonte se popullsia e Korçës ishte krejtësisht shqiptare, me përjashtim të një numri të papërfillshëm nënshtetasish grekë. Prandaj, konsiderohej e natyrshme kundërshtimi i çdo ndërhyrje të huaj në punët fetare apo në 1
T. Selenica, op.cit., f. 82 AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 205 3 AIH, A.V.57, Fl. 23 4 AQSH, F. 146, V. 1921, D. 37, Fl. 1 5 P. Dibra (Teli), op.cit., f. 119 6 J. Godart, op.cit., f. 217-218 7 J. Swire, op.cit., f. 276-277 2
66
politikën e brendshme. Megjithatë, ekzistonin dy parti në radhët e popullsisë, një nacionaliste dhe tjetra helenofile. Partia nacionaliste, që formohej nga gjithë banorët myslimanë dhe nga një pjesë e rëndësishme ortodoksish, përfaqësonte shumicën më të madhe. Ajo mbështetej kryesisht mbi elementin shqiptar, të kthyer nga Shtetet e Bashkuara, dhe pasqyronte sentimentin e patriotizmit dhe të nacionalistit intrasigjent. Synimi i saj parësor ishte çrrënjosja e plotë dhe e menjëhershme e gjithçkaje që cilësohej greke. Kështu, e pakënaqur nga suprimimi i shkollave dhe i kishave me gjuhë greke, ajo kërkonte vendosjen e një kishe autoqefale ortodokse shqiptare.1 Për partinë helenofile, Komisioni Hetimor raportonte se kjo forcë kompozohej nga elemente ortodoksë konservatorë të cilët, në kohën e regjimit turk, kishin qenë nën mbrojtjen e Greqisë dhe duke u arsimuar në shkollat dhe universitetet greke, mbetën akoma nën influencën e kulturës helenike. Konservatorët përkraheshin nga disa tregtarë që, për shkak të interesave ekonomike, dëshironin të mbanin relata të mira me Greqinë. Pra, ata përbënin veçse një minoritet të vogël që synonte të vihej nën dominacionin grek, duke ngjallur shpresat përtej kufirit. Këtu mund të ndërhynte influenca e klerit dhe sidomos e mitropolitëve grekë, të cilët punonin haptazi për shkëputjen e Shqipërisë jugore me aneksimin e saj në Greqi. Më i zellshmi ishte peshkopi i Korçës, imzot Jakovi, me kombësi greke dhe zëdhënës i helenizmit në Shqipëri; ai merrej po aq me politikë sa dhe me fe, dhe përdorte influencën e tij pranë pakicës helenike për të propaganduar në favor të Greqisë. Prandaj kur u njoh Shqipëria nga Fuqitë e Mëdha, elementi nacionalist i shtyrë nga entuziazmi i tyre patriotik, vendosi ta largonte këtë klerik të huaj, të cilin e konsideronte si një intruz.2 Po ashtu, përfaqësuesit evropianë ndoqën me kujdes mosmarrëveshjet midis autoriteteve të qeverisë shqiptare dhe himariotëve, të cilët proklamuan autonominë e krahinës.3 Athina zyrtare mbështeste pretendimet e banorëve të shtatë katundeve të Himarës, për të gëzuar privilegjet ekonomike, të siguruara në vendimet e Sulltanit, dhe të lëshimeve të qeverive të mëparshme, duke refuzuar pagimin e të dhjetave. Madje, të nxitur nga aktorë të jashtëm, himariotët iniciuan një konflikt me forcat e armatosura, të instaluara pranë Nënprefekturës. Gjatë përleshjes mbetën të vrarë dhe të plagosur nga radhët e protestuesve dhe të nëpunësve të rendit. Ngjarje që aktivizoi diplomacinë greke të protestonte kundër përpjekjeve të Tiranës zyrtare për heqjen e venomeve në krahinë, duke zhvilluar mitingje. Kopjet e të gjitha protestave u ishin shpërndarë përfaqësive të huaja në Athinë. Qeveria greke kërkonte që venomet e Himarës të respektoheshin dhe paralajmëronte që, në rast të kundërt, do të kishte pasoja negative në marrëdhëniet midis dy vendeve. Ministria e Jashtme e Shqipërisë e konsideronte këtë notë si fillimin e ndërhyrjes së Greqisë në punët e brendshme.4 Destabilitetit brenda vendit i shtohej edhe konsensusi i munguar mes aleatëve, për të përcaktuar kufijtë veriorë të Shqipërisë, që i hapte rrugë konflikteve fqinjësore. Më 22 mars 1921, në notën dërguar Mit’hat Frashërit, kryetarit të delegacionit shqiptar në Konferencën e Ambasadorëve, Rexhep Mitrovica e informonte mbi vazhdimin e mizorive serbe. Regjistroheshin mbi 12.000 të vdekur dhe po aq të plagosur prej Shkupit deri në kufi, një shifër e konsiderueshme prej 25.000 vetash gjithsej. Numri i viktimave 1
AIH, A.V.37, Fl. 13 Ibid., Fl. 13-15 3 AQSH, F. 34, V. 1920, D. 35, Fl. 28 4 Beqir Meta, “Ballafaqimi shqiptaro-grek për Himarën 1920-1924”, Studime historike, nr.1-2, 2008, f. 58 2
67
dhe lodhja e kosovarëve e dibranëve në zonat e luftimit tregonin gatishmërinë e tyre për të ndjekur çdo rast që urdhëronte lirimin e Kosovës. Ndërsa, Serbia kishte shpallur një amnisti të përgjithshme, që nënkuptonte se të kthyerit do të faleshin, të tjerëve do t’u internohej familja e do t’i copëtohej malli i tyre prej qeverisë serbe. Zbatimi i kësaj politike nga kabineti serb turbulloi keq mendimet e kosovarëve. Disa u kthyen, kurse të tjerë u vendosën në kufi për të ndjekur rezultatin e veprimeve.1 Këto rrethana të shoqëruara me indiferencën e fuqive evropiane intensifikuan përpjekjet e qeverisë shqiptare për të normalizuar marrëdhëniet me Mbretërinë SerboKroato-Sllovene. Në prill 1921, ajo dërgoi delegacionin e saj në Beograd, që i propozoi qeverisë jugosllave: “njohjen e pavarësisë së Shqipërisë në kufijtë e 1913-ës dhe, si pasojë, tërheqjen e trupave jugosllave nga tokat e pushtuara shqiptare brenda këtyre kufijve; ruajtjen e asnjanësisë nga ana e qeverisë shqiptare, e cila nuk do të nënshkruante asnjë traktat mbrojtjeje ose sulmi me ndonjë shtet tjetër; me t’u vendosur marrëdhëniet diplomatike midis dy shteteve, qeveria shqiptare do të përfundonte me homologen jugosllave një traktat tregtar dhe një konventë doganore mbi baza reciprociteti. Mirëpo, për shkak të synimeve të njohura ndaj Shqipërisë veriore, Beogradi nuk i pranoi këto propozime”.2 Politika e jashtme jugosllave bazohej në devizën “divida et impera”*, që u evidentua në lëvizjen e Mirditës, me protagonist Marka Gjonin. Ky i fundit u cilësua nga qeveria britanike një vegël e bindur e Beogradit.3 I shtyrë nga ambicia për pushtet, ai shfrytëzoi pakënaqësinë e malësorëve mirditas, në gjendje të rëndë ekonomike, që nuk kishin siguruar përkrahjen e qeverisë së Tiranës. Për më tepër, i ndihmuar me mjete financiare dhe armatime nga Beogradi, Marka Gjoni me disa bajraktarë të Mirditës ngritën krye kundër qeverisë shqiptare, por pa rezultat. Fakt që diktoi kthimin e tij në Prizren, ku më 17 korrik 1921, me këshillën e autoriteteve jugosllave, shpalli “Republikën e Mirditës”, me proklamatën, qeverinë dhe pullat respektive. Marka Gjoni kërkoi njohjen e Republikës nga shtetet fqinjë dhe dërgoi me këtë qëllim përfaqësuesit e tij pranë Lidhjes së Kombeve. Kjo lëvizje separatiste përfaqësonte një ndërhyrje të hapur të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, që gëzonte edhe simpatinë franceze.4 Më 26 shtator 1921, Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes, Eric Drummond, mori një notë proteste nga populli katolik i Mirditës, i cili refuzonte çdo pretendim për ushtrim autoriteti nga Republika e Marka Gjonit, si dhe kritikonte rreptësisht insinuacionet e Serbisë që turbullonin rajonet kufitare të Shqipërisë, duke kryer mizori të panjohura ndaj kombit shqiptar.5 Rrethana të tilla detyruan ambasadorët evropianë t’i kërkonin sërish qeverisë jugosllave të tërhiqte ushtrinë e saj përtej vijës së caktuar si kufi të Shqipërisë, nga Konferenca e Londrës së 1913-ës,6 me qëllim ruajtjen e paqes në Ballkan e më gjerë. Nisur nga situata në veri, Këshilli i Lidhjes së Kombeve vendosi, në seancën e 12 janarit 1
AMPJ, V. 1921, D. 41, Fl. 172 Xheladin Shala, “Ndërhyrja e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në çështjen e “Republikës së Mirditës” dhe rrethanat gjatë intervencionit më 1921”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981, f. 153 * “përça e sundo” 3 J. Swire, op.cit., f. 297 4 Sejfi Vllamasi. Ballafaqime politike në Shqipëri: 1897-1942. Tiranë: Neraida, 2000, f. 257 5 AMPJ, V. 1919, D. 10, Fl. 275 6 “Balkan Brew”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 26 nëntor 1921, f. 13 2
68
1922, që: 1) në përputhje me kërkesën e Konferencës së Ambasadorëve, Komisioni duhej të shkonte përsëri në zonën neutre për t’u siguruar në vend që zbrazja e zonës, nga trupat e të dy shteteve, ishte efektive dhe komplete; 2) pas një inspektimi të zonës neutre, Komisioni do të takonte në Shkodër anëtarët e Komisionit të caktimit të kufijve, të emëruar nga Konferenca e Ambasadorëve. Nga vëzhgimet përkatëse, Komisioni formoi bindjen se nga të dy anët ekzistonte një dëshirë e vërtetë për të respektuar zonën neutre dhe nëse gabimisht ose për neglizhencë ndodhnin incidente pa rëndësi, çështja do të rregullohej menjëherë me kërkesën e Komisionit. Po ashtu, Komisioni i caktimit të kufijve e cilësonte atashimin pranë tyre të një delegati serb dhe shqiptar si një element lehtësues për zgjidhjen e problemit.1 Nga ana tjetër, kriza politike në vend2 krijoi kushte për trazira të brendshme, që diktuan ndërhyrjen e faktorit të huaj. E tillë ishte kryengritja e Elez Isufit kundër forcave qeveritare, në mars të vitit 1922. Ministri anglez në Shqipëri, Eyres, i kërkoi qeverisë të luante rolin e arbitrit ndërmjet palëve në konflikt.3 Në korrespondencën me Foreign Office-in, ai informonte se zotëronte të dhëna që kryengritja ishte nxitur nga Italia, e cila synonte të sillte në pushtet një qeveri më të favorshme për interesat e saj. Sipas Eyres-it, agjentët italianë kishin dijeni për kryengritjen dhe mund të ishin frymëzuesit e financuesit e saj, siç besonte dhe opinioni publik e qeveria shqiptare.4 Falë ndërmjetësimit të ministrit anglez “çeta e Elezit po nënshtrohej, ndërkohë një tjetër lëvizje kishte shpërthyer në qytetin e vogël të Shijakut dhe në Durrës, e nxitur nga njerëzit e Esat Pashës, e cila u shua menjëherë pas ndërhyrjes së milicisë, që nuk hasi në ndonjë rezistencë në të dy lokalitetet”.5 Krahas dinamikës politike, qëndrimi i shteteve të Evropës kundrejt Shqipërisë kushtëzohej edhe nga niveli i zhvillimit ekonomik. Bazuar në raportin e Komisionit Hetimor, Shqipëria kishte një pozitë gjeografike të favorshme dhe posedonte burimet materiale të domosdoshme për ekzistencën e saj.6 Fushat bregdetase i jepnin bujqësisë toka të gjera dhe pjellore, nga të cilat nuk ishte përfituar në mënyrë të plotë. Shumë rrethe të mëdha që ishin pjesërisht moçale duhet t’i shërbenin bujqësisë, duke furnizuar me prodhime një zonë me popullsi më të konsiderueshme. Ekzistonin, sidomos në veri, pyje të bukur, pasuria e të cilëve do të eksploatohej me dobi, kur këtë ta kërkonin nevojat e ndërtimeve. Përveç këtyre, një pjesë e madhe e rretheve malore shërbente në mënyrë të mrekullueshme për të vënë drunj pyllorë. Kaskata ujërash të bollshme do të furnizonin me çmim të ulët forca motrice të nevojshme për industrinë. Përsa u përket burimeve minerale, kërkimet e viteve të fundit kishin provuar ekzistencën e sasive të mëdha pyritë hekuri pjesërisht me bakër. Linjiti gjendej kudo, por në shtrate pak të trasha. U konstatua gjithashtu prezenca e anthracitic me kualitet të shkëlqyer, por në sasi të paditura.7 Analiza të hollësishme për resurset nëntokësore të Shqipërisë ndërmorën edhe studiuesit italianë për hir të interesave ekonomike. Kërkimet e para u bënë për 1
AIH, A.V.37, Fl. 17-18 Eqrem bej Vlora. Kujtime 1885-1925. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2003, f. 437 3 Mehdi Frashëri. Kujtime (1913-1933). Tiranë: OMSCA-1, 2005, f. 128 4 Pranvera Dibra, “Qeveria britanike përballë përpjekjeve të para të shtetit shqiptar për mëkëmbje dhe konsolidim 1922-1923”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 36-2006, Prishtinë, 2007, f. 105 5 Mid’hat Frashëri. Fati i Shqipërisë. Tiranë: “Lumo Skëndo”, 1999, f. 182 6 AIH, A.V.95, Fl. 11 7 AIH, A.V.37, Fl. 21 2
69
hidrokarbonet, të cilat ndodheshin në jug të vendit në formë të gaztë dhe të ngurtë. Observata u realizua vetëm në qarkun e Selenicës dhe në fushën e Shushicës, ku u gjetën burime hidrokarboni në formë të vajgurit të tipit rus. Mesi i shtateve të hidrokarboneve ishte fusha e Selenicës, që ndahej në tri zona: e para ndodhej në veri-lindje për nga ana e Beratit; e dyta niste nga fusha e Romzit, për nga ana e Treblovës, ku dukej lehtësisht prania e bitumit; e treta, në jug për nga Tepelena, ku vëreheshin gjurma bitumi të njomë, i cili buronte lirisht nga të çarat e dheut dhe nga shpellat. Hidrokarbon në formë të lëngët dilte një kilometër në veri të Romzit që përmbante dhe gazëra sqyfuri. Edhe këtu mijëra metra kubikë gazi humbisnin për vite prej shekujsh. Të tjera lloje qymyri (ligniti, litantrace etj.) u gjetën gjatë Vjosës, në qarkun e Elbasanit dhe nga Memaliaj. Po ashtu, ky qymyr ishte me kualitet shumë të mirë dhe mund të prodhohej edhe gaz prej tij. Mina hekuri u gjetën në shumë vise të Shqipërisë; në veri-lindje të Shkodrës; në mes të Elbasanit dhe Tiranës, në qarkun e Korçës; dhe në fund në qark të maleve të Gribës.1 Këto pasuri natyrore tërhoqën vëmendjen e investitorëve italianë, të cilët ishin të interesuar për zhvillimin e infrastrukturës së nevojshme për shfrytëzimin efikas të tyre. Prof. Giovanni Borelli theksoi rëndësinë që mbartte rrjeti i komunikacionit për bashkëpunimin ekonomik dhe politik të Adriatikut. Ai propozoi ndërtimin e një udhe të plotë vijash sekondare për të lidhur territoret e brendshme të vendit. Me vlerë ishte konstruksioni i një komunikate dytësore, të ndarë kështu: 1) Vlorë-Durrës-Tiranë; 2. Shën-Gjin-Shkodër etj., udhë të cilat mbaronin punë sipas nevojave të ndryshme politike të autoriteteve shqiptare. Shënohej gjithashtu se Shqipëria nuk mund ta përballonte ndryshe problemin e ndërtimit të udhëve veçse me koncesione (të minave dhe agrikulturës). Borelli vinte në dukje që sistemi i koncesioneve, ndonëse ishte i rëndë, i linte shtetit një pjesë të fitimeve. Por edhe pse nuk mund të zgjidhej menjëherë, çështja e komunikatave duhej t’i shërbente e të përmirësonte bujqësinë e vendit, të bashkonte krahinat e ndryshme të Shqipërisë e të ndihmonte shtetin në çdo fushë të veprimtarisë ekonomike.2 Nevoja për rimëkëmbjen ekonomike të vendit detyroi qeverinë shqiptare të kërkonte sigurimin e një huaje nga një aktor i dizinteresuar, si Lidhja e Kombeve, e cila gëzonte një prestigj të pakontestueshëm në Shqipëri dhe rezultonte të ishte organi më i përshtatshëm për këtë mbështetje.3 Në mbledhjen e datës 12 maj 1922, Këshilli i Lidhjes shqyrtoi alternativën e marrjes së protektoratit ekonomik mbi Shqipërinë. Propozim që u kundërshtua fuqishëm nga përfaqësuesi italian, marqezi Imperiali. Ai kishte lajmëruar anëtarët e Këshillit, pak më parë se të fillonin punimet, që Italia nuk mund të pranonte ndërhyrjen e Lidhjes në punët e Shqipërisë, pa siguruar paraprakisht interesat vitale të Romës në atë vend. Ndërsa, delegati anglez, Lordi Balfour, e përkrahu protektoratin, meqë Lidhja e Kombeve kishte influencuar për largimin e trupave serbe nga Shqipëria. Kjo e fundit me ndihmën e kapitalit të huaj mund të zinte vendin e saj në mes të kombeve të qytetëruara.4
1
Francesco Mollica. “Shtratet minerale të Shqipërisë”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 12 gusht 1922, f. 3 Francesco Argondizza. “Për udhë të hekurta në Shqipëri”, Dielli, Boston Mass., E shtunë, 31 mars 1922, f. 9 3 AIH, A.V.59, Fl. 9 (Financat shtetërore, bankat dhe krediti në Shqipëri - Mateo Gjoni) 4 “Italia kundërshton protektoratën e Ligës në Shqipëri”, Dielli, Boston Mass., nr. 2433, E shtunë, 13 maj 1922, f. 5 2
70
Një synim i tillë ishte përcaktues për pjesëmarrjen e delegacionit shqiptar, të kryesuar nga Mehdi Frashëri, në Konferencën ekonomike ndërkombëtare që u organizua në Gjenovë të Italisë.1 Përpara se të nisej, kryedelegati Frashëri u takua në Durrës me ministrin e Britanisë së Madhe, Eyres, të cilit i parashtroi nevojën e Shqipërisë për një hua, duke i kërkuar mbështetjen e pushteteve të mëdha në Konferencë. Megjithë premtimet dhe prezantimin e argumentuar të M. Frashërit, se garantimi i një huaje me kushte të favorshme do të përdorej për zhvillimin ekonomik të vendit dhe burimet e krijuara do të shërbenin për pagimin e borxhit, punimet e Konferencës përfunduan pa rezultatin e pritshëm.2 Në këto rrethana, vendimi i Këshillit të Lidhjes së Kombeve, më 21 korrik 1922, për dërgimin e një eksperti, që do të studionte situatën ekonomike e financiare të vendit, u prit me entuziazëm nga populli shqiptar. “Cilido me pak gjykim dhe me ndërgjegje të kthjellët e vlerësonte rëndësinë që kishte për të ardhmen e vendit ky fakt dhe që të gjithë duhej të lavdëronin Perëndinë për këtë sihariq të madh e të shënuar për kombin shqiptar”.3 Këshilltari nga Luksemburgu, Prof. Albert Calmes, mbërriti në Durrës, më 2 gusht 1922.4 Pasi analizoi gjendjen ekonomike, strukturën shoqërore dhe nivelin e të ardhurave e të shpenzimeve të buxhetit të shtetit, “Calmes i raportoi Lidhjes së Kombeve se për mëkëmbjen e Shqipërisë nevojitej: a) një hua prej 50.000.000 fr.ari, e amortizueshme në 40 vjet me kamatë të ulët, hua e cila të shpenzohej kryesisht për punë botore e bonifikime; b) një bankë emisioni e themeluar prej të huajve, por me pjesëmarrjen e shqiptarëve, mbi të cilën shteti do të ushtronte kontrollin e zakonshëm të monedhave në qarkullim, të taksës së skontit etj. Duke i dhënë fund kaosit monetar, kjo bankë do të vinte rregull në kreditë e pagesat dhe do të ndihmonte në zhvillimin ekonomik të vendit; c) pasi shpenzimi i huasë do të bëhej nën mbikqyrjen e kreditorëve, që ishin të interesuar për shpenzimin me vend të huasë, për të siguruar normalisht pagesën e interesave dhe të amortizimit. Calmes rekomandoi që edhe pranë Ministrisë së Financave të dërgohej një ekspert i Lidhjes së Kombeve, i cili të ndihmonte në organizimin e administratës së financave e veçanërisht për të mënjanuar shpenzimet e pafrytëshme”.5 Raporti i ekonomistit luksemburgas, A. Calmes, u studiua nga komisionet përkatëse të Lidhjes së Kombeve dhe dosja e Shqipërisë u mbyll në një sirtar të arkivit të Gjenevës. Përçapjet e përsëritura të qeverisë shqiptare nuk u morën në konsideratë; dukej sikur një dorë e fshehtë pengonte nga mbrapa skenës çdo orvajtje për t’i garantuar vendit ndihmën financiare6 të nevojshme për kapërcimin e vështirësive ekonomike. Shqipërisë iu mohua huaja e rekomanduar nga Prof. Calmes, për arsye të: 1. gjendjes së pavendosur financiare të Evropës, gjë që e bëri lëvrimin e huasë problematike;7 2. mungesës së
1
Francesco Argondizza. “Delegacja shqiptare në Genoa”, Dielli, Boston Mass., nr. 2433, E shtunë, 13 maj 1922, f. 3 2 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 132-135 3 “Ilaçi për ne”, Dielli, Boston Mass., nr. 2436, E martë, 16 maj 1922, f. 2 4 P. Dibra, “Qeveria britanike përballë..., f. 97 5 S. Vllamasi, op.cit., f. 306-307 6 T. Zavalani, op.cit., f. 274 7 Robert J. Stevens. Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939. Tiranë: Geer, 2004, f. 51
71
garancive të mjaftueshme që ofronte Shqipëria për kapitalet e investuara dhe, 3. pasigurisë politike dhe etiketimit të Shqipërisë si zonë e ndikimit italian.1 Në pamundësi për t’i siguruar huanë, Komiteti Financiar i Lidhjes së Kombeve i paraqiti Këshillit kandidaturën e anglezit R.S. Paterson, të propozuar nga koloneli A. Herbert, në funksionin e këshilltarit financiar të qeverisë shqiptare. Përfaqësuesi francez, Viviani, e kundërshtoi me argumentin se Franca nuk kishte mundur t’a shqyrtonte çështjen dhe kërkoi shtyrjen e marrjes së vendimit, duke pasur parasysh burimet e naftës në Shqipëri. Qëndrim që shqetësoi përfaqësuesin shqiptar, B. Blinishti, sepse vendit i nevojitej jo një kontrollor, por një këshilltar financiar, që ta ndihmonte në administrimin e sektorit të financave. Shqipëria ishte një shtet i pavarur që kishte të drejtën të vendoste për koncesionet e saj ekonomike dhe financiare.2 Duke parë sytë e Evropës të drejtuar nga zhvillimi ekonomik i Shqipërisë dhe në mungesë të kapitalit vendas, qeveria e Tiranës u detyrua të ndiqte politikën e dhënies me koncesion kompanive të huaja për kërkimin dhe eksploatimin e resurseve nëntokësore, por edhe thithjen e investimeve në sektorin e ndërtimit, të transportit, të tregtisë së jashtme, të bujqësisë etj. Këto orientime u shoqëruan me debate midis forcave politike në Shqipëri, të përshkuara nga koncepte parimore, si: konkurrenca e lirë, mbrojtja e interesave të vendit etj. Madje, “elementet më demokratike në parlament, krahas kërkesave për reforma të brendshme me karakter politik, shoqëror dhe ekonomik, përkrahën pikëpamjet që koncesionet të mos jepeshin me kushte monopoli; të rritej përqindja e përfitimit në dobi të shtetit shqiptar; fushat naftëmbajtëse me perspektivë të mos jepeshin njëherësh në koncesion; koncesionarët të ofronin siguri për seriozitetin e tyre; marrëveshjet të formuloheshin të studiuara e në kushte të përcaktuara qartë dhe, prodhimi ose kapitali vendas të ruhej e të nxitej me një politikë të kujdesshme proteksioniste”.3 Rivaliteti i ashpër karakterizoi marrjen e koncesionit të naftës në Shqipëri midis disa shoqërive të huaja, si: Anglo-Persian Oil, Sindikatat Franko-Albania, Standard Oil Company, S.I.M.S.A., Siclair Oil Co. dhe Ferrovie dello Stato Italiano.4 Konkurrenca më më e fortë u zhvillua midis shoqërisë amerikane Standard Oil dhe kompanisë AngloPersiane. Kjo e fundit zotëronte një pozitë më të privilegjuar sepse qeveria e Londrës i kishte kërkuar Tiranës zyrtare sigurimin e koncesionit të vajgurit në këmbim të aderimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve.5 Propozim që u pranua nga guverna shqiptare dhe Komisioni i Financave,6 pritej vetëm ratifikimi i marrëveshjes në parlament, pra, Shoqëria Anglo-Persiane kishte fituar në parim të drejtën ekskluzive për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës në vend. E palëkundur në garën për burimet vajgurore në Shqipëri ishte dhe Standard Oil Company, që kishte si avokat Elmas Kokonën dhe zotëronte një gazetë private, për qëllime propagandistike, duke kthyer opinionin publik në favor të saj. Kompania Standard Oil kishte mbështetjen e opozitës, kurse Anglo-Persianja posedonte 1
AIH, A.V.95, Fl. 23 J. Swire, op.cit., f. 327 3 Marenglen Verli, “Vështrim në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës Perëndimore në vitet 1920-1939”, Studime historike, nr.1-2, 2004, f. 182 4 AIH, A.V.92, Fl. 10 5 Gazmend Shpuza, “Viti 1924 – midis Revolucionit, Puçit dhe Ndërhyrjes së armatosur”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, 2000, f. 78 6 “Gazërat e Shqipërisë kërkohen prej shumë kompanive”, Dielli, Boston Mass., E shtunë , 31 dhjetor 1921, f. 7 2
72
përkrahjen e qeverisë dhe të Partisë Popullore, pra shumicën në parlament. Por, shoqëria amerikane me ofertat e saj të shpeshta që përmbanin kushte më të volitshme për qeverinë e detyronte atë t’i bënte presion Kompanisë Anglo-Persiane të përmirësonte kushtet e saj.1 Konkurrenca ndërkombëtare bëri që vajguri shqiptar të mos nxirrej nga nëntoka derisa koncesionin e Kuçovës e mori shoqëria italiane AIPA. Kjo shpjegohet me faktin se në fillim Anglo-Persian Co. kishte frikë se mos gjendej vajgur në sasi të mëdha në Shqipëri dhe mund t’i shkaktonte dëm vajgurit të Persisë, me koston shumë më të lirë të transportit. Prandaj shoqëria Anglo-Persiane kërkonte të zotëronte monopolin e shfrytëzimit dhe të kalonte kohën pa filluar punën. Kur u konstatua se burimet nuk ishin në atë shkallë sa të konkurronin vajgurin e Lindjes së Mesme, shoqëritë e mëdha të vajgurit nuk shfaqën më interes dhe vajguri i Shqipërisë iu la Italisë, e cila gjithsesi nuk kishte burim të vetin.2 Përpos dhënies me koncesion të burimeve nëntokësore, qeveria shqiptare intensifikoi marrëdhëniet ekonomike me fqinjët, veçanërisht me Jugosllavinë. Shkëmbimet tregtare mbartnin rëndësi reciproke për të dyja vendet. Tregtia e jashtme e Shqipërisë ndodhej në një nivel të ulët zhvillimi, përsa i përket vëllimit të eksportit e të importit dhe të strukturës së tyre. Bilanci tregtar ishte pasiv. Kjo gjendje ishte rrjedhojë, së pari, e prapambetjes së madhe ekonomike të vendit. Zhvillimi i lidhjeve tregtare mbi baza reciprociteti me shtetet fqinjë, Jugosllavinë dhe Greqinë, ishte me interes për Shqipërinë për shkak të afërsisë gjeografike dhe të strukturës ekonomike e sociale. Për elitën drejtuese jugosllave, tregu shqiptar kishte leverdi politike dhe ekonomike. Edhe në këtë fushë Beogradi shqetësohej për forcimin e pozitave të rivalit italian. Nga ana tjetër, firmat tregtare jugosllave, veçanërisht ato të zonave kufitare, ushtronin presion pranë qeverisë së Beogradit për të lidhur sa më shpejt marrëveshje tregtare me Shqipërinë për të shfrytëzuar tregun shqiptar për importimin e lëndëve të para e prodhimeve bujqësore e blegtorale dhe për të eksportuar produktet industriale jugosllave.3 Sipas ekspertëve të ekonomisë, qytete si Shkodra në veri dhe Korça në jug të Shqipërisë komunikonin mirë me qendrat më të afërta jugosllave, me Podgoricën dhe Manastirin, për realizimin e shkëmbimeve tregtare. Sidomos Shkodra, falë pozitës gjeografike, do të luante një rol të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dypalëshe. 4 Qysh 1
S. Vllamasi, op.cit., f. 328 T. Zavalani, op.cit., f. 275 3 Paskal Milo, “Synimet e kapitalit jugosllav për të depërtuar në ekonominë e Shqipërisë (1922-1924)”, Studime historike, nr.4 - 1990, viti XLIV, Tiranë, 1991, f. 97 4 Emine Bakalli-Arifi, “Vendi i Shkodrës në marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave në vitet 19181939”, Studime historike, nr.3-4, 2000, viti LIV, f. 76 * Protokolli i përkatshëm i lundrimit mbi liqenin e Shkodrës dhe lumin e Bunës: Neni 1 – Ka për të pasur liri të plotë lundrimi mbi liqenin e Shkodrës e mbi Bunë dhe vijat e ujërave të lundrueshme që bashkohen me këto, si për Shqipërinë ashtu edhe për Shtetin Serbo-Kroato-Slloven. Banorët, pasuritë dhe flamuri i secilit nga këta dy Shtete janë të mbrojtura nga çdo pikëpamje, në mënyrë të barabartë. Neni 2 – Liria e lundrimit parashikuar në nenin 1, nuk ka për të penguar të drejtën e njerit, as të tjetrit Shtet për të vendosur dhe zbatuar në tokën e vet, rregulloret shëndetësore, doganore ose policore, duke përfshirë edhe rregulloret përkatëse të emigracionit, gjithashtu eksportimin dhe importimin e mallrave tregtare të ndaluara, me kusht që këto rregullore mos të bien në kundërshtim me dispozitat e këtij protokolli. Neni 3 – Çdo çështje që i përket përmirësimit të lundrimit në ujërat e liqenit të Shkodrës dhe të Bunës deri në det, ashtu edhe çështje të tjera të pa parashikuara në këtë protokoll dhe të cilat, duke mos pasur kontakte me shtete të treta, por vetëm në marrëdhënie midis të dy shteteve për lundrimin në ujërat e përmendura, do të rregullohen 2
73
më 13 korrik 1922, në Paris midis përfaqësuesve të Beogradit e Tiranës dhe delegatëve të Konferencës së Ambasadorëve “u hartua projektprotokolli për lundrimin në liqenin e Shkodrës e në Bunë.* Pala shqiptare pasi pranonte në parim të drejtën e lundrimit të dy shteteve fqinjë në bazë të parimeve të së drejtës ndërkombëtare, bëri disa vërejtje të cilat niseshin nga nevoja e sigurimit dhe mbrojtjes së tërësisë tokësore të vendit. Ato ishin: 1. Në liqenin e Shkodrës garantohej lundrimi i lirë me kusht që aty të mos lundronin anije luftarake. 2. Zona e lundrimit të lirë nuk duhej të fortifikohej prej shtetit që lundronte lirisht. 3. Zona e lundrimit nuk do të ishte e lirë për veprimet strategjike të shtetit tjetër. Për shkak të mosmarrëveshjeve e konjukturave politike deri në vitin 1924 nuk u arrit të përfundohej protokolli i lundrimit midis dy vendeve”.1 Çështja e dytë e pazgjidhur, me rëndësi të madhe për të ardhmen e shtetit shqiptar, ishte ravijëzimi në terren i kufijve në bazë të vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve. Për këtë arsye u formua Komisioni Ndërkombëtar i Caktimit të Kufijve, i kryesuar nga gjenerali italian Enrico Tellini; kapiteni Frank de Limperani, sekretar i përgjithshëm i Komisionit; koloneli anglez Gills dhe ai francez Ordion, në cilësinë e anëtarëve. Pala shqiptare përfaqësohej nga major Bajram Fevziu dhe prefekti i Korçës, Dhimitër Berati; ajo greke nga nënkolonel Neokli Boçari dhe prefekti i Follorinës, av. Modhi; ndërsa pala jugosllave nga gjenerali serb Panoviç dhe koloneli Stojadinoviç. Punët topografike iu ngarkuan një togeri të përfaqësisë italiane.2 Veprimtaria e Komisionit u karakterizua nga ndjenja e thellë e përgjegjësisë së gjeneral Tellinit, për të vendosur drejtësi ndaj kombeve të interesuar, dhe intrigat greke për të përfituar në kurriz të territorit shqiptar. E tillë ishte mosmarrëveshja midis kryetarit të Komisionit dhe nënkolonel Boçarit për caktimin e vijës së kufirit pranë fshatrave Peshkëpi e Radat në Rrëzë të Zezë (në lindje të Libohovës) dhe zgjatimi i saj drejt kodrës së Kakavijës. Ky veprim tregonte synimin e gjeneral Tellinit për ta shtrirë kufirin nëpër zallin e lumit Kalama, duke përfshirë brenda vijës kufitare të shtetit shqiptar tërë Çamërinë veriore, me kryeqendër Filatin, dhe masivin malor në lindje të tij, ShtrungarëMurganë-Vigël, masiv ky që kishte nën vete Janinën, Korfuzin dhe tërë ujdhëzat pranë tij. Propozim që u kundërshtua ashpër nga përfaqësuesit grekë. Tellini, i cili i njihte kërkesat e drejta të shqiptarëve, u detyrua t’i përmbahej Protokollit të Firences (1913), duke pranuar që kufiri jugor të përmblidhte të paktën territoret deri në lumin Kalama.3 Puna në terren e Komisionit të caktimit të kufijve në jug të vendit u shoqërua me disa incidente të vogla. Në katundin Kakavijë, vija ndarëse e ujërave e ndante katundin në dy pjesë, por, në përputhje me vendimet e Konferencën së Firences dhe falë insistimit të delegatit italian dhe Mehdi Frashërit, katundi Kakavijë së bashku me godinat e rojeve veçanërisht ndërmjet të dy Shteteve në qoftë se nuk ndreqen në bazë të dispozitave të konventave ndërkombëtare të përgjithshme, në të cilat të dy Shtetet janë ose do të jenë pjesëtarë. Neni 4 – Qëndrimi dhe qarkullimi i lundruesve ushtarakë janë të ndaluara mbi liqenin e Shkodrës, mbi Bunë, si dhe mbi vijat e ujërave të lundrueshme që lidhen me këto. Megjithëkëtë, mbajtja e anijeve të armatosura të nevojshme për ruajtjen e këtyre ujërave është e lejueshme. Numri i këtyre anijeve do të përcaktohet në marrëveshje ndërmjet të dy Qeverive të interesuara dhe armatimi i tyre nuk duhet të ketë veçse një maksimum prej dy mitralozësh për anije. Komisioni: Kryetar, gjenerali italian Pietro Gazzera; komisari britanik, Lt. Col. A. B. Glough dhe ai francez, kolonel J. A. Ordioni. – Mbretnija Shqiptare. Ministrija e Mbrojtjes Kombtare. Kufini serb, kroat, slloven-shqiptar. Tiranë: Shtypshkronja Ushtarake, 1931, f. 32-34 1 P. Milo, “Synimet e kapitalit jugosllav..., f. 102 2 Ibrahim D. Hoxha. Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini, 2000, f. 56 3 I. D. Hoxha, op.cit., f. 58-59
74
greke do t’i mbeteshin Shqipërisë. Sipas pozitës topografike, fshati Katuna i takonte Greqisë. Mirëpo, delegati shqiptar mbrojti me argumente tezën se ky fshat duhej të përfshihej brenda kufijve të Shqipërisë, fakt që përcaktohej edhe në Protokollin e Firences. Në zonën e Konispolit, M. Frashëri kërkoi që vija e kufirit, e cila shkonte nga majat e Starahqimoros, të takohej me vijën që përshkonte majat e Ksamilit. Pikëpamja e përfaqësuesit shqiptar u përkrah nga gjenerali italian Gazera, por u hodh poshtë nga delegati i Britanisë dhe i Francës. Për rrjedhojë, vija që zbriste nga malet e Konispolit, në vend që të arrinte deri në majat e kodrinave të Ksamilit, mbeti në grykën që formonte rrugën Sajadhë-Konispol.1 Vështirësitë për caktimin e kufijve jugorë të Shqipërisë dhe pengesat e nënkolonel Boçarit për vijimin normalisht të punës së Komisionit, iu bënë të njohura sërish Konferencës së Ambasadorëve, më 26 gusht 1923, nëpërmjet raportit të fundit të gjeneral Tellinit. Në të paraqitet mënyra jokorrekte dhe sabotuese me të cilën bashkëpunonin grekët, veçanërisht nënkolonel Boçari, i cili shpikte pretekste dhe krijonte incidente që të mos u bindej vendimeve të Komisionit. Ky i fundit, sipas gjeneral Tellinit, ishte i paanshëm dhe kryente detyrën e tij bazuar në ndërgjegjen e vet dhe parimet e drejtësisë ndërkombëtare.2 Një ditë më pas, Tellini me gjithë suitën e tij u vranë brenda kufijve të Greqisë. Komisioni Ndërkombëtar i Caktimit të Kufijve i ndërpreu punimet. Qeveria greke fajësoi palën shqiptare për ngjarjen e rëndë. Qëndrim që nuk u pranua nga Roma zyrtare, e cila, nga raportet e mëparshme të gjeneralit, kishte konstatuar simpatinë që ushqente populli shqiptar dhe paudhësitë e grekëve. Në këto kushte, Musolini rrethoi Korfuzin me flotën e tij ushtarake dhe, pas skadimit të ultimatumit për dorëzimin e ishullit, filloi bombardimin derisa pala greke u dorëzua. Marinarët dhe divizioni i ushtarëve italianë pushtuan Korfuzin dhe i kërkuan Athinës një reparacion prej 50.000.000 liretash si dëmshpërblim për të vrarët, gjetjen dhe zënien e kriminelëve dhe ndjesë solemne nga qeveria greke në flotën italiane. Ndërsa, Lidhja e Kombeve vendosi të dërgonte një komision ndërkombëtar për të bërë hetimet e nevojshme në Greqi dhe në Shqipëri për vrasjen e gjeneral Tellinit.3 Më 31 gusht, Konferenca e Ambasadorëve ndërmjetësoi për të parandaluar një krizë të rëndë ndërkombëtare, duke e cilësuar Greqinë përgjegjëse moralisht dhe materialisht për krimin e kryer në tokën e saj. Ajo kërkoi fillimin sa më parë të hetimit dhe i delegoi vetes të drejtën të merrte në shqyrtim masa ndëshkimore. Konferenca e Ambasadorëve e vlerësoi ngjarjen një krim të drejtuar kundër saj, në emër të së cilës vepronte komisioni kufitar.4 Ky i fundit i pezulloi punimet në terren, duke e lënë të pazgjidhur çështjen e “14 fshatrave” përreth Korçës. Autoritetet greke refuzonin të njihnin qytetet e Gjirokastrës dhe të Korçës si zotërime shqiptare. E dhënë që pasqyrohet edhe në raportin përfundimtar të Komisionit Hetimor në Shqipëri, më 18 prill 1923. Delegati i Finlandës, prof. Sederholm pohonte se ishte ndaluar nga përfaqësuesit grekë të vizonte fshatrat në juglindje të Korçës. Banorët e tyre shërbenin në ushtrinë greke, paguanin taksa të rënda për 1
Mehdi Frashëri, op.cit., f. 168-170 Rudina Shpuza, “Rreth rifillimit të punimeve të Komisionit ndërkombëtar për kufijtë jugorë të Shqipërisë (1922-1923)”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike 30-2000, Prishtinë, 2003, f. 121-122 3 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 160-161 4 J. Swire, op.cit., f. 333 2
75
Greqinë dhe nuk lejoheshin kategorikisht që të shkonin në pazarin e tyre natyral në Korçë. Përfundimisht grekët u larguan nga këto fshatra më 31 tetor 1924.1 Në raportin dërguar Lidhjes së Kombeve, Komisioni Hetimor trajtoi edhe praninë e grekofonëve në Shqipërinë e Jugut. Aty shumica e banorëve flisnin të dyja gjuhët, shqip dhe greqisht. Pothuajse në të gjitha katundet, familjet përdornin vetëm një gjuhë sipas popullatës. Numri i banorëve, që flisnin greqisht në krahinën e Gjirokastrës, ishte shumë më i madh nga sa pranohej rregullisht. Autoritetet shqiptare, në shumicën e rasteve, citonin shifrën prej 16.000 banorësh, por vetëm N/Prefektura e Delvinës shënonte, nga burime të autorizuara, 15.150 persona që flisnin greqisht, si gjuhë amtare. Përveç kësaj, gati të gjitha katundet që ndodheshin gjatë kufirit grek ndërmjet Libohovës e Psiloterës në veri dhe ato që gjendeshin në perëndim të fushës së Dropullit në jug të qytetit të Gjirokastrës, flisnin gjuhë amtare greqishten. Referuar regjistrimit të muajit mars 1921, me rastin e zgjedhjeve, ndodheshin në Prefekturën e Gjirokastrës 33.313 persona që flisnin greqisht. Në N/Prefekturën e Himarës, që më parë bënte pjesë në atë të Gjirokastrës dhe më vonë ishte lidhur me Prefekturën e Vlorës, popullsia në pjesën dërrmuese, fliste të dyja gjuhët. Sipas njoftimeve greke, numri i personave që flisnin greqisht dhe që banonin në katundet e këtij rajoni ishte 3.865. Prof. Sederholm mendonte se kjo shifër përfaqësonte maksimumin. Në çdo rast mund të thuhej me siguri se, popullsia e Shqipërisë së jugut që fliste greqisht shënonte minimalisht 35.000 deri në një maksimum prej 40.000 personash.2 Ky fakt diktonte nevojën e respektimit të të gjitha kategorive të të drejtave të pakicave kombëtare, përfshirë edhe të drejtën e arsimimit në gjuhën amtare. Kështu, në përgjigje të ankesës së Athinës zyrtare pranë Lidhjes së Kombeve, autoritetet e Ministrisë së Arsimit në Shqipëri, më 28 maj 1923, deklaruan se nuk kishin penguar, përkundrazi kishin financuar me fondet e buxhetit të institucionit 37 shkolla grekofone, për të cilat ishte shpenzuar shumë më tepër në raport me popullsinë. Pleqësitë e katundeve të minoritetit, pa marrë parasysh aspak pajisjet materiale të domosdoshme për shkollën, si: një ndërtesë që plotësonte nevojat higjenike e pedagogjike, banka e orendi të tjera shkollore; kërkuan hapjen e shkollave të reja me shpenzimet e shtetit. Për arsye të buxhetit të reduktuar, Ministria e Arsimit u detyrua të mbyllte 100 shkolla. Vetëm dy katunde Bodrishtë dhe Finiq iu drejtuan Ministrisë për çeljen e shkollave me shpenzimet e tyre, të cilat kishin siguruar lejen përkatëse. Rrjedhimisht, kjo ministri nuk kishte penguar hapjen e shkollave të financuara nga banorët minoritarë. Por, autoritetet zyrtare shprehnin mendimin, që të ndërmerreshin hapat e duhura pranë Lidhjes së Kombeve, për të kërkuar të drejtat e minoritetit shqiptar në Çamëri e Kosovë, që edhe ata të kishin mundësi të arsimoheshin në gjuhën amtare.3 Në fjalimin e mbajtur përpara Asamblesë së Lidhjes, Mehdi Frashëri theksonte rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të pakicave kombëtare, duke sygjeruar që Lidhja e Kombeve të merrte iniciativën, në mënyrë të pavarur, për të ushtruar një kontroll të barabartë në të gjitha shtetet anëtare. Pasi një investigim i realizuar me objektivitet do të mënjanonte ankesat e shteteve kufitare, që kishin pakica në tokat e njëri-tjetrit, ku duhej të mbizotëronte paqja. Në rast se nevojitej interpretimi i normave që u përkisnin minoriteteve, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës shërbente si instancë konsultimi ose apeli. 1
AIH, A.V.129, Fl. 19-20 AMPJ, V. 1919, D. 14, Fl. 197 3 AMPJ, V. 1921, D. 87, Fl. 73 2
76
Vetëm kështu mund të garantoheshin të drejtat e pakicave shqiptare në vendet fqinjë, Jugosllavi dhe Greqi.1 Këto të fundit kishin ndjekur politika të shkombëtarizimit me dhunë të minoritetit shqiptar në zotërimet e tyre, duke përdorur të gjitha mjetet për të asgjësuar këdo që ishte shqiptar,2 në shkelje të traktateve ndërkombëtare apo të statutit të Lidhjes së Kombeve. E tillë ishte politika e Athinës zyrtare ndaj pakicave shqiptare në Greqi gjatë zbatimit të Traktatit të Lozanës, të nënshkruar më 30 janar 1923. Sipas këtij traktati, popullsia turke që banonte në Greqi do të shkëmbehej me grekët e Turqisë. Qeveria shqiptare ngrinte shqetësimin se mos shqiptarët myslimanë të Greqisë identifikoheshin si turq, në bazë të përkatësisë fetare, dhe përfshiheshin në procesin e këmbimit. Për këtë arsye, ata kërkuan zotimin e përfaqësuesit grek, Calclamanos, në Konferencën e Lozanës. Po ashtu, delegatët shqiptarë tërhoqën vëmendjen e Komisionit Mikst, të përbërë nga grekë e turq nën kryesinë e një të huaji me qëndrim asnjanës, që ishte ngarkuar nga Këshilli i Lidhjes së Kombeve me detyrën e rregullimit të shkëmbimit greko-turk. Por, qysh në qershor 1923, rreth 33.000 shqiptarë u dëbuan nga tridhjetë e një katundet e Kosturit dhe të Follorinës. Pasuria e tyre u konfiskua dhe ata u dërguan në Anadoll. Në këto kushte, qeveria shqiptare paraqiti ankesën e saj përpara Këshillit të Lidhjes, të cilit i kërkoi të shqyrtonte me kujdes çështjen e origjinës, se popullsia e Çamërisë ishte autoktone dhe të gjithë myslimanët e kësaj treve ishin me prejardhje shqiptare. Nëse mundnin le të provonin origjinën turke të shqiptarëve!3 Në mbrojtje të mijëra banorëve shqiptarë të Çamërisë dhe të krahinave të tjera, një kontribut të rëndësishëm dha Mid’hat Frashëri, Ministër Fuqiplotë i Shqipërisë në Athinë. Ai tregoi interes të veçantë për procesin e hetimit të Komisionit Mikst, duke i siguruar të dhëna të sakta, përsa i përket shtrirjes së elementit shqiptar në zonat nën hetim, dhe marrjes së vendimeve të drejta. Për këtë qëllim, M. Frashëri i dorëzoi kryetarit të komisionit, Ekstrand, listën e fshatrave me popullsi krejtësisht shqiptare të nënprefekturave Filat, Gumenicë, Margëlliç, Ajdonat e të prefekturave Kostur, Follorinë etj. Në prill të vitit 1924, komisioni i përbërë nga përfaqësuesi grek, Metaksa, dhe ai turk Hamdi beu nisën udhëtimin nëpër Çamëri e krahina të tjera. Pas hetimit të kryer në një pjesë të Çamërisë, Ekstrandi u takua me Mid’hat Frashërin, të cilit i shprehu se nga të gjithë banorët që u paraqitën në atë zonë, vetëm 3% ose 5% u deklaruan shqiptarë, të tjerët kishin pohuar se ishin djem dhe nipa të memurëve të ardhur nga Turqia4 Tabela 2.1.1 Burimi: AMPJ, V. 1921, D. 44, Fl. 84 Popullsia shqiptare dhe greke që jeton në Çamëri Qytetet Shqiptarë Grekë Filat 22.348 6.125 Gumenicë 10.126 ---Aidonat 13.780 2.575 Margëlliç 15.723 ---Parga 800 500 1
Mehdi Frashëri, op.cit., f. 148 Antonio Baldacci. Shqipëria e madhe. Tiranë: Uegen, 2006, f. 25 3 Dh. Berati, Qëllimet dhe ..., f. 23-25 4 Fatmira Musaj, “Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë (1923-1926)”, Studime historike, nr.1-2, 2006, Tiranë, f. 71-72 2
77
Totali
62.777
9.200
Po ashtu, në maj 1924, gjatë vizitës në Prevezë, anëtarët e Komisionit Mikst kontaktuan me disa kryefetarë. Ata, të korruptuar prej të gjitha mënyrave, u shfaqën pasanikë të këmbimit, duke deklaruar se banorët e viseve të Çamërisë ishin me origjinë turke, pa pranuar të bisedonin mbi vërtetësinë historike, të ditur gjerësisht për prejardhjen shqiptare të popullsisë çame. Kjo pikëpamje u hodh poshtë nga autoritetet shqiptare, që treguan metodat shtrënguese të qarqeve greke për t’i detyruar shqiptarët myslimanë t’i neveritnin tokat e tyre.1 Qeveria e Athinës kishte shkelur zotimin e dhënë në Konferencën e Lozanës, duke lënë të kuptohej paramendimin megalloman të saj, të mbështetur në forcë. Por, të drejtat e pakicave, të përcaktuara në traktate, nuk përfshinin vetëm shqiptarët dhe nuk mund të kërkohej aplikimi i tyre për pak fshatra të greqizuar me anë të kishës së Fanarit. Kurse elementi çam, i cili kishte karakter etnik thjesht shqiptar, si nga gjuha ashtu edhe nga zakoni, ndiqej mizorisht dhe shtrëngohej të linte vatrën për të emigruar pa dashje në Turqinë e Mustafa Qemalit. Pra, nga pikëpamja juridike e ndërkombëtare, problemi ishte i qartë: ose Greqia pranonte minoritetet shqiptare për të cilat kishte dhënë zyrtarisht fjalën e nderit me anë të Z. Venizellos në Lozanë, dhe atëherë autoritetet shqiptare do të njihnin të drejtat e grekofonëve; ose nëse çamët detyroheshin të iknin e të shfarroseshin, ata do të kërkonin raprezalje e shpagime në kurriz të grekofonëve.2 Retorika nacionaliste bashkoi qarqet atdhetare shqiptare në mbrojtje të pakicave kombëtare. Sinjalet e stabilitetit politik të qeverisë Zogu u shoqëruan me nevojën për kredi, me qëllim zhvillimin ekonomik të vendit. Kësaj kërkese Lidhja e Kombeve iu përgjigj negativisht, por dërgoi një këshilltar financiar, hollandezin J. Hunger, për të ndihmuar qeverinë shqiptare në këtë çështje. Ai mbërriti në Shqipëri, në qershor 1923, periudhë në të cilën gjendja ekonomike e vendit ishte përkeqësuar, veçanërisht me bilancin jo pozitiv të pagesave, që nënkuptonte rritje të deficitit buxhetor. Në këto rrethana, Hugeri propozoi një program ambicioz, që përfshinte: 1) reformimin e sistemit të taksave mbi të ardhurat, për një shpërndarje më të drejtë; 2) reduktimin e burokracisë shtetërore; 3) realizimin e reformës agrare; 4) shkrirjen e ushtrisë së vogël në numër, të paaftë për të përballuar ndonjë invazion të jashtëm dhe, 5) riorganizimin tërësor të Ministrisë së Financave. Programi i ekspertit hollandez ishte i plotë, por i papërshtatshëm për kushtet reale të Shqipërisë. Kryeministri Zogu kërkonte ndihmë financiare, jo këshilla për shkurtimin e shpenzimeve. Për rrjedhojë, rekomandimet e Hungerit nuk u morën në konsideratë. Madje, në maj 1924, u nënshkrua mbyllja e kontratës, e justifikuar me pamundësinë e qeverisë për të shlyer rrogën e Hungerit.3 Ndërkohë, ishte rritur interesi i investitorëve të huaj për të marrë koncesione në sektorë të ndryshëm të ekonomisë shqiptare. Kapitali jugosllav paraqiti oferta për koncesione në fushën e bankës dhe të kreditit, të cilat u refuzuan nga qeveria shqiptare, për arsye se: 1) hapja e bankave private do të vështirësonte kushtet për krijimin e Bankës Kombëtare Shqiptare; 2) bankat jugosllave nuk ishin të qëndrueshme, me kapitale të 1
“Çështja e Çamërisë. Një telegram i Qeverisë Shqiptare Lidhjes së Kombeve”, Shqipëtari i Amerikës, viti II, no. 119, Korçë, e martë, 29 korrik 1924, f.1 2 “Greqia, Jugosllavia dhe nevej”, Politika, viti III, nr. 21, Vlorë, e enjte, 31 korrik 1924, f.1 3 Bernd J. Fischer. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 1996, f. 61-63
78
mjaftueshme dhe nuk ofronin garanci për të mbështetur aktivitete të rëndësishme financiare dhe, 3) autoritetet shqiptare synonin të favorizonin grupet financiare të Fuqive të Mëdha evropiane.1 Prandaj, financierë të mëdhenj italianë lobuan fuqishëm në Lidhjen e Kombeve për të siguruar epërsi në sistemin monetar dhe të kreditit në Shqipëri. Ata kërkuan të drejtën për të ngritur Bankën Kombëtare të Shqipërisë, me pjesëmarrjen e gjerë të kapitalit italian dhe nën kontrollin e plotë të tij.2 Qeveria italiane arriti të eliminonte konkurrencën e çdo rivali potencial për të shtrirë influencën në Shqipëri. Me t’u njoftuar për bisedimet jugosllavo-shqiptare për nënshkrimin e një traktati tregtar, Roma zyrtare shpejtoi të firmoste me palën shqiptare Traktatin e Tregtisë dhe të Lundrimit, më 19 shkurt 1924. Për kryeministrin Benito Musolini, marrëveshja përkonte me interesat politike dhe ekonomike të dy shteteve. Shqipëria, nga pikëpamja gjeografike dhe nga karakteri ekonomik, kishte mbajtur në vazhdimësi marrëdhënie me popullin italian. Zhvillimi i lidhjes së tregtisë italo-shqiptare gjente një themel të favorizuar dhe kushte të natyrshme në tregun e Italisë. Ky i fundit do të blinte drithin e Shqipërisë, ndërsa prodhimet industriale shqiptarët do t’i merrnin nga Italia. Traktati tregtar siguronte një vijë të dobishme tranziti dhe do të ndihmonte në thellimin e miqësisë ndërmjet dy vendeve fqinjë.3 Mirëpo, marrëveshja përmbante kufizime të konsiderueshme për aktivitetin dhe politikat ekonomike të qeverisë shqiptare. Fakt që nxiti kundërshtime të brendshme dhe krijoi pakënaqësi të mëdha te fuqitë e interesuara për të investuar në Shqipëri. Për pasojë, Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit (1924) nuk u ratifikua në parlamentin shqiptar. Në mars 1924, Këshilli i Lidhjes së Kombeve në Gjenevë shqyrtoi gjendjen e Shqipërisë, nga Malësia e Madhe e Shkodrës deri në Dibër, Mirditë, Kosovë, Lumë etj., zona ku popullsia vuante nga zija e bukës. Mungesa e ushqimit buronte nga njëra anë, prej të këqijave të luftës dhe konflikteve mes viseve kufitare, dhe nga ana tjetër, për shkak të thatësirës ose vërshimeve që shkatërronin të mbjellat.4 Në këto rrethana, përfaqësuesi i Anglisë, Lordi Palmoor, i bëri thirrje anëtarëve të Lidhjes të ndihmonin popullsinë e vobektë. Mendim që u përkrah nga delegati italian, z. Salandra, i cili propozoi t’i jepej Shqipërisë menjëherë një shumë prej 50.000 fr.ari. Ky propozim u mbështet nga Këshilli i Lidhjes,5 që dërgoi Prof. Pittard, për administrimin e të hollave dhe organizimin e ndihmës në vend. Përpos kapërcimit të situatës së vështirë ekonomike, Britania insistonte për ruajtjen e stabilitetit politik në vend. Ministri i saj Fuqiplotë në Shqipëri, Eyres, pas dështimit të Zogut për të siguruar votat e nevojshme për postin e kryeministrit, në zgjedhjet parlamentare të 23 dhjetorit 1923, u angazhua t’i zgjaste jetën qeverive që zëvendësonin njëra-tjetrën, të cilat kishin përkrahjen e Zogut. Ky i fundit vlerësohej si politikani më i përshtatshëm për Shqipërinë e kohës. Për këtë arsye, Eyres-i, bëri përpjekje, por pa sukses, për të penguar lëvizjen antiqeveritare të deputetëve të Shkodrës dhe të Vlorës, gjë që çoi në ngjarjet e Qershorit 1924.6 1
P. Milo, “Synimet e kapitalit jugosllav..., f. 93-94 A. Cici, op.cit., f. 50 3 “Musolini mi Traktatin italo-shqiptar”, Shqiptari Amerikës, viti II, nr.88, Korçë, e martë, 18 mars 1924, f.1 4 Dh. Berati, Qëllimet dhe ..., f. 12-13 5 “Shoqëria e Kombeve dhe Shqipëria”, Shqiptari Amerikës, viti II, nr. 88, Korçë, e martë, 18 mars 1924, f. 1 6 P. Dibra, “Qeveria britanike përballë..., f. 109-110 2
79
2. 2 Qёndrimi i shteteve evropiane ndaj Lëvizjes së Qershorit 1924 në Shqipëri Fuqitë e Mëdha dhe shtetet ballkanike tregonin interes për zhvillimet politike në Shqipëri. Ato ndoqën me vëmendje edhe ngjarjen e Qershorit 1924, që kishte rëndësi për ngritjen e konsolidimin e shtetit shqiptar dhe pozitën e tij në arenën ndërkombëtare. Ndërrimi i kabineteve qeveritare dhe thellimi i krizës politike brenda vendit, në gjysmën e parë të vitit 1924, u shoqërua me largimin e qeverisë së Iljaz Vrionit dhe ardhjen në pushtet të opozitës së kryesuar nga Fan Noli. Qeveria e re paraqiti programin e saj* demokratik që synonte jo vetëm përmirësimin tërësor të gjendjes së brendshme, por edhe vendosjen e “marrëdhënieve miqësore me të gjitha shtetet e veçanërisht me fqinjët [pika 20]”.1 Fale përvojës së pasur në mbrojtjen e interesave të shqiptarëve në botën perëndimore dhe i vetëdijshëm për vështirësitë e brendshme në realizimin praktik të programit të tij reformator, kryeministri Noli i kushtoi vëmendje të posaçme politikës së jashtme. Duke e konsideruar si faktorin kryesor për vazhdimësinë dhe stabilitetin e qeverisjes, më 17 qershor 1924, F. Noli njoftoi telegrafikisht, qeveritë e Fuqive të Mëdha dhe të fqinjëve ballkanikë, për ndryshimet politike që kishin ndodhur në Shqipëri, me pëlqimin edhe të anëtarëve të Këshillit të Lartë. Ky njoftim iu dërgua gjithashtu E. Drummond-it, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve.2 Në notat e saj, qeveria shqiptare ftonte të gjitha shtetet të vijonin normalisht marrëdhëniet diplomatike. Thirrjes për bashkëpunim të kabinetit Noli iu përgjigjën negativisht dhe me indiferentizëm qarqet e politikës evropiane dhe ballkanike, të cilët shfaqën mosbesim ndaj kapacitetit të qeverisë së re për të garantuar rendin e qetësinë në vend dhe më gjerë në planin rajonal. Ky qëndrim për mos njohjen de jure të regjimit të sapo ardhur në fuqi argumentohej me mungesën e legjitimitetit qeverisës. “Imzot Noli e uzurpoi pushtetin në një mënyrë krejtësisht jokushtetuese dhe nuk ndërmori hapa për të ligjëruar pozitën e vet me zgjedhje të përgjithshme, që do të kishin qenë rrjedha e natyrshme, nëse ajo do të * 1. Çarmatim i përgjithshëm i popullsisë, pa përjashtim. 2. Dënim i shkaktarëve të vëllavrasjes dhe agjentëve të tyre kryesorë me ekspulsim dhe konfiskim të pasurisë ose me ndëshkime të tjera sipas masës së përgjegjësisë së secilit. 3. Vendosja e qetësisë, rendit dhe sovranitetit të ligjit. 4. Ngritja e autoritetit të shtetit mbi çdo pushtet personal dhe jashtëligjor. 5. Çrrënjosje e feudalizmit, çlirim i popullit dhe vendosje definitive e demokracisë në Shqipëri. 6. Reformë radikale në të gjitha degët e administratës, civile dhe ushtarake. 7. Shkurtim i burokracisë e pakësim e pastrim i nëpunësve. Për emërimin e tyre do merret parasysh, përveç zotësisë e moralit, edhe patriotizmi i tyre. 8. Sigurimi i të drejtave të nëpunësve dhe përcaktimi i përgjegjësive të tyre do të vendosen me një ligj të veçantë. 9. Organizimi i prefekturave për të përmirësuar kushtet e fshatrave dhe të fshatarëve, duke u dhënë kompetenca të gjera në çështjet lokale. 10. Balancim i buxhetit me kursime radikale. 11. Ndërrim i sistemit të taksave në mënyrë që të lehtësohet populli. 12. Përmirësim i gjendjes së bujkut dhe pavarësi ekonomike e tij. 13. Lehtësim i hyrjes së kapitalit të huaj e mbrojtje dhe organizim i kapitalit të vendit. 14. Lartësim i prestigjit dhe kredibilitetit të Shtetit në botën e jashtme. 15. Indipendencë e vërtetë e gjyqeve. 16. Reformë radikale e kanuneve gjyqësore të vjetëruara. 17. Rregullim i udhëve e urave dhe përkujdesje e veçantë për të gjithë komunikacionin e shtetit. 18. Organizim i degës së shëndetësisë për të luftuar sëmundjet që po shembin popullin. 19. Organizim i degës së arsimit mbi baza moderne kombëtare e praktike, në mënyrë që prej shkollave tona të dalin qytetarë të vlefshëm, patriotë e punëtorë të mirë. 20. Marrëdhënie miqësore me të gjitha shtetet e veçanërisht me fqinjët. 1 Fan S. Noli. “Program’i kabinetit”, Fletorja zyrtare, vjeti III, nr. 25, Tiranë, E martë, 24 qershuer 1924, f. 3 2 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 232
80
kishte gëzuar besimin e popullit”.1 Kjo logjikë parimisht e drejtë i shërbeu makinacioneve dhe kompromiseve në prapaskenë të aktorëve ndërkombëtarë, për të realizuar qëllimet dhe interesat e tyre politike e ekonomike në Shqipëri. Izolimi ndërkombëtar i qeverisë Noli ishte rrjedhojë e kursit të diplomacisë britanike, të formuluar në bazë të të dhënave që Foreign Office siguronte nga Legata e saj në Durrës. Së pari, përfaqësuesit anglezë shfaqnin pasiguri për garantimin e interesave të tyre politike dhe, në mënyrë të veçantë atyre ekonomike, në Shqipëri. Që nga fundi i Luftës së Parë Botërore, Anglia tregonte interes për të marrë koncesione për kërkimin dhe shfrytëzimin e naftës shqiptare dhe për të penguar mbizotërimin e plotë të Italisë nga pikëpamja ushtarake dhe politike, sepse vendosja në bregun lindor të kanalit të Otrantos do t’i mundësonte Romës të mbyllte në çdo kohë detin Adriatik dhe t’a përdorte Shqipërinë si bazë nisëse për depërtimin e mëtejshëm në lindje, në drejtim të luginës së Vardarit dhe gjirit të Selanikut, gjë që do të kishte pasoja shumë të rënda në dëm të interesave angleze në Mesdheun Lindor dhe në Lindjen e Afërme.2 Synimet politike dhe rivaliteti ekonomik për koncesionin e naftës shqiptare me shoqërinë amerikane Sinclair Oil dhe Kompaninë Italiane të Vajgurit (Compagnia Italia di Petroli) diktuan Foreign Office-in ta konsideronte më të përshtatshëm regjimin e mëparshëm të A. Zogut [me disponim projugosllav]. Ky i fundit kishte përkrahur dhënien e koncesioneve të naftës kompanisë angleze Anglo-Persian Oil. Të njëjtën politikë premtonte edhe qeveria Noli në këmbim të njohjes de jure të regjimit të ri. Qeveritarët shqiptarë nuk hezitonin t’i deklaronin diplomatëve anglezë në Durrës qëllimin e tyre për të ratifikuar shumë shpejt në parlament koncesionet e naftës të siguruara nga kompania Anglo-Persian Oil, në mars të vitit 1921. Përgjigjja e përfaqësuesit britanik R. Parr, “të cilën ai ia komunikoi Foreign Office-it, ishte injorimi i rryshfetit të ofruar dhe se nuk kishte marrë asnjë lloj udhëzimi, por mendimi i tij personal ishte që Qeveria Britanike në këtë çështje do të vepronte sipas shkallës se deri ku qeveria revolucionare ishte përqafuar nga populli shqiptar dhe sa e moderuar ishte kjo qeveri në ushtrimin e pushtetit të saj, siç kishte deklaruar në aktet e veta”.3 Me këtë qëndrim u pajtua edhe Eyres-i, i cili shtonte se “njohja e Qeverisë së Fan Nolit do të mund të kishte pasoja pozitive në të mirë të interesave tregtare britanike në Shqipëri dhe ndoshta kishte për ta lehtësuar edhe sendërtimin e marrëveshjes mbi hulumtimin dhe shfrytëzimin e naftës, që Anglo-Persian Oil Company, kishte nënshkruar me qeverinë e atëhershme shqiptare, më 1921, por, në anën tjetër, tregonte se nuk ekzistonte ndonjë siguri se njohja doemos do të sillte ratifikimin e kësaj kontrate. Për këtë shkak, ai këshillonte që Londra nuk duhej ta njihte Qeverinë Revolucionare të Shqipërisë. Kryeshefi i Sektorit për Evropën Qendore, Haward Smith, pajtohej me Eyres-in dhe nënvizonte se njohja e qeverisë Noli “s’kishte për t’i kontribuar prestigjit të qeverisë angleze në vend”! Prandaj, propozonte që i ngarkuari me punë, diplomati Robert Parr, të instruktohej të mbante me qeverinë e F. Nolit vetëm kontakte jozyrtare sa për të kryer punët e domosdoshme”.4 1
J. Swire, op.cit., f. 345 Dr. Zhivko Avramoski, “Qëndrimi i Anglisë ndaj qeverisë së Fan Nolit në Shqipëri në vitin 1924”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike, nr.II – 1972, Prishtinë, f.161 3 Pranvera Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri në vështrimin e diplomacisë angleze”, Studime historike, nr.1-2, 2004, f. 54 4 Dr. Zh. Avramoski, artikull i cituar, f. 170 2
81
Së dyti, diplomacia angleze deklaronte se nuk do të shkelte principet e saj esenciale, duke njohur një “grusht shteti të paligjshëm”.1 Për këtë arsye, ajo e kushtëzonte legalizimin e qeverisë demokratike shqiptare me organizimin e zgjedhjeve parlamentare, si shprehje e sovranitetit popullor. Për më tepër, Foreign Office nuk shfaqte simpati për “peshkopin idealist dhe me paaftësi praktike, kryeministrin Noli, përkundrejt realpolitikanit të pamëshirshëm dhe pragmatist, Ahmet Zogu”,2 të cilin e vlerësonte me tiparet karakteristike të një burri shteti. Mbështetja për “Zogun kishte filluar që kur ai ishte ministër i Brendshëm dhe në opinionin e anglezëve ai demonstroi cilësitë e tij si njeri energjik dhe atdhetar, që nuk e kishte frikë punën dhe që kishte ndikim të madh në vend. Eyres vlerësonte shumë vendosmërinë e A. Zogut ...për t’i dhënë fund përçarjeve në vend dhe për ta futur Shqipërinë në rrugën e modernizimit. A. Zogu mendonte se vendi kishte nevojë për një qeveri të fortë qendrore që të forconte bashkimin dhe t’i dilte zot vendit. Qeverinë e “dorës së fortë” të ofruar nga A. Zogu, Eyres e shikonte në përputhje me nivelin e atëhershëm të zhvillimit të Shqipërisë dhe me nevojat e kohës. ...Për diplomatët anglezë ishte e rëndësishme politika e tij kombëtare për të ruajtur baraspeshat e ndikime të huaja në Shqipëri, duke shpëtuar pavarësinë e Shqipërisë dhe duke ruajtur stabilitetin e Ballkanit”.3 Së treti, Foreign Office i cilësoi “papjekuri politike” të kabinetit Noli masat e ashpra që u morën kundër anëtarëve të regjimit të vjetër. Lirimi i Beqir Valterit, të riut që i kishte bërë atentat Zogut në shkurt 1924, i zemëroi thellë britanikët që padyshim e interpretuan lëvizjen si vrasje në bashkëpunim.4 Po ashtu, konsiderohej e patolerueshme dhe antidemokratike për Britaninë ngritja e një gjykate politike nga qeveria Noli, për dënimin e kundërshtarëve dhe konfiskimin e pasurisë së tyre. “Të pandehunit me krim prej Gjyqit Hetues, në bazë të N. 55, 56, 57, 58 të Kodit Penal Komun: ish Asamblist Ahmet Zogu nga Mati, ish Kryeministër Shefqet Vërlaci nga Elbasani, ish Kryeministër Ilias Vrioni nga Berati, ish Ministër i Luftës Kolonel Mustafa Aranitasi nga Berati, ish Ministër i Financave Myfid Libhova nga Libhova etj. ... në bazë të vendimit dt. 25.X.1924 të Gjyqit Hetues e çpallun në “Fletoren Zyrtare” më 29 Tetuer 1924, u jepet afat të dorëzohen në Gjyqin Politik brenda në dhetë ditë nga data e çpalljes, ndryshe do të humbasin të drejtat civile, do t’u konfiskohen pasunit e tundshme e të patundshme në bazë të N. 371 të P. Penale, dhe do të gjykohen në mungesë”.5 Ky veprim politik krijonte premisa për tensionimin e situatës në vend. Por, “tekefundit, duket se vetë Noli nuk i “besonte” gjyqit politik. Në fakt, në një bisedë me të ngarkuarin me punë të Anglisë, Noli thotë hapur se “gjyqet politike ishin vetëm një stoli dekorative pa funksion praktik, sepse nuk do të zbatoheshin”. Gjyqet politike shërbenin, pra, më tepër si një fasadë revolucionare. Mund të mendohet se hapja e proceseve kundrejt personaliteteve të regjimit të rrëzuar ishte një mënyrë për të kompensuar pasivitetin, pafuqinë e qeverisë në frontin kryesor të reformave. Programi praktikisht po mbetej në letër”.6 Gabimet e qeverisë Noli diktuan qëndrimin e ngurtë të Foreign Office-it ndaj Shqipërisë. Kjo politikë e jashtme e Britanisë së Madhe minoi pozitën ndërkombëtare të 1
Robert C. Austin. Shtegu i pashkelur i Fan Nolit. Tiranë: Albin, 2003, f. 166 AIH, A.V.95, Fl. 18 3 P. Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në ..., f. 50 4 R. C. Austin, op.cit., f. 166-167 5 “Shpallje e gjyqit politik. Ç’pallje afati për t’aratisun”, Fletorja zyrtare, vjeti III, nr. 43, Tiranë, E prende, 14 nânduer 1924, f. 4 6 A. Puto, Shqipëria politike ..., f. 363 2
82
vendit, për shkak edhe të konformitetit të shteteve evropiane dhe ballkanike me diplomacinë e “Aleates”. Përfaqësuesi francez në Durrës, Bilkoku, mbante një qëndrim tepër të pafavorshëm ndaj qeverisë në detyrë, duke shprehur bindjen se fiset e Shqipërisë veriore s’do të lejonin që forcat qeveritare të shkonin kundër Zogut dhe se kishte mundësi që mirditasit të ngriheshin me armë për rrëzimin e kabinetit. Ai e konsideronte si gjë të sigurt luftën ndërmjet Veriut dhe Jugut të Shqipërisë.1 Ndërsa, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, nën udhëheqjen e B. Musolinit, fillimisht i përkrahu ngjarjet e qershorit 1924, me synim përfshirjen e Shqipërisë në sferën e influencës italiane. Për liderin fashist, rrëzimi i A. Zogut presupozonte se çdo qeveri tjetër shqiptare, do të ishte natyrisht më italofile. Pjesëmarrja e elementeve italofilë në revolucion i forcuan akoma ma shumë këto arsye, aq më tepër mbasi personalitetet udhëheqëse të regjimit të ri i referoheshin miqësisë me Italinë. Qarqet revolucionare të Shqipërisë e ndjenin veten të kërcënuar sidomos nga qëndrimi armiqësor i Beogradit. Prandaj udhëheqësit e opozitës së atëhershme përpiqeshin akoma përpara se të fillonte revolucioni, për të fituar përkrahjen e Italisë dhe të krijonin një kundërpeshë për të përballuar kështu një intervenim eventual të armatosur të Jugosllavisë. Pas fitores së revolucionit, përfaqësuesi diplomatik i Italisë Marchese di Durazzo, në raportet e tij dërguar Romës, e paraqiste regjimin e ri në një dritë të favorshme dhe theksonte ndjenjat e tij italofile. Në këto rrethana diplomacia italiane e përkrahu kabinetin e F. Nolit.2 Mirëpo, konjukturat ndërkombëtare të kohës e detyruan Musolinin të mos merrte menjëherë një pozicion të qartë, pra të ngurronte të përcaktonte një qëndrim të prerë. Ai nuk e shihte të nevojshme të vepronte i vetëm në këtë çështje, që njohja nga Italia e qeverisë Noli të konsiderohej si një sfide lëshuar qeverive të tjera, po ashtu të interesuara në çështjen shqiptare. Në të vërtetë orientimi primar i Romës dhe i përfaqësuesve të saj në Shqipëri, në favor të njohjes së Qeverisë Demokratike, nuk u shpëtoi qarqeve diplomatike të Francës dhe të Jugosllavisë në Tiranë, që ishin gati të arrinin në përfundimin se gjithë revolucioni ishte “vepër italiane”.3 Për fat të keq, Shqipëria vijonte të perceptohej si fushë e përplasjes së interesave italo-jugosllave. Të dy vendet kishin nënshkruar, më 27 janar 1924, një pakt miqësie dhe bashkëpunimi, të cilën Anglia e përshëndeti me entuziazëm. Për Londrën pakti italojugosllav përbënte një “qetësim të Adriatikut”, duke e konsideruar njëherësh si një goditje të rëndë kundër Francës.4 Por, situata e re e krijuar në Shqipëri nga Lëvizja e Qershorit 1924 vetëdijësoi përfaqësuesit e Romës dhe të Beogradit për rivalitetin midis tyre, aq sa në takimet formale, ata pranuan “ta quanin pavarësinë e Shqipërisë si një postulat të përbashkët të politikës së tyre të jashtme”.5 Konkretisht, në deklaratën e përbashkët të 9 qershorit 1924 diplomatët italo-jugosllavë shpallën mosndërhyrjen në punët e brendshme të Shqipërisë, si vijon: “Qeveria e Romës dhe e Beogradit kanë pasur një shkëmbim pikëpamjesh mbi bazën e paktit të tyre të miqësisë e të bashkëpunimit. Të dy qeveritë kanë rënë dakord se qëllimi i politikës së tyre është që të mos bëjnë asgjë që të ndalojë ose thjesht të pengojë 1
Dr. Zh. Avramoski, artikull i cituar, f. 165 AIH, A.V.92, Fl. 17-18 3 Arben Puto. Demokracia e rrethuar: Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme, qershor-dhjetor 1924. Tiranë: 8 Nëntori, 1990, f. 18 4 V. Vinaver, artikull i cituar, f. 200 5 A. Mousset, op.cit., f. 53 2
83
zhvillimin e një Shqipërie të pavarur. Për këtë arsye, ata e konsiderojnë këtë luftë brenda në Shqipëri si një çështje të brendshme shqiptare”.1 Kjo deklaratë pohonte njohjen e barazisë së interesave të të dy palëve, si shprehje më tepër e mosbesimit reciprok sesa e bashkëpunimit të sinqertë. Megjithë angazhimin politik për neutralitet ndaj situatës në Shqipëri, Italia nuk hiqte dorë nga kërkesa për të siguruar një pozitë të veçantë në Adriatikun lindor. Për këtë arsye, qëndrimi i diplomacisë italiane karshi shtetit shqiptar u diktua nga mbështetja e atij krahu politik që do t’i garantonte realizimin e synimeve të saj ekonomike e politike në vend. Në dilemën e përzgjedhjes për të bashkëpunuar midis dy figurave politike krejtësisht të ndryshme, Nolit apo Zogut, “për Musolinin ishte e qartë se Noli ishte përgatitur të mbronte me çdo kusht pavarësinë politike dhe ekonomike të vendit të tij dhe italianët hasnin vazhdimisht pengesë në përpjekjet për të rivendosur kontrollin mbi Shqipërinë”.2 Në këto rrethana, pamundësia e gjetjes së “gjuhës së kompromisit” midis Romës e Tiranës ndikoi në ftohjen e marrëdhënieve dypalëshe. Fakt që u evidentua në refuzimin që qeveria fashiste i bëri kërkesës së përfaqësuesve shqiptarë, Fan Nolit dhe Luigj Gurakuqit, në takimin e tetorit 1924, pas kthimit pa sukses nga Lidhja e Kombeve. B. Musolini nuk pranoi ta ndihmonte Shqipërinë financiarisht dhe as ta furnizonte me armë e municione të nevojshme për të përballuar ndonjë sulm të jashtëm. “Qeveria italiane interesohej më shumë të siguronte një pozitë të veçantë, të privilegjuar në Shqipëri. Roma donte ta vinte Shqipërinë nën një lloj kujdestarie dhe për këtë të lidhte me qeverinë shqiptare një pakt politik. Por F. Noli nuk dha pëlqimin për nënshkrimin e një pakti të tillë, që do të çonte në humbjen e pavarësisë kombëtare”.3 Për këtë arsye, Roma e braktisi në fatin e vet Qeverinë e Nolit, por jo interesat e saj në Shqipëri. Noli kishte treguar se ishte tepër “nacionalist” ..., ndërkohë që A. Zogu, pavarësisht se jetonte në mes të Beogradit me paratë e Pashiçit, kishte flirtuar me të dërguarin e Musolinit për t’u shitur sa më shtrenjtë. A. Zogu ishte politikan pragmatist, i gatshëm për të hyrë në çdo lloj kombinacioni politik për të realizuar ambiciet e tij për pushtet, “aftësi” që nuk i kishte Noli. Për rrjedhojë, vetëm Zogu mund t’i krijonte Romës ato rrethana të favorshme, që do të çonin në vendosjen e protektoratit italian në Shqipëri.4 Këtë pikëpamje ndante edhe kryetari shumë vjeçar i qeverisë serbe dhe i asaj jugosllave Nikolla Pashiq. Ai mendonte se njeriu më i përshtatshëm për bashkëpunim, drejtë realizimit të planit të tij rreth Shqipërisë [daljen e Serbisë në detin Adriatik përmes Drinit – E.Luku], ishte Ahmet Zogu.5 Ky i fundit, pas fitores së Lëvizjes së Qershorit 1924, u strehua si refugjat politik në Beograd. Së bashku me 10 oficerë mbërriti më 27 qershor në mëngjes dhe zbriti në Hotel “Bristol”, ku qeveria jugosllave u kishte përgatitur dhomat. Në stacion të Beogradit kishin dalë për t’i pritur dy nëpunës të Ministrisë së Jashtme. Oficerët që shoqëronin A. Zogun ishin: Topallaj, Muharem Bajraktari, Fikri Dino, Bahri Begolli, Hysen Dema, Major Gilardi dhe Ferid Dervishoviçi. Ky i fundit, Ceno Begu dhe Bahri Begolli ishin me rroba civile dhe të tjerët me uniformën ushtarake 1
P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 243 R. C. Austin, op.cit., f. 177 3 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 238 4 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 252 5 Emine Arifi – Bakalli, “Qëndrimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj Revolucionit të Qershorit të Shqipërisë”. Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981, f. 175 2
84
të Shqipërisë.1 Qeveria e Beogradit kishte vënë në dispozicion të A. Zogut një automobil. Ish kryeministri nuk ishte parë nëpër qytet përveç disa herëve, që kishte vajtur në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ku ishte takuar me Pashiçin dhe me disa nëpunës të tjerë të asaj Ministrie. Kohën tjetër e kalonte në hotel ku priste vizita. Deshi të transferohej nga hotel “Bristol” në hotelin aristokratik “Palace”, por Ministria nuk e autorizoi ndoshta për të evituar një afrim të tij me delegaten italiane të traktatit tregtar, e cila banonte në atë hotel; ose për arsye se masat për sigurimin e tij mund të merreshin më lehtë në hotel “Bristol”, meqë aty nuk shkonin shumë udhëtarë të huaj.2 Qëndrimi i Jugosllavisë ndaj Zogut qe thjesht praktik. Pikësëpari, duke qenë se Kryeministri Pashiç ishte një politikan dinak, ai e pranoi Zogun sepse si njeri që blihej lehtë, ai ishte gur i rëndësishëm në përpjekjet për pakësimin e ndikimit të Nolit mbi shumë çështje. Kështu, Zogu qëndroi në Beograd për aq kohë sa ishte i dobishëm. Nëse Noli do të ishte i gatshëm për të plotësuar disa nga interesat kryesore të Beogradit, jugosllavët me kënaqësi do ta kishin kthyer Zogun në Shqipëri për t’iu nënshtruar gjykimit. Ajo çka e siguroi pozitën e Zogut ishte se, ndryshe nga Noli, ai qe i përgatitur të bënte tregti me sovranitetin e Shqipërisë me qëllim që të fitonte mbështetjen jugosllave. Kjo nuk do të thoshte se ishte i përgatitur të hiqte dorë nga angazhimi për pavarësinë e Shqipërisë, por vetëm se ishte i gatshëm të bënte disa tërheqje taktike për të siguruar pushtetin e tij. Noli nuk kishte ndërmend të bënte pazar për asnjë problem dhe shpresonte se mbështetja për pozitën e tij do të vinte nga komuniteti ndërkombëtar, që nga ana e vet do të bënte presion mbi Beogradin.3 Së dyti, ndërkombëtarizimi i çështjes së Kosovës në Lidhjen e Kombeve krijoi pakënaqësi të mëdha te Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene. Qeveria shqiptare ishte përpjekur të arrinte një modus vivendi me fqinjin verior, me qëllim që të garantonte stabilitet të plotë në vend. Për të ruajtur ekuilibrat, Noli nuk përfshiu në kabinetin qeveritar as përfaqësues të Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës”, të cilët e kishin ndihmuar për të marrë pushtetin. Por, përpara masakrave çnjerëzore serbe kundrejt popullsisë shqiptare të Kosovës, qeveria Noli nuk mund të mos shprehte solidaritetin vëllazëror. Ajo bëri një lëvizje të moderuar, “për të shmangur akuzat jugosllave ..., duke mos marrë përsipër që ta parashtronte zyrtarisht dhe vetë në Asamblenë e pestë të Lidhjes së Kombeve ankesën për politikën e gjenocidit, që ndiqte Beogradi ndaj shqiptarëve në Jugosllavi. Këtë e la ta bënin Bajram Curri, Hasan Prishtina dhe Bedri Pejani, të cilët shkuan në Gjenevë si përfaqësues të “komitetit të bashkuar të shqiptarëve irredentë””.4 Mirëpo, qarqet politike të Beogradit nuk kursyen akuzat ndaj Nolit, të cilin e quajtën drejtues të jashtëligjshëm të kriminelëve që punonin kundër Jugosllavisë. Ata e interpretuan kërkesën e Nolit për një hua nga Lidhja e Kombeve si akt agresiv, duke argumentuar se paratë do të përdoreshin për armatosjen e irredentistëve kosovarë. Për më tepër, propaganda jugosllave shpallte se F. Noli në bashkëpunimin me H. Prishtinën kishin për qëllim të përjashtonin Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene nga Lidhja e Kombeve. Të gjitha këto akuza të pa baza u hodhën poshtë nga qeveria shqiptare, e cila kërkonte respektimin e të drejtave të pakicës për popullsinë shqiptare në Jugosllavi.5 1
“Zogolli në Jugosllavi”, Bashkimi, v. I, nr. 2, Tiranë, 15 korrik 1924, f. 2 “Zogolli në Jugosllavi”, Ora e maleve, vjeta II, nr. 31, Shkodër, E shtunde, 26 korrik 1924, f. 2 3 R. C. Austin, op cit., f. 128 4 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 271 5 R. C. Austin, op.cit., f. 125-131 2
85
Së treti, mosmarrëveshjet jugosllavo-shqiptare për çështjen e kufijve acaruan marrëdhëniet dypalëshe. Beogradi zyrtar kërkonte Shën Naumin në juglindje të Shqipërisë dhe intensifikoi provokacionet në veri të vendit, që Komisioni ndërkombëtar për caktimin e kufijve të vendoste në favor të Jugosllavisë për Vermoshin. Këto veprime politike shkaktuan zemërimin e qeverisë së Nolit, e cila nuk ishte e gatshme të bënte lëshime territoriale. Qeveria britanike propozoi që çështja të shqyrtohej në Këshillin e Lidhjes së Kombeve. Ky organ i kërkoi Konferencës së Ambasadorëve dhe fuqive të përfaqësuara atje të përfundonin sa më parë përcaktimin e kufirit shqiptaro-jugosllav, me qëllim që të shmangej çdo konflikt i mundshëm.1 Problemi i manastirit të Shën Naumit ndeshi përplasjen e argumentave respektive të secilës palë. Nga njëra anë, qeveria shqiptare theksonte vendimin e 1913-ës që Shën Naumi ishte pjesë përbërëse e Shqipërisë. Ajo mbështetej në të dhënat historike, duke nxjerrë në pah se Shën Naumi ishte respektuar nga populli shqiptar dhe se shenjëtorët Cirili e Metodi e kishin marrë Naumin si përkthyes të gjuhës shqipe, dhe mbas vdekjes së tij manastiri ishte ndërtuar dhe më pas ishte ruajtur nga shqiptarët. Ky manastir paraqiste interes gjeostrategjik për zonën ndërmjet Korçës dhe Elbasanit.2 Nga ana tjetër, Beogradi argumentonte se Shën Naumi ishte pjesë e lavdisë së Ohrit, qendër e mësimit mesjetar sllav, pjesë e Jugosllavisë. Ata i quanin të dy vendet si pazgjidhshmërisht të lidhura me kulturën dhe fenë sllave. Serbët arsyetonin se manastiri nuk kishte rëndësi fetare për shqiptarët dhe lënia e tij shqiptarëve do të provonte se drejtësia ndërkombëtare nuk ishte për “paqëtimin” e Evropës.3 Në Gjykatën e Lartë të Hagës, pikëpamja jugosllave për Shën Naumin u mbështet edhe nga diplomacia greke. “Kjo sjellje e Greqisë ishte e habitshme pasi kryeministri grek kishte dhënë sigurime të plota se Greqia do të ndiqte një politikë miqësore karshi Shqipërisë, kurse atituda e Qeverisë greke me Jugosllavinë kundër interesave jetike të Shqipërisë ishte krejt në kundërshtim me sigurimet që ishin dhënë”.4 Por, Gjykata Ndërkombëtare e Hagës deklaroi se nuk kishte nevojë të rishikohej vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, më dt. 6 Dhjetor 1922, me të cilën Shën Nauni i jepej Shqipërisë, dhe shpalli që vendimi i Konferencës ishte definitiv. Pra, Shën Nauni i mbeti Shqipërisë.5 Po kështu, Fuqitë e Mëdha zgjidhën në favor të shtetit shqiptar edhe kontradiktën me Athinën zyrtare për çështjen e fshatrave përreth Korçës. Sipas telegramit nr.1136-36 më, 30.X.1924, të Prefekturës së Korçës njoftohej se katundet e zonës neutre të Korçës dje u morën në dorëzim prej ushtrisë shqiptare, e cila u instalua nëpër stacionet e caktuara me qetësi të plotë.6 Për dijeni, emrat e 15 copë katundeve ishin, si më poshtë:
1
J. Swire, op.cit., f. 349 AQSH, F. 251, V. 1924, D. 64, Fl. 125-127 3 AQSH, F. 251, V. 1924, D. 63, Fl. 369 4 “Greqia përkrah kërkimet e Jugosllavisë në çështjen e Shën Naumit”, Shqiptari i Amerikës, viti II, nr. 119, Korçë, E martë, 29 korrik 1924, f. 1 5 Ministrija e Punëve të Brendshme. Qarkore Prefekture e Nënprefekture. “Mbi Shën Naunin“, Fletorja Zyrtare, vjeti III, nr. 34, Tiranë, E Shtunde, 13 shtatuer 1924, f. 4 6 Ministrija e Punëve të Brendshme, Qarkore Prefekture e Nënprefekture. “Mbi katundet e Korçës“, Fletorja Zyrtare, vjeti III, nr. 42, Tiranë, E enjte, 6 nânduer 1924, f. 1 2
86
...1.Vividhe, 2.Trestenik, 3.Kapeshticë, 4.Vernik; 5.Rakice; 6.Shyec; 7.Cerie; 8.Zagradec; 9.Lajdhie. 10.Pushtec; 11.Shulim; 12.Clomboc; 13.Goricë; 14.Bezmisht; 15.Zernofeke.1 Ky vendim i rikonfirmuar i Konferencës së Ambasadorëve, që rrëzoi pretendimet territoriale greke ndaj Shqipërisë, ndikoi në përfundimin e aleancës greko-jugosllave, në tetor 1924. “Në raportin e 19 nëntorit nga Athina, Mithat Frashëri njoftonte Ministrin e Jashtëm të Shqipërisë se qeveria jugosllave kishte denoncuar aleancën e saj me Greqinë. Frashëri nxirrte në pah dy pika lidhur me Shqipërinë që e kishin detyruar Beogradin të bënte këtë ndryshim: a) njohjen e qeverisë shqiptare nga Greqia pa aprovimin e qeverisë jugosllave; b) evakuimin nga fshatrat të grekëve, që e vështirësoi pozitën e Beogradit ndaj Shën Naumit. Megjithatë, kjo prishje në dukje, nuk solli asgjë më pas dhe Greqia e Shqipëria nuk qenë në gjendje të nisnin një kapitull të ri në marrëdhëniet e tyre.2 Mosmarrëveshjet midis dy vendeve fqinjë u thelluan prej përfshirjes së padrejtë të popullit shqiptar të Çamërisë në politikën e shkëmbimit të popullsive greke e turke, në bazë të Traktatit të Lozanës, më 30 janar 1923. Athina zyrtare, në kundërshtim me dispozitat ndërkombëtare, i cilësonte shqiptarët e besimit mysliman si turq, duke i shpërngulur me forcë nga vatrat e tyre dhe kryer spastrimin etnik të Çamërisë e të viseve të tjera nga shqiptarët. Për këtë arsye, qeveria Noli i dërgoi një notë Sekretarisë së Përgjithshme të Lidhjes së Kombeve. “Me apelin e qartë drejtuar Areopagut të Nalt të Gjenevës, ajo përmbushte jo vetëm detyrën patriotike por edhe njerëzore, sepse padrejtësitë e adoptuara në Çamëri kundër elementit shqiptar ishin aq të rënda sa nuk mund të gjendej zemër njeriu të mos drithej”.3 Faktorit ndërkombëtar iu bë e ditur se autoritetet greke përpiqeshin me forcë t’i detyronin shqiptarët të emigronin në Turqi. Ata, duke mos patur ndonjë përkrahje nga jashtë, u gjenden në frikën më të madhe që të ishin të detyruar të neverisnin përgjithmonë vatrat e tyre shekullore. Një pjesë e madhe e kësaj popullsie, duke marrë parasysh përfundimet e tmerruara të një emigrimi në Turqi, lajmëruan qeverinë shqiptare se kishte ndërmend pa dyshim të futej në Shqipëri që të vendosej në kufi. Kjo gjendje nxiti Tiranën zyrtare t’i bënte një thirrje supreme Lidhjes së Kombeve, e cila të ftonte Komisionin Mikst që të përjashtonte prej këmbimit greko-turk shqiptarët myslimanë, duke shpëtuar kësilloj mijëra viktima nga të këqijat dhe vuajtjet e një emigrimi të padashur, dhe duke ruajtur, në këtë mënyrë, qeverinë shqiptare nga një situatë më e vështirë.4 Pozita jo e konsoliduar e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare në njëfarë mase buronte edhe nga mosbesimi që ngjalli kryeministri F. Noli te Fuqitë e Mëdha, me fjalimin e mbajtur në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve. Ai krijoi përshtypje negative te të pranishmit, me kritikat e ashpra drejtuar Lidhjes që kishte refuzuar t’i jepte një hua Shqipërisë. “Ne kemi nevojë vetëm për 300 milionë franga ari. Shumë, do thoni ju. Epo mirë, po bëj gjestin elegant të zbres në shumën modeste prej 200 milionësh. Po tundni kokën. ...Më falni, mos keni ndërmend të thoni se nuk më keni takuar kurrë në jetën tuaj dhe se nuk do të më huani asnjë qindarkë. Epo mirë, atëhere, merreni kërkesën time dhe futeni në dosjet e vdekura të Sekretariatit, kyçeni mirë, por sigurohuni që e keni mbytur përpara se ta varrosni në nekropolin tuaj sepse ka të ngjarë të ngjallet së vdekuri”.5 1
Ministrija e Punëve të Brendshme, Qarkore Prefekture ..., artikull i cituar, 6 nânduer 1924, f. 1-2 R. C. Austin, op.cit., f. 156 3 “Greqia, Jugosllavia dhe nevej”, Politika, viti III, nr. 21, Vlorë, E enjte, 31 korrik 1924, f. 1 4 “Çështja e Çamërisë. Një telegram i qeverisë shqiptare ..., artikull i cituar, f. 1 5 R. C. Austin, op.cit., f. 203-204 2
87
Peshkopi Noli përdori një ton ironizues edhe kur përkufizoi institucionin e parlamentit, që i shërbeu diskretitimit të qeverisë dhe të vendit që përfaqësonte. “Parlamenti është një sallë, ku politikanët e pashpirt mblidhen të bëjnë copë-copë racën e vet, një sallë e mbushur me gaz helmues, me gaz mbytës, me gaz lotsjellës, me gaz që shkakton qeshje dhe me të gjitha gazet me të cilat u luftua për t’i dhënë fund të gjitha luftërave dhe për të vendosur paqen”.1 Me një kritikë cinike, kryeministri i Shqipërisë përshkoi paefektshmërinë e Lidhjes së Kombeve për të garantuar paqen mes popujve. Ai zhvlerësoi traktatet e çarmatimit e të arbitrazhit dhe veprimtarinë e komiteteve të Lidhjes. Sipas Nolit, “sikur Shoqëria e Kombeve të jetë një ëndërr, një utopi që i bën skeptikët të buzëqeshin dhe të shtrembërojnë buzët, kjo duhet të qëndrojë atje si një ideal që interpreton dëshirat më fisnike të njerëzisë dhe si një sfidë kundër lavdisë groteske militariste. ...Pse të jemi kaq pesimistë? Aspiratat për paqe janë kudo, kjo është e padyshimtë; ndryshe nuk do të kishim komedinë e fuskave dhe superfuskave të paqes që na kanë mbuluar. Kjo vjen nga shkaku që popujt dëshirojnë paqen, që burrat e shtetit, politikanët, u servirin, kohë pas kohe, fuska arbitrazhi, fuska çarmatimi, fuska sigurimi dhe superfluska shpërblimi. Po paqja nuk do të vijë prej traktateve; këto janë të destinuara të hidhen shpejt a vonë në shportë”.2 Gjuha jo diplomatike e Nolit drejtuar Lidhjes nuk i shërbeu interesave të Shqipërisë. “Hindsight konfirmonte se vlerësimi i peshkopit për këtë organizatë ndërkombëtare ishte i drejtë, por sulmi i tij i parakohshëm nuk bëri gjë tjetër veçse forcoi mendimin se ai ishte një figurë e rrezikshme dhe i vendosur të prishte paqen në botë”.3 Po ashtu, perceptimi evropian për rrezikun bolshevik që kërcënonte Ballkanin prej qeverisë Noli ndikoi në përkeqësimin e imazhit të vendit. Ky opinion ishte përhapur pas mbërritjes në Shqipëri të përfaqësuesit sovjetik, Krakovecki, vizitë që u pasua me protestën e Anglisë, të Italisë dhe të Jugosllavisë. Legata britanike kërkonte largimin e përfaqësuesit të Bashkimit Sovjetik nga Shqipëria, duke i premtuar Nolit se do të frenonte çdo veprim antiqeveritar të zogistëve. Një zhvillim politik i tillë ndikoi në etiketimin e F. Nolit si majtist nga qarqet evropiane dhe ballkanike.4 Për rrjedhojë, Fuqitë e Mëdha refuzuan t’a njihnin de jure regjimin e ri dhe mbajtën një qëndrim të distancuar e në prapaskenë të marrëveshjeve të kompromisit midis fqinjëve. Objektivi i tyre ishte ruajtja e stabilitetit dhe e paqes në Ballkan e më gjerë. Ishte veprimtaria diplomatike, brenda rrethit të ngushtë të interesave vetjake dhe të aleatëve, ajo që përcaktoi politikën e shteteve evropiane dhe ballkanike kundrejt Shqipërisë në mbështetje të Ahmet Zogut. Ky i fundit, që ndodhej me strehim politik në Beograd, u bë iniciatori dhe udhëheqësi i lëvizjes së armatosur për të rrëzuar qeverinë e Fan Nolit. Zogu kishte përfunduar një marrëveshje gojore me qeverinë jugosllave, të cilës i kishte premtuar se: do të pranonte tezën e saj sa i përket çështjes së Shën Naumit dhe Vermoshit; do të shkatërronte Komitetin e Kosovës; kaçakët e ikur nga Jugosllavia do të konsideroheshin si fajtorë nga e drejta e përgjithshme, e jo politike; çështja e kishës ortodokse dhe e 1
J. Swire, op.cit., 346 “Fjala e kryeministrit t’onë në Lidhjen e Kombeve”, Shqipëtari i Amerikës, viti II, no. 131, Korçë, e shtunë, 18 tetor 1924, f. 1 3 R. C. Austin, op.cit., f. 205 4 V. Vinaver, artikull i cituar, f. 202 2
88
klerikëve të saj në Shqipëri do të zgjidhej në pajtim me Patriarkanën serbe; do të hapeshin shkolla serbe në Shkodër dhe në jug të vendit, e në disa fshatra të Korçës; me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene do të lidhej një marrëveshje tregtare; Shqipëria do të lejonte formimin e një enti monetar (banke) në Shkodër me kapital jugosllav; qeveria shqiptare nuk do të nënshkruante asnjë marrëveshje, as nuk do të merrte hua për ndërtimin e hekurudhës, pa u konsultuar me qeverinë e Shtetit Serbo-Kroato-Slloven; anijeve tregtare jugosllave do t’u lejohej kabotazha në ujërat shqiptare. Gjithashtu, anijet jugosllave do të mbanin lundrimin e domosdoshëm në liqenin e Ohrit dhe të Shkodrës.1 Me këtë plan politik, Zogu mundësonte ardhjen në pushtet dhe, nga ana tjetër, “kryeministri jugosllav Pashiç gjente rastin e volitshëm për të realizuar ëndrrën e tij të hershme: të zhdukte Shqipërinë e pavarur nga harta e Evropës. Këto dy interesa të kundërta u bashkuan dhe A. Zogu pranoi ndihmën e Jugosllavisë për të organizuar një fuqi të armatosur brenda në Shqipëri, ashtu edhe përtej kufirit”.2 Ai mundi, në territorin jugosllav, të organizonte dhe të pajiste një ushtri invazore, e cila u furnizua me artileri e mitraloza dhe efektivat e së cilës u plotësuan me trupa serbe dhe me kuadro oficerash serbë dhe rusë të ish-ushtrisë së Vrangelit.3 E vetëdijshme për implikimin në punët e brendshme dhe për të mënjanuar akuzat eventuale prej shteteve perëndimore, Qeveria e Beogradit përhapte lajme gjoja mbi rrezikun që i kanosej për shkak të infiltrimit politik të sovjetëve në Shqipëri. Në fillim të dhjetorit, Eyres-i raportonte se, nga qarqet jugosllave dhe nga “burime të caktuara sekrete”, kishte marrë informata “se qeveria serbo-kroato-sllovene në një masë të ndjeshme ishte e shqetësuar prej flirtimit shqiptar me qeverinë ruse sovjetike. I ngarkuari jugosllav me punë diplomatike, Prodanoviç, në një bisedë i deklaronte Eyres-it që Beogradi dispononte “prova të mjaftueshme se qeveria shqiptare po tregonte një disponim shumë miqësor kundrejt komitëve maqedonas, d.m.th. ndaj Partisë Federaliste, shef i së cilës ishte Çaulev, që kishte lidhje me sovjetët”.4 Diplomacia britanike i priti me skepticizëm të dhënat e Beogradit dhe nuk shfaqi asnjë dyshim për asistencën jugosllave ndaj Zogut, që të hynte me armë në territorin shqiptar. Situata e tensionuar krijoi shqetësim te Foreign Office, ndonëse Jugosllavia dhe Italia kishin dhënë sigurime që nuk synonin të intervenonin në Shqipëri. Madje Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene për të dëshmuar “besnikërinë” e saj mbylli kufirin, pasi sulmuesit e kishin kapërcyer atë.5 Ndërhyrja kundër qeverisë demokratike shqiptare u krye nga territoret jugosllave dhe greke. Sulmet e para, që filluan nga Jugosllavia, goditën disa pika kufitare, ndër më kryesoret ishin Prizreni dhe Dibra. I nisur nga Beogradi, Ahmet Zogu drejtoi operacionin ushtarak, me ndihmën e mercenarëve jugosllavë. Më 10 dhjetor 1924, forcat intervencioniste nga Prizreni u drejtuan për në Has e Krumë, duke synuar të merrnin Shkodrën, ndërsa trupat e Dibrës marshuan drejt Peshkopisë për të shtënë në dorë Tiranën. Njëkohësisht me këto sulme nga veriu filloi edhe ndërhyrja nga fqinji jugor, Greqia, ku si baza ushtarake shërbyen Janina dhe Follorina. Prej këtej, më 14 dhjetor, u sulmua posta kufitare e Kakavijës. Por, fronti kryesor i ndërhyrjes së armatosur 1
Emine Arifi – Bakalli, “Qeveria demokratike e Fan Nolit dhe qëndrimi i Mbretërisë SKS ndaj saj”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike XI-1981, Prishtinë, 1982, f. 247-248 2 T. Zavalani, op.cit., f. 281 3 AIH, A.V.60, Fl. 11 (Marrëdhëniet e jashtme të Shqipërisë gjatë periudhës 1924-1939 - Arben Puto) 4 Dr. Zh. Avramoski, artikull i cituar, f. 178 5 J. Swire, op.cit., f. 354
89
ishte ai i veriut, ku u grumbulluan forca të shumta dhe ku A. Zogu kishte më tepër pasues.1 Në kushtet e përparimit të shpejtë nga veriu e jugu të trupave intervencioniste, diplomacia shqiptare, më 18 dhjetor 1924, iu drejtua sërish tri Fuqive të Mëdha evropiane, Britanisë së Madhe, Francës e Italisë, që të dënonin ndërhyrjen ushtarake dhe të ndikonin mbi Beogradin për ta ndërprerë agresionin. Po atë ditë, qeveria shqiptare i kërkoi Sekretariatit të Lidhjes së Kombeve të kryente detyrën. Mirëpo të dyja protestat nuk dhanë përfundimet e pritura nga kabineti Noli. Parisi e Londra vetëm sa i “tërhoqën vëmendjen” qeverisë së N. Pashiçit dhe asgjë më shumë.2 Kjo e fundit vijonte të mohonte ankesën e Tiranës zyrtare, të cilën e quante si akuzë të pavërtetë, duke cekur se ajo “i respektonte principet e mosndërhyrjes në punët e brendshme të Shqipërisë dhe të pavarësisë së saj”.3 Ndërsa, “qeveria e Romës, me shumë vonesë, kur intervencioni i armatosur nga toka jugosllave tashmë ishte kryer, i kërkoi Beogradit të respektonte deklaratën e përbashkët dypalëshe të 13 dhjetorit 1924, për “mosndërhyrje” në punët e brendshme të Shqipërisë”.4 Sipas Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Jashtme italiane, senator Contarini, “kjo ishte një politikë agresive nacionaliste jugosllave, por Italia për momentin ishte e tërhequr në çështjet e saj të brendshme dhe nuk mund të tregonte shumë interes për Shqipërinë. “…Në qoftë se A. Zogu arrinte suksesin me ndihmën serbe, - vijonte Contarini, - atëherë A. Zogu këtë sukses do t’ia kishte borxh një ndihme të tillë, gjë që do ta bënte shumë të dobët pozicionin e tij në Shqipëri dhe ai do të ishte i detyruar të kthehej menjëherë nga Italia si kundërpeshë. Kështu balanca do të rivendosej”.5 Nga ana tjetër, ministri fuqiplotë italian në Shqipëri, Durazzo, në telegramin dërguar Romës, më 21 dhjetor 1924, nënvizonte qëndrimin formalisht neutral dhe të rezervuar të përfaqësuesve evropianë në vend. Sipas tij, delegatët e Anglisë, të Francës dhe të Greqisë fshihnin me vështirësi dëshirën e tyre të madhe dhe urimet për suksesin e lëvizjes së Zogut. Ata e kishin kundërshtuar pothuajse gjithmonë qeverinë Noli, duke e cilësuar pa të drejtë proitaliane, sepse Roma e paskësh përkrahur fort, qoftë dhe moralisht, kryengritjen e Qershorit dhe ardhjen në fuqi të qeveritarëve të kohës. Për rrjedhojë, Fuqitë e Mëdha nuk ndërmorën asnjë veprim për të ndaluar ndërhyrjen e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene për rrëzimin e kabinetit Noli.6 Nga sa thamë më sipër, vërehet qartë se ngjarjet e qershor-dhjetorit 1924 në Shqipëri ishin produkt të gjeopolitikës evropiane e ballkanike. Fakt që e argumenton edhe ministri francez në Beograd, Grenard, i cili duke iu referuar deklaratave italo-jugosllave për mosndërhyrje në punët e brendshme të Shqipërisë, theksonte se ato “kishin nga ana e tyre një sinqeritet relativ...”. ...se rikthimi i A. Zogut në Shqipëri “ishte i organizuar në territorin serb, në saje të dashamirësisë (complaisance), në mos të ndihmës së Qeverisë Serbo-Kroato-Sllovene dhe me autorizimin, për të mos thënë bashkëfajësinë (complicite), e qeverisë italiane”.7 Më 24 dhjetor të vitit 1924, Ahmet Zogu hyri në Tiranë dhe 1
ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 242 Ibid., f. 243 3 Emine Arifi – Bakalli, “Qeveria demokratike e Fan Nolit ..., f. 259 4 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 243 5 P. Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në ..., f. 61 6 Emine Arifi – Bakalli, “Qeveria demokratike e Fan Nolit ..., f. 259 7 P. Milo, Shqipëria dhe ..., f. 254 2
90
përmbysi qeverinë e Nolit me përkrahjen e Jugosllavisë zyrtare, me ndihmën e trupave të rusëve të bardhë nga Beogradi, si edhe me “simpatinë” e Britanisë së Madhe.1
1
P. Dibra, “Ngjarjet e vitit 1924 në ..., f. 62
91
2. 3 Evropa dhe Republika Shqiptare (1925-1928) Rrëzimi i qeverisë Noli në dhjetor 1924 ishte sukses i “qëndresës” evropiane.1 Me përkrahjen e diplomacinë britanike dhe ndihmën jugosllave vjen në pushtet Ahmet Zogu. I dalluar për personalitetin kompleks dhe pragmatizmin politik, Zogu u udhëhoq nga parimet e Realpolitikës për marrjen, ruajtjen dhe forcimin e pushtetit.2 Për të siguruar Romën zyrtare se nuk ishte vegël e Beogradit, u krijuan rrethanat e nevojshme për legalizimin e pozitës së Zogut, në fund të janarit të vitit 1925, me mbledhjen e Asamblesë Kushtetuese, e cila shpalli Shqipërinë Republikë. Duke lënë mënjanë idenë e ndërtimit të një demokracie me orientim perëndimor,3 Presidenti A. Zogu përqendroi të gjitha hallkat e pushtetit në duart e tij. Por, frika nga reagimi i mundshëm mos aprovues i Evropës e detyroi kryetarin e shtetit dhe të qeverisë shqiptare të moderonte masat për ngritjen e strukturës institucionale dhe hartimin e korpusit ligjor të përshtatshëm për konsolidimin e gjendjes së brendshme të vendit, që do të ndikonte pozitivisht në rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike me fqinjët dhe shtetet evropiane.4 Me qëllim përmirësimin e imazhit ndërkombëtar të Shqipërisë ishte i domosdoshëm, në fillim, kapërcimi i situatës së vështirë financiare dhe zhvillimi i sektorëve të ndryshëm të ekonomisë. Për këtë nevojitej ndihma e kapitalit të huaj, që ishte refuzuar në mënyrë të përsëritur nga Lidhja e Kombeve. Në mungesë të mbështetjes financiare kolektive, shërbenin si alternativë potenciale për Shqipërinë ofertat e fqinjëve, Italisë dhe Jugosllavisë, që kishin interesa të drejtpërdrejta në vend. Nga njëra anë, Beogradi synonte të ushtronte një influencë të vazhdueshme në Shqipëri,5 për të lehtësuar jetësimin e një shteti të dobët dhe të pakonsoliduar.6 Por, qeveria jugosllave nuk zotëronte mjetet e nevojshme financiare për të mundësuar zhvillimin ekonomik të vendit. Nga ana tjetër, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, kishte fuqi të mjaftueshme dhe interesa strategjike në Shqipëri, faktorë që diktuan orientimin pro-italian të qeverisë shqiptare. Qysh më 20 janar 1925, Roma zyrtare arriti të nënshkruante me autoritetet shqiptare një traktat tregtie dhe lundrimi, i cili u vu në zbatim në shkurt të atij viti. Sipas artikullit nr. 1 të traktatit, garantohej liri e plotë tregtie dhe lundrimi midis shtetasve të Mbretërisë italiane dhe atyre të shtetit shqiptar. Ndërsa, artikulli nr. 2 i mundësonte palëve kontraktuese dhe tranzitit të drejtat dhe trajtimin e kombit më të favorizuar, që nënkuptonte shmangien e detyrimit për të paguar taksa dhe tatime më të rënda se bashkëkombasit.7 Kjo marrëveshje i hapte rrugë intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik midis dy vendeve. Po ashtu, interesat e Fuqive të Mëdha dhe mungesa e teknologjisë së avancuar dhe e fuqisë punëtore të kualifikuar kushtëzuan qeverinë shqiptare të ndiqte politikën e thithjes së investimeve të huaja. Fakt që u konkretizua me nënshkrimin e një sërë 1
V. Vinaver, artikull i cituar, f. 203 Husamedin Feraj. Skicë e mendimit politik shqiptar. Shkup: Logos-A, 1999, f. 162 3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 92 4 “Anglia dhe Shqipëria: Ministri fuqi-plotë i Bretanjës së Madhe i paraqiti Kryetarit të Republikës letërpërfaqësimet”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 191, E shtunë, 6 qershor 1925, f. 1 5 AIH, A.V.16, Fl. 2 (Busch – Zautner: Shqipëria nën regjimin e Zogut) 6 Lush Culaj, “Qeveritë e Zogut ndaj problemit kombëtar”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004, Prishtinë, 2005, f. 86 7 AIH, A.V.43, Fl. 2 (Mbi politikën ekonomike dhe financiare të Ahmet Zogollit) 2
92
marrëveshjesh koncesionare me kompani angleze, amerikane, franceze dhe veçanërisht ato italiane, për kërkimin dhe shfrytëzimin e resurseve nëntokësore në zona të ndryshme të Shqipërisë. Më 18 shkurt 1925 u ratifikua me shoqërinë Anglo-Persiane koncesioni për kërkimin e naftës në një sipërfaqe prej 200.000 ha, me të drejtë shfrytëzimi në 50.000 ha; më 15 korrik 1925, një tjetër kompani angleze, Herbert Rustant, mori me koncesion 80.000 ha tokë për kërkime dhe 50.000 ha për shfrytëzim. Dy shoqëri italiane: 1. “Ferrovie dello Stato Italiano” (“Hekurudhat e shtetit italian”), që përfaqësonte një ndërmarrje shtetërore italiane, siguroi me koncesion, me të drejtë kërkimi një sipërfaqe prej 50.000 ha dhe 30.000 ha për shfrytëzim. Për administrimin e punimeve u krijua një shoqëri e veçantë “Azienda Italiana Petroli d’Albania” – AIPA (“Ndërmarrja italiane e naftës së Shqipërisë”). Ndërsa, 2. “Societa Italiana delle Miniere di Selenizza” – SIMS-a (“Shoqëria italiane e minierave të Selenicës”) nënshkroi një kontratë koncesionare me qeverinë shqiptare për 20 vjet, për kërkimin e vajgurit dhe të hidrokarbureve në 2140 ha, me të drejtë shfrytëzimi për 800 ha.1 Gjithashtu, të interesuara për burimet e nëntokës ishin 1. shoqëria amerikane “Standard Oil”, që mori me koncesion një sipërfaqe prej 80.000 ha për kërkime dhe 50.000 ha për shfrytëzim dhe, 2. kompania franceze “Syndicat Franco-Albanais”, së cilës iu dha koncesioni për kërkim në 120.000 ha, me të drejtë shfrytëzimi për 30.000 ha.2 Shoqërisë italiane, AIPA, më 1 prill 1926, iu shtua mundësia e shfrytëzimit nga 30.000 ha në 37.213 ha dhe, më 2 korrik 1926, kjo sipërfaqe u zgjerua në 42.313 ha. Zonat më të mira për shfrytëzim i zotëronte shoqëria Anglo-Persiane. Kompanitë e ndryshme u vendosën si më poshtë: në Ardenicë, Buzë-Madh, Patos - shoqëria Anglo-Persiane; në Mirol Picikat, Selenicë, Devoll - shoqëria AIPA; në Pula, Tiranë - Sindikati frankoshqiptar dhe, në Penkovë e Drashovicë – SIMSA. Shoqëritë koncesionare “Standard Oil Company” dhe “H.H.Rustant”, më 1927, hoqën dorë nga koncesionet.3 Ngjarje tjetër që dëshmonte interesat ekonomike të vendeve të Evropës, sidomos të Italisë, në Shqipëri, ishte nënshkrimi, më 15 mars 1925, i konventës për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë [BKSH], ndërmjet Ministrit të Financave, Mufid Libohovës, dhe përfaqësuesit të grupit financiar italian, Mario Alberti. Ky i fundit ishte Drejtor i Credito Italiano dhe delegat i Italisë në Komitetin e Financave në Lidhjen e Kombeve, i ngarkuar për të siguruar kapitalet për një Bankë emisioni të Shqipërisë. M. Alberti mori postin e Presidentit të parë të Bankës Kombëtare, me qendër në Romë. Ajo kishte për qëllim njësimin e monedhës shqiptare në qarkullim për të kryer veprime të rregullta financiare dhe ekonomike. Banka Kombëtare e Shqipërisë gëzonte të drejtën ekskluzive të emëtonte monedhë letre, të shtypte para në metal dhe të bënte marrëveshje për një hua municipale dhe qeveritare.4 Kështu, stabiliteti i sistemit monetar mënjanonte deficitet në marrëdhëniet financiare nëpërmjet organizimit të kreditit dhe utilizimit të kursimeve. Konventa për krijimin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë parashikonte: Art. 1 – Një kapital nominal prej 12.500.000 franga ari, duke derdhur në fillim vetëm 2.625.000 fr.ari. Art. 2 - Nënshtetasit shqiptarë kishin të drejtë të zotëronin deri në 49 % të kapitalit 1
“Koncesioni i vajgurit që u jepet italianëvet u nënshkrua”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr.183, E shtunë, 9 maj 1925, f. 1 2 Kastriot Dervishi. Historia e shtetit shqiptar 1912-2005. Tiranë: 55, 2007, f. 244 3 AIH, A.V.43, Fl. 5-6 4 AIH, A.V.95, Fl. 24
93
aksionar. Art. 6 - Banka kishte të drejtën ekskluzive të emëtonte kart-monedhën dhe të priste monedha metalike, duke marrë përsipër çdo veprim bankar e financiar. Art. 9 Drejtoria Qendrore e Bankës përbëhej prej 4 anëtarëve, 2 italianë dhe 2 shqiptarë, por kryesia iu ngarkua njërit prej përfaqësuesve italianë, të cilët kishin kështu votën vendimtare. Art. 14 - Banka nuk detyrohej të paguante asnjë tatim ose taksë shtetit përveç atë të patentës që përbënte një tatim të vogël e pa rëndësi. Art. 18, 19 e 25 – Brenda një muaji, Banka do të formonte “Shoqërinë italiane për Zhvillimin Ekonomik të Shqipërisë” (“Societa per lo Sviluppo Economico dell Albania” - SVEA), e cila do t’i siguronte qeverisë shqiptare një hua prej 50.000.000 fr.ari për 40 vjet, me interes prej 7.5%.1 Vitin e parë dhe të dytë do të dorëzoheshin nga 7.500.000 fr.ari, vitin e tretë 10.000.000 fr.ari dhe vitin e katërt e të pestë nga 12.000.000 fr.ari.2 Shlyerja e huasë garantohej me të ardhurat doganore dhe me monopolet shtetërore mbi kripën, letër-cigaret dhe shkrepset deri në shumën 8.500.000 fr. ari në vit. Huaja SVEA u përdor përkatësisht: 34.5% për rrugë, 25% ura, 19.5% ndërtesa, 15% për portin e Durrësit dhe 6 % të ndryshme.3 Kapitali italian dominoi Bankën Kombëtare të Shqipërisë, për shkak të veprimtarisë abuzive, në dobi të përfitimeve personale, të Ministrit të Financave, Mufid Libohovës. Këtë fakt e provon edhe Komisioni Hetimor, i ngritur nga Parlamenti shqiptar, që e akuzoi Libohovën për shpërdorim të pasurisë së shtetit dhe për korrupsion. Në bazë të marrëveshjes së fshehtë “Akordi ekzektiv nr. 13”, të lidhur ndërmjet përfaqësuesit të grupit italian, Amedeo Gambino, Sekretar i Përgjithshëm i Bankës Kombëtare, dhe Ministrit shqiptar të Financave, në art. 4 vendosej data 5 maj 1925, kur qeveria shqiptare ishte e detyruar të dorëzonte në Romë, në Banco Credito Italiano, shumën e derdhur prej shtetasve shqiptarë. Ndërsa, art. 5 i jepte të drejtë grupit të huaj të anulonte nënshkrimet e aksioneve nga shqiptarët, për të cilët qeveria nuk kishte depozituar kapitalet e nevojshme. Akordi i fshehtë, që nuk ishte nënshkruar nga Këshilli i Ministrave dhe as publikuar në Fletoren Zyrtare,4 i mohonte shtetasve shqiptarë të drejtën për të poseduar masën e caktuar të aksioneve në Bankën Kombëtare të Shqipërisë. Pavarësisht se si u zhvilluan ngjarjet, krijimi i BKSH-së luajti rol të rëndësishëm në ecurinë e ekonomisë kombëtare, sidomos të financave, të industrisë dhe tregtisë. Së pari, banka krijoi kushtet që veprimet financiare, të kalonin nga duart e financuesve të veçantë, shumë herë spekulativë, të quajtur fajdexhi, në administrimin e një institucioni financiar bashkëkohor, të organizuar e drejtuar sipas të gjitha rregullave shkencore e me kapitale relativisht të mjaftueshme. Së dyti, banka mbajti raporte premtuese midis qarkullimit të parasë dhe mbulimit të saj me ar. Megjithëse kishte vend për kritika, se mbulesa e qarkullimit të bankënotave në fr. ari ishte shumë e lartë, përsëri banka garantoi një monedhë të fortë në qarkullim që kishte fituar besim të plotë te konsumatorët vendas dhe të huaj. Së treti, banka u shndërrua në një institucion relativisht të fuqishëm të kreditit, duke rritur numrin e tregtarëve, të industrialistëve e të kategorive të tjera që morën kredi, nga 121 në vitin 1928 në 1772 subjekte më 1938. Së katërti, banka u bë një vend i sigurt për të depozituar kursimet rrjedhëse apo ato të thesarizuara, duke garantuar të ardhura suplementare jo vetëm nga investimi i kapitalit në industri, tregti, bujqësi etj., por edhe nga investimi i parave në sferën financiare. Së pesti, për nga radha, jo për nga 1
rëndësia, banka ndikoi pozitivisht në uljen e interesave të kredisë, duke qenë në nivele me vendet fqinjë.1 Themelimi i Bankës Kombëtare të Shqipërisë, nën drejtimin e grupit financiar italian, diktoi Beogradin t’i kërkonte presidentit A. Zogu mbajtjen e premtimit për të lejuar praninë e kapitalit jugosllav, duke dekretuar krijimin në Shkodër të filialit të Bankës serbo-shqiptare të Cetinjës. Karakteri politik i këtij filiali u evidentua me sigurimin e pjesës më të madhe të kapitalit themelues prej 5 milionë dinarësh, nga Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Për filialin e Shkodrës, suksesin kryesor e shënoi marrja e koncesionit për hulumtimin dhe shfrytëzimin e bakrit në zonës e Pukës. Pas mbylljes së filialit më 1927, koncesioni iu dha një kompanie italiane.2 Depërtimit ekonomik të Romës në Shqipëri iu shtua edhe influenca militare, me nënshkrimin e marrëveshjes ushtarake që i mundësonte qeverisë italiane të angazhohej në ndihmë të shtetit shqiptar në rast agresioni. Fakt që e vetëdijësoi Zogun se çdo tronditje e brendshme sado e vogël do t’i shërbente Italisë si pretekst për ndërhyrje ushtarake. Rrjedhimisht, për të garantuar pushtetin e tij personal, presidenti Zogu mori masa për forcimin e xhandarmërisë, duke ftuar një inspektor anglez me një grup oficerësh mbikqyrës.3 “Në krahasim me trupat e tjerë, policia angleze konsiderohej më objektive, e besueshme dhe zbatuese e qetë e ligjit. Komandant i xhandarmërisë u caktua koloneli W.F.Stirling, ish komandant në Jafa, të cilin Zogu e kishte emëruar rishtas këshilltar të Ministrisë së Brendshme. Oficerët anglezë, që morën detyrat e inspektorëve dhe të organizimit të trupës, u zgjodhën nga Stirling dhe u caktuan si nëpunës të shtetit shqiptar”.4 Në gusht të vitit 1925, koloneli Stirling dha dorëheqjen dhe vendin e tij e zuri gjeneral majori z. Joycelyn Percy, një oficer i njohur i ushtrisë, i cili u vendos komandant i 8 oficerëve anglezë dhe i një force prej rreth 3000 vetash. Percy insistonte për domosdoshmërinë e shpërndarjes rregullisht të pagave të trupës; sigurimin e banesave të përshtatshme dhe pajisjen me uniforma dhe armë. Vetëm me këto kushte do të mundte të kërkonte bindje dhe ndjenjë të lartë përgjegjësie në drejtimin e xhandarmërisë. Po ashtu, Percy u përpoq t’i mësonte trupës t’i shërbente me drejtësi e saktësi qytetarëve, për të gëzuar reputacionin e tyre, se sa të nxiste dyshime armiqësore. Edhe pse rryshfetet dhe korrupsioni karakterizonin vendin, xhandarmëria mundi të edukonte një respekt të veçantë për rendin ligjor.5 Por, stabiliteti politik u minua nga kërkesa e fqinjit verior për territore shqiptare. Beogradi zyrtar këmbëngulte që manastiri i Shën Naumit, në breg të liqenit të Ohrit, dhe një pjesë e krahinës së Vermoshit në veri të vendit të përfshiheshin brenda kufijve të Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene. Territore të cilat me vendim të Konferencës së Ambasadorëve, më 22 dhjetor 1922, i mbeteshin Shqipërisë.6 Mirëpo, Ahmet Zogu, në 1
Teodor Kareco. Skandal me librin: “Historia e popullit shqiptar”, vëll. III. Tiranë: Klean, 2010, f. 79-81 Emine Bakalli-Arifi. Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011, f. 91-92 3 Hugh H. Grant. Mbreti Zog, siç e kam njohur. Tiranë: Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Monarkiste dhe i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike "Virgjinia", 2002, f. 20 4 Miranda Vickers. Shqiptarët në optikën ndërkombëtare. Athinë: Georgo K. Geru, 1995, f. 150 5 Miranda Vickers. Shqiptarët: një histori moderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008, f. 191-192 6 “Çështja e kufive shqiptaro-serbe” – Lajme të gazetës “Temps”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 206, E shtunë, 1 gusht 1925, f. 1 2
95
këmbim të ndihmës jugosllave për t’u rikthyer në pushtet, kishte përfunduar me kryeministrin N. Pashiç marrëveshjen sekrete të gushtit 1924. Sipas saj, Zogu merrte përsipër të tërhiqte çdo pretendim të qeverisë shqiptare në Paris për sovranitetin mbi Shën Naumin dhe lokalitetin e Vermoshit dhe të Kelmendit, që të mbeteshin në zotërim të Jugosllavisë.1 Me këshillën e Fuqive të Mëdha, të dy qeveritë e interesuara nisën bisedimet e drejtpërdrejta,2 ndonëse Tirana zyrtare ishte e bindur se çdo ankesë e saj do të “binte në vesh të shurdhët”, sepse të mëdhenjtë do të mbështesnin aleatin e tyre të luftës, Jugosllavinë.3 Në përputhje me kompromisin politik të Zogut në Beograd, delegati shqiptar në Komisionin e Kufijve, Mehdi Frashëri, deklaronte se Konferenca e Ambasadorëve kishte lënë brenda territorit të Republikës Shqiptare vetëm ndërtesën e manastirit të Shën Naumit, me një distancë prej 750 m, e cila nuk mbarte as vlera morale e ideale dhe as rëndësi strategjike dhe ekonomike për vendin. 4 Me këto arsyetime filluan diskutimet në dy dhomat e parlamentit shqiptar, në korrik 1925, për realizimin e shkëmbimeve territoriale të manastirit me tokë të katundit të Peshkopisë. Kompensim që në sipërfaqe ishte më i madh, duke e paraqitur si përfitim për Shqipërinë. Argumentimet për lëshimin e Shën Naumit ishin: 1. mungesa e banorëve; 2. këto vise, qysh nga luftërat ballkanike, ishin nën okupacionin jugosllav për 12 vjet; 3. zbrazja e tyre konsiderohej e pamundur për situatën në Ballkan; 4. moscaktimi përfundimtar i kufijve vështirësonte marrëdhëniet midis dy vendeve; 5. shtyrja e marrëveshjeve ekonomike kishte pasoja, sidomos për rregullimin e ujërave në të gjithë zonën e Shkodrës; 6. kompensimet 1
AQSH, F. 251, V. 1924, D. 105, Fl. 4-5 (Përmbajtja e marrëveshjes: 1) Shqipëria angazhohet t’i bashkohet Jugosllavisë me bashkim personal. 2) Kryetari i shtetit shqiptar do të jetë Ahmet Zogu që do njohë dinastinë e Karagjeorgjeviçëve. 3) Qeveria jugosllave me të gjitha mjetet diplomatike dhe ushtarake do t’i akordojë menjëherë një të ardhur vjetore. 4) Ministria shqiptare e Luftës do të anulohet dhe Shqipëria do të heqë dorë nga posedimi i ushtrisë kombëtare. 5) Shqipëria do të ketë një xhandarmëri sa për të mbajtur qetësinë e vendit dhe për të mbrojtur A. Zogun dhe regjimin e tij. 6) Ajo do të ketë edhe oficerë rusë të ushtrisë së gjeneral Vrangelit që ndodhen në Jugosllavi. Beogradi do ta mbajë xhandarmërinë me armë e mjete financiare. 7) Në të mund të marrin pjesë edhe oficerë jugosllavë. 8) Midis Shqipërisë dhe Jugosllavisë do vendoset bashkimi i doganave dhe kalimi i kufijve do të jetë i lirë për shtetasit e të dy vendeve. 9) Shqipëria do të heqë dorë nga mbajtja e zyrave diplomatike jashtë dhe interesat e saj do të mbrohen nga përfaqësuesit jugosllavë. 10) Qeveria shqiptare do të deklarojë pranë Konferencës së Ambasadorëve në Paris se do të tërheqë çdo pretendim të saj për sovranitetin mbi manastirin e Shën Naumit dhe lokalitetin e Vermoshit e Kelmendit që të mbeten në zotërim të Jugosllavisë. 11) Kisha ortodokse shqiptare do të tërhiqet nga Patrikana e Stambollit dhe do të bashkohet me atë të Beogradit. Myftinia myslimane shqiptare do të varet nga ajo jugosllave. 12) Shqipëria do të heqë dorë nga interesimi për elementin shqiptar jashtë kufijve të saj. Angazhohet të mos pranojë në territorin e vet kosovarët dhe elemente të tjerë që dyshohen si kundërshtarë politikë të Jugosllavisë. 13) Shqipëria, për çdo koncesion që do t’u bëjë vendeve të tjera, do marrë më parë pëlqimin e Jugosllavisë. 14) Nëse Jugosllavia do të hyjë në luftë me Bullgarinë dhe Greqinë, ajo ka të drejtë të rekrutojë në Shqipëri 25.000 vullnetarë, për t’i përdorur në frontin bullgar e grek. Në rast lufte midis Jugosllavisë e Italisë, Shqipëria do të mbajë një neutralitet favorizues ndaj Jugosllavisë. Në rast lufte të Italisë dhe Greqisë kundër Shqipërisë, ushtria jugosllave do të ketë të drejtë të pushtojë gjithë Shqipërinë për t’i siguruar asaj pavarësinë nga pushtimi italian ose grek. 15) Qeveria shqiptare nuk mund t’i deklarojë luftë asnjë shteti pa pëlqimin paraprak të Jugosllavisë. 16) Traktati është sekret dhe nuk mund të zbulohet ose publikohet pa pëlqimin e të dy palëve.) 2 J. Swire, op.cit., f. 360 3 “Një intervistë e Z. Mehdi Frashëri. Çështja e Shën Naumit. Reformat Agrare. Fanatizma fetare“, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 218, E martë, 15 shtator 1925, f. 1 4 “Çështja e kufive shqiptaro-jugosllave. Sh.Naumi shkëmbehet me tokë tjatër serbe”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 204, E shtunë, 25 korrik 1925, f. 1
96
territoriale përbënin një zgjidhje të propozuar nga Fuqitë e Mëdha dhe, 7. përvoja perëndimore kishte treguar raste të ngjashme, si: Savoja, djepi i derës së Mbretërisë italiane iu dha Francës; lëshimi i Izolës Britanisë; dhënia e Fiumes Italisë etj.1 Diplomacia e Beogradit i cilësonte një fitore të madhe punimet e parlamentit shqiptar. Marrëveshja serbo-shqiptare për çështjen e Shën Naumit dhe të Vermoshit u ndërmjetësua nga Komisioni i Kufijve, që i dërgoi një raport Konferencës së Ambasadorëve. Kjo e fundit “hoqi një vijë transaksionale duke i lënë Shqipërisë në anë të Vermoshit kullotën e Libovicës, dy shtëpi të katundit Grencer, udhën e Lumbrajës, Majën e vogël me gjithë liqenet, kurrizin e Velipojës me karakollin e vjetër të Turqisë, kodrat e Shën Naumit N. 961, 965, 897, 862, me gjithë karakollin serb edhe kishën e Ajamës. Sa për katundin Skenje, meqënëse kufizimi ishte bërë në vitin 1922, nuk u pranua ndryshimi në këtë zonë në disfavor të Jugosllavisë. Qeveritë respektive miratuan në parlament linjën transaksionale. Konkretisht, Kryesia e Asamblesë Legjislative në bazë të shkresës Nr. 2944, dt. 12.10.1925, të Ministrisë së Punëve të Jashtme, përcjellë me shkresën Nr. 127, dt. 24.10.1925, të Kryesisë së Këshillit Ministror, dhe bazuar në shpjegimet e dhëna nga z. Mehdi Frashëri, delegat fuqiplotë i kufijve, aprovoi me vota unanime marrëveshjen e bërë midis qeverisë shqiptare dhe asaj jugosllave, sipas propozimit transaksional të Konferencës së Ambasadorëve, e cila i përket rektifikimit të kufijve të Veriut në një pjesë të Velipojës e të Jugut drejt Shën Naumit”.2 Kjo marrëveshje i hapte rrugë zgjidhjes përfundimtare të çështjes së kufijve midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë, që kishte mbetur pezull që nga viti 1913. Sepse moscaktimi i kufijve definitivisht krijonte precedent për elementin e brendshëm, i cili mendonte keq për avenirin e Shqipërisë. Pasi parlamenti pranoi projektin e marrëveshjes, çështja nga ana e Ministrisë së Jashtme iu përcoll Legatës shqiptare në Paris për t’u regjistruar në protokollin përfundimtar të kufijve jugosllavo-shqiptarë, që do të redaktohej në Paris në seksionin e shtatmadhorisë së Konferencës së Paqes.3 Sanksionimi ndërkombëtar i marrëveshjes së kufijve tregonte rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë.4 Në këtë linjë ishte vendimi i Konferencës së Ambasadorëve, më 6 nëntor 1925, që bazohej në protokollin e përgatitur nga Komisioni i Kufijve, i përbërë nga gjenerali italian Pietro Gazzera, kryetar, komisari britanik Lt. Col. A. B. Glough dhe ai francez J. A. Ordion, në cilësinë e anëtarëve. Protokolli kishte për qëllim lehtësimin e komunikimit të shqiptarëve në manastirin e Shën Naumit. Ai parashikonte intinerarin që duhej ndjekur për të mbërritur në destinacion; pajisjen e udhëtarëve me letra njoftimi; formalitetet në postën e kufirit për hyrje-dalje; qëllimin fetar të vizitës dhe lejen e qëndrimit deri në tre ditë. Protokolli mund të ndryshohej vetëm me një marrëveshje të përbashkët të dy shteteve të interesuara dhe hynte në fuqi një muaj pas vërtetimit nga Konferenca e Ambasadorëve.5 1
Vaso Samsuri. “Lufta diplomatike për Shën Naumin”, Albanica, nr. 97, nëntor-dhjetor, 2010, f. 89 “Caktimi i kufive shqiptaro-serbë”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 230, E mërkurë, 28 tetor 1925, f. 1 3 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 205 4 “Konferenca e Ambasadorëve rregulloj çështjen e kufirit shqiptaro-jugosllav”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 209, E shtunë, 15 gusht 1925, f. 1 5 Mbretnija Shqiptare. Ministrija e Mbrojtjes Kombtare. Kufini serb, kroat, slloven-shqiptar. Tiranë: Shtypshkronja Ushtarake, 1931, f. 53-55 (Përmbajtja e protokollit: Neni 1 – T’ju jepte leje nënshtetasve shqiptarë që të vizitonin kuvendin e Shën Naumit. Neni 2 – Kalimi i kufirit do të ndodhte në rrugën e cila, sipër bregut jugor të liqenit të Ohrit, çonte prej katundit shqiptar Tushemisht në kuvend të Shën Naumit, ose prej rrugicës që ndiqte fundin e luginës Çerrava; ky kalim duhej bërë ditën prej lindjes deri në perëdim 2
97
Mirëpo, rregullimi i marrëdhënieve kufitare jugosllavo-shqiptare nuk ecte paralelisht me zgjidhjen e çështjes së nacionalitetit me fqinjin jugor, Greqinë. Athina zyrtare i cilësonte me dashje shqiptarët myslimanë si turq, pra të shkëmbyeshëm me popullsinë greke të Azisë së Vogël në përputhje me Traktatin e Lozanës. Kjo praktikë abuzive diktoi ministrin fuqiplotë të Shqipërisë në Greqi, Midhat Frashëri, të denonconte vazhdimisht gjendjen e vështirë të çamëve dhe të kërkonte suprimimin e nënkomisionit mikst të Epirit, prapa së cilit fshihej çdo keqbërje dhe masë shtrënguese e qeverisë greke. M. Frashëri u tregua i vëmendshëm edhe ndaj planit të Komisionit të Stambollit, që, me kërkesë të Athinës, kishte vendosur të kryente këmbimin e 5000 çamëve me refugjatë grekë të Anadollit.1 Përpara kësaj politike të padrejtë, në notën e protestës drejtuar Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, E. Drummond-it, në nëntor 1925, përfaqësuesi shqiptar nënvizonte se projekti i Komisionit Mikst të Stambollit binte në kundërshtim me vendimet e Konferencës së Lozanës, të pranuara edhe nga autoritetet greke. Mëse 60.000 shqiptarë ishin dëbuar nga vatrat e tyre dhe ishin dërguar në Azi pa dëshirë. Për këtë arsye nevojitej ndërhyrja e menjëhershme e faktorit evropian për t’i dhënë fund politikës së këmbimit.2 Në dallim nga deklaratat, veprimet e qeverisë greke dëshmonin qartë synimet e saj ndaj Shqipërisë. Së pari, transferimi i popullsisë çame në Turqi bëhej për të grabitur pasurinë e tyre. Së dyti, u intensifikuan përpjekjet për forcimin e pozitës së minoritetit grek në Shqipëri, me qëllim helenizimin dhe aneksimin e Korçës e të Gjirokastrës. Autoritetet greke i kërkonin në mënyrë të përsëritur qeverisë shqiptare të respektonte liritë dhe të drejtat e minoritetit grek, duke i garantuar arsimimin në gjuhën greke, ekzistencën e kishës ortodokse, përfaqësimin në nivel lokal e qendror etj. Kërkesa të cilat qeveria greke i paraqiste edhe në institucionet ndërkombëtare.3 Por, Komisioni i Përbashkët i mandatuar nga Lidhja e Kombeve raportonte, më 9 mars 1926, se shqiptarët myslimanë nuk do t’i nënshtroheshin më shkëmbimit, me përjashtim të rasteve të izoluara.4 Ky mirëkuptim u shoqërua me nënshkrimin, më 1926, në Athinë midis të dy qeverive të një sërë konventash, si: marrëveshja konsullore, e cila rregullonte reciprokisht çështje të vendosjes së nënshtetasve shqiptarë e grekë; një të diellit dhe pa armë. Neni 3 – Vizitorët duhej të pajiseshin me karta njoftimi të lëshuara në gjuhën serbe e shqiptare prej N.Prefekturës shqiptare përkatëse. Këto karta do të përmbanin, përveç shenjave të vizitorit, datën e dhënies me nënshkrim e vulë të autoritetit që kishte për t’i lëshuar. Ato ishin të vlefshme për motmot dhe duhej të përsëriteshin në mbarim të këtij afati. Neni 4 – Me të hyrë në tokën e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, vizitorët duke pasur me vete kartën e tyre, kishin për detyrë të paraqiteshin në postë të kufirit, e cila do t’i vinte vizën mbi kartë bashkë me datën e kalimit. I njëjti formalitet do të përsëritej edhe në dalje. Neni 5 – Vizitorët mund të qëndronin në tokën e Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene të shumtën tri ditë. Ata nuk mund të largoheshin prej kuvendit në atë anë të lumit Çerrava dhe nuk duhej të merreshin me asnjë punë tjetër, që i shmangej qëllimit fetar të udhëtimit të tyre. Neni 6 – Të dy palët kontraktuese detyroheshin të jepnin urdhëra të nevojshme që autoritetet shqiptare dhe ato serbe-kroatesllovene të viheshin në marrëveshje të drejtë, me qëllim sigurimi të zbatimit të këtij protokolli, dhe kështu për të rregulluar mosmarrëveshjet, që mund të ndodhnin, në një mënyrë paqësore e me vullnet të mirë; pra, për të larguar nevojën për t’ju drejtuar Lidhjes së Kombeve; kuptohej vetiu se ky protokoll nuk i pengonte aspak të drejtat e shtetit shqiptar dhe ato të Mbretërisë Serbe-Kroate-Sllovene, si anëtarë të Lidhjes. Neni 7 – Protokolli nuk mund të ndryshohej veçse me një akord të përbashkët ndërmjet të dy shteteve të interesuara. Neni 8 – Hyrja në fuqi e tij bëhej një muaj pas vërtetimit prej Konferencës së Ambasadorëve). 1 F. Musaj, artikull i cituar, f. 74 2 AMPJ, V. 1925, D. 131/2, Fl. 117 3 F. Musaj, artikull i cituar, f. 77 4 J. Swire, op.cit. f. 369
98
konventë natyraliteti [nënshtetësie], në rast se lindnin probleme për nënshtetësi të kontestueshme që rivendikoheshin nga të dy palët kontraktuese; një marrëveshje tregtie e lundrimi1 dhe një konventë për dorëzimin e kriminelëve.2 Për diplomacinë evropiane, edhe pse një shtet i ri dhe i vogël, Shqipëria, nën qeverisjen e Zogut u shndërrua në një faktor me rëndësi në politikën dhe balancën e çështjeve ballkanike.3 Fqinjët e saj, Italia dhe Jugosllavia, vijonin të rivalizonin për të shtrirë influencën në të. Aq sa Roma i propozonte qeverisë jugosllave ta ndanin Shqipërinë ndërmjet tyre në zona influence. Propozim që u kundërshtua nga Beogradi zyrtar, i cili e konsideronte Shqipërinë një état-tampon d.m.th, një shtet që, duke u pozicionuar midis dy rivalëve, shmangte konfliktet e mundshme dhe ashpërsimin e marrëdhënieve.4 Prapa rivalitetit italo-jugosllav qëndronin edhe Fuqitë e Mëdha, si Anglia dhe Franca, të cilat synonin të zgjeronin zonat e ndikimit dhe të ruanin ekuilibrin e forcës. Në takimin ndërmjet B. Musolinit dhe A. Chamberlain-it në Rapalo, në dhjetor 1925, Italia siguroi mbështetjen e Londrës për të përparuar në drejtim të Shqipërisë, kurse Jugosllavia dhe aleati i saj i madh Franca nuk qenë në gjendje të ndalnin depërtimin italian. Përsa i përket Greqisë, e cila bazohej në miqësinë angleze dhe e preokupuar për të përballuar marrëdhëniet problematike me fqinjët e vet lindorë, i ndoqi zhvillimet përtej kufijve të saj veri-perëndimorë e bindur për mungesën e ndonjë rreziku serioz. Koha do të provonte sa e gabuar ishte politika armiqësore ndaj fqinjit dhe mbështetja te Fuqitë e Mëdha në rivalitete midis tyre. Kushtet e favorshme që krijuan konjukturat ndërkombëtare, i mundësuan Italisë fashiste të shtonte gradualisht ndikimin e vet në Shqipëri, pa pasur pengesa shumë serioze.5 Më 24 qershor 1926, ministri italian në Tiranë, baroni Pompeo Aloisi, i kërkoi qeverisë shqiptare të përfundonin një pakt politik, në përputhje me vendimin e 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve. Ky i fundit i jepte Italisë të drejtën ekskluzive, pa ndërmjetësinë e Lidhjes së Kombeve, që të mbronte Shqipërinë në rast agresioni të jashtëm. Si këmbim Roma i premtonte A. Zogut 3000 pushkë, 10 bateri malore, 5000 mitraloza, 2000 uniforma ushtarake, 2000 mushka dhe një “dhuratë personale” prej 15 milionë liretash. Në rast mospranimi, P. Aliosi e kërcënonte qeverinë e Tiranës se do të merrej vesh me Beogradin në kurriz të Shqipërisë, për të organizuar një kryengritje kundër Zogut. Kjo politikë e Italisë shqetësoi kreun e shtetit, i cili vuri në dijeni përfaqësitë e Anglisë, Francës dhe të Jugosllavisë.6 Diplomacia angleze vendosi ta shfrytëzonte këtë rast për t’i dhënë një orientim ekspansionit fashist italian, që të përputhej me objektivat kryesore të Anglisë. Qeveria e 1
“Një intervistë e Ceno Beut. Gjendja e jashtme e Shqipërisë. Marrëdhëniet tregtare me fqinjët”, Gazeta e Korçës, v. VII-të, nr. 211, E shtunë, 22 gusht 1925, f. 1 2 AIH, A.V.85, Fl. 1-2 (Th. Laskaris,“Historia diplomatike e Evropës kontemporane 1914-1939”, Selanik, 1954) 3 Jorgji Meksi, “Shqipëria faktor në Ballkan”, Demokratia, Gjinokastra, v. I-rë, nr. 29, E diel, 14 mars 1926, f. 1 4 Jorgji Meksi, “Populli britanik dhe Liri e Shqipërisë”, Demokratia, Gjinokastra, v. II-të, nr. 72, E shtunë, 16 tetor 1926, f. 2 5 Dom Gjon Bisak, Dom Shtjefën Kurti, Dom Luigj Gashi. Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi. Tiranë: “Koha”, 1995, f. 11 6 AIH, A.V.111, Fl. 4 (Artikull nga gazeta greke e Athinës “Politia”, nr. 3036, dt. 13.1.1927, fq. 3, “Pikëpamjet e qarqeve franceze mbi Traktatin e Tiranës”, përkthyer nga Niko Cane)
99
Londrës i kërkoi shpjegime Musolinit në lidhje me përçapjen e ministrit italian në Tiranë. Lëvizje që i dha Musolinit të kuptonte se, pa siguruar pëlqimin e Anglisë, do të ishte i vështirë depërtimi i mëtejshëm i Italisë në Shqipëri. Për këtë qëllim, më 30 shtator 1926, në qytetin Livorno të Italisë u zhvillua një takim midis B. Musolinit dhe Austen Chamberlain-it.1 Ministri i Jashtëm britanik i bëri të qartë Musolinit se Anglia do të kundërshtonte çdo tentativë të Romës për t’u shtrirë në pellgun perëndimor të Mesdheut. Prandaj, Chamberlain e këshillonte udhëheqësin fashist të hiqte dorë nga pretendimet mbi Gjilbraltarin, Maltën, Savojën, Nisën, Tunizinë dhe Korsikën, që preknin interesat e Anglisë dhe të Francës, dhe t’i drejtonte sytë nga Lindja.2 Ai e miratonte programin politik autoritarist të Musolinit si pengesë kundër bolshevizmit në Evropën Jugore.3 Në takim u evidentuan qartësisht synimet e Chamberlain-it në detin Mesdhe dhe premtimi për të mbështetur politikën italiane në Ballkan.4 Veprimi i diplomatit britanik kishte për qëllim të minonte influencën franceze në Evropë dhe i hapte dritën jeshile Italisë drejt zonës ballkanike dhe danubiane.5 Kompromisi politik midis Anglisë dhe Italisë krijoi pakënaqësi të mëdha në Beograd, i cili, duke përjetuar zbehjen e ndikimit jugosllav në Shqipëri, nxiti popullsinë e Dukagjinit të organizonte një kryengritje kundër regjimit të Zogut. Ajo shpërtheu, më 20 nëntor 1926, në bajrakun e Shalës në veri të vendit, nën kryesinë e klerikut katolik Don Çopa. Forcat qeveritare mundën ta shtypnin kryengritjen në minutën e fundit dhe vetëm pak kilometra.6 Kjo ngjarje përshpejtoi përfundimin në Tiranë të Paktit të parë italo-shqiptar të miqësisë dhe të sigurimit.* Pakti u nënshkrua, më 27 nëntor 1926, midis baron P. Aliosit dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Hysen bej Vrioni,7 dhe përbëhej nga 5 nene. Thelbin e përmbante neni 1, që përcaktonte objektivat e Paktit të Parë të Tiranës. Sipas tij: “Italia dhe Shqipëria deklaronin se çdo cënim kundër status quo-së politike, juridike dhe territoriale të Shqipërisë ishte në kundërshtim me interesat politike të të dy palëve”.8 Kjo klauzolë garantonte pushtetin e A. Zogut nga çdo kërcënim brenda e jashtë vendit, si dhe legjitimonte ndërhyrjen e Italisë për të mënjanuar rrezikun potencial. Ndërsa, neni 2 sanksiononte varësinë e Shqipërisë ndaj fqinjit të përtej Adriatikut, kur pohonte se qeveria shqiptare nuk kishte të drejtë të bënte me shtetet e tjera marrëveshje politike dhe 1
Namik Selim, “Politik e Italis në Ballkan”, Rilindja shqiptare, v. II-të, nr. 24, E hanë, 18 Tetor 1926, f. 1 AIH, A.V.60, Fl. 14 3 Misha Glenny. Histori e Ballkanit 1804-1999. Tiranë: Toena, 2007, f. 420 4 “Qëllimi i Mussolinit”, Demokratia, Gjinokastra, v.II-të, nr. 72, E shtunë, 16 tetor 1926, f. 1 5 M. Verli, “Raportet e shqiptarëve me fqinjët ..., f. 107 6 AIH, A.V.16, Fl. 4 * Dispozitat e Paktit të Miqësisë dhe të Sigurimit: Neni 1) Italia dhe Shqipëria njohin që çdo shqetësim i drejtuar kundër status quo-së politike, juridike dhe territoriale të Shqipërisë është në kundërshtim me interesin e tyre të ndërsjelltë politik. Neni 2) Për të mbrojtur interesin e lartpërmendur, Palët e Larta Kontraktuese angazhohen të japin mbështetjen e ndërsjelltë dhe bashkëpunimin e tyre të përzemërt. Ato gjithashtu angazhohen të mos përfundojnë me fuqi të tjera marrëveshje politike ose ushtarake që dëmtojnë interesat e palës tjetër sikurse përcaktohen me këtë pakt. Neni 3) Italia dhe Shqipëria angazhohen t’ia nënshtrojnë një procedure të posaçme pajtimi dhe arbitrazhi çështjet që mund të lindin midis tyre dhe që mund të zgjidhen nëpërmjet kanaleve të rregullta diplomatike. Neni 4) Ky pakt do të mbetet në fuqi për pesë vjet dhe mund të denoncohet ose përtërihet një vit para mbarimit të tij. Neni 5) Ky pakt do të ratifikohet dhe pas kësaj do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Instrumentat e ratifikimit do të shkëmbehen në Romë. (J. Swire, op.cit., f. 375) 7 Nina Smirnova. Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004, f. 159 8 AIH, A.V.60, Fl. 14-15 2
100
ushtarake në dëm të palës kontraktuese.1 Pakti i Parë i Tiranës do të qëndronte në fuqi për 5 vjet dhe mund të denoncohej ose të përsëritej një vit përpara përfundimit të afatit. Në dhjetor të vitit 1926, pakti italo-shqiptar i miqësisë dhe i sigurimit u votua unanimisht në Dhomën e Deputetëve. Gjatë diskutimeve dhe ligjëratave të deputetëve Poga, Libohova, Floqi e Çako, u kuptua qartë pozita e Italisë në Shqipëri, kur ata argumentuan se: a) status quo-ja politike e art. I të paktit i siguronte shtetit shqiptar të gjitha të drejtat e tij, si indipendencën e sovranitetin kombëtar; b) status quo-ja juridike nënkuptonte gjendjen aktuale të Shqipërisë nga dita e anëtarësimit në Lidhjen e Kombeve; c) status quo-ja tokësore i referohej kufijve politikë të Shqipërisë të njohura dhe të caktuara ndërkombëtarisht, d.m.th kufijtë e vendosua nga Konferenca e Ambasadorëve. Në lidhje me art. II të paktit, deputetët arsyetuan se të dy palët nuk mund të lidhnin akorde militare ose politike me shtetet e tjera kundër interesave të palës tjetër ose kundër interesave që përfshinte ky pakt. Por, fuqitë kontraktuese ishin krejt të lira të lidhnin me shtete të tjera marrëveshje miqësore që mund të forconin interesat që përmbante pakti italo-shqiptar.2 Më 8 shkurt 1927, palët nënshkruese dërguan Paktin e Parë të Tiranës në Gjenevë, për ta regjistruar në organet përkatëse të Lidhjes së Kombeve. Megjithëse ishte në shkelje të pavarësisë së një vendi anëtar, si Shqipëria, Këshilli i Lidhjes nuk refuzoi të kryente regjistrimin e paktit.3 Në kuadër të rivalitetit të vazhdueshëm në Adriatik midis Italisë dhe Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene, pakti italo-shqiptar bëri përshtypje të madhe në qarqet politike të Beogradit. Për të tërhequr vëmendjen e Evropës, qeveria jugosllave anuloi të gjitha marrëveshjet e lidhura midis dy vendeve, për mbrojtjen e tërësisë tokësore të shtetit shqiptar,4 me argumentin se pakti shënonte një hap drejt vendosjes së protektoratit italian italian në Shqipëri. Kjo ngjarje u konsiderua një disfatë e diplomacisë jugosllave dhe ministri i Jashtëm, M. Ninçiç, dha dorëheqjen. Më 8 dhjetor 1926, edhe kabineti jugosllav u dorëhoq.5 Pakti i Parë i Tiranës kishte shkatërruar synimet e Mbretërisë Serbo-KroatoSllovene për Shqipërinë. Fakt që e dëshmojnë burimet italiane kur deklaronin opinionin e N. Pashiçit, para se të vdiste, për presidentin A. Zogu: “Gjatë jetës së tij kishte kontraktuar me njerëz të racave dhe të kapaciteteve të ndryshme, por vetëm njeri kishte ditur t’ia hidhte në mënyrë të turpshme. Një malësor shqiptar, pikërisht ai që kishte përkëdhelur më shumë dhe kishte trajtuar më mirë nga të tjerët”.6 Edhe aleati i Jugosllavisë, Franca, nuk e mirëpriti paktin e miqësisë dhe të sigurimit, duke analizuar se problemet ballkanike po zhvilloheshin në kundërshtim me pikëpamjet e politikës franceze. Po ashtu, Parisi zyrtar vërente një përpjekje të Evropës për të ringjallur metodën e diplomacisë së vjetër, të ekuilibrit të forcave, një aspekt i së cilës ishte marrëveshja anglo-italiane.7 Në këto kushte, qeveria franceze mori masa për të forcuar pozitat e saj në Ballkan dhe në Mesdhe. Përballë depërtimit italian në Shqipëri, Franca u mundua të grumbullonte 1
AIH, A.V.95, Fl. 26 “Parlamenti vërtetoi Paktin shqiptaro-italian”, Gazeta e Korçës, v. VIII-të, nr. 336, E martë, 14 dhjetor 1926, f. 1 3 AIH, A.V.60, Fl. 16 4 “Pakti italo-shqiptar. Shtypi italian i entuziazmuar sepse siguron equilibrin ballkanik”, Gazeta e Korçës, v. VIII-të, nr. 334, E martë, 7 dhjetor 1926, f. 1 5 “Prap Adriatiku”, Shqipnija, v. I-rë, nr. 35, E djelë, 19 Dhetor, 1926, f.1 6 Culaj Lush. Shqipëria dhe problemi kombëtar: 1918-1928. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2004, f. 258 7 AIH, A.V.111, Fl. 5 2
101
vendet ballkanike, veçanërisht Jugosllavinë, Greqinë dhe Bullgarinë në një bllok të vetëm, të quajtur “Antanta Ballkanike”. Por, politika franceze nuk ia arriti dot qëllimit, sepse aleanca e shteteve ballkanike pengohej nga kontradikta serioze. Së pari, Bullgaria kërkonte që të lirohej nga reparacionet që i jepte Jugosllavisë, si rezultat i disfatës së saj në Luftën e Parë Botërore. Së dyti, Greqia kishte mosmarrëveshje me Jugosllavinë, e cila nuk e njihte kërkesën e saj për të vendosur tranzitin e lirë të mallrave përmes Selanikut. Përveç kësaj, Athina ishte e lidhur ngushtë me politikën angleze dhe nuk mund të merrte pjesë në një bllok që drejtohej kundër afrimit anglo-italian. Pikërisht për këtë arsye, qeveria greke mbajti një qëndrim “mirëkuptimi” ndaj Paktit të Tiranës. Vetë ministri i Jashtëm grek, Mihallopullos, deklaronte se shteti helen e konsideronte paktin si një instrument diplomatik që në tërësi nuk mund të ishte i dëmshëm. Ai shtonte se qeveria greke kishte marrëdhënie të ngushta e miqësore me Italinë. Kjo ishte plotësisht e logjikshme, meqënëse Franca synonte të favorizonte krijimin e një hegjemonie serbe në Ballkan, ndërsa interesi i Italisë ishte ruajtja e njëfarë balance në të mirë të Greqisë, e cila do t’a kompensonte pjesërisht këtë tendencë hegjemonie.1 Një pikëpamje të tillë ndante edhe ministri i Jashtëm i Anglisë, Austen Chamberlain, kur deklaronte se pakti italo-shqiptar nuk përbënte ndonjë rrezik për Ballkanin.2 Politikani britanik mohonte të kishte dijeni për përmbajtjen e paktit para se të nënshkruhej. Sipas tij, megjithëse marrëdhëniet midis Anglisë dhe Italisë ishin kordiale, Pakti i Parë i Tiranës nuk ishte një produkt i aleancës së këtyre dy vendeve. Sepse, që nga periudha e armëpushimit, politika britanike gjithmonë ishte udhëhequr nga qëllimi për rindërtimin e Evropës, mbi bazën e një mirëkuptimi të gjerë ndërkombëtar dhe për eliminimin e sistemit të vjetër të balancës së pushteteve, që e kishte ndarë kontinentin e vjetër në grupe nacionale rivale. Për rrjedhojë, Anglia punonte për stabilitetin politik të Evropës, përfshirë këtu Ballkanin.3 Ndërsa, diplomacia italiane e cilësonte paktin e miqësisë dhe të sigurimit një marrëveshje të rëndësishme për garantimin e integritetit politik dhe tokësor të Shqipërisë. Për të shmangur çdo keqinterpretim në lidhje me paktin, Musolini i propozoi Jugosllavisë të nënshkruante një marrëveshje të ngjashme me qeverinë shqiptare, ose që të tri shtetet të lidhnin një traktat të përbashkët, bazuar në Paktin e Tiranës. Propozim që u mbështet edhe nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Iljaz Vrioni, i cili pranoi të përfundonte një marrëveshje me Mbretërinë Serbo-Kroato-Sllovene, në respekt të fqinjësisë së mirë dhe ruajtjes së status quo-së.4 Ideja e bashkëpunimit tri-palësh mund të përgjithësohej në një “Locarno” të Ballkanit, që përfshinte edhe Italinë. Por, një marrëveshje e tillë kërkonte që shtetet ballkanike të njihnin kufijtë dhe sovranitetin e njëri-tjetrit. Pra, Jugosllavia duhej t’u thoshte “lamtumirë” synimeve të saj në Shqipëri, Selanik e gjetkë. Në këtë frymë edhe Konfederata Ballkanike nuk ishte e pamundur.5 Thellimi i divergjencave italo-jugosllave në Ballkan diktoi presidentin Ahmet Zogu, në prill të vitit 1927, të jepte një intervistë për “Daily Mail”, në të cilën e 1 2
AIH, A.V.60, Fl. 17 “Deklarata e Chamberlainit për Paktin”, Gazeta e Korçës, v. VIII-të, nr. 336, E martë, 14 dhjetor 1926, f.
1 3
“Britania e Madhe, Italia dhe Shqipnija. Politika e Sir Austen Chamberlain”, Shqipnija, v. I-të, nr. 40, E mërkurë, 19 kallnuer, 1927, f. 4 4 “Ministri i ri i Punëve të Jashtme çfaq programin e tij politik”, Telegraf, v. I-rë, nr. 7, Tiranë, E shtunë, 26 shkurt 1927, f. 1 5 “Për se jo një “Locarno” e Ballkanit?”, Shqipnija, v. I-rë, nr. 39, E shtunde, 15 kallnuer, 1927, f.1
102
vlerësonte si paqedashës Paktin e Parë të Tiranës. Sipas tij, pozita gjeografike e Shqipërisë e kërkonte që të rronte në marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët. Deti e shoqëronte me Italinë dhe pakti do t’i sillte ndihmën italiane në disa pikëpamje, duke mos cënuar aspak sovranitetin ose indipendencën e Shqipërisë. Ndihma reciproke dhe bashkëpunimi miqësor që përmendej në pakt ishin thjesht të natyrës diplomatike. Shqiptarët i gëzonte fakti që Roma përkrahte çështjet e tyre në zyrat e botës. Por, as Italia dhe as Shqipëria nuk kishin ndërmend të kryenin ndonjë veprim ushtarak. Veç kësaj, shqiptarët ishin të lirë, për të thirrur ose jo ndihmën e Italisë.1 Duke iu kundërpërgjigjur gjeopolitikës evropiane dhe qëndrimit të qeverisë shqiptare, ish kryeministri F. Noli, që hamendësohej si italofil,2 e etiketonte paktin italoshqiptar të miqësisë dhe të sigurimit të rrezikshëm për fragmentarizimin e vendit. “Shqipëria kërcënohej të copëtohej në tre pjesë të barabarta. Disa shkëmbinj në veri do t’i jepeshin Serbisë, të tjerë në jug do t’i lëshoheshin Greqisë, ndërsa fushat pjellore dhe portet do t’i merrte Italia. Kështu, përgatitej vendosja përfundimtare e Romës në Shqipëri, si stacion i parë i depërtimit të saj thellë nëpërmjet rrugëve të lashta romake, të cilat shkonin direkt në Maqedoni. Pikërisht atëherë do të takoheshin përballë së njëjtës dilemë dhe me të njëjtin ankth edhe Serbia e Greqia, ose për të pranuar regjimin e hegjemonisë italiane ose për t’i rezistuar agresionit. Rrezikun e copëtimit të Shqipërisë, Noli e quante vepër të kulluar të imperializmit fashist të Musolinit”.3 Pakti i Parë i Tiranës vijoi të preokuponte qarqet e diplomacisë evropiane, për shkak të acarimit gjithnjë e më të madh të marrëdhënieve italo-jugosllave lidhur me Shqipërinë. Për Beogradin qëndrimi i Fuqive të Mëdha, veçanërisht ai i Anglisë, kishte mjaft rëndësi për pozitën e Italisë në shtetin shqiptar. Në janar 1927, vizita e Churchill-it në Itali u interpretua si tendencë e Anglisë që të përfitonte Romën në politikën e saj antisovjetike, në këmbim të përkrahjes së qëllimeve italiane në Ballkan. Por, Foreign Office shprehte bindjen se Pakti i Tiranës e kishte tronditur botën dhe nuk ndihmonte në konsolidimin e gjendjes në Evropë, e sidomos në Adriatik e Ballkan, gjë që binte ndesh me pikësynimet e Londrës për stabilitetin evropian. Z. Uiliam Tireli, në bisedën me legatin jugosllav, pohonte se personaliteti i Musolinit dhe pozita e tij diktatoriale paraqisnin pasiguri për qëndrueshmërinë politike të Evropës. Ndërkaq, marrëdhëniet e mira midis Chamberlain-it dhe Musolinit i mundësonin Anglisë ta minimizonte këtë pasiguri. Sipas Tirelit, Foreign Office ishte për ruajtjen e pavarësisë së Shqipërisë dhe respektimin e të drejtave të saj si anëtare e Lidhjes së Kombeve. Nga ana tjetër, diplomacia franceze kishte bindjen se Musolini ishte i vetëdijshëm që pakti italo-shqiptar përbënte një hap të pamatur. Konstatim që ia kishte bërë të ditur udhëheqësit fashist, se nënshkrimi i këtij pakti i ngjante aventurës së Korfuzit, politikë e cila kundërshtohej nga të gjithë. Po ashtu, Franca deklaronte miqësinë e saj të palëkundur ndaj Mbretërisë SerboKroato-Sllovene, duke kërkuar nga Beogradi të qetësohej dhe të hiqte dorë nga çdo intervenim i mundshëm në Shqipëri.4 1
“Një intervistë e presidentit A. Zogu në “Daily Mail””, Telegraf, viti I-rë, nr. 20, Tiranë, E dielë, 17 prill 1927, f. 4 2 J. Swire, op.cit., f. 379 3 AIH, A.V.101, Fl. 6-7 (Fan Noli “Pas traktatit italo-shqiptar i flet gazetës “Politika” për copëtimin e Shqipërisë”, janar 1927, e përktheu Niko Cane) 4 Emine Bakalli-Arifi, “Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj konfliktit italo-jugosllav në mars të vitit 1927”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 20-1990, Prishtinë, 1991, f. 283-284
103
Pavarësisht këshillave të aleates franceze, në mars 1927, qeveria jugosllave kishte organizuar çeta të armatosura dhe kishte përforcuar trupat ushtarake në kufi me Shqipërinë. Për të përballuar ndonjë invazion potencial, Ahmet Zogu ia ngarkoi drejtimin e trupave të Shqipërisë së Veriut komandatit të xhandarmërisë, kolonelit P. Percy. Këto ngjarje diktuan Italinë të tërhiqte vëmendjen e Fuqive të Mëdha, të Anglisë, të Francës dhe të Gjermanisë, me një notë në të cilën paralajmëronte për makinacionet e projektuara jugosllave, për një sulm kundër Shqipërisë.1 Goditjes diplomatike të Romës iu përgjigjën ministrat e Mbretërisë Serbo-KroatoSllovene, të akredituar pranë kryeqyteteve të ndryshme të Evropës, se lëvizjet ushtarake jugosllave bëheshin për arsye mbrojtjeje, duke përgënjeshtruar çdo qëllim shkeljeje të tokës shqiptare. Ndërsa, ambasadori francez në Romë protestonte kundër tonit të disa artikujve të botuar në shtypin italian, që e fajësonin Francën si nxitëse të konfliktit midis Italisë dhe Jugosllavisë. Qeveria franceze akuzohej se përkrahte ambiciet e Beogradit në drejtim të Shqipërisë dhe të limaneve të lakmuara të Adriatikut, duke e ndihmuar me mjete financiare Jugosllavinë për armë, municione, aeroplanë dhe materiale të tjera lufte. Përkundër akuzave, qarqe të Parisit propozonin që Shqipëria, si shtet sovran dhe anëtar i Lidhjes së Kombeve, ta parashtronte çështjen në këtë organizatë për të mënjanuar ndonjë rrezik të mundshëm.2 Fushata italiane kundër veprimeve jugosllave nuk siguroi mbështetjen e pritur nga Fuqitë e Mëdha, si Anglia dhe Franca, të cilat përkrahën kërkesën e Beogradit për të ndërmarrë një hetim ndërkombëtar në kufirin serbo-shqiptar. Italia e kundërshtoi një nismë të tillë me argumentin se Evropa do të humbiste kohë derisa të formohej Komisioni Hetimor dhe të shkonte në terren. Sepse Jugosllavia do të merrte masa për të pastruar vendin nga çdo lloj shenje dhe nishani të përgatitjeve të saj. Për më tepër, Roma i propozonte Anglisë dhe Francës më mirë “t’i shtrëngonin vidat” Jugosllavisë të hiqte dorë nga “intrigat ballkanike” se sa të kërkonte hetime pa asnjë përfundim.3 Diplomacia britanike vijonte të ishte e interesuar për zgjidhjen paqësore të konfliktit italo-jugosllav në lidhje me Shqipërinë. N.ministri i Punëve të Jashtme të Anglisë, gjatë fjalimit në Dhomën e Komunëve, në prill 1927, deklaronte se kriza ndërmjet dy vendeve buronte nga dëshira e secilës fuqi për të ruajtur pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, por dyshonin te njëra-tjetra se mos kryente ndonjë akt agresiv. Prandaj, Anglia kishte ndërhyrë që në fillim të konfliktit, duke e këshilluar Jugosllavinë të braktiste qëllimet sulmuese dhe të lidhte një marrëveshje me Italinë, në të mirë të politikës paqësore dypalëshe.4 Shtypi evropian e pasqyroi gjerësisht krizën italo-jugosllave. Gazeta franceze “Le Matin” shkruante se Mbretëria Serbo-Kroato-Sllovene ishte e gatshme të ratifikonte Traktatin e Nettuno-s me Italinë, në qoftë se Roma pranonte që Shqipëria të vendosej nën mbrojtjen e drejtpërdrejtë të Lidhjes së Kombeve dhe që Pakti i Tiranës të zgjerohej me
1
AIH, A.V.16, Fl. 5 Sotir D. Treska. Prej “Diplomaticus” - “Çështja e Shqipërisë, një Krizë Ndërkombëtare. Konflikti italojugosllav i shtie drithmën e Luftës tërë Evropës. –Franca proteston kundër goditjeve të shtypit italian. – Lidhja e Kombeve s’mund të bëjë gjë, pa kërkimin e nonjë anë. –Anglia përkrah Italisë”, Telegraf, viti I, nr. 15, Tiranë, E dielë, 27 mars 1927, f. 1-4 3 Sotir D. Treska. Prej “Diplomaticus”, S’vërtetohet marrëveshja midis Italisë dhe Jugosllavisë”, Telegraf, v. I-rë, nr.17, Tiranë, E dielë, 3 prill 1927, f. 1 4 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 19, Tiranë, E mërkurë, 13 prill 1927, f. 1 2
104
hyrjen edhe të Jugosllavisë si garantuese e integritetit territorial të Shqipërisë. 1 Ndërsa, gazeta “Vreme” e Beogradit publikonte qëndrimin e ish kryeministrit, Francesco Nitti, kundër politikës italiane ndaj Jugosllavisë, duke e cilësuar Shqipërinë pa vlerë si vend zgjerimi dhe kolonizimi për Italinë.2 Përshtypje bëri edhe artikulli i “Times-it” të Londrës, që e këshillonte Musolinin të pranonte një interpretim të arsyeshëm të Paktit të Parë të Tiranës. Sygjerim që zemëroi Romën, e cila insistonte se pakti i përkiste vetëm Italisë dhe Shqipërisë. Nga ana tjetër, ministri i Jashtëm i Anglisë, A. Chamberlain, riktheu në vëmendje memorandumin e Fuqive të Mëdha të 9 shtatorit 1921, që nuk mundësonte trajtimin e konfliktit italo-jugosllav në Lidhjen e Kombeve. Duke lënë të kuptohej se Anglia mund të bënte një propozim të tillë, në rast se ishte e nevojshme për paqen e Ballkanit dhe të Evropës.3 Qeveritë evropiane përcollën me shqetësim edhe ashpërsimin e marrëdhënieve jugosllavo-shqiptare. Konflikti u iniciua me arrestimin, më 27 maj 1927, nga forcat shqiptare të sigurisë të Vuk Gjuraskoviçit, nënshtetas shqiptar me origjinë malazeze. Ai shërbente si “dragoman” në Legatën jugosllave në Tiranë dhe u akuzua për veprimtari spiunazhi në dëm të shtetit shqiptar. Qeveria e Beogradit reagoi ashpër kundër këtij arrestimi dhe kërkoi lirimin e menjëhershëm të Gjuraskoviçit. Presidenti Zogu e refuzoi kërkesën jugosllave, gjë që shkaktoi ndërprerjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.4 Kjo ngjarje tregoi qartë se “një krizë në Ballkan, i cili i përngjante një hambari me barut, që mund të merrte zjarr me iskrën më të vogël, përbënte një rrezik të madh për paqen e Evropës”.5 Për të shtruar udhën e pajtimit miqësor midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë ndërhynë katër Fuqitë e Mëdha, Anglia, Franca, Italia dhe Gjermania, uniteti i të cilave shënoi një tjetër provë të vendosmërisë së Evropës për ruajtjen e paqes. 6 Veprimtaria e tyre u karakterizua: së pari, nga forcimi sërish pas Luftës së Madhe si një institut ndërkombëtar i “Koncertit të Fuqive”, për zgjidhjen e bashkërenduar të mosmarrëveshjeve midis shteteve të vegjël; së dyti, përpjekja e përbashkët në Tiranë e Beograd tregonte synimin e Evropës për garantimin e paqes në Ballkan. Masa e parë përkonte me iniciativën e Anglisë, e cila dërgoi ministrin e Jashtëm në Gjenevë, me qëllim që t’i parashtronte Këshillit të Lidhjes së Kombeve një propozim për t’i dhënë fund krizës jugosllavo-shqiptare. Por, bisedimet e Këshillit u mbyllën pa asnjë deklaratë mbi propozimin e Austen Chamberlain-it.7 Në këto kushte, të katër Fuqitë e Mëdha paraqitën një zgjidhje tjetër, e cila duhet të siguronte miratimin e palëve në konflikt. Nga njëra anë, qeveria jugosllave të tërhiqte notën ofensive të 30 majit 1927 dhe t’i dorëzonte Tiranës zyrtare një notë tjetër më të matur. Nga ana tjetër, qeveria shqiptare do të lironte Gjuraskoviçin sapo të merrte notën e dytë.8 Kështu, me ndërmjetësinë e faktorit evropian u zgjidh konflikti jugosllavo1
Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 24, Tiranë, E dielë, 1 maj 1927, f. 4 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 25, Tiranë, E mërkurë, 4 maj, 1927, f. 1-4 3 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 26, Tiranë, E dielë, 8 maj 1927, f. 4 4 L. Culaj, “Qeveritë e Zogut ndaj ..., f. 92 5 Prej “Diplomaticus“, Telegraf, v. I-rë, nr. 35, Tiranë, E mërkurë, 8 qershor 1927, f. 4 6 “Një triumf diplomatik për paqen e Ballkanit. Por i kujt triumfi?“, Telegraf, v. I-rë, nr. 40, Tiranë, E mërkurë, 29 qershor 1927, f. 2 7 Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 40, Tiranë, E mërkurë, 29 qershor 1927, f. 4 8 “Si do të ndreqet konflikti shqiptaro-jugosllav”, Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 40, Tiranë, E mërkurë, 29 qershor 1927, f. 1 2
105
shqiptar, me rivendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Beogradit dhe Tiranës, më 3 korrik 1927.1 Për të konfirmuar rolin e Francës në Jugosllavi u nënshkrua një traktat në Paris, ndërmjet Brianit dhe Marinkoviçit, më 11 nëntor 1927. Ai përmbante një marrëveshje miqësie dhe angazhimin e të dy palëve që të mos luftonin kundër njëra-tjetrës, t’ia nënshtronin arbitrazhit çdo mosmarrëveshje dhe të këshilloheshin së bashku në rast sulmi të njërës palë. Traktati franko-jugosllav nuk përfaqësonte gjë tjetër veçse një masë mbrojtjeje ndaj një agresioni të mundshëm nga Italia, e cila nuk kishte arsye të alarmohej nëse nuk ndërmerrte një veprim të tillë. Por, ekzistonte frika se traktati mund të nxiste reagimin e segmenteve të papërgjegjshme në Jugosllavi.2 Traktati franko-jugosllav shërbeu si shtysë për Italinë që të intensifikonte negociatat me qeverinë shqiptare për të përfunduar një pakt të ri me karakter ushtarak. Nënshkrimi i tij u kushtëzua nga pala shqiptare me: 1) përkrahjen që duhej të ofronte Italia për uljen e Zogut në fronin e monarkut, gjë që jo vetëm i shërbente vanitetit të tij, por mund të ndihmonte edhe në krijimin e stabilitetit politik të shumë dëshiruar; 3 2) mbështetjen financiare italiane për subvencionimin e oborrit mbetëror dhe, 3) moratoriumin e huasë së SVEA-s, të cilën qeveria shqiptare e kishte kërkuar për 5 vjet.4 Kërkesa këto që u pranuan nga Roma zyrtare. Kështu, më 22 nëntor 1927, u nënshkrua midis ambasadorit italian, Ugo Sola, dhe ministrit të Jashtëm të Shqipërisë, Iljaz Vrioni, “Traktati i aleancës mbrojtëse”,* i quajtur Pakti i Dytë i Tiranës.5 Sipas tij, palët kontraktuese ishin të detyruara, që në rast sulmi të jashtëm, të ndanin fatin e njëra-tjetrës, duke i garantuar ndihmën e nevojshme ushtarake
1
Prej “Diplomaticus”, Telegraf, v. I-rë, nr. 41, Tiranë, E dielë, 3 korrik 1927, f. 8 J. Swire, op.cit., f. 397 3 Bernd J. Fischer. Diktatorët e Ballkanit. Tiranë: Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, 2009, f. 41 2
4
ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 268 * Dispozitat e Traktatit të Aleancës Mbrojtëse: Neni 1) Të gjitha marrëveshjet e mëparshme midis Italisë dhe Shqipërisë, pas pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, do të respektohen me saktësi dhe besnikëri në mënyrë që të sigurohet një miqësi e plotë midis dy popujve dhe qeverive, dhe çdo palë do të përkrahë interesat e tjetrës me zellin që përkrah të vetat. Neni 2) Midis Italisë dhe Shqipërisë do të ekzistojë një aleancë mbrojtëse për 20 vjet, e cila mund të denoncohet gjatë vitit të tetëmbëdhjetë ose të nëntëmbëdhjetë të zgjatjes së saj. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë, aleanca konsiderohet e përtërirë, për një periudhë të mëtejshme me po atë kohëzgjatje. Të dyja palët e lartpërmendura do të kushtojnë gjithë vëmendjen dhe energjitë për të garantuar sigurimin e shteteve të tyre dhe për mbrojtjen bashkarisht kundër çdo sulmi të jashtëm. Neni 3) Si pasojë e angazhimeve të marra në nenet e mësipërme, të dy palët angazhohen që së bashku të punojnë për ruajtjen e paqes dhe në rastin kur ndonjëra prej tyre kërcënohet nga një luftë që s’është provokuar prej saj, pala tjetër do të përdorë të gjitha mjetet në dispozicion për të ndaluar operacionet luftarake dhe për t’i siguruar një sadisfaksion të drejtë palës së kërcënuar. Neni 4) Kur përpjekjet për një pajtim do të përfundojnë pa sukses, secila palë është e detyruar të ndjekë fatin e tjetrës dhe të vë në dispozicion të aleates së vet të gjitha burimet ushtarake, financiare dhe të çdo natyre tjetër, nëse ajo e kërkon një gjë të tillë. Neni 5) Për gjithçka që është parashikuar në nenin 2, palët angazhohen të mos përfundojnë ose të mos hyjnë në marrëveshje paqe apo armëpushimi pa ujdi të përbashkët. Neni 6) Ky traktat është firmosur në 4 kopje origjinale, dy italisht dhe dy shqip. Neni 7) Traktati do të ratifikohet dhe më pas do të regjistrohet në Lidhjen e Kombeve. Instrumentat e ratifikimit do të shkëmbehen në Romë. (Ilir Ushtelenca. Diplomacia e Mbretit Zog I-rë (1912-1939). Tiranë: Ermir, 1997, f. 184-185) 5 AIH, A.V.16, Fl. 8
106
në qoftë se kërkohej. Ky parim i reciprocitetit synonte të shmangte çdo keqinterpretim të aleancës si formë e protektoratit apo mandatit italian mbi Shqipërinë.1 Traktati i aleancës mbrojtëse kishte fuqi vepruese për një periudhë 20-vjeçare, gjë që tregonte përllogaritjet e Romës për të mos humbur ushtrimin e influencës së Italisë në Shqipëri, nëse nuk përsëritej Pakti i Parë i Tiranës. Karakteri ushtarak i traktatit forconte kontrollin italian mbi forcat e armatosura shqiptare. U sollën armë dhe municione italiane. Një mision ushtarak nën gjeneralin Pariani riorganizoi ushtrinë shqiptare. Oficerë shqiptarë u dërguan në Itali për stërvitje të lartë. Instruktorë fashistë arritën për të organizuar rininë shqiptare dhe për t’i dhënë stërvitje paraushtarake sipas modelit fashist.2 Pakti i Dytë i Tiranës u cilësua nga kryeministri italian, B. Musolini, si një mënyrë dhe mjet mbrojtjeje reciproke të interesave të dy vendeve. Në fjalimin e mbajtur në Dhomën e Deputetëve, ai deklaronte se dëshira e patundur e popullit italian ishte ruajtja e pavarësisë së Shqipërisë, e cila përbënte një garanci për sigurimin e Italisë në anën lindore të Adriatikut të poshtëm.3 Në të njëjtën linjë pasqyrohej në shtypin shqiptar rëndësia e Traktatit të aleancës mbrojtëse të lidhur me Italinë. Në të shkruhej, se: 1) Shqipëria ishte siguruar ndërkombëtarisht përsa i përket parimit të indipendencës dhe të integritetit të saj territorial. 2) Deklaratat e fundit të kryeministrit Musolini dhe të deputetëve e senatorëve të Italisë, me rastin e ratifikimit të Paktit të Tiranës dhe të Traktatit të Aleancës, nuk linin më asnjë dyshim për qëllimet e vërteta të qeverisë italiane kundrejt Shqipërisë. 3) Shqiptarët, që nga Presidenti deri te i fundit qytetar i Republikës, i kuptonin këto marrëveshje si garanci të bujshme për pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, që përjashtonin çdo ndërhyrje në punët e brendshme të vendit.4 Sepse Italia dhe Shqipëria ndanin jo vetëm interesa të përbashkëta politike, por edhe ndjenjat e një miqësie tradicionale të krijuar përmes historisë.5 Diplomacia franceze besonte se Pakti i Dytë i Tiranës nuk do ta ndryshonte statusin e Shqipërisë që, sipas vendimit të 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, ndodhej nën influencën italiane dhe pavarësia e saj garantohej nga Lidhja e Kombeve. Ky qëndrim i Parisit diktohej nga frika se çdo veprim i pamenduar ndaj Italisë mund të çonte në rishikimin e situatës në Ballkan nga Lidhja e Kombeve, duke krijuar një precedent për shqyrtimin e politikës franceze në rajon. Për këtë arsye, Franca e pengoi Beogradin të ngrinte për diskutim në Gjenevë çështjen e politikës italiane në Shqipëri. Si rezultat i frenimit francez, Jugosllavia e priti me qetësi “Traktatin e Aleancës Mbrojtëse” dhe shtypi i të dy vendeve ishte në sinkron.6 Ndërsa, një specialist ushtarak i gazetës londineze “Times” shkruante se, ideja që pakti italo-shqiptar kishte karakter agresiv ishte e pathemeltë dhe krejtësisht absurde. Pikësëpari italianët, veç rastit të një lufte eventuale, nuk kishin ndërmend të okuponin 1
Dr. Valter Rothschild. “Traktati i dytë të Tiranës e indipendenca e Shqipnisë”, Ora e Shqipnisë, Vjeti I, Wien, E mërkurë, 14 Marc 1928, nr. 4, f. 3 2 AIH, A.V.95, Fl. 26 3 C. A. Chekrezi. “Benito Mussolini dhe Politika italiane kundrejt Shqipëris”, Telegraf, v. II-të, nr. 86, Tiranë, E mërkurë, 7 Dhetor 1927, f. 2 4 C. A. Chekrezi. “Si duhet të na ndihmojnë italianët”, Telegraf, v. II-të, nr. 90, Tiranë, E mërkurë, 21 Dhetor 1927, f. 2 5 “Shqipëria dhe Italia”, Demokratia, v. VI-të, Gjirokastrë, E shtunë, 22 nëndor 1930, f. 1 6 J. Swire, op.cit., f. 400-401
107
ushtarakisht Shqipërinë. Në këtë çështje, Jugosllavia zotëronte një pozitë më të favorshme se sa Italia, sepse mund të pushtonte, brenda 12 orëve, Shkodrën dhe Shëngjinin, dhe për 24 orë Elbasanin, kurse Italisë i duheshin vetëm për të zbarkuar në Durrës 36 orë. Kështu, ai pohonte se propaganda absurde e influencës italiane shpikej dhe përhapej nga një organizatë që ekzistonte në Shqipëri dhe në Jugosllavi, e cila përbëhej prej agjentësh bolshevikë. Ata kishin për qëllim të ushqenin urrejtje dhe grindje ndërmjet Shqipërisë, Jugosllavisë dhe Italisë, duke përfituar prej padijenisë së popullsisë lokale. Këta agjentë u munduan të krijonin te populli shqiptar mendimin se qeveria e tyre ua kishte shitur Shqipërinë italianëve dhe të tërhiqnin vëmendjen e Mbretërisë SerboKroato-Sllovene, duke shpallur lajme imagjinare për shkarkim municionesh dhe të ushtrisë italiane në Shqipëri. Ata u përpoqën të nxisnin mosmarrëveshje midis oficerëve italianë, instruktorëve të ushtrisë shqiptare dhe oficerëve anglezë të xhandarmërisë. 1 Por nuk mund t’ia arrinin qëllimit, sepse bashkëpunimi i ngushtë italo-shqiptar synonte të garantonte lirinë dhe indipendencën e Shqipërisë, si dhe mbrojtjen e Italisë në Adriatik. 2 Të gjitha zërat e shteteve evropiane dhe ballkanike që nënvlerësonin aleancën italo-shqiptare u hodhën poshtë nga Kryetari i Këshillit të Shtetit, Mehdi Frashëri, me argumentin se ekzistenca e Shqipërisë garantohej nga Lidhja e Kombeve. Ai analizonte se Pakti i Dytë i Tiranës ishte konform parimeve të Statutit të Lidhjes, në bazë të të cilit çdo shtet anëtar, kur pësonte një mësymje, detyronte shtetet e tjera të adoptonin sanksione kundër agresorit. Këshilli i Lidhjes së Kombeve përbëhej nga përfaqësuesit e 14 vendeve, me prirje për t’u zgjeruar më tej. Kështu, në rast rreziku për luftë, mblidhej Këshilli dhe vendoste me unanimitet nëse nevojitej ose jo adoptimi i sanksioneve. Pikësëpari, marrja e vendimeve njëzëri ishte e vështirë për t’u siguruar; së dyti, edhe nëse sigurohej, Lidhja e Kombeve kërkonte kohë për të vepruar efektivisht, gjë që mund të shfrytëzohej nga fuqia sulmuese për të arritur në bregun e detit. Pra, Lidhja e Kombeve formonte një garanci kolektive. Aleanca italo-shqiptare nuk bënte gjë tjetër veçse i shtonte një garanci individuale asaj kolektive. Shteti aleat, për shkak të afërsisë gjeografike dhe interesave vitale për mbrojtjen e Adriatikut, moralisht dhe materialisht ishte i gatshëm të vepronte më shpejt se sa Lidhja. Megjithatë, asgjë nuk e ndalonte Lidhjen e Kombeve, që në rrezik lufte, t’i vinte në ndihmë të dy shteteve aleate. Në të njëjtën kohë, Mehdi Frashëri kundërshtonte pikëpamjen që e cilësonte Traktatin e aleancës mbrojtëse si mundësi të Italisë për të luajtur një rol agresiv në Ballkan, i cili prishte ekuilibrin dhe paqen e botës. Përkundrazi ky traktat, duke garantuar rendin dhe sigurinë e Shqipërisë, do të influenconte pozitivisht në stabilitetin e shteteve fqinje kontinentale.3 Indiferente ndaj diskursit të Evropës për traktatet italo-shqiptare, Greqia mbante marrëdhënie jo në nivele të kënaqshme me qeverinë shqiptare, për shkak të përndjekjeve që u nënshtroheshin ende shqiptarët myslimanë të mbetur në Epir dhe Maqedoni. 4 Në gjysmën e parë të vitit 1928, u riaktivizua konflikti ndërmjet dy vendeve në lidhje me: 1) problemin e pasurisë së nënshtetasve shqiptarë në Greqi dhe, 2) respektimin e të drejtave 1
“Përballë influencës italiane. Ç’thotë specialisti i “Times”-it?”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr.1, Durrës, E premte, 29 qershor 1928, f. 2 2 “Marrëveshjet diplomatike italo-jugosllave”, Shqipëria e Re (Albania Nouă), v. IX-të, nr. 325, Kostancë, E djelë, 3 qershor 1928, f. 4 3 Mehdi Frashëri. “Konferencë e mbajtur prej zotni Mehdi Frashërit më 3 Nanduer 1929 në klubin italian të Tiranës”, Tiranë: Shtypshkronja “Dielli”, 1929, f. 14-15 4 J. Swire, op.cit., f. 392
108
të minoritetit shqiptar atje. Për të gjetur një zgjidhje të drejtë dhe miqësore, qeveria shqiptare dërgoi në Athinë dy delegacione, të cilët paraqitën propozimet e tyre, që nuk u pranuan nga fqinji jugor. Ky qëndrim i shtetit helen detyroi qeverinë e Tiranës t’a ngrinte çështjen në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, në Gjenevë. Në sesionin e 50-të të tij, delegati i Shqipërisë, Mehdi Frashëri, argumentoi se prestigji i qeverisë shqiptare ishte kompromentuar përpara nënshtetasve të saj, të cilët mbetën pa mjetet bazike të konsumit dhe të strehimit, për shkak të konfiskimit të pasurive të paluajtshme, që gjendeshin në Greqi.1 Duke iu drejtuar përfaqësuesve ndërkombëtarë, M. Frashëri denoncoi gjithashtu përfshirjen e shqiptarëve myslimanë në politikën e shkëmbimit greko-turk, në bazë të Traktatit të Lozanës. Sipas tij, më se 20.000 shqiptarë të Epirit dhe 40.000 të Maqedonisë u shtrënguan të largoheshin nga Greqia për të emigruar në Turqi. Një pjesë e madhe e tyre u vendosën më vonë në Shqipëri, e cila, në mungesë të mjeteve financiare, u gjend e papërgatitur për të përballuar emigrantët shqiptarë.2 Përfaqësuesi grek, Nikolla Politis, iu përgjigj fjalimit të delegatit Frashëri, duke trajtuar fillimisht çështjen e pasurive të patundshme të shqiptarëve në shtetin helen. Ai theksoi se qeveria greke, e kushtëzuar nga nevoja publike më urgjente e më të ngutshme, kishte qenë e detyruar të procedonte me konfiskime të mëdha pasurish të paluajtshme për të vendosur qindra mijëra refugjatë që përfaqësonin 1/3 e popullsisë së saj të mëparshme. Kjo politikë ishte rrjedhojë e një plani të përgatitur në marrëveshje me Lidhjen e Kombeve, e cila kërkonte një sipërfaqe prej 750.000 he për akomodimin e refugjatëve. Për të siguruar këtë hapësirë të madhe, qeveria greke u detyrua të godiste në mënyrë të barabartë mjaft pronarë, pa dallim klase, kombësie dhe feje. Prandaj, Tirana zyrtare nuk kishte të drejtë t’i kërkonte homologes greke që pasuritë e nënshtetasve shqiptarë të paguheshin plotësisht dhe në ar, bazuar në një sërë konventash të veçanta që qeveria greke kishte lidhur me disa vende, nënshtetasit e të cilave do të shlyheshin në masën 25 ose 27% të vlerës së pasurisë. Këtë qëndrim Athina e justifikonte me faktin se mungonte një detyrim ligjor për t’i akorduar me të drejtë të plotë nënshtetasve shqiptarë një trajtim më të lartë se sa bashkëkombasve, si dhe të mira të posaçme që, për arsye të jashtëzakonshme, iu ishin dhënë disa pronarëve të huaj.3 Së dyti, delegati grek Politis analizonte kërkesën e qeverisë shqiptare për mbrojtjen e minoriteteve, që përbënte një çështje të brendshme të shtetit helen. Ai e cilësonte të gabuar konceptin e përfaqësuesit shqiptar për respektimin e pakicave kombëtare, duke i kujtuar se pjesëtarët e minoritetit shqiptar në Greqi ishin qytetarë grekë. Politis rikthente në vëmendje letrën që qeveria shqiptare i kishte dërguar, më 1 mars, Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes së Kombeve, në të cilën përmendte detyrimin e ngutshëm të saj për të mbrojtur interesat e bashkëkombasve. Sipas tij, qeveria e Tiranës kërkonte të merrte kundrejt minoritetit shqiptar në Greqi pozitën e një fuqie mbrojtëse, duke mos patur parasysh sovranitetin grek. Pra, qeveria shqiptare nuk vepronte vetëm në një mënyrë jo miqësore kundrejt një shteti me të cilin dëshironte të mbante marrëdhënie të fqinjësisë së mirë. Por, ajo shkelte haptazi thelbin e traktateve, procedurën e elaboruar prej Lidhjes së Kombeve dhe jurisprudencën e caktuar nga Këshilli për çështje të mbrojtjes së minoriteteve.4 Qeveria e Tiranës, ndaj pakicës shqiptare në Greqi, kishte për 1
“Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 2, Durrës, E shtunë, 30 qershor 1928, f. 3 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 3, Durrës, E diel, 1 korrik 1928, f. 3 3 Ibid. 4 Ibid. 2
109
qëllim të krijonte një gjendje anarkie në disa distrikte të Epirit grek, gjë që ishte e papranueshme për Athinën zyrtare.1 Ajo nuk do të lejonte asnjë lloj ndërhyrje të hapur apo të fshehtë të shqiptarëve në punët e brendshme të Greqisë.2 Të njëjtën linjë arsyetimi ndoqi edhe përfaqësuesi britanik, A. Chamberlain, kur deklaroi se pakicat shqiptare kishin të drejtë t’i drejtoheshin vetë Lidhjes së Kombeve, pavarësisht se si ndodhte në praktikë. Prandaj, kërkesa e qeverisë shqiptare duhej hedhur poshtë në parim sepse shqyrtimi i saj do të krijonte një precedent të rrezikshëm, që problemet e vogla të merrnin më tepër rëndësi seç duhej.3 Diskutimet e delegatëve të pranishëm përfunduan me raportin e Këshillit të Lidhjes së Kombeve, të paraqitur nga z. Zaleski. Në të argumentohej se, mbrojtja e minoriteteve përbënte një çështje ndërkombëtare, por një nga qëllimet kryesore të sistemit, e përcaktuar në traktate dhe në procedurat e adoptuara prej Këshillit, ishte që respektimi i pakicave kombëtare të mos shkaktonte mosmarrëveshje midis vendeve fqinjë, si dhe t’i garantonte shteteve që kishin minoritete ruajtjen e sovranitetit të tyre të brendshëm. Përsa i përket problemit të pasurive të paluajtshme të nënshtetasve shqiptarë në Greqi, në raport këshillohej se negociatat direkte dypalëshe formonin mjetin më të mirë për të arritur një zgjidhje të drejtë.4 Kështu, Lidhja e Kombeve ia delegonte qeverisë greke dhe asaj shqiptare përgjegjësinë për ndërtimin e marrëdhënieve miqësore.
1
“Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 4, Durrës, E martë, 3 korrik 1928, f. 3 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 5, Durrës, E mërkurë, 4 korrik 1928, f. 3 3 J. Swire, op.cit., f. 403 4 “Çështjet shqiptaro-greke në Gjenevë”, Shekulli i Ri, v. I-rë, nr. 6, Durrës, E enjte, 5 korrik 1928, f. 3 2
110
2. 4 Interesat evropiane dhe Monarkia Shqiptare (1928-1939) Opinioni i Fuqive të Mëdha kishte rëndësi parësore për përmbushjen e ambicies së Presidentit shqiptar Ahmet Zogu, në lidhje me ndryshimin e formës së qeverisjes nga Republikë Presidenciale në Monarki. Për këtë arsye, ai ngarkoi ministrin e Punëve të Jashtme, Hysen Vrionin, të merrte masat e nevojshme diplomatike për të siguruar qëndrimin e kancelarive evropiane ndaj ndryshimit të regjimit në Shqipëri. 1 Qeveria e Tiranës nuk ngurroi të flirtonte me fqinjin e përtej Adriatikut, Italinë, e cila shprehu mbështetjen për proklamimin mbret të Zogut dhe shtypi italian loboi fuqishëm në arenën ndërkombëtare për rolin qytetërues që do të luante monarkia shqiptare. Më pas, A. Zogu iu drejtua anglezëve, duke dëshmuar me këtë veprim peshën që i njihte Londrës në fushën e marrëdhënieve ndërkombëtare. Ai argumentonte se sistemi republikan i qeverisjes nuk garantonte sigurinë e domosdoshme për të ndërtuar një shtet mbi baza të shëndosha. Në të kundërt, kurora do të përbënte një autoritet të përhershëm mbi konfliktet e interesave personale të klaneve politike shqiptare, në të mirë të vazhdimësisë dhe të qëndrueshmërisë për të cilën kishte aq shumë nevojë Shqipëria.2 Por, Londra u tregua skeptike ndaj arsyetimit të Zogut se regjimi monarkik do të siguronte stabilitet të brendshëm në Shqipëri. Fakt që lidhej me statusin civil të Presidentit dhe problemin e trashëgimisë së pushtetit. Gjenerali Percy e këshillonte Zogun se një martesë jo e studiuar mirë me një nga zonjushat që e rrethonte “Miss Jugosllavinë, Miss Greqinë dhe Miss Italinë” do të kishte pasoja të mëdha. Nga ana tjetër, Britania shqetësohej për reagimin e fqinjëve ndaj këtij ndryshimi kushtetues. Ajo mori garancinë e qeverisë shqiptare se Roma dhe Athina e mirëprisnin sistemin monarkik të qeverisjes. Ndërsa, diplomacia jugosllave e konsideronte një çështje të brendshme që i takonte vetëm Shqipërisë. Shtetet e tjera të Evropës iu përgjigjën me një indiferentizëm dashamirës.3 Pas aprovimit të faktorit ndërkombëtar, Ahmet Zogu, i këshilluar nga ministri italian në Shqipëri, Ugo Sola, ndoqi disa procedura juridike kushtetuese për të legjitimuar ndërrimin e formës politiko-shtetërore. Kështu, më 1 shtator 1928, në përputhje me nenin 1 të Statutit Themeltar, Asambleja Kushtetuese e shpalli Shqipërinë Mbretëri Demokratike, Parlamentare dhe të Trashëgueshme me Ahmet Zogun – Mbret i shqiptarëve, me emrin Zogu I.4 Po ditën e shtunë të kurorëzimit, në fjalimin e shkurtër të mbajtur në Parlament, Mbreti Zog pohoi se në fushën e politikës së jashtme “Shqipëria do të shndërrohej në një faktor paqeje në Ballkan” dhe “do të forconte marrëdhëniet që ekzistonin me shtetet fqinjë”, për ta ngritur vendin në sheshin e qytetërimit.5 Monarkia shqiptare paraqiste disa përparësi në krahasim me sistemin republikan të qeverisjes. Së pari, ajo përkonte me traditën historike të shqiptarëve për t’i blatuar besnikëri një prijësi.6 Së dyti, një mbretëri e konsoliduar dhe e trashëgueshme do të garantonte qëndrueshmërinë e brendshme politike nga rivalitetet midis politikanëve gjatë 1
AIH, A.V.16, Fl. 10 Valentina Duka, “Nga Presidenca në Monarki: çështje të legjitimitetit”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë: Toena, 2011, f. 123 3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 147-148 4 Henry Laporte. “Shqipëria dhe mbreti i saj”, Arbëria, Tiranë, v.II-të, nr. 422, E djelë, 22 nëntor 1936, f. 3 5 Ramiz Lushaj. Ahmet Zogu dhe monarkia shqiptare. Tiranë: Dardania, 1998, f. 11 6 Gaqo Gogo. Ngrehja e një mbretërie Zog I dhe populli i tij. Tiranë: “Kristo Luarasi”, 1938, f. 43 2
111
zgjedhjeve presidenciale. Së treti, monarkia do të ndikonte në reduktimin e konfrontimeve të vazhdueshme si rrjedhojë e politikës armiqësore të fqinjëve. Përvoja kishte treguar se regjime të tilla, në Angli, Itali, Jugosllavi e Greqi ndiheshin më pak të rrezikuara nga intrigat e huaja se sa presidencat me mandate të kufizuara. Së fundi, ishin ambiciet personale të Zogut për pushtet suprem. Mbreti i shqiptarëve vlerësohej si “një nga udhëheqësit më të famshëm ushtarak dhe politik, me inteligjencë dhe zgjuarsi të dallueshme, me të cilat mundi të përballonte dhe të zgjidhte problemet e koklavitura të mbajtjes gjallë të popullit liridashës dhe patriot shqiptar”.1 Diplomacia italiane ishte e para që e njohu zyrtarisht Mbretërinë Shqiptare dhe i dërgoi mesazhe urimi Zogut I-rë. Qeveria e Romës e konsideronte vendosjen e regjimit të ri qeverisës në Shqipëri një ngjarje që do të forconte më tej marrëdhëniet midis dy vendeve dhe do të siguronte vijimësinë e politikës së tyre të përbashkët, që gjente shprehjen më të lartë në Traktatin e Aleancës Mbrojtëse të 22 nëntorit 1927. Prandaj Italia do t’i mbetej thellësisht besnike interesave dypalëshe dhe do të bashkëpunonte me qeverinë e Tiranës për të gjitha çështjet që lidheshin me situatën në Ballkan. Më pas, monarkinë shqiptare e njohu fqinji jugor, Greqia, dhe aleatja e shqiptarëve, Hungaria.2 Vonesa e Britanisë për njohjen e Mbretërisë krijoi shqetësim në qarqet e politikës shqiptare. Ky qëndrim i Foreign Office-it ishte në shenjë mos pëlqimi ndaj titullit të mbretit, që tingëllonte “agresiv”. Ndërsa, politika e jashtme e Francës në raport me Shqipërinë ecte në të njëjtën linjë me atë të Londrës. Të dyja shtetet shpallën njohjen zyrtare të Monarkisë Shqiptare, më 21 shtator 1928.3 Ato u paraprinë nga akti i njohjes së SHBA-së, që përshpejtoi veprimin diplomatik të Beogradit. Ky i fundit, megjithëse e njohu ndryshimin kushtetues, nuk e priti mirë kurorëzimin e Zogut me titullin “Mbret i Shqiptarëve” dhe jo “Mbret i Shqipërisë”. Në pamje të parë ndryshimi në emërtim dukej i parëndësishëm, por ai kishte domethënie të veçantë në kontekstin e politikës ballkanike. Jugosllavët, të cilët kishin një pakicë të madhe shqiptarësh në Kosovë, e interpretuan këtë si shenjë të organizimit të një fushatë të ardhshme irredentiste ndaj qeverisë së Beogradit. Ndërsa, partizanët e këtij titulli arsyetonin se Zogu thjesht kishte respektuar traditën e monarkëve të Ballkanit, të cilët pa përjashtim përdornin një formë të tillë emërtimi. Në Greqi monarku quhej “Mbret i Helenëve”, në Bullgari “Car i Bullgarëve” dhe në Jugosllavi “Mbret i Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve”.4 Proklamimi i mbretërisë dhe njohja e saj nga shtetet evropiane dhe fqinjët ballkanikë ripohonte sovranitetin e Shqipërisë. Mirëpo, Italia dhe Jugosllavia vazhdonin të rivalizonin për të shtrirë influencën në vend, sidomos para mundësisë së mos përsëritjes së paktit të miqësisë dhe të sigurimit të lidhur më 27 janar 1924. Në këtë situatë Jugosllavia, nëpërmjet gazetës së Beogradit “Les Nouvelles Jougoslaves”, i bënte thirrje Shqipërisë të pranonte më mirë një bashkëpunim me fqinjët e saj më të afërm se sa një mbrojtje të interesuar nga jashtë Ballkanit. Qeveria e Tiranës kishte nënshkruar me Italinë një aleancë të bazuar në interesa reciproke dhe me Jugosllavinë disa traktate që lehtësonin marrëdhëniet ekonomike midis dy vendeve. Si Roma ashtu edhe Beogradi ndiqnin politikën e hegjemonisë ekonomike në pellgun e Adriatikut dhe veçanërisht në 1
H. H. Grant, op.cit., 37 J. Swire, op.cit., f. 408 3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 162 4 Ibid., f. 158 2
112
gadishullin e Ballkanit. Por, për të ruajtur pavarësinë ekonomike dhe duke shfrytëzuar pozitën e saj gjeografike, Shqipëria mund të përfitonte nga Italia shndërrimin në një urë lidhëse për të sjellë prodhimet e industrisë së vet në tregun e përgjithshëm ballkanik, ndërsa nga Jugosllavia përdorimin me dobi të skelave tona se sa portin e Selanikut.1 Në planin ndërkombëtar, në prill të vitit 1930, vijonin punimet e Konferencës së Londrës që ishte mbledhur për reduktimin e armëve detare të Fuqive të Mëdha. Vonesa për përfundimin e një traktati u shkaktua nga mosmarrëveshjet franko-italiane. Parisi këmbëngulte për një flotë më të madhe se ajo italiane, duke e argumentuar kërkesën me zotërimin e kolonive dhe nevojat më të shumta. Nga ana tjetër, Italia, e udhëhequr nga shpirti i paqes dhe drejtësia e përgjithshme synonte të realizonte të drejtat e saj, që të ishte e barabartë me Francën nga pikëpamja e fuqisë detare. Qëndrimi i diplomacisë franceze buronte nga qëllimi i pastër për të penguar përparimin e Italisë dhe shndërrimin e saj në një fuqi të madhe që e konkurronte atë. Franca kërkonte t’i kishte të gjithë fqinjët nën urdhërat e saj. Ajo gëzonte mbështetjen e Antantës së Vogël [Jugosllavi, Çekosllovaki, Rumani], që mund ta organizonte kundër Italisë, kur të krijoheshin rrethanat e favorshme.2 Me qëllim që të shuante zërat e propagandës franceze kundër synimeve kolonialiste të Romës në vend, flota italiane bëri një vizitë miqësore në ujërat e Shqipërisë. Admirali Monaco Duc de Longano dhe të gjithë oficerët e flotës së aleates së madhe u pritën me entuziazëm nga populli shqiptar dhe nga zyrtarët e guvernës. 3 Madje, në emër të miqësisë dhe të bashkëpunimit dypalësh, diplomacia italiane zëvendësoi ministrin fuqiplotë të saj në Shqipëri, Ugo Sola.4 Në komunikatën e 9 majit 1930, Sola i kishte cilësuar shqiptarët si “shpirt-ligë, mos-mirënjohës, budallenj”, shprehje fyese të përshtatshme vetëm për koloni e protektorate, jo për vende të lira e indipendente si Shqipëria. Kudo kjo komunikatë do të shkaktonte me të drejtë një reaksion dhe prerje të marrëdhënieve diplomatike. Por, Shqipëria e vogël dhe e dobët e etiketoi incidentin një gjest nevrik, pa vend dhe të pamatur, që mund të kapërcehej më mirë me urtësi se sa me nervozitet. Prandaj, largimi i Ugo Solës dhe dërgimi i z. Marchese di Soragna i shërbeu moscënimit të dinjitetit të Shqipërisë dhe ruajtjes së relatave të sinqerta midis të dy vendeve. Sepse Italia e Musolinit nuk ishte më Italia e F. Nitti-t dhe Shqipëria e Mbretit Zog duhej t’i çmonte të mirat dhe ndihmat e miqve të saj.5 Në kuadër të politikës së jashtme të Fuqive të Mëdha ishte edhe shqyrtimi i memorandumit të politikanit francez Aristide Briand mbi organizimin e një regjimi të Bashkimit Federal Evropian. Qeveria shqiptare e mbështeti projektin e bashkëpunimit midis vendeve të Evropës, që nuk do të merrte trajtën e njësimit politik, por të një lidhjeje federale ose të një solidariteti të përhershëm. Kjo mënyrë organizimi do t’u lejonte shteteve anëtare të diskutonin dhe të rregullonin bashkarisht problemet me interesa të ndërsjellta. Pra, propozimi për bashkimin evropian do të bazohej mbi parimin e 1
D. Canco. “Marrëdhëniet italo-jugosllave dhe Shqipëria”, Shqipëria e Re, (Albania Nouă), viti X, nr. 375, Kostancë, E djelë, 23 qershor 1929, f. 2 2 “Intrigat frenge në Ballkan”, Dielli, vol. XXII 22nd year, no. 5163, Boston Mass., Tuesday, April. 15, 1930, f.2 3 “Vizita e flotës italiane në Shqipëri”, Dielli, vol. XXII 22nd year, no. 5168, Boston Mass., Friday, May. 2, 1930, f.2 4 AQSH, F. 263, V. 1930, D. 52, Fl. 5 (Relacion i Legatës Italiane drejtuar M.P.J mbi marrëdhëniet shqiptaro-jugosllave dhe italo-shqiptare në periudhën kur ishte ministër i Italisë në Shqipëri, Ugo Sola) 5 “Shqipëria dhe Italia”, Demokratia, viti VI, nr. 263, Gjirokastrë, e Shtunë, 16 gusht 1930, f. 1
113
respektimit të sovranitetit dhe të pavarësisë së kombeve pjesëmarrëse. Në përgjigjen që Ministria e Punëve të Jashtme të Shqipërisë i dërgoi ministrit francez në Tiranë, baronit Degrand, më 25 korrik 1930, shprehej vlerësimi se projekti do t’i shërbente forcimit të paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare. Ai duhej të vepronte në përputhje me principet e Lidhjes së Kombeve dhe të përfshinte, krahas bashkëpunimit me karakter ekonomik, edhe zgjidhjen e problemeve politike dhe shoqërore. Për qeverinë shqiptare ideja e realizimit të Bashkimit Federal Evropian rriste shpresat për të shpëtuar nga varësia italiane.1 Pas vizitës së ministrit të Jashtëm të Italisë, Dino Grandi, në Tiranë, shtypi italian, para së gjithash gazeta “Giornale d’Italia”, njoftonte për një bashkëpunim të ngushtë midis Shtabit të Përgjithshëm të Beogradit dhe organizatave jo të rregullta irredentiste shqiptare në Kosovë. Ndërkohë, mbreti Zog për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore u detyrua të udhëtonte për në Vjenë, më 25 janar 1931, për një ekzaminim më të specializuar mjekësor. Këtë situatë e shfrytëzuan grupe të ndryshme të emigracionit, të bashkërenduar nga Gani bej Kryeziu, që u përgatitën për të rrëzuar regjimin e Zogut me ndihmën e Jugosllavisë.2 Shërbimi sekret anglez, i cili përkrahte interesat e Italisë aleate në Mesdhe, vuri në dijeni qeverinë e Beogradit për komplotin. Kjo e fundit paralajmëroi, në mëngjesin e 20 shkurtit të vitit 1931, njëkohësisht Vjenën dhe Tiranën për një atentat të mundshëm ndaj mbretit. Në mbrëmjen e saj dite, Zog I-rë bashkë me stafin e tij po dilte nga Teatri i Operas së Vjenës, kur atentatorët qëlluan jo në shenjë mbi të. Nga sulmi me armë zjarri mbeti i vrarë adjutanti Llesh Topallaj dhe u plagos lehtë E. Libohova. Ngjarja tronditi opinionin austriak dhe ngjalli panik në Shqipëri. Policia e Vjenës arrestoi të dy atentatorët, të cilët bënë deponimet përkatëse në hetuesi. Ndok Gjeloshi, i edukuar në një famulli jezuite në Shkodër, urrente në mënyrë fanatike regjimin muhamedan të Zogut. Bashkëpunëtorët e tij ishin Qazim Mulleti dhe Sami Angjelini, dy kryetarët e grupit “Bashkimi Kombëtar”, që u provua se kishin marrëdhënie të ngushta politike dhe financiare me Jugosllavinë. Ndërsa atentatori i dytë, Azis Çami, i besimit mysliman, ishte mbështetur nga qarqe të kominternëve të Vjenës. Procesi gjyqësor përfundoi në Ried, më 3 tetor 1931, me dhënien e dënimeve të lehta për të akuzuarit.3 Kjo ngjarje nuk mbeti jashtë implikimeve ndërkombëtare. Italia akuzonte Beogradin për subvencionimin e atentatorëve. Këtë pikëpamje ndante edhe policia austriake, e cila deklaronte se të dy vrasësit merrnin të ardhura mujore nga Angjelin Suma, emigrant shqiptar në Vjenë dhe anëtar i Komitetit Qendror të “Bashkimit Kombëtar”. Ai ishte parë në shoqërinë e nëpunësve të Ambasadës Jugosllave. Për më tepër, policia austriake kishte zbuluar se atentatorët ishin pajisur me pasaporta diplomatike nga qeveria jugosllave, akuzë që mohohej në mënyrë të përsëritur nga Beogradi. Provë tjetër që përfshinte fqinjin verior në atentat ishte se emigrantët shqiptarë, nën drejtimin e Gani bej Kryezit, siguruan ndihmën e autoriteteve kufitare jugosllave për të sulmuar Shqipërinë, në rast njoftimi për vdekjen e mbretit Zog. Në fakt, një lajm i tillë përkeqësonte pozitën e Beogradit në Ballkan sepse periudha e anarkisë në Shqipëri i hapte rrugë zbatimit të Paktit të Parë të Tiranës. Çka nënkuptonte zbarkimin e trupave 1
Gazmend Shpuza, “Qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj Planit Briand”, Studime historike, nr.1-4, 1994, Viti XLVIII, Tiranë, 1997, f. 88-96 2 AIH, A.V.16, Fl. 18 3 Ibid., Fl. 18-20
114
italiane për ruajtjen e status quo-së politike të vendit. Megjithatë, mbreti Zog shfaqte bindjen e palëkundur se mbrapa atentatit fshihej dora e Jugosllavisë.1 Politika e Fuqive të Mëdha pasqyrohej në faqet e shtypit evropian. Gazeta “Wiener Freier Presse” publikoi intervistën e Zogut I në lidhje me gjeopolitikën evropiane dhe ballkanike. Ai konstatonte se sigurimi i paqes botërore ishte në dorë të shteteve fituese. Në qoftë se ato i përmbushnin detyrat e ngarkuara nga Lidhja e Kombeve, atëherë ishte garantuar paqja botërore, mbi të cilën kombet e vegjël varnin shpresat e tyre. Përsa i përket marrëdhënieve me shtetet fqinje, mbreti deklaronte përpjekjet energjike të qeverisë shqiptare për konsolidimin e vendit dhe për forcimin e rendit. Sepse shqiptarët nuk duronin zgjedhën e huaj, pra nuk mund të jetonin pa vetëqeverisje. Mbreti i kërkonte fqinjëve të mos cënonin integritetin tokësor të Shqipërisë. Nëse ata organizonin banda përgjatë kufirit, kishin për qëllim të na dëmtonin financiarisht. Më mirë të na linin të qetë në rrugën e konsolidimit të shtetit, duke mos na nxjerrë ngatërresa, - përfundonte intervistën Zogu I-rë.2 Fillimi i viteve 1930 përkoi me shpërthimin e Krizës ekonomike botërore (19291933), e cila preku rëndë edhe ekonominë shqiptare. Ajo u reflektua në rënien e prodhimit bujqësor dhe industrial, shtimin e papunësisë, rritjen e inflacionit, bilancin tregtar pasiv etj. Në qoftë se para nënshkrimit të traktatit të tregtisë me Jugosllavinë, më 23 qershor 1929, eksportet shqiptare shënonin rreth ¼ e milionit, në vitin 1932 u pakësuan në 55.000 fr.ari. Këto të dhëna statistikore u interpretuan me faktin se: 1) në kushtet e krizës u shtua ndjeshëm niveli i importit në krahasim me eksportin dhe 2) gjatë kësaj periudhe ishte shpenzuar shumë për importin nga Jugosllavia të lëndëve të nevojshme për ndërtim. Kështu, në katër vitet e fundit u regjistruan: 1.6 milionë për bereqet, 3.6 milionë për materiale ndërtimi dhe 4 milionë për çimento, domethënë gjithsej 9.182.000 fr.ari, pra 90% e eksportit jugosllav në Shqipëri.3 Për të mënjanuar sadopak efektet e krizës dhe varësinë ekonomike nga Italia, bashkangjitur me traktatin e tregtisë ishte edhe marrëveshja për trafikun e kufirit midis të dy vendeve. Kufiri jugosllavo-shqiptar ishte afro 500 km i gjatë. Zona kufitare që duhej të përfitonte nga lehtësirat e shënuara në marrëveshje llogaritej në 15 km gjerësi në tokën shqiptare. Domethënë të gjithë banorët e katundeve që ndodheshin në një zonë prej 7500 km2 përgjatë kufirit, gëzonin të drejtën të shisnin produktet e tyre në tregjet jugosllave që gjendeshin përtej kufirit, në zonën kufitare të shtetit tjetër. Marrëveshja e trafikut të kufirit rregullonte dy çështje me rëndësi, si: problemin e shfrytëzimit lirshëm të pronave tokësore që banorët e zonës kufitare të njërës anë kishin në zonën kufitare të anës tjetër dhe vozitjen e bagëtive që kullosnin, dimëronin ose veronin në anën e kufirit ku kishin mbetur. Megjithëse u studiua nga një komision mikst jugosllavo-shqiptar, marrëveshja për trafikun e kufirit nuk u vu në zbatim plotësisht,4 fakt që u pasqyrua në marrëdhëniet tregtare dypalëshe. Në vitet e Depresionit të Madh, Shtetet e Bashkuara zbatuan masa proteksioniste, me rritjen e tarifave doganore për mallrat e importit, përfshirë edhe produktet shqiptare. 1
B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 199-203 “Lypim prej shteteve fqinj mos cënimin e respektimit të integritetit të Shqipërisë. Deklaron sovrani jonë në gazetat vjeneze. Mejtimi i Mbretit për sigurimin e paqes evropiane”, Ora, v. II-të, nr. 321, Tiranë, E premte, 13 mars, 1931, f. 1 3 Dhimitër Beratti. “Tregtia e Shqipërisë me Jugosllavinë”, Kuvendi Kombëtar, viti I, nr. 32-33, București, E enjte, 20 shtator 1934, f. 3 4 Ibid. 2
115
Ndërsa, politika e dumpingut rus e rrënoi eksportin e gjalpit shqiptar drejt Greqisë dhe Turqisë.1 Përkeqësimi i raportit të import-eksportit të mallrave shqiptarë në Greqi u ndikua ndjeshëm nga konkurrenca në cilësi e artikujve të ngjashëm të prodhuar në Turqi. Për më tepër, Athina zyrtare kishte nënshkruar një traktat tregtie me kushte favorizuese për Ankaranë. Këto rrethana diktuan Mehdi Frashërin të influenconte te ministri i Greqisë në Tiranë, z. Diamandopulos, që importi i produkteve shqiptare të arrinte nivelin e para krizës dhe Shqipëria të përfitonte të njëjtat dispozita lehtësuese si Turqia në marrëdhëniet tregtare.2 Nga ana tjetër, Shoqëria Anglo-Persiane i propozonte qeverisë shqiptare të pezullonte kërkimet e vajgurit për 7 vjet sepse çmimi nuk justifikonte vazhdimin e mëtejshëm të punimeve. Pastaj u kërkua që kapitali prej 12.000.000 fr.ari i Shoqërisë eksploatuese të pakësohej proporcionalisht me kufizimin e lëndës. Sepse kapitali fillestar ishte caktuar me shpresën që vajguri do të gjendej në të gjitha zonat, ndërsa kërkimet treguan se lënda ndodhej vetëm në një zonë. Këshilli i Ministrave, pasi e shqyrtoi çështjen me seriozitetin e merituar, vendosi që pezullimi i punimeve të mos zgjatej më tepër se 3 vjet dhe gjatë kësaj kohe, Shoqëria të paguante taksën e kërkimeve trefish, domethënë 24.000 fr.ari në vit. Në rast se eksploatimi nuk fillonte pas mbarimit të këtij afati, atëherë shoqëria detyrohej t’ia linte shtetit shqiptar të gjitha veglat dhe instalimet. Nëse fillonin punimet, Shoqëria merrte detyrimin që, brenda dy viteve nga koha e caktuar për kërkime, të instalonte definitivisht rafinerinë dhe të formonte Shoqërinë eksploatuese me një kapital përpjesëtimor me lëndën e gjetur. Vendimi i Këshillit të Ministrave ishte i papranueshëm për Kompaninë Anglo-Persiane e cila, më 11 mars 1931, kur përfundonte afati i kërkimeve në bazë të kontratës së lidhur me qeverinë e Tiranës, do të tërhiqej nga Shqipëria.3 Thellimi i vështirësive ekonomike e financiare të vendit e detyroi mbretin Zog të pranonte një tjetër hua italiane. Si njohës i hollë i intrigave ndërkombëtare, veçanërisht midis fqinjëve, Zogu e kuptonte fare mirë rrezikun që mund t’i vinte nga pranimi i vazhdueshëm i ndihmave prej Italisë, por nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër. 4 Ndërsa z. Polverelli, në relacionin e mbajtur përpara Dhomës së Deputetëve të Italisë, analizonte akordin financiar të nënshkruar në Tiranë, më 24 qershor 1931, ndërmjet përfaqësuesve të qeverisë italiane dhe asaj shqiptare. Sipas tij, arsyet gjeografike dhe historike i jepnin vlerën e një ligji superior marrëdhënieve të Italisë me shtetin e afërm të Adriatikut. Roma, duke ndjekur një politikë të qartë, luajale dhe bujare restaurimi në Evropë, përkrahte një Shqipëri të lirë, të pavarur, të sigurtë për tërësinë tokësore dhe të orientuar drejt zhvillimit të energjive të saj. Këto qëllime të larta shpjegonin lidhjet miqësore dhe aleancën difensive midis dy shteteve; si dhe ndihmat administrative, teknike dhe financiare që Italia i kishte dhënë Shqipërisë.5 Marrëveshja për kredinë e vitit 1931 përmbante kushtet e mëposhtme: 1) Qeveria italiane i akordonte shtetit shqiptar për një periudhë 10 vjeçare, pa kamatë, një shumë që nuk i kapërcente 10 milionë fr. ari në vit, për qëllime ekonomike dhe kulturore, si dhe për 1
B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 209 Mehdi Frashëri, op.cit., f. 237 3 “Shoqëria Anglo-Persiane do tërhiqet definitivisht nga Shqipëria”, Ora, v. II-të, nr. 293, Tiranë, E martë, 10 shkurt 1931, f. 1 4 H. H. Grant, op.cit., f. 24 5 “Ku bazohet miqësia italo-shqiptare. Ndihma e Aliates për konsolidimin e shtetit shqiptar”, Ora, v. II-të, nr. 476, Tiranë, E enjte, 19 nëntor 1931, f. 1 2
116
të mbuluar deficitin buxhetor, duke pranuar njëkohësisht që sasia e pagesave vjetore të sipërpërmendura të reduktohej në përpjesëtim me masën e rritjes së të ardhurave kombëtare ose prej uljes së shpenzimeve të saj, që mund të rezultonin në situatën financiare të Shqipërisë. 2) Shumat e dhëna në këste do të shlyheshin nga qeveria shqiptare kur kushtet financiare të vendit do ta lejonin një gjë të tillë, por gjithsesi jo më parë sesa e ardhura vjetore e Shqipërisë të arrinte shumën prej 50 milionë fr. ari. 3) Me administrimin dhe dhënien e kësaj shume do të ngarkohej një komision mikst i përbërë prej 4 vetësh, dy italianë dhe dy shqiptarë, të cilët do të emëroheshin nga qeveria shqiptare. Vendimet e Komisionit do të merreshin me shumicë votash”.1 Qeveria italiane do të mbikqyrte mënyrën e shpenzimit të huasë. Por, fakti që shqetësoi ministrin anglez në Durrës, Hodgson, ishte se pjesa më e madhe e kredisë do të përdorej për qëllime ushtarake në bazë të orientimeve të misionit ushtarak italian në Shqipëri. Kjo e dhënë e komplikoi më tepër situatën e tensionuar në marrëdhëniet italojugosllave mbi Shqipërinë dhe rriti dyshimet e Beogradit në lidhje me ndonjë projekt italian për të ndërhyrë ushtarakisht në Ballkan nëpërmjet territorit shqiptar. Për këtë arsye, qeveria britanike dërgoi, për të vëzhguar gjendjen në vend, atasheun ushtarak të legatës së saj në Romë, i cili konstatoi se ushtria shqiptare ishte vendosur totalisht nën kontrollin italian.2 Ndërkohë, shtypi shqiptar njoftonte për krijimin e një Banke Anglo-Shqiptare, grupi organizator i së cilës përfaqësohej prej z. M. Konica dhe përkrahej nga disa njerëz me rëndësi financiare në botën bankare të Londrës, ku ishte qendra e gjithë lëvizjes financiare për Evropën. Organizatorët kërkonin të dinin shkallën e interesit të investitorëve shqiptarë për themelimin e Bankës. Ajo do t’i garantonte një përfitim të dyfishtë shoqërisë shqiptare. Nga njëra anë, krijimi i Bankës Anglo-Shqiptare do t’i hapte rrugë investimeve të tjera të kapitalit anglez në vend dhe, nga ana tjetër, do të thyente monopolin e Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Kjo e fundit kryente këmbimin e valutave, të tilla si: liretën, dollarin, stërlinën etj. në bazë të kursit që publikonte vetë, pa patur asnjë kundërshtim.3 Për më tepër, aksionerë anglezë shfaqnin dëshirën për vazhdimin e punimeve në Fabrikën e Birrës, iniciativë e vëllezërve Karriqi në Shkodër. Ata kishin mbledhur midis tyre 10.000 lira angleze për të përfunduar ndërtesën dhe do të siguronin kapitalin e nevojshëm për pajisjen e fabrikës me tërë makineritë dhe veglat e tjera, në mënyrë që të fillohej nga puna brenda një kohe të shkurtër.4 Ndërsa, më 31 korrik 1931 u nënshkrua Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit ndërmjet ministrit të Britanisë së Madhe, z. Lead Hodgson, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Hysen Vrioni.5 Në këtë periudhë, si burim konflikti në marrëdhëniet italo-shqiptare shërbeu çështja e rinovimit të Paktit të Miqësisë dhe të Sigurisë, afati i së cilës skadonte më 27 nëntor të vitit 1931. Për të diskutuar në lidhje me përsëritjen ose jo të paktit, mbreti Zog 1
B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 211 Pranvera Teli (Dibra), “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën diplomatike angleze (19311934)”, Studime historike, nr. 1-2, 2009, f. 284 3 “Banka Anglo-Shqiptare do të thyejë monopolin bankar në Shqipëri”, Ora, v. II-të, nr. 435, Tiranë, E mërkurë, 29 korrik 1931, f. 2 4 “Krijimi i Bankës Tregtare Anglo-Shqiptare i afrohet realizimit”, Ora, v. II-të, nr. 429, Tiranë, E mërkurë, 22 korrik 1931, f. 1 5 “Midis Ministrave të Shqipëris e t’Anglis u nënshkrua Traktati i Tregtisë e Lundrimit”, Ora, v. II-të, nr. 438, Tiranë, E shtunë, 1 gusht 1931, f. 4 2
117
thirri në odën e tij private ministrin e Ekonomisë, Mehdi Frashëri, dhe Kryeministrin, Pandeli Evangjeli. Ata kritikuan përmbajtjen e marrëveshjes që nuk kishte karakter të dyanshëm dhe cënonte pavarësinë e Shqipërisë. Sipas tyre: 1) me këtë pakt qeveria shqiptare njihte interesat italiane në vend; 2) Roma garantonte ruajtjen e status quo-së politike dhe juridike të Shqipërisë dhe, 3) në rast nevoje, qeveria italiane mund të dërgonte edhe ushtri në Shqipëri.1 Pak ditë para përfundimit të afatit, Musolini i kërkoi gjeneral Parianit të orvatej sërish për ta bindur Zogun të ripërtërinte Paktin e Parë të Tiranës. Pas një bisede plot nervozizëm, Pariani kishte vënë re se mbreti Zog nuk do ta rinovonte paktin.2 Ky qëndrim nuk i pëlqeu Romës, gjë që u reflektua në ftohjen e marrëdhënieve italoshqiptare.3 Edhe pse diplomacia italiane ishte e vetëdijshme që mospërtëritja e paktit nuk lëkundte pozitën e saj në Shqipëri. Ajo ishte e garantuar nga Traktati i Aleancës Mbrojtëse, të nënshkruar më 22 nëntor 1927, për një periudhë 20 vjeçare.4 Mirëpo, një lëvizje e tillë politike dëshmonte përpjekjet e mbretit Zog për të përfituar sa më shumë nga fqinji i përtej Adriatikut, por pa rënë nën influencën e tij. Italia fashiste, duke njohur gjendjen e vështirë financiare të vendit, i kërkoi qeverisë shqiptare të shlyente huanë SVEA. Për të krijuar imazhin e një kombi të vogël që shfrytëzohej nga fqinji i fuqishëm, Zogu I u ankua para ministrit britanik se qeveria italiane i kishte premtuar që nuk do ta paguanin kurrë kredinë. Të njëjtën gjë ministri britanik kishte dëgjuar përciptazi në takimet me Ugo Solën, i cili kishte theksuar se Italia nuk do ta përdorte huanë për qëllimet e saj, por do t’i akordonte Shqipërisë moratoriume të njëpasnjëshme. Pozicionim që u përforcua me deklaratën e ministrit të Jashtëm italian, Dino Grandi, në fund të vitit 1931.5 Por, Roma e ndryshoi kursin e saj politik. E qartë për pamundësinë e Shqipërisë për të shlyer huanë, ajo nënvizoi domosdoshmërinë e respektimit të kontratës së SVEAs me aksionerët e saj. Prandaj, meqënëse të ardhurat doganore shërbenin për likuidimin e borxhit, qeveria italiane i propozoi Tiranës zyrtare, në dhjetor 1932, realizimin e bashkimit doganor. Ai konsistonte në heqjen e tarifave doganore për tregtinë e mallrave midis dy vendeve, që e shndërronte Shqipërinë në një koloni të thjeshtë të Italisë. 6 Ky propozim nuk u pranua nga mbreti Zog. Diplomacia italiane vijoi presionin ndaj qeverisë shqiptare me pezullimin më 1 prill 1933 të kredisë 100 milionë fr. ari,7 të akorduar para dy vjetësh. Fakt që kushtëzoi këshilltarin e mbretit, Mehmet Konica, t’i drejtohej Beogradit me kërkesën për çeljen e një borxhi prej 3 milionë franga shqiptare. Për ambasadorin jugosllav në Tiranë, kjo hua ishte e domosdoshme për Shqipërinë, pa të cilën do të mbizotëronte anarkia ose kapitullimi para Italisë. Mirëpo qeveria jugosllave nuk zotëronte fonde të lira në një përmasë të tillë,8 që t’i vinte në ndihmë shtetit shqiptar.
1
Mehdi Frashëri, op.cit., f. 232-233 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 218 3 AQSH, F. 263, V. 1934, D. 1, Fl. 16 (Lajme mbi gjendjen e përgjithshme politike në marrëdhënie me Italinë dhe disa shtete të Ballkanit) 4 AIH, A.V.16, Fl. 21 5 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 221 6 AIH, A.V.60, Fl. 25 7 AIH, A.V.43, Fl. 24 8 N. Smirnova, op.cit., f. 179 2
118
Refuzimi i mbështetjes financiare nga Beogradi intensifikoi përpjekjet e mbretit Zog për sigurimin e një huaje nga qeveria franceze. Kjo e fundit paraqiti, në maj 1934, një sërë kushtesh në këmbim të kredisë së kërkuar. Ato ishin tepër të rënda për qeverinë shqiptare: së pari, Franca kërkonte të denoncohej Traktati i Aleancës me Italinë dhe të përfundohej një traktat miqësie e bashkëpunimi dypalësh; së dyti, t’i jepej Francës e drejta ekskluzive për të shfrytëzuar çdo minierë të re në tokën shqiptare, si dhe koncesioni i fushës së Myzeqesë, ku do të dërgoheshin familje franceze; së treti, të lidhej një marrëveshje e re tregtare me Francën dhe të caktoheshin tarifa preferenciale për mallrat franceze; së fundi, frengjishtja të vihej si gjuhë e detyrueshme në të gjitha shkollat e mesme shqiptare.1 Duke ndjekur lëvizjet jo të suksesshme të mbretërisë pranë Fuqive të Mëdha dhe shteteve fqinjë për të garantuar ndihmë financiare, Roma e sigurt se Zogu do t’i rikthehej mbështetjes italiane, në gusht 1933, i dërgoi një ultimatum qeverisë shqiptare, si më poshtë: 1) të denonconte të gjitha marrëveshjet tregtare që kishte lidhur me vendet e tjera, ndërsa traktatet e reja të nënshkruheshin pasi të merrej pëlqimi i Italisë; 2) funksionarët shqiptarë, duke filluar nga kabineti e deri poshtë, të cilët nuk kishin “kulturë italiane” të zëvendësoheshin me elemente që e zotëronin këtë “kulturë”, ose edhe me italianë; 3) të gjitha ndërtesat ushtarake të vendit t’i shiteshin Ministrisë italiane të Luftës; 4) inspektori i përgjithshëm i xhandarmërisë, gjenerali anglez Percy, bashkë me oficerët e tij duhej të largoheshin dhe të zëvendësoheshin me “instruktorë” italianë, të cilët do të paguheshin drejtpërdrejt nga Roma; 5) të rihapeshin të gjitha shkollat katolike, që ishin mbyllur së fundi nga qeveria shqiptare; 6) gjuha italiane të vendosej e detyrueshme në shkollat e mesme dhe të ftoheshin studentë shqiptarë në universitetet italiane; 7) Liceu francez i Korçës të zëvendësohej me një të tillë italian.2 Këto kërkesa, që cënonin sovranitetin dhe pavarësinë politike të Shqipërisë, u refuzuan nga mbreti Zog. Ndërkohë, “Gazeta e Korçës” informonte se Shoqëria koncesionare e vajgurit “Anglo-Persian”, pas shumë studimeve të kryera nga komisione të posaçme, do të fillonte punimet në Patos. Disa vite më parë, shoqëria kishte bërë sondazhe që rezultuan me gjetjen e lëndëve djegëse, vajguri etj., por meqënëse nuk kishte patur nevojë i ndërpreu punimet. Shoqëria Anglo-Persiane, për shkak të konflikteve në Persi, do të riniste punën në Patos, ku do të mbërrinin një grup punëtorësh teknikë nga Anglia. Nuk dihej nëse shoqëria do të fillonte me shfrytëzimin e puseve të çelur në Patos, apo me hapjen e puseve të tjera në zonën e saj.3 Nga ana tjetër, kishin nisur bisedimet zyrtare midis ministrit grek në Tiranë, z. Diamandopulos, dhe ministrit të Punëve të Jashtme të Shqipërisë, z. Xhaferr Vila, për lidhjen e një konvente tregtare. Ajo do të bazohej në marrëveshjen greko-jugosllave për shkëmbimin e mallrave midis dy vendeve. Qëllimi i traktatit ishte arritja në nivele thuajse të barabarta të import-eksportit të produkteve në tregjet respektive. Konkretisht, konsumatori shqiptar nuk shfaqte interes për prodhimet bujqësore greke, por do të importonte pije alkoolike, si konjaku etj., dhe mallra të tjera industriale.4 1
AIH, A.V.60, Fl. 27 AQSH, F. 263, V. 1933, D. 25, Fl.13-14 (Relacione e korrespondencë me Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë, lidhur me krizat e kabinetit zogist, për shkak të rënies ekonomiko-financiare dhe të varfërisë së vendit, si dhe qëndrimi i Italisë dhe i shtypit jugosllav etj.) 3 “Shoqëria “Anglo-Persian” fillon punimet në Shqipëri”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr.1684, E martë, 30 maj 1933, f.1 4 “Marrëdhëniet e Greqisë me Shqipërinë”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr.1669, E enjte, 11 maj 1933, f. 1-4 2
119
Duke përfituar nga grindja midis Romës dhe Tiranës, Jugosllavia u përpoq të përmirësonte marrëdhëniet ekonomike me Shqipërinë. Më 20 dhjetor 1933, u nënshkrua në Beograd marrëveshja tregtare, me të cilën shteti jugosllav ngarkohej të blinte produkte shqiptare sa mesatarja e vlerës së importit shqiptar në Jugosllavi gjatë katër viteve të fundit. Kjo vlerë ishte 2.600.000 franga, kurse eksporti shënonte 217.000 fr. Domethënë eksportet shqiptare duhej të shtoheshin afërsisht 2.4 milionë fr. Fillimi i zbatimit të marrëveshjes ishte i mirë. Tregtarët jugosllavë, në pak kohë, kishin blerë mall për 4.5 milionë dinarë ose 300.000 fr.ari. Produktet shqiptare, që përcaktoheshin në marrëveshje për t’u eksportuar në Jugosllavi, ishin ullinjtë e vaji i ullirit, lëkurët e shtazëve të buta e të egra, ledh e qime, peshk e drithëra. Nuk ishin parashikuar lehtësira doganore, por do të aplikoheshin tagra konvencionale për disa mallra (drithëra, ullinj, peshk) dhe tagra autonome për disa të tjera (lëkurë, vaji, peshku etj.).1 Në kuadër të implementimit me efikasitet të marrëveshjes tregtare midis Jugosllavisë dhe Shqipërisë erdhën në Tiranë, në shkurt 1934, z. Mihailovitch dhe z. Saracevitch, përfaqësues të Bankës Jugosllave për Eksport, me qendër në Beograd. Qëllimi i udhëtimit të tyre ishte t’i kërkonin leje qeverisë shqiptare për të çelur në Tiranë një degë të Bankës. Gjithashtu, mbërritën në kryeqytetin shqiptar edhe z. Milan Naidanovitch, Drejtor i Përgjithshëm i Shoqërisë së privilegjuar për eksportin e mallrave jugosllave, i shoqëruar nga tregtarë të interesuar për produktet shqiptare. Ata synonin të studionin gjendjen ekonomike të vendit dhe kërkesat për import e eksport, me qëllim shtimin e shkëmbimeve tregtare midis dy vendeve.2 Sipas një gazetari freng, i cili shoqëronte ministrin e Jashtëm të Francës në Beograd, Louis Barthou, marrëveshja jugosllavo-shqiptare përfshinte edhe një shtojcë të fshehtë për një marrëveshje ushtarake, në bazë të së cilës Jugosllavia do të ndihmonte Tiranën në rast shkelje të sovranitetit nga Italia.3 Ndërsa, akordi i bërë publik që u nënshkrua në Beograd, më 4 maj 1934, për rregullimin e trafikut të kufirit në marrëdhëniet tregtare jugosllavo-shqiptare parashikonte që mbi 60 fshatra, nga zona jugosllave e sektorit të Shkodrës, mund të shisnin në tregun e qytetit prodhimet e tyre dhe të blinin sendet që u nevojiteshin, duke përfituar nga lehtësirat përkatëse. Një tjetër çështje ishte shitja e peshkut të pjesës shqiptare të liqenit të Shkodrës, që u rregullua me një marrëveshje të veçantë të nënshkruar më 6 maj. Hyrja plotësisht në fuqi e tyre pengohej nga disa formalitete paraprake të domosdoshme. Nga zbatimi i tyre pritej një zhvillim i gjerë i marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy shteteve fqinje. Jugosllavia prodhonte 600 vagona vaj ulliri, por i nevojiteshin 2400 të tilla. Përveç ullirit, toka shqiptare ishte e përshtatshme për prodhimin e farave vajore, si: lule dielli, soja etj., prej të cilave Beogradi importonte për 60 milionë dinarë në vit. Po ashtu, bregdeti dhe ujërat e brendshme të Shqipërisë ishin fort të pasura me peshk, madje të kualitetit të parë, si: blini, ngjala, trofa etj., por duhej zhvilluar peshkimi i organizuar dhe industria e konservimit. Produktet jugosllave që eksportoheshin në Shqipëri ishin drithërat, industria e çimentos, e drurit, lëkura të punuara, hekurishte, prodhime kimike etj.4
1
Dh. Beratti, “Tregtia e Shqipërisë me..., f. 3 “Marrëveshja tregtare shqiptaro-jugosllave. Jugosllavia do të blerë 2.600.000 fr.ari në mot nga tregu shqiptar”, Kuvendi Kombëtar, viti I-rë, nr. 9, Bucuresti, E enjte, 22 Freur 1934, f. 3 3 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 234 4 Dh. Beratti, “Tregtia e Shqipërisë me..., f. 3 2
120
Në përputhje me politikën ekonomike alternative, për të zbehur varësinë nga Italia, qeveria shqiptare dhe ajo jugosllave parashikuan krijimin e një zyre të veçantë për të rritur shkëmbimin e mallrave në tregtinë e jashtme. Këtë rol në Jugosllavi e luante shoqëria Prezat, me drejtor z. Naidanovitch, kurse në Shqipëri pritej të krijohej një e tillë së shpejti. Qëllimi i zyrave ishte të shqyrtonin llogaritë e këmbimeve tregtare reciproke, për të marrë masat për zbatimin e plotë të marrëveshjes. U shtuan përpjekjet për rregullimin e transportit të mallrave dhe të udhëtarëve. Automobila do të lëviznin rregullisht në qytete ku trafiku ishte i shpeshtë, sidomos midis Shkodrës e Podgoricës në veri dhe Korçës e Manastirit në jug. Në këtë mënyrë shpresohej se prodhimet shqiptare do të gjenin një treg të rëndësishëm në Jugosllavi. I tillë ishte lajmi se tregtarët jugosllavë kishin blerë në Vlorë, një sasi të konsiderueshme ullinjsh, 1000-1500 kuintalë,1 duke uruar përmirësimin e mëtejshëm të bilancit tregtar. Përsa i përket marrëdhënieve italo-shqiptare, ato u tensionuan kur ministri i Jashtëm, Xhaferr Vila, deklaroi se Shqipëria nuk e njihte rezolutën e Konferencës së Ambasadorëve të 9 nëntorit 1921, që i siguronte Italisë një pozitë të privilegjuar në vend.2 Por, mosmarrëveshjet ndërmjet dy shteteve arritën kulmin, më 22 qershor 1934, me shfaqjen para Durrësit të 20 luftanijeve italiane, të cilat u ankoruan në ujërat territoriale të Shqipërisë pa i lajmëruar autoritetet vendase. Ky ishte një manifestim i hapur force nga ana e Italisë fashiste. Zogu njoftoi menjëherë përfaqësuesit diplomatikë të Anglisë dhe të Francës në Tiranë, duke kërkuar ndërhyrjen e tyre. Anglia dhe Franca, që luanin rolin e arbitrit të konflikteve ndërkombëtare, kërkuan shpjegime nga Italia. Musolini në këtë rast bëri një lojë të dyfishtë. Nga njëra anë, kërkonte ndjesë te faktori evropian që telegrami me të cilin njoftohej mbërritja e luftanijeve kishte “mbetur rrugës” dhe, nga ana tjetër, i paraqiste një ultimatum Zogut, me të cilin kërkonte të lejohej rikthimi i “misionit ushtarak” me gjeneral Parianin në krye, si dhe të jepej një premtim solemn se Shqipëria nuk do të bashkohej me Antantën Ballkanike.3 Kjo e fundit ishte rrjedhojë e lëvizjes integruese panballkanike të gjysmës së parë të viteve 1930. Me nismën e shoqërisë civile të vendeve të ndryshme të Ballkanit u krijuan organizata joqeveritare, të quajtura në shumicën e rasteve “Shoqata Ndërballkanike për Paqe e Prosperitet”. Ato lobuan pranë fondacioneve ndërkombëtare për të siguruar mbështetjen financiare, me qëllim organizimin e Konferencave Ballkanike. Kështu, falë sponsorizimit të “Kongresit të Paqes Universale” dhe të Byrosë Internacionale të Paqes në Gjenevë, më 5-12 tetor 1930, zhvilloi punimet Konferenca e Parë Ballkanike, në Athinë.4 Pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në konferencë nuk u pa me sy të mirë nga Italia, e cila e vlerësoi si një demonstrim të mbretit Zog për të ndjekur një politikë të jashtme të pavarur.5 E mbajtur në godinën e parlamentit grek, nën kryesinë e ish kryeministrit, Aleksandër Papanastasiu, konferenca synonte promovimin e bashkëpunimit ballkanik në fushën politike, sociale, kulturore dhe veçanërisht atë ekonomike, si: këmbimi i produkteve bujqësore dhe industriale; formimi i një instituti ekonomik të 1
“Marrëveshja tregtare shqiptaro-jugosllave..., f. 3 Pranvera Teli (Dibra), “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën diplomatike angleze (19311934)”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë: Toena, 2011, f. 153 3 AIH, A.V.60, Fl. 27-28 4 Valentina Duka. Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve. Tiranë: SHBLU, 2003, f. 155 5 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 234 2
121
Ballkanit; themelimi i një bashkimi të postave dhe të doganave; përmirësimi i komunikatave dhe lehtësimi i udhëtimeve. Për delegatët bullgarë dhe shqiptarë rëndësi kishte shqyrtimi i problemit të pakicave kombëtare, - të parët përkrahnin pakicat maqedonase në Serbinë e jugut, ndërsa të dytët shqiptarët që jetonin në Jugosllavi dhe Greqi. Por, përfaqësuesve fqinjë nuk i interesonte diskutimi i çështjes së ndërlikuar të minoriteteve. Madje, delegati jugosllav Topalovitch kërkoi përjashtimin nga konferenca të shteteve që kishin lidhur aleanca militare me vendet evropiane, duke iu referuar marrëdhënieve të ngushta të Shqipërisë me Italinë. Kësaj deklarate iu kundërpërgjigj delegati shqiptar, z. Stavri, i cili siguroi se indipendenca e Shqipërisë mund të humbiste vetëm kur mos të ekzistonin më shqiptarë.1 Ndonëse Konferenca e Parë Ballkanike kishte përfitime ekonomike për Shqipërinë, politikisht ajo vepronte në dëm të aleancës me Italinë. Franca dhe Jugosllavia bashkëpunonin për të ngritur gracka, me qëllim prishjen e miqësisë së Romës me shtetet e tjera të Ballkanit. Kjo politikë ishte e papranueshme për qeverinë shqiptare e cila, në bazë të Traktatit të Tiranës, shprehte gadishmërinë të largohej nga Konferenca Ballkanike dhe të mos nënshkruante ose ratifikonte asnjë traktat me fqinjët a çdo shtet tjetër, që dilte tërthorazi kundër Italisë. Sepse Greqia dhe Jugosllavia përpiqeshin vazhdimisht për të copëtuar atë pjesë të mbetur brenda kufijve të Shqipërisë politike. Në se fqinjët grekë dhe jugosllavë kërkonin paqen në Ballkan dhe punonin sinqerisht për një lidhje ekonomike, duhej të lëshonin më parë pjesët që kishin zaptuar me forcë nga Bullgaria dhe Shqipëria.2 Tensionimi i marrëdhënieve italo-shqiptare përkoi me zhvillimin e Konferencës së Dytë Ballkanike, në tetor 1931, në pallatin Jilldiz të Stambollit. Ky fakt u shfrytëzua nga Beogradi për t’u afruar me delegacionin shqiptar. Por, për të siguruar respektimin e të drejtave të pakicave shqiptare që shkeleshin në mënyrë të përsëritur nga Jugosllavia dhe Greqia, kryedelegati Mehmet Konica këmbënguli që në konferencë të diskutohej me çdo kusht çështja e minoriteteve. Ai pohonte se shteti shqiptar ishte partizan i flaktë i bashkimit ballkanik në përputhje me parimet e drejtësisë e të miqësisë së plotë dhe se asnjë hap nuk mund të ndërmerrej në këtë drejtim pa njohur të drejtat e pakicave. Delegacioni shqiptar hidhte poshtë pseudoargumentet e fqinjëve grekë dhe jugosllavë lidhur me rrezikshmërinë që paraqiste njohja e pakicave për vendet ku jetonin, duke treguar përvojën e Shqipërisë në respektimin e minoriteteve.3 Para se të fillonte punimet Konferenca e Tretë Ballkanike, në Bukuresht, më 2228 tetor 1932, grupi shqiptar siguroi aprovimin në parim të projekt-paktit ballkanik, që përfshinte një kapitull të tërë për të drejtat e pakicave. Me disa amendamente të parëndësishme, pakti u pranua definitivisht nga të gjithë delegatët pjesëmarrës në konferencë, me përjashtim të grupit bullgar. Këta të fundit kërkonin rivendikime territoriale, që binin në kundërshtim me status quo-në politike të garantuar nga pakti. Pranimi i tij sanksiononte rregullimin e çështjes së pakicave, por zbatimi i vendimeve varej nga qeveritë ballkanike. Grupi shqiptar e konsideronte domosdoshmëri respektimin
1
Shënime editoriale. “Konferenca ballkanike”, Dielli, vol. XXII 22nd year, no. 5204, Boston Mass., Friday, Oct. 10, 1930, f. 1-4 2 Shënime editoriale. “Konferenca ballkanike”, Dielli, vol. XXII 22nd year, no. 5205, Boston Mass., Tuesday, Oct. 14, 1930, f. 2 3 Beqir Meta, “Politikat e shtetit shqiptar ndaj minoriteteve gjatë periudhës së monarkisë”, Monarkia Shqiptare 1928-1939. Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Tiranë: Toena, 2011, f. 52
122
e të drejtave të pakicave kombëtare, për funksionimin e lidhjes ballkanike në një situatë paqeje dhe qetësie në gadishullin e Ballkanit.1 Ndërkohë Italia fashiste kishte shpallur planin Musolini, që përfaqësonte veçse një pjesë të rivendikimeve të interesave italiane tërthorazi. Ai kërkonte një organizim të ri politik në Evropë, të bazuar në parimet e “paqes”, të ngjashëm me Lidhjen e Kombeve. Por, ndryshe nga kjo organizatë ku merrnin pjesë pothuaj të gjitha shtetet e Evropës, plani Musolini e kufizonte pjesëmarrjen vetëm me katër Fuqitë e Mëdha, që do të formonin një Direktorat. Qëllimi i tij ishte rishikimi i traktateve politike, të lidhura midis shteteve evropiane paslufte, përfshirë edhe Traktatin e Versajës. Pra, Musolini synonte një ndryshim politik të status quo-së ekzistuese. Ky plan ishte i panegociueshëm për kancelaritë e Evropës, madje edhe për Antantën e Vogël, të përbërë nga Rumania, Jugosllavia dhe Çekosllovakia. Politikani i njohur rumun, Nikola Titulesku, i cili vizitoi qarqet qeveritare të Londrës dhe Parisit, e cilësonte të rrezikshëm planin Musolini. Ndërsa, politika shqiptare qëndroi pasive në tryezën e diplomacisë, e diktuar nga interesat e larta të mbretërisë.2 Nga ana tjetër, përfundimi i Paktit Ballkanik përballej me vështirësi të mëdha. Në kushtet e varësisë nga Roma, Shqipëria e kishte të pamundur të merrte pjesë në të. Italia fashiste pohonte se konferenca ballkanike gjendej nën ndikimin e Francës, me të cilën rivalizonte për zona influence në Ballkan. Ajo kritikoi edhe delegatët shqiptarë si të favorizuar dhe të pazotë, që shpenzonin kot të hollat e popullit, duke krijuar pakënaqësi në radhët e opinionit publik.3 Po ashtu, diplomacia italiane ushtronte presion ndaj shteteve pjesëmarrëse për të mos pranuar Shqipërinë në Paktin Ballkanik. Pengesë tjetër ishte Bullgaria, e cila ndjente peshën e rëndë të poshtërimeve dhe dështimeve të njëpasnjëshme që i shkaktoi vendit politika e mbretit Ferdinand dhe e këshilltarëve të tij. Ata nuk pranonin të nënshkruanin një pakt, që fatalisht do të shuante ëndrrat e tyre kombëtare dhe shpresën e një hakmarrjeje të ardhshme, që ata ushqenin fshehurazi. Por, një marrëveshje ballkanike pa pjesëmarrjen e Bullgarisë ishte e mangët. Në vend që të bashkonte popujt e Ballkanit në një përpjekje të përbashkët kundër çdo rreziku eventual jashtëballkanik, ajo përfundonte në një aleancë të drejtuar kryesisht kundër bullgarëve dhe që kishte për qëllim t’i impononte atdheut të tyre respektin ndaj status quo-së në gadishullin e Ballkanit.4 Senatori francez Justin Godart e konsideronte të nevojshëm bashkëpunimin ndërmjet shteteve ballkanike, të cilat duhet të lidheshin në miqësi të fortë, në të mirë të paqes së përgjithshme. Ai përmendte rëndësinë e pozitës gjeografike të Shqipërisë, si çelës në portën e Ballkanit.5 Më 9 shkurt 1934, u nënshkrua Pakti Ballkanik nga ministrat e jashtëm të Greqisë, Turqisë, Rumanisë dhe Jugosllavisë në Akademinë e Athinës. Bullgaria refuzoi të merrte pjesë, ndërsa Shqipëria nuk u ftua në hartimin dhe nënshkrimin e tij.
1
“Veprimet e Grupit Shqiptar ndër mbledhjet ballkanike”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr. 1656, E mërkurë, 26 prill 1933, f.1 2 Anastas Goxhamani. “Plani Mussolini, Antanta e Vogël dhe Shqipëria”, Gazeta e Korçës, viti XV, nr. 1655, E martë, 25 prill 1933, f. 1 3 “Konferenca Ballkanike”, Bashkimi i Kombit, viti I-rë, nr.2, Tiranë, E enjte, 2 dhjetor 1943, f. 5 4 AIH, A.V.85, Fl. 3-4 5 Fiqri Llagami. “Ish-ministri, senatori zotni Justin Godart, ç’thotë për Shqipnin”, Besa, viti III-të, nr.859, Tiranë, E hanë, 28 Maj 1934, f. 4
123
Pakti Ballkanik përmbante kushtet e mëposhtme për palët nënshkruese: 1) të garantonin tërësinë tokësore të shteteve ballkanike që merrnin pjesë në lidhje; 2) të ndihmonin reciprokisht njëra-tjetrën në rast sulmi nga ana e një shteti të tretë; 3) të zgjidhnin mosmarrëveshjet pa përdorur forcën ushtarake, por nëpërmjet procedurës së arbitrazhit dhe, 4) të mos lidhnin marrëveshje, me karakter politik, me shtete të tjera përpara se të merrnin pëlqimin e të gjithë pjesëtarëve të Paktit Ballkanik. 1 Ai ishte redaktuar në atë mënyrë që i lejonte Bullgarisë dhe Shqipërisë të aderonin më vonë, vetëm kur të kishin hequr dorë nga rezervat politike të një rëndësie vitale si dhe prestigjit të tyre politik.2 Kjo marrëveshje u prit mirë nga Franca dhe Britania, të cilat shprehën keqardhje për mungesën e Bullgarisë dhe të Shqipërisë si shtete ballkanike. Greqia dhe Jugosllavia u përpoqën të fajësonin qeverinë shqiptare për mospjesëmarrjen në Paktin Ballkanik, me qëllim që të mënjanonin çdo përgjegjësi historike. Ndonëse të vetëdijshëm për nevojën që kishte Shqipëria, për siguri kolektive nga rreziqet ballkanike dhe jashtëballkanike, vendet fqinje nuk e ftuan të nënshkruante paktin, për disa arsye: së pari, pamundësia për t’i bërë ballë trysnisë së Italisë fashiste. Madje para se të përfundonin marrëveshjen, shtetet ballkanike dërguan ministrin e Jashtëm grek në Romë, Maksimosin, i cili u urdhërua që Shqipëria të mos pranohej kurrsesi në Paktin Ballkanik. Së dyti, pjesëmarrja në marrëveshje i hapte rrugë qeverisë shqiptare të bashkëpunonte me shtetet anëtare për zgjidhjen e çështjes së pakicave etj. dhe të shmangte çdo kompromis në kurriz të saj. Së treti, pranimi i Shqipërisë në Paktin Ballkanik nënkuptonte një shtet të stabilizuar dhe të konsoliduar, që nuk përkonte me synimet greke dhe jugosllave. Ato kërkonin një Shqipëri të dobët, me qeveri jo të efektshme, si dëshmi e paaftësisë së shqiptarëve për t’u vetëqeverisur. Vetëm kjo gjendje do t’i shërbente planeve të fqinjëve për copëtimin e Shqipërisë.3 Kështu, aderimi në Paktin Ballkanik do të përbënte një arritje të pjesshme për Shqipërinë. Nga njëra anë, marrëveshja mund të zvogëlonte ose të eliminonte krejtësisht ndikimin italian dhe, nga ana tjetër, nuk ishte e sigurt nëse vendet ballkanike do të ndihmonin financiarisht Shqipërinë. Ajo ndodhej në një gjendje të vështirë ekonomike dhe e pamësuar për të qëndruar mbi këmbët e veta. Për pasojë, Shqipëria do të ishte një barrë e rëndë financiare për shtetet e tjera ballkanike. Rumanisë dhe Turqisë pak i interesonte mirëqenia e shqiptarëve. Greqia i frikësohej ndërlikimeve ndërkombëtare, në rast se angazhohej në këtë çështje. Ndërsa Jugosllavia, megjithë premtimet për mbështetje financiare ndaj Shqipërisë, përballej me një situatë të vështirë ekonomike brenda vendit. Në këto rrethana, përpjekjet e Zogut për të kapërcyer problemet ekonomike dhe politike, të shkaktuara nga ftohja e marrëdhënieve me Italinë dhe tentativat për t’u pranuar në Antantën Ballkanike, shqetësuan diplomacinë italiane.4 Benito Musolini përdori një taktikë tjetër të politikës së jashtme italiane, që konsistonte në angazhimin e ndërmjetësve privatë për kryerjen e bisedimeve sekrete prapa shpinës së kanaleve zyrtare.5 Kështu, për të rivendosur kontaktet me qeverinë 1
“Lidhja e Paktit Ballkanik dhe marrja pjesë e qeverisë shqiptare”, Besa, viti III-të, nr.774, Tiranë, E shtunë, 10 Fruer 1934, f. 2 2 AIH, A.V.16, Fl. 23 3 Emine Bakalli, “Pakti ballkanik dhe Shqipëria”, Studime historike, nr. 1-2, 2001, viti LV, Tiranë, 2001, f. 67-70 4 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 236 5 Ibid., f. 236-237
124
shqiptare, Roma ngarkoi agjentin italian Rocco, përfaqësues i një shoqërie sigurimesh në Durrës, që të takonte mbretin Zog. Ai dërgoi adjutantin e tij, kolonel Zef Serreqin, i cili mori në dorëzim një notë të baron Aloisit. Në të propozohej fillimi i bisedimeve të fshehta dypalëshe. Pas kthimit nga Italia, në fund të gushtit 1934, kolonel Serreqi i bëri të ditur Zogut propozimet e baron Pompeo Aloisit, si më poshtë: 1) Shqipëria të mos kishte një politikë të jashtme të pavarur, por të ndiqte një vijë të përbashkët me politikën e jashtme italiane. 2) Shteti shqiptar duhej t’i jepte Italisë një bazë ushtarako-detare në Durrës dhe një bazë ajrore në Tiranë. Fortifikimet ushtarake të ishin nën kontrollin italian. 3) Të largoheshin nga Shqipëria të gjithë organizatorët e huaj dhe ushtria e xhandarmëria të bashkuara të stërviteshin nga instruktorë italianë.1 Në këmbim Italia fqinjë: 1) do të ndikonte mbi Vatikanin që një emisar i mbretit Zog të shkonte në Romë, për të arritur një marrëveshje për shkollat katolike, të pranuar nga të dyja palët. 2) Qeveria italiane do të akordonte një moratorium 10 vjeçar për detyrimet që buronin prej huasë SVEA, ndonëse mbretëria shqiptare do të studionte mundësitë për shlyerjen e saj. 3) Tiranës zyrtare do t’i akordohej një hua prej 30-40 milionë fr.ari për zhvillimin e bujqësisë, në vend të kredisë 100 milionë fr.ari me kushte të papranueshme për Zogun. Së fundi, Italia angazhohej të blinte prodhime shqiptare njësoj siç kryente shkëmbimet tregtare me Austrinë dhe Hungarinë. Këto propozime të baron Aloisit u refuzuan nga mbreti Zog, që i konsideroi të rrezikshme për humbjen e pavarësisë politike.2 Qëndrimi i Fuqive të Mëdha dhe i vendeve ballkanike e vunë qeverinë shqiptare përpara tri alternativave: e para, asnjanësia, që kërkonte mbështetjen e plotë të Anglisë dhe të Francës, sepse do të përballej me kundërshtitë energjike të Romës. Së dyti, bashkimi me shtetet ballkanike që do të sillte përfitime ekonomike të kufizuara dhe afatshkurtra. Të ardhurat nga marrëdhëniet tregtare me fqinjët ishin të pamjaftueshme për qeverinë shqiptare. Së treti, pranimi i kushteve italiane përbënte rrugën më kërcënuese për mbretin Zog. Askush nuk mund të parashikonte hapat që do të ndërmerrte Italia për të forcuar pozitën e saj në Shqipëri.3 Duke shfrytëzuar mosmarrëveshjet italo-shqiptare, Beogradi kërkoi thirrjen e grupit shqiptar për të marrë pjesë në Paktin Ballkanik. Kërkesë që u ndesh me kundërshtimet këmbëngulëse të Greqisë. Ky qëndrim i Athinës ngjalli pakënaqësi te politika shqiptare, e cila i kujtonte ish-kryeministrit të Greqisë, z. Venizellos, se Shqipëria nuk do të pranonte që në kurriz të saj të bëheshin përpjekje për zbutjen e antagonizmit të natyrshëm ndërmjet sllavizmit dhe helenizmit. Po qe se Venizellosi ushqente shpresën që Shqipëria të shndërrohej në një fushë rivaliteti dhe konflikti midis Italisë dhe Jugosllavisë, i duhej kujtuar se shteti shqiptar nuk mund të bëhej loja e tij.4 Rrethanat e një politike të tensionuar ballkanike detyruan kryetarin e grupit shqiptar, Mehmet Konicën, të hidhte poshtë ftesën e z. Papanastasiu, për të qenë i pranishëm në Këshillin e Konferencën Ballkanike që do të mblidhej në Athinë. Ai deklaroi se politika shqiptare e vlerësonte të arsyeshme të abstenonte, sepse me 1
Gazmend Shpuza, “Shqipëria në mes të Ballkaneve dhe të Apenineve – 1934”, Studime historike, nr. 1-2, 1998, viti LII, Tiranë, 1998, f. 69 2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 237-238 3 G. Shpuza, “Shqipëria në mes të Ballkaneve..., f . 69-70 4 Dr. Nush Bushati. “Pakti Ballkanik dhe Shqypnija”, Besa, viti III-të, nr.811, Tiranë, E premte, 30 mars 1934, f.1
125
nënshkrimin e Paktit Ballkanik ishte krijuar një atmosferë që pengonte përpjekjet e konferencave për të realizuar qëllimet e caktuara. Sipas M. Konicës, pakti jo vetëm që dilte kundër interesave ballkanike, por ishte në kundërshtim me shpirtin e konferencave. Duke analizuar pasojat e marrëveshjes, grupi shqiptar shprehte vendimin e palëkundur për mospjesëmarrje në Konferencën e ardhshme ballkanike.1 Kësaj klime të rënduar në marrëdhëniet fqinjësore i shtohej edhe reforma arsimore e propozuar nga ministri Hil Mosi, që synonte unifikimin e konsolidimin e sistemit shkollor dhe shmangien e influencave të huaja. Ndër to përmendej keqpërdorimi i pozitës së instruktorëve italianë që ndikonin politikisht dhe kulturalisht te nxënësit shqiptarë në shkolla, aq sa kishin zëvendësuar portretet e heronjve kombëtarë shqiptarë me ato të Viktor Emanuelit dhe të Benito Musolinit.2 Ndonëse të parët në shënjestër ishin italianët, ligji për arsimin i ministrit Mirash Ivanaj, më 11 prill 1933, kishte karakter të përgjithshëm dhe nuk cënonte të drejtat e minoriteteve. Kështu, pakicat greke mund të mësonin lirisht greqishten si gjuhë amtare në shkollat e shtetëzuara. Pasi, kjo masë konstitucionale e qeverisë shqiptare përfshinte të gjitha shkollat private, si: 1) ato amerikane, që i kishin sjellë një shërbim të madh kombit shqiptar; 2) shkollat e jezuitëve, të françeskanëve e kurset e natës italiane dhe, 3) shkollat private të minoritetit grek, të subvencionuara nga fonde që vinin përtej kufirit. Shteti shqiptar çmonte se konsolidimi i kombit buronte nga edukimi i të rinjve që administrohej nga institucionet vendase. Prandaj, ligji mbi shkollat përbënte një nga politikat e Shqipërisë për indipendencë të plotë dhe për të zhdukur ndikimet e huaja.3 Por me kërkesë të qeverisë greke, çështja e të drejtës së arsimimit të minoriteteve në Shqipëri u diskutua në Këshillin e Lidhjes së Kombeve, më 23 shtator 1935. Për shkak të vështirësisë së interpretimit juridik të artikullit nr. 5 të Deklaratës për respektimin e pakicave, të 2 tetorit 1921, Këshilli i Lidhjes ia delegoi çështjen për shqyrtim Gjykatës së lartë Ndërkombëtare të Hagës.4 Anëtarët e saj u ndanë në dy grupime. Pakica me kryetarin e Gjykatës e cilësonte të drejtë reformën e shtetëzimit të shkollave. Ndërsa, shumica aprovoi kërkesën e Athinës për hapjen e shkollave të minoriteteve nën kontrollin e shtetit shqiptar. Vendim që nxiti qeverinë e Tiranës t’i dërgonte Lidhjes së Kombeve një Rregullore të posaçme për funksionimin e shkollave minoritare. Në të përfshihej edhe domosdoshmëria e respektimit të të drejtave të pakicave shqiptare që jetonin në Çamëri. Shteti helen kishte premtuar nëpërmjet përfaqësuesit të tij, z. Diamandopulos, se Greqia do të vendoste zyrtarisht në shkolla mësimin e gjuhës shqipe për popullin çam. Zbatimi i ndërsjelltë i kësaj politike do t’i shërbente marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë grekoshqiptare.5 Ndërkohë, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, kishte depërtuar akoma më thellë në punët e brendshme të Shqipërisë. Agjentët italianë shpërndanin të holla për zhvillimin e propagandës, duke intensifikuar veprimtarinë e grupeve antiqeveritare, sidomos të komunistëve. Ata kishin për qëllim organizimin e një kryengritjeje, të kushtëzuar nga 1
“Përse nuk mori pjesë Shqipëria në Konferencën Ballkanike. Deklarata e z. Mehmet Konitzës”, Kuvendi Kombëtar, viti I-rë, nr. 16, Bucuresti, E djelë, 22 prill 1934, f. 6 2 B. J. Fischer, Mbreti Zog dhe përpjekja ..., f. 224 3 “Shoqnija e Kombeve dhe çështja e shkollave grekofone. U konstatua se Shqipëria mbush plotësisht angazhimet e saj”, Demokratia, vjet X, nr. 445, Gjirokastrë, E dielë, 8 dhjetor 1934, f. 1 4 AQSH, F. 251, V.1935, D.94, Fl.5 5 “Minoritetet e Shqipërisë përpara Lidhjes së Kombeve”, Besa, vjeti V, nr.1266, Tiranë, E shtunë, 28 shtator 1935, f. 1
126
interesa të ndryshme. Qeveria shqiptare ishte në dijeni për ekzistencën e tyre, por nuk i dallonte dot komunistët, të cilët i konsideronte të njëjtë me agjentët italianë. E sigurt se kishte situatën nën kontroll, ajo nuk e vlerësoi të nevojshme të tërhiqte vëmendjen e italianëve si nxitës së trazirave.1 Ata ishin përfshirë tërthorazi në organizimin e kryengritjes së Fierit, që shpërtheu më 14 gusht 1935.2 Por, para fillimit të komplotit antiqeveritar, Roma, nëpërmjet agjentit të saj Qemal Vrionit, udhëzoi tërheqjen e shtresës së bejlerëve feudale, të cilët ishin të lidhur me Italinë fashiste. Arsyeja e tërheqjes mund të ishte mungesa e pregatitjes së duhur të kryengritjes, d.m.th mosbesimi në fitore, ose koha e papërshtatshme për interesat e tyre sepse Roma i kishte duart e zëna me luftën e Abisinisë.3 Pushtimi italian i Etiopisë përbënte një shkelje të Statutit të Lidhjes së Kombeve. Por Shqipëria, megjithë besnikërinë ndaj organizatës, u pozicionua kundër vendosjes së sanksioneve ndaj Italisë. Qëndrim ky që, sipas Kryetarit të Komitetit Ballkanik në Londër, Edward Boyle, kishte shkaktuar keqardhje në radhët e shteteve miq. Ai argumentonte se qeveria shqiptare nuk kishte rrugëzgjidhje tjetër sepse 40% e eksportit të saj shkonte në Itali, vendi i vetëm me të cilin mbante lidhje detare, ajrore dhe telegrafike me botën e jashtme. Boyle pohonte se Shqipëria jo vetëm nuk duhej të kritikohej, por të admirohej se me gjithë vështirësitë ekonomike, financiare, të politikës së jashtme e të brendshme, kishte mundur të ndërtonte nga themelet një shtet të qëndrueshëm dhe të orientuar drejt prosperitetit të përgjithshëm.4 Italia përfitoi nga kursi i diplomacisë shqiptare në Lidhjen e Kombeve për rifillimin e bisedimeve dypalëshe, që përfunduan me nënshkrimin, më 19 mars 1936, midis ministrit të Italisë në Tiranë, z. Mario Indelli, dhe ministrit të Ekonomisë Kombëtare, z. Dhimitër Beratti, të gjashtë arkordeve ekonomike e financiare, si vijon: 1) Anulimi i huasë së vitit 1931 me likuidimin e pagesave të mbetura prapa që arrinin vlerën e gati 3 milionë fr.ari. 2) Dhënia e një shume prej 9 milionë fr.ari qeverisë shqiptare, që do të paguhej në 3 këste vjetore, për likuidimin e deficiteve buxhetore të vitit të kaluar, nga të cilat një këst prej 3 milionësh u pagua që në shkurt të vitit 1935. 3) Akordimi i një huaje 10 milionë fr.ari, e destinuar për zhvillimin e bujqësisë, që do të derdhej në pesë këste vjetore. Kjo hua do të shlyhej për 50 vjet me 1% interes dhe garantohej prej detyrimeve të koncesioneve të vajgurit që kishin kundrejt shtetit. 4) Dhënia e huasë prej 3 milionë fr.ari për krijimin e Monopolit Shtetëror të Duhanit, e derdhur në dy këste vjetore dhe e kthyer pa interes për 15 vjet. Si garanci do të shërbenin të ardhurat e vetë monopolit. 5) Konventa për organizimin e Skelës së Durrësit dhe për huanë, që do të kontraktohej me një Institut Krediti, e cila do të përdorej për plotësimin e instalimeve tregtare të skelës. 6) Pezullimi për pesë vjet i pagesave që qeveria shqiptare i detyrohej shoqërisë SVEA, për huanë 50 milionëshe të lidhur më 1925.5 Përveç këtyre 6 akordeve u përfunduan gjithashtu: 1) Një Protokoll-Shtesë i Traktatit të Tregtisë, me anën e të cilit qeveria e Tiranës hiqte dorë nga përjashtimi i të drejtave doganore mbi leshin dhe peshkun, që dilnin për t’u importuar në Itali, kurse 1
Hysen Selmani. Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve. Tiranë: “Kristalina-KH”, 2008, f. 242-243 Lush Culaj. Shtetformim dhe diplomaci: një pamje e disa përpjekje shtetformuese shqiptare në fillim të shekullit XX. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011, f. 68 3 AIH, A.V.42, Fl. 11-12 (Politika e brendshme e regjimit zogist, përgatitur nga Alqi Kristo) 4 “Ç’thotë një i huaj rreth qëndrimit shqiptar kontra sankcjoneve”, Vatra, viti III-të, nr. 447, Tiranë, E enjte 7 nëntor, 1935, f. 2 5 AIH, A.V.42, Fl. 52-53 2
127
qeveria e Romës braktiste të drejtën konvencionale, që i përkiste orizit të importuar në Shqipëri. 2) Një Akord provizor tregtie në bazë të kontigjentit të produkteve shqiptare, që eksportoheshin në Itali dhe, 3) një konventë veterinare. Po ashtu, u nënshkruan këto tre akorde me natyrë ekonomike: 1) me shoqërinë italiane EIAA përfundoi një ujdi për lehtësimin e eksporteve shqiptare në Itali. 2) Po me atë Shoqëri u lidh një akord për modalitetet e aplikimit të Ligjit të Reformës Agrare në pronën Rrushkull, të marrë me qira prej Shoqërisë së lartpërmendur. 3) Me administratën e Udhëve të Hekurta të Shtetit të Mbretërisë Italiane u nënshkrua një akord, me anën e të cilit qeveria shqiptare pranonte t’i lëshonte një zonë të re në Prefekturën e Beratit për kërkime të vajgurit, si edhe t’i zgjaste afatin e kërkimeve të koncesionit ekzistues. Nga ana e saj, shoqëria italiane, në lidhje me detyrimet që kishte kundrejt shtetit, pranonte të ngrinte në Shqipëri një rafineri, produktet e së cilës do t’i cedoheshin qeverisë me kushte të favorshme.1 Këto marrëveshje të nënshkruara me qeverinë italiane ndikuan pozitivisht në formimin e strukturave të nevojshme dhe përmirësimin sado gradual të gjendjes ekonomike e financiare të vendit. Rëndësi të veçantë kishte huaja e caktuar për zhvillimin e bujqësisë, që përbënte degën kryesore të ekonomisë. Gjithashtu, lehtësi të mëdha iu krijuan qeverisë shqiptare me amortizimin e huasë SVEA. Huaja prej 50 milionë fr.ari, që u vlerësua në 65 pas ngritjes së lirës, kishte mundësuar ndërtimin e mjaft veprave botore të dobishme për Shqipërinë, si: 1000 ura të vogla e të mëdha, rrugë të rëndësishme trafiku, ndërtesa publike, limanin e madh të Durrësit etj.2 Po ashtu, në mars të vitit 1936, Italia lidhi një marrëveshje të fshehtë me qeverinë shqiptare, që e kufizonte përbërjen e ushtrisë në vetëm 6000 nënoficerë e ushtarë dhe 675 oficerë, si dhe do të jepte çdo vit 3.5 milionë fr.ari në “formën e borxhit të papagueshëm”. Në bazë të kësaj marrëveshjeje, qeveria shqiptare detyrohej të rekrutonte si organizatorë të ushtrisë një numër oficerësh italianë dhe të largonte instruktorët e tjerë të huaj. Kështu, ushtria shqiptare vendosej nën kontrollin e plotë të Italisë. Për më tepër, më 14 tetor 1936, një tjetër marrëveshje u firmos nga përfaqësuesi i Bankës së Napolit, me autorizimin e qeverisë italiane, dhe ministri shqiptar i Financave, Rrok Gera, që i akordonte mbretërisë shqiptare një hua prej 1.735.000 fr.ari për plotësimin e punimeve, instalimeve dhe ndërtesave, me qëllim modernizimin e skelës së Durrësit.3 Këto punë botore, që iu dhanë me koncesion shoqërive italiane, i shërbenin politikës së jashtme të Musolinit. Ai parashikonte një konflikt të përgjithshëm në Evropë në një të ardhme të afërt, në të cilin Italia do të luante rolin e saj, duke shfrytëzuar infrastrukturën dhe pikat strategjike të brigjeve shqiptare.4 I vetëdijshëm për rrezikun italian, mbreti Zog dëshironte të përfitonte nga art. 2 i deklaratës së vitit 1921, të nënshkruar nga Britania e Madhe, Franca, Italia dhe Japonia, për të garantuar integritetin e Shqipërisë, duke mos lejuar ndërhyrjen e ushtrisë italiane, veçse në raste të parashikuara në mënyrë të kufizuar.5 Por fatmirësisht, fuqia dhe fataliteti fataliteti i Shqipërisë për të qenë akulli midis dy shteteve rivalizuese në Adriatik e kishte humbur çdo kuptim. Çështja shqiptare nuk ekzistonte pa praninë e problemit të 1
Niccolo Lorusso Attoma, “Vlerat dhe rëndësija e marrëveshjeve financiare e ekonomike ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë”, Gazeta Shqiptare, Bari, viti X-të, nr.71, E djelë, 22 mars 1936, f. 1 2 Ibid. 3 AIH, A.V.42, Fl. 51-54 4 Çatin Saraçi. Zogu i shqiptarëve: një histori e jetuar. Tiranë: 55, 2006, f. 117 5 AIH, A.V.29, Fl. 76 (Italia dhe Shqipëria: Konventa ndërkombëtare e 1921- Traktatet e Tiranës në v.1936-1937. Propozimi i Anshlusit italo-shqiptar, marrë nga vepra e F. Demogny “Danubi dhe Adriatiku”)
128
Adriatikut. Fakt që u konstatua në takimin e udhëheqësit B. Musolini, Kontit Ciano dhe kancelarit të Austrisë, Schuschnigg, në Venedik, më 22 prill 1937, kur u pohua se marrëdhëniet italo-jugosllave në lidhje me Shqipërinë ishin rregulluar në masë të kënaqshme. Indipendenca shqiptare, e garantuar nga Italia, ishte kompensuar prej Romës dhe Beogradit.1 Këtë informacion, ministri i Jashtëm italian, Galeazzo Ciano, ia përcolli personalisht Zogut gjatë vizitës në Tiranë, më 28-29 prill 1937. Diplomacia jugosllave e interpretonte një urë italiane në Shqipëri, jo si një portë kundër Ballkanit, por një gardh në Adriatik, me pamje mesdhetare dhe jo ballkanike. Kështu, Beogradi i linte dorë të lirë Italisë në çështjen shqiptare.2 Por, vizita e Kontit Ciano në Tiranë hamendësoi ndikimin e Italisë fashiste në pregatitjen e kryengritjes së Delvinës, që shpërtheu më 15 maj 1937. Sepse një nga pikat e planit Ciano, para se të okuponte Shqipërinë, ishte shpërthimi i një krize kundër regjimit me anën e lëvizjeve të brendshme, të ndihmuara nga elementë fashistë, dhe pastaj të bëhej një kërkesë ndërhyrjeje për të rivendosur rendin. Një nga pjesëtarët e kryengritjes, Ali Nivica, deklaronte se kishte dëgjuar që lëvizja ishte shtypur nga gjeneral Pariani dhe prisnin nga konsullata e Sarandës 6 kasa me municion, ndërsa kur të arrinin në Vlorë do të merrnin 4000 pushkë nga jashtë. Pas dështimit të kryengritjes, në 18 maj, dy motoskafë italianë vërtiteshin në ujërat e Shqipërisë midis Herobecit dhe malit të Korfuzit në drejtim të Himarës, për ndonjë rast arratisjeje. Nga ana tjetër, konsulli italian i kërkonte Koço Haritos në Sarandë t’i pregatiste një telegram mbretit Zog për faljen e të dënuarve.3 Në të vërtetë, lëvizja antiqeveritare e Delvinës, e organizuar nga Ethem Toto, ish ministër i Brendshëm në kabinetin e Mehdi Frashërit, u shkaktua nga ambiciet personale për pushtet dhe u shtyp me lehtësi nga forcat qeveritare. Fillimi i vitit 1938 përkoi me rishfaqjen e interesit të Beogradit për të investuar në Shqipëri. Një bankë jugosllave bëri tratativa me Shefqet Vërlacin në Elbasan për të blerë një fabrikë vaji. I shqetësuar për ndërhyrjen jugosllave, Ministri italian në Shqipëri, Francesco Jacomoni, i kërkoi Romës të blinte sa më shpejt fabrikën e vajit, sepse kjo çështje kishte rëndësi për politikën italiane dhe për penetrimin ekonomiko-agrar në një zonë qendrore të Shqipërisë. Ndërsa, një raport i kolonel Gabrielit shpjegonte rëndësinë ushtarake të Elbasanit, ku ndodheshin fortifikatat e Librazhdit dhe ku të huajt mund të “sabotonin”, të spiunonin dhe të shqetësonin mobilizimin dhe lëvizjen e trupave italiane e shqiptare.4 Në mars 1938, shoqëria italiane e minierave të Selenicës mori koncesionin për shfrytëzimin e hekurit në rrethin e nënprefekturës së Lezhës dhe po atë muaj, ministri i Ekonomisë, Terenc Toçi, firmosi me shoqërinë e lartpërmendur një marrëveshje që i jepte të drejtë koncesionarit italian “të kërkonte, të nxirrte, të punonte, të eksportonte dhe të shiste kalko-pirit, bakër e çdo mineral ose metal tjetër që ekzistonte në zonën Mat-RubikKisha e Velës, Koter-Kryzi, për një periudhë 50-vjeçare”. Kurse shoqëria e madhe italiane A.M.M.I (Aziende Minerali Metaliferi Italiane) filloi punimet për eksploatimin e kromit në Pogradec, Kukës dhe Tropojë.5 Në prill të vitit 1938, qeveria shqiptare i dha 1
AIH, A.V.38, Fl. 2 (Arkivat sekrete të Kontit Ciano 1936-1942, marrë nga “Les archives secretes du Comte Ciano 1936-1942”) 2 AIH, A.V.16, Fl. 31 3 AIH, A.V.42, Fl. 49-50 4 Ibid., f. 56 5 AIH, A.V.43, Fl. 26
129
shoqërisë “Pescalba” të drejtën e shfrytëzimit të peshkut në të gjithë ujërat e vendit për 300.000 fr.ari në vit dhe 5% të fitimeve për 25 vjet.1 Italianët fituan koncesione edhe në fushën financiare. “Në mars 1938 u miratua statuti i “Bankës së Napolit në Shqipëri”, me qendër administrative në Tiranë. Po atë muaj, u themelua “Banka bujqësore e shtetit”, e cila, megjithëse ishte një institucion krediti shqiptar, në të vërtetë varej nga “Banka e Napolit” dhe drejtohej nga italianët”.2 Dominimi ekonomik i fqinjëve, veçanërisht i Italisë, nuk shkaktoi falimentim financiar të ekonomisë shqiptare, më 1938. Ndonëse kishte probleme të trashëguara nga vitet e krizës ekonomike botërore, prapambetja teknologjike, mungesa e kapitalit vendas etj., përsëri vijonin investimet dhe zhvillimi ekonomik për aq sa lejonin kushtet. Kështu, të ardhurat vjetore nga doganat shënonin 6 milionë fr.ari, nga monopoli shtetëror për kripën, letrën e cigares dhe shkrepëset 2.5 milionë fr.ari, pa përmendur të ardhurat nga taksat etj. Vetëm depozitat bankare, si tregues i akumulimit të kapitalit të huasë, regjistruan një rritje relativisht të shpejtë mbi 2.2 herë, ndërsa llogaritë e kursimit u rritën 7.5 herë. Pa përjashtuar problemet dhe vështirësitë, ekonomia shqiptare po ecte në rrugën e duhur, siç pasqyrohet në tabelën e mëposhtme:3 Tabela 2.4.1 Disa tregues financiarë për vitet 1928 dhe 1938 Viti 1928 1. Sasia e bankënotave në qarkullim, në fr.ari 10.095.000 2. Mbulesa e qarkullimit të bankënotave, në fr.ari 16.870.000 3. Indeksi i çmimeve, në përqindje 100.000 4. Niveli i interesit, në % 9 5. Kreditë e dhëna, në fr.ari 5.058.000 6. Depozitat bankare, në milion fr. ari nga kjo: 5.526.000 Depozita kursimi, në fr.ari 221.000 7. Gjendja e mjeteve të BKSH, më 31.12.1938, në fr.ari 8. Rezervat e arit të tërhequra nga ushtritë në largim për në Gjermani, në fund të vitit 1944, në fr.ari
Viti 1938 10.529.000 18.894.000 65.86 6 8.199.826 12.155.000 1.652.000 32.400.000
8.062.826
Investimet e kapitalit të huaj ndihmuan zhvillimin ekonomik të vendit. Shoqëria italiane AIPA, që kryente punimet për shfrytëzimin e vajgurit, sidomos në zonën e Devollit (Kuçovë), kishte hapur 445 puse, që mundësuan rritjen e prodhimit të vajgurit nga 1000 tonelata më 1935 deri në 1500 çdo muaj, d.m.th 200.000 tonelata në vit. Nëpërmjet vajgursjellësit 74 km të gjatë, të instaluar nga fusha e Devollit në gjirin e Vlorës, u transportuan afro 50.000 tonelata, për t’u përdorur në industri.4 AIPA vuri në përdorim sondat e shpimit Rotary dhe ato elektrike me kulla që jepnin një rendiment të 1
AIH, A.V.42, Fl. 56 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 349 3 T. Kareco, op.cit., f. 68-70 4 “Pasunitë vojgurore të Shqipnis lartësue die në Senatin italian. Bilanci i së shkuemes, vështrime për të ardhmen”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr.127, Bari, E mërkurë 30 maj 1939, f.1 2
130
lartë, ngriti central elektrik me 2400 HP etj. Rëndësi për vendin kishin edhe ndërmarrjet e tjera me kapital italian, si SIMSA, SAMIA, SESA, Stacioli në Tiranë. Vetëm në fabrikën e vajit në Vlorë, pronë e Roberto Alegros, ishin investuar 800.000 fr.ari. Në total, shuma e investuar në industrinë shqiptare llogaritej mbi 100 milionë fr.ari, kryesisht kapital italian dhe më pak ai francez e gjerman.1 Përpos bashkëpunimit ekonomik italo-shqiptar, u rrit influenca politike e fqinjit të përtej Adriatikut në Shqipëri. Ministri i Jashtëm, Konti Galeazzo Ciano, vizitoi për herë të dytë vendin si i ftuar në ceremoninë martesore të Mbretit Zog me Konteshën Geraldine Apponyi të Hungarisë, më 27 prill 1938. Ai e shfrytëzoi këtë rast për të krijuar një ide të plotë në lidhje me çastin e volitshëm dhe metodat praktike për zbatimin e planit të pushtimit ushtarak të Shqipërisë. Menjëherë pas kthimit në Romë, Konti Ciano hartoi një relacion të hollësishëm për B. Musolinin, në të cilin përshkruante pasuritë e vendit dhe perspektivat që i hapeshin Italisë me okupimin e tij.2 Ndërsa, për projektin e veprimit 1
T. Kareco, op.cit., f. 75 AIH, A.V.60, Fl. 30 (Vendi është i pasur, efektivisht i pasur, pavarësisht nëse shumë nga pasuria e tij duken, në vështrim të parë se do të shfrytëzohen me vështirësi për arsye të ndryshme, prej të cilave asnjë nuk është në fakt aq shumë e rëndë sa të ndalë vrullin tonë dhe vullnetin tonë. Bujqësia: Konditat aktuale të bujqësisë janë tepër modeste. Toka është shumë shpesh e papunuar, edhe në zonat fushore dhe kodrinore të Shqipërisë së mesme dhe lindore. Tokat bregdetare dikur shumë të populluara në kohët antike, sot në pjesë të madhe janë transformuar në moçale prej lumenjve me rrjedhje krejtësisht të parregullt. Llogaritet që vetëm midis Shkodrës dhe Vlorës ka më tepër se 1700 km katrorë, të cilat mund të rikuperohen me lehtësi duke sistemuar rrjedhjen e disa ujërave me punime shumë të thjeshta. Fusha e Durrësit sipas llogarive të ekspertëve tanë, mund të bonifikohet dhe të përgatitet për mbjellje me një shpenzim prej 1.700 lira për hektar. Myzeqeja mbahet si një luginë me mundësi bujqësore të pakufizuara dhe në gjendje t’u japë jetë e punë shumë dhjetëra mijëra familjeve tona. Shqipëria është e çpopullarizuar. Ajo ka një sipërfaqe që arrin gati 30.000 km katrorë sa Belgjika, me ndoshta 1 milion banorë. Sapo të bëhet bonifikimi ka vend edhe, për të paktën, dy milionë të tjerë. Unë vizitova zonën e koncesionit E.I.A.A, 5000 hektarë. Komendatori Romano, drejtori i ndërmarrjes më tha se bonifikimi qe i mundur të përfundojë me një lehtësi relative dhe me çmim të lirë. Toka është shumë pjellore prej tipit të tokës Ponilles, bile akoma më e pasur. Në zonën tonë të vogël të mbjellur me grurë llogaritet këtë vit të korrim më tepër se 10 mijë kuintalë. Një bonifikim racional i tokave bregdetare do të lejonte prodhimin e gati 5 mijë kuintalëve më tepër. Këto shifra m’i konfirmoi mbreti Zog, duke u mbështetur në llogaritjet që kanë bërë ekspertët austriakë. Bujqit tonë dhe familjet e tyre rrojnë shumë mirë në koncesionin e EIAAs. Unë i pashë vetë. Ata janë të shëndetshëm e të shkathët. Unë fola me ta. Ata janë të kënaqur nga trajtimi që marrin dhe nga jeta që bëjnë. Vitin e fundit, në koncesionin e EIAAs nataliteti arriti në përqindjen e pabesueshme të 17 mbi 100. Marrëdhëniet me punëtorët bujq shqiptarë janë të përzemërta dhe këta të fundit më deklaruan se janë më tepër se të kënaqur që punojnë në shërbim të italianëve. Paga është natyrisht e mirë: gadi 10 lira për 9 ose 10 punë. Edhe shefat janë të dashur e të sjellshëm. Kërkesat për të punuar pranë ndërmarrjeve tona janë në fakt çdo ditë më të shumta. Kullotja: ka mundësi të mëdha bile edhe sot, në gjendjen gjysmë të braktisur në të cilën ndodhet 9/10 e vendit, paraqet një pasuri për t’u shënuar. Me një punë të thjeshtë seleksionimi mund të ketë, për një kohë të shkurtër, një prodhim të gjerë të leshit me një kualitet të shkëlqyer. Pyjet: përfaqësojnë një nga burimet kryesore, por edhe ato gjithashtu nuk janë shfrytëzuar. Pyjet e Mirditës, Tomorrit dhe grupeve të tjera malore më në lindje, janë me një pasuri të barabartë si sasi dhe cilësi, me ato të pyjeve më të mira jugosllave. Në zonat kodrinore e bregdetare dominojnë llojet e pemëve me fletë të gjera: dushku ilçi, vidhi, frashni. Në malet e veriut dhe veri-lindjes përkundrazi ka ah, pishë, breth, dushk, cedrus dhe në sasira të mëdha në Shqipërinë e veriut arrat. Deri tani shfrytëzimi i pyjeve është kryer në mënyrë qesharake, në raport me pasurinë e pyjeve. Tashti ky problem është objekt studimesh nga ekspertët tonë dhe disa koncesione deri tani janë dhënë. Peshkimi: është shumë i bollshëm si në brigjet detare, ashtu dhe në lumejt e liqenet. Tani shpejt ne morëm monopolin e shfrytëzimit të peshkut. Organizimi është në rrugën e zhvillimit, por sipas të thënave të ministrit nuk ecën me ritmin që do të ishte e dëshirueshme dhe njerëzit që janë zgjedhur për këtë punë nuk të ngjallin krejt besim. Rezervohem ta ndjek së afërmi këtë çështje dhe të ndërhyj eventualisht duke parë rëndësinë e madhe që mund të përfaqësojë për autarkinë ushqimore të 2
131
politik në Shqipëri, ai propozonte tre mundësi: E para, shtimin e kontrollit politik me anë të forcimit të lidhjeve ekonomike. Sepse sa më e rëndësishme të ishte tërësia e iniciativave italiane dhe masa e shqiptarëve të interesuar për kauzën e tyre, aq më i lehtë do të ishte veprimi i Italisë fashiste. Së dyti, propozohej ndarja e Shqipërisë që, nga pikëpamja politike, përbënte zgjidhjen më radikale të problemit shqiptar. Jugosllavia do të kënaqej me një rektifikim të kufirit në veri, e cila i jepte kontrollin e liqenit të Shkodrës, dhe nga heqja dorë prej të drejtave mbi Kosovën. Greqia do të zgjerohej në zonën e kufirit drejt Sarandës në vend të Korfuzit. Të dy shtetet fqinjë do të zotoheshin për çmilitarizimin e Shqipërisë. Zgjidhje kjo e papranueshme për popullin shqiptar, i cili ishte i gatshëm të mbronte me çdo kusht pavarësinë e Shqipërisë.1 Së treti, plani i bashkimit personal të Shqipërisë me Italinë kërkonte shfrytëzimin si element thelbësor të pakënaqësisë midis oborrit dhe popullit; nxitjen me mjete të përshtatshme dhe thellimin e mosmarrëveshjeve të shfaqura në vetë familjen mbretërore. Në çastin e duhur të shpërthente kriza me lëvizje popullore. Me ndihmën e partisë italofile, të provokohej dhe të pranohej një kërkesë ndërhyrjeje për të rivendosur rendin. Pastaj të shtyheshin për t’i dhuruar Italisë kurorën e Shqipërisë. Ky fakt të sanksionohej nëpërmjet një plebishiti apo diçka tjetër. Një procedurë si ajo e tipit të anshlusit.2 Për të realizuar cilindo nga projektet e mësipërme, me qëllim lehtësimin e aksionit italian, Konti Ciano, propozoi: 1) të nxirrej Shqipëria nga Lidhja e Kombeve. Kjo mund të kërkohej pas largimit të Italisë nga Gjeneva dhe në mbështetje të akordeve që ekzistonin midis vendeve, të cilat parashihnin një politikë të jashtme të kordinuar. Fakti që Gjermania nuk ishte më pjesë e Lidhjes së Kombeve, do t’a bënte të pamundur ndërhyrjen e saj në këtë çështje, kur të shpërthente kriza. 2) Të ndalohej forcimi i ushtrisë shqiptare. Sipas oficerëve të misionit diplomatik italian, që kryesohej nga kolonel Bombali, eficensa e fuqisë së Zogut ishte e papërfillshme. Për të rritur dinamikën e ushtrisë, ajo duhej zvogëluar numerikisht dhe të krijoheshin qendra të reja stërvitore, të pajisura me disa armë automatike. Një lëvizje e tillë do të alarmonte Jugosllavinë dhe do të përforconte bërthamat e rezistencës eventuale kundër aksionit italian. Për këtë arsye, ishte i domosdoshëm shtimi ndjeshëm i numrit të oficerëve të Italisë fashiste në shërbim të ushtrisë shqiptare me mision specifik, që të krijonin celula aneksioniste. 3) Të formoheshin qendra të reja interesash për Italinë, njëlloj si ato që ekzistonin në Devoll për vajgurin dhe në fushën e Durrësit për koncesionet e EIAAs. Një aktivitet për t’u shënuar po zhvillohej në miniera, në peshkim, në pyje etj. dhe duhej të zgjerohej përsa i përket bonifikimeve. Për të kryer një punë të dobishme dhe fitimprurëse për të ardhmen e vendit, do të rritej numri i banorëve italianë dhe atyre shqiptarë nën shërbimin e vendit. Një shfrytëzim sistematik i pasurive minerale akoma nuk është kryer, mbasi shumë produkte që dikur shfrytëzoheshin me siguri- duke filluar nga argjendi për nxjerrjen e të cilit qenë të hapura disa miniera deri në shek.XVII- nuk u është gjetur gjurma ose vetëm shenja. Koncesioni që mora gjatë takimit me mbretin Zog do t’i lejojë A.M.M.I-it (Azienda Minerali Metalli Italiane) të përmbushë së shpejti një prospeksion intensiv në tërë Shqipërinë. Gjer tani, veç atyre që dihen mbi shtresat vajgurore, të asfaltit, të bitumit, të bakërit, të kromit njihen edhe shtresa të mëdha të linjitit prej kualiteti të shkëlqyer dhe që ndodhen në një krahinë, ku shfrytëzimi është shumë i lehtë, po të kihet parasysh sistemi rrugor i vendit. Puna e kërkimeve që A.M.M.I përgatitet të bëjë do të kërkojë dhënien e një krediti prej disa qindra mijë lirash. Pa u kapur nga një optimizëm i tepruar, eksperiencat e kohëve të fundit na lejojnë të çmojmë se këto shuma të mëdha të dhëna do të shpenzohen me vend. A.V.38, Fl. 3-6) 1 AIH, A.V.38, Fl. 11-12 2 AIH, A.V.42, Fl. 58
132
shoqërive italiane. 4) Të zhvillohej përpjekja për të siguruar përkrahjen për bashkimin me Italinë të personave të njohur shqiptarë. Në klasat e larta, kjo do të bëhej nëpërmjet agjentëve italianë, me anë të një veprimi personal të mbështetur në bashkëpjesëmarrje, në premtime dhe korrupsion. Ndërsa, në popull do të merrej pëlqimi duke investuar në maternitete dhe çerdhe, qendra mjekimi, organizata sportive etj.1 Qëllimi i diplomacisë italiane, sipas Kontit Ciano, ishte Evropa danubiane dhe ballkanike sepse Italia tërhiqej jo nga gjendja e tyre, por nga faktori i pandryshueshëm i pozitës gjeografike dhe historike.2 Ndaj Shqipërisë, Italia kishte vendosur të braktiste politikën e përkrahjes financiare të mbretit Zog, të cilin e kishte pasuruar, duke shtypur e varfëruar popullin shqiptar. Ky i fundit konsideronte përgjegjës për vuajtjet e tij Italinë fashiste. Prandaj, qeveria italiane u përqendrua te politikat që ndihmonin shoqërinë shqiptare të kapërcente prapambetjen dhe varfërinë. Ajo kishte përcaktuar të shpenzonte gjashtë miliardë lireta për zhvillimin ekonomik të vendit, për bonifikime, ndërtimin e rrugëve dhe të urave etj. Nga ana tjetër, Shqipëria do të ishte një shtet indipendent dhe Italia nuk do të ndërhynte në punët e brendshme dhe të jashtme të saj, duke u mjaftuar me sigurimin e një shteti mik në bregdetin tjetër të Adriatikut. Për të gjitha këto, Roma kërkonte si garanci që Shqipëria të mos shndërrohej në vegël të armiqve të Italisë dhe të pranonte një princ italian për mbret të Shqipërisë, qoftë edhe nga shtëpia e Savojës.3 Për këtë arsye ishte e nevojshme që qeveria italiane të forconte lidhjet politike dhe ushtarake me Beogradin. Në takimin me Kontin Ciano, në Venedik, më 18 qershor 1938, kryetari i Këshillit të Ministrave të Jugosllavisë, Stojadinoviç, deklaroi se nuk do ta nënshkruante paktin e miqësisë, të propozuar nga qeveria e Tiranës. Sipas tij, çështja shqiptare kishte patur rëndësi atëherë kur marrëdhëniet me Italinë nuk ishin të mira.4 Ministri i Jashtëm italian, Galeazzo Ciano, i ktheu vizitën Stojadinoviçit në Beograd, më 18-23 janar 1939.5 Ai shprehu shqetësimin në lidhje me gjendjen e brendshme të Shqipërisë dhe urrejtjen në popull kundër personit të mbretit. Ky preokupim buronte nga tërësia e interesave impozante të Italisë, veçanërisht për puset vajgurore në Shqipëri. Konti Ciano e cilësonte problemin shqiptar me rëndësi të përbashkët për të dy shtetet. Ndërsa, kreu i ekzekutivit jugosllav, Stojadinoviç, pohonte se Zogu ishte shumë i aftë, nëse do të paguhej mirë, t’i shërbente Francës dhe Anglisë në një moment krize për Italinë. Prandaj, ai paraqiste dy zgjidhje: 1) zëvendësimin e Zogut me një person më të denjë, duke shtuar se nuk ishte në gjendje të përcaktonte një emër ose, 2) ndarjen e Shqipërisë midis Italisë dhe Jugosllavisë, për t’a diskutuar çështjen më vonë në themel, pasi nuk njihte hollësira. Stojadinoviç theksoi se nuk dëshironte t’i ndiqte këto negociata me ndërmjetësinë e legatave, por më mirë me anë të agjentëve të tyre personalë dhe të besuar, që u caktuan ministri fuqiplotë i Italisë, Afuso, dhe vëllai i tij, Dragomiri.6 Më tej, Konti Ciano rendiste avantazhet e Jugosllavisë, si: 1) marrëveshja për çmilitarizimin e kufijve shqiptarë; 2) një aleancë ushtarake italo-jugosllave për mbrojtjen e Jugosllavisë nga Gjermania, sepse Italia do të bëhej edhe shtet ballkanik; 3) disa 1
AIH, A.V.38, Fl. 13-14 “Ciano foli në Milano mbi politikën italiane në Ballkan”, Gazeta Shqiptare, viti XI, nr. 181, Bari, E premte, 3 qershuer 1938, f. 1 3 S. Vllamasi, op.cit., f. 474 4 AIH, A.V.38, Fl. 15 5 Hysen Ibra, “Çështja shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002, f. 66 6 AIH, A.V.38, Fl. 16-18 2
133
korrektime të dukshme të kufirit në veri të Shqipërisë; 4) eliminimi i një qendre nacionale shqiptare që nxiste vazhdimisht agjitacione në Kosovë dhe, 5) premtimin për mbështetjen e Italisë ditën kur Jugosllavia do të vendoste, me okupimin e Selanikut, të siguronte një dalje në Mesdhe. Ministri i Jashtëm italian negocionte për rektifikimin e kufijve në veri, jo për ndarjen e Shqipërisë me Jugosllavinë.1 Fakt që u përkrah nga princi Pavel me deklaratën se, brenda kufijve të Jugosllavisë kishte aq shumë shqiptarë, të cilët i kishin shkaktuar mjaft kokëçarje, saqë nuk dëshironte të shtohej numri i tyre. 2 Përmes këtyre bisedimeve, akulli që rrethonte problemin shqiptar u thye duke i hapur rrugë zgjidhjes definitive të çështjes. Për rrjedhojë, nuk do të paraqiteshin vështirësi për caktimin e kufijve. Së pari, Konti Ciano nuk besonte që Jugosllavia të kishte pretendime të ekzagjeruara dhe së dyti, për Italinë nuk ishte aq e rëndësishme të zotëronte 1000 km katrorë më tepër ose më pak në tokën shqiptare, sesa të vendosej definitivisht në gadishullin e Ballkanit, duke okupuar atje një pozitë me një vlerë strategjike shumë të lartë.3 Sidomos, me rritjen e tensionit në Evropë, pas pushtimit gjerman të Çekosllovakisë, nevoja për mbrojtje legjitime e detyronte Italinë të merrte masa në Adriatik. Shqipëria shtrihej përgjatë bregut lindor të Adriatikut të jugut dhe të Jonit verior në një gjatësi prej 245 km. Kuptohej rëndësia e kësaj pozite detare që dominonte ngushticën e Otrantos, duke shtuar se largësia minimale midis Italisë dhe Shqipërisë ishte vetëm 75 km. Çka do të thoshte se në rast lufte, sundimi i sigurtë ushtarak i bregut adriatik shqiptar ishte për Italinë një çështje jete a vdekjeje.4 Prandaj, për të vendosur protektoratin italian në Shqipëri,5 Konti Ciano së bashku me Leonardo Vittetin, drejtor i përgjithshëm i zyrës politike në Ministrinë e Jashtme, hartuan një projekt-propozim që iu soll mbretit Zog nga De Ferraris në Tiranë, më 25 mars 1939. Përmbajtja e projektit ishte si më poshtë: Neni 1 – Midis Italisë dhe Shqipërisë do të lidhej një aleancë e ngushtë dhe të dyja palët pjesëmarrëse zotoheshin për të garantuar me të gjitha mjetet sigurinë e shteteve të tyre, si dhe ruajtjen e mbrojtjen e ndërsjelltë kundër çdo sulmi nga jashtë. Neni 2 – Italia e siguronte Shqipërinë se, miqësia e saj nuk do t’i mungonte kurrë dhe, në rast të një kërcënimi të sovranitetit apo tërësisë dhe pavarësisë së Shqipërisë, Italia do të përdorte të gjitha mjetet për zbrapsjen e këtij rreziku dhe do të ndërmerrte, po të ishte e nevojshme, të gjitha masat për arritjen e këtij qëllimi. Neni 3 – Duke mbetur e pandryshuar se ruajtja e rendit publik në Shqipëri dhe mbrojtja kundër një agresoni të huaj iu besuan qeverisë shqiptare, Roma mund të vinte në përdorim të gjitha mjetet që i gjykonte të arsyeshme. Neni 4 – Për këtë qëllim, qeveria shqiptare duke njohur nevojën për t’i ofruar qeverisë italiane të gjitha lehtësitë e nevojshme për të përmbushur detyrimet e përbashkëta, do t’i lejonte Romës përdorimin e porteve, aerodromeve dhe rrugëve të komunikacionit. Neni 5 – Përfaqësitë diplomatike të Italisë në Shqipëri dhe anasjelltas do të ngriheshin në nivel ambasadash. Neni 6 – Italia do të jepte të gjithë ndihmën e saj teknike dhe financiare për organizimin dhe mbarëvajtjen e shtetit shqiptar. Në çdo ministri shqiptare do të kishte një funksionar 1
AIH, A.V.38, Fl. 18 M. Vickers, Shqiptarët në optikën..., f. 170 3 AIH, A.V.38, Fl. 19 4 “Përkujdesimet e domosdoshme të interesave kolosale të Italisë dhe i sigurimit të saj në Detin Adriatik”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr.83, Bari, E shtunë, 8 prill 1939, f. 1 5 AIH, A.V.95, Fl. 32 2
134
italian në nivel Sekretari të Përgjithshëm, i cili do të ushtronte detyrat e vartësit të ministrit shqiptar që ishte drejtues i dikasterit. Neni 7 – Italia do t’i ofronte Shqipërisë, nëpërmjet marrëveshjeve doganore dhe monetare, kushte që siguronin mes të dy vendeve një regjim shkëmbimesh të njëjtë me tregun e brendshëm. Neni 8 – Qytetarët shqiptarë që banonin në Itali dhe anasjelltas do të gëzonin të gjitha të drejtat politike dhe civile që kishin qytetarët e të dy vendeve në territorin e tyre. 1 Përmbajtja e marrëveshjes cënonte pavarësinë dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë, fakt që ishte i papranueshëm për mbretin Zog, i cili refuzoi t’a nënshkruante. Në këto kushte, Konti Ciano, i papërgatitur plotësisht për të ndërhyrë ushtarakisht dhe, duke synuar kapitullimin e Shqipërisë, përpiloi një paketë propozimesh të reja, më 31 mars 1939, që përfshinin: 1) kontrollin e të gjitha porteve, komunikacioneve, rrugëve dhe aerodromeve në rast kërcënimi të indipendencës së Shqipërisë; 2) një këshilltar italian në çdo ministri shqiptare, i cili, ndonëse me rangun e përfaqësuesit, do të ishte në hierarki menjëherë pas ministrit shqiptar; 3) t’u njiheshin italianëve në Shqipëri të njëjtat të drejta qytetare e politike si edhe shqiptarëve dhe, 4) ngritjen e legatës italiane në Tiranë dhe të legatës shqiptare në Romë në nivel ambasadash. Me këto propozime, ministri italian në Shqipëri, Francesco Jacomoni, i bënte të ditur Zogut se, në rast pranimi të kërkesave, Konti Ciano do të vinte në Tiranë për të nënshkruar solemnisht marrëveshjen, i shoqëruar nga një skuadrilje e madhe aeroplanësh që do të përshkonte vendin. Në të kundërt, do të shpërthenin trazira.2 Mbreti Zog iu përgjigj ministrit Jacomoni se qeverisë shqiptare nuk i bënte aspak përshtypje propaganda e huaj, por do të vijonte të respektonte deri në fund Traktatin e Aleancës Mbrojtëse me Italinë. Duke pohuar me vendosmëri se do të kundërshtonte çdo propozim që cënonte indipendencën sovrane të Shqipërisë.3 Në të njëjtën kohë u njoftuan kancelaritë e Fuqive të Mëdha për rrezikun që i kanosej vendit, paralajmërim që u përball me plogështinë perëndimore. Qeveria britanike besonte në marrëveshjen anglo-italiane që parashikonte ruajtjen e status-quo-së së kombeve në rajonin e Mesdheut.4 Vetë kryeministri britanik Chamberlain theksonte se Anglia nuk kishte asnjë interes të drejtpërdrejtë në Shqipëri, por i kërkonte Musolinit të ndihmonte për ruajtjen e paqes botërore.5 Rrethana të tilla diktuan mbretin Zog të udhëzonte krijimin, më 5 prill 1939, të një komisioni të drejtuar nga kryeministri Koço Kota, që hartoi kundërpropozimet e qeverisë shqiptare, si më poshtë: 1) të përfundohej një konventë ushtarake, ku do të përcaktoheshin saktë kushtet në të cilat ushtria italiane do të lejohej të vendosej në Shqipëri; 2) të quheshin shtetas shqiptarë vetëm ata italianë me banim mbi pesë vjet në Shqipëri, që do të kishin të drejtë të vendoseshin në qytete, kurse në tokat e çifligarëve shqiptarë në fshatra mund të krijoheshin shoqëri bujqësore me kapitale e teknikë italianë; 3) të vendosej një tarifë doganore prej 2% mbi mallrat që do të hynin në të dy vendet; 4) pranë institucioneve shtetërore shqiptare të vendoseshin dhe të qendronin vetëm
1
Francesco Jacomoni. Gjysma ime shqiptare. Tiranë: Ora, 2005, f. 96 Bernd J. Fischer. Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945. Tiranë: Çabej, 2004, f. 46 3 H. Selmani, op.cit., f. 310 4 AIH, A.V.10, Fl. 21 (Sulmi italian mbi Shqipërinë) 5 AIH, A.V.60, Fl. 34 2
135
organizatorë e teknikë italianë. Këto kundërpropozime iu paraqitën ministrit italian në Tiranë, F. Jacomonit, të cilit iu kërkua shtyrja e afatit të ultimatumit.1 Por, në pasditen e 6 prillit, në kryeqytet fluturuan aeroplanët e parë italianë, që hodhën fletushka, ku i bënin thirrje popullit shqiptar të mos organizonte qendresë. U shfaqën kështu shenjat e fillimit të agresionit italian. Të premten e zezë, më 7 prill 1939, trupat fashiste, të komanduara nga gjeneral A. Guzzoni, iu afruan brigjeve shqiptare. Pas disa orësh, ata zbarkuan në portet kryesore të vendit, si: Durrës, Vlorë, Shengjin dhe Sarandë, ku u përballën me rezistencën e forcave shqiptare. Për të shmangur okupimin e vendit, mbreti Zog bëri përpjekjen e fundit, duke dërguar një delegacion për të biseduar me komandantin e trupave italiane, A. Guzzonin, me qëllim arritjen e një marrëveshje të përbashkët, tentativë që dështoi. Kishte filluar pushtimi i qyteteve shqiptare nga Italia fashiste.2
1 2
ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 362 AIH, A.V.16, Fl. 36-37
136
KREU I TRETË DIPLOMACIA EVROPIANE DHE SHQIPЁRIA (1939-1946) 3. 1 Fuqitё e Mëdha evropiane dhe Shqipёria gjatë Luftës së Dytë Botërore Italia fashiste sulmoi të parën Shqipërinë në Ballkan. Më 7 prill 1939, topat e flotës italiane gjëmuan mbi bregdetin shqiptar dhe qielli u dhunua nga aeroplanët e Romës.1 Trupekspedita italiane me gjeneral korparmate, Alfred Guzzonin, zbarkoi në portet kryesore të vendit dhe filloi avancimin. Katër kolona nga Shëngjini, Durrësi, Vlora dhe Saranda marshuan drejt Lindjes. Njëkohësisht me anën e aeroplanëve, më 10 prill paradite, u dërguan trupa në Tiranë, ndërsa forca të tjera që përparonin në rrugë tokësore arritën po atë ditë në veri të Shkodrës dhe në jug të Tepelenës. Më 11 prill u okupua Elbasani, Berati dhe Gjirokastra. Të nesërmen u pushtua edhe Korça. Qysh më 13 prill 1939, invadimi në praktikë mund të konsiderohej i përfunduar, edhe pse malësitë në verilindje ishin të hapura, përsëri nëpërmjet delegacionesh ato iu nënshtruan vullnetarisht komandës së përgjithshme italiane. Më 15 prill u pushtua edhe Mati e Burgajeti. Rrjedhimisht, përshkrimi i operacioneve ushtarake tregonte se okupimi i Shqipërisë u realizua shpejt.2 Ai ishte pasojë e rezistencës së dobët dhe të paorganizuar të trupave shqiptare, që ndodheshin nën mbikqyrjen italiane.3 Duke qenë i çarmatosur, i përçarë dhe jo i përgatitur nga ana politike dhe ushtarake, populli shqiptar nuk mundi të përballonte një armik të egër dhe të pabarabartë, të armatosur me mjetet më moderne të luftës. Në këtë mënyrë, qëndresa me armë e një numri të vogël atdhetarësh, në të katër portet e në thellësi të vendit, u thye nga forca e madhe e pushtuesit.4 Sipas kryeministrit të Ciano-s, Filipo Anfuso-s, “sikur shqiptarët të posedonin një brigadë të armatosur mirë, kishin për t’i zbrapsur dhe hedhur italianët në Adriatik. Po Zogu pati një përkrahje të papërfillshme dhe nuk veproi siç duhet. Italianët nuk ndeshën pothuajse në kurrfarë qëndrese dhe, brenda pak ditësh, qenë në gjendje të shkelnin në të gjithë territorin e vendit, të penguar rastësisht vetëm nga paaftësia e tyre”.5 “Dokumentet gjermane pohonin se Zogu qëllimisht, pat përhapur fjalë se Tirana do të bombardohej, që rrugët të boshatiseshin dhe ai, pa u vënë re, të largohej me kalë” 6 për në Greqi, veprim aspak karakteristik për mbretin Zog që i kushtoi humbjen e popullaritetit. Pushtimi italian i Shqipërisë nuk solli reagimin e Lidhjes së Kombeve, çka tregonte paefekshmërinë e saj për të vepruar në përputhje me statutin e organizatës. Me porosi të mbretit Zog, i ngarkuari me punë në Paris, Mehmed Abid, i dërgoi një notë që denonconte agresionin Sekretarit të Përgjithshëm të Lidhjes, Joseph Avenol. Ai e konsideroi veprimin joinstitucional sepse kërkesa nuk i takonte as qeverisë shqiptare dhe as përfaqësuesit të saj të akredituar në Gjenevë. Rrethana që e detyruan Zogun I t’i bënte 1
Mazar Sopoti. “Ballkani i Ballkanasvet”, Bashkimi i kombit, v. II-të, nr. 99, Tiranë, E shtunë, 29 prill 1944, f.1 2 AIH, A.V.16, Fl. 37-38 3 Edwin Jacques. Shqiptarët. Tiranë: Kartë e Pendë, 1999, f. 445 4 Kasëm Kurti, “Agresioni fashist italian në prill të viti 1939 dhe qëndresa e popullit shqiptar”, Studime historike, nr. 2 - 1989, viti XLIII, f. 134 5 B. J. Fischer, Diktatorët e …, f. 51-52 6 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 54
137
vetë thirrje Sekretarit të Përgjithshëm ta ndihmonte Shqipërinë për rivendosjen e pavarësisë. Tentativë që u kufizua me leximin e letrës. Nën drejtimin italian, Shqipëria u largua nga Lidhja e Kombeve, më 14 prill 1939.1 Okupimi i shtetit shqiptar nga Italia fashiste shqetësoi diplomacinë evropiane. Ai ishte në kundërshtim me kushtet e marrëveshjes anglo-italiane për ruajtjen e status quo-së në Mesdhe. Kryeministri britanik, N. Chamberlain, e cilësonte veprimin italian në Shqipëri në shkelje me deklaratën e 2 janarit 1937, në të cilën Anglia dhe Italia binin dakord të mos modifikonin status quo-në lidhur me sovranitetin kombëtar të territoreve në rajonin e Mesdheut. Mirëpo, nga ana tjetër, në deklaratën në Dhomën e Komunëve, më 13 prill 1939, kryeministri britanik nuk e konsideronte të përfunduar marrëveshjen anglo-italiane. Çdokush me ndjenjë përgjegjësie nuk do të ndërmerrte ato ditë ndonjë veprim që mund të shkaktonte rritjen e tensionit ndërkombëtar. Prandaj, ai besonte në ekzistencën e një dëshire dypalëshe për plotësimin e dispozitave të marrëveshjes dhe natyrisht në dritën e ngjarjeve i takonte qeverisë italiane të shprehte të njëjtin qëllim.2 Por, propaganda fashiste theksonte se lulëzimi i Italisë buronte nga liria e veprimit dhe pozita e shëndoshë në detin Mesdhe. Kohët e paqes dhe të mirëqenies së kombeve mesdhetare përkonin me periudhën kur Italia zotëronte fuqi që garantonin ekuilibrin në këtë det. Për këtë arsye, zgjerimi i Italisë diktohej nga nevoja e lirisë së jetës dhe të hapësirës. Kjo vërtetonte se politika e Romës nuk kishte karakter hegjemonist, por nxiste bashkëpunimin me të gjitha fuqitë sidomos ato mesdhetare. Sepse Italia e mbështeste sistemin e Mesdheut në ekuilibrin e të drejtave dhe të forcave kombëtare.3 Në këtë linjë, Konti Ciano siguronte ministrin jugosllav në Romë se formula e adoptuar prej Italisë në aksionin kundrejt Shqipërisë frymëzohej nga respekti i indipendencës dhe integritetit shqiptar, ndërsa forma e qeverisjes që do t’i atribuohej Shqipërisë do të shprehte vullnetin popullor.4 Nga ana tjetër, B. Musolini i përgjigjej akuzave të shtypit në lidhje me pushtimin e Shqipërisë, duke sqaruar se: 1) interesat e Italisë zinin vendin më të dalluar në Shqipëri gjatë një shekulli, fakt i njohur nga Konferenca e Ambasadorëve. 2) Italia kishte bërë shpenzime kolosale për shkolla, spitale, rrugë deri te pagesat për uniforma ushtarake. Buxheti italian dhe shqiptar ishte gërshetuar pothuajse, por fondet italiane nuk ishin administruar mirë nga qeveria shqiptare. 3) Mbreti Zog kishte tradhëtuar popullin dhe arratisja e tij tregonte mungesë besimi. 4) Ndihma italiane kundër qeverisjes së keqe të mbretit ishte kërkuar nga shumë elemente të popullit shqiptar dhe qeveria italiane po botonte letra të kësaj natyre nga paria e vendit. 5) Shtetet fqinje, Jugosllavia dhe Greqia, ishin krejt të qeta. Beogradi kishte marrë sigurimet më formale nga qeveria italiane. 6) Marrëveshja anglo-italiane nuk kishte pësuar asnjë tronditje dhe, 7) pushtimi i Shqipërisë nga Italia fashiste nuk paraqiste rrezik.5 Këtë pikëpamje ndante edhe Berlini në një komunikatë zyrtare të botuar më 8 prill 1939, ku deklaronte se zbarkimi italian në Shqipëri ishte në përputhje me tekstin dhe frymën e Traktatit të Aleancës Mbrojtëse të vitit 1927. Gjermania shfaqte mirëkuptim të plotë për mbrojtjen e interesave italiane në këtë zonë dhe nuk mund të aprovonte 1
B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 60-61 AIH, A.V.116, Fl. 1-2 (Pyetjet e bëra në parlamentin anglez dhe përgjigja përkatëse lidhur me pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste. Viti 1939, e përkthyer nga Shpëtim Mema) 3 “Paqja e Mesdheut është paqe italiane”, Tomori, vjeti I, nr. 41, E premte, 19 prill 1940, f. 1 4 AIH, A.V.38, Fl. 20 5 AIH, A.V.10, Fl. 28 2
138
ndërhyrjen e fuqive evropiane në pozitën e zakonshme juridike dhe veprimet e partnerit të saj të Boshtit. Në të kundërt, sekretari britanik i punëve të jashtme, Edward Bridge, theksonte se pushtimi italian i Shqipërisë përbënte një hap jashtëzakonisht sinjifikativ – një plan ngushtësisht i lidhur dhe i bashkërenduar me Gjermaninë, që do të rezultonte me mbylljen e Adriatikut dhe izolimin e Jugosllavisë. Ai shprehte mendimin se kryetarët e shteteve besonin që Italia do ta kontrollonte Adriatikun; se një sulm kundër Jugosllavisë nuk mund të ndodhte, por Musolini mund të inkurajohej t’i hynte kësaj aventure sepse e cilësonte një punë të lehtë, që do të jepte shpejt frytet e një triumfi.1 Diplomacia italiane e sqaroi qëndrimin e saj ndaj problemit shqiptar në Jugosllavi. Në takimin me një përfaqësues të Ministrisë së Punëve të Brendshme jugosllave, Tomo Blladini, zyrtar i Ambasadës italiane në Beograd, pohonte se Italia nuk kishte asnjë qëllim negativ kundrejt Jugosllavisë, përkundrazi ajo duhet ta shihte aksionin italian si një paraqitje miqësore, sepse me ndërhyrjen në Shqipëri Roma pengonte një lojë të rrezikshme drejtuar kundër Jugosllavisë. Më tej, Blladini shtonte se qeveria italiane kishte refuzuar të ndihmonte ushtarakisht revoltat shqiptare për shkëputjen e një pjese të territorit jugosllav, duke falenderuar njëkohësisht Beogradin për qëndrimin në krizën e marrëdhënieve italo-shqiptare.2 Frika nga ekspansioni italian në Ballkan riaktivizoi sistemin e aleancave. Athina zyrtare tregohej e vendosur për të përballuar çdo sulm të Italisë fashiste, me ndihmën e aleates së saj, Britanisë së Madhe. Për këtë arsye, ministri grek në Londër i shprehte lordit Halifaks mirënjohjen e thellë të gjeneralit Metaksa për predispozitën për t’a mbështetur në mënjanimin e turbullirave me anë të forcës. Në rast të ndonjë veprimi që cënonte haptazi pavarësinë, qeveria greke do ta konsideronte jetike mbrojtjen me forcat e saj kombëtare. Ndërkaq, Londra do të ndihej e detyruar t’i siguronte përkrahje të plotë Athinës, si provë konkrete e miqësisë dypalëshe. Të njëjtin qëndrim do të mbante edhe Franca.3 Për qeverinë italiane, garancitë britanike dhe franceze përbënin një rrezik potencial në jetën e kombeve të vegjël dhe kompromentonin rëndë interesat e tyre. Ishte e dukshme që sigurimet e Londrës dhe të Parisit bënin pjesë në politikën e rrethimit të shteteve totalitare, pra të Gjermanisë dhe të Italisë, që po merrte forma më konkrete. Por, kjo strategji në vend që ta dobësonte boshtin Romë-Berlin do t’i shërbente forcimit të tij përballë kundërshtarëve, që synonin të ndalonin planin e përgjegjshëm të të drejtave të nevojshme mbi aspiratat e popujve që kërkonin të rronin të qetë e në paqe.4 Me këtë të ashtuquajtur mision, Italia fashiste vendosi regjimin e pushtimit në Shqipëri. Konti Ciano u udhëhoq nga parimi i aneksimit të vendit, bazuar në politikën e drejtësisë dhe të forcës. Ai dëshironte një koloni shqiptare, që të mos dukej e tillë, në mënyrë që të shmangte një alarm të paqenë te qeveritë e huaja. 5 Me porosi të Kontit Ciano, më 12 prill 1939, Asambleja Kushtetuese dekretoi njësimin e të drejtave civile dhe politike të qytetarëve italianë e shqiptarë. Neni 1 i jepte ekzekutim të plotë konventës vazhduese ndërmjet qeverisë shqiptare dhe asaj italiane, të angazhuara moralisht për 1
AIH, A.V.117, Fl. 5; 14 (Zhvillimet diplomatike të operacionit fashist të 7 prillit 1939, përkthyer nga Shpëtim Mema) 2 Daut Bislimi, “Pozita e shqiptarëve në fillimin e Luftës së Dytë Botërore 1939-1941”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 37-2007, Prishtinë, 2008, f. 98-100 3 AIH, A.V.10, Fl. 106-107 4 “Vulosje”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr. 89, Bari, E shtunde, 15 prill 1939, f. 1 5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 64
139
bashkimin shpirtëror që ekzistonte midis dy shteteve, me qëllim që të bashkëpunonin më afër në kuadër të sovranitetit të shteteve përkatëse, si vijonte: “Qytetarët e Mbretërisë së Shqipërisë në Itali dhe qytetarët e Mbretërisë së Italisë në Shqipëri gëzonin të gjitha të drejtat civile dhe politike si në tokën e tyre kombëtare”.1 Për të realizuar integrimin e Shqipërisë në perandorinë e re romake të Musolinit, Asambleja Kushtetuese u udhëzua të shpallte rrëzimin e monarkisë së Zogut dhe vendosi “Bashkimin personal”,2 që përcaktonte statusin e Shqipërisë në lidhje me Italinë. Kjo formë nënkuptonte bashkimin e dy shteteve që nuk kishin karakteristika kushtetuese të përbashkëta, me përjashtim të personit të sovranit.3 Në emër të mbretit Viktor Emanueli III, pushtetin do ta ushtronte Mëkëmbësi i Përgjithshëm, që u caktua Francesco Jacomoni, ish-ambasador i Italisë në Tiranë. Ai përfaqësonte autoritetin më të pushtetshëm në vend, ndonëse formalisht ekzistonte një qeveri shqiptare me kryeministër Shefqet Vërlacin.4 Me qëllim që të mënjanonte ndërlikimet ndërkombëtare, Konti Ciano i shpjegonte ambasadorit britanik, Lordit Perth, se Shqipëria do të vazhdonte të ishte shtet i pavarur nën kurorën e mbretit Viktor Emanueli III, i cili nuk do të lejonte copëtimin e mëtejshëm të vendit. Përkundrazi, qeveria italiane premtonte se në të ardhmen do të përpiqej për bashkimin e të gjitha trojeve shqiptare, të mbetura jashtë kufijve politike të 1913-ës.5 Mirëpo, “nxitja e irredentizmit shqiptar nga Italia gjatë Luftës së Dytë Botërore Botërore dhe bashkimi i një pjese të viseve shqiptare në përbërje të Perandorisë së Musolinit kishte vlerë të pjesshme, të përkohshme dhe mjaft të diskutueshme, sepse llogariteshin thjesht interesat ekspansioniste italiane në Ballkan”.6 Më 17 prill 1939, në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Italisë u krijua një nënsekretariat për çështjet shqiptare. Veprim që u pasua me suprimimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare dhe delegimin e funksioneve të saj autoriteteve italiane.7 Në postin e nënsekretarit për Shqipërinë u emërua Zenone Benini, bashkëpunëtor i ngushtë i Cianos. Ndërsa, më 3 qershor, Konti Ciano nënshkroi në Palazzo Chigi në Romë me ministrin e Jashtëm shqiptar, Xhemil Dino, një traktat që parashikonte bashkimin e shërbimeve diplomatike dhe konsullore midis Italisë dhe Shqipërisë. Shteteve, që kishin marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë, iu kërkua të mbyllnin legatat në Tiranë dhe t’i zëvendësonin me hapjen e konsullatave.8 Franca, SHBA-ja dhe Turqia i mbyllën legatat e tyre, ndërsa shtete të tjera, si: Britania, Greqia, Jugosllavia, Rumania dhe Bullgaria i pranuan kërkesat italiane. Britania, për të shmangur akuzat e mundshme për njohje zyrtare të agresionit 1
“Njësimi i të drejtave civile e politike të qytetarëve italianë e shqiptarë”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr. 104, Bari, E enjte, 4 maj 1939, f. 1 2 “Italia dhe Shqipëria. Një letër e Giovanni Papini-t”, Tomori, v.II-të, nr.81, Tiranë, E martë, 25 mars 1941, f. 1 3 Sami Repishti, “Faik Konica për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste”, Studime historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997, f. 100 4 Xhelal Gjeçovi, Paskal Milo, Beqir Meta etj. Historia e popullit shqiptar, vëll. IV. Tiranë: Toena, 2008, f. 25 5 Xhelal Gjeçovi, “Lufta e Dytë Botërore dhe Shqipëria”, Studime historike, nr.1-2, 2005, f. 130 6 Marenglen Verli, “Çështja shqiptare, politikat e fqinjëve dhe gjeopolitikat ballkanike gjatë shek. XX”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 30-2000, Prishtinë, 2003, f. 49 7 Hamit Kaba, “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore 1939-1944”, Kosova 31/32, Instituti i Historisë – Prishtinë, 2009, f. 133 8 Paskal Milo, “Statusi i Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, 2000, f. 169
140
ushtarak të Italisë, i kërkoi Romës të mos e përcillte ngjarjen me publicitetin e pamerituar.1 Nga ana tjetër, komanda e trupave pushtuese përqendroi drejtimin dhe kontrollin e forcave ushtarake në Shqipëri. Gjenerali italian Cristino Agostinucci dhe koloneli Enrico Palandri zunë vendin e oficerëve anglezë të xhandarmërisë. Politikë që u mbështet nga qeveria kolaboracioniste e Tiranës. Në një audiencë në Quirinal, në prani të Cianos, Staraces, Beninit, Jacomonit dhe sekretarëve të shtetit për ushtrinë, një delegacion shqiptar, i përbërë prej kryeministrit Sh. Vërlaci, ministrit të Jashtëm Xh. Dino, ministrit të Arsimit E. Koliqi dhe tri oficerëve, i dorëzoi një notë mbretit të Italisë. Në të paraqitej vendimi i Këshillit të Ministrave të Shqipërisë, më 26 maj 1939, që ushtria shqiptare t’i inkorporohej Italisë. Sovrani iu përgjigj pozitivisht kësaj kërkese. Kështu, ushtria italiane në Shqipëri në forcën e një armate do të vihej nën komandën e plotë dhe ekskluzive të Italisë.2 Në të njëjtën audiencë, mbreti Viktor Emanueli III i dorëzoi delegacionit shqiptar dokumentin e statutit të ri të hartuar në Romë, që do të hynte në fuqi më 4 qershor 1939. Statuti përfshinte 54 artikuj, të adoptuar kryesisht prej dispozitave që zbatoheshin në Itali. Art. 1 - shpallte Shqipërinë monarki konstitucionaliste; art. 2 - caktonte flamurin e ri kombëtar; art. 3 - vendoste shqipen si gjuhë zyrtare të vendit; art. 4 - garantonte lirinë e besimeve; art. 5 - përcaktonte ushtrimin e pushtetit legjislativ nga mbreti në bashkëpunim me një “Këshill Korporativ”. Thirrja e Këshillit, përpilimi i rendit të ditës, emërimi i presidentit dhe zv.presidentit i rezervohej kurorës, e cila kishte mundësi të gjera influence. Pjesa tjetër e statutit ishte identike me atë të imperos.3 Përpos kontrollit politiko-ushtarak, qeveria italiane i dha përparësi shfrytëzimit ekonomik të Shqipërisë. Më 20 prill 1939, u nënshkrua në Tiranë marrëveshja ekonomike, doganore e valutore ndërmjet ministrit shqiptar Fejzi Alizoti dhe Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Italisë në Shqipëri, Francesco Jacomoni.4 Konventa përcaktonte 1
B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 74-75 AIH, A.V.16, Fl. 41 3 Ibid., Fl. 41-42 4 “Bashkimi ekonomik, doganuer, valutar midis Italisë dhe Shqipërisë në dritën e bashkëpunimit ma të plotë”, Gazeta Shqiptare, viti XVII, nr. 104, Bari, E enjte, 4 maj 1939, f. 1 (Përmbajtja e konventës: I. Bashkimi doganor. Neni 1 - Mbretëria Italiane dhe Mbretëria Shqiptare kushtetoheshin në bashkim doganor. Prandaj tokat e të dy shteteve do të konsideroheshin për efekt të zbatimit të tarifave e të ligjeve të tjera doganore, sikur të formonin një tokë të vetme. Përveç parashikimeve të përjashtuara prej Konventës, ndërmjet Mbretërisë Italiane dhe Mbretërisë Shqiptare do të zbatohej liri e plotë dhe e tërë në tregti, në mënyrë që mallrat italiane të dërguara në Shqipëri dhe anasjelltas të konsideroheshin si nga njëra anë ashtu edhe nga tjetra si mallra kombëtare, të dërguara nga një port i shtetit në tjetrin. Neni 2 - Prej të dy shteteve që përbënin bashkimin doganor italo-shqiptar do të aplikoheshin: a) tagrat doganore të përcaktuara, në çdo kohë, nga tarifa e përgjithshme e Mbretërisë Italiane ose ato më të ulëta të caktuara me ligje autonome të Imperos ose që rezultonin nga traktate e konventa doganore të stimuluara prej tij me Shtete të treta; b) ligjet doganore italiane, rregullorja përkatëse, repertori për zbatimin e tarifës doganore e çdo tjetër dispozitë në fuqi në Itali ose që do të urdhërohej në Itali, atëherë kur bashkimi doganor, në lidhje me qëllimet e veta, do të kërkonte aplikimin dhe nuk do të ishte në kundërshtim me dispozitat e kësaj konvente. Neni 3 Mbretëria Italiane dhe Mbretëria Shqiptare ruanin autonomi të plotë tagrash përsa i takon taksave dhe tatimeve të brendshme respektive, edhe në rast që për mallrat e importuara e të eksportuara, këto taksa e tatime aplikoheshin nga zyrat doganore në kohën e importit dhe të eksportit, në titull mbitakse kufiri, shtene, taksë zbritjeje, taksë konsumi etj. Në rast se këto taksa e tatime nuk do të ishin të zakonshme për të dy shtetet, shteti në të cilën ato ishin në fuqi, do të gëzonte të drejtën t’i nxirrte edhe mbi mallrat që vinin nga shteti tjetër dhe do t’i rimbursonte mbi mallrat e dërguara në shtetin tjetër, nëse rimbursimi ishte 2
141
bashkimin doganor midis dy shteteve, duke e konsideruar tokën shqiptare si pjesë të Mbretërisë Italiane. Për këtë arsye do të zbatoheshin ligjet dhe tarifat doganore italiane për tregtinë me jashtë. Mbulesa e qarkullimit të Bankës Kombëtare të Shqipërisë do të përbëhej prej lirash italiane, në bankonota dhe të tjera kredi mbi Banca d’Italia. Duke qenë nën ndikimin italian, BKSH-së iu besua monopoli i tregtisë së kambiove dhe divizave. Bankonotat në franga shqiptare të lëshuara prej saj ishin të konvertueshme me anë çeqesh ose urdhër derdhjesh, në sasi ekuivalente lirash italiane, dhe me çdo valutë tjetër. Qeveritë e dy vendeve do të emëronin një Komitet Mikst të ngarkuar për ekzekutimin e kësaj konvente. Ajo hynte në fuqi në datën e nënshkrimit dhe mund të ndryshohej me marrëveshje të përbashkët ndërmjet Italisë dhe Shqipërisë. Konventa do të ratifikohej nga organet kompetente të dy vendeve dhe shkëmbimi i ratifikimeve do të bëhej në Romë.1 parashikuar nga dispozitat me karakter të përgjithshëm për eksport ndaj çdo vendi tjetër. Në rast se taksat dhe tatimet e lartpërmendura aplikoheshin në të dy shtetet e bashkimit doganor, por në masë të ndryshme, nxjerrja dhe rimbursimi do të kufizohej me diferencën. Neni 4 - Kjo konventë nuk ndryshonte në të dy shtetet kontraktuese regjimin e mallrave që në Mbretërinë Italiane ose në Mbretërinë Shqiptare ishte objekt monopoli të prodhimit, importimit, eksportimit ose shitjeve të ushtruara drejtpërdrejtë prej shtetit me administrimin e vet ose të dhëna me koncesion enteve të tjera. Për rrjedhojë, të dy shtetet kontraktuese rezervoheshin të përfundonin marrëveshje të veçanta. Derisa me këto akorde nuk do të vendosej ndryshe, mallrat që ishin objekt monopoli të njerit prej të dy shteteve mund të dërgoheshin me destinacion në shtetin tjetër, nën kushtet e përshkruara për mallrat dhe të njëjtat lloje të importuara dhe të eksportuara për çdo vend tjetër. Neni 5 - Bashkimi doganor italo-shqiptar do të aplikonte dispozitat dhe përshkrimet që ishin në fuqi në Mbretërinë Italiane, përsa i përket ndalimit të importit dhe të eksportit që kishte lidhje me politikën e shkëmbimeve me shtetet e huaja dhe deroget që mund t’iu akordoheshin ndalimeve të tilla për mallra ose sasi të caktuara. Po ashtu do të aplikoheshin në tokën e bashkimit doganor dispozitat specifike që rregullonin në Mbretërinë Italiane, dhe në mënyrë të posaçme për marrëdhëniet me shtetet e jashtme, prodhimin, mbledhjen dhe ndarjen për konsum të disa mallrave të caktuara. Masat e adoptuara për aplikimin e këtyre normave do të caktoheshin prej Komitetit Mikst të parashikuar në nenin 20. Neni 6 Secili prej dy shteteve kontraktuese rezervonte të drejtën të aplikonte shkëmbimet me shtetin tjetër, ndalimet dhe përshkrimet që do të quheshin prej tij të domosdoshme për të garantuar sigurimin dhe pacënueshmërinë publike, për të ndaluar përhapjen e epidemisë ose epizotisë dhe për të mbrojtur bimët e tij nga importimi dhe nga përhapja e insekteve dhe e parazitëve të tjerë të dëmshëm. Neni 7 - Mbretëria Italiane dhe Mbretëria Shqiptare do të siguronin që traktatet dhe marrëveshjet me karakter tregtar, doganor e valutor që ishin në fuqi ndërmjet Italisë dhe shteteve të tjera të shtriheshin edhe në Mbretërinë Shqiptare. Për pasojë, kjo e fundit do të përfundonte në afatet më të afërme traktate dhe akorde me karakter tregtar dhe doganor që ekzistonin midis Shqipërisë dhe shteteve të treta. Lidhja e traktateve dhe e akordeve me karakter tregtar, doganor e valutor ndërmjet bashkimit doganor italo-shqiptar e shteteve të treta i besohej Italisë, duke u marrë vesh se, për mbrojtjen e interesave të veçanta të Shqipërisë, do të bënin pjesë në delegacionet e ngarkuara të qeverisë italiane për negociatat relative edhe delegatë të qeverisë shqiptare. Neni 8 - Gjestioni i doganave të bashkimit doganor italo-shqiptar dhe i shërbimeve përkatëse të rojes ndër kufij të tokës e të detit merrej përsipër nga administrata doganore italiane me kushtet që do të caktoheshin në marrëveshjen që përmendej në nenin 9 të mëposhtëm. Administrata në fjalë do të merrte përsipër shpenzimet relative. Të ardhurat doganore të nxjerra në Mbretërinë Shqiptare nënkuptoheshin të ribursuara Thesarit shqiptar sipas dispozitave të nenit 17. Neni 9 - Dispozitat për të cilat bëhej fjalë në nenet e mësipërme do të aplikoheshin duke filluar nga data që do të caktohej me një marrëveshje tjetër ndërmjet dy qeverive. Kjo marrëveshje do të përfundonte jo përtej 31 majit të ardhshëm dhe, midis të tjerash, duhej të përbënte dhe të disiplinonte organizimin teknik, administrativ e llogaritar të shërbimeve, sistemimin e personelit në shërbim pranë doganave shqiptare, si dhe materien e lehtësive doganore. Kuptohej se dëftimet doganore, manifestet dhe të tjera botime zyrtare për t’u përdorur pranë doganave shqiptare do të shtypeshin në gjuhën italiane dhe shqipe. Të dyja gjuhët do të mund të përdoreshin në mbushjen e deklaratave doganore, të manifesteve e të akteve të tjera zyrtare të doganave vetë.) 1 “Bashkimi ekonomik, doganuer, valutar midis Italisë…, f. 1
142
Nga ana tjetër, qeveria italiane i kushtoi vëmendje të posaçme politikës së fashistizimit të vendit. Për përhapjen e ideologjisë fashiste u përdorën mjetet e informimit masiv, të cilat censuroheshin nga autoritetet e pushtimit. Drejtoria e Përgjithshme për Shtypin, Propagandën dhe Turizmin drejtohej nga italiani N. Larusso Attoma, që kontrollonte të gjithë veprimtarinë e zhvilluar në këtë fushë. Në shtyp kritikohej qëndrimi i demokracive perëndimore anglo-franceze, që vepronin nën maskën e qytetërimit. Ato akuzoheshin si zotërues egoist, shushunja të pangrira të popujve të vegjël e të kontinenteve të robëruar, të cilat, me intrigat e tyre dinake, e kishin copëtuar Shqipërinë në shkallën më tragjike.1 Ndërkaq, në gazetën “Tomori” botoheshin artikuj në shërbim të propagandës fashiste. “Lavdërohej politika e Italisë që kishte mbajtur larg Ballkanit përhapjen e luftës me pasoja fatale. Në Shqipëri dhe në të gjitha shtetet e Evropës ballkanike dhe danubiane vështrohej nga Roma, duke njohur funksionin e saj konstruktiv. Propagandohej se Shqipëria do të përfitonte nga lufta në të gjitha drejtimet. Pozita e saj politike si pjesë e Bashkësisë Perandorake të Romës paraqitej e ndryshme në krahasim me gjendjen e përjetuar në regjimin kaotik të së shkuarës. Kufijtë tokësore dhe brigjet detare të Shqipërisë ishin të mbrojtur dhe, në këtë rreth të hekurt, ajo mund të vazhdonte qetësisht punën e saj e të priste me besim të plotë ardhmërinë e vet”.2 Ndërkohë, Musolini kishte krijuar bindjen se suksesi perandorak i Italisë kërkonte ndërhyrje në Ballkan. Duçja urdhëroi instalimin e një ushtrie të fuqishme në vend, duke marrë masat për të siguruar një veprim të shpejtë në rast nevoje nga bazat e Shqipërisë.3 Politikë që shqetësoi qarqet diplomatike të Londrës mbi përqendrimin e trupave italiane në gadishull. Këshilli britanik i Ushtrisë analizonte se, me përjashtim të Shkodrës, të gjithë qytetet e tjerë të mëdhenj ndodheshin në jug të Tiranës. Pushtimi i tyre kërkonte garnizone të konsiderueshme në numër, që t’i jepte mundësi forcave italiane të kontrollonin pikat kyçe si dhe komunikacionin rrugor. Prania e bërthamës së trupave italiane në pjesën jugore të Shqipërisë lidhej gjithashtu dhe me përmirësimin e sistemit rrugor në drejtim të kufirit grek, me synimin për të lehtësuar vendosjen në këtë zonë. Edhe pse Italia nuk tregonte qëllime imediate ofensive kundër Greqisë, Këshilli britanik i Ushtrisë ndiqte situatën me tension.4 Në letrën që Konti Ciano i dërgoi Mëkëmbësit të Përgjithshëm në Shqipëri, F. Jacomonit, më 22 gusht 1940, e informonte se, duke kordinuar sektorët e ndryshëm të aktivitetit politiko-ushtarak, për çështjen italo-greke ishte vendosur që të ngadalësohej ritmi i aksionit në këtë lëmë. Por, forcat italiane duhej të qëndronin në gadishmëri për të vënë në jetë planin e veprimit në çdo kohë.5 Ky fakt diktoi Foreign Office-in të aprovonte zhvillimin e aktiviteteve subversive në Shqipëri, duke hequr dorë nga pozicioni i mëparshëm i njohjes de facto të pushtimit të vendit. Ndryshim që ishte rrjedhojë e fushatës propagandistike dhe rritjes së tensionit të ushtruar nga Roma kundrejt Athinës. Prandaj, britanikët shfaqnin interes të nxisnin rezistencën e popullit shqiptar kundër okupatorit, prirje që kufizohej nga llogaritja e interesave të tyre në rajon.6 1
Nebil Çika. “Shqipnia dhe anglezët”, Tomori, vjeti I, nr. 90, Tiranë, E enjte, 13 qershor 1940, f. 1 “Shqipnija dhe konflikti europian”, Tomori, vjeti I, nr. 86, Tiranë, E djelë, 9 qershor 1940, f. 2 3 “Italija e shpëtoi Shqipninë”, Fashizmi, vjeti XVIII, nr.174, Tiranë, E martë, 12 dhjetor 1939, f. 2 4 AIH, A.V.116, Fl. 4-5 5 AIH, A.V.38, Fl. 21 6 Beqir Meta, “Qëdrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në fillimet e Luftës së Dytë Botërore (19391941)”, Studime historike, nr.1-2, 2005, f. 150-151 2
143
Britanikët përgatitën plane për fillimin e luftës guerrilase dhe mundësisht të kryengritjes kundër sundimit italian. Ata hynë në kontakt me një numër grupesh shqiptare, të organizuara jo mirë, të cilët i përdorën për mbledhje informacioni dhe sigurimin e një rrjeti të gjerë lidhjesh. Midis tyre dalloheshin vëllezërit Kryeziu që krijuan besim te britanikët, për shkak të qëndrimit të tyre properëndimor dhe ndikimit që kishin në Kosovë e Shqipëri. Zbulimi ushtarak (R) dhe agjentët e Seksionit D në Jugosllavi hynë në lidhje me udhëheqësit shqiptarë në mërgim dhe vendosën sasi të mëdha lënde shpërthyese pranë kufirit shqiptar. Foreign Office dhe Komanda e Lartë e Lindjes së Mesme e miratuan planin e Seksionit D, por i paralajmëruan agjentët që të mos ndërmerrnin asnjë veprim që mund të provokonte agresionin italian kundër Greqisë. Një udhëzim i tillë pengoi edhe shpërthimin e një kryengritjeje në Shqipëri.1 Më 28 tetor 1940, ministri italian në Athinë, Grazzi, i dorëzoi qeverisë greke një komunikatë për shpalljen e luftës. Ajo përmbante akuza për shkelje të neutralitetit, me vënien e porteve greke në dispozicion të flotës britanike. Për më tepër, Roma zotëronte prova se Greqia kishte lidhur me Anglinë marrëveshje me karakter ushtarak detar dhe ajror. Po ashtu, qeveria italiane si përfaqësuese e interesave shqiptare nuk mund të pranonte persekutimin e popullit shqiptar të Çamërisë nga autoritetet greke. Për këto arsye, qeveria italiane i kërkonte Greqisë t’i lejonte trupat italiane të zinin disa pika strategjike gjatë konfliktit me Britaninë e Madhe dhe të urdhëronte autoritetet ushtarake të mos bënin qëndresë në mënyrë që pushtimi të realizohej paqësisht. Por, gjenerali Metaksa e refuzoi kategorisht ultimatumin e Romës, duke i hapur rrugë konfliktit të armatosur.2 E papërgatitur siç duhet, ushtria italiane sulmoi Greqinë me shpresën se Metaksai do t’i binte vetë në dorë Musolinit, por rrjedha e ngjarjeve dëshmoi të kundërtën. 3 Duke ndjekur trupat italiane, forcat greke kapërcyen kufirin shqiptar në Korçë, ku gjenerali Metaksa, me shumë mençuri, shpërndau me radio një mesazh. Ai sqaronte se grekët kishin për mision jo vetëm të lironin prej zgjedhës së huaj popullin e tyre, por edhe vëllezërit shqiptarë. Kjo thirrje i inkurajoi shqiptarët e jugut t’i vinin në ndihmë trupave greke. Por Metaksai vdiq dhe grekët, që kishin depërtuar thellë në tokën shqiptare, iu rikthyen pretendimeve të vjetra për Vorio-Epirin.4 Këtë fakt e konfirmoi edhe ambasadori britanik në Athinë, Michael Palairet, kur raportonte në Londër se grekët i kishin drejtuar sytë nga Epiri i Veriut. Nuk dihej çfarë vijë synonin të përcaktonin me saktësi, por ndoshta rrugën jugore më të afërt me kufirin. 5 kufirin.5 Në favor të aneksimit të Shqipërisë së Jugut punoi gjithashtu qeveria greke në mërgim, e cila u përpoq të minimizonte kontributin e shqiptarëve përkrah trupave greke në luftë kundër pushtuesit fashist. Ajo zhvilloi një aktivitet të gjerë diplomatik dhe një propagandë intensive në opinionin publik ndërkombëtar, duke e paraqitur Shqipërinë si një vend armik, që nuk meritonte asnjë mbështetje prej Koalicionit Antifashist.6 Pushtimin italian të Greqisë u përpoq ta shfrytëzonte edhe Zogu për t’i dhënë fund mosangazhimit politik të kërkuar nga autoritetet britanike. Ai nuk kishte abdikuar nga 1
B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 147-149 Arben Puto. Lufta italo-greke: diktatorë e kuislingë. Tiranë: Toena, 2011, f. 70-71 3 Gian Carlo Fusco. Lufta në Shqipëri. Tiranë: 55, 2008, f. 6 4 AIH, A.V.51, Fl. 68 5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 119 6 Beqir Meta, “Qëndrimi i qeverive greke ndaj rezistencës antifashiste të popullit shqiptar”, Studime historike, nr.3-4, 2009, Tiranë, 2009, f. 305 2
144
kurora mbretërore, por gëzonte statusin e qytetarit të thjeshtë në mërgim.1 Zogu i paraqiti ish përfaqësuesit të plotëfuqishëm të Anglisë në Shqipëri, Andrew Ryan-it, i cili shërbente si ndërmjetës jozyrtar midis tij dhe Foreign Office-it, planin konkret të veprimit kundër italianëve, për t’i ardhur në ndihmë ushtrisë greke. Në parim, Foreign Office, Ministria e Luftës dhe Zyra e sapohapur e Operacioneve Speciale e pranuan idenë e shfrytëzimit të Zogut. Por, plani i tij u vu në diskutim nga njeriu i fortë i Greqisë, gjenerali Metaksa, i cili donte të mbante me çdo kusht territoret e Shqipërisë së Jugut, që mund të rrezikoheshin me organizimin e qëndresës së Zogut kundër okupatorit fashist. Ishte e qartë se politika e Britanisë në këtë periudhë përcaktohej nga ndjeshmëria greke.2 Diplomacia britanike, që përkrahte pretendimet e Greqisë aleate për Vorio-Epirin, paraqitej e dyzuar për qëndrimin që duhej të mbante në lidhje me kufijtë dhe statusin e Shqipërisë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Londra rendiste argumentet në të mirë të Shqipërisë së pavarur, si më poshtë: 1) shqiptarët përfaqësonin një komb të shquar etnik dhe zhdukja e tyre nuk do të ishte e moralshme; 2) një deklaratë për mbrojtjen e pavarësisë do t’i nxiste shqiptarët t’i rezistonin Italisë dhe, 3) përkrahja e indipendencës së vendit do të largonte mosbesimin se Britania mund të hynte në marrëveshje me qeverinë fashiste, e jo ta përmbyste atë. Ndërsa, argumentet kundër kësaj deklarate ishin: 1) shqiptarët nuk mund të qëndronin më vete dhe do të ishin gjithmonë të varur nga një fuqi tjetër për ndihmë e mbështetje me mjete financiare. Në situatën ekzistuese ballkanike ishte e pamundur të parashikohej se cili shtet mund të mbronte Shqipërinë e pavarur paslufte. Italia ishte sigurisht fuqia mbrojtëse e natyrshme, por aleatët nuk mund t’a lejonin të luante edhe një herë këtë funksion. 2) Pëlqimi i qeverisë greke ishte i nevojshëm për çdo deklaratë për të ardhmen e Shqipërisë. Sepse Athina tregohej e vendosur për rektifikimin e kufijve jugorë. Për britanikët, mënyra më e mirë ishte që grekët ta mbanin të pushtuar Shqipërinë edhe pas lufte, pasi vështirë të gjendej ndonjë shpërblim territorial për ta. Së fundi, qeveria greke refuzonte propozimin britanik për të organizuar një kryengritje në Shqipërinë e Veriut.3 Më 31 dhjetor 1940, zyrtari i Foreign Office-it, z. Campbell, pas diskutimeve jozyrtare me anëtarë të qeverisë jugosllave, njoftonte pikëpamjet e tyre për të ardhmen e shtetit shqiptar. Së pari, Beogradi e cilësonte dritëshkurtër politikën greke të copëtimit të Shqipërisë. Ajo nuk mund të siguronte përkrahjen e popullsisë vendase nëse, si shpërblim për rezistencën e tyre kundër Italisë, shqiptarët do të gjenin vendin e tyre të pushtuar nga grekët. Së dyti, copëtimi i Shqipërisë, që do të pranohej pa dëshirë nga qeveria jugosllave, vetëm se do të krijonte shqetësime të tjera dhe turbullira midis shqiptarëve, grekëve dhe jugosllavëve. Çka do të influenconte përdorimin e të njëjtës politikë me atë të Fuqive të Boshtit, duke ngritur pretendimet e Beogradit për tokat greke dhe anasjelltas. Së treti, qeveria jugosllave përkrahte idenë e pavarësisë dhe të integritetit të Shqipërisë, në bazë të parimit “Ballkani për popujt e Ballkanit” dhe dëshironte të përjashtonte çdo ndikim problematik të pranisë territoriale të ndonjë Fuqie të Madhe në Ballkan. Pasi në qoftë se indipendenca dhe tërësia tokësore e Shqipërisë do të viheshin në diskutim, atëherë aspirata nacionaliste rivale do të lindnin në Jugosllavi dhe në Greqi, duke favorizuar intervencionin e shteteve të mëdha. Së katërti, autoritetet jugosllave i 1
Xhelal Gjeçovi, “Forcat politike në vitet e pushtimit fashist dhe qëndrimi i tyre ndaj Luftës së Armatosur Çlirimtare”, Studime historike, nr. 3-4, 2000, viti LIV, f. 81 2 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 152-156 3 AIH, A.V.123, Fl. 1-2 (Shqipëria. Letra e z. Noel-Bajker drejtuar z. Batler)
145
frikësoheshin destabilitetit greko-italian, në rast se shqiptarët do t’i rezistonin Italisë fashiste. Ky preokupim i Beogradit për sentimentet greke buronte nga dëshira e tyre për të evituar ndonjë fërkim të mundshëm greko-jugosllav.1 Sipas Musolinit, pushtimi i Shqipërisë e kishte kthyer Adriatikun në liqen italian, ndërsa rënia e Greqisë do ta kthente Mesdheun lindor në det italian, duke mënjanuar edhe prezencën britanike.2 Por, luftimet në frontin grek përfunduan me disfatën e ushtrisë italiane, që kërkoi ndihmën e Hitlerit për realizimin e objektivave strategjike në rajon. Gjermania naziste iu përgjigj thirrjes së Musolinit, duke urdhëruar përparimin e trupave drejt Greqisë. Në prag të pushtimit, Shefi i Shtabit të Ushtrisë Greke, gjenerali Papagos, nuk pranoi të tërhiqte forcat nga territori shqiptar. Athina ishte e gatshme të sakrifikonte invadimin gjerman se sa të humbiste kapitalin politik, që do t’i vlente për aneksimin e Shqipërisë së Jugut paslufte. Kështu, më 21 prill 1941, Komandanti i Korpusit të III të Armatës Greke të Maqedonisë Perëndimore, gjenerali Tsolakoglu, u dorëzua te Vermahti.3 Në takimin e Vjenës, më 22 prill 1941, u diskutua çështja e kufijve të Shqipërisë midis Kontit Ciano dhe ministrit të Jashtëm të Gjermanisë, Joachim von Ribbentrop. Ky i fundit pohonte se megjithë angazhimet që ishin marrë kundrejt Mbretit të Bullgarëve, Hitleri kishte pranuar kërkesat e Italisë në lidhje me Kosovën. Ndërkaq, ai mendonte të mbante pjesën e Ljetotenit për Bullgarinë dhe atë të Mitrovicës në favor të Serbisë, sepse në këto territore bënin pjesë miniera me pronësi gjermane. Po ashtu, Ribbentrop-i shfaqte pëlqim të plotë mbi rivendikimet territoriale kundrejt Greqisë, pra aneksimin prej Shqipërisë të tokave që përfshiheshin midis kufirit dhe vijës Follorinë-Pind, Artë, Prevezë dhe aneksimin prej Italisë të ishujve jonianë. Për pjesën tjetër të Greqisë, Hitleri ishte dakord mbi oportunitetin që asnjë vendim të mos merrej përpara mbarimit të konfliktit të përgjithshëm.4 Por, planet e Fuqive të Boshtit nuk përkonin me mendimin e Foreign Office-it, që ishte në favor të pretendimeve greke për Epirin e Veriut. Zyrtari P. Dixon argumentonte se grekët i pushtuan me armë territoret që kërkonin për rivendikim. Ata asnjëherë nuk u mundën në luftë nga italianët. Grekët i braktisën territoret e pushtuara vetëm me invadimin gjerman. Megjithatë, në fund të luftës, i gjithë kombi grek do të kërkonte të mbante territoret ku armët e tyre i damkosën. Së dyti, britanikët dëshironin ta shpërblenin Athinën për rolin që luajti në luftë përkrah aleatëve. Ata nuk mund t’i jepnin Qipron, Dodekanezin, por do të bënin çmos për t’i siguruar Shqipërinë e Jugut. Ndonëse dorëzimi i këtij territori Greqisë, mund të ngjallte pretendime nga ana e Jugosllavisë për Shqipërinë Lindore. Pra, shteti shqiptar rrezikonte të copëtohej midis grekëve e jugosllavëve dhe, në këtë mënyrë, do të ishte praktikisht e pamundur ndërtimi i një Shqipërie të pavarur. Ky ishte qëllimi edhe i kryeministrit të Greqisë, Tsouderos, i cili në fjalimin që mbajti në mbledhjen e komunitetit grek në Londër, më 15 nëntor 1941, paraqiti idenë e një Greqie të re, të bashkuar dhe të madhe paslufte, duke përfshirë Epirin e Veriut, Dodekanezin, Maqedoninë dhe Qipron.5
1
AIH, A.V.123, Fl. 14-15 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 61 3 Beqir Meta. Tensioni greko-shqiptar 1939-1949. Tiranë: Geer, 2002, f. 76-77 4 AIH, A.V.38, Fl. 23 5 AIH, A.V.129, Fl. 5, 25 2
146
Këto kërkesa territoriale të Greqisë binin në kundërshtim me parimet demokratike të “Kartës së Atlantikut”, të nënshkruar më 14 gusht 1941, midis kryeministrit britanik, W. Churchill dhe presidentit amerikan, F. Roosevelt. Ata deklaronin se: 1) nuk aspironin zgjerime tokësore për vendet e tyre dhe se, 2) nuk do të mbështesnin as ndryshimet territoriale nga shtetet e tjera, që nuk pranoheshin lirisht prej popujve të interesuar. 3) Të dyja palët zotoheshin se do të respektonin të drejtën e vetëvendosjes së popujve dhe 4) do t’u njihnin kushte të barabarta në ushtrimin e tregtisë dhe në shfrytëzimin e lëndëve të para të gjitha shteteve, të mëdhenj dhe të vegjël, fitimtarë apo të mundur. 5) Ata shprehnin përkrahjen e plotë për thellimin e bashkëpunimit ekonomik midis vendeve, me qëllim rritjen e standardit të jetesës, përparimin ekonomik dhe sigurimet shoqërore. Gjithashtu, dy parimet e tjera garantonin vendosjen e paqes, që do t’i çlironte popujt nga frika e presioni dhe do t’u mundësonte të drejtën e lundrimit të lirë në dete e në oqeane. 8) Kryeministri britanik dhe presidenti amerikan deklaronin se të gjitha shtetet do të miratonin nevojën për një çarmatim të përgjithshëm, duke instaluar një sistem sigurimi kolektiv. Për shqiptarët rëndësi të veçantë kishte parimi që shprehte qëndrimin e aleatëve perëndimorë për mosndryshimin e kufijve pa aprovimin e vendeve të interesuara dhe respektimi i vullnetit të popujve për vetëvendosjen e fatit të tyre. Kjo nënkuptonte se dy Fuqitë e Mëdha nuk njihnin as pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste, më 7 prill 1939, dhe as copëtimin e Jugosllavisë nga shtetet e Bllokut Fashist, në prill 1941. Për rrjedhojë, koalicioni anglo-amerikan nuk njihte as zgjerimin e Shqipërisë politike me territorin e Kosovës dhe të Maqedonisë që ishte vendosur nga Fuqitë e Boshtit në kohën e copëtimit të Jugosllavisë. Kurse forma e regjimit në Shqipëri do të përcaktohej nga populli me anë të votimit të përgjithshëm, pas çlirimit nga zgjedha fashiste. Parimet e Kartës së Atlantikut u mirëpritën nga populli shqiptar sepse ringjallën shpresën për rifitimin e pavarësisë së humbur dhe realizimin e bashkimit kombëtar, gjithmonë nëse ata luftonin me vendosmëri përkrah aleatëve.1 Zbatimin e principeve të Kartës së Atlantikut për rastin e Shqipërisë e vlerësoi me nota pozitive edhe mbreti Zog në intervistën e dhënë për gazetën “Manchester Guardian”. Sipas tij, “përderisa Karta e Atlantikut garantonte pavarësinë dhe lirinë e të gjithë kombeve ishte e qartë që ajo siguronte gjithashtu indipendencën e Shqipërisë në sovranitet të plotë dhe me kufijtë e saj kombëtarë. S’kishte se si të imagjinohej ndonjë përjashtim dhe as që mund të lejohej një gjë e tillë prej opinionit publik ndërkombëtar.2 Mirëpo, në kontrast me idealet demokratike të funksionimit të rendit të ri botëror, Italia fashiste vijonte politikën e shfrytëzimit të pozitës gjeografike dhe burimeve ekonomike të vendit. Industrialistët italianë u përqendruan në kërkimin dhe nxjerrjen e mineraleve të nevojshme për zhvillimin e luftës. Shoqëria S.I.M.S.A e shtoi prodhimin e bitumit të pastruar në formë buke apo të fluksuar që përdorej për shtrimin e rrugëve nga 10-15 ton/ditë në nivelin e 50 tonëve. Kjo u arrit nëpërmjet riaktivizimit të galerive të shembura gjatë kohës së luftës, si pasojë e pamundësisë për përtëritjen e materialit të armaturës, dhe shtrirjes së kërkimit në kantieret e reja (Kume, Leskat, Racik, Varvarë). Po ashtu, me distilimin e mineralit të ri për impiantin e distilimit të projektuar u bënë
1
Kristo Frashëri, “Karta e Atlantikut dhe shqiptarët”, Studime historike, nr.1-2, 2005, f. 39 AIH, A.V.135, Fl.1 (Federata Ballkanike dhe marrëdhëniet me Italinë. Viti 1942, përkthyer nga Shpëtim Mema) 2
147
kërkime të tjera në luginën e Përroit Gabanavet dhe në zonën e Resulanit, e cila lidhej me sheshet e punimeve me një hekurudhë dekovil, që përshkonte një trase prej 5 km.1 Shoqëritë italiane shfaqën interes edhe për zhvillimin e bujqësisë. Drejtori teknik i ITALBA-s, Francesco Desi, i dërgoi Kryetarit z. Pinjati Morano de Kustoca, më 1 tetor 1941, një program veprimtarie për ta ngritur kompaninë në një plan më të lartë dhe të shquar epërsie të plotë mbi gjithçka që ishte bërë në sektorin agrar. Shqiptarët dëshironin nga ITALBA që ajo të tregonte me fakte se i kishte kuptuar dhe përvetësuar problemet themelore ekonomiko-bujqësore të vendit dhe se ishte e aftë të realizonte zgjidhjen e tyre. Për përparimin e bujqësisë, F. Desi ishte i mendimit që pronat e Pjeshkëzës dhe të Toptanit të merrnin një drejtim për t’u bërë ndërmarrje të vërteta model për të treguar, në strukturën dhe kushtet e tyre, sistemet, radhën e kulturave dhe masat e kultivimit, si dhe masat tekniko-ekonomike përgjithësisht të përshtatshme për një shfrytëzim racional të pronave tokësore shqiptare më të zakonshme, me përjashtim të atyre në të cilat ishte e nevojshme që, në radhë të parë, të vihej në jetë bonifikimi i madh hidraulik, siç ishte rasti i tokave të Fier-Shoganit. Gjithashtu, ITALBA i kushtoi vëmendje të veçantë zgjidhjes së problemit të olivikulturës, që nënkuptonte përtëritjen e ullishteve të mbajtura keq dhe gati të braktisura. Për këtë qëllim nevojitej bashkëpunimi me Bankën e Napolit, së cilës do t’i besohej funksioni i financimit duke përdorur kredinë bujqësore të përmirësimit me rreze të gjerë. Pasi shoqëria nuk duhej të ngarkohej me asnjë detyrim financiar.2 Sipas Kontit Ciano, natyra i kishte falur Shqipërisë mundësinë që të bëhej një udhë e madhe komunikimi midis Italisë dhe tregjeve të Evropës juglindore. Që Shqipëria ta kryente këtë funksion me karakter perandorak, me rëndësi në rregullimin e ardhshëm ekonomik të Mesdheut, ishte i nevojshëm mobilizimi i forcave më të mira të dy vendeve. Qytetarët e tyre gëzonin të njëjtat të drejta dhe detyrime, kështu që prania e Italisë në Shqipëri nuk shënonte veçse një ndihmë kapitali, pune dhe teknike që, në bashkëpunim me mjetet shqiptare, do ta fuqizonte aftësinë prodhuese të vendit, duke e integruar si njësi organike në sistemin ekonomik mesdhetar. Për këtë arsye, konsiderohej i domosdoshëm zmadhimi i limanit të Durrësit, që do të ishte një vepër e denjë për traditat detare italiane; konstruksioni i rrugëve të reja ose zgjerimi i atyre ekzistuese dhe ndërtimi i hekurudhës
1
AIH, A.V.21, Fl. 6-7 (Relacione ekonomike mbi shoqëritë italiane, përkthyer nga Shefqet Hoti) Ibid., Fl. 21-23 (a - Prona Toptani, e cila përfshinte toka fushore gjysmëkënetore dhe toka kodrinore të pyllëzuara, do të shërbente shumë mirë për të organizuar atje një ndërmarrje bujqësore pyjore-blegtorale (tipi më i zakonshëm në Shqipëri), që do të synonte të vinte në dukje, edhe në fushën e përgjithshme të ekonomisë pyjore të vendit, se cili duhet të ishte ekuilibri që duhej arritur midis kullotës dhe pyllit. Ndërmarrja e drejtuar në këtë mënyrë, me siguri, do t’i pëlqente shumë edhe Milicisë Pyjore Shqiptare, e cila, duke e përdorur atë si fushë studimi dhe orientimi, do të na shpëtonte në mënyrë të favorshme si përsa i takon anës së ndihmës teknike, ashtu edhe përsa i përket anës propagandistike. b - Prona e Pjeshkëzës, duke u ngjitur një shkallë më lart në evolucionin bujqësor, e pajisur me mjetet e duhura, duhej të bëhej modeli i ndërmarrjes bujqësore me tokë të thatë dhe gjysmë në ujë, duke pasur njëkohësisht një blegtori ndihmëse të harmonishme, me lopë qumështi dhe mishi. Kjo do të ishte një shkollë e vërtetë për teknikët shqiptarë, të cilët kishin shumë nevojë për të, si edhe për bujqit më të interesuar. c - pastaj, për shpërndarjen e atij maksimumi teknik, ekonomik, shoqëror, që kishte mundësi të arrihej në bujqësi: krijimin e pronës tokësore me synim që të arrihej prona e vogël e punuar drejtpërdrejt, do të duheshin edhe afro një mijë hektarë tokë e shëndoshë fushore, mundësisht në qendër të Shqipërisë, në mënyrë që prania e Shoqërisë të ndihej edhe brenda vendit. Kjo do t’i shërbente edhe vetë Shoqërisë si eksperiment dhe si orientim për kolonizimin e ardhshëm të Fier-Shoganit) 2
148
për transportimin e shpejtë të mallrave brenda vendit dhe drejt shteteve kufitare. Vepra që do të ndihmonin në përparimin ekonomik të Shqipërisë.1 Planeve të Italisë fashiste i shtohej edhe pozita e lëkundur e diplomacisë britanike lidhur me statusin e Shqipërisë paslufte. Ishte evidente që, në bazë të klauzolave 1 dhe 2 të “Kartës së Atlantikut”, shqiptarët ishin privuar me forcë nga të drejtat e tyre sovrane dhe të vetëqeverisjes. Prandaj, restaurimi i autonomisë cilësohej i domosdoshëm për të mënjanuar synimet agresive të fqinjëve. Nga ana tjetër, Londra e konsideronte Shqipërinë e plotë dhe të pavarur shkak për turbullira të përjetshme në Ballkan, sepse shteti shqiptar kishte nevojë për mbrojtje dhe udhëheqje. Kjo detyrë mund të merrej përsipër nga një vend krejtësisht i painteresuar, me një standard të lartë të zhvillimit bujqësor si p.sh., Danimarka. Ajo do të realizohej me një marrëveshje ndërkombëtare, si pjesë e projektit për sigurinë e përgjithshme, duke i dhënë fund periudhës së tutelës. Rrjedhimisht, Shqipëria do të ishte në gjendje të hynte në Federatën Ballkanike, të iniciuar fillimisht prej qeverisë greke dhe jugosllave. Por, linte për të dyshuar nëse një Federatë Ballkanike do të kishte pjekurinë politike apo burimet ekonomike e administrative për t’i sjellë përparimin Shqipërisë dhe zonave që kufizoheshin me të. Rezultatet më shpresëdhënëse mund të priteshin në qoftë se Jugosllavia dhe Shqipëria do të përfshiheshin në një Federatë Evropiane Lindore me dimensione më të mëdha, e cila do të përbëhej nga popujt më të zhvilluar dhe me pak të interesuar të pjesës veriore të gadishullit të Ballkanit. Një Federatë e këtillë, në të cilën mbrojtja, tregtia dhe komunikacioni, do të ishin në kompetencën e autoriteteve federale kishte shumë mundësi t’i garantonte sigurinë dhe lulëzimin vendeve pjesëmarrëse.2 Efektiviteti i saj buronte jo vetëm nga vullneti i qeverive anëtare, por edhe nga mbështetja ekonomike, politike dhe diplomatike e Fuqive të Mëdha.3 Për zyrtarin e Foreign Office-it, Pierion Dixon, ripohimi i pavarësisë së Shqipërisë nga Britania e Madhe kishte rëndësi të një natyre të dyfishtë: 1) strategjike, sepse nuk duhej mohuar kontributi i lëvizjes së rezistencës në Shqipëri dhe, 2) politike, pasi përcaktimi në kohë i statusit mund të mënjanonte rrezikun që Shqipëria të kthehej në një “mollë sherri” midis Jugosllavisë dhe Greqisë.4 Që gjatë luftës italo-greke, Athina kishte shprehur ambiciet territoriale në lidhje me Shqipërinë e Jugut, ndërsa Beogradi për pjesën veriore të vendit, kërkesa që cënonin tërësinë tokësore të Shqipërisë.5 Përsa i përket vijës së kufirit shqiptaro-jugosllav, diplomacia angleze rekomandonte që: 1) territori midis pellgjeve të Drinit dhe Vardarit jepte kufirin më të kënaqshëm nga Ohri në drejtim të veriut. Por, ky kufi duhej të mbahej larg në një distancë të arsyeshme prej Prizrenit. Një ndryshim i tillë do të quhej një lëshim territori falas nga Jugosllavia. 2) Fusha e Kosovës në baza ekonomike, madje dhe etnike duhej t’i mbetej Jugosllavisë. Posedimi i fushës së Metohisë ishte ndoshta pika më e diskutueshme lidhur me këtë kufi. Përderisa popullsia ishte kryesisht shqiptare do të ishte mirë për paqen që Metohija t’i lihej Shqipërisë. Por, qeveria jugosllave kishte pak mundësi ta 1
Turno Verdi. “Roli i Shqipërisë në Perandorinë e Liktorit”, Tomori, viti III-të, nr. 23, Tiranë, E martë, 27 janar 1942, f. 1-2 2 AIH, A.V.136, Fl. 4-5 (Relacione mbi kufirin shqiptaro-jugosllav. Viti 1942, e përktheu Shpëtim Mema) 3 Ana Lalaj, “Shqipëria dhe projektet e (Kon)Federatave ballkanike (1941-1945)”, Studime historike, nr. 34, 2009, Tiranë, 2009, f. 322 4 A. Puto, Nëpër analet e ..., f. 46 5 AIH, A.V.137, Fl. 4 (Memorandumi i Diksonit mbi qëndrimin e HMG kundrejt Shqipërisë. Viti 1942, përktheu Viliam Shehu)
149
pranonte një gjë të tillë. Nga pikëpamja ekonomike dhe për të mbrojtur fushën e Kosovës, ajo duhej të përfshihej brenda territorit jugosllav. 3) Edhe Plava e Gucia, gjeografikisht dhe ekonomikisht, duhej t’i mbeteshin Jugosllavisë. Banorët shqiptarë në këtë zonë numëronin afro 20.000 vetë. 4) Nga Gucia deri në liqenin e Shkodrës sygjerohej ruajtja e kufirit që ekzistonte para vitit 1941. Ai ndante shumë fise shqiptare nga qendrat e tyre ekonomike në Gjakovë, Prizren dhe Dibër, qytete që iu dhanë Jugosllavisë. Ndërsa, 5) zona midis Ulqinit dhe liqenit të Shkodrës mund t’i jepej Shqipërisë në baza etnike, ndonëse nuk paraqiste ndonjë vlerë ekonomike dhe strategjike.1 Në rrethana të tilla të kërkesave të fqinjëve për rivendikime territoriale në Shqipëri, Pierion Dixon argumentonte pse qeveria britanike nuk deklarohej në favor të pavarësisë. Së pari, Foreign Office nuk dëshironte të angazhohej me Shqipërinë sepse duhej t’i kishte duart e lira nga problemet tokësore të Evropës Lindore. Duke njohur indipendencën e shtetit shqiptar, ai automatikisht e klasifikonte atë në vendet që i rezistonin agresionit të Boshtit. Së dyti, një Shqipëri e pavarur do të nxiste një çerdhe grencash dhe do të provokonte qeverinë greke e jugosllave t’i bënte presion Britanisë për pretendimet e tyre territoriale. Prandaj, deklarata duhej të specifikohej duke u kufizuar në njohjen e indipendencës së Shqipërisë, pa përmendur tërësinë e saj tokësore. Së treti, mospërkrahja e mbretit Zog mund të shkaktonte një valë trazirash, për shkak të bashkimit të opinionit brenda dhe jashtë vendit në favor të tij, duke e cilësuar si të vetmin udhëheqës që kishte nxjerrë Shqipëria që nga koha e Skëndërbeut. Së katërti, njohja e shtetit të pavarur shqiptar do të kishte efekte dekurajuese te Italia fashiste. Edhe pse italianët nuk ishin shumë entuziastë mbi aneksimin e Shqipërisë dhe mbajtjen e vendit pas lufte. Ndërsa, qëndrimi i Foreign Office-it në mbështetje të indipendencës shqiptare arsyetohej me: 1) frymën ofensive të Britanisë në Mesdhe; 2) adoptimin e një linje të ashpër ndaj Italisë në fushën politike dhe, 3) forcimin e rezistencës kundër Italisë në Shqipëri, duke rritur njëkohësisht detyrimet e Fuqive të Boshtit në Ballkan.2 Lufta kundër okupatorit fashist bashkoi forca të ndryshme politike shqiptare, të cilat i unifikonte ideali i përbashkët kombëtar. Fakt që u evidentua në punimet e Konferencës së Pezës, në shtator 1942, ku pjesëmarrësit, pavarësisht pozitave të caktuara sipas interesave imediate e të perspektivës, vendosën të bashkërendonin forcat “pa dallim feje, krahine apo bindjeje politike”.3 Kjo ngjarje nxiti organizimin dhe zhvillimin e veprimeve të armatosura kundër pushtuesit.4 Për qeverinë britanike kishte ardhur momenti të njihte pavarësinë e Shqipërisë paslufte. Në deklaratën e Anthony Eden-it, më 17 dhjetor 1942, shfaqej simpatia për fatin e shqiptarëve, një popull midis viktimave më të hershme të agresionit fashist. Prandaj, Londra dëshironte ta shihte Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe pavarësinë e saj të rivendosur. Forma e regjimit dhe e qeverisjes së vendit do të zgjidhej nga sovrani në fund të luftës. Me këtë deklaratë, Foreign Office nuk nënkuptonte detyrimin për të rivendosur shtetin shqiptar në kufijtë e tij para aneksimit nga Italia në prill të vitit 1939.5 1
AIH, A.V.136, Fl. 1-2 AIH, A.V.131, Fl. 18-19, 41 (Memorandumi i 30 dhjetorit 1942 pregatitur nga z.Lefan mbi pretendimet jugosllave ndaj territorit shqiptar. viti 1942, e përkthyer nga Hysen Aollazagoj) 3 Muharrem Dezhgiu, “Ndërthurja e Luftës për Çlirim kombëtar me elemente të Luftës Civile në vitet 1943-1944”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë, f. 144 4 Muharrem Dezhgiu, “Përpjekjet e forcave politike shqiptare për bashkëpunim gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, f. 188 5 AIH, A.V.131, Fl. 27 2
150
Pra, çështja e kufijve të Shqipërisë duhej të shqyrtohej në Konferencën e Paqes paslufte. Kjo përbënte një koncesion të rëndësishëm ndaj pretendimeve territoriale greke në kurriz të Shqipërisë së Jugut. Çka tregonte ndikimin e madh të Athinës në përcaktimin e pozitës përfundimtare të Britanisë për të ardhmen e vendit.1 Deklarata e ministrit të Jashtëm britanik influencoi pozitivisht te shqiptarët, ndonëse nuk dëshmonte qartësisht politikën e Foreign Office-it për të ardhmen e Shqipërisë. Në mars 1943, P. Dixon e interpretonte deklaratën si një përpjekje të Britanisë për të rivendosur një shtet të pavarur shqiptar pas lufte, por nuk mund të flitej për shtet shqiptar në atë kohë dhe as të shtrohej për diskutim çështja e njohjes së një qeverie shqiptare në mërgim.2 Interesi politik i Britanisë për Shqipërinë, në fillim të vitit 1943, përkoi me thellimin e krizës që po përjetonte fashizmi italian, si rrjedhojë e zgjerimit të Luftës Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar kundër okupatorit. Kjo situatë diktoi B. Musolinin të dekretonte shkarkimin e Francesco Jacomonit dhe të emëronte në postin e Mëkëmbësit të Përgjithshëm të Mbretit Viktor Emanueli III, gjeneralin Alberto Pariani, ish shef i misionit ushtarak të Italisë në Shqipëri përpara pushtimit. Pariani kërkoi bashkëpunimin e qeverisë kuislinge për të shtypur çdo veprimtari subversive në vend.3 Ndërkohë, qeveria britanike merrte masa për të rritur angazhimin e saj në Shqipëri, duke ndihmuar me mjete logjistike dhe financiare qëndresën e popullit shqiptar kundër pushtuesit fashist. Në fund të prillit 1943 mbërriti misioni i parë ushtarak anglez, Konsensus 2, i kryesuar nga majori Bill McLean dhe zëvendësi i tij, kapiteni David Smiley. Ata u atashuan pranë Shtabit të Përgjithshëm4 që u krijua me vendim të Mbledhjes së Labinotit në Elbasan. Shtabi i Përgjithshëm kishte për detyrë të organizonte Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe të udhëhiqte luftën e armatosur kundër okupatorit. Nga muaji qershor deri në gusht 1943, britanikët i dërguan McLean-it dhe Smiley-it 19.5 tonë armë, municione dhe furnizime të tjera, pjesa më e madhe e të cilave u morën nga partizanët. Detyra e parë e misionit britanik ishte organizimi, stërvitja dhe pajisja e Brigadës I partizane, të udhëhequr nga Mehmet Shehu. Në këtë periudhë, britanikët parashutuan edhe misione të tjera, të cilat u dërguan në pjesë të ndryshme të vendit. Misioni i McLean-it mbulonte gjithë territorin e Shqipërisë, ndërsa misionet e tjera u dërguan në zona të veçanta: njëri u vendos në Dibër për të mbajtur lidhjet me drejtuesit e qëndresës atje; një tjetër u caktua në veri të Tiranës në zonën e Krujës; një mision u dërgua në krahinën e Vlorës, ku ndodhej fshati besnik ndaj Ballit Kombëtar dhe një tjetër në zonën e Myslim Pezës.5 Përveç ndihmës ushtarake për qëndresën shqiptare, britanikët theksonin rëndësinë e bashkërendimit të veprimeve luftarake të dy forcave politike, Frontit Nacionalçlirimtar
1
Muharrem Dezhgiu, “Qëndrimi britanik për luftën e shqiptarëve kundër pushtimit fashist, deklarata e dhjetorit 1942 për njohjen e luftës së popullit shqiptar”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004, f. 70 2 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 200 3 Xhemil Frashëri. Lufta e armatosur e popullit shqiptar: thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj: vëllimi i dytë. Tiranë: Vatra, 2005, f. 47-50 4 Xhelal Gjeçovi, “Shqipëria dhe aleatët në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2004, f. 97 5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë ..., f. 202-204
151
dhe Ballit Kombëtar. Këta të fundit thirrën Mbledhjen e Mukjes, më 1-3 gusht 1943,1 ku u vendos krijimi i Komitetit për Shpëtimin e Shqipërisë, si organ i përbashkët për drejtimin e luftës deri në mbajtjen e zgjedhjeve të lira në vend pas çlirimit, që do të përcaktonin formën e regjimit. Delegatët e Mukjes miratuan gjithashtu formulën për zgjidhjen e çështjes së Kosovës,2 si: “Luftë për një Shqipëri indipendente dhe për zbatimin e parimit të njohur universalisht e të garantuar nga Karta e Atlantikut të vetëvendosjes së popujve, për një Shqipëri etnike”.3 Por, vendimet e Marrëveshjes së Mukjes u anuluan nga udhëheqja e lartë e Partisë Komuniste Shqiptare, që i cilësoi një tradhëti kombëtare, parë nga pozita dhe interesat e saj. Ky veprim ishte rrjedhojë e influencës dhe e nënshtrimit ndaj udhëheqjes së homologes jugosllave, të përfaqësuar nga Milandin Popoviç, Vukmanoviç Tempo, Dushan Mugosha dhe rrezikut të ndarjes së pushtetit me forcat e tjera politike. Dështimi i Mukjes i hapi rrugë fragmentarizimit politik e ushtarak dhe pengoi realizimin e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.4 Më 8 shtator 1943, Italia fashiste shpalli kapitullimin, e kushtëzuar nga disfatat e armatës italiane në frontet kryesore të luftës dhe kriza e brendshme në vend. Fakt që e detyroi marëshallin Badoglio të njoftonte trupat e tij në Shqipëri për ndërprerjen e veprimeve luftarake kundër forcave antifashiste dhe të çdo bashkëpunimi me komandat e repartet gjermane. Kjo ngjarje nuk lejoi gëzimin e popullit shqiptar, sepse në orën katër të mëngjesit të datës 9 shtator, njësi të ushtrisë gjermane në përbërje të grupit F, nën komandën e feldmarëshallit Baron Maximilian von Weichs pushtuan Shqipërinë. Ishin tri divizione të Korparmatës XXI, të drejtuara nga gjenerali Hubert Lanz, që sulmuan dhe invaduan Shqipërinë me efektshmëri të lartë, duke ndeshur në një qëndresë minimale prej nëntë divizioneve italiane të përqendruara në Shqipëri dhe prej grupeve të ndryshme të rezistencës.5 Kështu, brenda dy ditëve forcat e Vermahtit pushtuan qytetet kryesore të vendit, si: Tiranën, Elbasanin, Korçën, Kukësin, Shkodrën, Vlorën dhe Durrësin. Për zbrapsjen e qytetit bregdetar të Durrësit, okupatori gjerman zhvilloi operacionin e njohur me emrin “Hafenfahrt” [shëtitje në port]. Në mënyrë të befasishme u bënë bastisje në Durrës, Shijak dhe Kavajë sepse komanda gjermane hoqi dorë nga bashkëpunimi me autoritetet shqiptare të administratës dhe të politikës. Ajo mori masa për të shmangur çdo plaçkitje në radhët e popullsisë civile. Pushtuesi nazist, duke parë qëndrimin oportunist të shqiptarëve të të gjitha ngjyrave politike dhe bindjen për fitoren e aleatëve, nuk i besonte bashkëpunimit të forcave që tregoheshin të gatshme ta gënjenin. Ata e dinin se në rastin e parë të zbarkimit në stil të gjerë dhe me sukses nga ana e aleatëve, ushtria gjermane duhej të mbështetej vetëm në forcat e saj.6 Kryeministri britanik, W. Churchill, përshëndeti në Dhomën e Komunëve qëndresën e popullit shqiptar kundër okupatorit nazist, duke çmuar përpjekjet dhe luftën e 1
Beqir Meta, “Marrëveshja e Mukjes në kontekstin e pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009, f. 307 2 Daut Bislimi, “Balli Kombëtar dhe ONDSH-LLTSH-ja: dy faqet e një ideje”, Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004, f. 37 3 Muharrem Dezhgiu, “Mbledhja e Mukjes në kontekstin e çështjes kombëtare shqiptare”, Studime historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009, f. 312 4 Muharrem Dezhgiu. Shqipëria në luftë: 1939-1944. Tiranë: Globus R., 2001, f. 213-214 5 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë..., f. 217-218 6 Muharrem Dezhgiu, “Operacioni “Hafenhart” dhe pasojat e tij për popullsinë e Durrësit (nëntor 1943nëntor 1944)”, Studime historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997, f. 110-111
152
shqiptarëve në të katër anët e vendit. Sipas tij, Britania e Madhe dëshironte t’a shihte Shqipërinë të liruar nga zgjedha e Boshtit. Ai bashkohej me deklaratën e ministrit të Jashtëm, A. Eden, më 17 dhjetor 1942, se Shqipëria do të ishte përsëri indipendente me mbarimin e luftës dhe se çështja e kufijve do të diskutohej në Konferencën e Paqes. Oficerët e bashkëpunimit dhe të liezonit referonin me mburrje mbi elementin luftarak të atdhetarëve shqiptarë dhe duke u bazuar te morali, entuziazmi, gadishmëria dhe traditat e tyre bindnin Britaninë se veprimet e shqiptarëve do të ishin me kontribut vendimtar në operacionet e ardhshme në zonën e Mesdheut.1 Mirëpo, pas vendosjes së trupave të Vermahtit në të gjithë territorin e Shqipërisë, autoritetet gjermane u përqendruan në ndërtimin e rendit pushtues. Me interesimin e Nojbaherit, të plotfuqishmit për Evropën juglindore, u formua Komiteti Ekzekutiv i Përkohshëm, i kryesuar nga Ibrahim Biçaku. Ai kërkoi thirrjen e Asamblesë Kushtetuese, e cila anuloi vendimet, ligjet, dekretet e kohës së pushtimit italian dhe “Bashkimin personal” nën kurorën e mbretit Viktor Emanueli III. Asambleja formoi qeverinë, me kryeministër Rexhep Mitrovicën, që do të punonte bashkarisht me autoritetet pushtuese. Këta të fundit propagandonin respektimin e pavarësisë dhe të sovranitetit kombëtar dhe krijimin e Shqipërisë etnike. Në planin politik ata propozonin “Bashkimin Ballkanik”, një formë konfederate ku të gjithë popujt të rregullonin marrëdhëniet me frymën e ligjit. Duke deklaruar se nuk kishte qëllime okupacioni tokësor në Ballkan, Gjermania paraqitej si i vetmi vend në gjendje të plotësonte nevojat e ballkanasve për jetesën e tyre më të mirë. Ata mohonin përgjegjësinë për luftën në gadishull, duke fajësuar Anglinë demokratike, e cila kishte pushtuar gati gjysmën e botës dhe nuk pranonte t’i nënshtrohej një rregullimi paqësor të pasurive botërore, që t’u mundësonte popujve të jetonin sipas nevojave të tyre.2 Nga pikëpamja ekonomike, Gjermania ishte e interesuar për eksploatimin e xehes së kromit në rajonin e Gjakovës e të Kukësit. Për këtë arsye, u arrit një marrëveshje midis Nojbaherit, udhëheqësit ekonomik të Armatës së dytë të blinduar të Kosovës dhe përfaqësuesit të përgjithshëm gjerman të autorizuar në Shqipëri, Zauverajnit, që për financimin e punës së minierave të kujdesej kompania Südost-Montan, me mbështetjen e Konsullatës së Përgjithshme gjermane në Tiranë. Ishte detyrë e organeve kompetente të Rajhut në jug-lindje të Evropës, që të realizohej prodhimi prej rreth 50.000 tonë krommetali në vit, si kusht i domosdoshëm për vlerën luftarake të armatës gjermane. Prandaj posedimi i minierave në Kosovë e Shqipëri do ta lehtësonte këtë detyrë. Mirëpo, të gjitha këto organe ishin të vetëdijshme se realizimi i prodhimit të mundshëm të parashikuar mbartte vështirësi për shkak të aksioneve të përhershme të forcave të Ushtrisë Nacionalçlirimtare të Shqipërisë dhe të Jugosllavisë, të cilat pengonin prodhimin dhe transportimin e xehes për në Gjermani.3 Nga ana tjetër, më 17 dhjetor 1943, në selinë e Kryeministrisë në Tiranë u nënshkrua një marrëveshje e përkohshme tregtare gjermano-shqiptare dhe një konventë pagesash me kompensim [clering] midis këshilltarit të Legatës gjermane, z. Hudeczek, e 1
“Qëndrimi i Qeveris Britanike kundrejt Shqipëries”, Atdheu, nr. 2, 20 tetuer 1943, f. 1 Beqir Valteri. “Një sy mbi gjithë Ballkanin”, Bashkimi i Kombit, viti I-rë, nr. 3, Tiranë, E premte, 3 dhjetor 1943, f. 3 3 Zhivko Avramoski, “Eksploatimi gjerman i minierave të kromit në rajonin e Gjakovës dhe të Kukësit pas kapitullimit të Italisë (1943-1944)”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981, f. 193, 196 2
153
Konsullit të Përgjithshëm, z. Shliep dhe kryeministrit shqiptar Rexhep Mitrovica. Në fjalën e ministrit Beratti, që kishte kryesuar bisedimet dypalëshe, theksohej se Shqipëria gjithmonë kishte importuar mallra gjermanë, qoftë drejtpërsëdrejti nga Gjermania, ose me ndërmjetësinë e shteteve të treta, si Italia dhe Greqia. Prej shumë kohësh, shteti shqiptar kishte shprehur dëshirën të lidhte një marrëveshje shkëmbimesh tregtare me Gjermaninë në bazë të kompensimit, d.m.th. të importonte nga Gjermania mallra në vlerën e mallit që eksportohej atje. Gjë që u realizua falë nënshkrimit të marrëveshjes me kushte të përshtatshme për palën shqiptare. Ajo nuk merrte përsipër të eksportonte asgjë nga prodhimet e nevojshme për popullin, si p.sh., ushqime, por vetëm lëndë të para, që s’mund të përpunoheshin në vend. Si kompensim, Gjermania do të eksportonte sende të nevojshme, si: benzinë, naftë, vajgur, automobila e pjesë shkëmbimi, goma e komardare, sheqer, shkrepëse, fletë-cigare e artikuj të tjerë monopoli, hekur e makina të ndryshme, barna e materiale të dobishme për pajisjen e spitaleve, vegla, lëndë teknike për postat, telegrafet e telefonat, tekstile 1100 ton gur-kali, letër, produkte për zyrat e shtetit, të bashkive e të komunave etj. Gjithashtu, u sigurua një mënyrë e kënaqshme për të rregulluar blerjet e ushtarëve gjermanë në Shqipëri me qëllim që të plotësonin nevojat e tyre personale.1 Misionarët britanikë të S.O.E-së [Drejtorisë së Operacioneve Speciale], duke ndjekur veprimet luftarake në vend, kishin konstatuar fenomenin e kolaboracionizmit dhe dukurinë e luftës civile. Në raportin dërguar qendrës në Kajro, më 17 dhjetor 1943, gjenerali Davis shkruante se duhej denoncuar Ballkomi dhe zogistët që bashkëpunuan me gjermanët, duke i pajisur me armë në sasi të mëdha. Të gjitha aksionet e fundit të Lëvizjes Nacionalçlirimtare kishin ndeshur me forca të përziera gjermano-balliste. Ai mendonte se qëndrimi i aleatëve duhej të bëhej i njohur publikisht, duke theksuar se kuislingët, tradhëtarët dhe ata që nuk i rezistonin gjermanëve do të merrnin dënimin e merituar kur t’i vinte koha. Davis rekomandonte që të bëhej një deklaratë e hapur në favor të L.A.N.Ç-it. Këtë pikëpamje ndante edhe shefi i misionit të parë britanik në Shqipëri, Bill McLean, në memorandumin drejtuar Foreign Office-it, më 9 janar 1944. Sipas tij, Lëvizja Nacionalçlirimtare ishte partia më e fortë ushtarakisht në vend. Nga pozita politike dhe administrative, ajo ishte organizuar më së miri. L.N.Ç vlerësohej si forca më aktive kundër Fuqive të Boshtit dhe ia vlente që të përkrahej në planin ushtarak.2 Po ashtu, majori B. McLean i bënte të ditur Ministrisë së Jashtme angleze gjendjen e luftës civile në Shqipëri. Ai theksonte ekzistencën e tri partive kryesore: 1) Lëvizja Nacionalçlirimtare, e udhëhequr prej komunistëve, ishte e lidhur me partizanët jugosllavë nga të cilët mbante disa delegatë. Ajo dallohej për madhësinë numerike dhe predominonte në jug dhe në qendër të vendit. 2) Balli Kombëtar përfaqësonte një lëvizje të shthurrur të elementëve më konservatorë dhe nacionalistë me pasues në të gjithë vendin. Ushtarakisht ai nuk ngjasonte me Lëvizjen Nacionalçlirimtare sepse shumë prej anëtarëve kishin bashkëpunuar me gjermanët, ndërsa të tjerë do të luftonin kundër tyre po të udhëhiqeshin si duhej. Nga ana tjetër, 3) lëvizja zogiste po rritej vazhdimisht. Udhëheqësi i saj, Abaz Kupi, ish anëtar i Lëvizjes Nacionalçlirimtare, ishte i gatshëm të 1
“Dje u nënshkruan dy marrëveshje ekonomike midis Shqipërisë dhe Gjermanisë”, Bashkimi i kombit, viti I-rë, nr. 20, Tiranë, E martë 28 dhjetor 1943, f.1 2 Ana Lalaj, “Refleksione mbi marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore”. Studime historike, nr.3-4, 1999, f. 180-181
154
luftonte kundër okupatorit gjerman. Prandaj, majori Maclean propozonte që: a) mbreti Zog, me anë të një mesazhi personal drejtuar Abaz Kupit, t’i kërkonte që të bashkëpunonte me Lëvizjen Nacionalçlirimtare dhe b) Tito të përdorte influencën e tij mbi këtë organizatë që t’i jepte fund grindjeve me A. Kupin. Por, propozime të tilla mbartnin rrezikun se: a) kërkesa e aleatëve për ndihmën e Zogut, qoftë edhe me argumente ushtarake, do të interpretohej si mundësi për mbështetje në të ardhmen dhe b) ndërhyrja e Zogut nuk mund t’i fshihej pasuesve të Abaz Kupit dhe publikut shqiptar, gjë që do të kishte efekte negative me intensifikimin e luftës civile.1 Mirëpo, në telegramin dërguar ministrit të jashtëm, A. Eden, më 27 maj 1944, nënkoloneli B. McLean njoftonte se Kupi, udhëheqësi i Partisë Zogiste Shqiptare, kishte pranuar të bashkëpunonte me aleatët në luftë kundër gjermanëve. Ai mendonte se nuk përbënte problem çështja e njohjes së Zogut, por kërkonte që mbreti t’i dërgonte një notë personale, shoqëruar me një letër ku të aprovohej vendimi i tij.2 Memorandumi i Drejtorisë së Operacioneve Speciale, datë 7 qershor 1944, vlerësonte me nota pozitive përgjigjen e Abaz Kupit sepse Lëvizjes Nacionalçlirimtare i mungonte një organizim efikas në veri të Shqipërisë. Atje ishte formuar një organizatë legjitimiste që përkrahte mbretin Zog dhe krerët e fiseve të pavarura në veriun e largët. Këto grupe në përgjithësi ishin të papërkrahura dhe të paarmatosura nga S.O.E. Për pajisjen e tyre me logjistikën e nevojshme duhej patur parasysh se: 1) lëvizja legjitimiste politikisht ishte kundër L.N.Ç, që konsiderohej krah i majtë, dhe nuk kishte asnjë dyshim në mendjet e vëzhguesve kompetentë në vend se shpejt a vonë do të shpërthente një luftë midis dy palëve. 2) Marëshalli Tito për veriun do ta shikonte këtë aksion si jomiqësor, pasi besonte se ishte i lidhur me L.N.Ç në jug. 3) Koha e mjaftueshme për të organizuar dhe armatosur një grup njerëzish që do të shkaktonte ndonjë trazirë gjermane nuk do të zgjaste veçse tre muaj. 4) Shqipëria ishte në fund të listës së prioriteteve ajrore që u caktuan nga Qendra e Forcës Ajrore dhe me aeroplanët ekzistues ishte i vështirë furnizimi i gjerë me armë e materiale. Përsa i përket komunikacioneve gjermane, Shqipëria shërbente si hallkë midis Jugosllavisë dhe Greqisë, me dobi për të goditur armikun në këto vende. Më qëllim që partizanët të vendoseshin përmes vijave të tërheqjes nga Greqia mbi bregun Adriatik, L.N.Ç u inkurajua në këtë drejtim dhe planet u shtruan për ndërprerjen e komunikacioneve. Për rrjedhojë, nuk kishte shumë rëndësi që zonat veriore të Shqipërisë të mbeteshin pa ndonjë organizim për të shqetësuar të njëjtat vija komunikacioni. Përkrahja e L.N.Ç në të kaluarën kishte dhënë një numër rezultatesh të pëlqyeshme në një shkallë të vogël dhe nuk kishte dyshim për vazhdimësinë. Por, mbështetja e një pale kundërshtare mund të çonte në pakësimin e kësaj përpjekjeje. Prandaj duhej ruajtur gjendja ekzistuese, duke mbajtur lidhjen e misioneve me grupet e ndryshme, pa marrë përsipër armatimin e lëvizjes legjitimiste.3 Ky ishte vlerësimi edhe i Kuartierit të Operacioneve të Posaçme për Mesdheun në informacionin e qarkulluar më 22 qershor 1944, pas qëndresës së forcave partizane ndaj ofensivës gjermane. Në të konstatohej se: 1) lëvizja partizane kishte rëndësi relative thjesht nga pikëpamja ushtarake; 2) trupat armike të paralizuara nga partizanët mund të hidheshin kundër Titos, i cili do të përfitonte tërthorazi nga operacionet e tyre; 3) lëvizja 1
AIH, A.V.145, Fl. 10-11 (Relacione mbi operacionet ushtarake të oficerëve anglezë dhe politika gjermane. Viti 1944, përktheu Shpëtim Mema) 2 AIH, A.V.150, Fl. 17 (Programi dhe platforma politike ndaj Shqipërisë, përktheu Shefqet Hoti) 3 Ibid., Fl. 18-19
155
partizane, e furnizuar me armë e materiale, e kishte rritur numrin e të rekrutuarve nga 6000 në 25.000 veta. Këto forca i kishin shkaktuar armikut mjaft të vrarë e të plagosur, ndërprerjen e dy vijave të rëndësishme të komunikacionit, zvogëlimin e nxjerrjes së kromit dhe hapjen e një kryeure në bregdet, në një kohë kur armiku ishte veçanërisht i ndjeshëm ndaj kërcënimit të zbarkimit. 4) Në mungesë të konsideratave politike që shtonin mbështetjen për vendet e tjera në kurriz të Shqipërisë, rekomandohej përkrahja e lëvizjes së rezistencës në nivelin ekzistues.1 Fakt që u përsërit në raportin e nënkolonel T.N.S. Willerit, oficer i misionit britanik pranë F.N.Ç, i cili, në kontaktet me përfaqësuesit e Komitetit Qendror, si: Dr. Shtyllën, Koçi Xoxen, Haxhi Lleshin etj., nuk kishte vënë re asnjëherë ngritjen e problemit të kufijve të ardhshëm të Shqipërisë, por vetëm kërkesën për një vend të bashkuar, me një qeverisje demokratike të udhëhequr nga populli.2 Çështja e kufijve të Shqipërisë paslufte shqyrtohej në dokumentin nr.10439 të Foreign Office-it, datë 30 qershor 1944, në të cilin paraqiteshin pretendimet e fqinjëve. Jugosllavia kërkonte jo vetëm kthimin e territoreve të marra nga Shqipëria më 1941, në kurriz të Bullgarisë, Serbisë dhe Malit të Zi, por edhe disa distrikte që ndodheshin brenda kufijve politikë të 1939-ës. Ato përfshinin aneksimin e Shkodrës dhe luginën e lumit Drin. Ndërsa, misioni ushtarak anglez pranë Titos, në prill 1944, raportonte që e ardhmja e krahinës së Kosovës do të vendosej me plebishit dhe kufiri i saj, po të ishte e nevojshme, mund të caktohej në favor të Shqipërisë. Për pasojë, mundësitë ishin: 1) në rast se qeveria jugosllave pranonte kufijtë e para vitit 1941, asnjë kërkesë e Beogradit nuk do të realizohej në Shqipëri; 2) në qoftë se Tito dhe kolegët e tij kishin votë vendimtare në qeveri mund të aprovoheshin disa koncesione territoriale në Shqipëri; 3) nëse Jugosllavia copëtohej, shteti serb nuk do t’i bënte koncesione Shqipërisë, përkundrazi kishte mundësi të parashtronte kërkesa të tjera në territorin shqiptar. Sepse aneksimi i Shkodrës dhe luginës së Drinit kishte rëndësi strategjike, por njëkohësisht rrezikonte rëndë pavarësinë e Shqipërisë. Kufiri verior i saj kalonte përgjatë kreshtave të Alpeve shqiptare dhe përbënte një vijë mbrojtje natyrale. Prandaj, humbja e Shkodrës, qyteti i dytë më i madh i vendit, do të ishte gjithashtu një goditje politike serioze për Shqipërinë. Ndërsa, krahinat e Metohisë dhe të Kosovës, që iu bashkuan shtetit shqiptar më 1941, kishin pasuri të konsiderueshme nëntokësore. Nga pikëpamja bujqësore, ato garantonin produktet ushqimore, kështu mungesa e këtyre krahinave do të ndikonte negativisht në sferën ekonomike. Ato do të linin në Jugosllavi një pakicë shqiptare shumë të rëndësishme afërsisht mbi 350.000 vetë nga gjysmë milioni, të cilët mund të nxisnin irredentizmin dhe një politikë të paqëndrueshme në vend.3 1
Reginald Hibbert. Fitorja e hidhur. Lufta nacionalçlirimtare e Shqipërisë. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993, f. 260-261 2 AIH, A.V.144, Fl. 11 (Operacionet në Shqipëri dhe aktiviteti i misioneve britanike pranë Abaz Kupit, përkthyer nga Shpëtim Mema) 3 AIH, A.V.159, Fl. 1-3 (Mbi çështjen e kufijve shqiptaro-jugosllave dhe shqiptaro-grek, përktheu Shefqet Hoti. Pretendimet jugosllave - Në rast se Beogradi pregatitej për të menduar një koncesion për Shqipërinë, konsideratat pasuese mund të sillnin ndër mend: a) ishte i dëshirueshëm një kufi malor midis dy racave të tilla luftarake si serbët dhe shqiptarët; b) të gjitha pellgjet e Drinit të Zi e të Bardhë, duke përfshirë edhe Metohinë, e cila iu dha Shqipërisë nga Jugosllavia më 1941, ishin krejtësisht të banuara nga shqiptarët; c) po ashtu si krahina shqiptare shumë e populluar edhe Fusha e Kosovës, që ishte çliruar, bashkë me hekurudhën e saj, për Jugosllavinë paraqiste një interes të madh si një linjë komunikacioni nga Shkupi në Mitrovicë (minierat e Trepçës) dhe Krajlevo. Gjithashtu ajo për serbët kishte më tepër lidhje të shenjta historike se sa me ndonjë lokalitet tjetër në këtë fqinjësi. Duke patur parasysh këto konsiderata, kufiri
156
Departamenti i Kërkimeve, në Ministrinë e Jashtme britanike, kishte evidentuar se pretendimet e fqinjit jugor në Shqipëri, nga shtrirja dhe vlera e territorit të implikuar, ishin shumë më të mëdha dhe më pak të realizueshme se sa dy kërkesat irredentiste greke për Dodekanezin dhe Qipron. Ato përfshinin të gjithë territorin që ndodhej midis kufirit greko-shqiptar të 1939-ës dhe një vije që shkonte në jug të Vlorës deri në jug të liqenit të Ohrit. Kjo krahinë, të cilën grekët e quanin Vorio-Epir, përmbante rreth 230.000 banorë, etnikisht të përzier, që flisnin dy gjuhë dhe disa prej tyre Athina i cilësonte me racë e prirje greke. Madje, qeveria helene në mërgim i rezervonte vetes të drejtën të shtronte kërkesën për Epirin e Veriut në përfundim të luftës. Ambasadori i Greqisë në Londër, z. Andijis, deklaronte se grekët nuk mund t’i shihnin përsëri vëllezërit e tyre të paçliruar të lënë nën qeverisjen e fqinjëve italianë dhe shqiptarë. Greqia ishte sulmuar nga territori shqiptar dhe i nevojitej një vijë kufiri mbrojtëse. Nga qeveria e Papandreut ende nuk ishte paraqitur ndonjë kërkesë e veçantë, por Karta e Libanit caktonte si qëllim të fundit përmbushjen e synimeve kombëtare dhe siguri të plotë për kufijtë e rinj të një Greqie të lirë e të madhe, që përfshinte padyshim edhe Vorio-Epirin. Dhënia e këtij distrikti Greqisë, që përkonte me 1/3 e sipërfaqes së përgjithshme të Shqipërisë, do të thellonte paqëndrueshmërinë ekonomike e politike të vendit, duke vënë në diskutim ekzistencën e shtetit të pavarur shqiptar.1 Në notën dërguar Foreign Office-it, më 21 gusht 1944, Ambasada e Mbretërisë së Greqisë vijonte politikën nacionaliste ekstreme, që mohonte kontributin e forcave shqiptare përkrah Koalicionit Antifashist Botëror. Ajo protestonte se shërbimet aleate në Bari kishin armatosur banda shqiptare pa bërë ndonjë dallim midis tyre, duke i dhënë mundësinë jo aq për të luftuar armikun se sa të shfarosnin elementin grek në Epirin e Veriut. Fakt që kundërshtohej nga qeveria britanike, e cila informonte se qëllimi i saj shqiptaro-jugosllav duhej të ndiqte kurrizin malor midis sistemit lumor të Adriatikut dhe sistemeve të Detit të Zi dhe Egjeut; d.m.th kështu ai do të mund të ndryshohej në mënyrë që të shkonte nga veriu gjatë maleve të larta midis Plavës dhe Pecit, të rrotullohej në drejtim të lindjes gjatë kurrizit malor midis Drinit të Bardhë dhe Sitnicës, të futej në drejtim të jugut gjatë kreshtës së maleve të larta, në lindje të Prizrenit dhe të Dibrës, të arrinte liqenin e Ohrit midis Ohrit dhe Strugës. Kufiri veriperëndimor i Shqipërisë relativisht nuk kishte rëndësi. Kufiri i vendosur më 1941 etnikisht ishte më i mirë se ai që ekzistonte më parë. Nga ana tjetër, Gucia dhe Plava ishin në anën e Jugosllavisë në male shumë të larta. Në afërsitë e liqenit të Shkodrës pranimi nga ana e Jugosllavisë i linjës së 1941 do të ishte i kënaqshëm, por me një vlerë shumë të ngutshme, duke marrë parasysh popullsitë e vogla që kishte aty. Pretendimet jugosllave në territorin shqiptar, të cilat me sa dukej i nxiste vetëm një shtet thjeshtësisht serb, nuk mbështeteshin në baza etnike. Ato do të mund të justifikoheshin nga konsiderata strategjike dhe ekonomike (nevoja e Serbisë për të dalë në det). Por, një nevojë e tillë mund të plotësohej me daljen e Serbisë në det në Dalmacinë e jugut ose me anën e një skeme ndërkombëtare për zhvillimin ekonomik të Shqipërisë dhe të Maqedonisë) 1 AIH, A.V.159, Fl. 3-5 (Pretendimet greke - Korça (Koritsa), i treti qytet më i madh shqiptar, si dhe qëndra e një krahine bujqësore relativisht pjellore dhe me pasuri nëntokësore, shtrihej brenda territorit që pretendohej nga Greqia. Ky qytet ishte qendra intelektuale e Shqipërisë dhe kishte qendruar në ballë të nacionalizmit shqiptar. Vetë morali dhe efektet psikologjike të humbjes së qytetit do të dobësonin mundësinë e vazhdimit për të jetuar në një Shqipëri të cunguar. Distriktet e Delvinës e të Butrintit të drenazhuara kohët e fundit, të cilat gjithashtu shtriheshin brenda sipërfaqes së aspiratave greke, ishin toka të pasura bujqësore të cilat mund të përdoreshin për të vendosur punëtorë bujqë. Shqipëria e jugut e marrë në tërësi ishte më pjellore se e mesmja dhe veriorja, dhe popullsia që përmbante një numër të madh pronarësh të vegjël, të cilët ishin emigrantë të kthyer nga SHBA-ja, ishte gjithashtu më përparimtare se në Shqipërinë e mesme dhe veriore. Ajo luante një rol të rëndësishëm në jetën administrative dhe ekonomike të vendit. Prandaj mund të thuhej se si politikisht dhe ekonomikisht krahina ishte jetike për pavarësinë e Shqipërisë. Nga ana tjetër, as e tëra as edhe ndonjë pjesë e “Epirit Verior” nuk ishte ekonomikisht jetike për Greqinë)
157
ishte të ndihmonte çdo organizatë rezistence apo guerrile që tregohej e gatshme të luftonte kundër armikut. Duke shtuar se guerrilët shqiptarë i kishin siguruar vetes një famë të lavdërueshme për qëndresën aktive ndaj pushtuesit italian dhe gjerman. Vendimi për t’i furnizuar ata me armë e municione qëndronte në kompetencën e autoriteteve ushtarake në Itali dhe Foreign Office nuk mund të pranonte kërkesën e qeverisë helene për t’i ndërprerë furnizimet.1 Përkundrazi, “më 24 gusht 1944, ndërmjet delegacionit shqiptar dhe përfaqësuesit të Komandës Aleate në Bari, u nënshkrua një marrëveshje kompromisi, që parashikonte rritjen e kuotave të furnizimit mujor për Ushtrinë Nacionalçlirimtare; pranimin e një delegacioni ushtarak shqiptar, të përbërë prej dy vetash pranë Shtabit Aleat të Mesdheut; angazhimin e palës angleze për të propaganduar në radio e në shtyp veprimtarinë e Frontit Nacionalçlirimtar dhe për të pranuar U.N.Ç.Sh-në si të vetmen forcë që luftonte okupatorin nazist. Por, Komanda Supreme Aleate nuk e njohu K.A.N.Ç-in me funksionet e qeverisë së përkohshme. Për rrjedhojë, ndërsa bashkëpunimi ushtarak shënonte zhvillime pozitive, në aspektin politik marrëdhëniet me aleatët u karakterizuan nga rritja e mosbesimit të ndërsjelltë”.2 Çka u evidentua me ardhjen në Shqipëri të misioneve ushtarake të Bashkimit Sovjetik dhe të Jugosllavisë, që përforcuan ngjyrimet politike të udhëheqjes së lëvizjes çlirimtare të së majtës shqiptare.3 Për këtë arsye, Foreign Office udhëzonte ambasadorin britanik në Moskë për t’i kërkuar shpjegime ministrit të Jashtëm të BS, Molotov, mbi përpjekjet e rusëve për ta kthyer Ballkanin në një zonë komuniste.4 Ndërkohë, më 19 shtator 1944, O. Sargent organizoi një mbledhje me praninë e përfaqësuesve të Ministrisë së Luftës, S.O.E-së dhe M.I.G-ut, për të shqyrtuar politikën e brendshme në Shqipëri. Ata pohonin se në rast të një tërheqjeje të afërt gjermane ishte e pashmangshme që F.N.Ç do të fitonte kontrollin në mbarë vendin sepse nacionalistët dhe A. Kupi nuk ishin në gjendje t’i bënin atyre rezistencë. Madje, parashikohej që udhëheqësit komunistë të Frontit Nacionalçlirimtar të orientoheshin më shumë nga Rusia se sa nga Britania dhe ky zhvillim ishte më i mundshmi nëse një bllok sllav, duke përfshirë Jugosllavinë dhe Bullgarinë, do të përfshihej pas luftës nën ndikimin mbizotërues rus. Edhe pse kishte interesa të kufizuara në Shqipëri, diplomacia angleze nuk dëshironte që vendi të kalonte në orbitën ruse. Ajo ishte zotuar në favor të pavarësisë së Shqipërisë, por nuk do të ishte në gjendje të respektonte fjalën e dhënë në rast se vendi binte në kaos me largimin e pushtuesit nazist. Prandaj në mbledhje u vendos që politika britanike mund të pranonte daljen e F.N.Ç si forcë sunduese me përfundimin e luftës dhe të përpiqej për të rritur ndikimin mbi të. Për këtë qëllim u sygjerua marrja e masave të mëposhtme: 1) tërheqja e tepricës së misionit britanik me A. Kupin. Kjo nuk do të ndodhte menjëherë mbasi Enver Hoxha, udhëheqësi i F.N.Ç, kohët e fundit kishte kërkuar tërheqjen e tyre dhe veprimi i ngutshëm mund të interpretohej si një shenjë dobësie. 2) Për të përfshirë Frontin Nacionalçlirimtar brenda orbitës britanike, gjenerali Wilson mund të ftonte E. Hoxhën për bisedime në Itali. Takimi do të fokusohej mbi çështje me karakter ushtarak, duke i bërë të qartë liderit komunist se nuk do të gëzonte përkrahjen e aleatëve nëse shpërthente një luftë civile në Shqipëri.5 Ndërsa, ministri 1
AIH, A.V.144, Fl. 33-35 Xh. Gjeçovi, “Shqipëria dhe aleatët..., f. 104-105 3 H. Kaba, “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane..., f. 139 4 AIH, A.V.144, Fl. 31 5 AIH, A.V.150, Fl. 33-34 2
158
rezident në Mesdheun qendror, Macmillan, i propozonte Foreign Office-it, më 21 tetor 1944, që Komanda Aleate të mos konkurronte me Bashkimin Sovjetik për influencë mbi F.N.Ç, por, duke analizuar gjendjen e brendshme, të priste kërkesën e paevitueshme të E. Hoxhës për ndihmë civile.1 Mirëpo, çlirimi i vendit nga okupatori nazi-fashist e detyroi diplomacinë britanike të rishikonte politikën ndaj Shqipërisë dhe veçanërisht ndaj F.N.Ç-së. Interesi i saj i drejtpërdrejtë konsistonte në garancinë e dhënë, në dhjetor 1942, se do të ndihmonte vendin që të fitonte pavarësinë paslufte. Ajo do të kujdesej, para së gjithash, që Shqipëria të mos bëhej një vatër zjarri në Ballkan. Çka do të përbënte një rrezik të madh, po të mos sistemohej e ardhmja e vendit në një bazë të kënaqshme, sepse fqinjët do të kërkonin t’a ndanin midis tyre. Shqipëria e kishte të pamundur të ekzistonte si një shtet më vete pa asnjë ndihmë të jashtme, sidomos ekonomike. Zgjidhja më e mirë do të ishte që amerikanët, të cilët nuk shfaqnin interes, të merrnin përsipër përgjegjësinë të ndihmonin vendin, pasi Britania nuk e përballonte dot. Kurse Italia duhej përjashtuar, edhe në qoftë se mendohej se ishte e aftë të fillonte një politikë imperialiste paslufte. Greqia kishte pretendime të forta, por të pabaza për Shqipërinë e Jugut. Nëse ato do të kënaqeshin, ekzistenca e shtetit shqiptar do të bëhej e pamundur. Në të kundërt, do të kishte shumë pak mundësi që Shqipëria dhe Greqia të mbanin marrëdhënie miqësore mes fqinjësh. Përsa i përket Jugosllavisë, Tito dhe F.N.Ç bashkëpunonin ngushtë, dhe nuk kishte arsye për të mos vazhduar bashkëpunimin me përfundimin e luftës në qoftë se ata drejtonin qeveritë e dy vendeve. Tek marrëveshja Tito-F.N.Ç qëndronte gjithashtu një nga të vetmet mjete që Shqipëria të fitonte Kosovën. Kjo krahinë e Jugosllavisë së paraluftës ishte etnikisht shqiptare dhe do ta ndihmonte vendin të bëhej më i pavarur ekonomikisht.2 Përfundimi i luftës në Shqipëri nxorri në pah çështjen e zgjidhjes politike që preokuponte grupet e qëndresës shqiptare. Ahmet Zogu u përpoq t’i bindte britanikët ta shfrytëzonin me efikasitet gjatë rezistencës, duke mos braktisur pretendimin e tij për të qenë sundimtari i ligjshëm i Shqipërisë. Ai ishte i vetëdijshëm se mungesa e veprimtarisë politike do të minonte shanset e tij për t’u rikthyer pasluftës në Shqipëri. Zogu vuante nga problemi i legjitimitetit. Asnjë shtet nuk e njihte atë as si drejtues të një qeverie në mërgim dhe as si udhëheqës të popullit shqiptar. Prandaj, për të legjitimuar pozitën e tij, Zogu vendosi: së pari, të krijonte unitet ndërmjet grupeve të emigrantëve. Ai arriti të realizonte njëfarë bashkërendimi midis Shoqatës Anglo-Shqiptare dhe Miqve të Shqipërisë në Britani dhe afroi për bashkëpunim “Vatrën” e peshkopin Noli. Së dyti, Zogu kërkonte njohjen zyrtare si kryetar i ligjshëm i qeverisë shqiptare në mërgim, me të drejtë për t’u përfaqësuar në Konferencën e Paqes. Sapo plani i Zogut u bë publik, Foreign Office shpejtoi ta pezullonte veprimtarinë e tij, duke i hapur rrugë ardhjes në pushtet të Enver Hoxhës dhe L.N.Ç-së, që dominohej nga komunistët.3 Për aleatët çështja e njohjes së qeverisë së Frontit Nacionalçlirimtar duhej trajtuar në kuadrin më të gjerë të ngjarjeve në Ballkan. Avantazhi i njohjes së hershme të saj ishte mundësia për të frenuar një konflikt greko-shqiptar. Nëse aleatët vendosnin të mos i mbështesnin pretendimet e grekëve në Shqipërinë e Jugut, kishte rëndësi t’i ndalonin ata për pushtimin e asaj zone. Nga ana tjetër, Foreign Office nuk e quante të sigurt 1
AIH, A.V.151, Fl. 11 (Çështja e njohjes së qeverisë demokratike dhe politika britanike ndaj Shqipërisë, përkthyer nga Lek Tasi) 2 Ibid., Fl. 17 3 B. J. Fischer, Shqipëria gjatë..., f. 312-318
159
mirënjohjen e shqiptarëve sepse përvoja kishte treguar që sa më tepër interesohej për atë vend, aq më shumë shtoheshin dyshimet se e bënte këtë për qëllime të fshehta. Prandaj, duhej të përpiqej të shkëpuste disa koncesione në këmbim të njohjes. Më i rëndësishmi ishte që F.N.Ç të shndërrohej në një qeveri pak a shumë përfaqësuese në vend të një diktature komuniste siç po bëhej dita-ditës. Po të mos zhvillohej në këtë drejtim, F.N.Ç kishte shumë mundësi që të përmbysej dhe vendi të përshkohej nga anarkia menjëherë pas mbarimit të luftës në Evropë. Përveç presioneve që Fronti të pranonte në radhët e veta vëllezërit Kryeziu, të cilët kishin një emër të panjollosur, aleatët duhej gjithashtu të kërkonin që të shpallej një amnisti e përgjithshme sikundër kishte vepruar Tito.1 Përsa i takon përfaqësimit të Britanisë në Shqipëri, ajo kishte një mision S.O.E në Shtabin e Përgjithshëm të F.N.Ç. Por, së shpejti detyra e tyre përfundonte dhe natyra e misionit duhej ndryshuar. Po ashtu, programi i ndihmave po fillonte dhe një numër oficerësh mund të bashkëpunonin me Shtabin e F.N.Ç për administrimin e programit. Si pasojë, pranë misionit britanik me natyrë ushtarake duhej të atashohej një përfaqësues i Foreign Office-it, i cili mund të kthehej në funksionar diplomatik. Ndërsa, problemi i pranimit të Shqipërisë në Kombet e Bashkuara lidhej me mungesën e njohjes së qeverisë shqiptare nga aleatët. Por, kur F.N.Ç të konsolidonte pozitat e tij, kërkesa për anëtarësim do të ishte më e vështirë të kundërshtohej. Prandaj aleatët do të mbështesnin Shqipërinë të thoshte fjalën e vet në tryezën e paqes së bashku me fqinjët.2 Kjo e drejtë buronte nga angazhimi i popullit shqiptar përkrah Koalicionit të madh Antifashist. Gjatë Luftës së Dytë Botërore, në bashkëpunim me Aleatët e Mëdhenj, shqiptarët dhanë kontributin e tyre jo të vogël, në favor të kauzës së përbashkët dhe të interesave kombëtare,3 duke garantuar tërësinë tokësore të Shqipërisë në kufijtë e 1913ës. Pavarësisht se lufta kundër pushtuesit nazi-fashist për çlirimin e vendit nuk siguroi lirinë e plotë dhe të vërtetë të shqiptarëve me vendosjen e diktaturës dhe hapat prapa për zgjidhjen e problemit etnik.4
1
AIH, A.V.151, Fl. 18 Ibid., Fl. 18-19 3 Marenglen Verli, “Shqipëria dhe Kosova në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, f. 178 4 Ndreçi Plasari, “Çështja kombëtare në programin e PKSH dhe të FNÇ në periudhën e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë, f. 140 2
160
3. 2 Traktati i Paqes me Italinë dhe Shqipëria paslufte Përfundimi i Luftës së Dytë Botërore prishi ekuilibrin tradicional të forcave në Evropë. Britania, Franca dhe vendet e tjera evropiane kishin humbur fuqinë e dikurshme. Boshti Romë-Berlin ishte shkatërruar nga potenciali ushtarak i SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik. Ky i fundit kishte depërtuar në zemër të Evropës, duke zëvendësuar aleancat e paraluftës midis Francës dhe Evropës Lindore me marrëdhëniet e ngushta ndërmjet BS dhe demokracive të reja popullore. Kështu, balanca e vjetër evropiane u eklipsua nga ekuilibri global i fuqisë midis SHBA-së dhe Bashkimit Sovjetik, që konfiguroi zhvillimet ndërkombëtare të pasluftës.1 Përpara Fuqive të Mëdha fituese shtrohej detyra e trajtimit të shkaktarëve të luftës, që i sollën Evropës humbje të mëdha njerëzore dhe dëme të pallogaritshme materiale. Aleatët duhej të pregatisnin traktatet e paqes me shtetet e mundura. Për këtë qëllim nevojitej organizimi i Konferencës së Paqes, ku do të thërriteshin vendet që i shpallën luftë Fuqive të Boshtit. Shqipëria ishte radhitur përkrah Koalicionit Antifashist në mbrojtje të kauzës së përbashkët. Kontributi në luftë kundër okupatorit nazi-fashist dhe qenia palë e interesuar, diktoi kërkesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në forumet e larta ndërkombëtare të pasluftës, ku u hodhën bazat e rendit të ri botëror, garant i paqes dhe i stabilitetit. Prania e përfaqësuesve tonë në mbledhjet e organizuara nga Fuqitë e Mëdha, në të cilat do të diskutohej, ndër të tjera, Traktati i Paqes me Italinë, përbënte një të drejtë themeltare legjitime, pasi “Shqipëria qe i pari vend ballkanik që u sulmua nga Italia fashiste dhe që në fillim, ishte i pari që përqafoi lëvizjen e rezistencës së armatosur kundër fashizmit, duke hedhur në luftë të gjitha forcat e tij materiale dhe morale. Sakrificat e pashëmbullta dhe dëmet që pësoi nga kjo luftë dhe që ka prekur thellë ekonominë e tij kombëtare, i japin vendit tonë të drejtën që të kërkojë ndreqjen nga ana e Italisë të shkatërrimeve të shkaktuara, në mbështetje të parimeve të shpallura solemnisht nga fuqitë aleate”.2 Në korrespondencën zyrtare të kohës me përfaqësuesit e diplomacisë aleate dhe në fushatat lobuese të legatave a konsullatave tona jashtë vendit, vihet theksi te kontributi i rëndësishëm që dha populli shqiptar në luftën antifashiste në raport me përbërjen demografike, sipërfaqen dhe shkallën e armatimeve. Gjithashtu bëhet një ekspoze e pasojave shumëplanëshe të trashëguara nga pushtimi fashist, si vijon: “Prej 7 Prillit 1939 deri më 9 Shtator 1943, në katër vjet e gjysmë, Shqipëria pësoi regjimin e okupacionit italian, regjim grabitjesh dhe shkatërrimesh sistematike. Italia shfrytëzoi të gjitha pasuritë e vendit, dhe për të penguar Luftën Nacional-Çlirimtare të popullit shqiptar, ajo shkatërroi vendin me zjarr, me plaçkitje dhe me masakra të tmerrshme; ushtria italiane, këmishat e zeza, karabinierët, organet administrative dhe politike italiane, shoqëritë, ndërmarrjet ekonomike dhe financiare italiane u vunë me mish e me shpirt të shkatërronin plotësisht ekonominë tonë, të humbisnin popullin tonë dhe t’a katandisnin vendin në një fushë beteje për luftën imperialiste italiane”.3
1
Uolltër Lakër. Evropa në kohën tonë: histori e viteve 1945-1992. Tiranë: Dituria, 1996, f. 35 Enver Hoxha. Vepra, vëll. 3 (janar 1945-dhjetor 1946). Tiranë: Naim Frashëri, 1969, f. 296-297 3 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 24 (Dokumenta mbi çështjen e traktatit të paqes me Italinë në Konferencën e Paqes në Paris) 2
161
Ndërkaq, humbjet dhe vuajtjet njerëzore shënonin 19.000 të vdekur midis partizanëve dhe popullsisë civile, 5000 të gjymtuar, 6500 të internuar ose të burgosur politikë, 25.000 shpirt të përdorur në punime të detyrueshme, pa llogaritur krimet dhe fyerjet e pashembëllta të ushtarëve fashistë italianë kundër popullit të qetë dhe kundër faletoreve.1 Fuqitë aleate e ndihmuan ushtarakisht qëndresën e popullit shqiptar. Në qershor 1943, ata dërguan pranë Shtabit të Përgjithshëm të Ushtrisë Nacional-Çlirimtare misione ushtarake ndërlidhëse dhe shumë materiale të hedhura me parashuta. Përmendim këtu emrat e disa prej krerëve të këtyre misioneve, si: Majori Bill McLean, Nënkolonel Palmer, Gjeneral Davies - anglez; kapiten Thomas Stephen- amerikan, Major Ivanof rus.2 Ndërsa, kryeministri i Britanisë së Madhe, z. Winston Churchill, kishte deklaruar, më 1944, në Dhomën e Komuneve se mijëra luftëtarë shqiptarë po i bënin qendresë okupatorit fashist. Nga oficerët e Ndërlidhjes vinin lajme të sigurta mbi luftërat e shkëlqyera të patriotëve shqiptarë dhe mbi rezistencën heroike. Shqiptarët, me luftën e tyre, kishin ndihmuar dhe do të jepnin një kontribut të rëndësishëm në operacionet ushtarake të Mesdheut.3 Bilanci i luftës kundër pushtuesit fashist dhe kauza e saj e drejtë kushtëzuan qeverinë shqiptare, më 4 shtator 1945, t’i dërgonte një telegram kryetarëve të qeverive aleate, të Anglisë, të SHBA-së dhe të BRSS. Në të kërkohej pjesëmarrja e delegacionit shqiptar në seancën e parë të Mbledhjes së Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme të Fuqive të Mëdha, që do të zhvillohej në Londër (11 shtator – 2 tetor 1945). Kështu, përfaqësuesit shqiptarë do të kishin mundësi të shfaqnin pikëpamjet e tyre gjatë pregatitjes së Projekt-Traktatit të Paqes me Italinë. Qeveria e Shqipërisë, interprete e dëshirave dhe e ndjenjave të thella të popullit shqiptar, priste me besim që Fuqitë e Mëdha aleate t’i merrnin parasysh sakrificat e shumta morale dhe materiale që bëri Shqipëria gjatë luftës. Duke vlerësuar të drejtat e saj gjatë diskutimeve të klauzolave financiare në lidhje me dëmshpërblimet që duhet të paguante Italia, si edhe për të gjitha çështjet e tjera që do t’i interesonin së afërmi, dhe në mënyrë të veçantë Shqipërisë, autoritetet vendase ishin plotësisht të bindur se do t’i jepej mundësia për të bërë që zëri i tyre të dëgjohej si pjesëtarë aktivë të aleancës antifashiste.4 Por, gjatë fazës së parë të diskutimeve, Fuqitë aleate i refuzuan vazhdimisht kërkesat e ligjshme e të njëpasnjëshme të qeverisë shqiptare, që ishin në përputhje me parimet e së drejtës ndërkombëtare. Shkak u bë përfshirja e Shqipërisë në grupin e shteteve komuniste të bllokut lindor, nën drejtimin e BS. Po ashtu, qëndrimi angloamerikan u ndikua edhe “nga pretendimi grek mbi gjoja pjesëmarrjen e shqiptarëve në luftë përkrah vendeve fashiste, si dhe fakti që qeveria shqiptare nuk kishte marrë ende një njohje të gjerë ndërkombëtare, duke iu referuar posaçërisht mosnjohjes nga qeveritë e
1
AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 45 (Dokumenta për problemet ekonomike, si p.sh., dëmshpërblime etj., lidhur me traktatin e paqes me Italinë) 2 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 70 (Shtypi i huaj dhe i vendit tonë mbi marrëdhëniet midis dy vendeve) 3 ATSH, “Populli shqiptar e ka fituar me gjak të drejtën që të ketë vendin e merituar në Konferencën e Paqes”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 489, 25 Korrik 1946, f. 5 4 ATSH, “Telegram kryetarëve të qeverive të tri Fuqive të Mëdha: BRSS, Angli dhe SHBA me anën e të cilit kërkohet pjesëmarrja e Shqipërisë në diskutimin e Traktatit të Paqes me Italinë”, Bashkimi, V.II-të, Nr. 212, 4 Shtator 1945, f. 1
162
tyre”.1 Kjo pikëpamje e diplomacisë aleate ishte rrjedhojë e influencës së politikës antishqiptare të shtetit grek dhe lobeve jashtë. Qëllimi i tij ishte të injoronte rolin e madh antifashist të Shqipërisë, të reduktonte maksimalisht reparacionet në favor të saj, të justifikonte raprezaljet mbi popullin shqiptar autoktonë të Çamërisë në Greqi dhe sekuestrimin e pronave të tyre, si dhe të përligjte ndërkombëtarisht Ligjin e Luftës me Shqipërinë.2 Kundërshtimi i shteteve aleate dhe pseudoargumentet e fqinjit jugor nuk e penguan qeverinë shqiptare të vijonte përpjekjet për të siguruar pjesëmarrjen e delegacionit të saj në Konferencën e Paqes, që do të organizohej në Paris, më 29 korrik 15 tetor 1946. Në telegramin dërguar ministrave të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe - Ernest Bevin, të SHBA - James Byrnes dhe të BRSS - Molotov, më 19 korrik 1946; një kopje e të cilit iu përcoll për dijeni edhe ministrave respektivë të Jugosllavisë, Polonisë dhe të Çekosllovakisë; kryeministri i Shqipërisë, Enver Hoxha, kërkonte që përfaqësia shqiptare të merrte pjesë si “Fuqi Shoqe”, d.m.th me të drejta të plota dhe të barabarta me të 21 kombet* e pranishëm në konferencë. Citoj: “Rivendikimi i Shqipërisë për të qenë pjesë në punët e Konferencës po me atë titull dhe në një shkallë barazimi me shtetet e tjera aleate, bazohet mbi të drejtën që i takon nga lufta heroike e popullit të saj kundra invadonjësve fashistë dhe nga sakrificat e mëdha dhe të pallogaritshme që ka bërë me rezistencën e saj të papërkulur kundra armiqve të përbashkët”.3 Ndërsa, në rezolutën drejtuar Presidiumit të Konferencës së Paqes në Paris nga Kuvendi Popullor, më 30 korrik 1946, argumentohej kërkesa e drejtë e popullit shqiptar, që luftoi me përkushtim dhe pandërprerë kundër agresorit fashist, për çlirimin, indipendencën, sovranitetin, demokracinë dhe kauzën e përbashkët. Në rezolutë përshkruhej solidariteti i gjithë popullit shqiptar, në fshatra e në qytete, që ishte çuar i tëri në këmbë dhe kërkonte t’i njiheshin të drejtat e tij për të cilat ai derdhi gjakun e pa kursyer; ai kërkonte të pranohej në Konferencën e Paqes, ku kishte vendin e tij, për të thënë fjalën e vet, për të dhënë ndihmesën e tij për forcimin e paqes, ashtu sikundër ai kishte dhënë kontributin e tij për fitoren e përbashkët.4 Britania e Madhe e priti me rezerva kërkesën e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në punimet e Konferencës së Paqes në Paris. Roger Pinsent, referent për Shqipërinë pranë Foreign Office-it, shprehej se britanikët nuk e dëshironin veçanërisht prezencën e Shqipërisë. Ata mbronin pikëpamjen se duhej t’i qëndronin konseguent linjës që, shteti shqiptar mos të pranohej në konferencë, por të ftohej të shtronte çështjet që dëshironte të arrinte. Këtë këndvështrim ndanë edhe përfaqësuesit e SHBA-së dhe të Francës.5 Kështu, me aprovimin e shteteve fituese u vendos pranimi i delegacionit shqiptar në Konferencën 1
Ksenofon Krisafi. Diplomaci pas lufte: negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në Shqipëri. Tiranë: “Dita 2000”, 2009, f. 112 2 Lisien Bashkurti. Diplomacia shqiptare në fillimet e “Luftës së Ftohtë” 1945-1961: nga Konferenca e Jaltës tek “bashkekzistenca paqësore”. Tiranë: Geer, 2003, f. 122 * SHBA, Anglia, Franca, BRSS, Kina, Austria, Zelanda e Re, Norvegjia, Polonia, RSS e Ukrainës, RSS e Bjellorusisë, Çekosllovakia, Etiopia, Jugosllavia, Bashkimi Jugafrikan, India, Belgjika, Kanadaja, Brazili, Greqia, Holanda. 3 AMPJ, V. 1946, D. 146, Fl. 17 (Dokumenta mbi pranimin e RPSH në Konferencën e Paqes në Paris) 4 ATSH, “Rezoluta e Kuvendit Popullor, Presidiumit të Konferencës së Paqes Paris”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 494, 31 korrik 1946, f. 1 5 Hamit Kaba, “Dëmshpërblimet italiane të Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë (1945-1960)”, Studime historike, nr.1-2, 2003, Tiranë, f. 95
163
e Paqes. Mirëpo, Shqipëria nuk kishte pozitën e “Fuqisë Shoqe ose Aleate”, pra të pjesëtares efektive në Konferencë. Ajo nuk gëzonte të drejtë vote vendimmarrëse, por vetëm funksione konsultative. Ftesa e vonuar dhe vendi jo i merituar në Konferencën e Paqes krijuan pakënaqësi të mëdha te qeveria shqiptare. Në seancën plenare të 21 gushtit, kryetari i delegacionit shqiptar, Enver Hoxha, deklaroi se “populli shqiptar, besnik i traditave luftarake për liri e pavarësi dhe besnik deri në fund ndaj çështjes aleate, që prej 7 Prillit 1939 e deri në ditën e fitores, nuk iu shmang asnjë sakrifice. …ai e kishte fituar me luftë të drejtën të marrë pjesë në këtë konferencë, me titull dhe me të drejta të njëjta me ato të 21 kombeve fitimtare. Populli i vogël shqiptar, i vetëm dhe pa mbrojtje, kishte qenë viktima e parë e agresionit italian. Italia fashiste e Musolinit, duke sulmuar vendin …kurorëzonte politikën e saj grabitqare dhe ekspansioniste të ndjekur me këmbëngulje gjatë gjysmë shekulli kundër vendit tonë”.1 Italia kishte paraqitur gjithmonë një rrezik për shtetin shqiptar, duke synuar t’a shndërronte Adriatikun një det italian dhe Shqipërinë një kryeurë për zgjerimin e saj imperialist në Ballkan. Okupimi i një pjese të vendit prej trupave italianë më 1917, Akordi Titoni-Venizelos (më 1919), vendimi i 9 Nëntorit 1921 me të cilin Konferenca e Ambasadorëve, nën presionin e diplomacisë italiane, i njihte kësaj të fundit një pozitë të privilegjuar në Shqipëri, të gjitha akordet, ujditë, konventat dhe traktatet të çdo karakteri që iu imponuan Shqipërisë nga ana e Italisë, që më 1922 deri më 1939, tregonin synimet imperialiste të saj kundrejt vendit tonë. Për agresionin e armatosur të 1939-ës, Italia kishte dashur t’a realizonte brutalisht këtë politikë. Mbas okupimit u suprimua pavarësia e shtetit shqiptar. Italia përdori të gjitha mjetet për të likuiduar çdo të drejtë dhe çdo liri, përfshirë edhe ekzistencën fizike të popullit shqiptar.2 Një politikë e tillë ekspansioniste dhe kolonizuese kundrejt Shqipërisë përfundoi me nënshkrimin e Traktatit të Paqes me Italinë, më 10 shkurt 1947. Ai u depozitua në Arkivin e Republikës Franceze. Neni 88 i jepte të drejtë të firmosnin traktatin vendet anëtare të Kombeve të Bashkuara, që kishin qenë në luftë me Italinë. Këtë të drejtë e fitoi edhe Shqipëria, ndonëse nuk ishte pjesë e OKB-së. Për zbatimin e traktatit ngarkoheshin ambasadorët e SHBA-së, Britanisë së Madhe, BRSS dhe Francës në Romë, të cilët përgjigjeshin edhe për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të mundshme midis vendeve fituese dhe shtetit italian.3 Në bazë të nenit 27 të Traktatit të Paqes, Italia njihte dhe merrte detyrimin të respektonte sovranitetin dhe indipendencën e shtetit shqiptar. Madje, në nenin 28 përcaktohej se Italia pranonte që ishulli i Sazanit bënte pjesë në territorin e Shqipërisë dhe hiqte dorë nga çdo rivendikim mbi të.4 Përpos influencës politike, merrte fund edhe varësia ekonomike e Shqipërisë nga Italia. Neni 29 shfuqizonte të gjitha traktatet ekonomike, financiare e tregtare bilaterale, të nënshkruara para ose gjatë Luftës së Dytë Botërore, me përjashtim të rasteve kur secila Fuqi Shoqe, brenda gjashtë muajve nga hyrja në fuqi e Traktatit të Paqes me Italinë, tregonte interes për vazhdimin e bashkëpunimit. 1
ATSH, “Nga fjalimi i komandantit Gjeneral-Kolonel Enver Hoxha, mbajtur në seancën plenare të Konferencës së Paqes”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 540, 22 shtator 1946, f. 2 2 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 232 (Raport mbi Konferencën e Paqes në Paris) 3 H. Kaba, “Dëmshpërblimet italiane …, f. 97-98 4 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 101
164
Shteti italian kishte përfituar nga gjendja e prapambetur në vend dhe sidomos nga regjimi feudal, duke siguruar dominimin ekonomik në Shqipëri. Kështu, më 4 dhjetor 1922 u nënshkrua marrëveshja postale shqiptaro-italiane, gjithashtu edhe marrëveshja telegrafike, që unifikoi tarifat midis këtyre dy vendeve. Më 20 janar 1924 nënshkruhet Traktati i Tregtisë dhe i Lundrimit, i cili përsëritet më 28 janar 1936. Më 29 fruer [shkurt – E.L] 1924 konventa konsullore dhe më 20 maj 1925 u nënshkrua akordi me grupin financiar italian për një borxh prej 50.000.000 liretash, me një interes jashtëzakonisht të rëndë 7.5%. Pasuritë e mëdha të nëntokës shkuan nën shfrytëzimin ekskluziv të financës së lartë italiane. Shoqëria S.I.M.S.A siguroi, në vitin 1922, eksploatimin e serës së Selenicës, duke marrë në koncesion 2148 ha tokë. Më 1925, A.I.P.A mori në koncesion eksploatimin e vajgurit në zonën e Beratit në një sipërfaqe prej 116.825 ha. Importimin dhe shpërndarjen ekskluzive të karburanteve e kishte në sipërmarrje shoqëria A.G.I.P.; Shoqëria P.E.S.C.A.L.B.A. administronte peshkimin në të gjitha ujërat e Shqipërisë. Me kompaninë E.I.A.A dhe me çeljen e bankës bujqësore, degë e Banco di Napoli, kapitali italian filloi të shtrihej në fushat tona dhe t’iu impononte prodhimeve bujqësore çmimin që i pëlqente. Shoqëria A.L.B.A kishte marrë në koncesion pyjet e Rubikut, kompania S.E.S.A shpërndarjen e të gjithë fuqisë elektrike të Shqipërisë dhe shoqëria ALA LITTORIA shërbimin ajror midis Shqipërisë e Italisë dhe Shqipërisë e Greqisë.1 Përveç shfuqizimit të marrëveshjeve të mësipërme, bazuar në nenin 29, qeveria shqiptare kishte të drejtë të merrte në posedim të gjitha pasuritë dhe pronat e shtetit italian në vendin tonë. Citoj: “Italia heq dorë formalisht, në favor të Shqipërisë, nga çdo lloj sendi (biens) me përjashtim të godinave të okupuara normalisht nga misionet diplomatike dhe konsullore. Njëkohësisht, … heq dorë nga të gjitha të drejtat, koncesionet, interesat dhe përfitimet e çdo lloji në Shqipëri, qofshin këto të shtetit italian ose të “institucioneve italiane gjysmë publike””.2 Ndërsa neni 45 zgjidhte çështjen e kriminelëve të luftës. Sipas tij, Italia do të merrte të gjitha masat e nevojshme për të siguruar arrestimin dhe dorëzimin për t’u gjykuar a) të personave të akuzuar se kishin kryer, urdhëruar krime lufte dhe krime kundër paqes ose njerëzimit, ose se kishin qenë bashkëveprues; b) të shtetasve të çdo Fuqie aleate ose Shoqe të akuzuar se kishin shkelur ligjet e vendit të tyre, duke kryer akte tradhëtie ose duke bashkëpunuar me armikun gjatë luftës. Në bazë të po këtij neni, Italia duhej të siguronte edhe daljen para gjyqeve si dëshmues të personave që vareshin nga juridiksioni i saj, kur dëshmia e tyre ishte e nevojshme për gjykimin e personave që u përmendën më lart.3 Kjo dispozitë do të zbatohej edhe për Shqipërinë. Në periudhën e okupacionit, Italia ishte bërë strehë e gjithë kriminelëve shqiptarë të luftës, që kishin mundur të shpëtonin nga ndëshkimi i drejtë i popullit dhe që kishin gjetur atje një fushë të përshtatshme për të propaganduar dhe për të komplotuar kundër Shqipërisë. Ndërkaq, kriminelët italianë të luftës, përgjegjës për agresionin kundër Shqipërisë, dhe për kaq të këqija në kurriz të popullit shqiptar, ishin të lirë dhe bile me pozita të larta.4 Gjatë punimeve të Konferencës së Paqes, në Komisionin Ushtarak u paraqit kërkesa e delegacionit shqiptar për reduktimin e potencialit militar të Italisë, me qëllim 1
AMPJ, V. 1946, D. 93, Fl. 23 (Dokumenta mbi pasuritë e shqiptarëve në Itali dhe anasjelltas) AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 102 3 Ibid., Fl. 105 4 ATSH, “Shqipëria dhe Traktati i Paqes me Italinë”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 540, 22 shtator 1946, f. 3 2
165
shmangien e çdo sulmi eventual që do të rrezikonte sovranitetin dhe tërësinë tokësore të shtetit. U propozuan dy amendamente në artikullin 47 dhe 52, si vijon: “Në paragrafin 1 (art.47), kryeresh “a” duhej zëvendësuar: “Anije lufte të mëdha: dy” me “Anije lufte të mëdha: një”. “Kryqëzorë katër” me “Kryqëzorë tre”. “Torpilore 16” me “Torpilore 12”. “Korveta 20” me “Korveta 14”. Në paragrafin 1 (art. 52), duhej zëvendësuar: “65.000 karabinierë” me “30.000 karabinierë” dhe 250.000 burra me “215.000 burra”.1 Propozimet e paraqitura përfshinin pakësimin e të gjitha kategorive të forcave ushtarake italiane: tokësore, ajrore dhe në mënyrë të veçantë ato detare. Kjo për faktin se “flota luftarake kishte qenë arma kryesore e Italisë për të zbatuar politikën e presioneve dhe të agresionit karshi Shqipërisë. Ajo përbënte gjithmonë një rrezik për ekzistencën e indipendencës sonë… Nuk duhej harruar se 173 njësitë e flotës italiane nën komandën e Gjeneralit Guzzoni, ishin të parat … që zbarkuan trupat invaduese në vendit tonë. Pas okupacionit të 7 Prillit 1939, qeveria italiane shtriu dorë mbi të gjitha anijet tona të vogla dhe të mëdha dhe i bëri pronë të saj duke i përdorur për hesapin e vet. Po ashtu portet dhe i gjithë materiali detar mbeti në duart dhe u shkatërrua nga ushtria italiane”.2 Duke marrë parasysh dëmet që pësoi marina e vogël shqiptare pas agresionit fashist dhe domosdoshmërinë për të patur forcën e saj navale, me synim mbrojtjen e vijës bregdetare dhe ushtrimin e kontrollit në ujërat e saj tokësore, përfaqësia shqiptare kërkoi që t’i akordohej një pjesë e flotës italiane në përputhje me nevojat e vendit. 3 Kërkesat me karakter ushtarak u konsideruan: 1. Si të drejta legjitime të popullit shqiptar të fituara gjatë luftës dhe që ai të jetonte në paqe dhe të rronte i lirë; 2. Si masë sigurimi që do t’i lejonte vendit të kishte një roje të sigurtë për të mos iu marrë nëpër këmbë të drejtat e tij; 3. Si masë për aplikimin e traktatit të paqes dhe për të bërë efektin për qëllimin e të cilit ishte hartuar.4 Çështja e përcaktimit të shumës së reparacioneve, që Italia duhet t’i paguante shtetit shqiptar, zuri vend me rëndësi në Konferencën e Paqes. Ajo shkaktoi debate në Komisionin Ekonomik, ku delegacioni shqiptar pasqyroi në mënyrë të detajuar humbjet dhe dëmet e pësuara nga okupacioni fashist në të gjithë sektorët e jetës së vendit, si më poshtë: Bujqësi, blegtori, pyje. Shqipëria është një vend thelbësisht bujqësor. Shkelësit italianë rekuizuan grurin për të ushqyer trupat e tyre, gjatë aksioneve për raprezalje kundra popullsisë që luftonte, ata dogjën fushat me grurë dhe sasi të mëdha gruri nëpër katundet, të cilëve u vunë zjarrin; ata shkatërruan pyjet, vreshtat, sidomos në krahinat e Korçës, të Leskovikut dhe të Pogradecit; ata therën dhe plaçkitën bagëtinë dhe rrëmbyen prodhimet e blegtorisë. Masat e ndryshme të marra prej fashistëve: politika e çmimeve, taksat, plaçkitjet, zhdukja ose rekuizimi i kafshëve të tërheqjes dhe të mbartjes, shpërndarja e popullsisë, e zbritën në 50% prodhimin shqiptar të bujqësisë, të blegtorisë dhe të sendeve ushqimore. Industri dhe tregti. Instalime të shkatërruara ose të dëmtuara, makina dhe vegla të rrëmbyera, lëndë të para dhe produkte të rekuizuara pothuajse në të gjitha qytetet dhe në të gjitha sektorët e industrisë. Industria e vendit pati dëme të rënda nga konkurrenca e produkteve të mbaruara italiane, gjë që ishte një pengesë sistematike dhe paralizuese për fabrikat tona, ashtu edhe për artizanatin tonë, humbjet dhe dëmet e të cilave janë të ndjeshme. 1
AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 241 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 124 3 ATSH, “Qeveria shqiptare kërkon që Shqipërisë t’i jepet një pjesë e flotës italiane”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 424, 11 maj 1946, f. 1 4 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 126 2
166
Stoqe të mëdha mallrash u plaçkitën, u rekuizuan ose u dogjën veçanërisht në qytetet Bilisht, Përmet, Leskovik dhe Berat. Kriporet u shkatërruan në pjesën më të madhe dhe toka të gjera u shpronësuan. P.T.T dhe transporte. Rrjeta telegrafike shqiptare u shkatërrua pjesërisht gjatë luftës italo-greke, një tjetër pjesë u transplantua prej Italisë fashiste në Greqi dhe në Jugosllavi pas okupimit të këtyre vendeve prej fuqive të Boshtit. Instalimet e shërbimeve P.T.T u shkatërruan gjatë luftës në shumë qendra. Korrespondenca telegrafike e armikut nuk u pagua kurrë. Pothuajse të gjitha mjetet e transportit u rrëmbyen, u shkatërruan ose u rekuizuan prej armikut. Dhe një ndërmarrje e madhe parashtetërore italiane S.A.T.A mori monopolin e transportit të udhëtarëve, gjë që paralizoi ndërmarrjet e vogla shqiptare. Urë dhe rrugë – Skela dhe instalime. Rrjeti rrugor pësoi dëmtime të mëdha nga lëvizja e tepërt e trupave armike, nga bombardimet ajrore, nga sulmet e partizanëve. Ura të mëdha e të vogla u hodhën në ajër. Skelat tona, veçanërisht ajo e Durrësit, pësuan dëme pothuajse të pariparuarshme, dhe 114 veliere me motor të marinës sonë të vogël u shkatërruan ose u rrëmbyen. Disa veliere shqiptare me motor gjenden akoma në skelat e Italisë. Ndërtesa shtetërore dhe private. Invaduesit italianë shkatërruan dhe dogjën sistematikisht qytetet dhe katundet tona, shkollat, vendet e shenjta, shtëpitë tona, me qëllim që të terrorizonin popullsinë dhe t’a largonin këtë nga lufta e çlirimit. Krahina të tëra si ato të Pezës, Mallakastrës, Skraparit, Kurveleshit, u bënë rrafsh me tokën, kisha me vlerë historike dhe artistike të paçmueshme, si ato të Voskopojës, Vithkuqit, Beratit u plaçkitën dhe u dogjën. Muzeu i Vlorës, institutet arkeologjike të Butrintos, të Pojanit, - u zhveshën nga veprat e artit antik prej fashistëve italianë. Financa, dogana, pensione. Italianët nuk paguan kurrë të drejtat e portit, të karantinës dhe të zbarkimit. Mbajtja e ushtrisë së tyre okupuese i ka kushtuar shumë Shqipërisë dhe, pas kapitullimit të Italisë, afro 70.000 ushtarë italianë gjetën strehë dhe ndihmë në bujarinë e popullit tonë që i mbajti dy vjet të tjera. Suprimimi i doganave shqiptare (Dekret-ligj italian i 20 Prillit 1939) i shkaktoi Shqipërisë humbje shumë të mëdha. Italia, vend agresor, duhet t’a dëmshpërblejë popullin shqiptar për shpenzimet e bëra për Ushtrinë Nacional-Çlirimtare, si dhe ndihmat materiale aleate. Familjet e mijëra viktimave të bëra prej italianëve, dhe invalidët e luftës kundra italianëve, kanë të drejtë për pension. Mijëra shqiptarë të internuar ose që përdoreshin në punëra të detyrueshme gjatë okupacionit duhet të dëmshpërblehen. Gjatë ekspeditave të tyre ndëshkuese, ushtarët italianë u kanë plaçkitur një sasi të madhe sendesh të çmuara popullsisë civile dhe vendeve të shenjta. Dëme monetare. Italia kishte kontrollin e ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë. Ajo përmblodhi gjithë arin shqiptar dhe e transferoi në Itali: afro 300.000.000 – fr.ari. Mbulesa në ar e 8.062.827 fr.ari në kart-monedhë më 1939 u transferua prej “Banca d’Italia” në “Rechsbank”-un e Berlinit.1
Këto humbje ishin të konsiderueshme dhe arrinin shifrën e 3.544.232.626 fr.ari.2 Fakt ky që dëshmonte se okupacioni fashist e kishte dëmtuar rëndë ekonominë shqiptare, e cila nuk mund të rimëkëmbej pa një reparacion të drejtë nga ana e Italisë përgjegjëse. Mirëpo, kërkesa e ligjshme e Shqipërisë për dëmshpërblime u refuzua nga përfaqësuesi italian, Alberto Tarchiani, i cili në mbledhjen e Komisionit Ekonomik, më 12 shtator 1946, deklaroi se “vlera e dobive ekonomike që Italia i kishte sjellë shtetit shqiptar e kalonte sasinë e dëmeve”.3 Shpenzimet e pretenduara për punë të dobishme në vendin tonë kapnin “shumën prej 15 miliardë lireta d.m.th afërsisht 156 milionë $; nga 1
AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 99-102 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 29 3 ATSH, “Italia, e cila mundohet t’i shpëtojë përgjegjësisë së saj si agresore, duhet të na paguajë dëmshpërblimet gjer në funt”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 534, 15 shtator 1946, f.1 2
167
kjo shumë 6 miliardë e 500 milionë lireta u shpenzuan prej Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe prej organeve administrative ushtarake italiane, për ndërtimin e rrugëve të fortifikuara dhe veprave të tjera me karakter ushtarak. Afro 6 miliardë lireta në lëmë të ndryshme ekonomike; teprica d.m.th 2.250.000.000 u shpenzuan për punime të kryera pas 3 shtatorit 1943, dhe pjesërisht përbënin shumën e pasurive të sipërmarrjeve parashtetërore ose private, si dhe të nënshtetasve italianë në Shqipëri. 1 Këto pretendime u hodhën poshtë nga delegacioni shqiptar, i cili e konsideroi të ekzagjeruar vlerën e investimeve. Madje, ai argumentoi se kapitali i caktuar për punimet që do të kryeshin në Shqipëri, u keq menaxhua dhe u përvetësua nga funksionarët italianë. Edhe përfaqësuesit anglo-amerikanë mbështetën qëndrimin e Italisë, se shumat e investuara ishin më se të mjaftueshme për t’u vlerësuar krejtësisht e përmbushur kërkesa shqiptare për reparacione. Pikëpamjet e aleatëve ishin të pa baza, aq më tepër kur britaniku E. Bevin propozoi që shteti shqiptar të merrte dëmshpërblime nga Bullgaria, jo nga Italia. Kjo deklaratë binte në kundërshtim me faktet historike të Luftës së Dytë Botërore. Ushtria bullgare u radhit përkrah bllokut fashist dhe luftoi në vende të tjera, por jo në Shqipëri.2 Pas negociatave të gjata të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme, gjatë mbledhjeve të zhvilluara në Nju Jork (nëntor-dhjetor 1946), u morën dy vendime të rëndësishme në favor të çështjes shqiptare: 1. Italia do t’i paguante 5 milionë $ reparacione Shqipërisë dhe 2. kjo e fundit do të nënshkruante Traktatin e Paqes me Italinë si “Fuqi Shoqe”, pra me të njëjtat të drejta sikundër anëtarët e tjerë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. 3 Konkretisht, Neni 7. B. 1 caktonte shumën e reparacioneve në favor të Shqipërisë në 5.000.000 $ sipas kursit të 1 Korrik 1946, d.m.th 5 $ baraz me një ons/ar. Pagimi i këtyre reparacioneve do të bëhej në një periudhë prej shtatë vjetësh nga hyrja në fuqi e Traktatit dhe gjatë dy vjetëve të para, nuk do të bëheshin furnizime në prodhimet industriale të zakonshme. Reparacionet do të nxirreshin nga këto burime: a) Një pjesë e instalimeve dhe pajisjeve industriale italiane të vlefshme për fabrikimin e materialit të luftës që nuk ishin më të dobishme për nevojat e forcave ushtarake të autorizuara, as të adaptueshme menjëherë për përdorime civile dhe që do t’i merreshin Italisë në bazë të nenit 67. Këtu hynin edhe luftanijet dhe materiali ushtarak në tepricë, megjithëse nuk përmenden shprehimisht. Kjo rezulton nga kombinimi i neneve 57, 61, 64, 67, 74. b) Prodhimi industrial i zakonshëm i Italisë, duke përfshirë edhe prodhimet industriale ekstraktive; c) Të gjitha llojet e tjera të furnizimeve në kapital ose në shërbime me përjashtim të pasurive italiane, të cilat në bazë të nenit 79 të Traktatit ishin nën juridiksionin e Shqipërisë. Kjo do të thoshte se pasuritë italiane që ndodheshin në Shqipëri dhe që ishin ose do të likuidoheshin nga shteti shqiptar nuk llogariteshin në shumën e reparacioneve prej 5.000.000 dollarë.4 Përpos reparacioneve, kategori me rëndësi për Shqipërinë në Traktatin e Paqes me Italinë ishin restitucionet. Sipas nenit 75, Italia pranonte parimet e Deklaratës së Kombeve të Bashkuara, me dt. 5 Janar 1943, dhe do të kthente sa më parë sendet e 1
AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 61 K. Krisafi, op.cit., f. 119 3 ATSH, “Kur na paguhen dëmshpërblimet dhe njihemi si fuqi shoqe në Traktatin me Italinë nuk ka pse të mos jemi në UNO”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 606, 8 dhjetor 1946, f. 5 4 APMJ, V. 1946, D. 159, Fl. 107 2
168
rrëmbyera në tokën shqiptare gjatë okupacionit italian. Duhej të ktheheshin të gjitha sendet e identifikueshme që gjendeshin në Itali dhe që ishin rrëmbyer me forcë dhe me shtrëngim në tokën shqiptare nga njëra nga Fuqitë e Boshtit, edhe në qoftë se poseduesi i tashëm e kishte fituar me anën e ndonjë veprimi ligjor të rregullt si p.sh., nqs e kishte blerë rregullisht nga ai që e kishte rrëmbyer.1 Tabela 3.2.1
1. 2. 3. 4. 5. 6. 7.
Burimi: AMPJ, V. 1946, D. 164, Fl. 9 Restitucionet nga Italia të vlerësuara në fr.ari e $ U.S.A 1938 Përmbledhje Franga ari Dollarë U.S.A Objekte me vlerë arkeologjike e artistike 910.348 298.474.70 Dokumenta nga Ministria e Bujqësisë e Pyjeve 25.500 8.360.42 Dokumenta nga Ministria e Botores 9.751.141 3.200.337 Dokumenta e materiale të ish Ushtrisë 114.627.793.30 37.582.883.19 Shqiptare Anije 2.893.500 948.688.16 Arshiva të ish-Legatave e Konsullatave të Shqipërisë 26.938.24 8.831.83 Materiale të Shëndetësisë Publike 727.395 238.489.74 Totali 128.962.616.24 42.286.065.04
Në listën e mësipërme të restitucioneve vërehet kategoria e dokumenteve zyrtare të institucioneve shtetërore, si: të Ministrisë së Punëve Botore, të Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, materiale të ish-ushtrisë shqiptare, si dhe arkivat e disa përfaqësive diplomatike të Shqipërisë jashtë vendit, që u rrëmbyen nga fashistët dhe në pjesën më të madhe u dërguan në Itali. Mungesa e tyre krijoi vështirësi të mëdha për administrimin e efektshëm të Shqipërisë.2 Në planin ushtarak, gjatë okupacionit italian, nuk u lejua të zhvillohej një marinë e vogël detare dhe aq më tepër një flotije e vogël për mbrojtjen e bregdeteve të gjera të Shqipërisë. Italia fashiste me mjetet e saj krijonte bindjen në qarqet qeveritare shqiptare të atëhershme se nuk mund të mbahej një marinë shqiptare. Pak ditë para okupacionit jahti shtetëror “Ilirija”, moto-velieri “Myzeqeja”, “Adriatiku”, “Vllazën Veli” dhe motovelieri “Isolina”, “Papagali”, “Rozafat” dhe “Miku i mirë” u tërhoqën nga autoritetet italiane dhe nuk u lejuan që të ktheheshin më në Shqipëri. Si këto u tërhoqën edhe shumë motoveliera dhe barka të tjera më të vogla. …Prandaj qeveria shqiptare kërkonte një pjesë të flotës italiane për të mbrojtur vijën e saj bregdetare.3 Fashistët italianë dëmtuan rëndë edhe trashëgiminë tonë kulturore. Menjëherë pas pushtimit, italianët grabitën nga muzeu i Vlorës një numër të madh sendesh me vlerë arkeologjike. “Koleksioni i “Lapidarëve” pësoi pak dëme; po përkundrazi koleksioni i ceramikëve u rrafshua pothuajse krejt; prej koleksionit të sendeve të vegjël prej tunxhi kishin mbetur vetëm disa copë, kurse koleksioni i numizmatikës u grabit plotësisht. Në prill 1940, autoritetet italiane rrëmbyen, me arsyen se do t’i ekspozonin në “Ekspozitën e Përtej-Detit” në Napoli, një numër të madh sendesh me vlerë arkeologjike, artistike dhe 1
APMJ, V. 1946, D. 159, Fl. 108 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 69 3 ATSH, “Italija fashiste e ka penguar sistematikisht zhvillimin e marinës shqiptare”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 425, 12 Maj 1946, f. 1 2
169
historike. Kjo ishte pjesa më e vlefshme e pasurisë sonë kulturore kombëtare. Zyrtarët e lartë italianë dhe oficerët eprorë, si guvernatori i përgjithshëm Jakomoni, Gjenerali Pariani, Meloni etj., rrëmbyen në Shqipëri një numër të madh sendesh artistike. …Veprat prej druri të moçëm dhe me vlerë të madhe e sendet e shenjta prej ari të Kishave të mëdha të Voskopojës, të Vithkuqit … u rrëmbyen dhe u dërguan në Itali. …Kjo e fundit, përgjegjëse për të gjitha këto plaçkitje, që e kishin varfëruar për së tepërmi vendin tonë dhe që i kishin dhënë një grusht të rëndë pasurisë kulturale, duhej t’i kthente sendet e grabitura në tërësi dhe në gjendje të mirë, dhe për ato që nuk do të gjendeshin, ajo duhej të kthente sende me vlerë të barabartë”.1 Në kuadër të restitucioneve përfshihej edhe çështja e arit shqiptar të grabitur nga pushtuesit. Kjo ngjarje lidhet me historinë e Bankës Kombëtare të Shqipërisë, me qendër në Romë. Ajo u krijua, si degë e Banco d’Italia, në mars 1925, falë një akordi të nënshkruar midis një grupi financiar italian dhe qeverisë shqiptare, me një kapital prej 12.500.000 franga ari. “Banka Kombëtare e Shqipërisë kishte të drejtën e plotë të emëtonte bankënota dhe privilegjin e prerjes së monedhave metalike e divizionale. Gjithashtu, ajo gëzonte të drejtën të kryente veprime krediti”.2 Por, rezerva e arit, në vend që të depozitohej në Shqipëri ose në ndonjë Bankë të një shteti asnjanës, u dërgua në Bankën e Italisë, gjë që në fakt ishte njëlloj si t’a vije në duar të qeverisë italiane. Ajo e përdori këtë si një mjet presioni politik dhe ekonomik kundër vendit tonë.3 Banka Kombëtare e Shqipërisë kontrollonte të gjithë tregun monetar të vendit dhe luante sipas qejfit të saj: në çastin e krizës ekonomike që filloi më 1931, ajo la pak kartmonedhë në qarkullim, duke rënduar krizën. Pas pushtimit të Shqipërisë prej Italisë, ajo e shtoi shumë bankënotën në qarkullim, me qëllim që të ndihmonte ushtritë okupuese, dhe i shkaktoi një inflacion të madh monedhës sonë. Ajo tërhoqi nga tregu shqiptar afro 300 milionë fr.ari metal dhe në deviza të huaja. Politika e saj e kredive, duke favorizuar ndërmarrjet dhe shtetasit italianë, qe e dëmshme për vendin tonë dhe lehtësoi zotërimin ekonomik të Italisë në Shqipëri.4 Referuar “Memorandumit mbi Bankën e Shqipërisë” të Përfaqësisë Italiane pranë Konferencës së Parisit, ndër të tjera, shkruhej se më 16 Shtator 1943, autoritetet gjermane rrëmbyen me shtrëngim arin e BKSH-së, ashtu si grabitën arin e Bankës së Italisë. Për rrjedhojë, Italia nuk kishte asnjë detyrim t’i kthente Shqipërisë arin monetar të një banke që ishte një shoqëri italiane, aksionet e së cilës zotëroheshin prej italianësh, dhe e cila me mjetet e derdhura prej kapitalistësh privatë krijoi arkëtimin e saj në ar. Përkundrazi, dilte se ari duhej t’i kthehej vetë Bankës së Shqipërisë.5 Ndërkaq, në telegramin që iu dërgua delegacionit shqiptar në Paris, më 21 gusht 1946, “Banka e Shtetit njoftonte se gjithë sasia e arit prej 8.062.826.90 fr.ari, grabitur prej gjermanëve pranë ish-Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Romë, ishte pronë ekskluzive e popullit shqiptar, sepse kur filloi aktivitetin, më 1925, ish-BK, në Shqipëri qarkullonin vetëm monedha ari si i vetmi mjet shkëmbimi bazë monetar. ...Një tjetër provë e dokumentuar ishte mbledhja e bërë në Tiranë, më 19 shkurt 1944, e provokuar nga 1
AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 70-71 ASHSH, Historia e popullit ..., vëll. 3, f. 258 3 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 72 4 AMPJ, V. 1946, D. 153, Fl. 41-42 (Dokumenta të komisionit politik dhe territorial të Konferencës së Paqes Paris) 5 AMPJ, V. 1946, D. 160, Fl. 151 2
170
Drejtori Qendror i ish-BKSH, Ettore Melis, ku merrnin pjesë të gjithë funksionarët përgjegjës të ish-Drejtorisë Qendrore, dhe, ku u shtrua çështja e arit dhe u pranua prej të gjithëve se ari ishte pronë e popullit shqiptar. …Ndërsa, pronësia e shtetit italian mbi gjithë aksionerët e ish-BKSH provohej me akordin valutor të vitit 1939 mbas okupacionit, në të cilën, në vend të grupit financiar që përfaqësonte kapitalin e Bankës, dilte direkt në skenë shteti italian në emër të Bankës”.1 Pikëpamjet e ndryshme për problemin e arit shqiptar gjetën zgjidhje në paragrafin 8 të nenit 75, që bënte fjalë për kthimin e arit të grabitur nga Italia në tokën e njërit nga Kombet e Bashkuara të interesuar ose të transferuar pa të drejtë në Itali. Këtë ar Italia duhej t’a kthente ose t’a zëvendësonte me një sasi të barabartë në peshë dhe në titull. Ky ishte një detyrim që Italia duhej t’a përmbushte edhe në qoftë se ari në fjalë ishte transferuar, ose rrëmbyer më vonë nga toka italiane, nga ana e ndonjë fuqie tjetër të Boshtit, ose nga ana e ndonjë shteti tjetër neutral.2 Të gjitha çështjet e mësipërme, me rëndësi dypalëshe, u përfshinë në Traktatin e Paqes me Italinë, të cilin Shqipëria e nënshkroi si “Fuqi Shoqe”, më 10 shkurt 1947.3 Në aspektin ekonomik dhe juridik, ky traktat i njohu pasuritë italiane, që përbënin pjesën më të madhe të kapitalit të huaj në vend, si prona të shtetit shqiptar. Duke “ligjëruar” kështu procesin e shtetëzimeve të ndërmarrë nga qeveria komuniste në vitet 1945-1946, që ishte në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.4 Në marrëdhëniet me jashtë, Traktati i Paqes me Italinë e radhiti vendin tonë përkrah shteteve fituese të Luftës së Dytë Botërore dhe konsolidoi sovranitetin e integritetin territorial të tij. Marrëveshja stimuloi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, që përfundoi në maj 1949. Ndërkaq, zbatimi i neneve të Traktatit të Paqes filloi, pas negociatave të gjata, me ratifikimin e tij nga Presidiumi i Kuvendit Popullor të Shqipërisë, më 19 tetor 1957.
1
AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 15-16 (Fjalime dhe deklarata të delegacionit tonë në Konferencën e Paqes të Parisit) 2 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 109 3 Hamit Kaba. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë. Tiranë: Botimpex, 2007, f. 133 4 H. Kaba, “Dëmshpërblimet italiane …, f. 99
171
3.3 Çështja e reparacioneve gjermane dhe Shqipëria Pas çlirimit nga Italia fashiste, Shqipëria u përball me agresionin dhe okupacionin nazist, që riaktivizoi lëvizjen e rezistencës së popullit shqiptar përkrah aleatëve. Ata përjetuan sulmin më të egër dhe më barbar të Gjermanisë hitleriane, që mbuloi me gjak Evropën. Nazistët gjermanë kryen mizoritë më të mëdha në historinë e njerëzimit, me krimet e vrasjes, torturave dhe grabitjeve pa mëshirë. Duke përdorur artin modern ushtarak dhe mjetet e reja të luftës, Gjermania synonte të përmbyste me çdo kusht botën e përparuar për të vendosur ligjet e saj barbare. Por, periudha e triumfit nazist përfundoi me kapitullimin pa kushte të Gjermanisë.1 Qysh në Konferencën e Jaltës, që i zhvilloi punimet më 4-11 shkurt 1945, përfaqësuesit e SHBA-së, të Britanisë dhe të Bashkimit Sovjetik, respektivisht F. Roosevelt, W. Churchill dhe J. Stalin, kishin përcaktuar tri format e reparacioneve që Gjermania duhej t’i shlyente vendeve fituese. Ato ishin: “a) në kapitale, d.m.th. pajisje, makineri, anije, mjete transporti etj., që ndodheshin në Gjermani ose jashtë saj. Kalimi i tyre do të bëhej brenda dy vjetëve nga kapitullimi ose pushimi i çdo rezistence të organizuar. b) Në të ardhura, që nënkuptonte livrim mallrash të prodhimit të përditshëm dhe, c) në përdorimin e fuqisë punëtore gjermane, prej së cilës u hoq dorë nga kundërshtimi i qeverive amerikane dhe franceze”.2 Për administrimin e çështjes së dëmshpërblimeve u thirr Konferenca e Reparacioneve në Paris, më 9 nëntor 1945. Në të morën pjesë të gjitha shtetet që i shpallën luftë dhe organizuan qëndresë kundër Fuqive të Boshtit. Fillimisht Shqipëria nuk u ftua në Konferencë. Vetëm pas kërkesave dhe lobimit pranë kancelarive evropiane e organizmave ndërkombëtare, qeveria shqiptare dërgoi delegacionin zyrtar të kryesuar nga Hysni Kapo, ministër fuqiplotë i Shqipërisë në Beograd. Në Konferencën e Reparacioneve, delegatët amerikanë, anglezë dhe francezë përcaktuan kriteret për llogaritjen e shumës së dëmshpërblimeve që Gjermania do t’i paguante shteteve të pushtuara. Ato përfshinin humbjet e pësuara në radhët e popullsisë civile dhe trupave ushtarakë, si dhe dëmet e shkaktuara nga regjimi i pushtimit dhe shpenzimet e luftës. Më 21 dhjetor 1945 u nënshkrua Akti Final i Konferencës, që i ndante pasuritë gjermane në dy kategori. Në grupin A renditeshin lëndët e para, mallrat gjysmë të përpunuara dhe kompensimet sovjetike për materialet që do të tërhiqeshin nga zona perëndimore e pushtimit etj. Ndërsa, në grupin B u përfshinë pajisjet industriale, anijet tregtare dhe të lundrimit të brendshëm.3 Për organizimin dhe shpërndarjen e tyre, Konferenca krijoi Agjensinë Ndëraleate të Reparacioneve (Interallied Reparations Agency - IARA) me qendër në Bruksel.4 Shqipëria përfitoi kuota minimale nga ndarja e dëmshpërblimeve, përkatësisht 0.05% të sasisë së përgjithshme të reparacioneve të grupit A dhe 0.35% të atyre të grupit B.5 Shuma që nuk përkonin me humbjet e mëdha dhe dëmet e shkaktuara nga okupacioni nazist. Zaptuesit gjermanë rrëmbyen, vodhën e dogjën të gjithë pasurinë e popullit që 1
E. Hoxha, Vepra, vëll. 3 …, f. 46-47 K. Krisafi, op.cit., f. 185-186 3 Shpëtim Çaushi. Diplomacia shqiptare në normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Tiranë: Ombra GVG, 2002, f. 108-109 4 AQSH, F. 490, V. 1945, D. 121 (Listë mbi reparacionet dhe dëmet e luftës të shkaktuara nga Gjermania, së bashku me korrespondencën përkatëse) 5 A. Puto, Lufta italo-greke..., f. 283 2
172
kishte mbetur nga italianët. Ata shkatërruan me zjarr e dinamit qytete, katunde, rrugë e ura, skela, institute; vranë dhe masakruan popullin.1 Në fjalën e mbajtur në Konferencën e Reparacioneve në Paris, më 9 janar 1946, kryedelegati shqiptar, Hysni Kapo, përmendi 28.800 të vrarë e të plagosur nga popullsia civile dhe 18.800 të internuar ose të burgosur në Shqipëri, Itali e Gjermani, ku vuajtën torturat më çnjerëzore. Mijëra të tjerë nuk u kthyen më nga fushat naziste të përqendrimit. Si kudo gjetkë edhe në Shqipëri, gjermanët hitlerianë ushtruan terror e dhunë për të shuar rezistencën, sidomos në dy ofensivat e mëdha të organizuara në janar dhe në qershor të vitit 1944. Por, Ushtria Nacional-Çlirimtare shqiptare, besnike e parimeve të aleancës së Kombeve të Bashkuara, i ndoqi hordhitë barbare gjermane deri përtej kufijve, ku disa prej njësive u kurorëzuan me lavdi, duke luftuar në krah të partizanëve të Marëshallit Tito në Mal të Zi, në Bosnjë dhe në Sanxhak.2 Megjithë kontributin në luftën e përbashkët kundër pushtuesit nazist, Shqipëria nuk siguroi të drejtën të paraqiste pikëpamjen e saj në lidhje me Traktatin e Paqes me Gjermaninë. Më 14 janar 1946, Këshilli i të Katërve në New York vendosi të mblidhen në Londër zëvendësministrat e Jashtëm. Ata u ngarkuan me punët përgatitore për Konferencën e Moskës dhe do të dëgjonin të gjitha shtetet që kishin luftuar Gjermaninë hitleriane. Në listën e vendeve të ftuara mungonte Shqipëria. Për këtë qëllim, qeveria e Tiranës u këshillua t’i dërgonte një letër zv/ministrave ose drejtpërdrejt qeverive të BS, SHBA-së, Britanisë dhe Francës. Letra të shoqërohej me një memorandum që tregonte luftën e Shqipërisë kundër Gjermanisë, pjesëmarrjen e saj si anëtare në Konferencën e Reparacioneve në Paris, vendimin e New York-ut që Shqipëria të konsiderohej si shtet associé në Traktatin e Paqes me Italinë etj. Qeveria shqiptare do të prezantonte opinionin e saj për problemet e përgjithshme rreth paqes me Gjermaninë dhe në mënyrë të veçantë do të diskutohej çështja e reparacioneve.3 Por, Republika Federale gjermane refuzoi t’u përgjigjej kërkesave të Shqipërisë për dëmshpërblime me argumentet e mëposhtme: së pari, qeveria shqiptare në bazë të ligjit nr. 36 kishte shtetëzuar pasuritë gjermane në vend. Duke patur parasysh kushtet e reja të krijuara nga lufta e popullit shqiptar kundër Gjermanisë naziste, për çlirimin e tij nga okupacioni dhe për indipendencën e tij politike dhe ekonomike, u vendos konfiskimi i të gjitha pasurive shtetërore dhe parashtetërore, demaniale ose patrimoniale të Gjermanisë në Shqipëri. Të tilla pasuri quheshin ato që zotëronte drejtpërdrejt shteti gjerman, shoqëri dhe persona gjermanë.4 Së dyti, Shqipëria kishte marrë reparacione nga Gjermania, si makineri dhe pajisje industriale lufte, nëpërmjet IARA-s. Vlera e tyre konsiderohej simbolike në krahasim me dëmet e pësuara nga pushtimi nazist. Prandaj, qeveria shqiptare kufizohej më pas të kërkonte vetëm pjesë të shkëputura uzinash, si: torno të ndryshme tip revolver (4 copë); aparate matjeje (mikrometra verniers – 3 copë); lathe 360/2000 mm (1 copë); elektropompë centrifuge (2 copë); laborator fizike dhe kimie. Në rast copëtimi të uzinës mekanike kërkoheshin gjithashtu disa torno automatike dhe revolver të tipit mesatar 1
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 1 (Dokumenta mbi dëmet e luftës shkaktuar Shqipërisë nga Gjermania. Traktati i Paqes me Gjermaninë dhë çështja e pjesëmarrjes tonë në Konferencën e Zv.Ministrave) 2 “Fjala e z. Hysni Kapo në Konferencën e Dëmshpërblimeve në Paris”, Bashkimi, viti III, Nr. 317, E mërkurë, 9 janar 1946, f. 1, 4 3 AMPJ, V. 1946, D. 10, Fl. 7-8 (Mendime të përfaqësuesve sovjetik mbi të drejtat e Shqipërisë lidhur me Traktatin e Paqes me Italinë, reparacionet etj.) 4 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 210
173
(lartësi 30 m, gjatësi 1.5 m), si dhe gjeneratori auriliar prej 2500 KW - 1000 V, me të gjithë aksesorët dhe tabelën e distribucionit. Materiale që nevojiteshin sidomos në Kuçovë dhe në minierat e tjera të vendit.1 Së treti, një pjesë e reparacioneve gjermane të luftës, të kërkuara nga Shqipëria, iu dhanë qytetarëve amerikanë me origjinë shqiptare ose me shtetësi amerikano-shqiptare.2 Për rrjedhojë, Gjermania kundërshtonte të shlyente listën e reparacioneve të propozuara nga delegacioni shqiptar. Në këtë kohë, katër ministrat e Jashtëm të Fuqive të Mëdha morën një notë nga qeveria shqiptare, që kërkonte të drejtën të merrte pjesë në Konferencën e Paqes në Paris, ku do të shqyrtoheshin Traktatet e Paqes me vendet ish-satelite të Boshtit. Qëllimi i saj ishte të bashkëpunonte me shtetet e tjera demokratike në veprën e ndërtimit të paqes dhe të vlerësonte me cilësinë si palë e interesuar, pikëpamjen e saj mbi të gjitha çështjet që u përkisnin Traktateve të Paqes dhe që do ta interesonin së afërmi dhe posaçërisht Shqipërinë. Këtë rivendikim të drejtë për t’u pranuar në punimet e Konferencës në një shkallë barazimi me shtetet e tjera aleate, Shqipëria e mbështeste mbi të drejtën që i takonte nga lufta e popullit të saj kundër pushtuesve fashistë dhe nga sakrificat e mëdha të qëndresës së pandërprerë kundër armiqve të përbashkët; luftë që ishte njohur e çmuar sa herë nga deklarata të përfaqësuesve më të autorizuar të aleatëve të mëdhenj.3 Po ashtu, më 30 korrik 1946, në rezolutën drejtuar Presidiumit të Konferencës së Paqes në Paris, Kuvendi Popullor i dërgonte Konferencës përshëndetjet dhe urimet më të nxehta për kryerjen me sukses të barrës që i ngarkonte historia. Përfaqësuesit e popullit shqiptar uronin që punimet e Konferencës t’i siguronin njerëzimit një paqe të drejtë e të vazhdueshme dhe të bënin që armiqtë e shoqërisë përparimtare, shkaktarët e gjakderdhjeve dhe të kasapanave çnjerëzore të mos mundnin kurrë të ngrinin krye për të hedhur botën në një luftë të tretë shkatërrimtare.4 Në emër të popullit heroik dhe solidar, në përputhje me përpjekjet e qeverisë shqiptare, ata kërkonin që vendit t’i garantohej pjesëmarrja në Konferencë me të drejta të plota dhe të barabarta me të 21 kombet e tjerë që e përbënin atë. Sepse populli i vogël shqiptar qëndroi i papërkulur deri në shkatërrimin e plotë të Gjermanisë naziste; djemtë më të mirë i ndoqën gjermanët këmba këmbës në tokat e Jugosllavisë dhe dhanë deri në fund kontributin e gjakut për çështjen aleate, për kauzën e drejtë të njerëzimit.5 Prandaj, deputetët kërkonin thirrjen e Shqipërisë në Konferencë për të zënë vendin e merituar dhe të paguar shtrenjtë me gjakun e bijve të saj, që do të përbënte një shtyllë të fortë për mbrojtjen e paqes dhe të idealeve të larta të lirisë, të demokracisë dhe të drejtësisë.6 Shqipëria u ftua në Konferencën e Paqes, më 12 gusht 1946, së bashku me Egjiptin, Meksikën dhe Kubën,7 për të paraqitur pikëpamjet e tyre si në seancat plenare 1
AQSH, F. 494, V. 1946, D. 5, Fl. 4-5 (Korrespondencë e Ministrisë së Ekonomisë me Ministrinë e Punëve të Jashtme mbi dëmshpërblimet që detyrohet të paguajë Gjermania) 2 Sh. Çaushi, op.cit., f. 123 3 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 243 4 AMPJ, V. 1946, D. 146, Fl. 31 5 AQSH, F. 489, V. 1946, D. 28, Fl. 11 (Procesverbale të Mbledhjes së Jashtëzakonshme të Kuvendit Popullor gjatë korrik-gushtit 1946 për aprovimin e Rezolutës “Mbi thirrjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes”) 6 AQSH, F. 489, V. 1946, D. 16, Fl. 82 (Përmbledhje të proces-verbaleve të legjislaturës së parë, sesionit të parë të Kuvendit Popullor, 18.03.1946- 04.09.1946) 7 AMPJ, V. 1946, D. 35, Fl. 8 (Dokumenta mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Francën)
174
dhe në komisione.1 Mohimi i statusit të “Fuqisë Shoqe” nuk kënaqi plotësisht të drejtat e Shqipërisë, por sidoqoftë shënoi një hap përpara në njohjen e saj si aleate të Koalicionit Antifashist. Nga njëra anë, Shqipëria u thirr në Konferencë si shtet me kontribut të rëndësishëm në luftën e përbashkët dhe, nga ana tjetër, u vendos në një plan me vende si Egjipti e Meksika, të cilat ishin anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.2 Në fjalimin e mbajtur në Pallatin e Luksemburgut, më 21 gusht 1946, kryedelegati shqiptar Enver Hoxha vlerësoi rolin e Konferencës së Paqes së Parisit për përfundimin e agresionit nazi-fashist, duke siguruar marrëdhënie të shëndosha midis popujve paqedashës. Ai përmendi sakrificat dhe luftën e papërkulur të shqiptarëve përkrah Fuqive Aleate. Konkretisht, pas kapitullimit të Italisë dhe ardhjes së trupave gjermanë prej Greqisë, populli shqiptar i shtrëngoi më tepër radhët e tij përballë një armiku më të egër e gjakatar. Me të hyrë në Shqipëri, gjermanët u sulmuan nga formacionet partizane në udhën Perat-Korçë. Dhjetëra kamionë u dogjën, qindra gjermanë u vranë. Si raprezalje nazistët rrafshuan për tokë fshatin Borovë dhe vranë banorët: gra, fëmijë e pleq. Ata shpërthyen dy ofensiva të mëdha kundër partizanëve, me qëllim që t’i asgjësonin, duke aktivizuar divizione alpine të regjura në luftime. Të ndodhur në mes të dimrit, pa bukë e pa këpucë, burrat shqiptarë luftuan trimërisht dhe dolën fitimtarë.3 Kur aleatët angloamerikanë zbarkuan në Francë, populli shqiptar ishte i zënë në betejat më të egra kundër katër divizioneve gjermane. Ai qëndronte kryelartë në përleshjen e përgjakshme, pse po bënte detyrën kundrejt aleatëve dhe popullit mik të Francës. Lufta e shqiptarëve kundër pushtuesit nazist u kurorëzua me betejën heroike të Tiranës, ku luftuan nëntëmbëdhjetë ditë me radhë, duke çliruar çdo pëllëmbë të kryeqytetit. Ushtria Nacional-Çlirimtare shqiptare kishte marrë nga Shtabi i Përgjithshëm urdhërin e prerë të mos i linte gjermanët të dilnin përtej kufirit, por t’i asgjësonte brenda në tokën shqiptare. Kështu e kuptonte populli shqiptar aleancën e madhe antifashiste dhe besnikërinë ndaj çështjes aleate.4 Për këtë arsye, konsiderohej e domosdoshme pjesëmarrja e qeverisë shqiptare në punimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm për hartimin e Projekt-Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Ajo e mbështeste pikëpamjen e saj në disa principe të përgjithshme dhe në interesat kombëtare. Së pari, që në kohën kur drejtonte luftën nacional-çlirimtare kundër invaduesve fashistë, qeveria e Republikës Popullore të Shqipërisë e quante një pikë kyçe për fitoren e luftës marrëveshjen e plotë midis Aleatëve të Mëdhenj që udhëhiqnin Bllokun Antifashist. Së dyti, politika e qeverisë shqiptare i nënshtrohej parimeve që lindën nga lufta kundër fashizmit dhe që u vunë në krye të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Edhe në periudhën e re paqësore të pas fitores, ajo e vlerësonte me rëndësi themelore marrëveshjen midis Fuqive të Mëdha për ruajtjen e paqes dhe të sigurisë kolektive. Së treti, në të dy luftërat botërore Shqipëria u bë viktimë e agresionit gjerman. Në mënyrë të veçantë, krimet dhe shkatërrimet e pashembullta të kryera nga fashistët radhën e dytë nxirrnin në pah nevojën për shpërblimin gjerësisht të dëmeve dhe sigurimin një herë e përgjithmonë nga frika e një agresioni të ri gjerman.5
1
AMPJ, V. 1946, D. 150, Fl. 41 (Dokumenta mbi punimet e Konferencës së Paqes në Paris, korrespondencë) 2 AMPJ, V. 1946, D. 146, Fl. 81 3 AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 49 4 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 212 5 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 3-4
175
E bazuar në këto parime dhe me dëshirë të plotë për të dhënë kontributin e saj në përpilimin e Traktatit të Paqes me Gjermaninë, qeveria shqiptare mendonte se: 1) Vendimet e Krimesë për kordinimin dhe shpejtimin e veprimeve luftarake të aleatëve për shkatërrimin e Gjermanisë dolën me sukses, duke sjellë dorëzimin e saj pa kushte. Akordet e Potsdamit, që u nënshkruan menjëherë pas kapitullimit të Gjermanisë, përfshinin vendimet e tre Aleatëve të Mëdhenj, në të cilët aderoi edhe Franca në lidhje me politikën e përbashkët mbi Gjermaninë. Marrëveshjet e Potsdamit morën aprovimin e të gjithë popujve që kishin luftuar kundër agresorëve nazistë dhe masat e vendosura ishin të drejta. Ato shënonin të vetmen politikë që mund të zhdukte përgjithmonë rrezikun e një agresioni të ardhshëm gjerman.1 Për qeverinë shqiptare, Projekt-Traktati i Paqes me Gjermaninë duhej të mbështetej në aplikimin pa asnjë rezervë të këtyre akordeve. Ato parashikonin kryerjen e çmilitarizimit të Gjermanisë, shkatërrimin e Komandës së Lartë, të formacioneve ushtarake, SS-vë, arsenaleve dhe luftanijeve. Të shpërndahej industria e luftës dhe të shkatërrohej potenciali industrial që kishte ndihmuar imperializmin gjerman. Fabrikat të ndaheshin në titull reparacioni, ndërsa industria që mbetej të vihej nën kontroll të rreptë. Denazifikimi të konkretizohej me likuidimin e Partisë dhe të organizatave naziste; të spastrohej administrata dhe institutet e ndryshme nga programi, metoda dhe anëtarët e Partisë Naziste; SS-të të përjashtoheshin nga çdo funksion publik. Gjyqi i Nurembergut dënoi një pjesë të kriminelëve kryesorë, duke shënuar mënyrën e veprimit karshi nazistëve. Kriminelët gjermanë të luftës brenda ose jashtë vendit duhej të dorëzoheshin menjëherë. Qeveria shqiptare mendonte se vetëm një Gjermani e unifikuar ekonomikisht dhe politikisht, me një pushtet demokratik në kufijtë e caktuara nga Traktati, do të kontrollohej më lehtë nga Aleatët, kurse një Gjermani e copëtuar do të përbënte kurdoherë rrezik për një luftë tjetër. Populli shqiptar kishte vuajtur shumë nga gjermanët dhe nuk donte të lihej e gjallë asnjë fill shprese për agresione të reja nga Gjermania naziste. Ai besonte se zbatimi i marrëveshjeve të Potsdamit dhe harmonizimi i politikës aleate për një Gjermani të bashkuar do t’u siguronte popujve një paqe të shëndoshë.2 Gjatë zhvillimit të punimeve të Konferencës së zv/ministrave të Jashtëm në Londër, më 14 janar – 25 shkurt 1947, u diskutua procedura e rregullimit të paqes me Gjermaninë. Memorandumi sovjetik parashikonte, në lidhje me konsultimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm me vendet e tjera aleate, krijimin e një Komiteti të përhershëm të përbërë nga përfaqësues të shteteve në emër të të cilëve u nënshkrua akti i kapitullimit ushtarak të Gjermanisë. Memorandumi përcaktonte se në rast se ekzistonin çështje që preknin nga afër një vend të interesuar drejtpërdrejt, përfaqësuesit e qeverisë së tij do të ftoheshin me vendim të veçantë të merrnin pjesë në shqyrtimin dhe studimin e tyre. Me fjalët “vende të interesuar drejtpërdrejt” memorandumi sovjetik nënkuptonte shtetet që pësuan okupacionin gjerman, si: Shqipërinë, Belgjikën, Bjellorusinë, Greqinë, Luksemburgun, Norvegjinë, Hollandën, Poloninë, Çekosllovakinë, Ukraninën dhe Jugosllavinë. Ndërsa, memorandumi francez kërkonte që shtetet e vegjël të paraqisnin pikëpamjet e tyre për çështje që i interesonin. Ai propozonte krijimin e një Komiteti informativ e konsultativ që të funksiononte gjatë sesionit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm. Vendet e vegjël do të merrnin pjesë aktive me anë të Komiteteve të ndryshme në punimet e Konferencës së Londrës. Pas përfundimit të pregatitjes së Projekt-Traktatit të 1 2
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 4 Ibid., Fl. 5-6
176
Paqes, do të mblidhej Konferenca e Paqes në Paris me satelitët e Gjermanisë. Teksti definitiv i Traktatit do të përpilohej nga Këshilli i Katër Ministrave të Jashtëm të BS, SHBA-së, Britanisë dhe Francës. Anglo-amerikanët përkrahnin kërkesat e satelitëve të tyre dhe pikat më të dobëta të memorandumit francez, duke refuzuar propozimet sovjetike, kundër parimit të përgjegjësisë më të madhe të bashkëpunimit të domosdoshëm të katër Fuqive të Mëdha. Përfaqësuesi britanik, William Strong, hidhte poshtë pikëpamjen sovjetike të pjesëmarrjes aktive të vendeve të interesuara drejtpërdrejt, duke i cilësuar të tepruara pretendimet e shteteve që i shpallën luftë Gjermanisë që më 1939 dhe u pushtuan prej saj.1 Në përfundim, Konferenca e zv/ministrave të Jashtëm në Londër konstatonte se: a) përfaqësuesit e SHBA-së, Britanisë, Francës dhe ata të shteteve perëndimore të Evropës e të dominioneve angleze nuk e shikonin efektivisht rregullimin e paqes dhe nuk respektonin vendimet e përbashkëta aleate të marra që më parë rreth kësaj çështjeje. Ata cënonin kështu parimet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe pengonin arritjen e një paqeje demokratike. Pikëpamjet e tyre inspiroheshin nga dëshira për sundimin e shfrytëzimin individual të Gjermanisë, me synimin për t’a transformuar atë në një kala në duart e politikës anglo-amerikane kundër Bashkimit Sovjetik. b) Vetëm përfaqësuesit e Ukrainës, Jugosllavisë, BS, Polonisë e të disa pak shteteve të tjera u treguan mbrojtës konsekuentë të vendimeve të Jaltës e të Potsdamit, të parimeve të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe të ruajtjes së paqes në mënyrë që Gjermania të mos bëhej kurrë më një vatër agresioni. c) Konferenca e Londrës kishte vlerë të madhe për sesionin e Ministrave të Jashtëm në Moskë sepse lejoi të kuptoheshin qartë drejtimet e politikës së shteteve të mëdhenj kundrejt problemit gjerman, arritjes së paqes dhe bashkëpunimit ndërkombëtar.2 Për këtë arsye, në telegramin dërguar ministrave të Jashtëm të SHBA-së, BS, Britanisë dhe Francës, qeveria shqiptare kërkonte që të ftohej si anëtare efektive në Konferencën e Paqes me Gjermaninë, që do të mblidhej në Moskë, më 10 mars – 24 prill 1947. Shqipëria ishte palë e interesuar në bisedimin e Traktatit të Paqes me Gjermaninë sepse kishte pësuar humbje të rënda gjatë pushtimit gjerman dhe kishte bërë një luftë të ashpër kundër tij. Ajo ishte ndër viktimat e para të agresionit fashist. Pasi u pushtua më 7 prill 1939, u hodh që në fillim në luftë kundër okupatorit italian e vazhdoi përpjekjet duke mos u zbrapsuar përpara asnjë sakrifice, edhe gjatë pushtimit nazist. Shkatërrimet dhe vuajtjet e shkaktuara nga gjermanët hitlerianë përbënin një provë elokuente të pjesëmarrjes së popullit shqiptar në luftën e përbashkët. Në fakt, angazhimi i tij përkrah Fuqive Aleate i detyroi gjermanët të mbanin në Shqipëri 3 deri në 5 divizione nga më të stërviturit në luftë. Në kohën e çlirimit të Shqipërisë nga Ushtria Nacional-Çlirimtare, forcat efektive arrinin në 70.000 vetë të organizuar në një ushtri të vërtetë. Për të treguar besnikërinë ndaj kauzës së përbashkët, populli shqiptar nuk pushoi së luftuari edhe pas çlirimit të vendit; forcat e tij i ndoqën hitlerianët përtej kufijve dhe luftuan kundër tyre për shumë muaj në tokën jugosllave. Sakrificat e shumta në njerëz, dëmet materiale dhe përpjekjet e mëdha luftarake të bëra nga Shqipëria, që kishte pësuar një humbje në
1
AQSH, F. 14, V. 1947, D. 308/3, Fl. 13-14 (Një material mbi çështjet që diskutoi Konferenca e zv/ministrave të Punëve të Jashtme në Londër prej datës 14 janar deri 25 shkurt 1947. Punët përgatitore për Traktatin e Paqes me Gjermaninë për sesionin e Moskës dhe përgatitjen e një Traktati Paqeje me Austrinë) 2 Ibid., Fl. 20
177
miliarda franga ari, ishin arsye të mjaftueshme që të respektoheshin rivendikimet e saj kundrejt Gjermanisë.1 Bilanci i luftës kundër okupatorit nazist numëronte 28.800 të vrarë, nga radhët e trupave ushtarake dhe të popullsisë civile, 12.600 invalidë dhe 12.150 të internuar. 2 Më pasoja të rënda ishin edhe operacionet vandale të pushtuesit gjerman, që masakroi dhe vrau banorë të pafajshëm në fshatra e në qytete të Shqipërisë. E tillë ishte shfarosja e katundit të Borovës në jug të Korçës. Ditët e djegies dhe të shkatërrimit të fshatit, nga hedhja e mortajave dhe e topave, u shndërruan në momente tmerri dhe agonie, sidomos për banorët që ndodheshin nën kontrollin e nazistëve. Pjesa tjetër jetonin gjithmonë me frikën e një therrjeje nga ana e kasapit pa shpirt dhe me etje për gjak.3 Kjo praktikë kriminale u zbatua edhe në Tiranë siç dëshmonin bashkëkohësit. Nënoficeri 33 vjeçar nga Dibra, Hasan Vepishti, pohonte se më 16 nëntor, ora 11.30 para dreke, disa oficerë gjermanë hynë në oborrin e shtëpisë dhe filluan menjëherë të qëllonin me mitroloz dore, ku mbetën të vrarë 2 gra, 1 fëmijë, 8 burra dhe u plagosën 4 vetë. Mbasi kryen punët në oborr, një ushtar gjerman hodhi bombën e brezit te porta e bodrumit, ku fshiheshin familjarë nga të cilët dy humbën jetën dhe një u plagos rëndë. Të njëjtin fat pësuan familjet e muhaxhirëve që banonin në barakat e zjarrfikësve dhe në rifuxhot e tyre për të shpëtuar kokën. Masakrave çnjerëzore iu shtuan djegiet dhe grabitjet masive në rrugën e Dibrës afër Medresesë, në lagjen Sulejman Pasha dhe tregun e vjetër, duke përfshirë shumë dyqane të rrugës 28 Nëntori etj. Arsyet për shkatërrimin dhe vjedhjen e shtëpive e dyqaneve ishin: a) për hakmarrje; b) për terrorizëm e panik; c) për grabitje pa dashur të lënë gjurmë dhe, d) për të rrënuar ekonominë e vendit.4 Bujqësia, blegtoria, peshkimi, pyjet dhe sharrat pësuan dëme të mëdha nga pushtuesi gjerman, që llogariteshin në 376.800.000 fr.ari. Vetëm në arborikulturë hordhitë naziste shkatërruan 150.000 rrënjë të pemëve frutore, si mollë, dardha, pjeshkë, kumbulla, qershi, agrume etj. Ato u prenë prej armikut me qëllim vandalizmi dhe për dru zjarri, kryesisht në qarkun e Korçës, të Gjirokastrës dhe në Shqipërinë e Mesme. Me zhdukjen e tyre, vendi humbi afro 40.000 kv fruta, duke pranuar si minimum të prodhimit që mund të jepte një pemë 8 kg për çdo rrënjë. Edhe olivikultura nuk i shpëtoi shkatërrimit të ushtrisë barbare, sidomos në qarkun e Vlorës dhe në bregdet. Nazistët nuk u mjaftuan me dëmtimin e pemëve, por grabitën, në çdo fshat e shtëpi që shkonin, prodhimet e fshatarësisë, si: fruta, vaj ulliri, rrush, verë, raki etj. Po ashtu, u dëmtuan mbi 100.000 ha tokë buke të mbjellë me grurë, misër, thekër, tagji, elb, oriz etj., për shkak të operacioneve luftarake të ushtrisë gjermane dhe braktisjes nga fshatarët të tokave bujqësore, duke i lënë djerrë. Vendet më të mira prodhuese të qyteteve u shkatërruan për të formuar fusha aviacioni, si në Vlorë, Elbasan, Korçë, Tiranë; për të ndërtuar baraka për ushtarët dhe një sipërfaqe e konsiderueshme u la pa punuar nga minat e shumta që ndodheshin në ara, kopshte e bahçe, deri në pastrimin e tyre. Kultura e duhanit, e grabitur dhe e djegur nga nazistët, pësoi një humbje prej 6.600.000 fr.ari. Ndërsa në tokat e mbjella me perime, nga vjedhjet dhe ulja e rendimentit të prodhimit, dëmi kapte shifrën e 21.000.000 fr.ari. Pothuajse pjesa më e madhe e livadheve dhe e kullotave u dogjën nga 1
Enver Hoxha. Vepra, vëll. 4 (janar 1947-dhjetor 1948). Tiranë: Naim Frashëri, 1970, f. 13-14 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 32 3 Stavro Th. Frashëri. Këtej kaluan hordhitë gjermanike: krime gjermane në Tiranë. Tiranë: Mal’Osmani – Botonjës, 1945, f. 6 4 Ibid., f. 12-16, 40 2
178
ushtarët gjermanë, duke shkaktuar jo vetëm dëmin si vlerë bari, por edhe ngordhjen e kafshëve shtëpiake. Ndonëse bujqësia në Shqipëri nuk ishte e mekanizuar, dëmtimi në këtë sektor ishte i dukshëm. Qendra mekanike, garazhe, ofiçina bujqësore u goditën nga predha e armikut okupator, me një humbje prej 750.000 fr.ari.1 Blegtoria gjithashtu ishte një ndër degët e ekonomisë që pësoi dëme të mëdha. Me mijëra dhen e dhi, qé e buaj, u therrën për t’u konsumuar nga ushtria okupatore, të tjerë ngordhnin në rrugë e male nga mungesa e ushqimit dhe nga shkaku i braktisjes prej barinjëve që iu bashkuan partizanëve në luftë. Disa kafshë u grabitën për qëllime shërbimi, por ngordhën nga keq përdorimi i tyre, si ngarkesa të rënda dhe pakujdesia në mbathje e ushqime. Nazistët grabitën edhe derra, pula e bletë, pa përjashtuar prodhimet blegtorale, si: lesh, lëkurë, vezë, qumësht, gjalp, mish etj., të cilat plotësonin nevojat për ushqim të ushtrisë gjermane. Ata dëmtuan edhe të ardhurat nga peshkimi që llogariteshin në 2.000.000 fr.ari, gjatë dy viteve të okupacionit. Ushtarët gjermanë shkatërruan të gjitha instalimet e godinave dhe veglat e ndryshme të peshkimit dhe të konservimit. Dajlanet e Butrintit, të Nartës, të Dukatit, të Karavastasë, të Durrësit, të Lezhës dhe të Shkodrës u rrënuan duke u hedhur në erë me minat e tyre dhe me djegie. Po ashtu, të shumta ishin pyjet e djegura dhe të prera nga nazistët në një sipërfaqe prej 8.000 ha. Gjermanët, të organizuar në batalione të veçanta, shkonin në pyje dhe prisnin me sëpatë dru për zjarr ose për ndërtim, duke shkaktuar një dëm prej 2.100.000 fr.ari. Ata dogjën e shkatërruan edhe shumë sharra, të kompletuara me makineritë dhe veglat përkatëse, si: Sharra e Divjakës, e Gockës, Kryeziut dhe e Thumanës.2 Gjatë okupacionit nazist u dëmtuan mjaft degë të industrisë. Humbjet në aktivitetin prodhues dhe në pajisje e instalime të fabrikave të vaj-ullirit, miellit dhe orizit valutoheshin me 565.000 fr.ari. Tri distileri të industrisë së alkoolit pësuan shkatërrime të niveleve të ndryshme. Në distilerinë “Skanderbeg” të Vlorës, gjermanët nxorrën jashtë përdorimit dy motora me avull të markës “Franco Tosi” me një fuqi prej 120 HP dhe 60 HP; dëmtuan rëndë kazanët dhe instalimet e tjera të distilerisë; morën dy kamiona të markës “Fiat” tip 66 e 26, si dhe një veturë po “Fiat” të tipit 1100. Në distilerinë “Nosi e Co” në Elbasan, ata shkatërruan krejtësisht kazanët e distilimit dhe instalimet; vodhën rripat e transmisionit dhe vegla të laboratorit me vlerë 15.000 fr.ari. Kurse distileria “Mërkuri” e Korçës u shndërrua në stallë. Që kur pushtuan vendin, nazistët rekuizuan fabrikën “Birra Korça” dhe morën 2500 hektolitra birrë të fabrikuar dhe 1600 kv tërshërë, barrë birre etj., që çmoheshin me 225.000 fr.ari. Gjermanët vodhën 950 kv makarona dhe 1200 kv miell në fabrikat e Sarandës, Durrësit dhe Shkodrës. Ata minuan dhe hodhën në erë, duke shkatërruar plotësisht makineritë dhe instalimet e fabrikës së akullit në Sarandë dhe dëmtuan pjesërisht frigoriferin e Durrësit. Në fabrikën “Port-and-Cemento” të Shkodrës, nazistët grabitën 190.000 kv çimento, që u përdor për ndërtimin e fortifikimeve gjatë bregdetit shqiptar. Fabrika e lëkurëve të Habibit, Vidhi e Moskos në Gjirokastër u dogjën dhe pajisjet e instalimet u shkatërruan krejtësisht. Për nevojat e ushtrisë, pushtuesi mori nga të shtatë fabrikat e lëkurave një sasi prej 1200 kv që kushtonin 240.000 fr.ari. Po ashtu, u plaçkitën 150 kv cigare në të gjitha fabrikat e vendit, me një vlerë prej 750.000 fr.ari. Nga fabrika e tjerrjes në Berat, Shkodër dhe Korçë, gjermanët morën shumë lëndë të para si dhe artikuj të manifakturuar që i përdorën për trupat e tyre. Ata nxorrën jashtë përdorimit fushën e prodhimit të kripës në Vlorë dhe Kavajë, me minimin 1 2
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 33-35 Ibid., Fl. 36-37
179
e zonës bregdetare, duke shkatërruar makineritë dhe instalimet e nevojshme që kapnin shumën 600.000 fr.ari.1 Dëmi në industrinë e kauçukut llogaritej në 130.000 fr.ari. Uzinat mekanike ishin të gjitha në duart e nazistëve, të cilët plaçkitën vegla të ndryshme dhe një pjesë të rëndë të makinerive. Uzina Vllazën Çili në Korçë u rrënua së bashku me fonderinë e saj. Uzina “TEMVA” në Vlorë u dëmtua 60%, ndërsa ajo e aerodromit të Tiranës u shkatërrua tërësisht. Dëmtime të mëdha pësuan centralet elektrike në mjaft qytete të vendit. Në Korçë, pjesa kryesore e regulatorëve të turbinave u goditën dhe u vodhën veglat rezervë të punës. Në Durrës doli jashtë përdorimit gjithë rrjeta e shpërndarjes së energjisë elektrike, si kabinat, fijet e tensionit të lartë dhe të ulët me një gjatësi mesatare prej 25 km. E njëjta gjë ndodhi me centralet elektrike të Vlorës, Fierit, Kavajës, Tiranës, Pogradecit, duke shkaktuar një humbje prej 2.000.000 fr.ari. Për më tepër, ushtria gjermane, gjatë gjithë kohës së qëndrimit në Shqipëri, nuk pagoi energjinë elektrike të konsumuar, që arrinte në 1.000.000 fr.ari. Trupat pushtuese dogjën e plaçkitën edhe veglat, makineritë dhe prodhimet e artizanatit shtëpiak në qytete e fshatra që kapnin shumën e 8.830.000 fr.ari.2 Okupatori nazist dëmtoi rëndë pasuritë e minierave të vendit. U shkatërruan 100% rezervuarët e vaj-gurit bruto në Kuçovë, Roskovec e Skroftinë, me kapacitet 31 m3; 100 rezervuare të fushës me kapacitet 5-50 m3; një turbinë me avull me të gjithë aksesorët, e cila kishte forcën e 1500 HP; 10 pompa fushe; një distileri karburantesh me kapacitet 15 m3 në ditë; instalimi i oksigjenit; rrjetet detare bartëse te Uji i Ftohtë. U dëmtuan 45 transformatorë korrenti 200-50 KW; 150 dispozitive për pompazh individual; puse dhe rezervuare të fushës; motora elektrikë, 44 makina perforatrice, torno, presa; 5 kompresora fushe nga 100 HP; 10 motora Diesel nga 100 HP; 20 kamiona të mëdhenj, 6 të vegjël dhe instalacionin kundër zjarrit. U prish 100% pompa e ujit të pijshëm dhe ujit industrial; aksesorët e dy gjeneratorëve me ajër dhe 400 m3 shofazhë. Gjithsej dëmet që kryen nazistët në makineritë dhe instalimet e minierave të vaj-gurit të Kuçovës e Patosit arrinin në 18.000.000 fr.ari. Ata vodhën edhe materialin rezervë në magazina e shkatërruan të gjitha mobiljet e aksesorët e shtëpive, e depove ku ndodheshin ushqimet e kantierit dhe mallra të ndryshme konsumi, si në Kuçovë e Patos. Derdhën dhe dogjën në stacionet e pompazhit, sidomos te Uji i Ftohtë 21.000 m3 petrolë bruto. Në minierat e bitumit në Selenicë, nazistët shkatërruan 14 km galeri në kantieret Kume, Leskaj, Kuota 60, Kuota 90, Resulaj e Shën Vlash. Ata dëmtuan 80% impiantin e bitumit të pastruar; instalimet e centralit: 100% linjën telefonike Selenicë-Vlorë; banesat dhe godinat industriale. Dekovilat, lokomotivat, urat e vogla etj., u shkatërruan në masën 40%. Në total dëmi i shkaktuar në minierat e Selenicës llogaritej në 1.200.000 fr.ari.3 Ushtria gjermane rrënoi 4000 m galeri në Rubik dhe 2000 m galeri në Derven. Nazistët prishën 100% centralin elektrik të Rubikut dhe stacionin e kompresorëve të teleferikut Derven-Rubik. Ata dëmtuan plotësisht furrën metalurgjike e konvertitorët dhe grabitën materiale të ndryshme në depon e Tiranës dhe magazinat e Rubikut, me një vlerë të përgjithshme prej 900.000 fr.ari. Në minierat e kromit në Pogradec u shkatërruan 21 teleferikë me gjatësi 1-3 km secili; u dëmtuan 20 motokompresorë të minierës dhe 5 grupe elektrogjeni 60 HP. U hodhën në erë me dinamit të gjitha galeritë, puset dhe depot 1
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 117-124 Ibid., Fl. 125-126 3 Ibid., Fl. 110-112 2
180
e nëntokës. Nazistët vodhën materialin e kantierit dhe të minierës që ndodhej në depon e Durrësit, si dhe 40.000 ton minieral të gatshëm nga fushat e shkarkimit që çmohej me 15.000.000 fr.ari. Plaçkitje dhe shkatërrime në makineri, instalime e punime u kryen gjithashtu në minierat e hekurit në Pogradec e Qukës. Ndërsa, në minierat e qymyrit u dëmtuan tërësisht stacioni i kompresorëve në Priskë, Krrabë e Drenovë; 8 aparate të sondazhit “Zwenska” të instaluara në kasa që gjendeshin në Durrës e Qafzotaj dhe një teleferik në Drenovë me gjatësi 1 km. Gjermanët vodhën pajimet dhe furnizimet industriale në kantieret e Krrabës, Priskës, Drenovës e Memaliajt, që kapnin shifrën prej 200.000 fr.ari. Ata grabitën e shkatërruan edhe materiale të ndryshme në Drejtorinë Qendrore të Minierave me vlerë 100.000 fr.ari.1 Gjatë operacioneve ushtarake që ndërmerrnin kundër forcave partizane, përveç masakrave mbi popullsinë e pafajshme, nazistët grabitnin dhe provokonin zjarre të organizuara në magazinat tregtare në qytetet e Tiranës, Beratit, Gjirokastrës, Durrësit, Krujës, Pogradecit e Bilishtit, duke shkaktuar një dëm prej 18.600.000 fr.ari. 2 Atyre iu shtuan humbjet në të ardhura doganore të import-eksportit në masën 17.000.000 fr.ari. Nga monopolet shtetërore mbi kripën, letër-cigaret, bobinat, karburantin dhe taksat mbi shndërrimet, si: taksa e pullave, ajo kontraktore, gjyqësore, përmbarimore, hipotekore etj., humbjet në periudhën e okupacionit gjerman llogariteshin në 7.472.000 fr.ari. Në të ardhurat e parealizuara nga organizma të ndryshme financiare përfshiheshin: a) tatimet direkte, si: tatimi mbi ndërtesa e troje, e dhjeta e produkteve bujqësore, tatimi mbi bagëtinë, ai mbi fitimin, tatime të tjera mbi të ardhurat trashëgimore, rrugë etj; b) tatimet indirekte nga sheqeri e kafeja, nga bandrolini i duhanit të ngrirë, i cigareve, nga duhani i konsumuar prej prodhuesve, nga pijet alkoolike, konsumi i miellit etj. dhe c) shërbimet publike, si: të ardhurat nga P.T.T e benefitet limanore. Gjithsej dëmi që sollën nazistët në sektorin e financës dhe të monopoleve të shtetit shënonte 45.047.000 fr.ari.3 Çështja e arit kishte rëndësi të veçantë në listën e reparacioneve të luftës nga Gjermania. Padyshim ari i grabitur nga ushtria naziste prej ish - Bankës Kombëtare të Shqipërisë në Romë i përkiste popullit shqiptar, fakt që e dëshmonte vetë historiku i bankës. E krijuar më 1925, nga koncesioni i lidhur midis një grupi financiar italian dhe shtetit shqiptar, BKSH-ja kishte privilegjin ekskluziv të nxirrte kart-monedha me kurs ligjor dhe fuqi libruese me Shqipërinë. Në bazë të nenit 11 të konvencionit, për të garantuar monedhën e emëtuar, ish-BKSH-ja merrte përsipër detyrimin që të formonte një rezervë metalike në ar dhe në argjend, me një vlerë të barabartë me 1/3 e bankonotave të nxjerra. Për pjesën e bankonotave të pambuluara nga rezerva metalike, konvencioni parashikonte caktimin e normave të frymëzuara nga parimet financiare të ish Lidhjes së Kombeve.4 Me të filluar aktivitetin e saj, ish-BKSH-ja emëtoi kart-monedhë shqiptare dhe mblodhi arin e ndodhur në Shqipëri me vlerë 100.000.000 fr.ari. Gjithashtu, ajo grumbulloi valutat e huaja që dërgonin emigrantët shqiptarë në shumën 6.000.000 $ në vit. Me arin dhe valutën e huaj të mbledhur në Shqipëri, ish-BKSH-ja formoi rezervën metalike që mbulonte 2/3 e kart-monedhës së nxjerrë. Sipas aktivit të bilancit të fundit të 1
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 113-116 Ibid., Fl. 127-129 3 Ibid., Fl. 77-79 4 AQSH, F. 495, V. 1946, D. 28, Fl. 26 (Tabela e përgjithshme me të dy variantet e ndara e sipas viteve në 5 vjet për artikuj e punë të ndryshme,që do të merren nga reparacionet e luftës prej Gjermanisë) 2
181
bankës, rezerva arrinte në 8.062.826 fr.ari që u depozitua në Romë. Dy javë pas pushtimit italian të Shqipërisë, u nënshkrua marrëveshja ekonomike-doganore-valutore midis dy vendeve. Në bazë të saj, mbulesa në ar e bankonotave shqiptare të emëtuara nga ishBKSH-ja u zëvendësua nga lira italiane në bankonota ose në kredi të tjera të Bankës së Italisë. Kështu, kart-monedhës shqiptare iu hoq mbulesa me rezervë ari të posaçme që kishte më parë. Pas kapitullimit të Italisë, në shtator 1943, ushtria dërgoi në Gjermani arin e gjetur në Banca d’Italia në Romë, ku ishte depozituar edhe ari i ish-BKSH-së. Kur u dorëzua okupatori nazist, ari i grabitur në Banca d’Italia u gjet në zonën amerikane të Gjermanisë. Qeveria shqiptare, si trashëgimtare e ish-BKSH-së, arriti të provonte se në arin e gjetur ndodhej edhe pjesa që i takonte Shqipërisë. Ajo kishte nënshkruar akordin për: 1) reparacionet që do të merreshin nga Gjermania; 2) krijimin e Agjensisë Ndëraleate për Reparacionet dhe 3) kthimin e arit në monedhë. Sipas akordit, ari që u gjet në Gjermani do të formonte një masë të vetme, e cila do t’u ndahej proporcionalisht të gjitha shteteve që Gjermania u kishte grabitur ar. Edhe shtetit shqiptar iu njoh kjo e drejtë nga një komision tripalësh.1 Pushtimit nazist nuk i shpëtuan as pasuritë e tundshme. Gjermanët shkatërruan 382 shkolla fillore të fshatit dhe të qytetit që vlerësoheshin 3.512.500 fr.ari. Ata dëmtuan 20 ndërtesa të shkollave të mesme në qytete të ndryshme të vendit, duke shkaktuar një dëm prej 520.000 fr.ari. Nazistët dogjën, vodhën e shkatërruan mobiljet dhe bibliotekat e shkollave fillore e të mesme, të shtëpive të pionerëve, që kapnin shumën 700.000 fr.ari. Në internate u dëmtuan orenditë e dhomave të fjetjes dhe sallave të ngrënies. Pushtuesi nuk respektoi as ndërtesat e kultit. U shkatërruan në shkallë të ndryshme 202 kisha, që çmoheshin 31.727.100 fr.ari, dhe 294 xhami e teqe me vlerë 2.474.100 fr.ari. Ndërsa, mobiljet dhe sendet e dëmtuara ose të vjedhura në kisha, manastire, xhami e vakëfe arrinin në 13.838.000 fr.ari.2 Ushtria gjermane shkatërroi tërësisht ose pjesërisht 475 ndërtesa të administratës shtetërore, si: prefektura, nënprefektura, komuna, zyra pyjore, posta etj., që kushtonin 3.364.800 fr.ari. U grabitën orenditë e 964 ndërtesave, mesatarisht me 8 dhoma të mobiluara secila. Nazistët dëmtuan rëndë ose lehtë 18.870 shtëpi, në shumën 56.093.000 fr.ari, dhe 11.710 ndërtesa bujqësore, si: stalla, depo, grazhdare etj., që kapnin shifrën prej 5.857.500 fr.ari. Ata i shkaktuan dëme të mëdha vendit në rrugë, ura dhe limanet e Durrësit, Vlorës, Sarandës, Shëngjinit e skelën e Pogradecit. Dëmtuan rrjetin telegrafonik në prefekturën e Tiranës, Durrësit, Shkodrës, Kukësit, Elbasanit, Korçës, Beratit, Vlorës dhe Gjirokastrës, me kosto 650.000 fr.ari.3 Gjatë okupacionit nazist, dëme të konsiderueshme pësuan edhe sitet arkeologjike e monumentet e mëdha historike. U shkatërrua plotësisht qyteti antik Apollonia-Pojan, për arsye të fortifikimeve detare të kryera nga ushtria gjermane, në shumën 20.000.000 fr.ari. U plaçkit materiali arkeologjik në vendet e gërmimeve të Butrintos dhe u dëmtua tërësisht fortesa veneciane, për shkak të fortifikimeve të realizuara me vlerë 5.000.000 fr.ari. Dëmet e shkaktuara në fortesat e periudhës së fundit antike bizantino-veneto-turke në Durrës, Berat, Elbasan, nga ndërtimet, strehimet kundër-ajrore dhe fortifikimet e tjera, arrinin në 500.000 fr.ari. Nuk i shpëtuan operacioneve vandale të pushtuesit as pasuritë e bibliotekave, muzeve, koleksionet në tabllo dhe dorëshkrimet. Në Mitropolinë e Tiranës u 1
AQSH, F. 495, V. 1946, D. 28, Fl. 26-27 AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 139-142 3 Ibid., Fl. 150-151 2
182
dogjën 10 palë komplete për të celebruar meshën, që i përkisnin Kryepeshkopit Kissi. Ato ishin sende me vlerë artistike, historike dhe materiale nga 8000 fr.ari çdo njëra. Në Kuvendin e Shën Jan Vladimirit pranë Elbasanit iu vu zjarri 35 ikonave të mjeshtërve të shekujve XVI, XVII e XVIII, që valutoheshin 6000 fr.ari copa. Po aty u dogjën libra të çmuar si dhe dorëshkrime të Theodor Haxhi Filipit, shkrimtar i shek. XVIII, që cilësoheshin dokumente me rëndësi artistike dhe letrare. Në Manastirin e Shën Jan Prodhomit në Voskopojë u dogj krejtësisht biblioteka, e cila përmbante 200 vëllime, shumica të botuara në shtypshkronjën e Voskopojës, humbje që arrinte në 200.000 fr.ari. Pjesë e tij ishin edhe 40 ikonat e djegura të Mesjetës dhe periudhës bizantine. E njëjta gjë ndodhi në Manastirin e Shën Pjetrit në Vithkuq (Korçë), ku u dogjën 50 ikona me vlerë 50.000 fr.ari. Në Mitropolinë e Tiranës u shkrumbua Biblioteka e Peshkopit Kissi, 300 vëllime të rëndësishme shkencore e historike, dhe disa dorëshkrime të shekujve XVI dhe XVII. U dogj edhe Biblioteka e Seminarit Ortodoks të Tiranës, që përmbante 4000 vëllime me nga 20 fr.ari secila. Dëmi i përgjithshëm i shkaktuar nga gjermanët në ndërtesa dhe objekte kulturore e historike kapte shifrën prej 41.420.000 fr.ari.1 Për të përballuar pushtuesin nazist, efektivat e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare numëronin 70.000 vetë, që formonin korpuset, divizionet dhe brigadat e ushtrisë. Me qëllim sigurimin e ushqimeve, pajisjeve dhe armatimeve të nevojshme u shpenzuan 242.000.000 fr.ari.2 Në total, dëmi që pësoi Shqipëria gjatë okupacionit gjerman llogaritej në 1.329.997.568 fr.ari ose 437.499.211.88 $ të vitit 1938.3 Në tabelën e mëposhtme pasqyrohen humbjet për çdo kategori. Tabela 3.3.1 Kategoritë A. Humbje të shkaktuara pasurisë kombëtare B. Humbje të shkaktuara të ardhurave kombëtare C. Shpenzimet për mbajtjen e Ushtrisë Nacional-Çlirimtare Shuma
Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.29 Fr.ari Dollarë USA, 1938 749.036.235
246.393.498.39
338.961.333
111.500.450.33
242.000.000 1.329.997.568
79.605.263.16 437.499.211.88
Për shqyrtimin e çështjes së reparacioneve që duhej të shlyente okupatori nazifashist, qeveria shqiptare udhëzoi ngritjen e grupeve të punës me specialistë të njohur. Ata evidentuan mungesë koherence në dokumentacionin e paraqitur nga pala shqiptare për dëmshpërblimet e luftës, si më poshtë: 1) instancave të ndryshme ndërkombëtare iu ishin prezantuar shifra jo të njëjta për dëmet e shkaktuara nga pushtimi gjerman. Kështu, shuma e deklaruar në Konferencën e Reparacioneve të Parisit më 1945 ishte më e vogël se sa ajo e Memorandumit të qeverisë shqiptare më 1947. 2) Sasia e reparacioneve të kërkuara veçmas nga Italia dhe Gjermania nuk përkonte me totalin e dëmshpërblimeve që duhej të paguanin të dy vendet pushtuese. 3) Ekzistonin disproporcione të mëdha midis çmimit të përcaktuar për gjenë e gjallë dhe të mirave materiale të dëmtuara nga nazistët dhe vlerës reale të kohës. 4) Shumë materiale figuronin njëkohësisht në list-kërkesat për 1
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 162-163 Ibid., Fl. 32 3 Ibid., Fl. 29 2
183
reparacione drejtuar Italisë ashtu edhe Gjermanisë, si: anije, uzina e fabrika etj. 5) Në disa dokumente mungonte data e hartimit, organi përpilues, adresa dhe koha e dërgimit, gjë që dëshmonte për papërgjegjshmëri dhe mbizotërim të spontanitetit. Së fundi, të dhënat e publikuara në shtyp për dëmet e luftës merrnin vlera zyrtare, megjithë pasaktësitë e mundshme.1 Në bazë të një marrëveshjeje me qeverinë shqiptare, misioni jugosllav gëzonte të drejtën e përfaqësimit të interesave të saj në Gjermani, si dhe të kryente procedurat e nevojshme për marrjen dhe transportimin e materialeve të caktuara si reparacione për Shqipërinë. Por, Komisioni jugosllav i Reparacioneve kishte vendosur që pajisjet dhe objektet, të dhëna si dëmshpërblim për Shqipërinë, të transportoheshin përmes Jugosllavisë. Me pretekstin për verifikimin e gjendjes teknike dhe kryerjen e riparimeve të nevojshme, autoritetet jugosllave seleksiononin dhe mbanin materialet më të vlefshme. Kjo procedurë vononte dhe pakësonte sasinë e reparacioneve gjermane për Shqipërinë. Praktikë që u zbatua deri në dhjetor 1948, me përkeqësimin e marrëdhënieve shqiptarojugosllave.2 Konferenca e Moskës e Këshillit të Ministrave të Jashtëm i zhvilloi punimet më 10 mars – 24 prill 1947. Aty u diskutuan probleme të ndryshme në lidhje me procedurën për rregullimin e paqes me Gjermaninë. Rezultatet u prezantuan në raportin e delegatit sovjetik, Vishinski, të mbajtur para Këshillit, më 20 mars 1947. Në të propozohej që: 1) Traktati i Paqes me Gjermaninë të pregatitej nga Këshilli i Ministrave të Jashtëm të vendeve që nënshkruan armëpushimin me Gjermaninë; 2) Të krijoheshin katër Komitete të Përhershme që do të vepronin pranë Këshillit, për çështjet e mëposhtme, si: a) organizimi politik dhe konstitucional i Gjermanisë; b) ndryshimet territoriale dhe çështje anekse; c) organizimi ekonomik dhe dëmshpërblimet; ç) çarmatimi dhe çmilitarizimi; 3) Të konstituohej një organ konsultativ dhe informativ, i propozuar nga qeveria franceze, që do të kishte për detyrë të vinte në dijeni vendet aleate mbi pranimet e Këshillit të Ministrave të Jashtëm rreth pregatitjes së paqes me Gjermaninë.3 Kjo e fundit përfshinte edhe qëndrimet kontradiktore të delegatëve për thirrjen e Shqipërisë në Konferencën e Paqes. Ministri i Jashtëm i Bashkimit Sovjetik, Molotov, argumentonte domosdoshmërinë e pjesëmarrjes së delegacionit shqiptar në hartimin e Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Ai deklaronte se: 1) Shqipëria ishte angazhuar me forcat e saj të armatosura në luftë kundër gjermanëve. Udhëheqësit e qeverisë në pushtet, të zgjedhur nga populli, kishin drejtuar luftën partizane kundër okupatorit nazi-fashist. 2) Shqipëria ishte njohur nga Aleatët, si një vend me të drejta për të marrë dëmshpërblime nga Gjermania. 3) Në bazë të Traktatit të Paqes me Italinë, të nënshkruar midis të tjerash nga SHBA-ja, BS dhe Britania e Madhe, Shqipëria gëzonte të drejtën për dëmshpërblime nga Italia. Fakt që tregonte se Fuqitë Aleate i çmuan meritat e popullit shqiptar në luftë kundër Italisë fashiste, që ishte aleatja kryesore e Gjermanisë. 4) Kundërshtimet se Shqipëria nuk i kishte shpallur luftë Gjermanisë binin poshtë me përjashtimin e kryer ndaj Danimarkës. Prandaj, qeveria shqiptare kishte të drejtë të pamohueshme të merrte pjesë në diskutimet dhe pregatitjen e Traktatit të Paqes me Gjermaninë, për të cilën duhej adoptuar thirrja përkatëse. Këtë pikëpamje ndante edhe përfaqësuesi francez, Saint Bardonin, kur theksonte se Shqipëria u pranua në Agjensinë Ndëraleate të 1
Sh. Çaushi, op.cit., f. 127-128 K. Krisafi, op.cit., f. 209-210 3 AQSH, F. 14, V. 1947, D. 308/3, Fl. 52-53 2
184
Reparacioneve, si anëtare që gëzonte të gjitha të drejtat. Pjesëmarrja e saj nuk ishte kundërshtuar nga askush. Për këtë arsye, konsiderohej e pa logjikshme mohimi i ftesës së Shqipërisë, si shtet i interesuar në përpilimin e traktatit.1 Nga ana tjetër, delegati amerikan, Marshall, pohonte se Shqipëria nuk i kishte shpallur luftë Gjermanisë dhe se trupat e saj kishin luftuar kundër Greqisë. Sipas tij, qeveria shqiptare nuk kishte pranuar detyrimet ndërkombëtare. Në Konferencën e Parisit, ajo nuk kishte marrë pjesë si fuqi aleate ose shoqe. Për rrjedhojë nuk gëzonte të drejtën të kërkonte një pozitë të privilegjuar në pregatitjen e Traktatit të Paqes me Gjermaninë. Dëmshpërblimet nga Italia dhe pjesëmarrja në Agjensinë Ndëraleate të Reparacioneve nuk ishin arsye të mjaftueshme për t’u thirrur në Konferencë. Kështu u shpreh edhe ministri i Jashtëm i Britanisë, E. Bevin, duke shtuar se nuk ekzistonin marrëdhënie diplomatike midis dy vendeve. Në Konferencën e Moskës u vërejt qartë qëndrimi jo miqësor i përfaqësuesve anglo-amerikanë, që u përpoqën t’i mohonin Shqipërisë të drejtën legjitime të pjesëmarrjes në punimet e Konferencës së Paqes.2 Çështja e dëmshpërblimeve të luftës nga Gjermania naziste vijoi të diskutohej në sesionet e Agjensisë Ndëraleate të Reparacioneve. Delegacioni shqiptar shfaqi pakënaqësinë e tij në lidhje me shpërndarjen e reparacioneve, jo në përputhje me normat e marrëveshjes së Potsdamit e të Parisit, duke evidentuar padrejtësitë e kryera ndaj popullit shqiptar. Në mbledhjen e 20 dhjetorit 1959 u shpërnda IARA dhe pushuan së funksionuari organet e saj, si: Asambleja, komisionet dhe komitetet. Vetëm sekretariati do të operonte me ndjekjen e procedurave për shpërndarjen e pasurive jashtë Gjermanisë. Shqipëria përfitoi nga reparacionet gjermane shumën e 1.095.302 $, nga të cilat 27.866 $ në kuadër të Grupit “A” dhe 1.067.436 $ prej Grupit “B”. Ato përbënin respektivisht 0.01% dhe 0.38% të totalit të reparacioneve të dhëna nga Gjermania. Shumë që konsiderohej tepër e vogël në krahasim me dëmet që pësoi Shqipëria gjatë okupacionit nazist.3
1
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 209 AQSH, F. 14, V. 1947, D. 308/3, Fl. 54 3 Sh. Çaushi, op.cit., f. 112-113 2
185
3. 4 Vështrim mbi diplomacinë evropiane kundrejt Shqipërisë në Konferencën e Paqes së Parisit (1946) Fuqitë e Mëdha fituese u ulën në tryezën e bisedimeve për të ravijëzuar rendin e ri ndërkombëtar të pasluftës. Për herë të parë rolin dominues në zgjidhjen e problemeve evropiane e luanin dy superfuqitë e reja, Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Sovjetik, që ndërtuan sistemin bipolar të marrëdhënieve ndërkombëtare. Franca, ndonëse një shtet fitues, e humbi influencën e saj tradicionale në Evropë. Ajo doli e shkatërruar ekonomikisht dhe e dobët moralisht nga Lufta e Dytë Botërore. Ndërsa Britania, falë pozitës ishullore dhe statusit të aleatit të ngushtë të SHBA-së, ishte një zë i fuqishëm në takimet e të mëdhenjve. Fakt që vërehet në vendimet e Konferencës së Jaltës (4-11 shkurt 1945), si produkte të diplomacisë amerikane të presidentit F. Roosevelt, sovjetike të udhëheqësit J. Stalin dhe asaj britanike të kryeministrit W. Churchill.1 Roli i Britanisë në ndërtimin e arkitekturës ndërkombëtare të pasluftës ishte determinues në krahasim me shtetet e tjera të Evropës. Prandaj, do të përqendrohemi te analiza e politikës së jashtme britanike, që kishte rëndësi të madhe për orientimin e aleatëve në qëndrimin e tyre ndaj Shqipërisë. Kjo e fundit u rendit përkrah Koalicionit Antifashist në luftë kundër okupatorit nazi-fashist, duke mobilizuar të gjitha forcat e saj materiale dhe morale. Por aleatët, në mënyrë të veçantë Britania, nuk e vlerësoi si dhe sa duhet sakrificat dhe kontributin e shqiptarëve në lëvizjen e rezistencës kundër Fuqive të Boshtit. Çka u evidentua në politikën e saj jokoherente për çështjen e statusit të Shqipërisë së pasluftës. Diplomacia angleze ishte rrjedhojë e aleancave dhe e interesave gjeopolitike e strategjike të saj në rajon e më gjerë. Për këtë arsye kursi i politikës së jashtme të Britanisë ndaj çështjes shqiptare u kufizua në pohimin a mohimin e marrëveshjeve të ortakërisë. Konkretisht, invadimi italian i Shqipërisë përfaqësonte një ndryshim të statuskuosë në Mesdhe. Kjo ngjarje ishte “në kundërshtim me termat e marrëveshjes, që riafirmonte deklaratën e 2 janarit 1937, në të cilën Britania e Madhe dhe Italia nuk kishin “ndonjë dëshirë të modifikonin ose, përsa u takonte atyre, t’a shikonin të modifikuar statuskuonë lidhur me sovranitetin kombëtar të territoreve në “rajonin e Mesdheut””.2 Përballë këtij fakti, elita politike angleze e dënoi okupimin e Shqipërisë prej fashistëve italianë, duke e konsideruar aktin si shkelje të normave të së drejtës ndërkombëtare. Ajo deklaronte se “çmonte dhe do të mbështeste luftën heroike të popullit shqiptar, se Shqipëria do të ishte përsëri indipendente dhe se Aleatët e Mëdhenj nuk njihnin asgjë nga sa kishte ndodhur në Shqipëri nën urdhërat e pushtuesit pas 7 Prillit 1939”.3 Gjithashtu, mbështetur në klauzolat e Kartës së Atlantikut, qeveria britanike proklamonte “të drejtën e popujve për të zgjedhur formën e qeverisë nën të cilën ata donin të jetonin dhe shprehte dëshirën që t’u ktheheshin të drejtat sovrane dhe vetëqeverisja atyre popujve që u shtypën me forcë dhe u privuan prej tyre”.4 Këto deklarata parimore të diplomacisë angleze nuk u aplikuan në rastin e Shqipërisë. Ajo mbajti një qëndrim jo konsekuent për çështjen e statusit, duke u lëkundur midis alternativës së përkrahjes së pavarësisë dhe asaj të çlirimit të Shqipërisë pas lufte. 1
L. Bashkurti, Shqiptarët në rrjedhat ..., f. 312 AIH, A.V.116, Fl. 1 3 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 7 4 AIH, A.V.137, Fl. 5 2
186
Kjo ambivalencë termash shprehte influencën e partnerëve të saj në Ballkan dhe besnikërinë ndaj kërkesave të tyre. Në qarqet britanike mbizotëronte ideja se “implikimi për një Shqipëri të pavarur peshonte më tepër se avantazhet e mundshme”.1 Për rrjedhojë argumentet kundër indipendencës ishin: 1. gjendja e brendshme e vështirë diktonte pamundësinë e vetëqeverimit dhe ruajtjes së sovranitetit. “…për shkak të varfërisë së Shqipërisë dhe për paligjshmërinë që propozonte kjo varfëri, dilte se një Shqipëri e plotë, e pavarur do të ishte shkak për turbullira të përjetshme në Ballkan. Prandaj një shtet shqiptar do të kishte nevojë për mbrojtje dhe udhëheqje. Kjo detyrë mund të merrej përsipër prej një shteti krejtësisht të mosinteresuar”2; 2. indipendenca e Shqipërisë i hapte rrugë rivendikimeve territoriale të fqinjëve. Sipas përfaqësuesit britanik, Pierion Dixon, “duke njohur pavarësinë ata nxisnin një çerdhe grencash dhe provokonin qeverinë greke dhe jugosllave t’i bënte presion Britanisë për pretendimet e tyre në lidhje me këtë vend”.3 Mirëpo, rrethet diplomatike angleze i rezistuan kërkesave territoriale të Greqisë për Vorio-Epirin dhe të Jugosllavisë për Shqipërinë e Veriut, duke deklaruar se çështja e kufijve të shtetit shqiptar do të merrej në shqyrtim në Konferencën e Paqes. Në përputhje me parimet e moralit politik, Britania kundërshtoi edhe propozimin grek për copëtimin e Shqipërisë mes fqinjit verior e jugor, me kufi në afërsi të Elbasanit. Në memorandumin e P. Dixon-it “Albania, present attitude of its M.Government”, datë 30.3.1942, analizohen edhe avantazhet e ripohimit të pavarësisë së Shqipërisë nga Britania e Madhe. Ato ishin të natyrës: a) strategjike, sepse nuk duhej nënvlerësuar kontributi që mund të jepte lëvizja e rezistencës në Shqipëri, zhvillimin e së cilës e lidhnin me shpalljen e deklaratës britanike dhe b) politike, pasi përcaktimi i statusit të Shqipërisë, po të bëhej me kohë, mund të mënjanonte rrezikun që ajo të kthehej në “mollë sherri” midis Jugosllavisë dhe Greqisë.4 Më 17 dhjetor 1942, Ministri i Jashtëm britanik, Anthony Eden, shpalli se “Qeveria e Madhërisë së Tij dëshironte ta shihte Shqipërinë të çliruar nga zgjedha italiane dhe pavarësinë e saj të rivendosur. Kjo deklaratë shërbeu si një mbështetje e madhe morale e politike dhe një perspektivë për luftën tonë çlirimtare, ishte një premtim për sigurimin e lirisë dhe të pavarësisë”.5 Vlerësimi pozitiv i Britanisë për rezistencën antifashiste të popullit shqiptar vërehet edhe në notat e mëvonshme. “Mbas armëpushimit italian, gjermanët kishin zënë në një shkallë të gjerë vendin e italianëve në Shqipëri, dhe ishte evidente që Qeveria Britanike kërkonte që e gjithë toka shqiptare të ishte e spastruar krejt nga gjermanët. Prandaj ajo priste me gëzim çdo veprim anti-gjerman nga shqiptarët dhe dënonte çdo gjë të një natyre bashkëpunimi shqiptare me gjermanët”. 6 Edhe kryeministri i Britanisë së Madhe, z. Winston Churchill, në fjalën e mbajtur në Dhomën e Komuneve, më 1944, theksonte rëndësinë e qëndresës së popullit shqiptar kundër okupatorit nazi-fashist dhe kontributin e tyre në operacionet ushtarake të Mesdheut.7 Por, në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, autoritetet britanike e ndryshuan përmbajtjen e relacioneve diplomatike kundrejt çështjes shqiptare. Ky devijim ishte 1
AIH, A.V.123, Fl. 2 AIH, A.V.136, Fl. 5 3 AIH, A.V.131, Fl. 19 4 A. Puto, Nëpër analet e …, f. 46 5 AQSH, F.14, V.1945, D.146, Fl. 8 6 AMPJ, V.1946, D.183, Fl.57/1 (Raporte të oficerëve anglezë dhe amerikanë ku shprehet qëndrimi ndaj Shqipërisë) 7 ATSH, “Populli shqiptar e ka fituar me gjak të drejtën …, f. 5 2
187
rrjedhojë e zhvillimeve të brendshme politike dhe orientimeve në politikën e jashtme. Në korrespondencën e personaliteteve politike dhe ushtarake të Britanisë shkruhej se “Shqipëria kishte një rëndësi shumë kalimtare në situatën strategjike të kohës dhe qëllimi i gjeneralit Wilson ishte të caktonte forcat e pakta që kishte në dorë për a) të forcuar Greqinë dhe b) për t’u prerë rrugën gjermanëve në skajin më verior të Adriatikut (Zara, Fiume etj). Gjithashtu, aleatët duhej ta linin Frontin Nacional Çlirimtar të vinte vetë tek ata dhe të mos bënin garë me Bashkimin Sovjetik në këtë sektor. Shqiptarët, edhe më pak se Tito, nuk mund ta injoronin zotërimin ushtarak të sovjetëve në Ballkan dhe F.N.Ç sidoqoftë ishte prosovjetik i deklaruar. Së fundi sjellja mospërfillëse e Hoxhës me oficerët britanikë të ndërlidhjes tregonte qartë qëndrimin e tij, ndaj aleatët nuk do t’i përmirësonin punët për t’i bërë qejfin. Aq më tepër që nuk kishin ndonjë interes britanik për të mbrojtur në Shqipëri ose zotime për të nderuar sikurse në Jugosllavi”.1 Pas Luftës së Dytë Botërore, Fuqitë e Mëdha e radhitën Shqipërinë në kampin e vendeve fituese. Por, situata e brendshme politike dhe zhvillimet në arenën ndërkombëtare, si ndarja e zonave të influencës në fillimet e Luftës së Ftohtë, kushtëzuan qëndrimin e tyre ndaj shtetit shqiptar. Konkretisht, diplomacia britanike, pas lufte dhe në Konferencën e Paqes në Paris, u konfigurua nga faktorët e mëposhtëm: Së pari, orientimi politik e ideologjik i Shqipërisë. Ky fakt ndikoi në përpjekjet a) për njohjen ndërkombëtare të qeverisë sonë. Përfaqësues të shteteve demokratike tentuan t’a përfshinin Shqipërinë në bllokun Perëndimor.2 Ata argumentuan përfitimet që buronin nga aderimi në këtë aleancë dhe evidentuan synimet regresive të Bashkimit Sovjetik. Aleatët pohonin se “duheshin bindur udhëheqësit e F.N.Ç se, për vetë pozitën gjeografike të Shqipërisë, Rusia nuk do të kishte interes të sinqertë ndaj saj në të ardhmen dhe se ata duhej t’i hidhnin sytë nga Fuqitë e Perëndimit, dhe veçanërisht nga Britania, që të mbronin interesat e Shqipërisë dhe që t’i jepnin ndihmën e nevojshme financiare dhe teknike për zhvillimin e saj”.3 Për më tepër, qarqet politike britanike analizuan përparësitë e njohjes së shpejtë të qeverisë shqiptare në planin e gjerë të zhvillimeve në Ballkan, si parandalimi i një konflikti të mundshëm greko-shqiptar. “Nëse aleatët vendosnin të mos i përkrahnin pretendimet e Greqisë në Shqipërinë e Jugut, kishte rëndësi që t’i frenonin grekët të mos tentonin pushtimin e asaj zone. Ekzistenca e një qeverie shqiptare kompetente e të njohur nga Aleatët e Mëdhenj do të ishte e dobishme në këtë drejtim”.4 Nga ana tjetër, në këmbim të njohjes së shtetit shqiptar, Britania nuk do të mjaftohej thjesht me një qëndrim mirënjohës, por do të përpiqej të shkëpuste disa koncesione, si “krijimi i një qeverie përfaqësuese në vend”.5 Më 10 nëntor 1945, Britania e Madhe proklamoi njohjen e qeverisë shqiptare me kusht që të organizoheshin zgjedhje të lira dhe të lejoheshin korrespondentët e huaj të raportonin për to. Qeveria britanike caktoi edhe ministrin e saj në Shqipëri, T. C. Rapp, i cili nuk e ushtroi funksionin e tij për shkak të acarimit të marrëdhënieve dypalëshe.6 1
AIH, A.V.151, Fl. 11 AMPJ, V. 1946, D. 44, Fl. 58 (Mbi vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis Republikës Popullore të Shqipërisë e SHBA-së) 3 AIH, A.V.151, Fl. 4 4 Ibid., Fl. 18 5 AQSH, F. 490, V. 1945, D. 33, Fl. 1 (Korrespondencë e Këshillit të Ministrave me misionet ushtarake në Shqipëri, mbi marrjen e notës nga këto misione, për njohjen provizore të Qeverisë Demokratike Shqiptare) 6 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 9 2
188
Në dallim nga sygjerimet e SHBA-së dhe të Britanisë, Franca e njohu qeverinë shqiptare, në dhjetor 1945, dhe dërgoi misionin e saj diplomatik në Tiranë. Parisi shfrytëzoi lidhjet tradicionale kulturore dhe frankofone për të zgjeruar marrëdhëniet me Shqipërinë. Por duke i dhënë prioritet interesave ideologjike, qeveria shqiptare nuk i kushtoi vëmendje forcimit të raporteve me Francën. Ajo përfaqësonte të vetmin vend perëndimor që kishte marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë deri në vitin 1949.1 Konflikti ideologjik midis dy kampeve Lindje – Perëndim u reflektua në vendosjen e sistemit politik, gjendjen e brendshme dhe pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë. Anëtarët e misionit anglez e përshkruanin situatën, si vijon: “Politikën e jashtme e quanin të majtë ekstreme të drejtuar në sferën e influencës ruse, një politikë të adoptuar nga Jugosllavia, një kopje të saj dhe një besnike të palëkundur të Marshallit Tito dhe të Bashkimit Sovjetik. Ato ishin shprehur hapur në popull kundra politikës duke e quajtur pro ruse. …Ndërsa për rrethanat e brendshme pohonin: Tirania e vërtetë në këtë vend, qeverisja me terror, spiunllëku dhe të shtrënguarit e popullit të spiunonin njëritjetrin, arrestimet dhe rrahjet në burgjet, gjygjet e pjekur kundër patriotëve të ndershëm si kriminelë lufte, krimet gjyqësore të njohura si ekzekutime, fallsifikimi i vazhdueshëm i lajmeve dhe i fakteve, zhdukja e së vërtetës dhe e ankimit, donin të thonin se nuk kishte asnjë diferencë midis këtij regjimi dhe fashizmit veçse ky ishte i kuq në vend të atij të ziut”.2 Perceptimin negativ të demokracive Perëndimore për organizimin politik të shtetit shqiptar e kishin konstatuar edhe funksionarët e lartë të Partisë Komuniste. Në mbledhjet e zhvilluara, ata deklaronin se Shqipëria nuk përbënte një faktor të pavarur në politikën e jashtme dhe përcaktonin masat që duhej të ndërmerreshin në favor të çështjes sonë. Referuar raportit, datë 20 Prill 1946, për pozitën ndërkombëtare të Shqipërisë, përmendej se “gjendja e vendit ishte e vështirë dhe me të nuk do të mund të mbronin para opinionit botëror të drejtat e tyre si komb e si shtet, prandaj ishte e nevojshme të fillohej menjëherë një punë të madhe jashtë para Konferencës së Paqes. Sepse taktika e armiqve ishte të heshtnin për Shqipërinë, duke injoruar mundësisht edhe ekzistencën e saj, pse kështu mund të bënin çfarë të donin me të, pa u bërë problem në botën e jashtme, kurse shqiptarët duhej të ngrenin problemin e indipendencës së vendit që të mbroheshin më mirë kundra armiqve”.3 Raporti, me një gjuhë propagandistike, paraqiste orientimin politiko-ideologjik drejt Lindjes dhe marrëdhëniet jo të mira me shtetet perëndimore. Këtë pikëpamje përkrahte edhe Enver Hoxha, në fjalimin e mbajtur me rastin e mbledhjes së dytë të Këshillit të Përgjithshëm të Frontit Demokratik, më 7 tetor 1946, ku, ndër të tjera, analizonte peripecitë e procesit të njohjes së qeverisë shqiptare. “Konditat e vëna nga qeveria angleze vetvetiu binin pse karakteri i Regjimit Popullor në Shqipëri dhe ligjet e vendimet si dhe aplikimi i tyre bëheshin dhe zbatoheshin në mënyrën më demokratike, kështu që kushtet e vëna nga qeveria britanike vetvetiu u plotësuan”4, megjithëse ajo refuzoi të normalizonte marrëdhëniet diplomatike me shtetin shqiptar.
1
Xh. Gjeçovi, P. Milo etj, Historia e popullit shqiptar, vëll. IV, f. 235 AMPJ, V. 1946, D. 27, Fl. 44, 47 (Dokumenta mbi marrëdhëniet e vendit tonë me Anglinë. Notë e Aksionit Engels mbi gjoja persekutimet e minoritetit grek në Shqipëri) 3 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 2 4 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 59 2
189
b. Britania dhe aleatët perëndimorë kundërshtuan pjesëmarrjen e Shqipërisë në organizata dhe në konferenca ndërkombëtare. Pas çlirimit të vendit, qeveria shqiptare “kërkoi si një të drejtë legjitime të fituar me gjak e sakrifica që edhe Shqipëria të ftohej në Konferencën e Kombeve të Bashkuara. Shqipëria nuk u thirr në San Francisko me pretekstin se nuk ishte njohur ende qeveria e saj demokratike”.1 Në këto kushte, Komiteti Qendror i Partisë i dërgoi një radiogram Sekretarit Politik të Qarkoreve, të cilit i kërkonte organizimin e mitingjeve e manifestimeve, gjoja të dala nga vetë populli, si kundërpërgjigje ndaj qëndrimit të padrejtë të aleatëve, që nuk e ftuan Shqipërinë të merrte pjesë në Konferencën e San Franciskos. Në mitingje duhej të theksoheshin përpjekjet dhe lufta e popullit shqiptar krahas gjithë popujve liridashës, si dhe prezantimi i qeverisë si e vetmja përfaqësuese e sovranit.2 Në mbledhjen e parë të Asamblesë së OKB-së, që u organizua në Londër, më 10 janar 1946, u refuzua kërkesa e Shqipërisë për t’u pranuar si anëtare. 3 Megjithë mbështetjen e delegatit sovjetik dhe të disa vendeve të Lindjes, në sesionin e gushtit 1946, përsëri në Këshillin e Sigurimit, Britania dhe aleatët e saj votuan kundër pranimit të Shqipërisë në OKB. Edhe përpjekjet e qeverisë shqiptare për t’u aprovuar si anëtare e Asamblesë së Këshillit të UNRRA-s u kundërshtuan nga anglo-amerikanët dhe delegati francez, me argumentin se Shqipëria ishte në gjendje lufte me Greqinë.4 c. Qëndrimi jo mikpritës i qeverisë shqiptare kundrejt Misionit Ushtarak Britanik. Gjenerali Hodgson dhe shumica e oficerëve të Ndërlidhjes mendonin se regjimi i Hoxhës po zhvillohej me një antibritanizëm të fortë dhe pro totalitarizmit rus.5 Për këtë arsye, “në aktivitetin e tyre politik në Shqipëri ajo që goditën më tepër ishte miqësia jonë me Bashkimin Sovjetik dhe Jugosllavinë, për të cilën miqësi shpreheshin me urrejtjen më të madhe. Në shumë raste gjatë shëtitjeve të anëtarëve të Misionit Englez në vende të ndryshme të Shqipërisë dhe në lidhje me ndihmat që BS na dërgonte flisnin vazhdimisht dhe e quanin këtë si një mjet që t’a pushtonte Shqipërinë jo vetëm politikisht por edhe ekonomikisht. Kurse për marrëdhëniet e mira me Jugosllavinë thoshin se Shqipëria ishte bërë një bisht i Jugosllavisë dhe që qeverisej e punonte me të njëjtën taktikë si ajo”.6 Udhëheqja shqiptare ishte skeptike ndaj veprimtarisë politike dhe ideologjike të misionarëve britanikë, e cila nxirrte në pah tiparet jo demokratike dhe mungesën e efektshmërisë së organizimit shtetëror në vend. Kjo diktoi gjithë Komitetet Qarkore të Partisë Komuniste të merrnin masa për të hequr nga qarkullimi çdo mjet të propagandës së shteteve perëndimore. Në radiogramin dërguar nga Koçi Xoxe, më 12 shkurt 1946, udhëzoheshin “anëtarët e partisë që të kontrollonin dhe të vërenin mirë në çdo anë cilët ishin librarët ose personat që shpërndanin materialin propagandistik anglez dhe amerikan dhe t’i raportonin menjëherë. Me një urdhëresë të posaçme që do të dilte ato ditë nga Ministria e Kulturës asnjë firmë tregtarësh, persona privatë ose organizatë nuk kishte të
1
AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 9 AQSH, F. 14, V. 1945, D. 146, Fl. 15 3 AMPJ, V. 1946, D. 65, Fl. 14 (Dokumenta mbi krijimin e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së dhe organizatat e specializuara) 4 AQSH, F. 14, V. 1946, D. 152/1, Fl. 9 5 H. Kaba, Shqipëria në rrjedhën e …, f. 41 6 AMPJ, V. 1946, D. 27, Fl. 61-62 2
190
drejtë të lidhte marrëveshje a kontratë me shoqëri ose librari të shteteve të huaja për të sjellë gazeta, libra etj. përveç Mesagjerisë së Shtypit në Tiranë”.1 Përpos grumbullimit dhe depozitimit të literaturës dhe organeve të shtypit perëndimor, qeveria shqiptare vendosi rregulla kufizuese që vështirësonin aktivitetin e Misionit Britanik në vend. Konkretisht, “atyre iu mohua e drejta për të udhëtuar lirisht në Shqipëri. Sa herë që donin të shkonin në një vend, një roje e armatosur shqiptare duhej t’i shoqëronte, sikur të ishin rob lufte. Entuziazmi popullor i fillimit u kthye në një armiqësi gati të hapur dhe çdo mjet u përdor për t’i mërzitur dhe bile për t’i poshtëruar. Emri i çdo shqiptari që shkonte të vizitonte ose që takohej publikisht me kryetarët e misioneve britanike dhe amerikane merrej në shënim nga policia e fshehtë dhe ata që pranonin të hynin në shërbim të tyre të ndiqeshin si kriminelë. …Komunistët e Tiranës dhunuan rëndë mikëpritjen shqiptare duke urdhëruar misionin britanik të largohej nga Shqipëria”.2 Në fillim të prillit 1946 u organizua ceremonia e largimit të Misionit Ushtarak Britanik, të cilën udhëheqja komuniste shqiptare e përshkroi me nota ideologjike. “Anëtarët e misionit anglez u vunë në formë autokolone, gjithë makinat që kishin, qysh në mëngjes dhe më vonë u nisën për në Durrës. Kjo mënyrë ikje ishte më tepër në formë demonstrative për të parë populli se po ikte misioni anglez. Për të inkurajuar reaksionin edhe në momentin e fundit kur po iknin nga Shqipëria, reaksionarët anglezë paraqitnin si një krizë të rëndë në mes të Britanisë dhe Shqipërisë ikjen e misionit, largim i cili do të kushtonte dhe do të kishte konseguenca të rënda për vendin tonë”.3 Së dyti, marrëdhëniet shqiptaro-britaniko u acaruan për shkak të incidenteve në Kanalin e Korfuzit. Këtu, më 15 maj 1946, dy anije ushtarake britanike “Orion” dhe “Superb” u goditën nga bateritë e rojeve bregdetare shqiptare.4 Udhëheqësi Enver Hoxha e shpjegoi incidentin me faktin se patrullimi, pa njoftuar i anijeve të huaja, 5 në ujërat territoriale të Shqipërisë përbënte një shkelje të rëndë të normave të së drejtës ndërkombëtare. Citoj: “Faji s’ishte aspak i joni për atë ngjarje regretabël po të analizohen rrethanat në të cilat ngjau. Anijet greke me flamur dhe pa flamur, me dhjetëra herë dhe muaj me radhë vinin në ujërat tonë, afroheshin në bregdet, qëllonin me top e me mitraloz, merrnin robër nënshtetas shqiptarë, grabisnin varka dhe bënin njëmijë provokacione të tilla. Bateritë tona dhanë shenjën e largimit dhe masandaj qëlluan me disa të shtëna rreth e përqark. Kur anijet ngritën flamurin anglez ishte tepër vonë. Kurrë nuk ishte intension i komandës sonë bregdetare të qëllonte anijet e Britanisë së Madhe”.6 Mirëpo, ashpërsimi i marrëdhënieve midis dy vendeve arriti kulmin me një tjetër ngjarje të rëndë në Kanalin e Korfuzit. Më 22 tetor 1946, kryqëzori britanik Saumarez dhe destrojeri Voyage, ndeshën në mina detare, nga shpërthimi i të cilave humbën jetën 44 marinarë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Qeveria shqiptare shprehu keqardhje për incidentin, por nuk pranoi kurrfarë përgjegjësie. Ky qëndrim i autoriteteve shqiptare shkaktoi pakënaqësi të thellë në qarqet e diplomacisë angleze, e cila me një notë zyrtare njoftoi fillimin e një operacioni minapastrues përgjatë bregdetit tonë. Si kundërpërgjigje, 1
AQSH, F. 14, V. 1946, D. 151, Fl. 1 (Shkresa, relacione dhe radiograme mbi heqjen nga qarkullimi dhe depozitimin e materialeve të anglo-amerikanëve) 2 T. Zavalani, op.cit., f. 332 3 AMPJ, V. 1946, D. 27, Fl. 70 4 Paskal Milo, “Incidenti i Kanalit të Korfuzit (1945-1946)”, Studime historike, nr.3-4, 2000, viti LIV, f. 115 5 AMPJ, V. 1946, D. 51, Fl. 1 (Mbi shkeljen e ujërave territoriale tona nga anije lufte e tregtare) 6 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 59
191
më 13 nëntor 1946, qeveria shqiptare i dërgoi një telegram Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Trygve Li, me anën e të cilit protestohej kundër shkeljes së ujërave territoriale të vendit nga forcat ushtarako-detare të Britanisë, si vijon: “Qysh më 12 nëntor në mëngjes një numër i madh anijesh lufte me flamurin anglez përshkruan në të gjitha drejtimet bregun tonë të jugut të Shqipërisë, që nga Butrinti deri në Karaburun. Të gjitha anijet angleze në formacion lufte lundronin në ujërat tona territoriale dhe extra-territoriale në shenjë frikësimi dhe provokimi. Sot, më 13 nëntor 1946, në orën 10 të mëngjesit dhe gjatë gjithë ditës, një numër i madh anijesh lufte dhe dragaminash angleze, numër që ndryshonte në çdo orë nga 11 deri në 23, hynë në ujërat tona territoriale të Sarandës në një largësi prej 1500, 1000, 500 m nga porti me pretekst se pastronin minat. Nga anijet e luftës angleze, në çdo kohë, shkreheshin batare mitralozash në ajër dhe në ujë, duke dashur kështu të krijonin incidente. Qeveria shqiptare kërkonte nga OKB-ja që ta gjykonte këtë akt të Londrës dhe të jepte urdhërin e tërheqjes imediate të anijeve të luftës dhe të dragaminave angleze nga limanet dhe nga ujërat tona territoriale, në interesin e ruajtjes së paqes, për të cilën populli shqiptar vuri të gjitha forcat për ta fituar”.1 Megjithë polemikat që shkaktoi në instancat më të larta ndërkombëtare, nëntë luftanije britanike kryen operacionin minapastrues, që përfundoi me gjetjen e 22 minave të prodhuara në Gjermani. “Vëzhguesit e paanëshëm, që u ndodhën prezent, panë vet me sy se metali i minave dhe i kabllos që i lidhte për mos të lëvizur prej vendit shkëlqente prej vajit dhe kjo ishte prova më e mirë se minat kishin qenë në ujë për një kohë të shkurtër. Ky fakt i dha arsye Ministrisë së Jashtme britanike për të thënë se minat që shkaktuan prishjen e dy luftanijeve ishin vënë në ujërat tokësore të Shqipërisë në kohën e qeverisë komuniste të Tiranës dhe pra me dijeninë e saj të plotë. Kjo ishte një shkelje shumë serioze e ligjit ndërkombëtar, për të cilën qeveria komuniste ishte përgjegjëse”.2 Në këto kushte, Britania, nëpërmjet një note zyrtare, i kërkonte qeverisë shqiptare të lypte ndjesë publike sipas formulës tradicionale, të garantonte mospërsëritjen e incidenteve të tilla, të paguante dëmshpërblim për anijet e shkatërruara dhe të kompensonte familjet e viktimave.3 Më 21 dhjetor 1946, autoritetet shqiptare iu përgjigjën notës britanike, duke hedhur poshtë çdo akuzë dhe kërkesë për dëmshpërblim. Tonet konfliktuale në korrespondencën diplomatike diktuan Britaninë që, më 10 janar 1947, t’i kërkonte Këshillit të Sigurimit të OKB-së shqyrtimin e mosmarrëveshjeve shqiptaro-britanike, për ngjarjet në Kanalin e Korfuzit, në bazë të artikullit 35 të Kartës. 4 Çështja përfundoi në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës, që me vendimin e marrë, më 9 tetor 1949, shpallte Shqipërinë fajtore për incidentin dhe e detyronte të likuidonte reparacionet. Dëmshpërblimi u shlye “me sekuestrimin nga anglezët në Gjermani të një sasie ari që ishte grabitur prej gjermanëve në Romë e që kishte qenë për llogari të Bankës Kombëtare Shqiptare. Pak kohë më vonë një pjesë e këtij ari, natyrisht iu kthye Shqipërisë nga një komision tripalësh amerikano-britaniko-francez”.5 Në kontekstin e Luftës së Ftohtë, ngjarja e 22 tetorit 1946, nuk erdhi si “incident rastësor”, por si epilog i Konferencës së Paqes në Paris, ku u prekën interesat e Shqipërisë dhe jugosllavët si gjithmonë “të shkathët” në këto çështje, e “ndihmuan” 1
E. Hoxha, Vepra, vëll. 3 …, f. 540-541 T. Zavalani, op.cit, f. 334 3 AMPJ, V. 1946, D. 36, Fl. 53 (Të dhëna mbi çka shkruan shtypi francez mbi vendin tonë) 4 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 54 5 L. Bashkurti, Diplomacia shqiptare në fillimet e …, f.128 2
192
Shqipërinë të hakmerrej me lejen apo dijeninë e saj për t’i hedhur në erë anijet armike ndaj bllokut lindor”.1 Në fakt, incidenti i 22 tetorit 1946 ishte një çështje e ndërlikuar e me fajësi të dyanshme. Qeveria shqiptare kishte lejuar jugosllavët të minonin ujërat e saj territoriale në Kanalin e Korfuzit. Për të, vendosja e minave shërbente si një masë mbrojtëse nga ndonjë agresion i mundshëm prej jugut, në rrethanat e acarimit të marrëdhënieve me Greqinë. Nga ana tjetër, “qeveria britanike e provokoi incidentin me dërgimin e anijeve ushtarake në pjesën veriore të Kanalit të Korfuzit. Ky incident mbeti një hipotezë e rëndë në marrëdhëniet midis dy vendeve për gjysmë shekulli”.2 Së treti, interesat gjeopolitike të Britanisë në Ballkan e më gjerë diktuan triumfin e diplomacisë së ortakërisë, ku rol të rëndësishëm kishte marrëdhënia miqësore me Greqinë. Kjo e fundit shërbeu si bazë për politikën antikomuniste të kampit Perëndimor gjatë Luftës së Ftohtë. Ajo u shfrytëzua si kundërpeshë ndaj qeverive të ashtuquajtura të demokracive popullore, që u vendosën në bllokun Lindor. Për më tepër, pozita e favorshme gjeografike e Greqisë u përdor për mbajtjen nën kontroll të Detit Mesdhe. Britania e Madhe, duke ndikuar mbi veprimet greke, kishte mundësi të dominonte daljen në Adriatik dhe, duke patur një tjetër Gjilbraltar në një nga këto porte, ajo kishte nën kontroll pozitën e Jugosllavisë në detin Adriatik. Pjesën perëndimore të tij, Britania mund ta zotëronte me drejtimin e përkohshëm të politikës së jashtme italiane, ndërsa anën lindore me sovranitetin grek mbi Shqipërinë e jugut. Kështu Londra, duke kontrolluar daljen e Adriatikut, mbikqyrte Jugosllavinë dhe ndonjë ekspansion të mundshëm sovjetik.3 Qeveria greke e shfrytëzoi bashkëpunimin me Britaninë për të siguruar mbështetje në realizimin e qëllimeve të saj. Për aneksimin e Vorio-Epirit, Athina zyrtare argumentonte: “Zotërimi i këtij bregdeti [të Sarandës, të Himarës dhe të Vlorës - E.L], që dominonte ngushticën e Otrantos përbënte në Mesdheun Lindor, një pikë strategjike me rëndësi dhe pikërisht mbi udhëkryqin që ndante Lindjen nga Perëndimi. Kjo vijë mbartte një rëndësi të madhe për sundimin britanik të Lindjes së Afërme”.4 Përpos lobimit në qarqet diplomatike angleze, autoritetet greke paraqitën pretendimet e vjetra të “Megali Idhesë” për Shqipërinë e Jugut edhe në forume të larta ndërkombëtare.5 Kërkesat e tyre territoriale ishin jetike për qëndrueshmërinë politike dhe dhe ekonomike të Shqipërisë si shtet i pavarur dhe përbënin afërsisht çerekun e sipërfaqes së përgjithshme të vendit.6 Qeveria shqiptare i konsideronte thellësisht të pabaza pretendimet greke, duke paraqitur fakte të pakontestueshme historike, etnike dhe demografike. Ajo vuri në dispozicion të delegatëve pjesëmarrës në Konferencën e Paqes edhe disa materiale që përmbanin pasqyra të regjistrimit të popullsisë në Shqipërinë e Jugut, si më poshtë:
1
Albert Kotini. Piratë në Kanalin e Korfuzit. Tiranë: Arbëria, 2007, f. 108 Xh. Gjeçovi, P. Milo, B. Meta etj. Historia e popullit ..., vëll. IV, f. 237 3 Bernd Fischer. Shqipëria 1943-1945: një vështrim përmes dokumenteve arkivore. Tiranë: AIIS, 2012, f. 132 4 A. Kotini, op.cit, f.132 5 AMPJ, V. 1946, D. 181, Fl.135 (Deklarata mbi provokacionet greke në kufirin tonë) 6 AIH, A.V.159, Fl. 4 2
193
Tabela 3.4.1 Burimi: AMPJ, V.1946, D.150, Fl. 19 Krahasimi i popullsisë së përgjithshme të Shqipërisë me popullsinë minoritare greke Vitet Popullsia Shqiptarë % Minoriteti grek % 1923 814.385 780.594 95.85 33.791 4.15 1930 1.003.097 962.251 95.93 40.846 4.07 1945 1.115.350 1.083.790 97.17 31.560 2.83 Thirrjeve të kryeministrit grek, z. Caldaris, për rivendikimin e Epirit të Veriut, delegacioni shqiptar iu kundërpërgjigj se ishte e pa vend dhe një gjë e papranueshme të prekej në këtë Konferencë çështja e integritetit tokësor të Shqipërisë. Populli shqiptar i vogël në numër, por i madh nga sakrificat që kishte bërë për kauzën e përbashkët, nuk ndodhej aty për të diskutuar për kufijtë e tij, por për të shprehur dhe për të kërkuar të drejtat e veta.1 Ata deklaronin solemnisht se brenda kufijve ekzistues nuk kishte asnjë pëllëmbë tokë të huaj dhe nuk do të lejonin kurrë që t’ua preknin, sepse për to ishin të shenjta.2 Mirëpo, z. Caldaris nuk u pengua nga deklaratat e delegatëve shqiptarë që të vazhdonte të insistonte për aneksimin e Shqipërisë së Jugut, duke argumentuar, ndër të tjera, nevojën e një kufiri mbrojtës me fqinjin verior. Për këtë qëllim i shërbente “gjendja e luftës me shtetin shqiptar”. Retorikën politike të kryeministrit grek e kundërshtonte E. Hoxha në fjalimin e mbajtur, në seancën plenare të Konferencës së Paqes në Paris, më 21 gusht 1946, teksa shprehej: “Populli shqiptar flakte poshtë me përbuzje akuzën poshtëruese të delegatit grek, që e padiste vendin si sulmues. Populli shqiptar nuk e kishte sulmuar kurrë popullin e ndershëm grek, nuk i kishte shpallur kurrë luftë. Përkundrazi, e kishte simpatizuar kauzën e tij që ishte njëkohësisht dhe kauza e popullit shqiptar, sepse që të dy popujt kishin pësuar të njëjtin fat, duke qenë se kishin të bënin me të njëjtin armik”.3 Autoritetet zyrtare greke e shfrytëzuan “gjendjen e luftës me Shqipërinë” si mjet për të arritur synimet e tyre aneksioniste. Në fakt ligji 2636/1940, me të cilin Greqia deklaronte Shqipërinë si një vend armik përbënte një akt të pajustifikuar juridikisht, politikisht dhe moralisht. Pasi nuk mund të konsiderohej armik një shtet i pushtuar, që nën imponimin e pushtuesit i shpallte luftë një shteti tjetër, sidomos sepse i mungonte l’animus bellandi (vullneti për luftë).4 Përpos këtyre përpjekjeve të delegacionit grek për të zbehur kontributin e Shqipërisë në luftë kundër Fuqive të Boshtit, përkrah Aleancës Antifashiste, ambasadori grek Vassili Dendramis, kërkonte pjesëmarrjen e Greqisë në mbledhjen e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në gusht 1946, për të influencuar delegatin britanik, Sir Alexander Cadogan, të refuzonte pranimin e Shqipërisë si anëtare të Kombeve të Bashkuara.5 Faktorët e sipërpërmendur ndikuan në një masë të konsiderueshme në qëndrimin e Britanisë ndaj çështjes shqiptare gjatë punimeve të Konferencës së Paqes së Parisit (29 korrik - 15 tetor 1946) dhe në instancat ndërkombëtare të krijuara prej saj. 1
AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 55 AMPJ, V. 1946, D. 156, Fl. 13 (Konferenca shtypi dhe materiale se çfarë ka shkruar shtypi mbi Shqipërinë gjatë Konferencës) 3 AMPJ, V. 1946, D. 158, Fl. 220 4 Mentor Nazarko. Lufta e fundit (pronat e shqiptarëve në Greqi). Tiranë: UET, 2007, f. 78 5 AMPJ, V. 1946, D. 28, Fl. 119 2
194
Nëpërmjet kanaleve diplomatike, Fuqive të Mëdha iu komunikua kërkesa e qeverisë shqiptare për të marrë pjesë në Konferencë, me qëllim që të bashkëpunonte me shtetet demokratike për ndërtimin e paqes dhe të sigurisë në arenën ndërkombëtare. Në cilësinë e palës së interesuar, ajo e vlerësonte të domosdoshme të parashtronte pikëpamjet e saj mbi të gjitha çështjet që përkonin me Traktatet e Paqes.1 Me kundërshtimin e delegacioneve anglo-amerikane dhe të satelitëve të tyre, Shqipëria nuk u pranua me votë konsultative në sesionet e Konferencës, por iu dha e drejta të dëgjohej vetëm në lidhje me Traktatin e Paqes me Italinë. Ky vendim nuk u mirëprit nga qeveria shqiptare, e cila e quajti një shpërblim jo të drejtë për kontributin e dhënë në Luftës së Dytë Botërore. “Populli shqiptar që rroku i pari armët kundër fashistëve italianë, që rendnin me urë në dorë për t’i vënë zjarrin Evropës dhe që pushoi luftën vetëm kur u mposht Gjermania hitleriane, meritonte një drejtësi më të madhe. …ai e kishte fituar me luftë të drejtën të merrte pjesë në këtë konferencë, me titull dhe me të drejta të njëjta më ato të 21 kombeve fitimtare”.2 Qëndrimi jo miqësor i aleatëve ishte një sinjal i qartë për mosaprovimin e politikës së brendshme dhe të jashtme të Tiranës, që do të reflektohej edhe në diskutimet për çështjen shqiptare. Konkretisht, në Komisionin Ushtarak, delegacioni shqiptar paraqiti disa amendamente që synonin reduktimin e armatimeve, me qëllim që flota dhe ushtria italiane të mos përbënte rrezik kërcënimi për ekzistencën e Shqipërisë dhe paqen në rajon. “Meqë populli shqiptar ishte viktima e parë e agresionit fashist në Evropë dhe duke marrë parasysh nevojën urdhëruese të Shqipërisë që të kishte një flotë të vogël dhe të përshtatshme për të mbuluar ujërat e saj territoriale, qeveria shqiptare mendonte se do të ishte e drejtë dhe e udhës që, kur të vendosej mbi fatin e flotës italiane, të merreshin parasysh konsideratat e lartpërmenduara dhe t’i caktohej Shqipërisë një pjesë e arsyeshme dhe proporcionale me nevojat e mbrojtjes detare të vendit”.3 Por, në kundërshim me propozimet e palës shqiptare, delegacioni britanik ia dhuroi shtetit italian pjesën që i takonte nga ndarja e flotës.4 Të njëjtin qëndrim mbajti përfaqësuesi britanik edhe ndaj kërkesave shqiptare në Komisionin Ekonomik. Ai mohoi të drejtën për dëmshpërblime nga Italia, duke argumentuar se qeveria shqiptare kishte shtetëzuar pasuritë italiane.5 Kompromisi për problemin e reparacioneve u arrit me propozimin e shumës prej 5 milionë $ nga delegati francez, në nëntor 1946, në sesionin e New York-ut të Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme. Përsa i përket diskutimit të Traktatit të Paqes me Gjermaninë, qeveria shqiptare deklaronte se e mbështeste politikën e saj: “në principet që lindën nga lufta kundër fashizmit e që ishin vënë në krye të Kartës së Kombeve të Bashkuara. Edhe në periudhën e re paqësore që kishte filluar pas fitores, ajo konsideronte si një pikë bazë për ruajtjen e forcimin e paqes e të sigurisë kolektive marrëveshjen e plotë midis Fuqive të Mëdha rreth
1
AMPJ, V. 1946, D. 147, Fl. 17 (Dokumenta mbi përbërjen e delegacionit të RPSH në Konferencën e Paqes në Paris dhe plotfuqitë) 2 AMPJ, V. 1946, D. 148, Fl. 47-48 3 AMPJ, V. 1946, D. 149, Fl. 21 (Letra të delegacionit të RP të Shqipërisë në Konferencën e Paqes Paris drejtuar Këshillit të Ministrave të Jashtëm) 4 AMPJ, V. 1946, D. 159, Fl. 124 5 ATSH, “Të mohosh të drejtën t’onë për dëmshpërblime do të thotë të mohosh luftën kundër fashizmit”, Bashkimi, V.III-të, Nr. 554, 9 Tetor 1946, f. 1
195
problemeve kryesore të paqes e të sigurisë”.1 Referuar çështjes së dëmshpërblimeve nga Gjermania, shteti shqiptar u bë anëtar i Agjensisë Ndëraleate të Reparacioneve. Në kategorinë “A” pjesa që ai do të merrte ishte e barabartë me 1/2000 e sasisë së përgjithshme të reparacioneve të kësaj kategorie, kurse në kategorinë “B” 7/2000. Megjithatë edhe pse jashtëzakonisht të vogla, ato nuk u realizuan. Komisioni Shtetëror i Reparacioneve, i ngritur pranë Komisionit të Planit të Shtetit, pohonte se organizmat e IARA-s i atribuan Shqipërisë një sasi simbolike materialesh, të cilat në shumë raste, me pretekse të çfarëdoshme nuk u dhanë apo nuk mbërritën në destinacion.2 Për të konkluduar, vlen të theksojmë se qëndrimi i Britanisë në Konferencën e Paqes dhe në instancat derivate të saj nuk u konsiderua i drejtë dhe parimor nga qeveria shqiptare e kohës. Pozicionimi në kampe antagoniste në fillim të Luftës së Ftohtë dhe organizimi i brendshëm politik i Shqipërisë ndikuan lojën diplomatike të delegacionit britanik. Ky i fundit nuk i vlerësoi në mënyrë objektive sakrificat dhe kontributin e popullit shqiptar në luftë kundër okupatorit nazi-fashist, përkrah Aleatëve të Mëdhenj. Fakte këto që konsakrohen me nënshkrimin e Traktateve të Paqes me Italinë dhe Gjermaninë. Për rrjedhojë, mungesa e frymës së bashkëpunimit mes kombeve pengoi arritjen e paqes demokratike në arenën ndërkombëtare.
1 2
AMPJ, V. 1946, D. 162, Fl. 3 K. Krisafi, op.cit., f. 207-208
196
PËRFUNDIME Gjeopolitika si disiplinë, që nënkupton përzgjedhjen politike të kushtëzuar nga faktorët gjeografikë, na ndihmon të shpjegojmë diplomacinë e shteteve të Evropës ndaj Shqipërisë në gjysmën e parë të shek. XX. E konceptuar si një metodë reflektimi e gjykimi të hapësirës në dimensionet e saj fizike e humane, gjeopolitika synon të veçojë interesat dhe objektivat e një subjekti politik në raport me aktorët e tjerë të mjedisit ndërkombëtar. Kjo analizë e sistemit evropian ka për qëllim shmangien e konflikteve, ndërtimin e urave të bashkëpunimit, ruajtjen e paqes dhe të sigurisë ndërkombëtare.1 Në planin praktik, gjeopolitika e Fuqive të Mëdha evropiane kundrejt Shqipërisë, në periudhën ndërmjet dy Konferencave të Paqes, u karakterizua nga zbatimi i parimeve të diplomacisë së vjetër. Krijimi i aleancave, balanca e fuqive dhe përdorimi i forcës dominuan veprimin politik të Anglisë, Francës, Italisë dhe Gjermanisë. Realpolitika e tyre u diktua: së pari, nga interesat gjeopolitike në rajon e më gjerë; së dyti, nga përmbushja e kërkesave të aleatëve dhe së treti, nga përpjekjet për të garantuar stabilitet e paqe në arenën ndërkombëtare. Pjesë e skenarit gjeopolitik të shteteve evropiane ishte edhe Shqipëria. Me pozitën e favorshme gjeografike në Ballkan, që shërbente si vend kufitar midis Perëndimit e Lindjes dhe si portë hyrje në Adriatik, Shqipëria iu nënshtrua ndikimit dhe rivalitetit të fortë të Fuqive të Mëdha. Ato konkurronin për zgjerimin e influencës politike e ekonomike në Ballkan, si dhe kontrollin mbi Detin Mesdhe. Kjo dinamikë gjeopolitike kushtëzoi qëndrimin e kancelarive evropiane ndaj Shqipërisë në zhvillimet e rëndësishme ndërkombëtare që përshkuan periudhën midis dhe pas dy luftërave botërore. Gjatë punimeve të Konferencës së Paqes në Paris (1919-1920) dhe të organizmave ndërkombëtare që e pasuan, si: Lidhja e Kombeve dhe Konferenca e Ambasadorëve, veprimi diplomatik i Anglisë, Francës dhe Italisë, ishte në kundërshtim me principet e diplomacisë së re të Presidentit amerikan, W. Wilson. Ai proklamonte vendosjen e rendit të ri botëror, të mbizotëruar nga demokracia, e drejta e vetëvendosjes së popujve dhe siguria kolektive. Parime që u shkelën nga Fuqitë e Mëdha evropiane me nënshkrimin e traktateve të paqes me vendet e mundura. E tillë u trajtua padrejtësisht Shqipëria, e cila kishte shpallur asnjanësinë në Luftën e Parë Botërore. Çështja shqiptare u përdor si monedhë këmbimi në politikën e kompromisit të shteteve fituese të Perëndimit, për të kënaqur lakmitë e aleatëve të tyre ballkanas. Në Konferencën e Paqes, delegatët evropianë e shqyrtuan tërthorazi problemin shqiptar në kuadër të çështjes së kufijve greko-shqiptar dhe asaj të Adriatikut. Gjatë mbledhjeve të Komisionit të kufijve të Greqisë, politikani Eleftheros Venizellos iu rikthye tezës së “Megali Idesë” për aneksimin e krahinës së Korçës dhe të Gjirokastrës. Pretendimet e tij për të ashtuquajturin “Vorio-Epir” bazoheshin kryesisht në pseudoargumentin e njësimit të besimit fetar me përkatësinë kombëtare. Pikëpamje që u mbështet nga delegatët britanikë dhe francezë, të nxitur nga interesat e tyre në Ballkan dhe synimi për të ndërtuar një Greqi të fortë, të aftë për të konkurruar Italinë në Mesdhe. Nga ana tjetër, përfaqësuesit italianë fillimisht i refuzuan kërkesat greke, duke e cilësuar si më të përshtatshme vijën kufitare të përcaktuar në Konferencën e Londrës të 1913-ës.
1
K. Jean, op.cit., f 39-40
197
Ata e kundërshtuan posedimin grek të bregdetit shqiptar përballë Korfuzit sepse do të përkeqësonte pozitën e Italisë në hyrje të Adriatikut. Më pas, Roma e modifikoi qëndrimin e saj ndaj kërkesave territoriale të Greqisë për Shqipërinë e Jugut. Ajo përqafoi diplomacinë e ortakërisë, duke përdorur si mekanizëm traktatet e fshehta. Më 29 korrik 1919 u nënshkrua Marrëveshja TittoniVenizellos, ku palët kontraktuese binin dakord të përkrahnin pretendimet e njëra-tjetrës në Konferencën e Paqes. Për Italinë, ky akord do të siguronte përkrahjen e Greqisë dhe do të përshpejtonte zgjidhjen e “çështjes së Adriatikut”. Në fakt, ai cënonte sovranitetin dhe tërësinë tokësore të Shqipërisë. Angazhimi i Fuqive të Mëdha evropiane për t’i dhënë fund rivalitetit italojugosllav në Adriatik përfshiu si pjesë komplementare edhe çështjen shqiptare. Ajo shërbeu si plaçkë tregu për të kompensuar aleatët fitues të luftës. Negociatat u zhvilluan mbi bazën e klauzolave të Traktatit të Fshehtë të Londrës së 26 prillit 1915. Italia kërkonte të aneksonte viset bregdetare në Adriatikun Lindor dhe mandatin mbi shtetin e cunguar shqiptar e sovranitetin mbi Vlorën dhe hinterlandin përreth. Pretendime që u hodhën poshtë nga Beogradi, i cili e konsideronte Shqipërinë si état-tampon, për të shmangur çdo konflikt që mund të buronte nga fqinjësia e drejtpërdrejtë me Italinë. Franca dhe më pak Anglia prireshin të mbështesnin shtetin jugosllav, që do të amortizonte ndikimin italian në pjesën lindore të Adriatikut. Vetëm intervenimi i diplomacisë amerikane, që anuloi kompromisin anglo-franko-italian të 14 janarit 1920, mundësoi shkëputjen definitive të problemit shqiptar nga “çështja e Adriatikut”. Në këtë mënyrë, mënjanohej rreziku i copëtimit të Shqipërisë midis fqinjëve, Italisë, Greqisë dhe Jugosllavisë. Gjeopolitika evropiane përcaktoi edhe kushtet që favorizuan pranimin e Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve, më 17 dhjetor 1920. Fqinji i përtej Adriatikut, Italia, u përpoq t’a përdorte votën pro në këmbim të disa koncesioneve, si p.sh., njohja e një pozite të privilegjuar në Shqipëri. Ndërsa, delegati francez, Rene Viviani, e vlerësonte të parakohshëm anëtarësimin e Shqipërisë në këtë organizëm ndërkombëtar, sepse Fuqitë e Mëdha ende nuk kishin vendosur për statusin e saj. Diplomacia franceze kishte për qëllim t’a dobësonte shtetin shqiptar, duke e fragmentarizuar midis Jugosllavisë e Greqisë, të cilat i klasifikonte si zona anti-gjermane. Po ashtu, fqinjët nxirrnin në pah disavantazhe të tilla, si: mos zgjidhja përfundimtare e çështjes së kufijve të Shqipërisë dhe mungesa e një shteti të konsoliduar. Ishin delegatët e Perandorisë Britanike, si: përfaqësuesi i Afrikës së Jugut, lordi R. Cecil, ai i Kanadasë, N. W. Rowell dhe Muhamed Aliu i Indisë, që argumentuan domosdoshmërinë e pranimit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve. Ky akt do të garantonte ruajtjen e tërësisë tokësore të vendit nga çdo agresion potencial i shteteve fqinjë të cilat ishin anëtare të Lidhjes. Për delegatët britanikë, rregullimi i çështjes në Ballkan do të siguronte paqen evropiane. Qëndrimi i diplomacisë londineze ishte rrjedhojë e garancisë së ofruar prej qeverisë shqiptare për t’i dhënë me koncesion Shoqërisë Anglo-Persiane të drejtën për kërkimin dhe shfrytëzimin e vajgurit në vend. Megjithatë, pranimi në Lidhjen e Kombeve kishte rëndësi të madhe për rinjohjen ndërkombëtare të Shqipërisë, si shtet i pavarur e sovran, si dhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me shtetet e qytetëruara. Punimet e Konferencës së Ambasadorëve në Paris evidentuan sërish mosmarrëveshjet midis fuqive evropiane për caktimin e kufijve të Shqipërisë. Italia këmbëngulte për mbajtjen nën zotërimin të ishullit të Sazanit, që i shërbente interesave të 198
saj gjeostrategjike. Ajo arsyetonte se rënia e ishullit në duart e një shteti tjetër do të rrezikonte indipendencën e Shqipërisë dhe sigurinë e Italisë në Adriatik. Fakt që u kundërshtua nga diplomacia britanike, e cila e konsideronte jetike për Shqipërinë posedimin e ishullit të Sazanit. Nga ana tjetër, Beogradi kërcënonte se do të vijonte kontrollin e pikave strategjike në Shqipërinë e Veriut deri sa Roma të braktiste ishullin. Ky i fundit mund të përdorej si bazë ushtarake detare për pregatitjen e sulmit ndaj territorit të Shtetit Serbo-Kroato-Slloven. Negociatat e shteteve evropiane përfunduan me arritjen e kompromisit angloitalian, në shtator 1921, që u aprovua formalisht nga Franca. Ai sanksiononte pozitën e privilegjuar të Italisë në Shqipëri. Fuqitë e Mëdha pohonin se pavarësia dhe tërësia tokësore e shtetit shqiptar kishin rëndësi ndërkombëtare dhe se dhunimi i tyre përbënte një kërcënim për sigurinë strategjike të Italisë. Ndërsa, çështja e kufijve u zgjidh me vendimin e 9 nëntorit 1921 të Konferencës së Ambasadorëve, që rikonfirmonte kufijtë e përcaktuar në Londër, më 1913. Me përjashtim të disa rektifikimeve territoriale në veri dhe veri-lindje të Shqipërisë, si shkëputja e një pjese të krahinës së Lumës, Hasit dhe të Gollobordës, në dobi të Jugosllavisë. Në periudhën midis dy luftërave botërore, politika e Fuqive të Mëdha evropiane dhe e vendeve ballkanike u karakterizua nga rivaliteti për hegjemoni në Ballkan dhe në Mesdhe, duke shfrytëzuar pozitën gjeostrategjike të Shqipërisë. Nga njëra anë, Jugosllavia kishte hyrë në tratativa me Greqinë për të siguruar një dalje në Detin Egje, përmes një linje hekurudhore që do të kalonte në territorin shqiptar. Nga ana tjetër, Beogradi vijonte diskutimet me Italinë për ndarjen e Shqipërisë në zona influence, me qëllim që të garantonte daljen në Adriatik nëpërmjet Drinit. Këto synime të Jugosllavisë u mbështetën nga diplomacia franceze, e cila ishte e interesuar për përhapjen e ndikimit sllav dhe kufizimin e dominimit të Italisë në Ballkan, si aleate e Gjermanisë. Ndërsa, fqinji i përtej Adriatikut, Italia, përpiqej të shfrytëzonte rolin e protektorit të sanksionuar në Deklaratën e Fuqive të Mëdha, në shtator 1921, në Konferencën e Ambasadorëve, si dhe presionet për ndihma ekonomike e financiare, që të zgjeronte influencën në Shqipëri e më gjerë në rajon. Për diplomacinë angleze, dominimi i Italisë në bregun lindor të Otrantos mbarte rrezikun e mbylljes në çdo kohë të Detit Adriatik, si dhe mundësinë e përdorimit të Shqipërisë si bazë për të depërtuar në Lindje, në dëm të interesave strategjike të Britanisë në Mesdheun lindor dhe në Lindjen e Afërme. Për këtë arsye, Roma kishte pranuar orientimin drejt zonës danubiane e ballkanike në këmbim të shtrirjes së ndikimit britanik në Mesdhe. Pozita e Italisë në Shqipëri u konsolidua me nënshkrimin e Traktatit të Miqësisë e të Sigurisë, më 27 nëntor 1926, dhe të Traktatit të Aleancës Mbrojtëse, një vit më vonë, duke sanksionuar vendosjen e një forme protektorati në vend. Për t’iu përgjigjur depërtimit italian, Franca mori nismën për krijimin e Antantës Ballkanike, por pa sukses. Vetëm më 9 shkurt 1934, Jugosllavia, Greqia, Turqia dhe Rumania, firmosën Paktin Ballkanik, pa pjesëmarrjen e Bullgarisë dhe të Shqipërisë. Kjo e fundit nuk u pranua për shkak të trysnisë italiane, që i trembej zvogëlimit të influencës së saj në Shqipëri e më gjerë. Pakti Ballkanik u cilësua një përpjekje për të forcuar rolin e sllavëve të jugut, nën kujdesin e veçantë të Francës, duke reduktuar hapësirat e Italisë në Evropën Juglindore. Rivaliteti italo-jugosllav diktoi pozitën ekuilibruese adriatiko-ballkanike të Shqipërisë, që përqendrohej te kufizimi i revanshit të politikës italiane në vend dhe zgjerimi i marrëdhënieve ekonomike e tregtare me Jugosllavinë. Mirëpo, mosmarrëveshjet me 199
fqinjët, Greqinë e Jugosllavinë, për çështjen e pakicave, dhe depërtimi i interesave italiane në Shqipëri, që siguruan mbështetjen e Gjermanisë dhe mos reagimin e Britanisë, minuan rolin balancues të vendit në Ballkan. Gjatë Luftës së Dytë Botërore (1939-1945) dhe në Konferencën e Paqes në Paris, gjeopolitika evropiane ndaj Shqipërisë u kushtëzua nga sistemi i aleancave me vendet anëtare të Koalicionit Antifashist dhe orientimi ideologjik i qeverisë shqiptare paslufte. Italia shfrytëzoi territorin e pushtuar shqiptar për të sulmuar Greqinë, e cila kishte shkelur neutralitetin duke vënë në dispozicion portet e saj për flotën britanike. Ajo kishte ndërhyrë gjerësisht në Greqi që, për arsye të pozitës gjeostrategjike, e konsideronte si pengesë ndaluese për synimet e Italisë në Mesdhe. Prandaj, Foreign Office detyrohej të përkrahte rivendikimet territoriale të shtetit helen për Shqipërinë e Jugut. Fakt që i hapte rrugë kërkesave jugosllave për pjesën lindore të Shqipërisë, duke rrezikuar copëtimin e vendit midis fqinjëve. Por, diplomacia britanike përpiqej të mos e shndërronte Shqipërinë në një vatër zjarri në Ballkan. Çka evidentohet në qëndrimin e saj lidhur me ripohimin e pavarësisë së Shqipërisë pas çlirimit nga okupatori nazi-fashist. Për çështjen e njohjes ndërkombëtare të vendit, Foreign Office kërkonte garanci për krijimin e një qeverie demokratike e përfaqësuese të popullit. Fuqitë e Mëdha fituese të luftës nuk e ftuan Shqipërinë të merrte pjesë në punimet e Konferencës së Paqes në Paris me statusin e Fuqisë Shoqe, por vetëm për të paraqitur pikëpamjet e saj në seancat plenare dhe në komisione. Delegacioni shqiptar nuk u thirr me titull dhe me të drejta të barabarta me të 21 kombet e tjera, megjithë angazhimin përkrah Koalicionit Antifashist. Por, nënshkrimi i Traktatit të Paqes me Italinë dhe Gjermaninë garantoi njohjen e sovranitetit dhe të indipendencës së Shqipërisë, sigurimin e reparacioneve si shpërblim për dëmet e mëdha të shkaktuara nga pushtuesi nazi-fashist dhe kthimin e një pjese të arit shqiptar të grabitur nga ushtria gjermane në ish-Bankën Kombëtare të Shqipërisë me qendër në Romë. Për të konkluduar është me rëndësi të evidentojmë tiparet që karakterizuan gjeopolitikën evropiane dhe ballkanike ndaj Shqipërisë në periudhën midis dy Konferencave të Paqes. Italia, megjithë pozitën e lëkundur të saj, synonte të vijonte zotërimin mbi Adriatik të cilin e etiketonte një det italian. Jugosllavia bënte çdo përpjekje për të mbajtur të lirë hyrjen në Kanalin e Otrantos, përfshirë edhe përkrahjen e pavarësisë së Shqipërisë, me qëllim që të siguronte daljen në Mesdhe. Greqia nuk hiqte dorë nga aneksimi i Vorio-Epirit, duke propaganduar se Shqipëria kishte qenë një satelit i Fuqive të Boshtit dhe duhej vënë nën pushtetin ushtarak të aleatëve. Britania nuk fshihte mbështetjen për interesat italiane dhe rivendikimet greke. Për të, ndonëse Shqipëria ishte vendi më i vogël në Ballkan, kishte rëndësi për pozitën gjeostrategjike në hyrje të Adriatikut. Sipas shefit të Misionit Ushtarak Britanik në Tiranë, gjeneralit Hodgson, Shqipëria përfaqësonte një kartë të dorës së parë në lojën e aleatëve dhe të rusëve në Mesdhe. Ndërsa, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në përputhje me parimet demokratike të Kartës së Atlantikut, u pozicionuan në favor të Shqipërisë së pavarur dhe sovrane.1
1
Abaz Lleshi. Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon. Tiranë: Geer, 2009, f. 138
200
SHTOJCA 1: Restitucionet nga Italia të vlefshme në fr.ari dhe Dollarë USA, 1938
Tabela 1.1
Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.10 A. Objekte me vlerë arkeologjike e artistike Nr. Objekte me vlerë arkeologjike e artistike Fr.ari Dollarë USA 1. Objekte të marra nga Ferrik-Butrinto 245.290 80.422,95 2. Objekte të marra nga Muzeu i Vlorës 209.188 68.586,22 3. Objekte të marra për t’u eksportuar në Ekspozitën e Përtej Detit (nostia d’oltre mare) 213.350 69.950,80 4. Objekte të marra në Tiranë (Bibliotekë e Muze) 1.020 334,44 5. Libra të marra nga Biblioteka nacionale e Biblioteka carnavon 76.000 24.918,00 6. Objekte të grabitura në Durrës 50.000 16.393,44 7. Halijat e ish pallatit mbretëror 115.500 37.868,85 Totali 910.348 298.474,70
Tabela 1.2
Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.11-12 B. Dokumenta të marra nga Ministria e Bujqësisë e Pyjeve Nr. Dokumenta të marra nga Ministria e Fr.ari Dollarë USA Bujqësisë e Pyjeve 1. Studim mbi pyjet e Shqipërisë së Veriut (Bregu i Drinit) 6.000 1.967,21 2. Projekt ripyllëzimi i Malit të Dajtit 1.500 491,80 3. Projekt ripyllëzimi i Malit Tarabosh 2.000 655,73 4. Studim mbi shfrytëzimin e Gjinestrës në Shqipëri 1.500 491,80 5. Studim mbi pyjet e fushës së Zezë 1.200 393,44 6. Studim mbi pyjet e brezës së Lukovës 1.800 590,00 7. Studim mbi pyjet e Shpatit 2.000 655,73 8. Studim mbi pyjet e Kryezi-Qef Mali-Goska 2.000 655,73 9. Studim mbi pyllin Terbun 300 262,29 10. Studim mbi pyjet Qaf-Molla 1.200 393,44 11. Studim mbi pyjet e Macukullit 1.300 426,22 12. Studim mbi pyjet e Dejës-Kurorës, Kulle e Pashajt-Pujka 1.700 557,37 13. Studim mbi pyllin e Kadiut 500 163,93 14. Studim mbi shfrytëzimin e shqopes 1.500 491,80 15. Raportet e përvitshme të ish Milicis fashiste Pyjore (Komanda e legjionit) 500 163,93 Totali 25.500 8.360,42
201
Tabela 1.3
Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.11 C.Dokumenta të marra nga Ministria e Botores Nr. Dokumenta të marra nga Ministria e Fr.ari Dollarë USA Botores 1. Vlerësim i projekteve të ujësjellësave 1.735.000 568.847 2. Projekte bonifikimesh 4.135.000 1.355.735 3. Projekte portesh dhe hekurudhash 2.867.700 940.219 4. Projekte ndërtesash 1.023.441 335.536 Totali 9.751,141 3.200.337
Tabela 1.4
Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.12 D.Dokumenta e materiale të ish ushtrisë shqiptare Nr. Dokumenta e materiale të ish ushtrisë Fr.ari Dollarë USA shqiptare 1. Armatimet e municionet 54.131.095 17.747.900,00 2. Dokumenta e materiale të xhenios 1.236.176 405.303,60 3. Materiale të marra nga autoparku 55.159.860 18.085.200,00 4. Kafshë e sende veterinarie 1.027.000 336.721,31 5. Vesh-mbathje e materiale kazerme 3.019.566 990.021,63 6. Instrumenta muzikore 54.096 17.736,65 Totali 114.627.793 37.582.883,19
Tabela 1.5 Nr. 1. 2. 3. 4. 5. 6. 7. 8. 9. 10. 11.
Anijet Ilyria Myzeqeja Adriatiku Vllazen Veli Izolina Papagali Rozafat Miku i mirë Himara Lirija Hylli i Dritës Totali
Tabela 1.6 Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.13 F. Arshiva e materiale të ish Legatave e Konsullatave të Shqipërisë Nr. Arshiva e materiale të ish Legatave e Fr.ari Dollarë USA Konsullatave të Shqipërisë 1. Legata shqiptare në Sofje 1.270 416,39 2. Legata shqiptare në Beograd 5.313 1.741,96 3. Legata shqiptare në Athinë 4.380 1.436,00 4. Legata shqiptare në Bukuresht 1.600 524,59 5. Legata shqiptare në Romë 6.000 1.967,21 6. Legata shqiptare në Londër 1.300 426,22 7. Konsullata e Shqipërisë në Selanik 700 229,50 8. Konsullata e Shqipërisë në Bari 3.825 1.254,24 9. Konsullata e Shqipërisë në Geneve 550 180,00 10. Konsullata e Shqipërisë në Janinë 400 131,14 11. Konsullata e Shqipërisë në Vjenë 500 163,93 12. Konsullata e Shqipërisë në Berlin 800 262,29 13. Konsullata e Shqipërisë në Bitoli 300 93,36 Totali 26.938 8.831,83
Tabela 1.7
Burimi: AMPJ, V.1946, D.164, Fl.14 G. Materiale të Shëndetësisë Publike Nr. Materiale të Shëndetësisë Publike Fr.ari Dollarë USA 1. Farmacia e Delvinës 41.900 13.737,70 2. Farmacia e Këlcyrës 38.495 12.621,31 3. Farmacia e Përmetit 41.900 13.737,70 4. Farmacia e Pogradecit 40.950 13.426,22 5. Farmacia e Bilishtit 46.900 15.377,00 6. Farmacia e Leskovikut 29.650 9.721,31 7. Farmacia e Spitalit në Korçë 258.300 84.688,52 8. Farmacia e Tepelenës 30.100 9.868,85 9. Farmacia e Sarandës 41.750 13.688,52 10. Farmacia e Libohovës 40.400 13.245,90 11. Farmacia e Mallakastrës 31.250 10.245,90 12. Farmacia e Konispolit 42.550 13.950,81 13. Farmacia e Kolonjës 43.250 14.180,00 Totali 727.395 238.489,74
203
SHTOJCA 2: Dëmet e shkaktuara gjatë 18 muajve të okupacionit gjerman Tabela 2.1 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.30 Humbje të shkaktuara pasurisë Fr.ari Dollarë USA, 1938 kombëtare 1. Bujqësi 105.590.000 34.733.552.65 2. Blegtori 110.160.000 36.236.842.11 3. Peshkim 4.000.000 1.315.789.49 4. Pyje 10.900.000 3.585.526.33 5. Sektori i sharrave 3.900.000 1.282.894.76 6. Pasuri minerale 71.695.000 23.583.881.59 7. Industri 21.894.400 7.202.105 8. Tregti 21.270.000 6.996.711 9. Mjete komunikacioni tokësor dhe detar 19.252.900 6.996.711 10. Ndërtesa shtetërore dhe private, si dhe pasuri të tundshme 201.838.300 66.394.177.34 11. Punime shtetërore (rrugë, ura, porte) 57.580.905 18.941.087.16 12. Postë, telegrafe, telefona 4.579.000 1.506.250 13. Shëndetësi 48.313.100 15.892.467.12 14. Sende artistike, arkeologjike, historike dhe shkencore 41.420.000 13.625.000 15. Financa, monopole shtetërore, Banka dhe sende me vlerë 26.624.630 8.764.023.04 Shuma 749.036.235 246.393.498.39
Tabela 2.2 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.31 Humbje të shkaktuara të ardhurave Fr.ari Dollarë USA, kombëtare 1938 1. Bujqësi 63.800.000 20.986.342.11 2. Blegtori 133.500.000 43.914.473.68 3. Peshkim 3.000.000 986.842.00 4. Pyje 6.000.000 1.973.684.22 5. Sektori i sharrave 626.000 205.921.52 6. Pasuri minerale 19.605.000 6.449.013.12 7. Industri 6.630.000 2.180.921.52 8. Tregti 31.560.000 10.381.579.65 9. Mjete komunikacioni tokësor dhe detar 25.693.333 8.451.759.86 10. Ndërtesa shtetërore dhe private, si dhe pasuri të tundshme 3.500.000 1.151.319.78 11. Financa dhe monopole shtetërore 45.047.000 14.818.092.10 Shuma 338.961.333 111.500.450.33
204
Tabela 2.3
Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.77-79 Financa dhe monopolet shtetërore Nr. Kategoritë Fr.ari 1. Të ardhura doganore 17.000.000 2. Monopolet e shtetit: a) Monopoli i kripës 1.350.000 b) Monopoli i letrave të cigareve, bobinave, shkrepseve etj. 2.271.000 c) Monopoli i karburanteve 2.740.000 ç) Taksa mbi shndërrimet 1.111.000 3. Të ardhura të ndryshme të pamarra nga organizma financiare: a) Tatime direkte 9.500.000 b) Tatime indirekte 5.909.000 c) Shërbime publike 1.686.000 ç) Të ardhura të parealizuara nga pasuritë e shtetit 1.080.000 (peshkimi) d) Të ardhura të tjera të pasurisë shtetërore 2.400.000 Totali 45.047.000
Tabela 2.4 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.80-82 Pasqyrë përmbledhëse mbi dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në bujqësi, blegtori dhe pyje sipas Ministrisë së Bujqësisë dhe Pyjeve, dt 1.2.1947 Nr. Sektorët Sasia Fr.ari 1. Bujqësia A) Agrikultura 1. Pemë të shkatërruara Rrënjë a) Pemë frytore të ndryshme 450.000 x 20 9.000.000 b) Ullinj 50.000 x 40 2.000.000 c) Vreshta 4.000.000 x 5 20.000.000 2. Prodhimi i tyre Kv a) Fruta të ndryshme 40.000 x 40 1.600.000 b) Vaj ulliri 2.500 x 200 500.000 c) Rrush, verë, raki etj. 28.000 x 30 840.000 3. Prodhime të grabitura për 2 vjet Kv a) Fruta të ndryshme 55.000 x 40 2.200.000 b) Vaj ulliri 30.000 x 200 6.000.000 c) Rrush, verë, raki etj. 100.000 x 30 3.000.000 4. Ulje prodhimi për 2 vjet Kv a) Në pemët frutore të ndryshme 40.000 x 40 1.600.000 b) Në ullinjtë (llogaritë në vaj) 26.000 x 200 5.200.000 c) Në vreshta 80.000 x 30 2.400.000 5. Prodhime që do të realizoheshin Kv a) Nga pemët frutore 100.000 x 40 4.000.000 b) Nga ullinjtë (në vaj) 45.000 x 200 9.000.000 c) Nga vreshtat 130.000 x 30 3.900.000 205
2.
3.
4.
B) Të lashtat 1. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet 2. Prodhime bujqësore të grabitura për 2 vjet 3. Toka bujqësore të lëna djerr për 2 vjet 4. Ulje prodhimi për 2 vjet nga 250.000 ha C) Kultura e duhanit 1. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet 2. Prodhime të grabitura për 2 vjet 3. Ulje prodhimi për 2 vjet (30% mbi totalin) 4. Prodhime që do të realizoheshin nga toka doganore të dëmtuara Ç) Kultura e perimeve 1. Mbjellje të dëmtuara për 2 vjet 2. Prodhime të grabitura për 2 vjet 3. Ulje dhe humbje prodhimi për vitin e ardhshëm D. Livadhe dhe kullota 1. Të dëmtuara për 2 vjet 2. Prodhime të grabitura për 2 vjet 3. Ulje prodhimi për 2 vjet Dh. Vegla bujqësore Blegtoria 1. Kafshë shtëpiake a) Dhen e dhi b) Qe e buaj c) Kuaj e mushka ç) Gomerë d) Derra dh) Bletë zgjoi e) Pula 2. Prodhime blegtorale të grabitura për 2 vjet a) Lesh e lëkurë b) Qumësht, vezë, gjalp, mish etj. c) Ulje prodhimi për 2 vjet Peshkimi 1. Nga të ardhurat e peshkimit 2. Shkatërrime instalimesh dhe vegla peshkimi Pyjet 1. Pyje të djegura ose të shkatërruara 206
Ha x Kv x Fr 100.000 x 10 x 20 437.000 x 20
20.000.000 8.740.000
225.000 x 2 x 20
9.000.000
30% mbi prodh.total
15.000.000
Kv 24.000 x 20 10.000 x 200 12.000 x 200
480.000 2.000.000 2.400.000
3000 x 200
600.000
Kv 480.000 x 20 260.000 x 20
9.600.000 5.200.000
300.000 x 20 Kv 1.000.000 x 5 400.000 x 5 800.000 x 5
Krerë 350.000 x 15 23.000 x 200 16.000 x 300 2.000 x 100 2.000 x 100 25.000 x 40 550.000 x 3
2. Lëndë druri e grabitur 3. Shfrytëzimi i pyjeve Sharrat 1. Sharra të djegura dhe të shkatërruara 2. Lëndë druri e pregatitur dhe e grabitur Totali
70.000 m3 x 30
2.100.000 3.000.000
5 x 300.000 43.800 m3
1.500.000 2.400.000
376.800.000
Tabela 2.5 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.110-116 Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në pasuritë e minierave Nr. Minierat Fr.ari 1. Minierat e vaj-gurit të Kuçovës dhe të Patosit a) Dëmet në makina dhe instalime industriale 18.000.000 b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur 25.000.000 c) Produkte të prishura ose të vjedhura 48.060.000 2. Minierat e bitumit në Selenicë a) Dëmet në makineri dhe instalime 1.000.000 b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur 1.200.000 3. Minierat e bakërit në Rubik a) Dëmet në makineri dhe instalime 750.000 b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur 900.000 4. Miniera e kromit në Pogradec a) Dëmtime në makineri e punime të minierës 13.000.000 b) Produkte dhe stoqe të vjedhura 15.000.000 5. Minierat e hekurit në Pogradec e Qukës a) Vjedhje e shkatërrime në makineri, instalime e punime 3.500.000 6. Minierat e qymyrit në Krrabë, Priskë, Drenovë dhe Memaliaj a) Dëmtime në makineri, instalime dhe punime 1.000.000 b) Material i ndryshëm i dëmtuar ose i vjedhur 1.300.000 7. Drejtoria qendrore e minierave a) Vjedhje dhe shkatërrime të materialeve të ndryshme 100.000 8. Dëmi në të gjitha minierat 69.960.000
207
Tabela 2.6
Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl. 117-126 Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në industri Nr. Industria Fr.ari 1. Dëmtime në makineri dhe instalime të 9 fabrikave të 75.000 vajit 2. Fabrika e miellit a) Dëme në makineri dhe instalime 150.000 b) Produkte të dëmtuara ose të vjedhura 120.000 3. Fabrika e orizit a) Dëmtime në makineri dhe instalime 45.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 175.000 4. Industria e alkoolit a) Dëme në makineri e instalime të tri distilerive të alkoolit 75.000 b) Prodhime të shkatërruara ose të vjedhura 550.000 5. Industria e birrës a) Dëmet e shkaktuara në makineri dhe instalime 65.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 225.000 6. Industria e makaronave a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve 25.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 110.000 7. Frigoriferët 70.000 8. Industria e cimentos a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve 250.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 950.000 9. Fabrika e lëkurave a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve 50.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 300.000 10. Fabrika e cigareve a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve 50.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 750.000 11. Industria tekstile a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve 10.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 165.000 12. Industria e kauçukut a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve 30.000 b) Prodhime të shkatërruara ose të vjedhura 100.000 13. Uzinat mekanike 1.280.000 14. Kriporet a) Dëmet e shkaktuara makinerive dhe instalimeve 600.000 b) Prodhime të dëmtuara ose të vjedhura 3.200.000 15. Centrale elektrike a) Dëme të shkaktuara makinerive dhe instalimeve 2.000.000 b) Humbje në korrentin e konsumuar dhe të pa paguar 1.000.000 16. Artizanti a) Dëmet e shkaktuara makinerive, veglave dhe 5.400.000 208
17.
godinave b) Prodhime të dëmtuara dhe të vjedhura Vegla të ndryshme preçizioni të vjedhura
3.430.000 320.000
Tabela 2.7
Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.127-129 Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në tregti Nr. Kategoritë Fr.ari 1. Mallra të djegura a) Tiranë (shtëpi) 8.600.000 b) Berat (shtëpi) 1.300.000 c) Gjirokastra (qendra tregtare, shtëpi) 360.000 ç) Durrësi e Kruja 900.000 d) Pogradec e Blinisht (qendra tregtare) 840.000 2. Mallra të vjedhura a) Në Tiranë 2.700.000 b) Në Durrës 1.600.000 c) Në Krujë 900.000 ç) Në Gjirokastër 800.000 d) Në Berat 600.000 Totali 18.600.000
Tabela 2.8 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.139-151 Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në ndërtesa publike dhe private, pasuri të tundshme Ndërtesa publike dhe private, pasuri të tundshme Fr.ari A. Ndërtesa shkollore e internate me gjithë mobiljet e tyre 1. Ndërtesa të shkollave fillore a) në fshatra 1.984.500 b) në qytete 1.240.000 c) shtëpi pionerësh 288.000 2. Ndërtesa të shkollave të mesme a) ndërtesa të dëmtuara rëndë 180.000 b) ndërtesa të dëmtuara lehtë 340.000 3. Ndërtesat e internateve 210.000 4. Mobilje dhe Biblioteka të shkatërruara dhe të vjedhura a) në shkollat fillore (qytete e fshatra) 880.600 b) në shtëpitë e pionerëve 32.300 c) në shkolla të mesme 700.000 ç) në internate 960.000 d) në ateliere (ofiçina) 2.872.900 B. Ndërtesa fetare me gjerat e tyre 1. Ndërtesa të shkatërruara a) Kisha të ndryshme 1.727.100 b) Xhami e teqe 2.474.100 209
2.
Mobiljet dhe gjerat e vlefshme të dëmtuara dhe të djegura a) në kisha e manastire 4.418.000 b) në xhami e vakëfe 7.160.000 c) dëme aproksimative në vakëfe 2.200.000 C. Dëme të bëra në ndërtesa industriale dhe të minave, pa makineritë 1. a) Ndërtesa industriale, pa makineri 6.960.000 b) Ndërtesa në miniera, pa makineri 10.000.000 2. Minierat e seres në Selenicë 7.500.000 3. Minierat e bakrit në Rubik 500.000 4. Minierat e kromit 7.000.000 5. Shkatërrimi i ndërtesave të administratës dhe të banimit të punëtorëve në Labinot, në rrethet e Qukësit, të Pogradecit, me gjithë pajisjet e tyre 26.500.000 D. Dëmet e shkaktuara ndërtesave të ndryshme të shendetësisë dhe të Kryqit të Kuq. Institucione civile dhe ushtarake 1. Tiranë a) Materniteti 60.000 b) Shkatërrimi i ashensorit 4.000 c) Infrastruktura dhe pajisjet shëndetësore 250.000 ç) Spitalet civile dhe ushtarake 750.000 d) Laboratori 90.000 dh) Ministria e Shëndetësisë 160.000 e) Janë shkatërruar 4 ambulanca, 3 infermieri, 2 stacione shëndetësore 500.000 2. Korçë a) Spitalet civile dhe ushtarake 600.000 b) Janë shkatërruar 2 ambulanca, 2 infermieri, 1 qendër shëndetësore 800.000 3. Berat a) Spitali 340.000 b) Spitali i Kuçovës 350.000 c) Janë shkatërruar 2 ambulanca, 2 infermieri, 2 qendra mjekësore në qytet dhe 4 ambulanca në rrethe 300.000 4. Gjirokastra a) Spitali 360.000 b) U shkatërrua 1 ambulancë, 1 infiermeri, 1 qendër mjekësore në qytet, 8 ambulanca në rrethe 600.000 5. Vlora a) Spitale civile dhe ushtarake 500.000 b) Spitali nevropsikiatrik 400.000 c) U shkatërruan 2 ambulanca, 2 infiermeri, 1 qendër mjekësore në qytet dhe 2 ambulanca dhe 1 qendër 300.000 mjekësore në rrethe Dh. Dëme të shkaktuara ndërtesave të Administratës Shtetërore, bashkë me mobilje 1. Prefektura, N.Prefektura, Komunë, Zyra pyjore, Posta etj. 3.364.800 2. Mobiljet 3.084.800 210
1.
2.
3.
4.
E. Shtëpi private të shkatërruara ose të dëmtuara dhe mobiljet e tyre të vjedhura Ndërtesa krejt të shkatërruara a) ndërtesa të vogla dhe të mëdha për familje 12.289.000 b) ndërtesa të dëmtuara rëndë 6.250.000 c) ndërtesa të dëmtuara lehtë 4.195.000 Banesa a) Krejt të shkatërruara 52.704.000 b) të dëmtuara rëndë 2.184.000 c) të dëmtuara lehtë 1.205.000 Ndërtesa bujqësore a) Krejt të shkatërruara 5.370.000 b) të dëmtuara rëndë 352.500 c) të dëmtuara lehtë 135.000 Mobilje 27.290.600
Tabela 2.9 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.152 Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në punë botore (rrugë, ura dhe skela) Nr. Punime Botore Vlera në fr.ari % e dëmit 1. a) Rrugë: dëme në trafikun e rëndë në 2300km rrugë për mos mirëmbajtje 8.000.000 87% b) Dëme ndërtesave dhe kantiereve gjatë rrugës 500.000 66% 2. a) Ura të mëdha 12.400.000 70% b) Ura të vogla 3.600.000 13.2% 3. Ndërtime limanore a) Limani i Durrësit - molet 16.000.000 100% - hedhëset 2.000.000 100% - shkallët 2.000.000 50% - magazitë 2.000.000 70% - ngritjet e rërës 2.000.000 100% b) Limani i Vlorës - molet 2.000.000 70% - magazitë 1.000.000 80% c) Limani i Sarandës - molet 500.000 100% - magazitë 1.000.000 100% ç) Limani i Shëngjinit - molet 500.000 100% - shkallët 200.000 60% - magazitë 1.500.000 90% - ngritja e rërës 200.000 100% d) Skela e vogël e Pogradecit - magazitë 400.000 60%
211
Tabela 2.10 Burimi: AMPJ, V.1946, D.162, Fl.153 Dëmet e shkaktuara nga okupatori gjerman në posta, telegrafe, telefona Prefektura Lloji i rrjetës Km Çmim për km Shuma në Nr. telegrafonike fr.ari 1. Tiranë me 2 vija 10 350 3.500 me 3 vija 15 450 6.750 me 4 vija 56 550 30.800 me 5 vija 24 650 25.000 2. Durrës me 3 vija 28 450 12.600 me 4 vija 15 550 8.250 3. Shkodër me 2 vija 10 350 3.500 me 4 vija 12 550 6.600 me 5 vija 8 650 5.200 4. Kukës me 1vijë 96 250 24.000 me 2 vija 130 350 45.500 me 3 vija 52 450 23.400 5. Elbasan me 1vijë 80 250 20.000 me 2 vija 105 350 36.750 me 3 vija 10 450 4.500 6. Peshkopi me 1vijë 160 250 40.000 me 2 vija 135 350 47.250 7. Korçë me 2 vija 105 350 36.000 me 3 vija 58 450 26.100 8. Berat me 2 vija 140 350 49.000 me 3 vija 96 450 43.200 9. Vlorë me 1vijë 150 250 37.000 me 2 vija 80 350 28.000 10. Gjirokastër me 1vijë 120 250 55.000 me 2 vija 115 350 40.250 Shuma 650.000
212
BIBLIOGRAFIA I. Burime arkivore AQSH (Arkivi Qendror Shtetëror) Fondi Nr. 263 (Legata Italiane) Fondi Nr. 490 (Këshilli i Ministrave) Fondi Nr. 1070 (Pandeli Evangjeli) AMPJ (Arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme) Konferenca e Paqes së Parisit 1919-1920 Konferenca e Ambasadorëve në Paris 1921 Konferenca e Paqes në Paris 1946 AIH (Arkivi i Institutit të Historisë, Tiranë) A-V Historia moderne 1918-1944 II. Dokumente arkivore të botuara Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave të Shqipërisë Lufta e popullit shqiptar për çlirim kombëtar (1918-1920). Tiranë, 1975 Puto, Arben. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare të periudhës së imperializmi, vëll. II (1912-1918). Tiranë: “8 Nëntori”, 1987 Puto, Arben. Çështja shqiptare në aktet ndërkombëtare pas Luftës I Botërore, vëll. 3 (1919-1926). Tiranë: Albin, 2001 Shoqënia e Kombeve, Shqipëni. Raport i Komisionit Anketës mbi veprimet e tij, prej 19 nanturit deri më 20 dhjeturit 1921. Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi, 1922 III. Periodikë “Arbëria”, Tiranë, 1936 “Atdheu”, 1943 “Bashkimi i Kombit”, Tiranë, 1943, 1944 “Bashkimi”, Tiranë, 1945, 1946 “Besa”, Tiranë, 1934, 1935 “Demokratia”, Gjinokastra, 1926, 1930, 1934 “Dielli”, Boston Mass., 1921, 1922, 1930 “Drita”, Gjirokastër, 1921 “Fashizmi”, Tiranë, 1939 “Fletorja Zyrtare”, Tiranë, 1924 “Gazeta e Korçës”, 1925, 1926, 1933 “Gazeta Shqiptare”, Bari, 1936, 1938, 1939 “Kuvendi”, Romë, 1920 “Kuvendi Kombëtar”, București, 1934 “Ora”, Tiranë, 1931 “Ora e maleve”, Shkodër, 1924 “Ora e Shqipnisë”, Wien, 1928 “Politika”, Vlorë, 1924 “Posta e Korçës”, 1921 213
“Rilindja shqiptare”, 1926 “Shekulli i Ri”, Durrës, 1928 “Shqipnija”, 1926, 1927 “Shqipëria e Re”, (Albania Nouă), Kostancë, 1921, 1928, 1929 “Shqipëtari i Amerikës”, Korçë, 1924 “Telegraf”, Tiranë, 1927 “Tomori”, Tiranë, 1940, 1941, 1942 “Vatra”, Tiranë, 1935 IV. Literatura Ahmetaj, Lavdosh. “Shqipëria në Konferencën e Paqes së Parisit”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 36-2006, Prishtinë, 2007 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 2. Tiranë: Toena, 2002 Akademia e Shkencave e Shqipërisë. Historia e popullit shqiptar, vëll. 3. Tiranë: Toena, 2007 Austin, Robert C. Shtegu i pashkelur i Fan Nolit. Tiranë: Albin, 2003 Avramoski, Zhivko “Eksploatimi gjerman i minierave të kromit në rajonin e Gjakovës dhe të Kukësit pas kapitullimit të Italisë (1943-1944)”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981 Avramoski, Zhivko Dr. “Qëndrimi i Anglisë ndaj qeverisë së Fan Nolit në Shqipëri në vitin 1924”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike, nr.II – 1972, Prishtinë Baça, Ferit F. Shqipëria dhe organizatat ndërkombëtare. Tiranë: Globus R., 2010 Bakalli-Arifi, Emine. Çështje nga historia moderne dhe bashkëkohore shqiptare. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011 Bakalli, Emine. “Pakti ballkanik dhe Shqipëria”, Studime historike, nr. 1-2, 2001, viti LV, Tiranë, 2001 Bakalli-Arifi, Emine. “Qeveria demokratike e Fan Nolit dhe qëndrimi i Mbretërisë SKS ndaj saj”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike XI-1981, Prishtinë, 1982 Bakalli-Arifi, Emine. “Qëndrimi i Fuqive të Mëdha ndaj konfliktit italo-jugosllav në mars të vitit 1927”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 20-1990, Prishtinë, 1991 Bakalli-Arifi, Emine. “Qëndrimi i Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj Revolucionit të Qershorit të Shqipërisë”. Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981 Bakalli-Arifi, Emine. “Vendi i Shkodrës në marrëdhëniet ekonomike shqiptaro-jugosllave në vitet 1918-1939”, Studime historike, nr.3-4, 2000, viti LIV Baldacci, Antonio. Shqipëria e madhe. Tiranë: Uegen, 2006 Bashkurti, Lisien. Diplomacia shqiptare në fillimet e “Luftës së Ftohtë” 1945-1961: nga Konferenca e Jaltës tek “bashkekzistenca paqësore”. Tiranë: Geer, 2003 Bashkurti, Lisen. Diplomacia shqiptare, vëll 1. Tiranë: Geer, 2005 Bashkurti, Lisen. Shqiptarët në rrjedhat e diplomacisë: nga “universalizmi” tek “lufta e ftohtë”. Tiranë: Geer, 2003 Berati, Dhimitër. Qëllimet dhe organizimi i Lidhjes së Kombeve. Tiranë: “Mbrothësija” Kristo P. Luarasi, 1931
214
Berati, Dhimitër. Shënime historike: mbi marrëdhëniet e Shqipërisë me Lidhjen e Kombeve. Tiranë: "Husi Borshi", 2007 Bisak, Dom Gjon etj. Gjendja e shqiptarëve në Jugosllavi. Tiranë: “Koha”, 1995 Bislimi, Daut. “Balli Kombëtar dhe ONDSH-LLTSH-ja: dy faqet e një ideje”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004 Bislimi, Daut. “Pozita e shqiptarëve në fillimin e Luftës së Dytë Botërore 1939-1941”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 37-2007, Prishtinë, 2008 Bumçi, Luigj. Shqyptarët e të drejtat e tyne. Shkodër: Shtypshkonja Franciskane, 1920 Cabanes, Pierre etj. Historia e Adriatikut. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe e Komunikimit, 2005 Castellan, Georges. Histori e Ballkanit: shekulli XIV-XX. Tiranë: Çabej, 1996 Cici, Arben. Marrëdhëniet shqiptaro-italiane në vitet 1920-1934. Tiranë: Afërdita, 2002 Culaj, Lush. Çështja shqiptare në Konferencën e Parisit 1919-1920. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2010 Culaj, Lush. “Çështja shqiptare dhe diplomacia e shteteve vendosëse në Konferencë”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 39-2009, Prishtinë, 2010 Culaj, Lush. “Qeveritë e Zogut ndaj problemit kombëtar”, Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004, Prishtinë, 2005 Culaj, Lush. “Qëndrimi i Qeverisë së Lushnjes ndaj çështjes kombëtare”. Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 30, 2000, Prishtinë, 2003 Culaj, Lush. “Roli i Komitetit “Mbrojtja Kombëtare e Kosovës” për çështjen shqiptare në Paqen e Versajës”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 26-1996, Prishtinë, 1997 Culaj, Lush. “Shqipëria në mbrojtje të çështjes shqiptare në arenën ndërkombëtare 19201926”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002 Culaj, Lush. Shqipëria dhe problemi kombëtar: 1918-1928. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2004 Culaj, Lush. Shtetformim dhe diplomaci: një pamje e disa përpjekje shtetformuese shqiptare në fillim të shekullit XX. Prishtinë: Instituti Albanologjik, 2011 Çami, Muim. Shqipëria në rrjedhat e historisë: përmbledhje studimesh, 1912-1924. Tiranë: Onufri, 2007 Çaushi, Shpëtim. Diplomacia shqiptare në normalizimin e marrëdhënieve me Gjermaninë. Tiranë: Ombra GVG, 2002 Dedej, Arian etj. Hyrje në shkenca politike. Durrës, 2011 Dervishi, Kastriot. Historia e shtetit shqiptar 1912-2005. Tiranë: 55, 2007 Dezhgiu, Muharrem. “Mbledhja e Mukjes në kontekstin e çështjes kombëtare shqiptare”, Studime historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009 Dezhgiu, Muharrem. “Ndërthurja e Luftës për Çlirim kombëtar me elemente të Luftës Civile në vitet 1943-1944”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë Dezhgiu, Muharrem. “Operacioni “Hafenhart” dhe pasojat e tij për popullsinë e Durrësit (nëntor 1943-nëntor 1944)”, Studime historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997 Dezhgiu, Muharrem. “Përpjekjet e forcave politike shqiptare për bashkëpunim gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë
215
Dezhgiu, Muharrem. “Qëndrimi britanik për luftën e shqiptarëve kundër pushtimit fashist, deklarata e dhjetorit 1942 për njohjen e luftës së popullit shqiptar”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 33-34, 2003-2004 Dezhgiu, Muharrem. Shqipëria në luftë: 1939-1944. Tiranë: Globus R., 2001 Dibra, Pranvera. “Diplomacia angleze dhe vendimi i 9 nëntorit 1921 për Shqipërinë”, Studime historike, nr. 3-4, 2002 Dibra, Pranvera (Teli). “Kriza e marrëdhënieve shqiptaro-italiane në optikën diplomatike angleze (1931-1934)”, Studime historike, nr. 1-2, 2009 Dibra, Pranvera. “Ngjarjet e vitit 1924 në Shqipëri në vështrimin e diplomacisë angleze”, Studime historike, nr.1-2, 2004 Dibra, Pranvera. “Qeveria britanike përballë përpjekjeve të para të shtetit shqiptar për mëkëmbje dhe konsolidim 1922-1923”, Gjurmime albanologjike - seria e shkencave historike 36-2006, Prishtinë, 2007 Dibra, Pranvera (Teli). Shqipëria dhe diplomacia angleze, 1919-1927. Tiranë: Neraida, 2005 Duka, Valentina. Çështje të historisë bashkëkohore të shqiptarëve. Tiranë: SHBLU, 2003 Duka, Valentina. Histori e Shqipërisë 1912-2000. Tiranë: SHBLU, 2007 Duka, Valentina. “Jehona tejatlantike e pavarësisë shqiptare në gjurmë të komenteve të shtypit amerikan (1912-1924)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007 Dushku, Ledia. “Debatet shqiptaro-greke dhe Lidhja e Kombeve (1920-1922)”, Studime historike, nr.3-4, 2006 Feraj, Husamedin. Skicë e mendimit politik shqiptar. Shkup: Logos-A, 1999 Fischer, Bernd J. Diktatorët e Ballkanit. Tiranë: Instituti Shqiptar për Studime Ndërkombëtare, 2009 Fischer, Bernd J. Mbreti Zog dhe përpjekja për stabilitet në Shqipëri. Tiranë: Çabej, 1996 Fischer, Bernd J. Shqipëria gjatë Luftës, 1939-1945. Tiranë: Çabej, 2004 Fischer, Bernd J. Shqipëria 1943-1945: një vështrim përmes dokumenteve arkivore. Tiranë: AIIS, 2012 Frashëri, Kristo. “Karta e Atlantikut dhe shqiptarët”, Studime historike, nr.1-2, 2005 Frashëri, Mehdi. “Konferencë e mbajtur prej zotni Mehdi Frashërit më 3 Nanduer 1929 në klubin italian të Tiranës”, Tiranë: Shtypshkronja “Dielli”, 1929 Frashëri, Mehdi. Kujtime (1913-1933). Tiranë: OMSCA-1, 2005 Frashëri, Mid’hat. Fati i Shqipërisë. Tiranë: “Lumo Skëndo”, 1999 Frashëri, Stavro Th. Këtej kaluan hordhitë gjermanike: krime gjermane në Tiranë. Tiranë: Mal’Osmani – Botonjës, 1945 Frashëri, Xhemil. Lufta e armatosur e popullit shqiptar: thelbi, përmasat, vlerat dhe arritjet e saj: vëllimi i dytë. Tiranë: Vatra, 2005 Fusco, Gian Carlo. Lufta në Shqipëri. Tiranë: 55, 2008 Glenny, Misha. Histori e Ballkanit 1804-1999. Tiranë: Toena, 2007 Godart, Justin. Ditarët shqiptarë. Tiranë: Dituria, 2008 Gogo, Gaqo. Ngrehja e një mbretërie Zog I dhe populli i tij. Tiranë: “Kristo Luarasi”, 1938 Grant, Hugh H. Mbreti Zog, siç e kam njohur. Tiranë: Instituti Ndërkombëtar i Studimeve Monarkiste dhe i Qendrës Shqiptare të Studimeve Amerikano-Britanike "Virgjinia", 2002
216
Gurakuqi, Romeo. Shqipëria dhe çështja shqiptare pas Luftës së Parë Botërore. Shkodër: Camaj-Pipa, 2007 Gjeçovi, Xhelal. “Forcat politike në vitet e pushtimit fashist dhe qëndrimi i tyre ndaj Luftës së Armatosur Çlirimtare”, Studime historike, nr. 3-4, 2000, viti LIV Gjeçovi, Xhelal etj. Historia e popullit shqiptar, vëll. IV. Tiranë: Toena, 2008 Gjeçovi, Xhelal. “Lufta e Dytë Botërore dhe Shqipëria”, Studime historike, nr.1-2, 2005 Gjeçovi, Xhelal. “Shqipëria dhe aleatët në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2004 Hibbert, Reginald. Fitorja e hidhur. Lufta nacionalçlirimtare e Shqipërisë. Tiranë: Shtëpia Botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1993 Hoxha, Enver. Vepra, vëll. 3 (janar 1945-dhjetor 1946). Tiranë: Naim Frashëri, 1969 Hoxha, Enver. Vepra, vëll. 4 (janar 1947-dhjetor 1948). Tiranë: Naim Frashëri, 1970 Hoxha, Ibrahim D. Viset kombëtare shqiptare në shtetin grek. Tiranë: Hasan Tahsini, 2000 Ibra, Hysen. “Çështja shqiptare dhe komuniteti ndërkombëtar”, Gjurmime albanologjike seria e shkencave historike 28-29, 1998-1999, Prishtinë, 2002 Jacomoni, Francesco. Gjysma ime shqiptare. Tiranë: Ora, 2005 Jakomoni, Françesko. Politika e Italisë në Shqipëri. Tiranë: 55, 2005 Jacques, Edwin. Shqiptarët. Tiranë: Kartë e Pendë, 1999 Jaray, Gabriel Louis. Shqipëria e panjohur. Në mbretërinë e re të shqiptarëve. Tiranë: Dituria, 2007 Jean, Karlo. Gjeopolitika. Tiranë: Shtëpia Botuese e Ushtrisë, 1998 Kaba, Hamit. “Dëmshpërblimet italiane të Luftës së Dytë Botërore për Shqipërinë (19451960)”, Studime historike, nr.1-2, Tiranë, 2003 Kaba, Hamit. “Marrëdhëniet shqiptaro-amerikane gjatë Luftës së Dytë Botërore 19391944”, Kosova 31/32, Instituti i Historisë – Prishtinë, 2009 Kaba, Hamit. Shqipëria në rrjedhën e Luftës së Ftohtë. Tiranë: Botimpex, 2007 Kareco, Teodor. Skandal me librin: “Historia e popullit shqiptar”, vëll. III. Tiranë: Klean, 2010 Kodra, Masar. Çështja shqiptare nëpër analet diplomatike amerikane (1918-1945). Shkup: Logos-A, 1997 Kotini, Albert. Piratë në Kanalin e Korfuzit. Tiranë: Arbëria, 2007 Kissinger, Henry. Diplomacia. Tiranë: Shtëpia botuese e Lidhjes së Shkrimtarëve, 1999 Krisafi, Ksenofon. “Çështja e kufijve të Shqipërisë në Konferencën e Ambasadorëve të Londrës (1912-1913)”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007 Krisafi, Ksenofon. Diplomaci pas lufte: negociatat me Italinë dhe Gjermaninë për dëmet e luftës në Shqipëri. Tiranë: “Dita 2000”, 2009 Kurti, Kasëm. “Agresioni fashist italian në prill të viti 1939 dhe qëndresa e popullit shqiptar”, Studime historike, nr. 2 - 1989, viti XLIII Lakër, Uolltër. Evropa në kohën tonë: histori e viteve 1945-1992. Tiranë: Dituria, 1996 Lalaj, Ana. “Refleksione mbi marrëdhëniet shqiptaro-britanike gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore”. Studime historike, nr.3-4, 1999 Lalaj, Ana. “Shqipëria dhe projektet e (Kon)Federatave ballkanike (1941-1945)”, Studime historike, nr. 3-4, 2009, Tiranë, 2009
217
Link, Arthur S. The Papers of Woodrow Wilson, vol. 37. Princeton N.Y: Princeton University Press, 1966 Lushaj, Ramiz. Ahmet Zogu dhe monarkia shqiptare. Tiranë: Dardania, 1998 Lleshi, Abaz. Gjeopolitika e Ballkanit dhe perspektivat e sigurisë në rajon. Tiranë: Geer, 2009 Macmillan, Margaret. Paris 1919: gjashtë muaj që ndryshuan botën. Tiranë: Plejad, 2006 Mbretnija Shqiptare. Ministrija e Mbrojtjes Kombtare. Kufini serb, kroat, sllovenshqiptar. Tiranë: Shtypshkronja Ushtarake, 1931 Meta, Beqir. “Ballafaqimi shqiptaro-grek për Himarën 1920-1924”, Studime historike, nr.1-2, 2008 Meta, Beqir. “Marrëveshja e Mukjes në kontekstin e pozitës ndërkombëtare të Shqipërisë gjatë Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2009, viti LXV, Tiranë, 2009 Meta, Beqir. “Qëdrimi i Britanisë së Madhe ndaj Shqipërisë në fillimet e Luftës së Dytë Botërore (1939-1941)”, Studime historike, nr.1-2, 2005 Meta, Beqir. “Qëndrimi i qeverive greke ndaj rezistencës antifashiste të popullit shqiptar”, Studime historike, nr.3-4, 2009, Tiranë, 2009 Meta, Beqir. Tensioni greko-shqiptar 1939-1949. Tiranë: Geer, 2002 Milo, Paskal. “Incidenti i Kanalit të Korfuzit (1945-1946)”, Studime historike, nr.3-4, 2000, viti LIV Milo, Paskal. “Pretendimet dhe synimet e Mbretërisë Serbo-Kroate-Sllovene ndaj Shqipërisë në Konferencën e Paqes në Paris (1919-1920)”, Studime historike, nr. 4, 1987 Milo, Paskal. “Statusi i Shqipërisë në Luftën e Dytë Botërore”, Studime historike, nr. 1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, 2000 Milo, Paskal. “Synimet e kapitalit jugosllav për të depërtuar në ekonominë e Shqipërisë (1922-1924)”, Studime historike, nr.4 - 1990, viti XLIV, Tiranë, 1991 Milo, Paskal. Shqipëria dhe Jugosllavia (1918-1927). Tiranë: 8 Nëntori, 1991 Morgenthau, Hans J. Politika ndërmjet kombeve: lufta për pushtet dhe paqe. Tiranë: Instituti i Studimeve Ndërkombëtare, 2008 Mousset, Albert. Shqipëria përballë Europës (1912-1929). Tiranë: Dituria, 2004 Musaj, Fatmira. “Veprimtaria diplomatike e Mithat Frashërit në Athinë (1923-1926)”, Studime historike, nr.1-2, 2006, Tiranë Nazarko, Mentor. Lufta e fundit (pronat e shqiptarëve në Greqi). Tiranë: UET, 2007 Noli, Fan S. Autobiografia. Tiranë: Elena Gjika, 1994 Noli, Fan S. Ligjërime: (1906-1964). Tiranë: Dudaj, 2002 Plasari, Ndreçi. “Çështja kombëtare në programin e PKSH dhe të FNÇ në periudhën e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-4, 1993, viti XLVII, Tiranë Puto, Arben. Demokracia e rrethuar: Qeveria e Fan Nolit në marrëdhëniet e jashtme, qershor-dhjetor 1924. Tiranë: 8 Nëntori, 1990 Puto, Arben. Historia diplomatike e çështjes shqiptare: 1878-1926. Tiranë: Albin, 2003 Puto, Arben. Lufta italo-greke: diktatorë e kuislingë. Tiranë: Toena, 2011 Puto, Arben. Pavarësia shqiptare në tryezat e diplomacisë (1912-1914). Tiranë: Wesa, 2008 Puto, Arben. “Problemi i statusit të Shqipërisë në Lidhjen e Kombeve dhe në Konferencën e Ambasadorëve në vitet 1920-1921”, Studime historike, nr. 3, Tiranë, 1965, Viti XIX, f. 5 Puto, Arben. Shqipëria politike 1912-1939. Tiranë: Toena, 2009 218
Qemali, Ismail. Kujtime. Tiranë: Toena, 2009 Repishti, Sami. “Faik Konica për pushtimin e Shqipërisë nga Italia fashiste”, Studime historike, nr.1-4, 1994, viti XLVIII, Tiranë, 1997 Qendra e Studimeve Albanologjike. Instituti i Historisë. Monarkia Shqiptare 1928-1939. Tiranë: Toena, 2011 Salleo, Ferdinando. Shqipëria: gjashtë muaj mbretëri. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2001 Saraçi, Çatin. Zogu i shqiptarëve: një histori e jetuar. Tiranë: 55, 2006 Selenica, Teki. Shqipria më 1927. Tiranë: “Tirana”, 1928 Selmani, Hysen. Nga notimet e Zogut I, Mbretit të Shqiptarëve. Tiranë: “Kristalina-KH”, 2008 Silajxhiç, Harris. Shqipëria dhe SHBA në arkivat e Uashingtonit. Tiranë: Dituria, 1999 Smirnova, Nina. Historia e Shqipërisë përgjatë shekullit XX. Tiranë: Ideart, 2004 Stevens, Robert J. Zhvillimet politike në Shqipëri 1920-1939. Tiranë: Geer, 2004 Swire, Joseph. Shqipëria – ngritja e një monarkie. Tiranë: Dituria, 2005 Shala, Xheladin. “Ndërhyrja e Mbretërisë Serbo-Kroato-Sllovene në çështjen e “Republikës së Mirditës” dhe rrethanat gjatë intervencionit më 1921”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike X-1980, Prishtinë, 1981 Shllaku, Gjon Dr. A. Historia flet kështu. Shkodër: “At Gjergj Fishta”, 1944 Shpuza, Gazmend. “Qëndrimi i qeverisë shqiptare ndaj Planit Briand”, Studime historike, nr.1-4, 1994, Viti XLVIII, Tiranë, 1997 Shpuza, Gazmend. “Viti 1924 – midis Revolucionit, Puçit dhe Ndërhyrjes së armatosur”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë, 2000 Shpuza, Rudina. “Rreth rifillimit të punimeve të Komisionit ndërkombëtar për kufijtë jugorë të Shqipërisë (1922-1923)”, Gjurmime albanologjike, seria e shkencave historike 30-2000, Prishtinë, 2003 Shpuza, Gazmend. “Shqipëria në mes të Ballkaneve dhe të Apenineve – 1934”, Studime historike, nr. 1-2, 1998, viti LII, Tiranë, 1998 Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Parë. Roma: Tipografia Cooperativa Sociale, 1919 Shqipnia përpara Konferencës së Paqes, Ble i Dytë. Shkodër: Shtypëshkroja Franqiskane, 1921 Ushtelenca, Ilir. Diplomacia e Mbretit Zog I-rë (1912-1939). Tiranë: Ermir, 1997 Verli, Marenglen. “Çështja shqiptare, politikat e fqinjëve dhe gjeopolitikat ballkanike gjatë shek. XX”, Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 30-2000, Prishtinë, 2003 Verli, Marenglen. “Kufijtë e imponuar të shtetit shqiptar të pavarur, një konsensus ndërkombëtar me pasoja të rënda për shqiptarët”, Pavarësia e Shqipërisë dhe sfidat e shtetit shqiptar gjatë shek.XX. Tiranë: Klean, 2007 Verli, Marenglen. “Raportet e shqiptarëve me fqinjët dhe Evropën në periudhën midis dy luftërave botërore”. Gjurmime albanologjike – seria e shkencave historike 28-29, 19981999 Verli, Marenglen. “Shqipëria dhe Kosova në vitet e Luftës së Dytë Botërore”, Studime historike, nr.1-2, 2000, viti LIV, Tiranë Verli, Marenglen. “Vështrim në marrëdhëniet e Shqipërisë me vendet e Evropës Perëndimore në vitet 1920-1939”, Studime historike, nr.1-2, 2004 219
Vickers, Miranda. Shqiptarët në optikën ndërkombëtare. Athinë: Georgo K. Geru, 1995 Vickers, Miranda. Shqiptarët: një histori moderne. Tiranë: Bota Shqiptare, 2008 Vinaver, Vuk. “Anglia dhe pozita ndërkombëtare e Shqipërisë midis dy luftrave botërore”, Gjurmime albanologjike, nr. 1, Prishtinë, 1968 Vlora, Eqrem bej. Kujtime 1885-1925. Tiranë: Shtëpia e Librit dhe Komunikimit, 2003 Vllamasi, Sejfi. Ballafaqime politike në Shqipëri: 1897-1942. Tiranë: Neraida, 2000 Yzeiri, Eqerem. Gjeografia politike. Tiranë: SHBLU, 2005 Zavalani, Tajar. Histori e Shqipnis. Tiranë: Phonenix & Shtëpia e Librit, 1998
220
Report "Doktoratura Esilda Luku Fakulteti i Histori Filologjise Departamenti i Historise"